Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 41
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Koment

    THIRRJET E ZERAVE TË VETMUAR.

    Historia dëshmon, se njerëzit e mëdhenj të kombit, si Gjergj Kastrioti,
    arqipeshkv Pjeter Bogdani, Atë Gjergj Fishta e shumë e shumë të tjerë, nuk u
    lanë të prehen të qet në tokën amë-atdheun e tyre, por u është shkatërruar
    varri dhe u janë humbur gjurmët dhe kockat. Këto vepra makabe , i bënë "
    patriot shqiptarë", që ishin në shërbim të huaj, dhe " angazhoheshin për të
    shliruar shqipininë etnike" dhe ndryshim të historisë. Bishat e tmerrit dhe
    të shkatërrimit të varreve, si dikur po i kërcënohet edhe varrit të
    Ikonës shqiptare , presidentit të paqes , luftës për liri e pavarësi dr.
    Ibrahim Rugova .! Historia për të keqe mund të përsëritët, për gjithë ata
    popuj që nuk mësojnë nga ajo.!

    Rrok BERISHA

    Derisa Kosova dhe trojet Shqiptare, ishin në zi kombëtar,për vdekjen e
    Presidentit dr. Ibrahim Rugova, dhembje për presidentin e tyre qytetaret e
    shprehnin në mënyrë më dinjitoze , duke pritur më orë të tera në radhe te
    gjata, dhe ne acarë të madhe, qe ti japin përshëndetjen e fundit. Kjo masë
    ishte e madhe dhe kalon ciferën një milionëshe, duke mos llogaritur, katin
    e ceremonisë se varrimit të Presidentit Rugova, dhe vizitave të pakufi që
    nga ajo ditë, që po i behën varrit të tij . Edhe në ditetët e zisë kombëtare
    , u gjenden individ e grupe, të koduara mbrapsht, duke dalë më kërkesa
    dhe deklarata nder më të çuditshmet, për momentin dhe kohën.
    Këta individ tash e sa vjet jemi mësuar ti dëgjojmë, e të cilët flasin në
    emër të disa shoqatave të dala nga lufta dhe familjarëve të dëshmorë të
    luftës së UCK-së , edhe kësaj radhe si përherë ishin kundër unitetit, të
    shqiptarëve dhe faktorit politik në Kosovë, tregua në këto ditë të dhembjes
    e zisë për presidentin Dr. Ibrahim Rugova. Këta individ, më kërkesa të tyre
    absurde thirren kinse në mbrojtjen e "vlerave të luftës" dhe të "
    meritave të çlirimtarëve" te Kosovës. Këto vlera sipas tyre, na u paskan
    rrezikuar , sepse : "asnjëherë nuk janë njohur e pranuar, nga Presidenti i
    shtetit të Kosovës dr. Ibarhim Rugova". Prandaj, " varrosja e presidentit
    Rugova në varrezat e Dëshmorëve në Velani, na qenka edhe një nënçmim që u
    behët dëshmorëve të kombit".Dhe shi për ketë, këto shoqata pa përfunduar
    ditët e zisë kombëtare, u lëshuan në fushatë të egër, tash edhe kundër
    varrit të presidentit dhe vlerave madhore të veprës se tij..!
    Më këtë, këto shoqata edhe një herë e treguan fytyrën e vërtetë. Treguan se
    më se paku janë në shërbim të mbrojtës së vlerave të dëshmorëve e
    invalidëve të UCK-së dhe të familjeve të tyre. Ato janë shendrruar në
    marjonet politik, të manipuluar nga qarqe te caktuara politikë. E kjo më se
    paku i bënë shërbim çështjes kombëtare. Këta zëra të shtjerrur,janë të
    shqetësuar, sepse tash e ndien veten më të vetmuar se kurrë. Janë të
    njëjtit, e ngjarjeve të marsit të 2004, kur filluam te kallin përsëri
    Kosovën, dhe të 28 nëntor 2006, kur kallën flamujt e Dardanisë, kallen
    shqiponjën dhe ngjyrën e gjakut, kallen lashtësinë. Të verbuar nga çdo
    iniciativë e presidentit të shtetit dhe rreth tij, këto grupe mjeranesh janë
    te gatshëm që të veprojnë dhe punojnë edhe kundër pavarësi së Kosovës ,
    vetëm e vetëm që ajo mos ti mbetet meritë e presidentit dr. Ibrahim Rugovës
    dhe lëvizjes së tij. Nuk dojnë as flamur e himn, por as ulesën që nesër do
    ta kemi ne kombet e bashkuara..! Është kjo farë e keqe që duke mohuar
    realitetin, mohon vetveten. Që Kosova kishte një president Ikonë të
    pavarësisë , që Kosovën dëshiroj ta benë zonjë të rendë në mesin e
    zonjave të vjetër të Evropës e Botës. Të barabartë, më flamurë, himn e
    simbole shtetëror, ne mesin e shteteve dhe civilizimit evropian e botëror, i
    verbëron këta "patriot te devotshëm të çështjes kombëtare", sidomos kur
    është vepër e presidentit dr. Ibrahim Rogova. Thua se nuk u mjaftoi e
    gjithë ajo që benë këto vite , por merren edhe me varre. Duke u kercnuar se,
    sipas tyre,"do ta qojmë në ajër..apo do ta zhvarrosim ,"pra kërcënohen që s`
    do e lejojnë të pushoj i qetë në dheun e tokës Dardane. Këto kërcënime ,
    tregojnë urrejtjen patologjike të tyre ndaj vlerave e kontributit të
    presidentit të Kosovës dr. Rugovës , institucioneve te shtetit dhe të
    pavarësisë së Kosovës. Kjo na rikthen edhe një herë në një të kaluar të
    largët .Ku figurat më të ndritshmen të kombit, si Gjergj Kastrioti,
    Pjeter Bogdani, Gjergj Fishta e shumë e shumë të tjerë, nuk u lanë të
    prehen të qet në tokën e tyre, por ua humbën gjurmët dhe eshtrat. Këto vepra
    makabe , u bënë apo ndihmuan të kryhen nga " patriotet shqiptarë", që
    ishin " angazhuar për të shliruar shqipininë etnike". Një zë i bishave të
    tmerrshme shkatërrimtare të varreve si dikur po i kërcënohet edhe varrit
    të Ikonës shqiptare të presidentit të paqes , luftës për liri e pavarësi dr.
    Ibrahim Rugova.!
    Ky kërcenim , i pa moralshëm e sa i dhembshëm dhe edhe qesharak, shtron një
    pyetje: " çka do te ishte bëre më ne , sikur vërtetë këta "luftëtarë që
    udhëheqin këto shoqata" , ta kishin çliruar Kosovën" . Dihet, se parë që
    do të ishin shkatërruar te gjitha vlerat e njëmendta të enjës tonë
    njerëzore e kombëtare, ashtu si ia patën filluar menjëherë pas luftës. Pse
    këta patriot nuk i pengon , fakti që në ato varreza, par që të bëhen te
    "Dëshmorëve" ishin varreza të "dëshmorëve partizan" të cilët kishin rene ne
    luftë kundër shqiptarëve, në luftë për okupim të tokave shqiptare.
    Absurditet i llojit të vecant, varret e partizaneve sllav nuk pengojnë dhe
    atyre u pengon varri i Presidentit të pavarësisë dr. Rugovës. Kur dihet, se
    çdo gjë që është arritur është meritë e pa konetestushem,e liderit dr.
    Ibarhim Rugova dhe vijës se tij politike, në bashkëveprim me miqet
    Evropian dhe në veçanti më SHBA-të. Politizimi i dëshmorëve dhe martirëve
    që ranë në mbrojtje te Kosovës dhe të institucioneve te saja, në këtë
    kohë zie kombëtare, sepse dr. Ibrahim Rugova, si president i Kosovës sipas
    Kushtetutës së Kaçanikut ishte edhe komandant supreme i tyre. Pra i të
    gjitha njësiteve dhe ushtarëvë, që luftuanë në emër dhe për çlirimin e
    Kosovës.
    Vendin dr. Ibrahim Rugovës, i ka caktuar puna dhe vepra e vet, dhen ceshtëjs
    së pavarësisë së Kosovës . Ia caktoi masa mbi milionëshe e njerëzve që I bën
    homazhe pranë arkivolit të tij, dhe mbi 68 delegacione ne nivele me të
    lartë shteterore që prezantuan në ceremoninë mortore. Kjo presidentin Rugova
    dhe veprën e tije drejt çështjes së pavarësisë së Kosovës , e bën të pa
    kontestueshëm ne hapësirë e kohë. Andaj , disa zëra të vetmuar që po
    dëgjohen , se janë kundër varrimit të presidentit në varrezat e dëshmorëve ,
    s`janë asgjë tjetër përveç, krokatje e korbave të humbur ne horizonte, që
    dëshmuan edhe një herë se janë zedhensa të destabilizimit të Kosovës ,
    përçarjes dhe nxitjes së vëllavrasës nder shqiptarë. Ata ma mirë do të
    ishte sikur te merreshin më atë për çka edhe janë formuar dhe regjistruar.
    Historia për të keqe mund të përsëritët, për gjithë ata popuj që nuk mësojnë
    nga ajo.!
    Të shpresojmë se jemi ngopur me të keqen që i sollëm vetvetes , dhe pastaj
    fajësuam të tjerët.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Koment

    IKONA SHQIPTARE

    Dy ikona shqiptare të shekullit që e lamë dhe të mileniumit të ri. E Lumturshmja Nëna Terezë, në rrafshin humanitar e njerëzor. Dhe presidenti i
    Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në rrafshin politik, udhëheqës dhe luftëtar
    për pavarësinë e pjesës së ndarë të kombit shqiptar. Kombet dhe kulturat
    botërore, edhe ato që numërojnë popullatë qindramilionëshe, kishin
    dëshiruar që këto dy ikona shqiptare t'i kenë pjesë të trungut te tyre, të
    humanizmit,të kulturës e politikës.Por, vetë Zoti ka dashur që nëpër
    shekuj kombi shqiptar botës t'i dhurojë njerëz të mëdhenj. Që përmes
    këtyre figurave ikona, si Mojsiu biblik, ta shpëtojë popullin shqiptar,
    duke e udhëhequr sigurt drejt pavarësisë së shtetit të Kosovës.


    Rrok BERISHA
    rrokberisha@hotmail.com

    Ikona e kombit shqiptar ndërroi jetë, duke lënë pas një vepër kolosole
    prej një burrështetasi të përpjekjeve, të qëndresës, sakrificës, që përmes
    opsionit paqësor dhe luftës, tërë jetën ia kushtoi çështjes madhore:
    çlirimit të popullit shqiptar nga okupim shekullor serbosllav. Që ia
    kushtoi pavarësisë së shtetit të Kosovës. Ikona shqiptare, dr. Ibrahim
    Rugova, ishte bir i familjes së sakrificës, që dekada e dekada më parë
    kontribuoi shumë në ruajtjen e gjenezës dhe të trojeve etnike.

    Qëndresa e vazhdueshme kundër hordhive çetnike bëri që ky kolos i shekullit të kaluar dhe mileniumit të ri, të rritet me mallin e babës ,të axhës dhe të shumë familjarëve të tjerë, të cilët kishin rënë në altarin e lirisë,
    për të mos vdekur kurrë. Në këto rrethana, lindi edhe betimi për ta
    vazhduar rrugën drejt çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës. Presidenti i
    Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në rrugën e tij të gjatë e përplot sfida,
    pati një urtësi, durim dhe një fuqi të pathyeshme, që të dalë në ballë të kombit atëherë kur askush nuk bënte ballë. I vetëdijshëm se për çështjen madhore të kombit duhet edhe sakrifica, dr. Ibrahim Rugova, ishte i pathyeshëm në vizionin e tij, për Kosovën e pavarur dhe shtet sovran. Këtë e tha edhe në vitet e 90-ta.

    Opsioni i tij paqësor ishte aq i fuqishëm dhe human. Dhe e lidh këtë edhe
    me gjenezën e tij, më të madhin Bogdanin dhe të Lumnueshmen Nënën Terezë.

    Vizioni i tij i qartë, paqësor dhe orientimi i tij i drejt kah rrënjët e
    vërteta të kombit, duke artikuluar me vepra dhe fakte se shqiptarët i
    takojnë një civilizimi të lashtë evropian, këtë e ndjente gjithmonë në
    shpirt, në jetë dhe në punën e tij të përditshme. Kjo veçori, prej një
    intelektuali dhe lideri të një lëvizjeje gjithëpopullore, e më pas të një
    Presidenti, e bënte më të fortë në vazhdimin e rrugës drejt pavarësisë
    së shtetit të Kosovës. E përballi me sukses një regjin të egër
    sllavokominist, duke organizuar veprimin e shtetit paralel, por duke mos e
    lënë anash asnjëherë as mundësinë e luftës së armatosur për çlirimin e
    Kosovës, në rast të dështimit të procesit paqësor.

    Në këtë shtet paralel të Dr. Ibrahim Rugovës, në mënyrë institucionale bëheshin përgatitjet edhe për luftën me moton "Mbrojtja e pragut të shtëpisë", si një formë e arsyeshme, me bazë reale, si detyrim se " nga shtëpia nuk kemi ku shkojmë". E gjithë kjo strategji e tij, pati sukses dhe zgjoi interesim dhe simpati, që u shndërrua edhe me përkrahje, si një vizion dhe qasje e drejtë e një populli për liri dhe pavarësi.

    Kjo e bëri dr. Ibrahim Rugovën ndër figurat më emblematike të kombit në shekujt e fundit, si në rrafshin e shkencës, por më shumë në atë të politikës shqiptare ,duke tejkaluar kufijtë etnik shqiptar, dhe më gjerë. Shekulli që lamë pas dhe mileniumi i ri, mund te themi se ishte i dy figurave madhore shqiptare.

    I të Lumnushmes Nëna Terezë, e cila botën e mbushi përplot mirësi e dashuri, duke dëshmuar se shqiptarët janë komb i lashtë, janë një popull i civilizuar dhe me shpirt human. Këtë ajo u tregoi në vepër anë e kënd
    botës, duke u lutur edhe për kombin e vet, në çdo vend, në çdo takim. Në
    anën tjetër, një bir i familjes së saj shqiptare fuqishëm sinkronizon
    gjithë jetën e Nënlokës së Lumnushme në një formë tjetër-atë politike, duke
    i dhënë përherë përparësi paqes, zgjidhjes së problemeve kombëtare
    shqiptare në mënyrë paqësore.

    Ai, me vendosmëri dhe urtësi, gjeti forcë që
    t'i bashkojë shqiptarët, që ta çmojnë e ndërtojnë paqen, por edhe luftën
    mëpas si opsionin e fundit, në shërbim të çështjes së kombit e të shtetit
    të Kosovës. Historia do të flas kur do të shëtitë nëpër shekuj, se pas
    epokës së Skënderbeut, do të mbetet Epoka Rugova, a Rugovizmi.

    Kjo, Presidentin Rugova e ka ngritur në piedestalin e figurave më emblematike të kombit, e ka bërë ikonë të kombit shqiptar, duke e radhitur pas të Madhit
    Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, arqipeshkvit Pjetër Bogdani, të Lumnushmes
    Nenës Terezë. Kjo edhe bëri që Dr. Ibrahim Rugova të bëhet i dashur edhe
    për kombet dhe shtetet e forta, të bëhet mik i gjithë botës demokratik,
    vizioni politik i të cilit mahniti edhe prijësit dhe udhëheqësit e kombeve
    më të mëdha, të cilët në fazën më kritike nuk hezituan që ta shpërblejnë
    humanizmin, urtësinë dhe sakrificën e lëvizjes paqësore me dekada të dr.
    Rugovës, që u shpërblye me intervenimin e NATO-s.

    Pra, dr. Ibrahim Rugova, mendja , guximi dhe fuqia e tij, është dhuratë e Zotit. Është dhurata që dr. Ibrahim Rugovën na e dërgoi si shpëtimtar të kombit. Si shpëtimtar të udhëheqjes së drejtë, të unifikimit. Na e dërgoi Zoti për të na shpëtuar nga shfarosja, ashtu si e pati dërguar Mojsiun biblik për ta shpëtuar popullin e zgjedhur të Zotit.

    Dr. Ibrahim Rugova, me veprën e tij, përafrohet me ikonat biblike. Me filozofinë e tij,sfidoi jo vetëm një makineri të madhe vrastare në këtë pjesë të Evropës, por një sistem të tërë komunist. Ai sfidoi dhunën në emër të paqes. Sfidoi robërinë duke na sjellë pavarësinë, duke i dhënë fund një herë e përgjithmonë robërisë shekullore të kombit.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Rexhep Qosja dhe Levizja e Kufijeve te Kosoves

    Nga Rrok Berisha

    Qosja keto dite shpalosi edhe nje plan te vetin-propozim, si te Qosicit, Drashkovicit, Tadicit dhe te te gjithe ultranacionalisteve serbe. Permes "keshillave", Qosja ben perpjekje per legjitimimin e ndarjes se Kosoves, aneksimin e ri te tokave shqiptare mundohet ta shprehe e ta arseytoje ne formen e zbutur e te "natyrshme", duke e cilesuar si "levizje te qete te kufijve me marreveshje" dhe me mundesine pastaj te shpernguljes "humane" te popullates, sipas perkatesise nacionale. Keto propozime nga "babai i kombit" vijne ne kohen, kur vec kane filluar bisedimet per status perfundimtar te Kosoves, dhe kur e gjithe bashkesia nderkombetare e perkrah teresine territoriale te Kosoves. Por, ky "mendimtar i vecante" i kombit promovoi "mendimet" e veta si te vetmin "shpetim" per Kosoven, te cilat ne permbajtje nuk ndryshojne shume me ato te ultranacionalisteve serbe, te cilet pas gjithe asaj qe ndodhi ne Kosove dhe rreth saj, edhe ne kete kohe, Kosoven po e perdorin per te maninipuluar popullin e vet dhe ne mbrojtje te interesave te tyre politike.

    Si gjithmone, edhe sot me shume se kurre, po manipulohet ne emer te "demokracise" dhe "ne mbrojtjen e te drejtave "te serbeve e te pakicave ne Kosove. E me kete pala serbe po ben perpjekje qe te mbroje krimin dhe kriminelet qe shkaktuan gjenocid e gjakderdhje ndaj shqiptareve, ne pushtim te tokave dhe pervetesim te pasurise se tyre. Mjerisht ketyre mendimeve shkaterrimtare serbe dhe forcave qe hapur bejne fushate per ndarjen e Kosove ne dy entitete, shqiptar e ate serb, ne nje menyre po u bashkengjitet edhe Qosja. Me idene e "levizjes se qete te kufijve". Populli ka thene: "Guri peshon rende ne vend te vet". Kete fjale te urte te popullit, Qosja kahere e ka harruar. Ai ka vite qe eshte shkulur nga trungu-vendi i vet, prej nga ka lene popullin e vet nen trysnite asimiluese malazeze. Andaj, me kete ndjenje te humbur, Qosja lirshem flet per "levizje te kufijve te Kosoves" dhe nuk i ben pershtypje fakti se me kete Qosja tenton te permbyse gjithe ate qe beri populli shqiptar, per te ruajtur gjuhen dhe kombin, per pavaresi, por ai shkel edhe mundin dhe kontributin e tyre, per ta mesuar te flase shqip, per ta shkolluar dhe bere akademik.

    Qosja duhet ta dije se nuk ka te drejte te beje "trambe me token e Kosoves", derisa vendlindjen e vet, ne anen tjeter te Alpeve Shqiptare, e ka lene te harruar e te okupuar. Ai duhet te flase per levizje kufijsh apo per autonomi territoriale e politike te viseve shqiptare ne Mal te Zi, te cilen gje e hesht...!

    Kosova ka specifikat e saj te vecanta si pjese e etnikumit shqiptar, e cila eshte okupuar dhe gjakosur nder shekuj nga turqit e sllavet. Prandaj as Qosja, as Qosici e Tadici e askush tjeter, nuk mund te luajne me kufijte e saj! P-r lirine e Kosoves eshte luftuar dhe derdhur gjak, jane flijuar qindra mijera shqiptare. Ne kete sakrifice e veteflijim te shqiptareve thirret dhe e mitizon aq shume Qosja, kur eshte fjala per ta marre pushtetin, kur eshte fjala per ta qortuar verdiktin e popullit, i cili, sipas tij, asnjehere nuk "paska ditur" ta zgjedhe ate qe duhet, pra qe ta jape voten ku duhet.

    T(ia perkujtojme Qoses dhe gjithe te tjereve se rezistenca ne dekada dhe lufta e armatosur qe beri populli i Kosove dhe gjithe gjaku i derdhur, u be per lirine e pavaresine, per mbrojtjen e Kosoves ne kufijte ekzistues, e jo qe t(ua plotesoje deshirat e Qosjes e as orekset shoviniste te serbeve, te cilet jane zgjuar e deshirojne te bejne "trambe", duke realizuar endrren e kahershme jo vetem te levizjes se kufijve, por edhe te fshirjes se kufijve dhe te kombit shqiptar nga trojet e veta etnike. Pra, as Qosja e as Qosicet nuk kane mandate e te drejte te caktojne kufij te rinj, e as te bejne shperngulje "humane" te popullates shqiptare nga toka e vet etnike ne brendi te Kosoves. Nje gje te ketille dhe spastrimin etnik te Kosoves e pati bere edhe makineria vrastare e Milloshevicit. Qosjes duhet t(i jete i fresket viti 1999, kur me vrap iku drejt Maqedonise, duke mos bere asgje, as nje te vetmen perpjekje qe te mbetet ne Kosove, prej nga do t`u jepte shprese shqiptareve te mbetur (zene) peng qe te mos shperngulen, e te shperngulurve per kthim te shpejte. Ai la ushtaret e lirse ne emer te te cileve thirret, por nga jashte nuk munguan "keshillat" per te degjueshmit e tij, per realizimin e skenarit te "Revolucionit te vonuar". Ne kete rast, nuk te mos e perkujtoj edhe skenen tronditese tragjike-komike te Qoses me rastin e kalimit te kufirit Kosove-Maqedoni ne Bllace, me mjeker te rruar, i mbeshtjelle si grua e i bere tebdil, "nga frika" e identifikimit nga forcat serbe. Kjo frike nuk ishte reale, sepse Qosja kishte mjaft miq qe ta futnin ne Maqedoni pa ferre ne kembe. Qosen e kompromisit te madh e pati ndihmuar policia maqedonase...

    Edhe nje gabim i pafalshem i Rexhep Qoses, kur Kosoven dhe zgjedhjen e problemit te saj tenton ta krahasoje me turqit e greket, me pjese te tjera te botes! Kosoves ia ngarkon peshen e se kalures komuniste, duke i mohuar levizjet e para antikomuniste ne kete pjese te Evropes Juglindore, duke thene se: "150 mije anetare te LK ne Kosove pas vitit 1990, vetem nderruan emrin dhe u bene anetare te LDK-se. E Qosja, ku u orientua ne ate kohe. Me siguri se atij dhe bashkemendimtareve te tij u ka munguar guximi qytetar e intelektual, apo iu ka dhimbsur sistemi prej te cilit Qosja ishte nder njerezit me te privilegjuar, e i cili ne esence mbeti gjithmone komunist. Qosja me mjeshtri hapur, edhe nje here therret te pakenaqurit qe t(i kundervihen votes se lire. Duke i qendruar besnik thenies: "Pushteti duhet marre me gjak". Kjo eshte shkelje e cdo rregulli dhe rendi demokratik e te votes se lire.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Koment

    FATI I MIRË

    Edhe presidenti i ri, po si dr. Ibrahim Rugova , do të dijë të çmojë , të
    ruajë e të forcojë miqësinë më ata që na ndihmuan me vite të tera, që të
    arrijmë deri këtu ku jemi dhe ta forcoimë edhe më shumë miqësisnë e
    bashkëpunimin. Kosovës më shumë se kurrë i nevojiten sot miqetë, siç janë
    SHBA-të , Anglia , shtetet e Bashkësisë Evropian, në menyrë qe të arrihet
    ajo për çka u angazhuan dhe flijuan gjenerat e gjenerat djemsh e vashash ,
    duke u martirizuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


    Rrok Berisha

    Kosova ka presidentin e dytë, ne historinë e saj. Por, shqiptarët edhe
    kesaj radhe patën fat të madh, sepse të zgjedhurit e saj, s`e patën
    vështirë të vendosin se kënd duhet votuar. Kandidati për president të
    Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, pos që është profesor Universiteti, me dekada
    ishte veprimtar dhe një ndër figurat më të njohura patriotike e kombëtare
    në taborin e partisë më të madhe -LDK-së. Por ajo që është më vendimtare në këtë kohë , është së presidenti i ri, Fatmir Sejdiu , është personaliteti më
    i afërt dhe i pëlqyer, i ish-presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës.

    Kjo miqësi edhe besueshmëri reciproke zë fill, që nga vitet e largëta 1989,
    nga formimi i lëvizjes së madhe gjithëpopullore të pagëzuar LDK, e deri në
    frymimin e fundit të ish Presidentit. Në këtë rrugë të gjatë të vështirë e
    përplot sfida, Dr. Fatmir Sejdiu asnjëherë nuk u ndalë në përmbushjen e
    obligimeve , qoftë si pedagog i vyeshëm, qoftë si politikanë i kalibrit të
    lartë. Punoi, pa u lodhur , pa frikë, duke marrë si për të veten e gjithë
    frymën intelektual, të urtësisë e të udhëheqjes, duke u ngritur në frymën
    e liderit shqiptëror e politik të shqiptarëve të presidentit të ndjerë
    Dr. Ibrahim Rugova.

    Andaj, zgjedhja e dr. Fatmir Sejdiut,për president te
    Kosovës , është hap i rëndësishëm, për Kosovën dhe për jetën demokratikë ,
    kur dihet se Kosova është në fazën më të rëndësishme te historisë së saj, në
    zgjedhje të statusit politik. Kjo është më rendësi nga fakti, se profesor
    Fatmir Sejdiu, për nga aspekti politik, më besnikëri do ta vazhdoi rrugën
    politike të paraardhësit të tij, dr. Ibrahim Rugovës.

    Këtë ai do ta arrijë, sepse ka aftësi intelektuale e politike , ka durim dhe aftësinë e dëgjimit dhe komunikimit në nivelin më human e njerëzor, ndjen e i kupton dhe ishërohet më hallet, problemet , brengat e nevojat e shumta të
    bashkëkombësve të vet. Pavarësia e Kosovës si një problem fundamental , dhe mbrojtja e integritetit teritorjal të Kosovës , pa dyshim se janë cështjë
    për të cilat edhe presidenti i ri nuk do të lëshoj pe. Pra edhe ky
    angazhohet , vetëm për njohje formale te pavarësisë së Kosovës , që është
    shembull se si profesor Fatmir Sejdiu, si president i Kosovës , do ndjekë
    rrugën , qe e trasoi dekada më parë ish presidenti dr. Ibrahim Rugova. Edhe
    presidenti i ri, po si dr. Ibrahim Rugova , do të dijë jo vetëm të çmojë ,
    ruajë e forcojë miqësinë më ata që na ndihmuan me vite të tera, që të
    arrijmë deri këtu ku jemi. E Kosovës tash më shumë se kurrë i nevojiten
    miqetë, siç janë SHBA-të , Anglia , BE-ja, që të arrihet ajo për të cilën u
    angazhuan gjenerata e gjenerata , u flijuan shumë djem e vasha , duke renë
    dëshmorë e duke u martirizuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Dhe
    shqiptaret, në një të afertë do ta përjetojnë edhe njohjen formale të
    pavarësisë së Kosovës.

    Është vërtet fat i mirë për Kosovën, për shqiptaret, sepse ai ka forcë, dije
    dhe guxim por edhe dëshirë që të punojë në bashkimin e gjithë spektrit
    politik shqiptar, për të mirën e Kosovës , për finalen e madhe, të njohjes
    edhe formale te pavarësisë.

    Se Fatmir Sejdiu, është president i të gjithëve , e dëshmoi edhe votimi nga
    ana e shumicës se deputeteve të Parlamentit. Ky ,ka obligim që më sajë të
    kompetencave që ka , për hir të unitetit e të bashkimit e të gjithë
    faktorit politik shqiptarë, t`i shpallë luftë korupcionit, keqpërdorimeve
    dhe të shkatërrimit të formacioneve paralele të sigurisë, duke ndihmua e
    avancuar SHPK-në dhe TMK-në si forca të vetme te sigurisë e të mbrojtjes në Kosovë.

    Është e domosdoshme , që të luftohen dhe të eliminohen , edhe disa mikrob,
    e grupime mafioze interesash , që interesin e tyre personale e qesin para
    çështjes kombëtare, e që , mjerisht, kishin depërtua në strukturat më te
    larta të pushtetit. Duhet bërë zëvendësime, duke angazhuar njerëz, të mençur, profesional e meritorë, me çka do t`u jepet funde, "zanatlinjv" të
    kryejnë funksione të larta të shtetit.

    Fatmir Sejdu është fat i mirë për gjithë popullin e Kosovës , duke na udhëhequr në paqe, në unitet e në prosperitet drejt njohjes formale te pavarësisë , të zvillimit dhe të prosperitetit. Ky është Fati i mirë për Kosovën.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Koment
    CILET JANË KUNDERSHTARET E UCK-së DHE ARMIQET E POPULLIT


    Huligan,hajna pulash, ish spiun e kolaboracionist të dikurshëm por edhe të
    tash të Serbisë, keqbërës, të maskuar ,kanë dhe po përfitojnë në emër të
    vlerave të luftës e të UCK-së , madje ata shkojnë edhe aq lagë sa që
    paraqitën edhe si " Shpëtimtarë të kombit". Duhet bërë dallim në mes të
    keqes e të mirës, në mes të bardhës e të zezës, në mes të krimit e humanes ,
    në mes të luftës për çlirim dhe luftës për pushtet e përfitime personale,
    në mes të gjakut të derdhur për lirë, dëshmorëve , martirëve dhe
    vrastarëve.! Në mes të mija ushtarëve të lirisë që se kanë të siguruar as
    bukën e gojës dhe nuk janë të kyçur askund dhe matrapazëve, keqbërësve që sot e shtatë vjet s`pushojnë duke u thirrur në emër të vlerave , luftës .!

    Rrok BERISHA
    rrokberisha@hotmail.com

    Në shtypin e "lirë" bulevadesk në Kosovë, e sidomos në gazetat që
    përkrahin e frymojnë sipas ritmit të spektrit politik të majtë, mund të
    lexosh edhe shkrime që anashkalojnë rregullat demokratike. Ky helm
    shpërndahet çdo ditë.! Përmes ,shkrimeve, që janë në fjalorë të vrazhdë,
    thumbues e primitiv, në shërbim të së keqes. . Për interesa të ultë ,
    bajraktarizëm, që të sundosh, duhet të përçaj e armiqësosh shqiptaret,
    duke i sulmuar e etiketua,me gënjeshtra kundërshtaret politik, edhe pse ata
    janë njerëzi më më vlerë, që kanë bagazh të madhe të veprimit e merita,
    që u kanë sjelle edhe autoritet në popull. E këto , gënjeshtëra të
    lansuera, kanë pas efete negative. Kanë rrezikuar drejtpërdrejt edhe ne
    formen me te vrazhde më vrasje. Pra kanë pësuar njerëzit e pafajshëm- të
    cilët janë akuzuar si tradhtar, nga individ apo grupe e shoqata !
    Keqbërësve u është dhënë mundësia që të organizuar të veprojnë edhe në
    grupe e të formojnë edhe shoqata të ndryshme, dita ditës po tregohet se janë venë në shërbim, të ideatorëve të projekteve në shërbimeve të atyre që janë të kundërta me interesat shqiptare. Këto formacione te organizuara, më vite veprojnë shlirshem të pa penguar në Kosovë, duke u fshehur dhe ngritura ,gjithnjë ne emër të vlerave të luftës e të UCK-së. Por kjo propaganda , përçarës e vellavrasës, është shprazur mbi ata që vlerë të
    vertetë e kanë demokracinë dhe luftën kundër se keqes. Pse ketër grupeve
    keqëberëse , gjithë u duhet ta kenë një " armik të popullit" , një armik
    kujdestar. Dhe, këta "armiq" që shpesh citohet të"jenë" edhe analistet e
    gazetaret e Kombëtarë "Bota Sot", "akuzohen" se na qenkan undër "vlerave
    të UCK-së" dhe luftës çlirimtare" të popullit te Kosovës. Apsurd i lloj të
    veçant.

    Dhe shtrohet pyetja :"Kush mund ti mbroj vlerat e luftës e të UCK-së më
    mirë, a keqbërësit, matrapazët, uzurpatoret, kriminelet, apo ata që janë
    betuar ne luftën kundër krimit te organizuar politik e ekonomik?." Vlerat e
    UCK-së, janë dhe mbesin gjithnjë të pa prekshëm vetem atëherë, kur u
    pamundësohet keqbërësve veprimi.

    Tu ndalohet atyre që mos të manipulojnë më luftën dhe ne emër të luftës. Më lavdin dhe gjakun e atyre që ranë për lirinë e Kosovës? Sepse këta janë përçarësit dhe mohuesit e vërtet të vlerave te luftës e të UCK-së. Sepse, ata që angazhohen për të vërtetën, për Kosovën Shtet të të drejtës dhe demokratik, ata që luftojnë të keqën dhe veprimet e keqbërësve, ata nuk janë në mbrojtje te vlerave te luftës e, të gjakut te dëshmorëve e të UCK-së dhe ne shërbim të lirisë e pavarësisë së Kosovës.

    Huligan,hajna pulash, ish spiun e kolaboracionist të dikurshëm por edhe të
    tash të Serbisë, keqbërës, të maskuar ,kanë dhe po përfitojnë në emër të
    vlerave të luftës e të UCK-së , madje ata shkojnë edhe aq larg sa që
    paraqitën edhe si " Shpëtimtarë të kombit". Këta individ, kanë gjetur
    shprehej nëpër disa gazeta, dhe më shkrimet e tyre që ndërtohen mbi
    gënjeshtrën, bëjnë edhe thirrje për dhunë, mos tolerancë,kundër
    "tradhtarëve dha atyre që janë kundër UCK-së", duke bërë përpjekje ta ndajë
    e përçajë popullin, i cili i gjithë ne një mënyrë ose tjetrën ishte ne
    mbrojtje te pragut te shtëpisë në mbrojtje dhe ndihmë UCK-në.

    Këta "çlirimtare" e "analist", "veprimtar e shpëtimtar" të kombit,janë aktiv e
    shumë të organizuar , duke u marr me veprime të dëmshme të shemtura , më dhunë , korupcionin, kontrabandë, mafi e llojit të veçantë që organizon e
    udhëheq krimin politik dhe ekonomik. Këto elementet keqbërëse, me ve
    faktin që thirren në emër të UCK-së, kanë qellim që ta njollosin e nëse
    munden edhe ta varrosin një herë e përgjithmonë sakrificën e kombit
    shqiptarë, trimrin , gjakun dhe luftën e UCK-së.

    Këto veprime te kësaj kolone ekstreme përçarës e shkatërrimtare,janë të
    dëmshme dhe pengesë për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe shtet
    ligjor që pretendojmë ta mendojmë në të ardhmen në Kosovë. Sepse, shoqëria
    demokratike, dhe shteti ligjor nuk mudet të dertohet me glorifikim te
    romantizmit folklorik, me dhunë e korupcion. Por më professionalize, më
    qasje të drejt gjerave ,te kalurës dhe te ardhmes. Edhe pse jemi te
    kërcënuar , kemi guxim intelektual e qytetar siç e patëm edhe këto vite,
    që t`i vejmë në thumb , të këqijat e dukurit negative, veprimet e
    keqbërësve.

    Duhet bërë dallim në mes të keqes e të mirës, në mes të bardhës
    e të zezës, në mes të krimit e humanes , në mes të luftës për çlirim dhe
    luftës për pushtet e përfitime personale, në mes të gjakut të derdhur për
    lirë, dëshmorëve , martirëve dhe vrastarëve.! Në mes të mija ushtarëve të
    lirisë që se kanë të siguruar as bukën e gojës dhe nuk janë të kyçur askund
    dhe matrapazëve, keqbërësve që sot e shtatë vjet s`pushojnë duke u
    thirrur në emër të vlerave , luftës .!
    Pra kush na qenka më tradhtar dhe qenka kundër UCK-së , kundër vlerave te
    luftës, kundër gjakut të derdhur për liri?.

    Në që me guximin tonë intelektual e qytetare e njerëzor po përpjekkemi t`i mbrojë këto velar, si relikt të vacant të pavarësisë, duke u munduar që t`i mbrojmë ato duke i ndarë nga grupet dhe veprimet e keqbërësve.! Nga matrapazët, politik, servilet dhe kontrabandistet, nga bartësit e krimit të organizuar politik e ekonomik. Kjo nuk do koment.! Dhe këta "analist" e mbrojtës të "vlerave " të Kombit e te UCK-së, me veprimet e tyre , duke personalizuar,dhe dhënë ketyrë vlera ngjyrë partiake , provinciale , ne vend të vlerës se vërtetë gjithëkombëtar, është nënçmimi më i madh që iu behët përpjekjeve të përgjithshëm te shqiptarëve për liri e pavarësi dhe Luftës së UCK-së.

    Përpjekjet dhe lufta dhe gjaku i derdhur për çlirim, nuk është bërë për
    t`i ndarë shqiptarët, dhe për të avancuar grupe keqbërësish. Por për unitet
    e bashkim te të gjithëve . Për Kosovën e pavarur e demokratike. Për
    Kosovën pa krime e kriminel keqbërës. Për Kosovën në të cilin duhet te
    zotëroj Ligji e jo "Kanuni" i Kallashit, intrigave, maskave plaçkitëse,
    ndarjeve në baza ideologjike.!

    Pra, kritikuesit e këtyre dukurive të dëmshme nuk janë, as tradhtar e as antikombëtar, e as përçarës. Koha do ta dëshmoj, së janë më patriot e atdhetar së disa "kronist dhe veprimtarë" dhe
    udhëheqës të grupeve e të partive të megafonave
    Keqbërësit këto vite janë paraqitur si në formën e partizaneve te
    dikurshëm.

    Dallimi nuk kanë pos, se partizanet e para shtat vjetre, edhe pse
    ishin , partizan edhe me të vegjël por njësoj të leckosur, këta partizanet e
    ri , shtatë vjetë pas, janë bërë bosë të mëdhaj, me një influencë të madhe
    ne shoqëri e regjion. Në emër të, gjakut , luftës, e duke përdorur te gjitha
    të këqijat kanë grumbulluar rreth vetes kapital që as qe mund ta
    kontrollojnë e le që mund ta arsyetojnë. Këta, se bashku me zedhensit e
    tyre, nuk dëshirojnë një Kosovë stabile, andaj për të mbuluar veten
    gjithmonë kanë kujdestar armikun e popullit, armikun e brendshëm. Në ne nuk
    jemi tradhtar, e as antikombëtarë, as përçarës, as kundër UCK-së, sepse
    jemi të vetishëm së filet e shtetit te Kosovës nuk mund të ndërkohën në
    themelet e një shoqërie , që nuk përfill vlerat reale , që nuk lufton krimin
    politik e ekonomik që nuk lufton mafinë e korruptuar. Por behet me shtet
    ligjor e demokratik.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shum mir ka fol atdhetari Rrok Berisha..
    Arb flmn ty e i uroj cdo te mire zotni Berishes.. ..

  7. #27
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Rrok Rrenci n'eliten kombetare!


    Ah po

    elita kombetare e kombit kosovar

    ani shih se si i rreshtohen keta parazitet tjere si p.sh arb me brrarin

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Shum mir ka fol atdhetari Rrok Berisha..
    Arb flmn ty e i uroj cdo te mire zotni Berishes.. ..
    Po a si ke syt o brari a spo e shef qe prej kuzhinve serbe eshte pregadit a??!!! edhe shtypshkronja serbe nuk e ka Ç po te shkieve C edhe siq tha edhe nji diskutues kur edhe ky kur lejohet tek elita lirisht prej neseri do te pregaditi nji dokumentar per xam shajkofcin e lit bellepojen dhe sami bajqinen
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Shum mir ka fol atdhetari Rrok Berisha..
    Arb flmn ty e i uroj cdo te mire zotni Berishes.. ..

    Edhe unë i bashkohem këtij falemnderimi për ty Arb dhe po
    ashtu i uroj shëndet dhe punë të mbarë Z. Rrok Berisha.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Zoteri Berisha me te drejte ben me gisht drejt ketyre Huliganeve,hajnave pulash, ish spiun e kolaboracionist të dikurshëm por edhe të
    tash të Serbisë, keqbërësve, të maskuarve, përfituesve në emër të
    vlerave të luftës e të UCK-së, (ketyre) qe luftuan për pushtet e përfitime personale, vrastareve!

    Prandaj, Lapi dhe Unreal e gjejne veten ne grupin e tyre...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    dISA SHKRIME INTERESANTE QË NGJAJNË ME TË rokut

    Mafia e Balkanit: Shtetet në duart e krimit, një rrezik për Evropën
    NORBERT MAPPES-NIEDIEK
    20 Shkurt Lufta e rreme në Maqedoni

    Vrasja e Zoran Gjingjiqit nuk ishte fillimi i kapitullit të ri. Që në këtë kontekst kombet nuk luftojnë, apo më mirë thënë, nuk do të luftojnë më ndërmjet veti, por fuqi të tjera. Një gjë e tillë u ishte e qartë vëzhguesve të parë para dy vjetëve, domethënë para vdekjes së kryeministrit serb: në të ashtëquajturën luftë në Maqedoni.

    Kur spetaktorët e parë të dramës, korrespodentë nga e gjithë Evropa, filuan të mbërrinin një nga një rreth datës 20 mars në Tetovë, gjetën një prapaskenë të mirnjohur për të gjithë. Njerëzit në qytetet e mëdha të Maqedonisë Perëndimore flisnin kryesisht shqip, mirpo në rrugë, si më parë në Kosovë, shihje përgjithsisht emërtime rrugësh dhe mbishkrime reklamash vetëm në sllavisht, kësaj radhe vetëm në maqedonisht. Takoje policë, të cilët nuk flisnin as edhe një fjalë të vetme shqip-gjithçka dukej si një konflikt ndëretnik, i cili kish lindur nga një problem pakicash, ashtu siç e gjen në shumë vende të Ballkanit. Lufta e Kosovës nuk kishte as dy vjet që kishte mbaruar dhe dukej si i njëjtë film horror do të përjetonte edhe njëherë rimejkun e tij, pjesërisht me aktorë të tjerë e pjesërisht me aktorët e njëjtë.

    Skena e parë pasoi krejtësisht sipas skenarit tashmë të njohur: Natën kryesngritësit e uniformuar me të zeza të “Ushtrisë Çlirimtare” shqiptarë, të cilët edhe këtu quheshin me shkurtesën e njëjtë si në Kosovë “UÇK”, gjuanin nga mali pozicionet e ushtrisë maqedonase poshtë në qytet. Edhe ekspozicioni i tragjedisë vetëkuptohej, fundja rolet ishin të njëjtat. Udhëheqësi i moderuar i shqipëtarëve Arben Xhaferri, një burrë i mençur dhe i matur ky, ish përpjekur gjatë kohë që në rrugë paqësore të përmisonte gjendjen etnitetin të tij në shtetin e përzier etnik, mirpo pas shumë mossukseseve ndaj esktremistëve lart në male kish humbur epërsinë – një fat të ngjashëm me atë të presidentit të Kososvës, pacifistit Ibrahim Rugova. Tashmë njerëzit në Tetovë i brohorisnin, e në veçanti të rinjtë, udhëheqësit misterioz të kryengritësve shqiptar, Ali Ahmeti. Qeveria e Shkupit e dominuar nga nacionalistët maqedonas, kanosej me një “zgjidhje ushtarake”. Me sa shihej, mund të zgjaste edhe ca javë dhe të shpërthente lufta e katërt ballkanike.

    Më pas erdhi deri te një shpërthim zjarresh disa mujore, disa beteja, gjatë së cilave për çudi askush nuk u lëndua, si dhe deri te vrasja e policëve dhe patrullave ushtarake. Mirpo luftë nuk pati. Evropa mundi të merrte frymë lirisht. Politikani i jashtëm i Unionit Europian, Havier Solana, tamam pas një gjysmë viti pas të shtënave të para, ia arriti qëllimit të një marrëveshjeje paqësore, Unioni festoi për suksesin e “politikës së tij të jashtme dhe të sigurisë”. Ai kish dëshmuar se, edhe pa ndihmën amerikane dhe pa intervenimin ushtarak të NATO-s, mund të zgjidhte konflikt etnik në Evropën Juglindore. Mjeti i tyre ishte, kuptohet pas shkathtësisë negociuese të Solanës, para së gjithash joshja që një Maqedoni paqësore, për një kohë jo tamam të definuar, mirpo jo shumë të largët, mund të bëhej anëtare e Bashkisë Evropiane. Kanosja nga lufta ende mbizotëronte në vend, kur Unioni në prill të 2001-shit me qeverinë e Maqedonisë bëri shpejt e shpejt një marrëveshje “stabilizimi” dhe asoccimi”. Pjesë përbërëse e marrëveshjes paqësore mes partive maqedone dhe shqiptare, e cila u nënshkruajt në gusht në qytetin e vogël piktoresk në jugperëndim të vendit që quhet Ohër, ishte edhe një konferencë ndërkombëtare për republikën, e cila do të sillte donacione bamirësie. Trupa paqësore, e cila kishte për detyrë mbikqyrjen e çarmatosjes të kryengritjes sipas marrëveshjes së arritur, përbëhej nga shtetet evropiane që bënin pjesë në NATO dhe ishte nën komandën gjermane. Evropa e bashkuar për herë të parë ishte dëshmuar në juglindje të kontinentit.

    Megjithatë nuk pati një happyend*, sepse fundi i pajtuesit nuk e mbylli edhe konfliktin ndëretnik-ashtu si në një film me kauboj kur në fund nuk xhirohet shoëdoën-i i madh mes sherifit dhe gangësterit, por me dy artistë të roleve dytësore. Fillimi dhe fundi nuk përkonin me njëri tjetrin. Dyshimet e para në bindshmërinë e shtjellimit të dramës filluan të lindnin kur dihet që në Tetovë kurrë nuk u hodh një granatë. Publiku u bë edhe më skeptik kur në qershor kryengritësit e lëshuan pa luftë kalanë mbi qytet. A thua në realitet të jetë luajtur një pjesë teatrale krejt tjetër?

    Të “moderuar” dhe “radikalë” nuk ka më

    Ende nuk është sqaruar gjeneza e luftës së çuditshme, mirëpo pak e nga pak dolën në dritë, të paktën pjesë të së vërtetës. Figurat kyçe të luftës së rreme në Maqedoni ishin njerëz që quheshin “Leka”, “Roki”, “Kuksi” ose “Ilir”, bosa gangsterash nga Tetova dhe rrethina, të cilët kontrollonin kanalet e kontrabandës për në Kosovë. A kanë mundur që të veprojnë në qejf të vet për vite me radhë. Mirëpo, pas vitit 1998 ata kishin rënë në konflikt të fshehtë me kryetarin e fshehtë të partisë së “moderuar” shqiptare Menduh Thaçin. “Partia Demokratike Shqiptare” PDSH, ga jashtë e përfaqësuar nga vizionari inteligjent, Arben Xhaferri, gjatë zgjedhjeve parlamentare, ua kishte marrë fronin partive shqiptare deri më atëherë në pshtet dhe kishte hyrë në koalicion me partinë nacionaliste maqedonase VMRO. Menduh Thaçi, me mbiemër të njëtë me udhëheqësin e UÇK së Kosovës, Hashim Thaçi, madje i lidhur ngushtë dhe në punë biznesesh me të, mirëpo jofamiljarisht, ishte shefi kadrovik i PDSH-së së “moderuar”. Thaçi në Tetovë ka luajtur gjihnjë e më tepër rolin e një kombare mafoz. Ai për partinë e tij, pa e fshehur fare këtë, u vuri taksa shumë ndrmarrjve shqiptare në qytet, kishte oste dhe sas nevojës shkëmbente ndonjë pushkë me famniljet që refuznin të paguanin. Kur ai mund ta hmangte uftën e bënte këtë. Në kulmin e luftës Thaçi u bleu kryengritësve, kalanë mbi qytet, për tetë milionë marka gjermane. Korrespondentët në Tetovë, sipas asaj që shihnin, i fusnin në kaegoritë e mirënjohura “radikalë” dhe versus të “moderuar”. Saluan dy javë, e ata kuptuan që kjo ndarje në aktegori, ndihmonte shumë pak në sqarimin e konfliktit. Në fund modeli u shkatërrua i tëri. Udhëheqësi radika i kryengritësve Ahmeti, pas marrëveshjes paqësore në gusht 2001, i befasoi të gjithë me retorikën e tij pajtimtare. Ai e quajti veten socialdemokrat dhe e pranoi Maqedoninë, si shtetin e përbashkët për ë gjithë. Për zëvëndëskryetar të partisë së tij të re Ahmeti emëroi një intelektuale e cila ishte doktoruar si shqitarja e parë në Universitetin maqedonas të Shkupit dhe veprimi politik së cilës deri më atëherë kishte qenë në shërbim të pajtimit ndëretnik Teuta Arifi. Përfundimisht e përfunduar që monstra, kur tre fgura në veçanti mediokre të “Ushtrisë Çlirimtare”, kaluan në partinë e Thaçit dhe Xhaferrit. Shefi i shërbimit sekret të UÇK Ruzhdi Matoshi, u bë tek të “moderuarit” e PDSH, sekrear gjeneral. I riu komandant “Valoni” së bashku me prjësin më radikal, nga të gjithë të UÇK, Lekën, mori seksionin e Tetovës, të partisë së Thaçit. M emrn e tij të vërtetë Daut Rexhepi, Leka edhe më tej mund të kontrollonte rrugën nga Tetova për në Kosovë. 36-vjeçari mjekrosh njihej si zotëruesi i bordeleve të ndryshme të rrethinës Në njërin nga bordelet e tij, njëherë ishte gjetur e vdekur një nënshtetase e Ukranës. Që ai ndërmjetëson “kërcimare striptizi” në Zvicër këtë e pranon pa iu dridhur qerpiku. Pas marrëveshjes paqësore që u arrit me shumë trysni dhe pas aranzhimeve të çuditshme, spektatorët në galeri i brente një ndërgjegje e tmerrshme. Objekt i konfliktit në Maqedoni, nuk kishin qenë të drejtat e pakicave, por gjithçka rrotullohej rreth pagesës së haraçit dhe kush do të kishte më shumë pushtet në zona të caktuara. Aktori nuk ishte populli i nënshtruar, apo qoftë vetë i indinjuar, por nëntoka e zvarrtur në dritë.

    Nesër do të lexoni

    Lëvizjet çlirimitare shndërrohen në oganizata kriminale

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    vazhdimi

    Mafia e ballkanit…
    21 Shkurt Me një zjarr të brendshëm tashmë të

    harruar, por të fortë, para së gjithash në Këshillin e Evropës,

    konservatorët dhe kristiandemokratët bënë çmos për

    presidentin e furishëm Sali Berisha.......Me sa u dukej atyre, kjo qe edhe goditja e fundit që i bëhej komunizmit

    Lëvizjet çlirimtare, shndërrohen në organizata krminale

    Ç’ka është dukur në shikim të parë një remeik i luftës së Kosovës, në realitet ishte një “Cover-up”. Kështu e quajnë specialistët, kriminalitetin e organizuar (KO), një manovrim të rremë, i cili duhet t’i legjitimojë punët e pista. Konflikti në Maqedoni shënon një ndryshim të pardigmave. Lëvizjet kombëtare çlirimtare, demaskohen si orgnizata kriminele dhe shtetet e rinj e të vegjël, të cilët merreshin si produkt i një nacionalizmi të vonuar, rrezikojnë të bëhen aeroplanmbajtësit e krimit të organizuar. Diplomatë perëndimorë, mendojnë të ndërmjetësojnë në konfliktet ndëretnike dhe me këtë i ngrenë pa dashur edhe shefat e bandave, në pozicione kyçe politike dhe pushtetare. Përvojat e para, të cilat i bëjnë shtigjet një terren i pazakontë të politikës, janë tejet poziteve. Angazhimi politik u siguron kriminelëve gjithmonë perfitime të majme: Kush e kontrollon shtetin, ose të paktën, kush është zhvilluar në një faktor të brendshëm relevant potitik, s’ka më pse të frikohet nga sulmet policore. Përndryshe, çfarë do të pasojë si “grabitje me shantazh”, kuptohet kur ke nën kontroll institucionet relevante shtetërore, quhet “vënia e taksave” dhe kjo vlen si tregëti legjitme shtetërore. Atyre që paguajnë, nuk u’a çon më askush në shtëpi tipat rrapashyt. Por, policinë e uniformuar–ose, edhe më mirë, këta tipat e sprovuar rrapashty, i veshin në uniformë dhe i nisin në aksion. Si politikanë, krminelët fitojnë reputacion, si në vend ashtu edhe jashtë vëndit. Nga brenda, gëzojnë imunitet parlamentar dhe nga jashtë mbrojtje ndërkombëtare. Nuk është as hera e parë dhe as e fundit, që një institucion shtetëror drejtuesve të vet u lejon qasje në paratë e donuara, të cilat në radhë të parë, BE-ja, i ndan për Evropën Juglindore.

    Evropa e bashkuar, nuk humb me këtë vetëm para, asaj i rritet mundësia edhe për një kërcënim të ri. BE-ja, me kufijtë e saj të hapur lindor, është caku i natyrshëm i të gjitha operacioneve të mëdha kriminale, për më tepër, kur dihet në vëndet juglindore nuk arrihet asgjë, për sa i përket ekonomisë. Kontrollimet e rrepta të kufinjve, favorizojnë konflikte, ndërsa ata të butët favorizojnë tregëtinë e drogës, kontrabandën me njerëz dhe larjen e parave. Evropa, pas rastit me perden e hekurt, ka ndjekur me plot vetëdije, një rrugë tjetër nga SHBA-të. Asnjë gardh metali elektrik dhe asnjë Rio Grande, nuk duhet t’a ndajë botën e pasur nga e varfëra. Kjo nuk qe alturizëm, por mbrojtje e një mënyre jetese evropiane.

    Amerika, në vitet e tetëdhjeta, kundronte në qetësi, kur jo larg nga kufiri i saj jugorë, një shtet u fundos në një firmë që merrej me punë të fëlliqta. Kryesorja, atje dikush kishte gjithçka nën kontroll. Vetëm atëherë kur kryetari i shtetit të Panamasë, gjenerali Manuele Antonio Noriega, e teproi dhe filloi të përzihej me tregëtinë e drogës, duke prekur interesat e SHBA-ve, Uashingtoni, në dhjetor të 1989, ia dërgoi ushtrinë, e cila, e rrëmbeu atë, për një kohë të shkurtër. Tani, dorëzana e dikurshme e stabilitetit, dergjet në një burg të SHBA-ve, me dyezt vjet burgim për tregti me kokainë, shantazh dhe larje parash. Asnjë thyerje, as në karakterin e Noriegasit dhe as në starategjinë amerikane, nuk i parapriu intervenimit. Në mbajtjen e rregullit dhe qetësisë, në një vënd kur mbizotëron varfëria dhe gjendja kaotike, bashkohen autokratër të paskrupullt më së miri që dinë. Në ferr djalli është një figurë poziteve. Ndaj rrezikut që i kanoset, Evropës së Bashkuar, nga kriminaliteti gjithnjë e më i madh i shteteve fqinje, ende nuk është gjetur ilaçi. Thjesht të kufizohet regjioni i varfëruar, me shekuj pirgu i mbeturinave të Evropës për idetë dhe strukturat e rrënimit të ekonomisë nuk e lejon me një gjë të tillë. Kufizimi nuk do ta ndryshonte vetëm Evropën, në mënyrë të padëshiruar, madje ai as që do të ndodhte. Nga Lindja, as që ka kufinj natyrorë gjeografikë, mirëpo as edhe kulturorë dhe në vetë shtetet perëndimore zgjerimi i lindje ka kohë që është realitet.

    Para së gjithash në Gjermani, Austri dhe Zvizër, mirëpo edhe në Suedi, Francë dhe Holandë, popujt jugosllavë përbëjnë për dekada me radhë, grupet më të mëdha, ose një nga grupet më të mëdha emigruese. Ata mesatarisht, janë më të integruar se turqit. Marrja e shtetësisë dhe martesat me evropianoperëndimorët, dekada me radhë, madje në Austri për shekuj me radhë, janë gjë e natyrshme. Miliona gjermanë, kanë rrënjët e dikurshme në Jugosllavinë e dikurshme.

    Ky nuk është një zhvillim i ri. Të gjithë popujt e Evropës Juglindore, pas perëndimit të Perandorisë Osmane në shekullin 19, janë të orientuar nga Perëndimi. Gjuhët sllave të jugut për nga gjeneza janë shumë të afërta me gjermanishten. Bosnja dhe Kroacia deri në fund të Lufës I Botërore, i takonin Austro-Hungarisë.

    Shteti i Jugosllavisë, i cili ka ekzistuar që nga v. 1918 deri më 1991, ka qënë me gjithë atë mjaft i madh, për t’u zhvilluar sipas ligjeve të tij dhe nuk i kishte gjithmonë të domosdoshme të konturohej sipas modeleve të huaja. Nën udhëheqjen e gjatë të kryetarit të shtetit, dhe njëherit edhe të partisë komuniste Josif Broz Tito, vëndi me politikën e tij të painkuadruar dhe me “ekonominë socialiste të tregut” ndoqi një rrugë të veçantë, e cila përfundoi në fakt në një qorrsokak por që vëndit për dhjetëvjeçar me radhë i dha një identitet të posaçëm. Me shpërbërjen e Jugosllavisë edhe kjo mori fund. Shtetet trashëgimtare, janë tepër të vegjël që të mund të ndjekin suksesshëm, rrugën e tyre dhe kështu, ata në shekullin e globalizimit, janë mbështetur fort pas BE-së. Historikisht në Ballkan nuk ka një “shtet kulturor bërthamë” rreth të cilit do të krijoheshin “qarqe të koncentruara” ashtu siç ka pohuar histroiani amerikan Samuel P. Huntigron për SHBA-të. Francën dhe Gjermaninë, Rusinë ose Kinën.

    Kush i ka shtrembëruar faktet historike, i ka pasur patjetër të dështojë për sa i përket gjeografisë. Shqipërinë e varfëruar dhe Italinë e pasur, e ndan vetëm deti Adriatik, edhe atë vetëm 70 kilometra vijë ajrore. Që Italia të ketë mundur t’a ketë mbrojtur ndonjëherë me sukses bregdetin e saj të gjatë nga emigrimi ilegal, është po aq e papërfytyrueshme, si teli me gjemba që do të siguronte kufirin mes Sllovenisë dhe Kroacisë, ose mes Hungarisë dhe Rumanisë.

    Edhe diskriminimi i qëllimshëm mes shteteve “të pastër” dhe atyre “jo të pastër”, nuk ështëcmë praktik. Shtetet trashëgimtar që dolën nga shpërbërja e Jugosllavisë, janë të lidhur mes tyre si hallkat e një zinxhiri. Prandaj dhe relativizimi i kufijve ishte qëllimi i “Paktit të stabilitetit të Evropës Juglindore” i cili që nga 1999, përbën spangon për politikën e BE-së, ndaj Ballkanit. Kush do të ishte për qëllim vendosjen e vijave të rrepta kuftitare në regjion, do të provokonte edhe lufta të reja dhe më këtë do të mbetet i mbyllur në vetvete dhe për një kohë të gjatë i pasuksesshëm. Nga vetë Bosnja, 432 rrugë të pakontrolluara shpiejnë në njërin nga dy vendet fqinje. Vendi në mes të Jugosllavisë së dikurshme, ka qysh moti funksionin si një disk rrotullues. Politika e tij e tanishme, i përgjigjet plotësisht këtij funksioni. Kufiri me Serbinë edhe nga ana boshnjake, kontrollohet nga serbët, ai me Kroacinë nga kroatët. Mes dy “etniteteve” boshnjake mbizotëron për myslimanët, serbët dhe kroatët liria e plotë lëvizëse, një e arritur e madhe e administratës ndërkombëtare. Kjo gjë, njëkohësisht krijoi një biotop për matrapazët dhe kontrabandistët. Autoritetet e “federatës” së hapur myslimane kroate dhe asaj serbe, “Republika Srpska”, nuk kooperojnë aspak me njëra-tjetrën. Kush e ka ndërmend, ti’a hedhë, kur të dojë tjetrit. Kroatët e Bosnjës, të cilët kanë nënshtetësi të dyfishtë, mund të udhëtojnë pa asnjë farë problemi në shtetet evropiane të Shengenit, kuptohet me pasaporta kroate. Çdo përpjekje për t’a këputur zinxhirin në ndonjërën nga hallkat do ta shembete të gjithë rregullimin e pasluftës. Evropa Perëndimore nuk i’a arrrin me sukses të plotë të bëjë mbylljen e kufijve dhe të kufizohet politikisht nga Ballkani. Mirëpo, një kufizim shpirtëror ka marrë hov të madh.

    Figura të idealizuara në Evropën Perëndimore

    Deri kah fundi i viteve të 80-ta, vendet si Jugosllavia, Shqipëria, si dhe shtetet e paktit të Varshavës nuk zinin asnjë vend në mendimin publik të Perëndimit. Se ç’zhvillohej atje, po që se merrej në konsideratë, atëherë gjithçka anashkalohej me syrin e konkurencës së sistemit mes eknomisë së tregut dhe socializmit. Propaganda komuniste, e bënte të veten për sa i përket asaj, që shoqëritë e sundurara perj saj, të gjitha së bashku, të dukeshin si statike dhe të privuara nga histrotië e tyre kombëtare. Me shpërbërjen e Jugosllavisë në 1991 edhe ky qëndrim perëndoi me një të goditur. Më fuqishëm se sa gjatë Luftës I Botërore, historia nuk mund të përsëritej. Në Evropë, pas 1945, ajo la të shpërthenin emocine të papërmbajtshme, një valë tmerrimi përshkoi kontinentin. Një gjeneratë e tërë kish dëgjuar për luftën dhe viktimat e luftës, vetëm nga një distancë e largët, nga xhunglat vietnameze, shkretëtirat e botës arabe ose nga Nigeria ekzotike. Tani përnjëherë përpara shtëpive të tyre, me një qese plastike të firmës Beneton, qëndronin njerëz të veshur me xhinse si unë dhe ti, të cilët me profesion ishin elekriçistë, ose mësues të anglishtes. Identifikimi, bëri që njerëzve në përëndim t’u vinte keq dhe të ofronin ndihmë gjë që çoi deri te një pozicion naiv politik. Evropa luftonte bashkërisht me gjithë shpirt. Të futur në qorrsokak, nga hija e gjatë e Luftës II Botërore dhe përkutimi i Luftës së Ftohët ideologjike, para së gjithash francezët dhe gjermantët, e keqkuptuan shërpbërjen e gjakosur të Jurgosllavisë, si konfliktin e orientimeve historike dhe bindjeve politike. Konservatorët gjermanë identifikoheshin me ëndje me kroatët, të cilët për shkak të konfeksionit katolik dhe pëerkatërisë së tyre të gjatë në Perandorinë Habsburgase, e mbanin veten për popull perëndimor. Kur u qëndronte besnik koncepcioneve socialiste, prirej të besonte, se Serbia e udhëhequr nga socialistët e mbronte konferencën e paqes së Versajës të 1919, kundër nacionalizmit dhe separatizmit. Liberalët, përfundimisht mendonin se, konflikti i njohur edhe nga Berlinid, Parisi dhe Londra në Bosnjë, bëhej rreth nocionit të kombit. Myslimant boshnjak, ashtu u dukej atyre, mbronin një kuptim modern të shtetësisë, kundrejt nacionalizmit primitiv, të origjinës nga serbët dhe kroatët. Mezi arrinte njëra nga partitë udhëheqëse të luftës, të hidhte idenë e varfëruar të ideologjisë së tyre, atëherë perëndimorët i suleshin me të gjitha forcat dhe mjete ne dispozicion, ngase mendonin se do të dilte në shesh e vërteta.

    Përfundimisht, kriza e vitit 1997 në Shqipëri, e cila u ndikua

    kryesisht nga rivaliteti vdekjeprurës mes "demokratëve" dhe

    "socialistëve", bëri që konservatorët dhe socialdemokratët

    perëndimorë të tërhiqeshin mbrapsht në llogoret e tyre të

    vjetra ideologjike. Me një zjarr të brendshëm tashmë të

    harruar, por të fortë, para së gjithash në Këshillin e Evropës,

    konservatorët dhe kristiandemokratët bënë çmos për

    presidentin e furishëm Sali Berisha. Me sa u dukej atyre, kjo

    qe edhe goditja e fundit që i bëhej komunizmit. E vërtetë që palët ndërluftuese dhe në konflikt, qoftë në Jugosllavi apo në Shqipëri, kultivuan që në fillim, për sa u përket vlerave dhe ideologjive, një raport instrumental. Çdo parim, çdo argument ishte i mirëseardhur, kuptohet, derisa mund të shërbente. Tashmë për mirëkuptimin e luftrave dhe konflikteve të viteve 90-të me shumë do të kish ndihmuar, njohja e rrjetit që përbëhet nga lidhjet personale, atyre të biznesit dhe kriminelë të të fuqishmëve, se sa dija për preferencat e tyre ideologjike. Simpatitë e taborit politik, perëndimore u mirëpritën nga të gjitha palët ndërluftuese. Mirëpo soditur me kujdes, atributet shpirtërore-kulturore, të cilat konservatorët gjermanë u’a atribuan kroatëve, intelektualët francezë myslimanëve boshnjakë dhe socialistët evropianë serbëve, janë të zgjedhura hiç më pak arbitrarisht, se sa cilësitë, të cilat adhuruesit e futbollit i’a atribuojnë klubit të tyre. Pa të drejtë mbahet Schalke 04* për klub proletar, Seltik Glasgou** për katolik dhe Real Madridi*** për klub mbretëror. Në fakt të gjithë kanë një qëllim të përbashkët: Të shënojnë gola.

    Qysh kah fundi i luftës në Bosnjë, përfundimisht ama në

    gjysmën e dytë të viteve 90-ta, identifikimi i gabuar i’u

    shmang një indiference të përgjithshme. Ç’do komb i vogël në

    juglindje të kontinentit, në këtë apo atë mënyrë, kish

    projektuar portretin e vet kombëtar dhe secili me hallin e vet,

    si të thuash, ndihej se mund të quhej solidar, mirëpo habitej

    shpejt që vëllezërit dhe motrat e tyre të shtirur nuk i

    përgjigjeshin shpirtit idealizues. ldealistët perëndimorë, me sa

    dukej, i kishin perkëdhelur me të padrejtë popujt e lIastuar të

    Ballkanit; që këtej e tutje "asnjëri nuk ishte me i mirë se

    tjetri". Kjo skemë e re u prish edhe njëherë në konfliktin e

    Kosovës të 1998-1999 nga BalIkani primitiv dhe sherrxhi, i

    cili sipas një thënie të Bismarkut, nuk do të qe i vlefshëm ''as

    sa eshtrat e një granatahedhësi të vetëm pomerian. "Frontet

    ideologjike nga koha e luftës së Bosnjës u pleksën përsëri së

    bashku: Kush kish qënë aso kohe "pro-mysliman", tani ishte

    "pro-shqiptar". Mirëpo tek më vone, kur kosovarët e

    idealizuar (dhe në thelb të keqkuptuar), pas fitores së NATO-s, me gjakftohtësinë më të madhe, lejuan të ndodhte dëbimi

    dhe vrasja e serbëve nga provinca e tyre. Edhe ëndërruesi i

    fundit e humbi simpatinë e tij që kishte për cilindo qoftë

    populI te BalIkanit. Tashmë, ka kohë që mbizotëron një

    qëndrim sa cinik aq i kthjelluar ndaj Evropës Juglindore.

    Nxjerrja në shesh e krimeve të luftës, ose e pleksjeve

    kriminele të këtij apo atij politikani, bëhen përditë e më tepër

    temë bisedimi edhe e publikut më të gjerë. Para se të jetë

    shkruar kapitulli i ri, ai është tashmë i lexuar. Një stereotip

    njëqind vjetësh i BalIkanit të vjetër, e bën me sa duket të tepërt të shikosh si duhet. Kriminaliteti dhe ne veçanti, mizoria, merren si karakteristika kulturore të popujve të Evropës

    Juglindore. Stereotipi ka lindur me kthesën e shek XIX dhe

    XX dhe veçanërisht mori të tatëpjetën e tij me vrasjen mizore

    të mbretit serb Aleksandër Obrenoviq dhe bashkëshortes së tij

    Draga në Beograd më 1903. Komplotistët, kishin hyrë natën

    në pallat dhe kërkonin çiftin mbretëror, i cili fshihej për dy

    orë në një musandër, kur ata deshën t’a hedhin nga ballkoni

    mbretin gjysmë të vdekur, ai u qep aq fort me duar pas

    parmakëve, deri sa ata nuk i’a prenë gishtërinjtë. Edhe

    mizoritë më të tmerrshme që pasuan më pas në një pjesë tjetër

    të Evropës, për gjatë kohe nuk mundën t’a shuajnë kujtimin e

    stereotipit ballkanas. Viktimat dhe kriminelët, i gjen në çdo popull. Kush sot e përbuz të gjithë "Ballkanin" si "çerdhe hajdutësh", ose si "vatër të kriminalitetit", niset nga ndarja në të mirë dhe te këqinj. Mirëpo ky barazizëm s'ështe gjë tjetër pas një pergjigje e pavënd dhe e padrejtë per sa u perket

    identifikimeve të gabuara të viteve 90-të. Problemi më i madh

    për Perendimin, nuk janë popujt, të cilët në një situatë të

    vazhdueshme krize nuk reagojnë ndryshe nga vendet e tjera

    në tranzicion, po krijesat shtetërore që kanë lindur atje.

    Shumica e njerëzve në Evropën Juglindore, njihen

    përfundimisht edhe sot si viktimë me konfliktet dhe gjendjet

    kriminele në vendet e tyre. *Victim blaming i afrohet gjithmonë

    me ëndje një sqarimi preventiv, me qëllim që të mos pikaset

    menjëherë se sa perfide që është. Shqiptarët, veç atëherë

    stampohen si kriminelë, kur dhe merren në mbrojtje dhe kur

    ndodh t'u referohen vuajtjeve të popullsisë civile gjatë

    luftave. Fakti që pas përfundimit të luftës së Kosovës dhe pas

    kthimit të refugjatëve shqiptarë u dëbuan dhjetëra mijë serbë

    dhe që krerët kryeneçë, të disa fiseve udhëhiqnin një regjiment

    të padrejtë, interpretohej si "hakmarrje", respektivisht si

    brutalitet i pasluftes. Kur pasojnë përligjje të këtilla, do të kish qënë më mirë, sikur të mbeteshim tek indinjata e thjeshtë. Pas qershorit te 1999, në statistikat e vrasjeve të policisë së

    OKB-së, nuk është regjistruar asnjë rast i vetëm si hakmarrje

    e vërtetë. Askush, të cilit i është vrarë gruaja, prindërit, motrat a vllezërit, fëmijët, nuk ka vrarë për atë shkak njerëz të tjerë. Ishin "heronjtë e pasluftës" ata, të cilët e bënë këtë. Të

    shumtën djem të rinj, të cilët kishin qënë me UÇK-në të

    fshehur në male dhe ishin lëshuar në romantizmin partizan,

    mirëpo të cilët kurrë nuk kishin luftuar në kuptimin e plotë të

    fjalës kundër ushtrisë dhe policisë tepër të fuqishme serbe, shpesh edhe të tjerë, të cilët luftën e kishin kaluar diku në

    ndonjë kamp refugjatësh ose diku në mërgim dhe tash

    mendonin se mund t’a kompensonin atë. Vetë shqiptarët nuk

    ishin ata. E drejtë në pikëpamjen e re dhe indiferente, është vetëm kjo që viktimat të mos kërkohen në njërën etni dhe keqbërësit në tjetrën çdo komb i perfshin të dy kategoritë. I pamend është cinizmi ballkanas, sepse ai e sposton shikimin në shkaqet e krimeve dhe dhunes dhe me këtë bllokon edhe mundësitë

    zgjidhëse. Keshtu, si veprohet sot ne Shqipëri, ose në

    Republikat jugore të ish-Jugosllavisë, nuk ka qënë gjithmonë.

    Me këtë mendohet të thuhet se gjithçka mund të ndryshohet

    persëri. Hetimet policore, i ngjajnë shpesh punës së sizifit.

    Mirëpo, nëse ngecin nga rezinjata, atëherë pasojat janë të

    qarta, dëshpërimi tek qytetarët dhe gjëndje ekstaze tek

    kriminelët. Qëndrimi cinik, kundrejt Ballkanit, shmang

    shikimin edhe nga varfëria. Ajo nuk nxjerr në pah kushtimisht

    luftën dhe kriminalitetin, mirëpo lehtëson dukshëm lulëzimin

    e tyre. Përderisa 90 përqind e qytetarëve të Republikës së

    Shqipërisë dhe Moldavisë, jetojnë me më pak se një dollar në

    ditë, teoritë kulturore për shkaqet e korrupsionit dhe

    kriminalitetit në Ballkan janë të leverdishme. Përderisa

    qytetarët e Kosovës, nuk mund të udhëtojnë lirshëm në shtetet

    e Shengenit, nuk ka pse te çuditemi për kalime ilegale të

    kufinjve dhe kush nuk guxon të punojë në vënd të huaj dhe të

    marrë oferta të dobishme për integrim, s'ka tjetër zgjidhje pos

    të futet në rrjetin e drogës.

    Nesër do të lexoni

    Si u institucionalizua krimi në Ballkan

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    vazhdimi

    Vrasja e Zoran Gjingjiç
    22 Shkurt Mafia e Ballkanit

    nga Norbert Mappes-Niediek

    Si u institucionalizua krimi në Serbi e Kosovë

    Ishte një operacion, të cilin autorët nuk e kishin ndërrmarë për

    të parën herë. Dymbëdhjetë kolegë, para së gjithash,

    specialistë të shkëlqyer, u ngarkuan drejtpërsëdrejti me

    zbatimin e detyrës, gjashtë të tjerë ishin pergjegjës për

    logjistikën. Udhëheqësi i detyrës, një specialist i dëshmuar ky,

    gjatë gjithë kohës qëndronte në një banesë aty afër dhe

    përmes celularit mblidhte informacionet e njerëzve të tij. Në

    ora 12.25, u lajmërua zbatimi i detyrës. Zoran Gjingjiqi ish

    goditur për vdekje. Kur kryeministri, pak orë më vonë ndërroi

    jetë, në spitalin për urgjenca të shpejta të Beogradit, operacioni u quajt i suksesshëm. Vrasja e Zoran Gjingjiqit, le të tingëllojë sa të dojë cinike kjo, ishte me të vërtetë një aksion policor profesional. Të gjithë vepruan ashtu si ishin mësuar. Udhëheqësi i operacionit, Millorad Lukoviq, deri dy vjet para vrasjes kish qënë shefi i njësitit policor "për operacione të posaçme". Për taktikën e vrasjes së Gjingjiqit, ai nuk ndërrmori kushedi se çfarë, gjëra të zakonshme, të cilat ai i kishte praktikuar me qindra herë me njësitin e tij. Disa nga njerëzit e tij ishin me të vërtetë policë aktivë. Kështu atentatori Zvezdan "Zveki", Jovanoviq, deri në momentin e vrasjes zëvendës-komandant

    aktiv i po asaj policie speciale, e cila dikur kish qënë nën

    komandën e Llukoviqit, dhe kolegu i tij Sasha Pejakoviq, i cili

    pastronte terrenin. Të tjerët, vinin nga skena e njëjtë e

    komitëve dhe profiterëve të luftës, forca të rekrutuara këto

    dikur nga vetë Slobodan Millosheviç. Madje, nuk ishte as edhe

    një vrasje për qejf, sepse vrasësit e Gjingjiqit, morën edhe

    ndihmë zyrtare. Dy agjentë të fshehtë, të cilët për mbrojtjen e

    kryeministrit, e kontrollonin shtëpinë e tij në një monitor për

    njëzetekatër orë, u lajmëruan me telefon tek Llukoviqi, kur

    automjeti i punës i Gjingjiqit doli nga shtëpia. Njëri nga ata

    kish marrë një parapagesë prej 1200 eurosh. Para vrasjes së 12 marsit të 2003-shit i njëjti grup, ish përpjekur tashmë tri herë ta vriste Gjingjiqin. Përpjekja e parë, në janar të të njëjtit vit, në një hyrje të autostradës në Kapaonik, kur dy kamiona tentuan për t'u përplasur në kolonën e kryeministrit, mirëpo u parandalua me kohë dhe prandaj mbeti e padiktuar. Gjatë një përpjekjeje të dytë, në shkurt në autostradën e Beogradit përsëri dy kamiona ishin ngarkuar me detyrë ta ndalonin kolonën e Gjingjiqit, me qëllim që atentatorët e pozicionuar në afërsi t'i vrisnin që të gjithë. Shkathtësia e shoferit të Gjingjiqit, i cili i dha me vendosmëri veturës, e pengoi skenarin. Për këto përpjekje, që tashmë dukeshin sheshit, Gjingjiqi nuk foli asgjëkundi tjetër pos në Qeveri, në kuvend dhe në shtëpi. Vrasësit e ndryshuan taktikën dhe u përpoqën ta vrisnin kryeministrin nga larg me snajper. Një përpjekje e parë, dështoi pak ditë para vrasjes efektive. Gjingjiqi, u duk në kuvend për emrimin e kryetarit të ri të Serbisë dhe Malit të Zi. Kësaj radhe, snajperistit Jovanoviq, ia zuri rrugën një veturë e blinduar policie, pas pak kryeministri u rrethua edhe nga gazetarët dhe prandaj nuk qe me cak i qartë. Mirëpo vrasësit, mund të merrnin frymë gjatë. Kush ishin ata? Cili ishte qëllim i tyre? Me nocionin e Ballkanit, që nga fundi i shekullit XIX,

    asociohet terrori i motivuar politik. Organizata e Brendshme

    Revolucionare Maqedonase (VMRO) për shembull, e cila që

    nga gjysma e dytë e shek.XIX iu kundërvu ambicjeve

    nacionaliste të vëndeve fqinje, u zhvillua pas krijimit të

    Jugosllavisë, pra në fund të 1918, në një organizatë

    terroriste klandestine dhe bëhet përgjegjëse për vrasjen e

    mbretit Aleksandër më 1934 ne Marsejë. Levizja ustashe, e

    cila pas shpërbërjes së Jugosllavisë me ndihmën e ushtrisë

    gjermane, ngriti në Kroaci një regjim vrastar, e përjetoi Luftën

    e Dytë Botërore, si një aleancë të fshehtë emigrantësh. Qysh

    më 1972 një organizatë ekstreme e djathtë e ashtuquajtur

    "Vëllazëria Kroate Revolucionare" ndërrmori me gjithë mend

    hapin e një kryengritje mbarëpopullore në Jugosllavinë e

    atëhershme. Një komandë e përbërë nga 19 ekstremistë të

    futur ilegalisht në vënd, e quajtur "Feniks", ish ngujuar në

    malin e Radushës të Bosnjës dhe përleshej vazhdimisht me

    policinë. Kjo organizatë, shpesh ndërmerrte edhe vepra kriminele. Mirëpo motivet e saja mbeten politike. Ndryshe puna qëndron me levizjet kombëtare, të cilat udhëhiqen luftërat në vitet 90-të të shekullit XX. Ideologjitë e tyre binin shpejt në ujë pas përfundimit të luftërave. Të gjithë udhëheqësit e tyre qëndrojnë sot në mesin e popullit të tyre, tek ata pra, të cilëve dikur ua kishin premtuar "lirinë", në qëndër të thashethemeve për korrupsion, të përfitimit vetjak, ose madje edhe në lidhje me krimin e organizuar. Më kot përpiqen deri më sot, zyrtarët serbë, të kenë qasje në xhirollogaritë dhe në rezervat e arit, të cilat familja e Millosheviqit i ka depozituar në Qipro dhe ndoshta edhe në Zvicër. Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, i cili ende ndodhet

    ne arrati, Radovan Karagjiqi, ka kontrolluar për një kohë të

    gjatë së bashku me kryetarin e tij të Parlamentit, Momçillo

    Krajishnik, thuajse të gjitha Importet në të tijën "Republika e

    Srpska" përmes të dy firmave Selekt-Impeks dhe Centreks.

    Kryetari kroat, Franjo Tugjman, vdiq në fund të vitit 1999, me

    dyshimin se gruaja e tij, vajzat dhe djemtë, dhe para së

    gjithash, nipi i tij Dejan Kosutiq, të jenë përzier në biznese të

    fëlliqta.

    Të shumtë kanë qënë biznese familjare. Nën hijen

    mbrojtëse të babait të vet Alija, Bakir Izetbegoviqi, djali i

    kryetarit të dikurshëm boshnjak, të drejtat e qerasë për banesat

    e serbëve dhe kroatëve të shpërngulur ua shiste partiakëve të

    babait edhe atë, për 2000 dollarë secilit. Thënë më saktë,

    premtimi i nacionalistëve për solidaritet brenda për brenda

    kombit të vet rrallëherë ka ndodhur që të kalojë në zhgënjim.

    "Ushtria Çlirimtare e Kosovës", UÇK-ja, më në fund u

    shpërbë në kartelë kriminele dhe në një gjysmë organizatë

    paramilitare kriminele pasuese, "Trupi Mbrojtës i Kosovës"

    (TMK). Disa nga komandantët e saj akuzohen sot për

    kontrabandë me armë dhe drogë, tregti me njerëz dhe kanosje

    për pagim haraçi. Heronjtë e njohur kombëtarë si

    "Komandant Remi", me emrin e vertetë Rustem Mustafa, apo

    udhëheqësi partiak Ramush Harajdinaj dhe vëllau i tij Dauti,

    ne vitin 2002 u paditën nga qeveria e UMIK-ut për shkelje të

    pastra kriminele, disa nga ata janë marrë edhe në paraburgim.

    Përfituesit politikë nga shpërbërja e Jugosllavisë

    Që idealizmi kombëtar kthehet në fanatizëm dhe urrejtje

    ndëretnike, është tashmë e njohur nga historia. Mirëpo në

    kriminalitet të rëndomtë? Në realitet asgjë nuk është kthyer. Kriminelët e rëndomtë, kanë luajtur që në fillim një rol me

    rëndësi në luftërat e Jugosllavinë e dikurshme. Zhvillimi, të

    cilin e kanë marrë pastaj heronjtë popullorë, kah fundi i viteve

    të nëntëdhjeta, është më pak befasues. Ama, ai hedh një dritë

    të theksuar mbi konfliktet e dhjetëvjeçarit, të përgjakur në

    Ballkan. Në luftërat për pushtet rreth vitit 1990, çdo mjet ishte

    i mirëseardhur. Politikanët kombëtarë e shfrytëzuan knoë-hoë-in*,

    gjithashtu edhe lidhjet ndërkombëtare të kriminelëve, ashtu

    siç janë shërbyer ata me konceptin e idealizuar të kombit dhe

    të urrejtjes ndëretnike, e cila është ruajtur tradicionalisht në

    shumë familje dhe e cila rezultoi përsëri si e pranishme. Kjo

    nuk vlente vetëm për Serbinë. Idealizmi i tunduesit, iu shmang

    së shpejti një esëllimi vijues, urrejtja u shndërrua në frikë, në

    rastin më të mirë edhe në turp. Vetëm elementi kriminel i mbijetoi, luftërat i pacënuar dhe kështu në shtetet e reja ndihmoi në zhvillimin e një potence shkatërrimtare. Motivet e politikanëve udhëheqës, ndryshonin në parim. Tugjmani dhe Izetbegoviqi, kanë qënë disidentë idealistë, Karagjiqi një luan egoman shoqëror, i cili u deh në mënyrë romantike nga serbizmi dhe ortodoksizmi, Milosheviqi, një teknokrat i pushtetit, dhe udhëheqësi i UÇK-se Hashim Thaçi, rrjedh nga rinia radikale e emigrantëve shqiptarë në Zvicër, e cila në ilegalitet kurrë nuk mundi të dallonte një vijë preçize ndarëse, mes politikës dhe krimit. Sado që ata ndryshonin për nga prejardhja e tyre shpirtërore, teknikat e tyre të sundimit ngjanin si dy pika uji. Në frontin e vëndlindjes, bënin të gjithë betejën e njëjtë dhe mbronin interesat e një elite kombëtare, e cila ish krijuar në sistemin komunist dhe e cila gjatë shpërbërjes druante për privilegjet e saja. Me anë të vendimeve të ndërgjegjshme ka lindur një përzierje shtetërore dhe private e dhunës, e politikës dhe e krimit. Flirtet e para mes këtyre dy sferave, zanafillën e kanë në kohën e Titos. Qysh në vitet '70, raportohet se shërbimi

    sekret jugosllav UDBA** të ketë angazhuar, bashkatdhetarë me

    dosje kriminele në Gjermani dhe Francë, për të vrarë emigrantë me aktivitet politik, ose për "t'u dhënë atyre një mësim të mirë". Agjenti me pervojë shumëvjeçare i sigurimit të shtetit Bozhidar Spasiq deshmoi fillimin e praktikës së këtillë në 1972, edhe atë në kontekstin e një "liberalizimi", të sistemit të atëhershëm komunist, i cili do t'i jepte përparësi tregtisë private. Pa ministrin e brendshëm dhe shefin e shërbimit sekret Aleksandër Rankoviq, i cili ka qënë për një shtet të fortë, pra për një linjë represive, ama me karar, përzierja e politikës dhe krimit nuk do te kish qënë e mundur.

    Kriminaliteti shtetëror i Beogradit fillon me një vrasje në

    Wolfratshausen.

    Një thyerje e rëndësishme tabu pas vdekjes së Titos më 1982

    ishte "Operacioni i Danubit", i drejtuar drejtpërdrejt nga

    ministri i brendshëm i Beogradit Stane Dollanc. Kur viktima e

    këtij aksioni, një burrë me emrin Stjepan Gjurekoviq, pasditen

    e 27 korrikut hyri me veturë në garazhin e shtëpisë së tij në

    qytetin e vogël bavarez, Ëolfratshausen, afër liqenit të

    Starnberg-ut dhe mbylli derën, papritmas ia zunë rrugën tre të

    panjohur. Se çka mund të kishin dashur ata, Gjurekoviqi,

    patjetër ta ketë ditur këtë. Nga raporti i Shërbimit Gjerman

    për Informim (Gjerm. Bundesnachrichtendienst, BND) lë të

    konstruohet se viktima në fillim të ketë folur me ta dhe për të

    shpëtuar gjallë, t'u ketë ofruar atyre një shumë të konsiderueshme parash. Mirëpo Gjurekoviqit nuk i ka ndihmuar asgjë. Në trupin e tij të pajetë, do të gjenden gjashtë

    plumba. Veç kësaj, njëri nga vrasësit ia kish çarë atij kafkën

    me sopatë. Së bashku me dy të tjerët, të cilët kishin qëndruar

    jashtë duke bërë roje, vrasësit ikën me veturat e tyre, të cilat i kishin blerë më përpara me dokumente të rreme. Kur u gjet

    trupi i tij i pajetë, të tre ekzekutorët e "Operacionit të

    Danubit" tashmë ndodheshin përsëri në Beograd. Kroati Stjepan Gjurekoviq, kishte qënë drejtori i kompanisë shtetërore, të naftës INA, deri në momentin kur ai papritmas në prill të 1982 ishte tërhequr në Gjermani. Në Jugosllavi, ndryshe nga blloku i Lindjes, mbizotëronte liri udhëtimi. Mirëpo Gjurekoviqi ishte një mbajtës i rëndësishëm i sekreteve shtetërore, sepse ai, meqë ishte shef i firmës më të madhe të naftës dhe kështu administronte resurse të rëndësishme luftarake, qëndronte në Këshillin Qëndror të Mbrojtjes së Jugosllavisë. Beogradi e akuzonte se ai kish marrë me vete 40 milione marka gjermane dhe disa kontrata emërimi. Ministri i brendshëm Stane Dollanc, me përkatësi kombëtare sllovene, kishte një simpati të veçantë për

    operacionet e sigurimit të fshehtë. Ai i paisi vrasësit me

    pasaporta dhe leje vozitjeje, i përgëzoi personalisht për

    suksesin e operacionit dhe i shpërbleu me nga 5000 dollarë

    amerikanë për person. Të gjithë, perveç njerit, personi i gjashtë, një gjerman ky, është likuiduar dhe trupi i tij është

    gjetur i betonuar, siç u shpreh më vonë një pjesëmarrës në

    aksion. Stane Dollanci i mori me vete në varr fshehtësitë rreth

    planifikimit dhe kryerjes së krimit. Ai vdiq në dhjetor të

    1999, dhjetë vjet më vonë pasi u tërhoq nga politika, në

    moshën 74-vjeçare si qytetar nderi në Ljubjanë. Nga vrasja në Ëolfratshausen një linjë e drejtpërdrejtë lidhëse, çon në luftërat e viteve të nëntëdhjeta. Vrasja e Gjurekoviçit u planifikua dhe u krye në detajet e saj më të vogla nga një njeri, i cili më vonë si krimineli i parë politik i Serbisë do të gëzojë popullaritet të veçantë, Gjorgje Bozoviq, i quajtur Gishka. Në moshën l6-vjeçare ai kish ardhur për më shumë muaj në Gjermani, më vonë e mësoi gjermanishten aq mirë, saqë para gjyqit mund të përgjigjej edhe pa përkthyes. Për herë të parë i riu Bozoviq u arrestua në fillim të viteve shtatëdhjeta në Bruksel, ku ai u mbajt për gjysmë viti në paraburgim. Nga atje ai i bëri vendit të vet vetëm disa vizita të shkurtra, të shumtën e kohës, gjithsejt 11 vjet, për shkak të vjedhjeve dhe më vonë edhe për shkak të punës së tij si sekser grash, ai e kaloi nëpër burgjet e Evropës Perëndimore. Në Nica të Francës dhe në Gjenevë, i shkoi ndoresh të arratisej nga burgu, një herë me një revolver druri. Ne Bavari Gisha, ndërkohë që nga shtypi quhej "mbreti i nëntokës beogradase", do të dënohet me burgim, për shkak të një vjedhjeje dhe një sulmi fizik, dënim qe e vuajti në Straubing. Megjithatë nuk pati prova të mjaftueshme për pjesëmarrjen e tij në vrasjen e

    Gjurekoviqit. Gishka ia besoi një shokut te tij, meqë ai që

    moti kish punuar për shërbimin sekret jugosllav UDB, edhe

    degën e tij malazeze. Nuancat e një motivacioni politik Gishka intelegjent, i trashëgoi nga shtëpia e tij prindërore: Babai i tij, thuhet të ketë rrëfyer gjithmonë me mallëngjim ai,

    më 1963, kur ai ka qënë një djalosh 8 vjeçar, "është vrarë nga

    komunistët".

    Kur më 1990, Milosheviqi i mori në dore ngjarjet politike

    në Beograd dhe festoi së bashku me opozitën, në euforinë

    kombëtare, mbreti i nëntokës Gishka iu kthye "Lëvizjes

    Rujaliste Serbe për Pertrirje" (SPO), të udheheqësit popullor

    karizmatik Vuk Drashkoviq, në të cilën lëvizje u mblodhën të

    gjithë antikomunistët e përbetuar. Me shpërthimin e luftës në

    Kroaci, edhe qeveria edhe opozita në Serbi, mobilizuan paramilitaret e tyre, të cilëve para së gjithash iu bashkua rinia

    e Vojvodinës. Gishka mori figurshëm udhëheqjen e "Gardes

    Serbe" të afërt me SPO-në, në komandën e të cilit bënin pjesë

    7 000 vullnetarë serbë. Idhtarët e Millosheviqit, nga ana tjetër

    u orientuan kah "Garda Vullnetare Serbe", e cila udhëhiqej

    nga një tjetër "mbret i nëntokës", Zhelka Razhnatoviç, i

    quajtur "Arkan". Kur në luftën e Kroacisë të 1991, shtypi

    botëror filloi të shkruante me të madhe për mizoritë e

    paramilitarëve serbë, policia sekrete nën udhëheqjen e shefit

    të saj të ri, Jovica Stanishiq, u mundua që këto formacione

    ushtarake t'i integronte dalëngadalë në një komandë të

    përbashkët ushtarake. Gishka, siç thuhet, ka qënë i gatshëm

    për këtë, por jo edhe disa bashkëpunëtorë të tij të afërt në

    "Gardë". Më 15 shtator 1991, në pranverën e tij të 36-shtë,

    Gishta do të vritet në qytetin kroat Gospiq, në rrethana ende të

    pasqaruara deri më sot.

    Heronjtë popullorë kriminelë në shkëlqim të shtypit të

    Ilustruar

    Se çka ndodhi rreth vitit 1990, në Jugosllavinë e dikurshme, në

    formën e saj të jashtme u ngjante "revolucioneve të kadifta"

    në shtetet e bllokut të dikurshëm të Lindjes. Mirëpo ndryshe

    nga DDR-ja, Polonia apo Çekosllovakia, këtu nuk ishte një

    lëvizje popullore kundër regjimit komunist, dhe madje as që

    përpiqeshin për të vendosur forca reformuese në Partinë

    Komuniste dhe kundër një udhëheqësie të cunguar me shumë

    demokraci dhe treg, si në Bashkimin Sovjetik apo Bullgari.

    "Revolucioni antiburokratik" i Sllobodan Millosheviqit dhe

    "mitingjet e së vërtetës", të cilat udhëheqësi i ri i PK serbe i

    organizonte në fund të viteve 80-të në të gjithë vendin, për

    nga forma s'ishin gjë tjetër pos një kopjim i Glasnost-it dhe

    Perestrojk-ës, mirëpo në brendi i bindeshin logjikës së

    "leopardëve", të princit të moshuar sicilian, në romanin e

    Tomasi di Lampedusa-s, "që gjithçka duhet patjetër të

    ndryshojë, kur gjithçka duhet të mbesë, ashtu siç është".

    Gjoja se ishte një revolucion, ajo çka dukej si një lëvizje

    spontane popullore dhe atyre, të cilët merrnin pjesë në të, u

    dukej si e tillë, ishte e organizuar nga lart. "Heronjtë" e

    lëvizjes popullore, përkatësisht nuk duhej të ishin edhe

    Garibalda, revolucionarë të vërtetë, të cilët do të kishin

    pretendime për pushtet. Ja ta zëmë për shembull Voisllav

    Sheshelin, një politolog ky, i cili aso kohe e quante veten

    "vojvode-yetnik" dhe dilte me veshje groteske para mediave, i

    cili me një të lëvizur të vogël të dorës të Millosheviqit,

    shkonte herë poshtë e herë lart, sikur të qe një lojë e

    zakonshme fëmijësh me llastik. Në veçanti bukur ishin të

    përshtatshëm, si interpretues të udhëheqësve të vërtetë

    komitësh kriminelë të zakonshëm, të cilët sipas nevojës

    ekzekutoheshin ose futeshin në burg. Kriminelët profesionistë serbë, të cilët tani me bekimin e shtetit, plaçkitnin fshatra kroate dhe myslimane dhe e gëzonin të drejtën e maltretimit të banorëve vendas, shpërdaheshin në mënyrë proporcionale në partitë politike dhe formacionet e asokohshme ushtarake. Ata madje kishin edhe preferencat e tyre politike dhe kulturore, të cilat vinin në shprehje me këtë rast. Drejtuesi i Institutit të Beogradit për kërkime kriminologjike dhe sociologjike, Dobrivoje Radovanoviq, i ka ndjekur karrierat e tyre nga afër "Kush e kishte kaluar jetën e tij nëpër burgjet perëndimore të shumtën e rasteve i bashangjitej regjimit të Millosheviqit ndërsa ata me përvojë burgu jugosllav opozitës antikomuniste” Gishka “opozitari” dhe i arratisuri nga institucionet ndëshkimore përëndimore, përbënte pra një përjashtim. Gangsterët me detyrë shtetërore nuk e fshihnin aspak të kaluarën e tyre kriminele por të mbështetur nga shtypi beogradas ata e shpallnin veten hajdutë fisnikë sipas shëmbullit të Robin Hudit. “Burrëria” dhe brutaliteti i tyre ishin vlera universale me të cilat identifikohje i tjithë kombi në luftë. Njerëzit kishin nderin të njheshin personalisht me ta. 21 vjeçari Knele u bë ikona e parë kriminale e vëndit–mirë i ndërtuar fizikisht, me flokë të prera shkurt, në këmishë Haëai, në Bermuda dhe për qafe të varura lloj-lloj zinxhirësh dhe hajmalish. “Jeta e bukur ama e shkurtër” e James Dean-it, mori fund në tetor të 1992, në një apartament të hotelit ekskluziv Hyatt dhe i gjithë Beogradi i numëroi plumbat në kraharorin e tij. Pas vdekjes së Knelës, radhën e kishin të tjerët.

    Mbretëresha e pop-skenës beogradase, deri në vrasjen e Gjingjiçit ishte “Ceca” një qënie e hajthme, kjo të shumtë e grimosur pa hesapë me sy të mëdhenj dhe me një shikim të thellë e misteriou dhe me një zë kumbues e magjepsës. Për këngëtaren e re me emrin qytetar Svetlana Veliçkoviq, qarkullojnë anekdota dhe rrëfenja konvertimi, si për një shënjtore. Ata duhet t’a drejtonin rininë e entuziazmuar pas popit, dert taborrit të Milosheviqit. Kështu në luftën e Bosnjës thuhej se Ceca e bukur “në botën e jashtme” paska kënduar para myslimanëve–për ithtarët e verbër të Milosheviqit aso kohe një përfytyrimi i gërditshëm ky, i cili i bënte menjëherë t’a çonin mëndjen te në cjepërit pleq me kapuça haxhillëku, në sallat gjithë tym, raki dhe hudhër. Siç thuhet fjala i vajti në vesh Arkanit, hakmarrësit të serbëve të torturuar pas shpërbërjes së “Gardës Vullnetare Serbe”, ende shefi i njësitit të saj special “Tigrit” dhe i një sindikati potent kontrabande. Arkani e ktheu Cecën në të tijën “Partia e Bashkimit Serb” kurse ajo, si shpërblim, i ndihmoi të ishte në faqet e para të shtypit të ilustruar. Lajmi i dashurisë së tyre, u dha me të shpjejtë në popull, e cila dashuri më vonë pas vrasjes së Arkanit, mbeti i ngujuar përgjithmonë në varrezat e shkreta të Beogradit. Varrimi i Arkanit, ishte më i madhi pas atij të Titos. Baballarët u’a tregonin bijve të tyre, ende të vegjël badigardët qafmëdhenj me koka të rruara, të cilët i mbanin të rrethuar varrin pompoz të mbuluar me mijëra kurorat, plakat në të zeza vajtonin e puthnin dheun. Kulti mbi Arkanin, e bukurinë e tij, është po aq i pavdekshëm, sa ai i Lady-it Di. Me veneracin të madhe e përcillnin faktin beogradasit se nga cd-të, e Cecës, nuk gjendej asnjë kopje piraterie në të katër anët e qytetit. Arkani ishte mbrojtësi më i fuqishëm i të drejtës së saj autoriale. Ende qysh në verë të 2002-shit, e mbajti deri në atë kohë koncertin më të madh përkujtimor për nder të të ndjerit 70000 vetë, u mblodhën aty, ndezën fishekzjarre, se për vit të ri dhe brohorisnin pa pushuar “Arkan, Arkan!”

    Kur menjëherë pas vrasjes së Gjingjiçit, policia e kontrolloi kështjllën e mbretit të nëntokës serbe në Dedinje, ajo ndodhej aty. Në shtëpinë e vejushës së re, u gjet një arsenal i madh armësh. Ceca u arrestua. Mirëpo, kjo nuk i’a ka ulur aspak popullaritetin deri më tani.

    Nesër do të lexoni

    Prototipi "Arkan", një kriminel lufte dhe paqeje në Serbi

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    vazhdimi

    Prototipi “Arkan”, një kriminel lufte dhe paqeje në Serbi
    23 Shkurt Nga Norbert Mappes Niediek

    Arkani, heroi i arketipit burimor të revoltës kombëtare serbe, ishte njëri nga kriminelët më me ndikim i luftës dhe paqes në vitet e nëntëdhjetëa. Ngritja e tij nga një hajdut dhe bandit në një figrurë të shoqërisë së strisru postrsocialiste dhe më në fund edhe në një politikan dhe hero kmobëtaar simbolizon pikërisht rënien e Jugosllavisë nga një Republikë Federale të respektueshme të tiros në një katastrofë elementare të regjimite të Millosheviqit. Vetëm se vdekja e tij e dhunshme në janar të 2000, ende nuk e shënon fundin e mizerjes.v Arkani lindi më 17 prill të v. 1952 në Brezhiçen sllovene, si biri i një oficeri malazez të ushtisë poullore jugosllave i quajtur Velkjo Razhnatoviq, i cili aso kohe ishte istacionuar aty. Ai rininë e tij e kaloi kryesisht në Zagreb e Beograd. Lidhja atërore nuk fundsiononte siç duhet dhe ky ishte konflikti tipik jugosllav mes gjeneratës së vjetër të paepur dhe ishte shumë proaktike. Zheljkoja ishte një fëmijë i dalë keq. Qysh në moshën nëtër vjeçare ai iku pr herë të parë na shtërpia. Në moshën 14-vjeçare bëri vjedhjen e tij të parë. Ai i’a rrëmbeua çantën nga dora një gruaje në lulishten Tashmajdan të Beogradit dhe kreu më vonë klasën e fundit të shkollë tetë-vjeçare në burgun për të rinj në Novi Sad. Në moshën 17-vjeçare ai u dënua me gjysmë biti burgim për shkak të disa vjedhjeve të tjera. Veprimtaria e tij ndërkombëtare filloi më 1972 në Milano të Italisë ku ai shkëmbeu zjarre të fuqishme me lanin e mbretit të atjeshëm të nëntokës Ljuba Zemunac. Më vonë pasuan gjykime në Belgjikë, Suedi dhe Hollandë. Diku gjatë viteve të tij të hershme të cubërisë e quajti betën me nofkën Arkan, sipas tigrit në stripat e tij vizatimorë.

    Në vitet ’70 Jugosllavia, me “rrugën e saj të tretë” dhe si udhëheqëse e shteteve që nuk bënin pjesë në asnjëein ga paktet, në OKB ishte një anëtare e respektueshme e bashkësive të popujve. Për shtetin Jugosllav krimineli sishte kriminel dhe ishte gjë e prerë që në lishdje me këtë të kishte kritere siç i kishin vëndet e Evropës Perëndimore. Aso kohe Beogradi përpiqen në Bonn për ekstradimin e një ekstremiste ustash, i cili i kish bërë atentat një diplomati jugosllav dhe po të mos e kishte pasur ky pasaprotën gjrermane me të vërtetë do të ish ekstraduar.

    Në kërkim të kriminelëve si puna e Arkanit policia jugosllave përmes Interpolti bashkëpunonte me kolegët në botën perëndimore. Vetëm në prapaskenë ekzistrnote edhe një mirënjohje për mbertin arratisën të cilit në të vërtetë i shkonte ndoresh t’u ikte rojeve të burgjeve të ndryshëm por ama i cili kurrë nuk arrnte t’a shijonte lirinë më shumë se një javë. “Afishimin e kuq” të cilin zyra i Interpolti të Stokholmit më 1974 e lëshoi kundër tij, Arkani në jetën e tij të dytë si hero popullor e tregonte si trofe të tijin. Pas kësaj karrera e tij kriminele duhet t’u ngajante serbëve si një luftë e kahershme kundër një Perëndimi armiqësor – me shumë zgjarësi dhe me një guxim prej të marri ashtu siç luftoi i gjithë vendi kundër padrejtësisë së sandsioneve të Perëndimit armiqësro gjatë viteve ’90, Arkani qysh në djalëri i’a ksihte punuar të gjithë botës. Tamam si një betejë e fituar i kuftohej Arkanit arratisja e tij nga burgu Vervier i Belgjikës. Më 1979 i këërkuari që ksishte fletëarrest ndërkombëtar do të arratiset nga burgu i Malmës në maj të v. 1981 mga burgu Over Amstel i Amsterdamit, një muaj më vonë dhe nga spitali i të burgosurve në Frandkfrut më 1983 edhe nga Thoreberg-u zvicerian. Vitin e arratisjes nga Vervieri belgjian (1979) edhe zyra e Interpolit në Beograd kishte lëshuar një urdhër arrestimi ndaj kriminelit të rrezikshëm sepse Arkani kishte kryer një plaçkitje të armatosur në dhjetor të v. 1974 në Beograd. Vlerësimi ndryshe i krimece të Arkanit le të shpjegohet si një zinxhir ngajrjesht të zhvillimit shoqëror.

    Gjatë kohës para erës së Milosheviqit mirëpo menjëherë pas vdekjel së Titos në maj të v. 1980 do të fillojë bashkëpunimi i Arkanit me sekretariatin e policisë jugosllave (SUP). Nënës së tij papritmas do t’i jepet në dispozicion pa snjëfarë arsyeeje një banesë policore në Beograd - një shënjë kjo që dëshmon si i biri qëndronte mirë me njërin nga shërbimet në konkurrim. Në nëntor të v. 1983 policia do ta përgjojë të birin Zeljko në Banesën e nënës, pasi ai edhe një herë kish kryer një plaçkitje të armatosur. Arkani do të shkëmbejë zjarr me policinë. Edhe pse ai e kish qëlluar njërin nga policët në këmbë nuk shkuan as dy ditë kur u lirua me kusht nga burgu. Siç dukej ai kishte mbrojtje të fortë. Se ç’duhej të bënte Arkani si kundërshpërblim pr t’u mbrojtur para ligjit nuk u përket veprave me të cilat politikani i mëvonshëm do të mburret me ëndje. Kjo edhe sot e kësaj ditee ka mbetur nën hi. Meqë Arkani e mohnite më vonë çdo bashkëpunim me shëebimin sekret jugosllav, prandaj dhe nuk e pranoi vrasjen e trefishtë spektakolare në Gjermani, për të për të cilën gjë ende dyshon Shërbimi informatic gjerman (BND). Në Untergruppenbach në Heilbronn më 17 janar 1982 së pari do të ekzekutohen e pastaj do të hidhen në erë me gjithë BMË-në e tyre tre emigrantë shpiptarë dhe aktivistë të shquar politikë nga Kosova. Që të tre Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Zeka Kadriu sot heronjë kombëtarë në Kosovë gjatë vizitës së fundit të Titos në Kosovë më 1979 kishin organizuar një demnstratë sdhe flitet të kenë drejtuar nga Baden-Ëurttemberg-u edhe një organizatë të fshehtë me emrin “Fronti i kuq”.

    Hapin e parë në legalitet dhe fill pas kësaj dhe daljen në publik, Arkani mundi t’a bënte vetëm atëhere, pasi që Millosheviqi gjatë viteve 1987 dhe 1988 hap pas hapi kish arritur t’a merrte pushtetin në Serbi. Fillimisht i dënuari i shumëfisht hapi një firmë në Beograd e cila si e vetmja e mori të drejtën për të shtypur fanela për tiforzët me emblemën e klubit futbollistik “Crvena Zvezda”; Më 1989 ai bëhet dhe kryetari i klubit të “Delije-ve”, ashtu siç quhen dhe tifozët e klubit. Për të dy funksionet patjetër që duhej përkrahja politike. Nuk ishte rastësi që Arkani nga skena e futbollit u bë njeri publik. Përndryshe futbolli ishte zona tërheqëse për mëritë e tabuizuara nacionaliste në shtetin multietnik, dhe tendosjet kombëtare mes serbëve dhe kroatëve. Pas shumë vietesh dolën përsëri në sipërfaqe pas lojës famoze të futbollit mes Crvena Zvezdës së Beogradit dhe Dinamos së Zagrebit, më 13 Maj 1990. Përmes futbollit mund të thuheshin lloj-lloj parrullash jashtë vëndit. Edhe sot e kësaj dite disa nga udhëheqësit dhe klubet sporitve në Jugosllavinë e dikurshme vazhdojënë të jenë një dalje-urë të kriminelëve dhe politikës. Edhe zëvendësprokurori i përgjithshëm i cili në dhjetor 2002 u arrestua nën dyshimin e tregëtisë me gra, është kryetari i një grupi futbollistik. Është për tu potencuar se Arkani- i biri i një oficeri partizan dhe për gjatë kohës agjent i shërbimit të fshehtë komunist- rolin e tij e mori në klubin “e djathtë”, “nacioanal serb” të Beogradit dhe jo në “të majtin”, të orientuar pro jugosllav, pra në klubin e “Partizanit”. Në një intrervistë të hershme si parësore për Arkanin ishte se ai “dëshironte të mbante politikën larg nga klubi”. Ndër tifozët e klubit kishte ithtarë të Vuk Drashkoviqit, të udhëheqësist radikal Voisllav Sheshelj dhe të çetnikut të popullarizuar të asaj kohe Mirko Joviq, do të shprehej Arkani- të tre politikanë të opozitës së djathtë. Ithtarët e tyre partiak, të apasionuar pas futbollit ai dëshironte t’i bashkonte në një “trung” të përbashkët tifozësh. Përsa i përkiste detyrës së tij që tifort e rinj dhe shpesh të dhunshëm të opozitës të cilët mblidheshin rreth kklubit t’i fuste nën kontroll tpër regjinim ai muk foli fare.

    Zheljko Razhnatoviqi do të bëhet figurë politike vetëm atëherë kur më 11 tetor të vitit 1990 me disa shokë dhe të njohur kryeshisht huliganë të Beogradit themeloi në manastin ortodoks Pokajnica të tijën “Gardën Vullnetare Serbe” duke u bërë vetë “komandanti” i saj. Zgjedhja e vendit dhe përdorimi i simboleve kombëtare serbe ishte nj sinjal tjetër i opozitës antikomuniste. Vitin tjetër “Garda” mori pjesë n luftën në Kroaci dhe vendosi shtabin e saj të përgjithshëm të mbajtur nga serbët në Slloveninë Lindore. Këtu Arkani do t’a fitojë famën e tij kombëtare dhe së shpejti edhe famën e tij nderkombëtare. Ai me gjithë qejf i pranonte në shtabin e të të pëergjithshëm gazetarët mga mbarë bota, u’a shtinte frikën nga pak dhe u’a prezantonte tigrin e vogël “Milica”, maskotën e trupës së tij. Njerëzit e Arkanit “Arkanovci”, hynin nëpër fshatrat kroatë, i mbanin peng banorët dhe i shhrytëzonin vëndet e tyre si bazë për sulme ndaj mbrojtjes territoriale kroate.. në vëndlindje pra në Serbi krimineli shpejt mori famë ndërkombëtare. Arkani si askush tjetër dinte t’i nxjerrë në pah vlerat e veta patriarkalke të disiplinës dhe potencës. Ai nuk konsumonte as alkool as duhan për çdo ditë zgjohej ngë ora gjashtë të mëngjesti dhe u’a ndalonte njerëzve të tij çdo lloj konsumini të alkoolit. Ai me pesë gra kshte nëntë fëmijë dhe kur vdiq ishte bërë babëgjysh. Qysh më 1992 Arkani u zgjodh si kandidat i pavarur në kuvendin serb, në Kosovë ku zgjedhjet u bojkotuan nga shumica shqiptare dhe prandaj çdo kandidat u zgjodh me pak vota. Vitin tjetër Arkani do të themelojë të tijën “Partia e Bashkimit Serb”. Apeli i themelimit ndaj “vllezërve serb” i nënshkruar nga dora e tij prej gjysmëanalfabeti, do të lex si një paradi nëpër manifestimet nacionaliste të asaj kohe: “Vllezërit serb duhet t’ia zgjasin dorën vllazërore njëri tjetrit sepse të gjithë kanë një qëllim të përbashkët: bashkimin serb!” paria e Arkanit gjatë zgjedhjeve të v. 2000 fitoi më shumë se 5% të votave dhe hyri në parlamentin serb me 14 deputetë.

    Figurat e nëntokës n ë shërbimin zyrtar policor

    Beogradi, dikur “Parisi i Lindjes” dhe i vetmi metropl i vërtetë në Ballkan, ra shumë si qytet pas një dhjetëvjeçari të tërë luftërash dhe sanksionesh . mirëpo të shkosh të poshtë Danubit në drejtim të blloqeve të banesave me fasadë të rrjepur diku në anën e majtë sa po t’i kalosh dy-tre rrugica mund të zbulosh një botë tjetër. Një bar i vogël me muzikë të qetë ulëse në stilin e filmave të viteve ’50, tapeti i butë si pelush dhe i zi si korbi, metër katrorin e të cilit nuk e merr dot për disa qendra euro. “Klubet” në fasadat e renovuara e tregojnë reklamën e tyre ndërsa në rrugë qëndrojnë të parkuar më shumë vetura të tipit Porsche dhe Mercedes të klasit S.

    Këtu në perandorinë e ndërmjetëme të politikës policisë dhe krimit që nga v. 1991 kanë ndodhur përmbi 150 vrasje ende të pasqaruara sot. Kanë gjetur veten një ish president Ivan Stamboliq, dhe një ministër ende në detyrë Pavle Bullatoviq, dy shefa policie dhe një gazetar me emër dy miq të vjetër të familjes Millosheviq katër udhëheqës paramilitarësh dhe disa dhjetra bosa të nëntakës. “Kur kapej ndonjëri”. Shpjegon kriminologu beogradas Dobrivoje Radovanoviq “atëhere tek ai gjeje një librezë policie” siç thuhej zyrtarish në raste të tilla autori i krimit ose ndodhej për monentin në pushim, ose sapo e kish lënë punën në polici. Në të vërtetë rigjinin i Millosheviqit ksih dhënë me plan libreza policie në nëntokën beogradase. Kriminelët na bëheshin aso kohe kolegë. Rrëfen shefi i hershëm i Interpolit beogradas Budimir Baboviq “ata punësoheshin dhe me këtë fitonin dhe imunitet ndaj çdo ndjekje penale” njësoj si Arkani dhe Gishka disa nga ata fillonin një karrierë të dytë por ama jo më pak kriminele në Kroaci dhe Bosnjë si “mbrojtës të atdheut”

    Praktika e punësimit me plan të kriminelëve në shërbimin policor e ksihte angazhuar aso kohe edhe policin me emrin Radovan Stojiçiq, me nofkën “Bagja” sipas një figure brutale nga filmat vizatimorë me Popaj. Më 1991 në fillim të luftës së Kroacisë, Stojiçiqi u bë shef i mbrojtjes territoriale një milici qytetarësh kjo nga koha e socializmit për regjionet Slloven, Baranja dhe Syrmi Perëndimore në Kroacinë Lindore ku janë zhvilluar luftime nga më të ashprat. Kur filloi beteja e Vukovarit , Stojiçipi rekrutoi kriminelë ng listat kërkuese ndërkombëtare për t’i angazhuar në spastrimin etnik të regjionit të Kroacisë. Dëshmimtarët dëshmonin më vonë se Bagja e ksih kontroluar formacionin në fjalë dhe e ksih paisur me armatim modern. Si shpërblim për rolin e tij pas betëj së përgjakshme të Vukovarit ai u emërua shef i mbarë policisë së uniformuar serbe dhe zëvendës-ministër. Bagja bënte pjesë në ata pak të ekzekutuar nga një vrasës i maskur në restorantin beogradas “Mamma mia”, Sllobodan Millosheviqi dhe gruaja e tij morën personalisht pjesë në varrimin e tij.

    Skena e vrasjes së Gjingjiqit

    Njeri nga njerëzit më të mirë të Bagjës ishte Frenki Simatoviqi. “Vijnë Frenki-bojsat”!. Mjaftonte të përmendej kjo frazë në Kroaci dhe në Bosnjë gjatë viteve 90 dhe qytete të tëra i kapte paniku. Ai u bë edhe më shumë i njohur nëpërmjet trupës së mistershme speciale të policisë së fshehtë serbe pas vrasjes së Gjingjiqit. Qysh në Kosovën e viteve 1998 dhe 1999 si dhe gajtë konflikteve të mëvonshme ndër bashkësitë shpiptare të Serbisë Jugore, trupat me uniformat e gjelbërta dhe ngjyre kremi përhapnin frikë dhe tmerr. Atyre u mvishen shumë masakra nga ajo kohë e sidomos në Pejë nga ku e ka rrënjë vrasësi i Gjingjiqit Jovanoviqi. Sipas raportimit të një udhëheqëi i cili njihet vetëm me emrin Millosh, njësit i cili ishte nën urdhrat e Millosheviqit shërbente për te zbatuar operacione të fshehta kundër “terroristëve”. Frendi një polic i fshehtë me përvojë të madhe nga lufta në Kroaci i themeloi atë si një trupë gjysmë private paramilitare deri sa ajo u pranua si “Njësiti për operacionet Speciale” (JSO) në organet policore. Në luftë policët specialë dalloheshin para së gjithash nga kasollat e tyre prej kaubojësh. Emrin e ndonjërit prej anëtarëve të trupës të vendosur në kazermë të cilët fillimisht ishin të veshur krejt me të zeza mund të ndodhte që t’a merrje vesh vetëm rastësisht. Pas zëvendësimit të Frenkit komandën e mori legjiniori i dikurshëm i të huajve me nofkën Legija – Millorad Llukoviqi i cili më conë do ta drejtojë aksionin për vrasjen e Zoran Gjingjiqit.

    Sipas Millosheviqit trupa duhet të ketë numëruar rreth 1 000 vetë aq policë specialë ishtin dërguar në Kosovë në 1998 pë të asgjësuar UÇK. Gjingjiqi në v. 2000 dubte vetëm për 300 apo 400 veta. Të gjithë ishin ushtarë profesionistë thoshte Millosheviqi. Në verën e vitit 2001-"Frenki-Bojsat", hynë në grevë, ata kërkonin dorëhejen e ministrit të brendëshëm Dushan Mihajloviç. Në vend që të lëshonte pe, Gjinggjiqi i sfidoi me to, duke i vënë drejtërdrejt me zyrën e Mihajlloviçit. Mirëpo se kush e kontrollonte me të vërtetë njësitin, ose kush e dëgjonte atë, nuk ishte e vërtetë edhe pas grevës. JSO-ja mbeti ushtarakisht e armatosur. Ajo kishhte në dispozicion ranathedhës, disa helikopterë të vetët, korace mbrojtëse të tipit "Grizzly" dhe automjete luftarake amerikane, të destinuara për shumë përdorime. Paga mujore e një polici special në kohën e Millosheviqit, duhet të ketë vajtur deri në 8 mijë dollarë amerikanë, nja njëqind herë më shumë se të ardhurat mesatare në këtë vend. Legija, i cili deri në daljen e këtij libri ndodhej në arrati, nuk i përkiste mjedidit të mercenarëve kriminelë, por atij që në rininë e tij kishte pasur shansin të ngjizej jashtë Jugosllavisë. I riu Millorad Llukoviq, i lindur më 1968 në Beograd, nga mesi i viteve 80 i ishte bashkangjitur legjionit frances të të hujave, ku ai për shumë vite kishte shërbyer në një njësi parashutiste. Në fllim të luftëravbe në ish-Jugosllavi në vitet 90, ai do i bashkangjitet "Gardës Vullnetare ebe", të Arkanit, kryesisht të përbërë nga njerëz kriminelë. Nga aty, shefi i policisë do të marrë në trupën e tij speciale. Shpejt ai do të zëvëndësojë legjendën Frenki, si shef i JSO. Të njëtën rrugë e ndoqi pak më vonë, vrasësii Gjingjiqit, Zveki Jovanviq.

    Frenki, Legija dhe Bagja, krjonin elitën represive, të sistemit të Millosheviçit.Atij i shërbenin ato, atij i detyroheshin për gjithçka që kishin arritur. Megjithatë, edhe pas vrasjes së Gjingjiçit, qarkullonin thashetheme se dhe vetë kryeministri të kishte pasur një "deal" në skemën në fjalë dhe nëse mund të shprheshim kështu, të ishte ngatërruar keq me ta. Gjingjiqi dhe Legija, njiheshin me të vërtetë. Kur rrëzimi i Millosheviçoit, i dha shenjat e para pas zgjedhjeve të falsifikuara në vjeshtën e vitit 2000, Legija ishte komandant i JSO, e bashkë me këtë, ishte një figurë kyçe për suksesin, ose mossuksesin e revoltës. Zora Gjingjiç, koka strategjike e kryengritjes, e dinte fare mirë këtë dhe kërkoi të kontaktonte me vrasësit e tij të movonshëm, një burrë ky, që deri më atëherë, vetëm kishte dëgjuar të flitej. Gjingjiqi, ka raportuar me besnikëri gazetarit austriak Pol endvai, lidhur me këtë takim, gjë që mund të lexohet në shtypin evropian. Në fillim pas fjalëve të Gjingjiqit, kuptohet se ai kishte vënë kontat me Leginë, përmes një personi të tretë. Ai deshi të dinte nëse policia speciale, ishte ngarkuar me një detyrë të posaçme për zgjedhjet parlamentare, që ishin në prag. Legija e kishte mohuar këtë. Mrëmjen e rrëzmit të Millosheviqit, me 4 tetor 2000, sipas Gjingjiqit, ai me këshillën e gruas, i kishte kërkuar Legisë, takim me katër sy, për të qenë i sigurtë se si do të vepronte trupa e tij gjatë demostratës së shpallur, për ditën e nesërme. "Do të ta them se çmendoj i kishte thënë Legija. Gjingjiqi: "Po prandaj kam ardhur këtu"

    Legija: "Unë mendoj se Millosheviçi i ka falsifikuar zgjedhjet dhe unë as që e kam ndërmend të mbroj dikë, i cili i flsifikon zgjedhjet. Ja ku po ta them se çfarë ka për të ndodhur nesër. Ne kemi për të marrë nesër urdhër të intervenojmë, sepse ne jemi njësiti i veëm, cili është kompakt dhe mund të ntervenojmë"

    Gjingjiq:"he do të intervenosh?"

    Legija:"Po qe se refuzoj, Mllosheviqi do të ketë mjaft kohë në dispozicion, të gjejë dikë që do të më zëvëndësojë. Por ne do ta pranojmë këtë urdhër, do të dalim nga kazermat, ama nuk do të ndërhyjmë. Kushti im i vetëm është që njerëzit të mos drejtohen nga kazermat. Ta lënë të qetë ushtrinë dhe të mos gjuajnë mbi policinë, nëse ajo nuk gjuan e para". Gjingjiqi d të shtonte se legija e kishte marrë mbi vete përgjegjësinë, ai e kishte pasur komandën absolute mbi 400 njerëzit e tij. Të nesërmen, një turmë njerëzish prej mijëra vetësh, hyri dhe e mori me dhunë paralamentin, pallatin e televizionit shtetëror dhe everisë. Millosheviçi i braktisur nga njerëzit e tij dha dorëheqjen. Nëse e ka thënë Gjingjiqi krejt të vërtetën, këtë kurrë nuk kemi për ta marrë vesh. Ndoshta çelësi për vrasjen e tij, e cila ndodhi dy vjet e gjysëm më vonë nga ky çast, qëndron në takimin historik mes politikanit dhe shefit të policisë. Legija mbase e ka mbajtur fjalën, ose me gjakftohtësinë e tij ditën e revolucionit, ka dashur të fitojë një pozicion të qëndrueshëm në rrethana të reja. Mirëpo si shefi i policisë speciale nuk mbet edhe gjatë. Në fillim të majti të vitit 2001, ai me anë të disa të shtënave i vu zjarrin diskotekës beogradase "Tvrdjava" ku ishte stacionuar JSO. Ndërtesa në vlerë prej një milionë euro, u shkatërrua plotësisht. Para gjykatësit hetues, legija i pranoi të shtënat dhe u pshua nga puna e iu mor arma. Vetëm një muaj më vonë, ai u rrëfye përsëri, ku gjatë procesit gjyqsor, pranoi vrasjen e shumëfishtë, e cila në të vërtetë, kishte pasur të bënte me kryetrain e opozitës Vuk Drashkoviç. Së fundi, ai qëlloi me armë gjatë festimit të ditëlndjes së vejushës së Arkanit Ceca. Rreth orës pesë të mëngjesit, dikush kishte thirrur policinë. Legija e çarmatosi njërin nga policët me fjalët"Unë jam Legija, unë jam vetë Zoti"

    Nesër do të lexoni

    Sanksionet mes Serbisë dhe Malit të Zi

    =================================


    Këtu dua me thënë që kryeministri Berisha ,jp kot i akuzon disa të ps-së ( dhe këlyshet e tyre në Kosovë ) si klani i zemunit

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tani eshte ne rregull shkrimet qe dalin nga i njejti burim e njejta kuzhin dhe njerit qe punuan per te njejtin grupim kriminelo-politikserb pra mos e vet se te tregon vet se qe ju postoni vetem shkrime te mediave dhe te burimeve te shkieve ket e kemi dit kaher qysh se ne shkrimet e juaja shifet qart urrejtja nda Çlirimtarve te UÇK-se dhe qe ky far rroku me arkanin qe jan te njejt e qe kan punue te dyt kunder UÇK-se edhe ket e kemi ditpor nga ju vet nuk eshte rit qe ti tregoni keto
    sidoqoft ju vazhdone postoni me porosin e shefave te juaj
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    17 mars 2006 /TN

    Alban GJONI

    Në fillim i nderuari Bardh Pali (kushdo qofshi JU), pseudonim apo emër i vërtetë, unë dua të heq ty dyshimin, nuk jam pseudonim. Sa i përket pseudonimit kaq.

    E lexova me kënaqësi reagimin tuaj, nga fakti se në këtë mënyrë ndërtohet “toleranca”, për të cilën ju shkruani me pasion. Mirë se shkruani. Ndoshta edhe keni të drejtë në këtë që shkruani, por unë nuk kam dijeni të mjaftueshme për tolerancë, apo ndoshta nuk jam i bindur në këtë. Duke jetuar në perëndim, ku toleranca nuk është teori por praktikë, mua kjo çka bëhet në jetën shqiptare me duket bash jotolerancë. Sa herë që flitet per tolerancë më bëhet të qeshem me vetën. Ne jemi shumë jo tolerant si popull.

    Për këtë shembull më qesharak kemi përçarjet politike, të cilat zaten janë prodhim i “tolerancës” së llojit të Mark Krasniqit dhe shkruesve si ti e të tjerët që përkrah ti. Të mos keqkuptohemi, pajtohem plotësisht me atë se duhet kultivuar toleranca, por jo duke shfrytëzuar tjetrin dhe duke e konsideruar të pavlerë, minoritet e kushedi çka jo tjetër.

    Po i nderum, a nuk është shenjë e mos tolerancës çështja e Katedrales Katolikë në Prishtinë? Fort i nerum, tolerancën unë, nëse e njoh mirë domethënien e këtij termi e shoh më shumë në përditshmëri, se sa në goja të njerëzve sikur Mark Krasniqi. Për mua, toleranca nënkupton reciprocitet dhe jo aspak dëgjueshmëri. Nejse, kjo nuk është temë e debatit tonë dhe ideve që unë kam shtruar në lidhje me partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

    Nejse, tja nisim nga ideja që shtroj unë dhe nga kundërshtimet që sjellin ju.

    Së pari, dua të heq çdo dilemë në atë që kam thënë unë dhe të them se ti je keqkuptuar plotësisht ne venin e titullit, kur thoni se a i duhet identiteti kristian i PSHDK-së, sepse e përcjellni debatin në aspekte religjioze, në të cilat unë s’kam hyrë. Sa për informacion, çdo parti politike ka një ide rreth së cilës angazhohet. Dhe këtë duhet ta dini edhe ju mirë kur thoni se jeni një ndër ata që njihni rrethanat e brendshme të kësaj partie që mua me lënë të besoj se do jeni një nga ata që jeni thumbuar.

    Ashtu sikur radikalet ta zëmë sillen rreth ideve radikale, liberalet rreth ideve liberale, demokristianet kudo në europë janë të përqendruara nga vlerat kristiane. Kjo aspak s’do të thotë se programi i saj është religjioz. Përndryshe s’do kishte kuptim aspak demokracia perëndimore. Përveç kësaj, të jesh i bindur se flamuri kombëtar i kësaj partie, përmes idesë kristiane vetëm do të rritet, ashtu siç është për shembull me kristiandemokratët në Gjermani, e Kosova do sheh dritat më shpejt.

    Sa i përket asaj që unë e kam quajtur servilitet i PSHDK-së në raport me LDK- qëndroj mrapa. Por këtë gja e kanë thënë edhe shumë analist kosovar.

    Ju shtireni si njohës i mirë i rrethanave në PSHDK. Diçka më mirë se unë më duket. Por i ikni qëllimisht temës së debatit që konsiston në përçarjen që ka kjo parti; përçarje që ka një emër dhe një mbiemër, lidhet me një grup servilësh të përfaqësuar nga Nazmi Halmi, Mustaf Halili, Rrok Berisha, Angjelina Krasniqi, Refik Halili, Anton Shala etj., që kanë qenë dhe po mbesin pengesë e avancimit të kësaj partie. Përse nuk e thoni këtë pasi njihni mirë rrethanat në këtë parti. A nuk është e turpshme për Mark Krasniqin që për zëvendësi ministre të Kulturës të qoj një vajzë (nuk e di a është zonjë a zonjushë, të më fal) si Angjelina Krasniqi.

    Gafa të këtilla ka mjaft. Një ndër të cilët lidhet edhe me emrin e Nazmi Halimit kur ishte drejtor në Qendër të Studentëve që u detyrua vetëm pas grevave të shumta të tërhiqet.

    Ti që je njohës i këtyre rrethanave dhe që flisni për Mark Krasniqin në superlativ duhet të thoni të vërtetën vetëm rreth kësaj partie, ndërsa për temat tjera të tolerancës, mund të bisedojmë në tjera debate dhe të karaktereve tjera. Mbes i mendimet se Krasniqi është njeri i madh i kohës. Por “toleranca” e tij dhe e grupit të tij që tash është i ndarë në krah të tij dhe në krah të Zef Morinës është e dëmshme për këtë parti e cila për të keq tash po ndalet në dy pjesë.

    Një pjesë është diku e përfaqësuar nga Lazër Krasniqi. Një pjesë s’po dëgjohet. Ku është Sarë Gjergji. Unë i shoh gjithë të flasin në emër të kësaj partie por këta jo. Kështu dyshoj që kjo parti mund të shuhet krejt. Nëse keni diçka në lidhe më këtë që shtroj unë, duke lënë anash xhamiat e kishat, pashkët e bajramin, priftin e hoxhën, gratë e burrat, do bisedojmë.

    PSHDK ka probleme të tjera, ndërsa feja është instrumentalizuar nga dy grupet për qëllime të këqija. Dhe në këtë më së shumti kanë “kontribuar” Mark Krasniqi dhe Nazmi Halimi me shokë.

    Një këshillë dashamirëse: bota perëndimore në të cilën kemi qëllim të hyjmë, të integrohemi tolerancën e sheh ndryshe nga qe shohim ne. Tash zgjedh mes tolerancës së Kosovës dhe Shqipërisë (me qeshet për këtë ngase po sot në Parlamentin e Shqipërisë janë grushtuar dhe një gjë e tillë ndoshta do të “ndodhte” edhe në Kosovë sikur mos të na ruanin këta të huajt)- dhe asaj Perëndimore. Unë mendoj se për një tolerancë perëndimore në thelb kemi më se nevojë. Besoj se pajtohesh në këtë. Ndërsa për PSHDK bënu i sinqertë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Koment

    NË EMER TË KOSOVËS.!?

    Rrok BERISHA

    Shqiptaret benë luftë në emër të Kosovës. Gjithë aji lum gjaku, gjithë
    ato jetëra qe u shuan , gjithë aji shkrumb, u bë në emër dhe për lirinë e
    Kosovës. Fatkeqësisht në " emër" të Kosovës dhe " për " Kosovën , tash e
    shtat vjet pas në liri, po ndodhin shumë e shumë vrasje gjithnjë
    "enigmatike" , edhe pse të ngjyrosuar e motivuara politikisht, i gjithë ky
    tmerr e dhunë u krye në "emër " të Kosovës. Shtytësit dhe autoret e kësaj
    te keqej janë prezent ne jetën tone , politike dhe të biznesit. Janë ata
    që më çdo kusht, tentonin të jenë të parë, ta monopolizojnë pushtetin, dhe
    për të realizuar qëllimet e tyre dhe grupeve, nuk zgjedhin mjete e as formë
    . Edhe në kohën pos Rugovian, shumë po flitet e manipulohet si ne emër te
    Kosovës ashtu edhe më emrin e Presidentit të ndjerë dr. Ibrahim Rugovës.
    Partia më e madhe në pushtet LDK-ja , disi si e hutuar nga humbja e
    Presidentit dhe liderit shpirtëror të shqiptarëve , është pak sa inerte dhe
    nuk po ka forcë, mjaftueshme që të përballet, le brendapërbrenda vetës e le
    më "bajlozët " e zi. Me kundërshtaret e përbetuar politik e ideologjik. Nga
    kjo rrjedhojë, edhe padashje vjen dukuria e " të lëshuarit pe" , apo e të
    "moderuarit të menjëhershëm" , apo të detyrushemë të LDK-së. Ky " modelim"
    apo "lëshim pe", të anëtarësia e gjerë , mund të merret-kuptohet , edhe si
    mospërfillëse, apo shkelje e kontributit , dhe gjakut te të gjithë atyre që
    ranë në altarin e lirës, në mbrojtje të vlerave demokratike, paqen dhe
    unitetin, luftës se gjatë e të mundimshme një dekadë e gjysme. Frika nga
    hijet dhe etja e lakmia për karrige , mund të sjellin lëkundje
    brendapërbrenda LDK-së, dhe ftohje të anëtarësisë, madje edhe asaj më
    militante. Për asnjë çmim nuk duhet lejuar që të keqpërdoret dhe
    manipulohet me emrin dhe veprën e ish Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim
    Rugova, dhe më kinse "amanetet " e tij. Duhet ndërprerë , bishtin gjithë
    atyre individëve që përmes "amanetit" të Ish Presidentit Rugova , tentojnë
    të përfitojnë apo të organizojnë grupime te veçanta politike brenda
    LDK-së. Por në anë tjetër ata tentojnë që edhe shumë gjerave të ua
    ndonjë plafin.!
    Ekziston frika, se gjithnjë duke u thirr në emër të Kosovës , mos po
    fillon epoka e rehabilitimit edhe të politikës vrastare, që u be këtyre
    viteve në liri ne Kosovë.! Dhe nëse po! A vërtet po behët kjo vërtetë për
    interes të Kosovës, apo nga frika, apo për interes të Kërrigës!? Na mbetet
    të shohim!
    Askush askujt nuk mund ia mohon e as uzurpoj meritat për veprën e berë ne
    llogari te çështjes kombëtare, por as që do të mund ta rehabilitoj këndë,
    nëse ai ka bërë apo benë keq keqë, ne dëm te Kosovës dhe të qytetarëve.
    Fatbardhësisht numri i të parëve - atyre që ndihmuan dhe u flijuan për
    Kosovën është më i madh. Kur jemi këtu, shpresojmë se edhe pluhuri se
    bashku me madhështinë e brishtë që këto ditë u ngrit më një marketing tash
    veç të njohur , për raste të këtilla do të pushojë...! Do shihet e kuptohet
    se nuk ishte dhe s`u bë asgjë e re, asgjë interesante për kohën dhe
    momentin në të cilën gjendet dhe dëshiron të jetë Kosova. Instalimi
    eventual edhe i një klase të re fotelistesh, më një staf të vjetër të
    degjushmish, jo profesional, është ne dëm të Kosovës. Ceshtjën Kosovës
    mund ta shpijnë në një qorrsokak. Me ketë edhe do shkelet amaneti i
    mijërave veprimtarëve dhe gjaku një armate të terë që u flijua për Kosovën,
    për vijën institucionale të sajë , të prirë nga burrështetasi dr. Ibrahim
    Rugova. Andaj duhet pasur guximin qytetarë dhe vetëdije prej intelektuali,
    që për hir të ardhmërisë së Kosovës, më vetëdije mos ti pafajsojmë dhe
    heroizojmë , Bosët e krimit të organizuar politik e ekonomik. Kosova është
    më shumë se një karrige , se një individ..! Shqiptaret ne kohen më të
    rendë, ditën të organizohen, e mobilizohen si komb, që ta shporrin
    çizmen e ushtrisë e të polices okupues serbe . Lufta u bë ne emër të
    Kosovës. Gjithë aji lum gjaku, aji shkrumb u bë në emër të Kosovës.
    Vrasjet "enigmatike" të pas luftës u benë në "emër " të Kosovës. Athu u
    desh e gjithë kjo , që shtatë vite pas luftë , ta kuptojmë rendësin e
    peshën e Kosovës...? Kush ishin e janë ata që i çështjes madhore të
    Kosovës tentuan ti humbin kuptimin.? A kemi zemër, qëndrim e forcë , që të
    ndalim , që ata të cilët vranë, ekzekutuan njerëz të politikës të pa
    fajshëm , njerëz që vranë Kosovën , të mos i lejojmë që të thirren në emër
    të Kosovës.! Ne ketë pyetje duhet të përgjigjen ata të cilët sot më shumë
    se kurrë po "veprojnë" e "thirren " në emër të Kosovës , duke legjitimuar
    krimin.!!! Është shumë e rendë për gjithë të vrarët dhe gjakun e derdhur,
    nëse rehabilitohen bosët e krimit te organizuar politik.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2006
    Postime
    7
    Ti ore zoteri Rrok a Krrok a si e ke emrin,ne keto shkarravinat tua te cilat sdo ti botonte asnje fletushke e verdhe ne asnje vend civilizues te botes,i jep veti te drejte te besh prokurorin e gjykatesin e ngjarjeve dhe njerezeve qe ne momentet me te veshtira kur ti bridheshe bordeleve te Zvicres,ata barten tere peshen e asaj lufte heroike qe u kurorezua me firoren,e cila mund te quhej mrekullia e shekullit XX. Ti qe endeshe si nje qen endacak duke mashtruar njerezit e ndershem,tani nuk prane duke vjellur vrere ndaj atyre qe okupatorin serb e larguan nga Kosova. Ti me qellim te lartesimit te pseudovlerave nuk len rrene as akuze pa bere per luftetaret e vertete. Per ata qe ti nuk au vlene as pluhurin e opingave.Larteson Tahir Zemajn i cili ne shtator te vitit 1998 dezertoi duke urdheruar mijera ushtare qe kishte nen komande te gjuajne armet dhe te ikin per Shqiperi,derisa ai iku neper Mal te Zi,duke lane shume te plagosur ne duarte e mizorise serbe.E din ti ore i padenje se trathetine me te madhe gjate tere ketyre ngjarjeve e beri Tahir Zemaji,i cili nuk u kthya me te luftoje.,ai edhe kishte ardhe me detyre te shkatrroje UÇK-ne.Iku atje tek ju dhe e mbanit si ogiq te ulur neoer kryesite e mbledhjeve te partise suaj ti e ai matufi plak qe pat votua ne Kuvendin e Prizrenit qe Kosva te mbetet nen Serbi. Krekoseshi se gjoja kishit nje kolonel te JNA ne kryesi.Ai me ate "ushtrine " e tij tentoi pas hyrjes se NATos te futet ne Koosve me autoblinda e topa ,sikur donte te lironte Koosven nga NATO,por ushtria shqiptare i qarmatosi si thone deri ne kemishe e ne klina dhe ata iken si lepujt ne perendim.Ti ore Rrok flet sikur po e tregon prrallen e Bali Katravelles,po keto ngjarje ndodhen tani ,dhe kesi prrallash mund tu tregosh vetem femijeve pa mesuar shkrim e kendim. Ata per dite percjellin ne programe televizive trimerin dhe heroizmin e heronjeve te vertete,dhe askund nuk e gjejne ate heroin tend .Te them te drejten rastesisht hasa ne keto shkrime tuat dhe mbeta i habitur me vrerin dhe urrejtjen qe shkruan per luftetart e vertete te lirise.Nuk dallon fare nga propaganda dhe akuzat e Beogradit.Paske shkruar koxha shume zotrote .Ke pyetur ndonjehere perse keto fyerje e akuza per qlirimtaret te jane kaq identike me shkrimet dhe deklerata e beogradit.Cilin mision kryen ti me keto shkrime dhe mos e ke patronin ne Beograd? Keto perpjekje te mjeraneve te Bothes Sot dhe te disa bashkemendimtareve tuaj te cilet po pakohen perdite fale zotit,nuk do te mund pakesojne fare shkeleqimin dhe lavdine e luftetareve te lirise ,te cilet fituan simpatine e Amerikes dhe NATO-s dhe arriten te realizojne te pamunduren,te shporrin okupatorin serb nga Kosova.Bene ate qe ju pollavraxhinjte as enderr nuk keni guxuar ta shihni,ju qe friksoni popullin se serbi do te na qfaroste per dy dite.Politika e mykut dhe mashtrimeve vdiq ore zotrrote,tani ne Koosve fryne erera te reja pranverore,ererat e unitetit dhe pavaresise se vertete.Politika e mykosur e prapaskenes dhe korrupcionit e mashtrimit po peson fijasko.Ju mund te qirreni dite e nate por asgje me nuk eshte si ka qene .Per pollavraxhinjete e mashtruesit nuk ka vend ne skenen politike te Kosoves.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Entoni5 : 02-04-2006 më 19:15

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Koment

    NË EMËR TË KOSOVËS!

    A thua u desh e gjithë kjo që shtatë vjet ta kuptojmë rëndësin e
    peshën e Kosovës?!!! Kush ishin e janë ata që çështjes madhore të Kosovës
    tentuan t'ia humbin kuptimin?! A kemi zemër, qëndrim e forcë që të
    arrestohen ata që t'i ekzekutojnë atdhetarët?

    Rrok BERISHA
    rrokberisha@hotmail.com

    Shqiptarët e bënë luftën në emër të Kosovës. Gjithë ai lumë gjaku,
    gjithë ato jetëra që u shuan, gjithë ai shkrumb, u bë në emër dhe për lirinë
    e Kosovës. Fatkeqësisht, në " emër" të Kosovës dhe " për " Kosovën , tash e
    shtat vjet, po ndodhin shumë e shumë vrasje gjithnjë "enigmatike" , edhe
    pse të ngjyrosuar e motivuara politikisht, i gjithë ky tmerr dhe e gjithë
    kjo dhunë u krye në "emër " të saj. Shtytësit dhe autorët e së keqes janë
    prezentë në jetën tonë politike dhe të biznesit. Janë ata që më çdo
    kusht tentonin të jenë të parët, ta monopolizojnë pushtetin, dhe t'i
    realizojnë qëllimet e tyre dhe të grupeve. Për këtë, nuk zgjedhin mjete e
    as formë . Edhe në kohën posrugoviane, shumë po flitet e manipulohet në
    emër te Kosovës dhe më emrin e presidentit të ndjerë, dr. Ibrahim Rugovës.
    Partia më e madhe në pushtet, LDK-ja, disi, si e hutuar nga humbja e
    Presidentit dhe liderit shpirtëror të shqiptarëve , është pak sa inerte dhe
    nuk po ka forcë të mjaftueshme që të përballet me "bajlozët " e zi. Me
    kundërshtarët e përbetuar politikë e ideologjikë. E si rrjedhojë lëshon pe,
    që nga anëtarësia e gjerë mund të merret-kuptohet edhe si mospërfillje a
    shkelje e gjakut të të gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë në mbrojtje
    të vlerave demokratike dhe paqes. Frika nga hijet dhe etja e lakmia për
    karrigie, mund të sjellin lëkundje brendapërbrenda LDK-së, dhe ftohje të
    anëtarësisë, madje edhe asaj më militante. Për asnjë çmim nuk duhet lejuar
    që të keqpërdoret dhe manipulohet me emrin dhe veprën e ish-presidentit
    të ndjerë, dr. Ibrahim Rugovës, me kinse "amanetet " e tij. Duhet
    ndërprerë bishtin gjithë atyre individëve që përmes "amanetit" të Ish
    Presidentit Rugova , tentojnë të përfitojnë a të organizojnë grupime te
    veçanta politike brenda LDK-së. Por, në anën tjetër, ata tentojnë që edhe
    shumë gjerave t'ua vënë plafin.
    Ekziston frika se gjithnjë duke u thirrë në emër të Kosovës të fillojë
    rehabilitimi i të gjithë atyre vrasjeve që u bënë në liri! Instalimi
    eventual edhe i një klase të re fotelistësh, me një staf të vjetër të
    dëgjushmish jo profesionalë, është në dëm të Kosovës. Çështjen e saj mund
    ta shpijnë në një qorrsokak. Me ketë edhe do shkelet amaneti i mijëra
    veprimtarëve dhe gjaku i një armate të tërë që u flijua për Kosovën, për
    vijën institucionale të saj , të prirë nga burrështetasi dr. Ibrahim
    Rugova. Andaj, duhet pasur guximin qytetar dhe vetëdijen prej intelektuali,
    që për hir të ardhmërisë së Kosovës, më vetëdije mos t'i pafajsojmë dhe
    heroizojmë bosët e krimit të organizuar politik e ekonomik. Kosova është më
    shumë se një karrigie, se një individ. Shqiptarët, në kohën më të rendë,
    ditën të organizohen e mobilizohen si komb, që ta shporrin çizmen e
    ushtrisë e të policisë serbe . Lufta u bë në emër të Kosovës. Gjithë ai
    lumë gjaku, ai shkrumb u bë në emër të Kosovës. Vrasjet "enigmatike" të pa
    luftës u bënë,po ashtu, në "emër " të Kosovës. A thua u desh e gjithë
    kjo që shtatë vjet ta kuptojmë rëndësin e peshën e Kosovës?!!! Kush
    ishin e janë ata që çështjes madhore të Kosovës tentuan t'ia humbin
    kuptimin?! A kemi zemër, qëndrim e forcë që të arrestohen ata që t'i
    ekzekutojnë atdhetarët? Në këtë pyetje duhet të përgjigjen ata të cilët
    sot, më shumë se kurrë, po "veprojnë" e "thirren " në emër të Kosovës ,
    duke legjitimuar krimin. Nëse nuk arrestohen kriminelët,shkilet gjaku i
    atyre atdhetarëve që u vranë në liri.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2006
    Postime
    7

    Rrok Berisha,hetues,prokuror,gjykates dhe ekzekutues ,mos eshte teper?

    [QUOTE=Arb]Koment

    NË EMËR TË KOSOVËS!

    A thua u desh e gjithë kjo që shtatë vjet ta kuptojmë rëndësin e
    peshën e Kosovës?!!! Kush ishin e janë ata që çështjes madhore të Kosovës
    tentuan t'ia humbin kuptimin?! A kemi zemër, qëndrim e forcë që të
    arrestohen ata që t'i ekzekutojnë atdhetarët?

    Rrok BERISHA
    rrokberisha@hotmail.com

    Shqiptarët e bënë luftën në emër të Kosovës. Gjithë ai lumë gjaku,
    gjithë ato jetëra që u shuan, gjithë ai shkrumb, u bë në emër dhe për lirinë
    e Kosovës. Fatkeqësisht, në " emër" të Kosovës dhe " për " Kosovën , tash e
    shtat vjet, po ndodhin shumë e shumë vrasje gjithnjë "enigmatike" , edhe
    pse të ngjyrosuar e motivuara politikisht, i gjithë ky tmerr dhe e gjithë
    kjo dhunë u krye në "emër " të saj.

    Autori i ketyre shkrimeve vertete meriton vemendjen ne mos per asgje tjeter atehere se paku ta shpallim Sherlock Holmes -in e Kosoves.Ai tashme ka kryer te gjitha hetimet ,ka vertetuar qdo gje,Ka kryer punen e organeve te rendit,te hetusit ,te prokurorit,madje edhe te gjykatesit,Tani duhet ta mveshim me kompetencat e Enver Hoxhes dhe ky fare Rroku do te mbush burgjet dhe do i pergadise skuadrat e pushkatimit.Kush jane te dyshuarit,te akuzuarit,te gjykuariot pra ata qe presin ekzekutimin.Kush tjeter pos ata qe nuk i perkasin opcionit politik te autorit te ketyre shkarravinave.

    Asnje fjale ne shkrimet e ketij mjeshtri te frazave dhe akuzave per mijera gra e femije,pleq e te rinje te vrare.te masakruar,per mijera femra te dhunuara shqiptare nga kriminelet serb dhe trathetaret shqiptare qe nuk mbeten aspak pas patroneve te tyre ne brutalitetin dhe egersine jonjerezore. Ketij autori aq i bene per keta xhelate te cilet te gjithe jane ne liri ,shum prej tyre madje shetisin Kosoves. Ky "patriot" Rroku pra nuk e brengose fare kjo,madje as fati i atyre eshnat e te cileve u dhunun edhe per se vdekuri duke i gjuajtur neper lumenje e hendeqe te Serbise. Pse te lodhej ky per ata qe nuk degjuan keshillat e liderit historik per te ju permbajtur opcionit te durimit dhe nenshtrimit,opcionit te peruljes dhe gjunjezimit perballe okupatorit. Nuk hyne as mundimit te korigjohet kur flete per vrasjet e pas luftes ,per ata shqiptare qe theren,dogjen dhe dhunuan bashkombas te tyre bashke me hordhite serbo-qetnike. Ky pizaveng autori madje e perjashton mundesine qe vrasja e veprimtareve politik dhe luftetareve te lirise ne periudhen shtate vjeqare ,ka mundesi te jete veper e sherbimeve sekrete e te sigurimit te okupatorit i cili hapatas ka pranuar se rreth 5000 shqiptare punojne per keto sherbime.Asnje fjale per kete mundesi edhepse , nese behemi real ,me shum jane vra pjestare te krahut te luftes se sa te opcionit paqesor gjate shtate vjeteve te kaluara. Por berja e zhurmes me qellime te perfitimeve politike ,ka qene mjete per te dizorientuar qytetaret e Kosoves. Me kete jane sherbyer duke filluar nga presidenti i vdekur e deri te gjitha mediat ne sherbim te opcionit te gjunjezimit.Nuk pritej madje asnje dite per verifikimin paraprak te organeve kompetente,dilej menjehere me akuza ngdaj pales tjeter. Opcioni tjeter politik kurre nuk doli pas vrasjes se pjestareve te tij me akuza te tilla per kundershtaret politik. Ne tere boten demokratike me gjetjen e vrasesve dhe porositesve,pra kriminelve merren organet kompetente e jo partite politike.
    Perse nuk shkruan ky autor ,per sa vrasje te tille "enigmatike" zyrtarisht u vertetua se u bene me porosi dhe per qellime politike dhe u vertetuan akuzat e ketyre zhurmxhinjeve si autori i ketyre shkrimeve. Por keta nuk pushojne,se keshtu qene mesuar ne sherbimin e komiteteve te LKJ-se qe i paguante .Kete trashegimi e vazhduan nen patronatin dhe porosite e liderit "historik" te LDK-se, i cili u sherbya me te gjitha marifetqlliqet komuniste e enveriane per te mbetur ne "pushtet".
    Pas largimit te tij fizik nga kejo bote filloj demontimi i tere piramides se sherbimeve dhe komiteteve kriminale dhe propaganduese te organizuara ne prapaskenen e erresires se ketij lideri qyqar. Tani kur me te madhe ka filluar te notojne ne siperfaqe ndytesia e mashtrimi,korrupcioni e kriminaliteti madje deri te organizimi i vrasjeve nga keto qarqe,eshte i kuptushem nxitimi i Rrok Berishes per te ekzekutuar kundershtaret politik dhe per te sulmuar ata qe nuk po mbrokan skemat kriminale e mafioze te presidentit "historik".
    Ne vend qe te pershendetet perpjekja e lidershipit te LDK-se per luftimin e korrupcionit ,krimit dhe prapaskenave kriminale te politikes me qellim te transparences dhe normalizimin e skenes politike Kosovare , e cila eshte ne favor te qytetareve te Kosoves.Fundja e fundit eshte standard demokratik ,pa te cilin nuk ka prosperitet dhe udhetim drejt Europes,ky Rroku me disa Rroka te tjere i bjen me tere forcen daulleve te vjetra te armiqeve te partise dhe popullit. Nuk e ka kuptuar ky i mjere se kenget e Bali katravelles nuk jane ne agjenden e Standardeve Euro-atlantike.
    Nese Rrok Berisha vertete eshte marre me hetimin e vrasjen e cilitdo shqiptare dhe ja fakte e ftoj te kete kurajon qytetare dhe te dorezoje keto fakte ne prokurorite.Nese nuk i beson asaj vendore ,te urdheroje ne Prokurorine Nderkombetare . Por mos te leh ne hene si thone populli sa per te bere mjegulle.Koha e ketyre fare gazetareve te ideologjise po perendon andaj Rrok opcioni per te cilin ti po bene thirrje nuk eshte i gjalle.Ktheu ka kybja .
    Per te akuzuar,hetuar,gjykuar dikend duhet te keshe argumente e jo pollavra gazetreske. Kesi padishe kemi lexuar me mijera ne BOthen Sot. Ke pyetur ndonjehere veten pse shkrimet tuja dhe te shtypit te Beogradit jane identike ne thelb? Une kam te drejte te dyshoj se pasi ju vdiq burimi i financimit indirekt,ju jeni lidhur direkt me financieret e Beogradit per shkarravina te tilla.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Entoni5 : 08-04-2006 më 07:50

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shkrime te vjetra nga gjuha shqipe
    Nga Davius në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 10:05
  2. Citime nga Shkrime te Anetareve te Forumit
    Nga Borix në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 09:49
  3. Kërkoj shkrime në anglisht të Lion Feihtvanger
    Nga Dara në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-03-2007, 22:23
  4. Disa shkrime rreth budizmit
    Nga drini_në_TR në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 12:56
  5. Shkrime edhe mesime nga Shen Rafaili...
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-02-2003, 08:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •