Koment
TË SHPËRNDAHEN FORMACIONET PARALELE SERBE
Edhe një sulm i serbëve u bë siç sulmuan edhe më parë. Kjo të bën të kuptosh se kriminelët serbë , pasi që nuk përballen me drejtësinë janë shumë
aktivë nëpër enklava, duke organizuar trazira të reja në prag të zgjidhjes
së statusit. Heshtja e ndërkombëtarëve ndaj prezencës së njësiteve
sekrete të sigurimit serb e të grupeve të armatosura serbe nëpër
enklava ,mundëson që kriminelët serbë ta gjakosin përsëri Kosovën. Ata
organizojnë rrahje, vrasje të shqiptarëve , por edhe të serbëve, që e kanë
kuptuar realitetin e ri në Kosovë. UNMIK-u e KFOR-I nuk duhet lejuar
barikadimet e kriminelëve serbë nëpër enklava e as në pjesën veriore të
Mitrovicës, sepse ata janë burim i së keqes.
Rrok BERISHA
Rrokberisha@hotmail.com
Këto ditë jemi dëshmitarë të një sërë sulmesh të ekstremistëve serbë që
bënë ndaj shqiptarëve në Kosovë , por vala e dhunës serbe këto ditë ka
filluar edhe ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore , Preshevë , Bujanovc
dhe Medvegjë. Sulmi më I ri , ku pësuan nxënësit shqiptarë, ndodhi vetëm
pesë kilometra larg kryeqytetit të Kosovës Prishtinës, ku është e
vendosur e gjithë elita ushtarake e politike vendore e ndërkombëtare.
Këto dhe rastet e mëparshme, kur sigurimi serb inskenoi vrasjet e serbëve
për t` ua veshur shqiptarëve.
Kjo nuk përputhet me deklaratat pompoze të
këtyre ditëve të përgjegjësve ndërkombëtar për rend e siguri se në Kosovë
mbretëron një situatë e mirë e sigurisë . Eprorët më të lartë u zotuan se
KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut është në gjendje gatishmërie për të bllokuar
çfarëdo provokimesh. Dhe u zotua se " nuk do të tolerojë dhunë e as
trazira të reja" në Kosovë.
Është e çuditshme se si asnjëherë nuk i përmendin grupet e armatosura
paramilitare serbe, që janë shtrirë nëpër enklava serbe dhe në pjesët
veriore të Mitrovicës. Është një e vërtetë se me apo pa vetëdije, policia e
UNMIK-ut dhe qarqet relevante që merren me çështje të sigurisë në
Kosovë , që nga 1999 e këndej, lejojnë shërbimet e zbulimit dhe të
kundërzbulimit serb që të veprojnë lirshëm në Kosovë .
Mospërmendja dhe dhënja e "porosisë", por edhe mosndëshkimi i grupeve të armatosura dhe të shërbimeve serbe që manovrojnë duke e destabilizuar paqen dhe sigurinë në Kosovë , është një gabim i madh , qe nuk i kontribuon paqes e sigurisë në Kosovë , e as regjionit. Sepse kjo ka mundësuar që enklavat të jenë të stërmbushura me armë . Kështu, në zemër të Kosovës po rigrupohen për ta gjakosur Kosovën përsëri.
Këto njësite vrastare duan ta bllokojnë Kosovën. Është jologjike dhe e
dëmshme , por edhe e turpshme , që një grupi serbësh I lejohet ta bllokojë
rrugën nacionale dhe të gjuajë me gurë në prezencën e të dyja policive ,
UNMIK-ut dhe të SHPK-së. Grupet serbe , kur të duan mund ta bllokojnë edhe qarkullimin e policisë së UNMIK-ut, e mos të flasim për SHPK-në !!!
Kjo është e patolerushme ,dhe mund të sjellë reagime të palës shqiptare, sepse është e ditur se dhuna sjell dhunën, arma e kërkon armën, e këto të dyja sjellin vetëm të këqija. Prandaj edhe grupet e armatosura që muajt e fundit janë lajmëruar në Dukagjin dhe në pjesët e tjera të Kosovës mund t`ua kthejnë përgjigjen grupeve serbe vetë.
Armatosjen e serbëve në enklava , dhe në pjesën veriore të Mitrovicës po e
bën vetë shteti serb. Për nga numri, Kosova është rekord sa u përket
forcave të sigurisë ,veçmas atyre policore e ushtarake ndërkombëtare.
Pra,është vendi më i mbuluar me to, dhe duhet të jetë edhe vendi më i
mbikëqyru. Por, fatkeqësisht e çuditërisht, është edhe vendi më i
frekuentuar i shërbimeve të huaja sekrete. Këto shërbime më lehtë se në çdo
vend në regjion ,qarkullojnë e veprojnë shlirshëm së bashku me grupet e
armatosura kriminele serbe nga enklava në enklavë , të cilat po luajnë
rolin e njësiteve "mbrojtëse", dhe furnizuese të enklavave me armatim e
mjete të tjera të dhunës.
Policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i, që janë këtu për stabilitet të qëndrueshëm
të Kosovës , duhet të veprojnë .Duhet t`i shpërndajnë formacionet
paralele të pushtetit dhe ato ushtarake të serbëve nëpër enklava , që
është e vetmja mënyrë e drejtë e inteërgrimit të serbëve në jetën politike
e institucionale të Kosovës . Demilitarizimi i enklavave dhe i grupeve
të armatosura , është hap i nevojshëm dhe i ngutshëm.
Krijoni Kontakt