Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 36
  1. #21
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085

    Nga Burimet Ēifute dhe Kristiane

    Nė librin e tij “Islami dhe Perėndimi: Njė Analizė Historike”, Philip K. Hiti shprehet: “Nuk ka dyshim mbi burimet e Kuranit, ato jan: Kristiane, Ēifute dhe nga Paganizmi arab.”(91)

    Supozimin e tij ai e mbėshtet duke vėnė nė dukje se gjatė kohės kur jetoi Profeti nė murin e brendshėm tė Kabes gjendeshin piktura tė Jezusit dhe Marisė. Po kėshtu ai vazhdon tė thotė se materiali i Kuranit ėshtė grumbulluar nga tregimet gojore tė njerėzve, gjė qė e demonstron edhe ajo pjesė e Kuranit ku thuhet se Jezusi i foli njerėzve akoma nė djep dhe krijoi nga balta njė zog tė gjallė. Ky pohim ka njė paralel tė tij nė Ungjillin apokrifal tė Fėmijėrisė. Maria, nėna e Jezusit, ngatėrrohet me Marien, motrėn e Aaronit dhe Hamani e parapėlqyera e Abusuerusit (Esku 3:2) gabimisht bėhet ministėr i Faraonit (Sureja 40:38). Dhe historia e Kuranit mbi Aleksandrin e Madh me dy brirė duhet ta ketė origjinėn nga tregimet romantike mbi Aleksandrin qė atėherė qenė mjaft tė pėrhapura ndėrmjet kristianėve Sirianė.(92)

    Megjithatė sipas Richard Bell, pėrveē faktit se njė nga shtyllat e Kabės gjendet piktura e Jezusit, nuk ka asnjė provė tė qėndrueshme mbi ndonjė bazė Kristiane nė Hijaz apo nė rrethinat e Mekės, madje as nė Medinė.(93) Miti argumentoi se ndonėse disa pasazhe tė Kuranit janė tė ngjashėm me pasazhėt biblike, pėrsėri ato nuk janė garanci e mjaftueshme se kemi tė bėjmė me huazime apo citime. Ai jep gjatė shtjellimit tė tij pjesė tė krahasueshme qė pėrfshijnė: Suren 21:104 me Isajan, Suren 63:39-42 me Ezekielin, 18 20, Suren 53:45 me Samuelin 2:6, Suren 1:5 “Udhėzona pėr nė rrugėn e drejtė” me psalmin 27:1 dhe qė sipas tij mund tė kenė edhe shpjegime tė tjera veē ndėrvarjes sė drejtpėrdrejtė.(94) Shpjegimi i tij ėshtė ndryshe nga njė imitues i nėnshtruar, Muhammedi e islamizoi, e arabizoi dhe e kombėtarizoi kėtė material. (95)

    Mbi burimet e Kuranit J. Curisty shkruan Wilsoni shkruan kėshtu nė librin e tij “Duke Paraqitur Islamin”:

    “Studiuesit thonė se njė numėr (tregimesh tė Kuranit) mund ta kenė zanafillėn mė tepėr nė burimet Ēifute Talmudike dhe nė Ungjijtė apokrifale sesa nė Dhjatėn e Re dhe tė Vjetėr.” (96)

    Po kėshtu Wilsoni pėrmend ngatėrrimin e dukshėm tė Hamanit dhe Marisė.

    Nė librin e tij “Origjina e Islamit nė Mjedisin e tij Kristijan”, Richard Bell argumenton se:

    “Njė pjesė e madhe e Kuranit varet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga Bibla dhe nga histori qė kanė lidhje me Biblėn.”(97)

    Njohuritė e Muhammedit mbi Biblėn, sipas tij u fituan gradualisht:

    “Ēelėsi i njė pjese tė madhe tė Kuranit dhe i karijerės sė Muhammedit gjendet... nė pėrvetėsimin gradual tė njohurive mbi pėrmbajtjen e Biblės dhe i asaj ēka besonin dhe Kristianėt... Do ta shohim se si ai huazon plot ndėrgjegje nga to- pėr kėtė ai ėshtė mjaft i sinqertė.”(98)

    Referimet qė i bėn Kurani Njerėzve tė Shpellės, Moisiut, Al-Khidrit dhe Aleksandrit tė Madh, tė cilat nuk kanė asnjė farė lidhjeje me Biblėn, Bell i konsideron si provė tė asaj se Muhammedi nuk qėndronte nė punėn e tij nė njohuri reale tė Biblės, por shfryėzonte pėr kėtė qėllim burime gojore tė dorės sė tretė. Bell gjithashtu pėrmend edhe ngatėrrimin e dukshėm qė i bėn Muhammedi Marisė sė Jezusit me Miriamin motrėn e Moisiut.


    Shėnime
    (91) Filip K. Hiti, cit. fq.15.
    (92) Filip K. Hiti, cit. fq.16-17.
    (93) Richard Bell “Origjina e Islamit nė Mjedisin e Tij Kristian”: Leksionet Gurring nė Universitetin e Edinburgut 1925. (London: McMillan and Co. Ltd. 1962), fq.41.
    (94) Filip K. Hiti, cit. fq.17
    (95) Filip K. Hiti, cit. fq.18.
    (96) J. Christy Wilson “Duke Paraqitur Islamin” (New York: Friendship Press, 1950), fq.30-31.
    (97) Richard Bell, cit. fq.100.
    (98) Richard Bell, cit. fq.68-89.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  2. #22
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Keneth Cragg në librin "Thirrja e Minaresë" thotë:

    Tregimet Biblike të riprodhuara në Kuran ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme dhe sugjerojnë se njohja e tyre ka qenë gojore dhe jo e drejtpërdrejtë. Kemi të bëjmë me një mungesë të plotë të asaj që mund të quhet një citim i drejtpërdrejtë nga secila Dhjatë. (99)

    Cragg është i bindur se moskonceptimi i dukshëm në Kuran i Trinisë dhe Jezusit tregon se hapësira dhe cilësia e kontakteve gojore të Muhammedit ishte e pamjaftueshme për t’i mundësuar atij një kuptim të plotë të Kristianizmit.(100)

    H.A.Z. Gibb në librin: “Muhamedanizmi: Një Analizë Historike” shtron një mundësi tjetër përsa u përket burimeve të Kuranit:

    Duke patur parasysh lidhjet e ngushta tregëtare ndërmjet Mekas dhe Jemenit do të ishte mjaft e natyrshme të supozonim se disa nga idetë e konceptet fetare u sollën në Meka përmes ***ëvanëve dhe erëzave dhe tekstileve, madje në Kuran gjejmë një fjalor të tillë i cili e bën të plotë kuadrin e këtij supozimi. (101)

    Lyndon P..Harries shkruan në librin etij Islami në Afrikën Lindore:

    Vetë Muhammedi huazoi mjaft gjëra nga Bibla edhe sot muslimanët në mënyrë të ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme, huazojnë mjaft nga ideologjia Kristiane, madje edhe në çështje që nuk mbështeten nga Kurani. (102)

    Sipas R.A. Nikolsonit Kurani ka zanafillën nga burimet Hanife dhe Judeo-Kristiane:

    Shumë kemi dëgjuar rreth atyre hermitëve Kristianë dhe atyre pak njerëzve të njohur si hanifë të cilët hodhën poshtë adhurimin e idhujve, duke zgjedhur një besim të tyrin asketik dhe monoteist: Duket se Muhammedi ka patur kontakte me disa prej tyre përpara se të lëshonte kushtrimin e tij... Udhëtimet e tij me karvanet tregëtare të Mekas, i siguronin mundësinë për të bashkëbiseduar me shumë Çifutë dhe Kristianë dhe rezultati i këtyre bisedave ruhet në Kuran. (103)

    Nikolson vazhdon duke thënë

    Muhammedi e fitoi gjithë diturinë e tij përmes këtyre bisedave dhe ndërmorri një sipërmarrje të guximshme duke shfrytëzuar zbukurime të tilla të huazuara- që konsistonin më së shumti në legjenda të Hagjadës dhe Apokriftës. (104)

    Përsa i përket influencës Çifute dhe Kristiane mbi Kuranin, Enciklopedia e Re Katolike shkruan:

    Studimet jo-muslimane janë shprehur pothuajse gjithmonë se influencat më të mëdha mbi Muhammedin kanë qenë kryesisht, por jo plotësisht Çifute dhe Kristiane dhe se këto influenca ngjyrosen nga karakteri i vetë Muhammedit dhe u strukturuan konform aspekteve dhe nevojave të një mentaliteti arab, para-Islamik. (105)

    Më poshtë kjo vazhdon me këto fjalë: Ka shumë mundësi që Muhammedi të ketë dëgjuar përkthime të improvizuara të Shkrimeve Kristiane apo Çifute.(106)


    Shënime
    (99) Keneth Cragg cit. fq.74.
    (100) Keneth Cragg cit. fq.263.
    (101) H.A.R. Gibb cit.fq.263.
    (102) Lyndon P. Harries: “Islami në Afrikën Lindore” (London: Universities Mission of Central Africa 1954), fq.57.
    (103) R.A. Nikolson: Parathënie në përkthimin e Kuranit nga E. H. Palmer, fq. 9.
    (104) R.A. Nikolson Parathënie, fq. 17.
    (105) Enciklopedia e Re Katolike, Vol. 7, fq.677.
    (106) ibid
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  3. #23
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Duhet tė themi se qė nė fillim kjo teori ėshtė e mangėt, pasi pėrmban tė njėjtėn hipotezė tė teorisė sė mėparshme dhe pikėrisht tė asaj qė Muhammedi kreu njė mashtrim apo bėri njė gabim tė ēmendur duke ia atribuar Kuranin njė burimi Hyjnor. Mė sipėr trajtuam gjėrėsisht dobėsinė e njė hipoteze tė tillė. Analfabetizmi qė e shoqėroi Muhammedin gjatė tėrė jetės sė tij pėrbėn njė tjetėr pengesė tė rėndėsishme. Pasi siē shprehet edhe Kurani n.q.s. Muhammedi do tė kish ditur shkrim e kėndim, shumė kritikė do ta venin nė dyshim vėrtetėsinė e pohimeve tė tij. (107) Por duke qenė se ai ishte analfabet, ėshtė e pamendueshme sesi ai mund tė mblidhte tėrė ato materiale nga Anifet, Ēifutėt, Kristianėt dhe nga burimet tjera pagane, me qėllim qė kėtė material ta pėrpunonte dhe ta recitone mė pas pėr 23 vjet nė gjuhėn e madhėrishme tė Kuranit pa ndihmėn e njė pene.
    Sė treti Muhammedi u rrit nė njė mjedis i cili ishte nė pjesėn mė tė madhe pagan ndėrsa Kurani ėshtė plotėsisht monoteist. Ėshtė e vėrtetė se nė Meka gjendej njė grup jo paganėsh tė cilėt vetė quheshin “Hanifė” dhe qė nuk merrnin pjesė nė adhurimin e idhujve. Por ata nuk kishin as kishė, as Shkrime Hyjnore. Madje nuk egziston as edhe ndonjė rregjistrim i besimeve tė tyre. Po kėshtu nė Meka mund tė ketė egzistuar edhe njė numėr kristianėsh, por ama ky numėr ka qenė sigurisht i papėrfillshėm. Nė tė vėrtetė kritikėt e Muhammedit nuk menduan kurrė ta akuzonin atė se ai kishte mėsuar atė nga njė kovaē romak nė rrethinat e Mekės. Muhammedi shpesh shkonte tek ai dhe e shihte tek punonte. Kurani e hodhi poshtė kėtė akuzė duke treguar se njeriu pėr tė cilin ata flisnin, fliste nė njė gjuhė tė huaj, ndėrsa Kurani ishte nė arabishten e pastėr:

    “Ne dimė shumė mirė se ata thonė Atė (Muhammedin) ėshtė kah e mėson njeri? Mirėpo gjuha e atij nga i cili anojnė (supozojnė) ata ėshtė jo arabe (e paqartė) e kjo (e Kuranit) ėshtė gjuhė arabe e stilit tė lartė e tė qartė. (108)

    Meqė ra fjala, cilit grup duhet t’ia atribuojmė vargun e mėsipėrm? Cilėt po e mbrojnė Kuranin nė kėtė rast, ēifutėt apo kristianėt?

    Kontaktet e Muhammedit me studiues ēifutė apo kristianė ishin shumė tė kufizuara. Ai u takua dy herė me Waraka Ibn Naufalin. Waraka ishte njė plak qė kaloi vitet e fundit tė tij nė verbėri, si dhe njė kushėri i afėrt i Kadijes, gruas sė Profetit. Ndonėse Waraka kishte njė prejardhje arabe, ai u bė kristian dhe kishte disa njohuri nga Dhiata e Re. Takimi i tyre i parė ndodhi nė kohėn kur Waraka po vinte rrotull Ka’bes dhe aty pa Muhammedin. Plot dashuri ai e puthi atė nė ballė.Takimi i tyre i dytė ndodhi pasi Muhammedit i ishte dėrguar shenja e parė e Perėndisė. Waraka vdiq 3 vjet mė vonė, ndėrsa Fjala Hyjnore vazhdoi pėr 23 vjet. (109)

    Kristianė jetonin edhe nė Nairan, nė Jemen (Jugu i Mekas). Ndėrsa nė veri jetonin disa ēifutė nė zonėn e Jatribit e cila mė vonė u njoh si Medina. Nuk ekziston asnjė lloj dėshmie qė tė vėrtetojė se Muhammedi udhėtoi ndonjėherė pėr nė Nairan para apo pas profetėsisė sė tij. Muhammedi kishte shkuar nė Medinė vetėm njė herė para se tė shpallej profet. Kjo ndodhi kur ai ishte 6 vjeē dhe shkoi atje sė bashku me tė ėmėn pėr tė vizituar njė tė afėrm, Ban Najarin dhe pėr tė vizituar varrin e babait i cili kishte vdekur pėrpara se ai tė lindte. (110)

    Pėrsėri hipoteza ėshtė shumė fantastike qė ai mundi tė mėsojė nė moshėn 6 vjeē brenda 2 ditėsh tė 66 apo 73 librat e Biblės. Sido qė tė jetė, largėsia ndėrmjet Mekas dhe Medinės ėshtė qindra kilometra dhe si mjet transporti nuk ishin as aeroplanėt, as makinat por vetėm njė deve qė e kryente kėtė rrugė pėr disa javė. Muhammedi nuk mund tė kishte shkuar nga njė qytet nė tjetrin pa u vėnė re nga tė tjerėt. Me sa duket egzistenca e kėtyre komuniteteve nuk mund tė jetė burimi i Kuranit.


    Shėnime
    (107) Kurani 29:48
    (108) Kurani 16:103
    (109) Hafiz G.Sarvar
    (110) S.A.A. Maududi cit.2, fq.207.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  4. #24
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Disa studiues gjithashtu pėrmendin faktin se Muhammedi shpesh bashkėbisedonte me ēifutė dhe kristianė, por pa thėnė se kur u zhvilluan kėto biseda, duke lėnė kėshtu pėrshtypjen se Kurani ėshtė shkak dhe rezulat i kėtyre diskutimeve. Ėshtė e vėrtetė se kėto biseda janė zhvilluar por shumė kohė pasi Kurani kish nisur tė shpallej (predikohej). Nė tė vėrtetė kėto biseda ai i bėri nė Medine, ndėrsa Fjala Hyjnore kishte nisur tė thuhej qė 13 vjet mė parė kur ai ishte nė Meka. Dhe pėrpara se tė emigronte nė Medinė, atij i ishte thėnė rreth 2/3 e Kuranit. Vargjet 33-63 tė kapitullit 3 tė Kuranit p.sh. iu thanė atij nė vitin e nėntė tė mėrgimit nė Medine, me rastin e vizitės tė njė delegacioni nga kristianėt e Nairanit.

    Sė dyti duhet tė themi se shpeshherė nuk pėrmendet konteksti i kėtyre takimeve. Ai nuk i takoi ata si nxėnės por si mėsues dhe pėrdori kėtė mundėsi pėr tė korrigjuar dogmat e tyre, d.m.th. Trinitetin.

    Tė gjithė dokumentet historike qė egzistojnė sot, tregojnė se Muhammedi ndėrmori 3 udhėtime jashtė Mekas pėrpara profetėsisė sė tij. Nė moshėn 6 vjeēare ai shoqėroi tė ėmėn pėr nė Medinė. Ndėrmjet moshės 9-12 vjeē ai shoqėroi ungjin e tij Abu Talib nė njė udhėtim tregėtie pėr nė Siri. Nė udhėtimin e fundit Muhammedi ishte 26 vjeē dhe kėtė rradhė udhėhoqi po pėr nė Siri karvanin e Kadijes. (111)

    Siē thotė Xhemal Badawi:

    Do tė ishte njė imagjinatė mjaft e egzagjeruar po tė thonim se gjatė bisedave tė rastėsishme qė pati me kristianė dhe ēifutė gjatė kohės kur ishte i zėnė me udhėheqjen e karvanit, Muhammedi mėsoi aq shumė pėr njėrin apo tė dy besimet saqė formulonte njė besim tė ri, tė fuqishėm e plot jetė, detyrė kjo e cila pėr shekuj me rradhė po sfidon pėrpjekjet e pėrbashkėta tė studiuesve. (112)

    Pėr mė tepėr nga thėnia e mėsipėrme ngre njė numėr pyetjesh. Xhemal Badawi shtron mė poshtė kėto pyetje:

    1.Pėrse me gjithė bllokun e materialitetit historik mbi jetėn e Muhammedit dhe gjithė kėrkimet qė kryen pėr shekuj me rradhė kritikėt e tij mė tė egėr, nuk u bė e mundur tė zbulohej ai mėsues misterioz pėrmes tė cilit Muhammedi mėsoi gjithēka?

    2.Ėshtė njė fakt i njohur se pėr 13 vjet me rradhė Muhammedi u kundėrshtua, u vu nė lojė dhe u persekutua nga bashkėkohėsit e tij. Duke patur kaq shumė armiq a nuk ishte e mundur qė ata t’i provonin masave se thėniet e Muhammedit pėr Fjalėn Hyjnore ishin thjesht trillime? A nuk ishte e mundur qė ata tė tregonin dhe emėrtonin burimin apo burimet njerėzore tė mėsimeve tė tij? Edhe disa nga kundėrshtarėt e tij tė cilėt nė fillim e mbėshtesnin kėtė hipotezė mė vonė ndėrruan mendje dhe e akuzuan si magjistar dhe i pushtuar nga e keqja.

    3.Muhammedi u ngrit mbi popullin e tij dhe pėrpara tyre u ekspozua ēdo aspekt i jetės sė tij, veēanėrisht nga hapja qė karakterizon jetėn fisnore nė shkretėtirė. Si mund tė besonin nė vėrtetėsinė e tij tėrė ata bashkėkohės, pėrfshi kėtu edhe gjithė ata tė afėrm tė cilt e njihnin mirė, n.q.s. ata do tė kishin ndonjė dyshim se ai po kėrkonte meritat pėr gjėra qė i kishte mėsuar nga disa mėsues tė tjerė?

    4.Cili mėsues mund t’i mėsonte Muhammedit njė besim tė plotė e koherent qė ktheu faqen e historisė? Pėrse nuk u ngrit ai apo ata (n.q.s. ka patur ndonjė) kundėr tė ashtuquajturit nxėnės i cili vazhdonte tė mėsonte dhe t’i injoronte ata nė tė njėjtėn kohė duke shpallur se mėsimet e tij vinin nga njė burim Hyjnor, siē ishte vetė Allahu?

    5.E si mundet qė disa nga bashkėkohėsit e tij kristianė dhe ēifutė u kthyen nė muslimanė dhe besuan nė vėrtetėsinė e tij, n.q.s. e dinin se ai kopjonte shkrimet e tyre tė shenjta apo po mėsonte nga priftėrinjtė ose rabinjtė e tyre?

    6.Kurani iu tregua Muhammedit nė njė periudhė prej 23 vjetėsh. Ku ishte pra ky mėsues njerėzor kaq misterioz dhe i padukshėm? Si mundet ta ketė fshehur ai kaq gjatė? Apo si mundi Muhammedi i cili ishte vazhdimisht i rrethuar nga pasues, si mundi ai tė vititonte fshehurazi kėtė apo kėta mėsues misteriozė pėr 23 vjet pa u kapur as edhe njė herė? (113)


    Shėnime
    (111) Hafiz G. Sarvar cit.fq.51-59.
    (112) Xhemal A.Badawi, fq.17-19.
    (113) Xhemal A.Badawi, ibid.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  5. #25
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085

    Problemi i Paralelizmave

    Duke u përpjekur të tregojnë influencën e traditave Judeo-Kristiane mbi Kuranin, disa studiues kanë nënvizuar një numër paralelesh ndërmjet Biblës dhe Kuranit. Domethënia është se Muhammedi kishte studiuar që më parë shkrimet e shenjta dhe kishte zgjedhur apo huazuar ato pjesë të cilat i dukeshin atij si më të përshtatshme, argumentet e mëposhtme e dobësojnë tepër këtë teori.

    Së pari, Muhammedi tha se Kurani erdhi nga Zoti dhe ne tashmë jemi munduar të tregojmë se për arsye logjike, psikologjike dhe historike Muhammedi nuk mund ta ketë trilluar Kuranin.

    Së Dyti, Muhammedi ishte analfabet. Si mund t'i ketë studiuar dhe zgjedhur ai ato pjesë nga shkrimet e mëparshme pa ditur shkrim e këndim?

    Së treti, Versioni i parë arab i Dhjatës së Vjetër doli 200 vjet pas vdekjes së Muhammedit dhe versioni më i vjetër arabisht i Dhjatës së Re doli 1000 vjetë pasi Muhammedi na kish lënë.(114)

    Së katërti, ngjashmëria ndërmjet 2 ngjarjeve apo librave nuk përbën provë të mjaftueshme që të tregojë se njëri është kopjuar nga tjetri apo më i voni nga ai më i hershmi. Që të dy mund të jenë bazuar mbi një burim të tretë i cili është i njejtë. Është pikërisht ky argument që jepet edhe nga Kurani. Në Bibël ka pjesë që mund të kenë mbetur të pacënuara dhe n.q.s. burimi i këtyre dy shkrimeve është Zoti, atëherë kjo do të shpjegonte edhe egzistencën e paraleleve ndërmjet tyre.

    Së pesti, një shqyrtim i kujdesshëm i ty dy teksteve do të tregonte se ideja e huazimeve është në rastin më të mirë e pathemeltë.

    Le të fillojmë me dallime themelore midis dy librave:

    Bibla nuk është një libër, por një përmbledhje e të paktën 66 librave sipas versionit protestant, apo sipas versionit Roman-Katolik, Douay shkruar nga të paktën 40 autorë. Së dyti, Bibla është një përzierje e thënjeve Hyjnore dhe komenteve njerëzore të atyre që erdhën më pas. Shih p.sh.Jeremian 8:8, Lukën 1:1-4 dhe i Korintasve 7:25.

    Kurani nuk përmban komente të tilla, madje dhe fjalët e Profetit Muhammed nuk janë pjesë e Kuranit. Së treti, në Dhjtën e Re të katër Ungjitë japin jetën dhe misionin e Jezusit, Kurani nuk është një biografi e Muhammedit shkruar nga pasuesit e tij. Së katërti, në Bibël gjen disa libra të shkruar shumë vjet pasi këta profetë kishin vdekur dhe jo në gjuhën e këtyre profetëve, duke krijuar kështu një numër vështirësish në analizimin e tyre. I tërë Kurani u shkrua gjatë jetës së Profetit dhe u mësua përmendësh nga qindra njerëz në gjuhën origjinale. Së pesti, të katër Ungjijtë kanonikë nuk ishin Ungjijtë e vetëm. Vendimi se çfarë duhet të jetë në Bibël dhe çfarë jo iu la gjykimit njerëzor. Në islam nuk u mbajt asnjë konferencë që të përcaktonte se cila Sure duhet të jetë e cila të mos jetë në Kuran.


    Shënime
    (115) Nuk kemi asnjë provë se Muhammedi pati mundësi ti njihte shkrimet e Shenjta... Duhet të kemi gjithashtu parasysh, se nuk kemi asnjë gjurmë për egzistencën e teksteve arabisht të Dhjtës së Vjetër e të Re përpara ardhjes së Muhammedit. Versioni më i hershëm arabisht i Dhjtës së Vjetër që e kemi është ai i R. Saadias Gaon, viti 900, ndërsa versioni më i vjetër arabisht i Dhjatës së Re është ai i botuar nga Erfenivsi më 1616, fq.515-516.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fjollat : 09-12-2005 mė 10:08
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  6. #26
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Ideja se Kurani ka huazuar nga Bibla kundërshtohet më tej edhe nga egzistenca e dallimeve themelore në besim që i gjejmë në dy tekstet. Këto dallime janë:

    Koncepti Biblik i Zotit është krejt i ndryshëm nga ai i Kuranit. Në Biël Zoti përshkruhet në një formë njerëzore. (115) Ai jepet si një person i cili lodhet dhe ka nevojë për pushim. (116) Zoti ecën në kopësht dhe një njeri mund të fshihet prej tij dhe për ta gjetur, Zotit i duhet ta kërkojë. (117) Ashtu si një njeri, Zoti jepet në Bibël sikur i vjen keq për disa nga vendimet e tij. Domethënia e kësaj është se Ai ose nuk mund t’i parashikonte pasojat, ose Ai është tekanjoz. (118) Ai jo vetëm që është xheloz, por shpesh jepet si Perëndia e Izraelit. (119) Ashtu si një njeri, Zoti ka hundë dhe jeton në errësirë të plotë. (120) Madje nganjëherë ai ka nevojë edhe për udhëheqjen e njeriut. (121) Gjithashtu ai ka frikë nga fuqia dhe uniteti i njeriut. (122) Përshkrime të tilla jo vetëm që nuk gjenden në Kuran, por konsiderohen si sakrilegj ndaj madhështisë së Zotit.

    Koncepti Biblik i profetësisë është gjithashtu i ndryshëm nga ai i paraqitur në Kuran. Ndërsa Kurani i paraqet profetët si model të devotshmërisë ndaj Zotit dhe të drejtësisë morale, shih për këtë Kuranin 21:27 dhe 22:52, në versionion Biblik pothuajse të gjithë profetët dalin si mëkatarë më të dalluar në fushën e besimit dhe qëndrimit moral. Disa nga këto akte të turpshme që iu mvishen profetëve, përfshijnë adhurimin nga ana e Aaronit të idhujve (123), prirjen e Solomonit drejt paganizmit (124) dhe kurthet dinake që Jakobi i ngrinte të atit Isakut. (125) Ose Abrahami pranoi të bënte një martesë inçesti me Sarahnë, ose ai qe thjesht një gënjeshtar i paftyrë. (126)

    Profeti pijanec Lot kreu inçest me bijat e tij dhe madje thuhet se ai ua dorëzoi ato epsheve të burrave të Gomorrës dhe i ftoi të bënin me to ç’të donin. (127) Profeti David jo vetëm që gjente kënaqësi tek shihte të tjerët kur bënin dashuri, por gjithashtu tradhëtoi të shoqen me gruan e Uriahut, të cilës i vrau edhe të shoqin. (128) Juda kreu inçest me nusen e të birit. Pereci dhe Zerahu të cilët janë rezultat i këtij inçesti, nderohen si stërgjyshërit dhe stërgjyshet e Jezusit. (129) Duket sikur Perëndia e bekon kështu Judën për krimin e tij inçestuoz. Jezusi jepet sikur iu drejtua së ëmës me këto fjalë: “Grua, çfarë të duhet ty se ç’bëj dhe nuk bëj unë.” (130)

    Kurani nuk akuzon asnjë profet me akuzat e mësipërme.


    Shënime
    (115) Nuk kemi asnjë provë se Muhammedi pati mundësi ti njihte shkrimet e Shenjta... Duhet të kemi gjithashtu parasysh, se nuk kemi asnjë gjurmë për egzistencën e teksteve arabisht të Dhjtës së Vjetër e të Re përpara ardhjes së Muhammedit. Versioni më i hershëm arabisht i Dhjtës së Vjetër që e kemi është ai i R. Saadias Gaon, viti 900, ndërsa versioni më i vjetër arabisht i Dhjatës së Re është ai i botuar nga Erfenivsi më 1616, fq.515-516.
    (116) Zanafilla 2:2, Zanafilla 2:3, 20:11. Për tendencën e Tij për të harruar, shih Zanafilla 8:1 dhe Eksodin 2:24. Krahaso me Kuranin 1:255.
    (117) Zanafilla 3:8-11. Krahasoje me Kuran 2:115, 6:3.
    (118) Zanafilla 6:6, Gjykatësit 2:18 dhe Eksodi 32:14. Krahaso me Kuranin 2:255 dhe 6:59.
    (119) Eksodi 34:14 dhe Eksodi 20:5. Askund në Kuran nuk përshkruhet Perëndia si Perëndia e Kurejshitëve, Perëndia i Arabëve apo Perëndia i Muslimanëve. Shih Kuran 1:1, 4:79.
    (120) 2 Samuelit 22:9-15, libri i parë i Mbretërve 8:12 dhe Numrat 11:25. Krahaso me Kuranin 42:11.
    (121) Eksodi 12:13.
    (122) Zanafilla 11:5-9, Zanafilla 3:22-24. Në fakt sipas Biblës, Jakobi e kishte fituar ndeshjen e mundjes. Shih Zanafilla 32:24-29.
    (123) Eksodi 32:1-20
    (124) Libri i Parë i Mbretërve 11:4.
    (125) Zanafilla 27:16.
    (126) Zanafilla 12:10-20 dhe 20:2-18.
    (127) Zanafilla 19:30-38 dhe Zanafilla 19:8.
    (128) Libri i Dytë i Samuelit 11:2-5, 11:15-18.
    (129) Zanafilla 38:16-18 dhe Mateu 1:3.
    (130) Gjoni 2:4.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  7. #27
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Dallime thelbėsore gjejmė edhe pėrsa i pėrket besimit nė jetėn e tanishmė dhe tė pėrtejmė nė konceptin e shpėtimit dhe drejtimit nė jetė. (131)
    Pėrveē dallimeve doktrinore kemi gjithashtu edhe dallime kryesore nė histori tė njejta si pėr Kuranin ashtu edhe pėr Biblėn. Si shembull po marrim historinė e Adamit dhe Evės. Ngjashmėritė ndėrmjet dy versioneve janė se tė dy librat thonė qė Adami dhe Eva ishin njerėzit e parė qė u krijuan, se ata jetonin nė njė kopėsht dhe u lejohej tė hanin frute nga ēdo pemė pėrveē njėrės. Ata ranė nėn tundimin e shejtanit (Satana) dhe hėngrėn nga kjo pemė, pas kėsaj ata u dėrguan pėr tė jetuar nė tokė.

    Mė poshtė janė dallimet kryesore ndėrmjet kėtyre dy rrėfimeve:

    1. Bibla thotė se kjo ishte pema e diturisė, Kurani nuk pėrmend diēka tė tillė. Sipas Kuranit njeriu ėshtė frymėzuar sė brendshmi pėr tė njohur tė mirėn dhe tė keqen dhe Adami ishte mėsuar rreth natyrės sė sendeve pėrpara mosbindjes sė tij. (132)

    2. Nė rrėfimin Biblik, peshėn e fajit e mban gruaja dhe Perėndia si dėnim ia shtoi agoninė e lindjes sė fėmijės. Nė Kuran nuk gjendet asnjė varg i cili tė sugjerojė apo nėnkuptojė se pėrgjegjėsinė kryesore pėr kėtė faj e mban gruaja. Shtatėzėnia pėrshkruhet nė Kuran si diēka fisnike dhe e lavdėruar. (133)

    3. Nė Bibėl Eva tundohet nga Satana i cili kishte marrė formėn e njė gjarpri. Nė Kuran thuhet se Satana i tundoi tė dy dhe nuk pėrmendet qė ai tė ketė marrė formėn e ndonjė gjarpri, nepėrke, apo ēfarė. (134)

    4. Pas mosbindjes sė tyre Bibla nuk e pėrmend fare pendimin e Adamit dhe tė Evės ndėrsa nė Kuran kjo pikė theksohet shumė. Sipas Kuranit ata u penduan dhe Zoti i fali. (135)

    5. Bibla nėnkupton se ardhja e tyre pėr tė jetuar nė Tokė ishte njė farė dėnimi, ndėrsa Kurani thotė se ky ishte plani i Perėndisė, qysh pėrpra se Ai ti krijonte ata. (136)

    Dallimet e mėsipėrme kanė njė domethėnie mjaft serioze nga ana doktrinore. Pema Biblike e diturisė nėnkupton se pėrpara ngrėnies nga ajo pemė ai ishte i pėrkryer, por pas kryerjes sė kėtij akti natyra e tij ndryshoi. Sipas Kuranit, njeriu duke qenė njė pėrzierje e baltės (qė ėshtė burimi i dobėsisė sė tij) me shpirtin, ka qenė gjithmonė njė qenie e papėrkryer. Ndėrsa pėr kristianin problemi ėshtė se si ta fitojė pėrsosmėrinė e mėparshme me qėllim qė tė shpėtohet dhe tė kthehet nė parajsė, Kurani bėn tė ditur se njeriu mund tė gabojė, por ajo qė ka rėndėsi ėshtė qė njeriu tė mundohet sinqerisht pėr tė pėrmbushur urdhėrat e Perėndisė.

    Ndėrsa besimi kristian mund ta pranojė doktrinėn e natyrės mėkatare, Kurani thotė se ēdo fėmijė lind i pastėr dhe ėshtė pėrgjegjės vetėm pėr veprat e tij mė pas. Pėr shkak tė natyrės mėkatare tė njeriut, bashkimi me Perėndinė do tė kėrkojė gjakderdhje, Kurani thotė se Perėndia nuk kėrkon gjakderdhje pėr tė falur. Edhe ideja se pėrgjegjėse pėr rėnien e njeriut ėshtė gruaja, ka influencuar nė pozitėn e statusin e gruas nė shoqėri.


    Shėnime
    (131) Pėr njė diskutim tė detajuar rreth kėtyre ēėshtjeve referojuni librit tė G.Miller “Kristianizmi Misiona”, fq.1-38.
    (132) Zanafilla 2:16-17, Krahaso me Kuran 91:77-8, 2:31-33.
    (133) Zanafilla 3:12-17, krahaso me Kuran 29:8, 46:15.
    (134) Zanafilla 3:1-7, krahaso me Kuran 2:36, 7:20.
    (135) Kuran 2:37, 7:23.
    (136) Zanafilla 3:17-19, krahaso me Kuran 2:30.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  8. #28
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Dallime kryesore gjejmė edhe nė historitė e Ibrahimit, Ismailit dhe Isakut, Musait dhe Isait.(137) Ideja se Kurani ka huazuar shumė pjesė nga Bibla ėshtė padyshim e gabuar. Nė tė vėrtetė edhe ata studiues tė cilėt shpallin teorinė e huazimeve siē ėshtė Filip Hiti, nxitojnė tė shtojnė se ngjasimet nuk janė garanci pėr tė nxjerė konkluzionin e huazimit apo tė citimit, apo se ai nuk ishte njė imitues i thjeshtė.(138) Domethėnia e kėsaj ėshtė se Muhammedi e kishte kuptuar plotėsisht Biblėn, e kishte bėrė atė tė tijėn, mė pas ai e redaktoi sė tepėrmi dhe rikrijoi me fjalėt e tij. Riēard Belli i cili mundohet aq shumė qė tė provojė ndėrvarjen e drejtpėrdrejtė tė Muhammedit nga Bibla, insiston gjithashtu se ai nuk kishte njė njohje tė vėrtetė me vetė Biblėn.(139) Keneth Kreg gjithashtu thotė se Muhammedi nuk pati asnjė kontakt personal me shkrimet e shenjta paraardhėse... Kemi pothuajse njė mungesė absolute tė asaj qė mund tė quhej citim i drejtpėrdrejtė nga secia Dhjatė.(140)

    Teoria e huazimeve dobėsohet mė tej nga prania nė Kuran e historive dhe detajeve tė cilat mungojnė nė Bibėl. Rrėfimet mbi popullin e Ad-it dhe Thamud-it dhe mbi profetėt e tyre Hudin dhe Salihun qė nuk pėrmenden nė Bibėl. Disa detaje tė Kuranit tė cilat nuk i gjejmė nė Bibėl pėrfshijnė bisedėn qė profeti Nuh (Noa) pati me tė birin e tij pėrpara pėrmbytjes, bisedėn ndėrmjet Abrahamit dhe atit tė tij dhe ndėrmjet Abrahamit dhe sundimtarit tiran (Nemrud), arratisjen e mrekullueshme tė Abrahamit nga zjarri dhe mrekullinė e ringjalljes qė ia dėrgoi Perėndia kur ktheu nė jetė zogjtė e ngordhur, therrjen e lopės nga Moisiu me qėllim qė tė ringjallte tė vrarin i cili pėrmendi emrin e vrasėsit. Tė gjitha kėto mungojnė nė Bibėl dhe po kėshtu mungon edhe biseda ndėrmjet Moisiut dhe izraelitėve se cila kafshė duhej flijuar. Nuk gjejmė nė Bibėl as fjalėn e mrekullueshme tė Jezusit nė djep, zogun qė ai krijoi nga balta dhe ushqimin e mrekullueshėm qė Allahu ia dha Merjemes.(141)

    Nė qoftė se Kurani ishte kryesisht por jo plotėsisht i ndėrvarur nga tradita ēifute dhe kristiane, atėhetė nga i morri Muhammedi kaq shumė detaje qė nuk i gjejmė nė Bibėl! Nėn titullin ‘Kristianizmi nė Arabi”, Enciklopedia e Re Katolike thotė se gjatė kohės kur jetoi Profeti, Hejazi nuk ishte prekur nga predikimet kristiane. Ndaj nuk mund tė presim qė nė kėtė kohė tė gjejmė aty njė kishė kristiane tė organizuar.(142)

    Disa studiues sugjerojnė se ndoshta Muhammedi u mbėshtet nė burime gojore dhe pėr kėtė japin si dėshmi ngatėrresėn nė Kuran ndėrmjet Merjemės (Marisė), nėnės sė Isait (Jezusit) dhe Miriamit, motrės sė Harunit (Aaronit). Baza e kėsaj akuze ėshtė vargu i cili shprehet me kėto fjalė drejtuar Merjemes, nėnės sė Isait:

    “Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nėna jote nuk ka qenė e pamoralshme.” (143)

    Kjo hipotezė ėsjtė e gabuar, pasi nuk merr parasysh veēoritė gjuhėsore tė arabishtes dhe kontekstin e vargut. Nė arabisht fjala “akhun” apo “ukhtun” ka dy kuptime: 1.vėlla apo motėr nė gjak dhe 2. vėllazėri fisnore apo besimi. Vargu i mėsipėrm ka pėrdorur fjalėn e “ukhtun” nė kuptimin e dytė. Kjo nuk ėshtė e pazakontė pėr Kuranin i cili edhe mė parė pėrdor shprehje tė njėjta idiomatike. Nė kapitullin 11 profeti Lut (Lot) iu drejtohet grave tė fisit tė tij si “bijat e mija” nė kapitullin 7 vargjet 65:73 dhe 85, profetėt Hud, Salih dhe Shuajb quhen vėllezėr tė fiseve tė tyre pėrkatėse. Populli i Lutit pėrmendet nė kapitullin 50 vargu 13, si vėllazėria e Lutit. Pėrveē fjalės “banatii”, qė do tė thotė “bijat e mija”, nė 11:78 tė gjitha rastet e tjera pėrdorin fjalėn “akhun” qė do tė thotė “vėlla”. Fjalėt o motėr e Harunit janė pėrdorur gjithashtu idiomatikisht nė sensin e lidhjeve farefisnore dhe jo familjare. Nė Ungjillin e Lukės p.sh. Elisabeta, gruaja e Zakarisė quhet si njė nga “bijat bijat e Aaronit” (144) me po kėtė kuptim farefisnie. Sė dyti, konteksti i vargut i heq tė gjitha dyshimet mbi kuptimin e fjalėve “O motėr e Harunit”. Kjo thirrje u bė kur Merjemja shkoi tek njerėzit e saj duke mbajtur nė krah Isain foshnje.

    Habia e njerėzve nuk njihte kufi. Megjithatė ata ishin tė pėrgatitur tė mendonin mė tė keqen pėr tė, pasi ajo kishte disa kohė qė ishte larguar nga tė afėrmit e saj. Po ja tani kthehej duke mbajtur paturpėsisht nė krah njė foshnjė. Ajo e kishte turpėruar shtėpinė e Harunit (Aaronit), burimin e devotshmėrisė ndaj Zotit. Motėr a Harunit: Merjemės i kujtojnė vargun e saj tė lartė dhe moralin e jashtėzakonshėm tė tė jėmės dhe tė jatit. Si ka mundėsi, thanė ata, qė ajo u rrėzua dhe e turpėroi emrin e prindėrve tė saj?(145)

    Kėto arsye tregojnė se thirrja “O motėr e Harunit” nuk mund tė merret si provė e mjaftueshme qė Kurani rrjedh nga burime gojore. E po kėshtu s’mund tė pranohet e ashtuquajtura ngatėrresė pėr emrin e Hamanit.(146)

    Sė treti, Kurani e mbron vet vehten. Burimet ēifute, kristiane apo pagane “mund tė jenė tė kujtdo por jo tė Zotit”. Kurani thotė nė 4:82 se nė tė nuk gjenden askurrfarė kontradiktash. Meqė nuk provohet e kundėrta e kėsaj qė thuhet nė Kuran, tė gjitha insinuatat e kėtij lloji nuk kanė asnjė vlerė. Sepse nė analizėn e fundit nuk do tė ketė rėndėsi se ēfarė akuzash u ngritėn ose jo mbi personin, karakterin dhe qėllimet e profetit. Vėrtetėsia dhe autenticiteti i kushtrimit tė tij mund tė mohohet vetėm n.q.s. provohet si i gėnjeshtėrt mesazhi qė ai e solli me vete. Sfida qė lėshon ky mesazh ėshtė e hapur dhe e pėrjetshme. Ēdo sulm mbi personin e lajmėtarit ėshtė anėsor dhe anashkalon thelbin e ēėshtjes. Ēdo kritik serioz i Kuranit duhet tė shtrojė gabimin dhe mė pas tė japė arsyet pėrse ky ėshtė njė gabim. Ēdo metodė tjetėr do tė ishte vetėm njė hipotezė mbi mundėsinė e njė gabimi.

    Deri tani kemi studiuar dy mundėsitė e para logjike pėrsa i pėrket autorėsisė sė Kuranit. Jemi munduar tė tregojmė vėshtirėsitė qė paraqet mohimi i asaj se Kurani ėshtė njė Fjalė Hyjnore. Kėto vėshtirėsi, nė plan tė parė, nuk citojnė se Kurani ėshtė Fjalė e Perėndisė. Ato tregojnė se Muhammedi nuk ishte autor i Kuranit dhe se Kurani nuk u krijua mbi bazėn e burimeve gojore Judo-kristiane.

    Tė shqyrtojmė tani thėnien se Kurani ėshtė njė Fjalė Hyjnore (e Allahut).


    Shėnime
    (137) Pėr njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė ngjashmėrive dhe dallimeve tė kėtyre verzioneve shih Ali M. R. Muhajir “Mėsime nga Tregimet e Kuranit” (Lahore: Sh. Muhamad Ashraf 1968).
    (138) Filip K. Hiti, cit.fq.17, 18.
    (139) Richard Bell, cit.fq.112.
    (140) Keneth Cragg, cit.fq.74.
    (141) Kuran 11:32, 43:19, 21:57, 2:258, 21:69, 2:260, 3:46, 3:49 dhe 3:37.
    (142) Enciklopedia e Re Katolike, vol.1, fq.721-722.
    (143) Kuran, 19:28.
    (144) Luka, 1 5.
    (145) Abdullah J. Ali “Kurani i Shenjtė”, shpjegime nr.3331. Pėr njė pėrgėnjeshtrim mė tė hollėsishėm mbi Al-Khidrin dhe Karnainin shih S:A:A: Maududin “Kuptimi i Kuranit”, jesa 7, fq.35-49.
    (146) G. Miller, cit.fq.30.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  9. #29
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085

    Teoria e Shpalljes Hyjnore

    Kemi vėnė re edhe mė parė thėnien e Kuranit qė shprehet se edhe tė gjithė pėrpjekjet e bashkuara tė njerėzimit e kanė tė pamundur tė krijojnė njė tė ngjajshėm me tė. Njė shqyrtim mė i thellė i pėrmbajtjes sė Kuranit nėn dritėn e shkencės moderne duket se e mbėshtet kėtė thėnie. Kjo demonstrohet nga Dr. Maurice Bucaille, njė studiues katolik francez nė veprėn e tij “Bibla Kurani dhe Shkenca”. Kjo thėnie pėrforcohet mė tej nga formati i habitshėm i Kuranit.

    G. Miller thotė:

    Pėrsa i pėrket numrit tė mrekullive dhe aspekteve tė habitshme qė gjejmė nė ndėrtimin e Kuranit, ato janė tė shumta dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishmja ato janė tė nevojshme. Me njė fjalė, vendosja e fajlėve nė Kuran ėshtė e domosdoshme dhe nuk ka asgjė tė tepėrt, gjė qė mund tė bėnte tė mundur praninė e gabimeve.(147)

    Duke krahasuar Kuranin dhe Biblėn nėn dritėn e shkencės moderne do tė pėrmendim krijimin e botės dhe stadet e kėtij krijimi, datėn e krijimit tė botės dhe datėn e shfaqjes sė njeriut mbi Tokė, pėrshkrimin e pėrmbytjes dhe tė ikjes.

    1). Nė Bibėl, Gjeneza (Zanafilla) 1:3-5, thuhet se nata dhe dita u krijuan nė ditėn e parė. Drita qė qarkullon nė Univers, ėshtė rezultat i reaksioneve komplekse qė zhvillohen nė yje, tė cilėt sipas Biblės u krijuan nė ditėn e katėrt. Ėshtė e palogjikshme tė thuash se pasoja (drita) u krijua nė ditėn e parė dhe shkaku i kėsaj drite u krijua 3 ditė mė vonė, (pėr mė tepėr) prania e mbrėmjes dhe mėngjesit si element tė njė drite tė vetme ėshtė e pameritueshme pa krijimin e Tokės dhe rrotullimin e saj pėrreth Diellit.(148) Nė Kuran nuk jepen sekuenca tė tilla.

    2). Nė librin e Gjenezės (Zanafillės) 1:9-13 mėsojmė se tė gjithė bimėt, pemėt e farėrat u krijuan ditėn e tretė. Ajo ēka ėshtė plotėsisht e pabazuar ėshtė fakti se si mund tė shfaqej pėrpara e kzistencės sė Diellit (nė Zanafillė Dielli shfaqet vetėm ditėn e katėrt) njė bimėsi e organizuar nė shkallėn mė tė lartė, qė e kryente riprodhimin pėrmes farėrave. Si mund tė ekzistonte njė bimėsi e tillė pa vendosjen e natės dhe ditės.(149) Pėrsėri Kurani nuk bėn njė pėrshkrim tė tillė.

    3). Nė Gjenezė 1:14-19 thuhet se nė ditėn e katėrt u krijua Dielli, Hėna dhe yjet. Siē e dimė Toka dhe Hėna lindėn nga ylli i tyre pėrkatės, nga Dielli. Tė thuash se Dielli dhe Hėna lindėn pas krijimit tė Tokės do tė thotė tė kundėrshtosh idetė mė tė qėndrueshme mbi krijimin e sistemit diellor.(150) Bucaile numėron edhe njė varg mospėrputhjesh tjera. Sipas Biblės, krijimi i Universit ndodhi nė 6 ditė. Duket se gjatėsia e njė dite ishte 24 orė pasi Perėndia e bėri tė shtunėn Pushim.(151)

    Nė Kuran vargjet qė pėrfshijnė krijimin e qiellit dhe Tokės janė 79:27-33, 21:11, 2:29, 23:17, 71:15-16, 78:12-13, 32:4, 50:38 dhe 25:59. Kurani p.sh. thotė mbi krijimin e Universit kėto fjalė 21:30

    “A nuk e dinė ata tė cilėt nuk besuan se qiejt dhe toka ishin tė ngjitura e Ne i ndamė ato tė dyja dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo sendi, a nuk besojnė?”

    Nė Suren 41, vargu 11, Kurani thotė

    “Mandej e mėsyen qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinė qė ishte si materie e parė) dhe atij e edhe tokės i tha ...”


    Shėnime
    (147) G. Miller, cit.fq.30.
    (148) Maurice Bucaille “Bibla Kurani dhe Shkenca: Shkrimet e Shenjta Shqyrtuar nė Dritėn e Diturisė Moderne” (Paris: Seghers, 1981), fq.43. Tė gjithė referncat e tjera tė kėsaj faqeje janė nga ky botim.
    (149) Maurice Bucaille op.cit.fq.44.
    (150) Maurice Bucaille ibid.
    (151) Sabathi nė hebraisht do tė thotė pushim. Shih Kuran 50 38.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  10. #30
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085

    Tė Dhėna Shkencore

    Ndėrsa e vendosim Kuranin kundrejt zbulimeve shkencore moderne, nuk mund tė lėmė pa theksuar pikat e mėposhtme:

    1. Duhet tė dimė se krijimi i trupave qiellorė dhe Tokės, siē shpjegohet nė vargjet 9-12 tė Sures 41, kėrkonte dy faza. Nė qoftė se marrim Diellin dhe nėn produktin e tij Tokėn si shembull (i vetmi shembull qė kemi tani pėr tani) shkenca na informon se krijimi i tyre ndodhi si rezultat i procesit tė kondensimit tė mjegullnajės fillestare dhe mė pas tė shpėrndarjes sė saj. Pikėrisht njė fakt tė tillė e shpreh qartė edhe Kurani kur i referohet atij procesi qė krijoi njė fuzion dhe mė pas njė ndarje nga pluhuri qiellor. Kemi pra njė pėrputhje tė plotė ndėrmjet fakteve tė Kuranit dhe atyre tė shkencės.

    2. Shkenca tregon ndėrlidhjen e kėtyre dy stadeve nė krijimin e njė ylli (si Dielli) dhe tė satelitit tė tij (si Toka). Njė ndėrlidhje e tillė sigurisht qė ėshtė mjaft evidente edhe nė tekstin e Kuranit.

    3. Egzistenca nė njė stad tė hershėm tė Universit tė atij “tymi” qiellor, qė do tė thotė njė gjendje kryesisht e gaztė, korrespondon me konceptin e mjegullnajės fillestare qė shtrohet nga shkenca moderne.

    4. Egzistenca e qiejve tė tjerė siē shprehet nė Kuran nė Suren 7, kuptimin e sė cilės e kemi diskutuar, konfirmohet me shkenca moderne nė bazė tė vėzhgimeve qė ekspertėt i kanė bėrė sistemit galaktit dhe pafundėsisė sė tij.

    5. Prania e njė krijimi tė ndėrmjetėm midis qiejve dhe Tokės siē shprehet nė Kuran, mund tė krahasohet me zbulimin e atyre urave lidhėse midis materialeve qė gjenden jashtė sistemeve astronomiketė organizuara.(152)

    Ajo qė ia vlen tė pėrmendet kėtu ėshtė se si mundi Muhammedi qė jetoi nė njė shkretėtirė arabe 1400 vjetėv mė parė, ta redaktonte pėrshkrimin Biblik deri nė atė masė sa qė tė hiqte prej tij tė gjitha ato thėnie tė pasakta shkencore dhe me iniciativėn e tij tė shtonte tjera qė shkenca i ka provuar si tė vėrteta vetėm kohėt e fundit.

    Njė fushė tjetėr krahasimi ėshtė data e shfaqjes sė njeriut nė Tokė. Duke pėrdorur tė dhėnat gjenealogjike qė gjenden nė kapitujt 4,5,11,21 dhe 25 tė Zanafillės, mund tė shohim se Abrahami u lind 1948 vjet pas Adamit. Koha qė ndan Jezusin nga Abrahami ėshtė afėrsisht 1800 vjet dhe koha qė ndan Jezusin nga Adami ėshtė 5800 vjet. Ky vlerėsim nuk mund tė mohohet se ėshtė i gabuar. Origjina e kėsaj pasaktėsie rrjedh nga gabimet qė ka nė Bibėl nė periudhėn Adam-Abraham. Sot gjenden fakte tė mjaftueshme tė grumbulluara nga gėrmimet antropologjike dhe arkeologjike, qė datojnė kohėn e egzistencės sė njeriut tė parė nė Tokė nė dhjetėra- mijėra vjet. Ndaj tė dhėnat numerike qė jepen nė librin e Zanafillės nuk pėrputhen me faktet e shkencės moderne. Kurani nuk pėrmend asnjė fakt tė tillė, ndaj prej tij nuk rrjedh asnjė lloj pasaktėsie.


    Shėnim
    (152) Maurice Bucaille cit.153.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Burimet e Kuranit ..(?)
    Nga Sefedin nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 27-10-2007, 20:53
  3. Kurani si liber
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-03-2006, 15:51
  4. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47
  5. Vargjet e hequra nga Kurani
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 11:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •