Dritaret e mia kane buze
Bota jashte rrjep lekuren.
Njerez te avullt dalin
nga brazdat e ujeta,
brazdat krifebardha
kullojne deshira si tulipanet kokeprere.
Sendet rrjedhin nga zemra e mjegulles
pastaj thyhen brenda mundesise
per te qene me shume se sende
Dritaret e mia kane buze
Buze qe puthin gjithe boten
Shtepia dhe koha
duan te me nxjerrin jashte perralles qe po jetoj.
Krijoni Kontakt