Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Arrow Filmi i Kledi Kadiut ndër 10 më të shikuarit në Itali

    Filmi i Kledi Kadiut ndër 10 më të shikuarit në Itali

    Filmi i balerinit shqiptar të njohur, idhullit të qindra-mijëra adoleshenteve italiane, Kledi Kadiu, “Passo a due” ka hyrë në “top-ten”, pra në vendin e dhjetë, duke grumbulluar një shumë që arrin rreth 230 mijë euro.


    Kledi Kadiu sapo ka nisur të hapë shtigjet e karrierës në kinematografinë italiane, gjë që e dëshmon edhe fakti se filmi i tij “Passo a due” është ndër 10 më të shikuarit, (top-ten) në kinematë italiane dhe ka arkëtuar deri tani mbi 230 mijë euro. Protagonisti i filmit është Beni, (Kledi Kadiu), një djalë që me pasionin e tij të madh dhe talentin për vallzimin braktis Akademinë e Arteve në Tiranë dhe udhëton drejt Italisë, ku shihte suksesin që ta priste dhe karrierën më premtuese. Por ja që në të vërtetë nuk ndodhi ajo çka djaloshi priste pasi ai nisi të shfrytëzohej duke u aktivizuar nëpër ca spektakle të dorës së fundit në teatro të dorës së fundit nëpër provincat e Italisë. Kur Beni arrin të shpëtojë nga kthetrat e shfrytëzueses së tij shkon në një emision televiziv. Por balerini nuk ka lejen e qëndrimit dhe punës në Itali dhe rruga e tij vazhdon të marrë për lart falë ndërhyrjes së një personi që e merr atë si të adoptuar me kusht që djali t’i siguronte ndonjë karrige nëpër emisionet televizive ku do të merrte pjesë. Më pas, duke takuar një vajzë pas së cilës ishte dashuruar, Beni do të gjejë kurajo për të vazhduar më tej luftën e tij për karrierë e dashuri.
    Horrori “The Exorcism of Emily Rose” ka kryesuar gjatë javës së shkuar të fundit listën e klasifikimit të filmave më të shikuar dhe ka inkasuar një shumë prej më tepër se 1 milionë e 700 mijë eurosh duke sjellë ndryshime në klasifikimin e filmave më të pëlqyer në “cinecita” dhe gjithashtu, duke e ulur në vend të dytë filmin “Fabrika e kakaos e Tim Burton”. Në vend të tretë vjen i mirënjohuri Michele Placido, (komisar Katani, te Oktapodi) me filmin “Romancë kriminale”. E ndër të tjerash, më interesanti ka qenë fakti se filmi i balerinit shqiptar të njohur, idhullit të qindra-mijëra adoleshenteve italiane, Kledi Kadiu, “Passo a due” ka hyrë në “top-ten”, pra në vendin e dhjetë, duke grumbulluar një shumë që arrin rreth 230 mijë euro. Pra një sukses jo i vogël për artistin shqiptar që tashmë i ka lënë pas të 30-at dhe vazhdon të jetojë e punojë në Itali, duke qenë mjaft i famshëm dhe i adhuruar, sidomos nga vajzat. Kjo pelikul që ka lindur si ide e Maurizio Costanzos nën regjinë e Andrea Barzinit tregon në vija të gjëra jetën e Kledit, fillimin dramatik, mbërritjen në Itali, shfrytëzimin, problemet me lejet e qëndrimit, etj. Thuajse gjithçka është e vërtetë në këtë film, ashtu siç ka pohuar edhe vetë Kadiu në intervistat e mëparshme dhënë për mediat, me përjashtim të një historie dashurie, e cila nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Balerini shqiptar qëndroi një vit e gjysmë në Itali pa dokumenta të rregullta e lejeqëndrimi duke kërcyer në një kompani në Rovereto, për të marrë pjesë më vonë në një audicion televiziv, ku do të zbulonte se leja e tij e qëndrimit nuk ishte e vlefshme për të ushtruar veprimtarinë si profesionist i lirë.Kështu Kadiu kthehet në Shqipëri ku qëndron për dy vite të gjata derisa u pajis me lejen e qëndrimit dhe punës në Itali. Kledi shpjegon se ka një rrugë të hapur drejt karrierës në kinematografi, të cilës nuk ka ndërmend t’i shkëputet pasi po e shijon gjithnjë e më tepër. Ai është duke punuar për disa produksione e seriale italiane si dhe një thriller me Carlo Sigon dhe Stefania Roccan.

  2. #2
    123456.... Maska e FsHaTaRi
    Anëtarësuar
    20-07-2002
    Vendndodhja
    Hollywood Profesioni : SuperStar
    Postime
    483
    Urime per te
    B

  3. #3
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Ja Boft Zoti Hallall, I Ka Ec Mire Qenit. Shyqyr Qe E Mori Ne Dore Maria De Filippi Ene Ra Si Daci N'kos Ky!

    Urime Urime Skemi Ca Ti Themi Tjeter Se Ka Kotribuar Shume Edhe Per Imazhin Tone Te Mire Ne Itali! :d

  4. #4
    RebeL AnGeL /IrC STaFF Maska e angel_guy
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Hic
    Postime
    322

    lol

    Citim Postuar më parë nga romeoOOO
    Ja Boft Zoti Hallall, I Ka Ec Mire Qenit. Shyqyr Qe E Mori Ne Dore Maria De Filippi Ene Ra Si Daci N'kos Ky!

    Urime Urime Skemi Ca Ti Themi Tjeter Se Ka Kotribuar Shume Edhe Per Imazhin Tone Te Mire Ne Itali! :d
    Prandaj na dashurojne shume ne italy ne shqiptaret
    DasHuRia PerBeheT NgA dY PjeSe NdJeNjaT DhE PreKjA

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Klejdi eshte nje Sizif..modern..

    Ne se simbolikisht do e quanim "GUR" imazhin shqiptar ne Bote.. ose ne Itali te pakten.. do thoja pa frike se.. Klejdi i vetem cdo dite "e ngre kte gur" me sakrificen e talentin e tije personal .. kur mijra shqiptare e rrezojne me marrezite e ndyresite e tyre..

    Suksese Klejdit tone te mrekullueshem..


    ..

  6. #6
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Une di qe ky filmi as nje jave s'ndenji ne kinema, kur doli me i shikuari????

  7. #7
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Eshte me te vertete balerin i mire. Dhe siç e tha njeri nga ju me lart shyqyr qe e mori Maria De Filippi te programi "Amici". Te pakten ktu ne Itali mburremi me balerinet pasi mbas Kledit, ktu kemi pas Ambeten, Leonin. Per Klajdin s'them gjo se na flliqi fare, megjithate e lejm at muhabet...
    Sa per filmin un e pash dhe i them Kledit te vazhdoj te kercej se eshte me mire.
    Eshte nje pjese te filmi ku Kledit i kerkojn "permesso di soggiorno". Kur kam degju pergjigjen e Kledit: - permesso di soggiorno? io non ho permesso di soggiorno!, menyren si e tha, jam shkri duke qesh. Kush ka pa filmin do me kuptoj.
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  8. #8
    udhetare.... Maska e Klaraaa
    Anëtarësuar
    29-08-2003
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    181
    Bravo i qofte, dhe suksese akoma dhe me shume!!!!
    Enya-Adiemus

  9. #9
    Respekti Mbi Të Gjitha! Maska e [E-TROPOJANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Tropojë
    Postime
    113
    Hajt,suksese.Dhe ishalla fiton edhe ma shume pare ...!
    _____________________________________________

    JeTa EshTe E BuKuR.....JeToJe..!

    JaM TrOpOjAn.....DeMoKrAt i FlAkTe..!

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268
    Kush ka kontribuar per imazhin e mire ne Itali?????????

    Ai ka kontribuar per imazhin e mire ne itali , Sa ka kontribuar Pirro dhima ne Greqi

    qe te dy kane tallur..... me shqiperine ato pak here qe kane dale ne tv.
    Kadiu eshte nje *****pambuk.

    Ai dhe te tjere si ai harrojne qe kur ti i pari mohon vendlindjen e tregon mungese rrespekti per te , aehere i huaji do te te mohoje ty heret ose vone
    ...kur te kesh pushuar se qeni nje fenomen criku

    ne kemi nevoje per studente qe te dalin te paret ne shkollat e huaja ku studiojne Politikane qe kane dy pare tru e dine te japin nje imazh te mire per veten e per politikn ne shqiperi.
    Per shkencetare qe arrijne te kontribuojne ..

    e jo per nje gomar qe bredh gjysemlakuriq neper emisione televizive.
    Me besoni , asgje ska ndryshuar per shqiptaret ne itali qe kur kadiu ka dale ne tv

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emrat dhe Cilesite e Zotit!
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 03:33
  2. Jeni te obsesionuar nga te shikuarit e ores?
    Nga dionea në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 08:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •