Biblioteka e Ptolomeut nė Aleksandri
- Kush e dogji nė tė vėrtetė?
Periudha e artė e kulturės dhe e qytetėrimit tė vjetėr grek, kap vitet duke filluar prej shekullit tė shtatė p.e.r. deri nė vdekjen e Aleksandrit njė vit mė vonė. Shkaku i kėsaj ndėrprerjeje ishte mungesa e njė autoriteti nė vend tė Aleksandrit tė vdekur dhe lufta pėr pushtet ndėrmjet "dijadosėve" tė tij. Nė kėtė luftė pėr pushtet pėsuan njė numėr i madh mendimtarėsh e shkencėtarėsh. Bartja e selisė sė perandorisė nė Aleksandri tėrhoqi me vete largimin e shumė dijetarėve nga ish-qendrat kulturore tė Greqisė sė Vjetėr dhe vendosjen e tyre nė Aleksandri, tė cilėt ishin ithtarė tė shkencės dhe mecenė tė shkencėtarėve. Ngritja e lartė kulturore rezultoi edhe me themelimin e Universitetit tė Vjetėr tė Aleksandrisė, qė ndikoi nė krijimin e njė kulture tė lartė tė diturisė. Ky institucion nė pėrbėrjen e vet kishte edhe bibliotekėn me qindra e mijėra vėllime, pastaj muzeumin, laboratorė tė ndryshėm shkencorė, kopshtin zoologjik dhe kopshtin botanik. Kėshtu, pas ekspeditave tė Aleksandrit nė Lindje, Aleksandria mori nė dorė vravashkėn e rilindjes kulturore dhe mbeti qendėr e diturisė disa shekuj me radhė. Nė Universitetin e Aleksandrisė sidomos u dalluan disa emra: Ptolomeu, Arkimedi, Galeni, Dioskoridsi, Oribasiosi, Berklisi, Theoni etj.
Biblioteka e Aleksandrisė, fatkeqėsisht, disa herė u dogj e u shkatėrrua. Mirėpo, edhe pse pėr dijen e mirėfilltė ėshtė e njohur se kush ėshtė "autori" i kėtyre veprave piromane e neveritėse, nė mjetet e informimit publik, nė publikime tė ndryshme tė tė gjitha niveleve, kėtė akt barbar shpeshherė ua ngjesin muslimanėve.
Kjo ėshtė arsyeja qė mė shtyri tė bėj kėtė hyrje diē mė tė gjatė se rėndom nė shkrimet e kėtij lloji, pasi qė kjo bibliotekė ėshtė temė kyē e kėtij shkrimi.
Sa ėshtė i vjetėr mendimi se Bibliotekėn e Aleksandrisė e shkatėrruan muslimanėt?
Ky mendim zė fill nė gjoja letrėn e Amr ibn Asit, guvernator i Egjiptit, drejtuar Umer ibn el-Hattabit (vdiq 23 h./644), halifit tė dytė musliman, se ētė bėnte me Bibliotekėn mbretėrore tė Aleksandrisė? Nė kėtė pyetje, kinse Umeri ishte pėrgjigjur: "Nėse shkresat greke pajtohen me Kuranin, atėherė janė tė padobishme, tė tepėrta dhe nuk duhet lexuar ato, e nėse janė nė kundėrshtim me thelbin e Tekstit tė Shenjtė (Kuranin, N. I.), ato janė tė rrezikshme dhe duhet tė zhduken".
Tash shtrohet pyetja:
Kush e lansoi kėtė informim ndjellakeq?
Si pėrgjigje nė kėtė pyetje mund ti vėmė nė pah dy versione:
1) Sipas njėrit prej orientalistėve mė tė spikatur bashkėkohorė tė krishterė, libanezit Filip Hitit (Philip Hitti), kėtė gėnjeshtėr i pari e lansoi Abdu-l-latif el-Bagdadi (vdiq mė 629 hixhrij 1231).
2) Sipas versionit tjetėr, tė cilin e vuri nė spikamė Eduard Gibboni (1737 - 1794), fajin pėr djegien e kėsaj biblioteke Umerit ia ngjiti hebreu i pagėzuar Abdu-l-ferexhi (1226 - 1286).
Sė kėndejmi nėnkuptohet se njė shpifje e kėtillė buron nga propaganda e tė krishterėve. Pėr kėtė kujtojmė thėnien e Papės Nikolla I (858 - 867) "Respanse Nicolai I Papae ad konsulata Bulgarorum" kreu CIII: "Ju pyetni se ēduhet bėrė me librat heretikė tė cilėt, pohoni, gjenden tek ju kurse i keni marrė nga saracenėt. Ato, natyrisht, nuk duhet ruajtur sepse sikur qė ėshtė shkruar (nė Enciklikėn mbi Korinasit), kuvendimet e kėqija prishin moralin e shėndoshė, e pėr kėtė si tė dėmshme dhe heretike dorėzojani zjarrit."
Sė fundi, tė dhėnat ekzistuese flasin se Abdu-l-latif el-Bagdadi dhe Abdu-l-ferexhi kanė qenė bashkėkohės dhe se kanė jetuar rreth gjashtė shekuj pas depėrtimit tė muslimanėve nė Egjipt, pėrkatėsisht nė Aleksandri. Del se akuza e tyre ėshtė e vetmuar dhe pa kurrfarė mbėshtetje burimore.
Tė dhėnat burimore si pėrgjigje nė kėtė akuzė
Mendimet dhe dėshmitė e veprimtarėve kulturorė eminentė, ofrojnė njė pasqyrė mė objektive pėr shkaktarėt e shkatėrrimit tė Bibliotekės sė Aleksandrisė.
Tė dhėnat historiografike flasin se edhe sikur data e djegies sė Bibliotekės sė Aleksandrisė tė ishte puēur me datėn e ekspansionit musliman nė Egjipt gjatė hilafetit tė Umerit, ai kėtė vandalizėm nuk do ta kishte bėrė kurrė, ngase dihet se ka qenė ithtar i parimit tė njohur islam: "Urtėsia ėshtė gjė e humbur e besimtarit - ku ta gjejė le ta marrė," (hadith). Ose: "Diturinė kėrkoje qoftė edhe nė Kinėn (e largėt e pagane)," (hadith), pra edhe nė Egjiptin pagan. Kėto virtyte tė mira tė tij na i dėshmon edhe fakti se filozofia dhe dituritė e tjera greke erdhėn nė Evropė kryesisht nėpėrmjet muslimanėve.
Madje mund tė konstatohet se mbarė familja e Umerit ėshtė shquar pėr nga arsimimi edhe nė periudhėn e xhahilijetit, e tė mos flasim pėr periudhėn e mėvonshme islame.
Halifi Umer ishte i njohur pėr ndėrrimet radikale e liberale nė ēdo sferė tė jetės. Nė kohėn kur kundėrthėniet ndėrfetare, ndėrnacionale e veēmas ndėrfisnore nė Arabinė e atėhershme ishin tė acaruara, Beladhuri Ensabi shėnoi njė tė dhėnė pėr jetėn e Umerit: "Njė ditė ai i shkroi njė letėr guvernatorit tė tij nė Siri: "Na dėrgo njė grek i cili mund ti rregullojė llogaritė e tė ardhurave." Dhe kėshtu njė i krishterė u vendos nė krye tė asaj administrate nė Medine."
Madje Umeri, pėrveē sjelljes sė kuadrit administrativ e financiar nga jashtė, dėrgoi nė Greqi, Persi, Egjipt e gjetkė shumė individė qė dituritė e fituara ti rishqyrtojnė, plotėsojnė dhe jetėsojnė nė rrethanat dhe njerėzit tjerė me specificitetet muslimane.
Fakte dhe fatkeqėsi
Ėshtė fakt se nė Aleksandri gjendej biblioteka mė e madhe e kohės sė vjetėr e themeluar nga Ptolemy Soter. Siē dihet, qysh nė kohėn e ngritjes sė saj nga Demetrius Phalercus kishte 50.000 kokorrathė, ndėrsa gjatė kohės sė Zenedotusit, Aristarehusit tė Bizantit, Apollonius Rhodiusit e tė tjerėve kishte rreth 400.000 deri 700.000 kokorrathė. Pjesa mė e madhe e titujve ishin vepra letrare tė Romės, Greqisė, Indisė dhe Egjiptit. Nė tė kanė punuar njerėzit mė tė ditur tė kohės, kurse katalogun e kėsaj biblioteke e kishte punuar Kalimahu. Gjatė rrethimit tė Aleksandrisė nga Jul Qesari nė vitin 48 ose 47 p.e.r., pjesa mė e madhe e kėsaj biblioteke u shkatėrrua nga zjarri.
Pjesa tjetėr e bibliotekės qė u ruajt ishte nė Serapion, faltorja e Jupiter Serapios, e cila qėndroi deri nė kohėn e Theodosiut tė Madh (379 - 395). Mė 391 Theodosiu urdhėroi qė tė gjitha faltoret pagane nė Perandorinė Romake tė shkatėrrohen. Fatkeqėsisht, nė kėtė fushatė barbare tė krishterė nuk shpėtoi as faltorja madhėshtore e Jupiter Serapios. Nė tė vėrtetė, njė turmė fanatikėsh tė krishterė tė udhėhequr nga kryepeshkopi Theophilos, rrėnuan ēdo gjė me vlerė nė kėtė bibliotekė. Tė gjitha kėto djegie e barbarizma tė krishtera kanė ndodhur para se tė paraqiten Islami, Umeri e tė tjerėt nė skenėn islame historike.
Kur flet historia
Historiani anglez Edward Gibboni, nė veprėn e tij "Rėnia dhe shkatėrrimi i Perandorisė Romake", pėr kėtė shkatėrrim tė Bibliotekės sė Aleksandrisė flet nė dy vende:
Nė kreun XXIII pohon se Bibliotekėn e Aleksandrisė e ka shkatėrruar kryepeshkopi i Aleksandrisė, Theophilo, kurse nė kreun LI, duke folur pėr gjoja letrėn e Amrit dhe pėrgjigjen e Umerit, E. Gibboni pohon: "Sa mė pėrket mua, dua ti pėrgėnjeshtroj si faktin ashtu edhe pasojat tė cilat i pėrshkruhen (Amrit). Vetė fakti ėshtė vėrtet i ēuditshėm. Raporti i vetmuar i njė tė huaji (Ebu-l-ferexhit, N.I.) i cili... ka shkruar gjashtėqind vjet pas kėtij rasti, ėshtė neutralizuar me heshtjen e dy historianėve tė datės mė tė hershme, tė dytė tė krishterė dhe egjiptianė tė lindur, prej tė cilėve mė i moshuari, patriarku Eutihijusi, hollėsisht e ka pėrshkruar pushtimin e Aleksandrisė. Vendimi i rreptė i Umerit, pėrveē kėsaj, e kundėrshton domethėnien literare dhe frymėn e kazuistėve muslimanė: ata shprehimisht konfirmojnė se kurrė nuk duhet djegur librat religjiozė tė hebrenjve dhe tė krishterėve, tė cilėt bien nė duart e muslimanėve si pre lufte, dhe se munden ligjėrisht tė pėrdoren nė dobi tė muslimanėve veprat profane tė historianėve dhe tė poetėve, mjekėve dhe tė filozofėve.
Kimisti dhe historiani anglez me famė botėrore John William Draperi (1811-1882), nė veprėn "Historia e zhvillimit ideor tė Evropės" shkroi se gjatė sundimit tė Theodosiut tė Madh, perandorit romak, "janė rrėnuar sė bashku edhe religjioni pagan edhe shkenca pagane. Nė atė kohė (391 e. r.) nė karrigen arkipeshkvore nė Aleksandri ka qenė njėfarė Theophilo, njeri brutal dhe i keq, tė cilit kėtė punė ia besoi mbreti. Theophilo e ka filluar kėtė punė me plaēkitjen dhe shkatėrrimin e bibliotekave, e kur erdhi radha nė faltoren pagane Serapion, e cila ēdoherė ka qenė halė nė sytė e tij, prudenca e shenjtė e Theophilos nuk u qetėsua derisa godina nuk u rrėnua deri nė themel. Ari dhe argjendi i cili gjendej nė faltore me kujdes ėshtė mbledhur, objektet mė tė vogla janė thyer ose janė hedhur nė zjarr. Vetė ndėrtesa nė tė cilėn ka qenė biblioteka mbase nuk qe rrėnuar, sepse njėzet vjet mė vonė Orozie (autor kishtar nga Hispania, autori i pasqyrės sė Historisė sė pėrgjithshme prej fillimit tė botės deri mė 417), qartė pohon se i ka parė raftet dhe sirtarėt e zbrazėt."
Nė artikullin "Prej Gnomonit deri te dylbini i Galileut", prof. B. M. Shevarliqi do tė shkruajė: "Kur Krishterimi u bė religjion zyrtar nė Perandorinė Romake, nėn tė cilėn ra edhe Aleksandria, u pamundėsua puna e shkencėtarėve tė vjetėr paganė dhe u shpėrnda Muzeumi e biblioteka e tij u dogj(...). Populli i ri arab nė fushatėn e tij ekspansioniste nėpėr Afrikėn Veriore, e pushtoi edhe Aleksandrinė nė vitin 642. Tė etshėm pėr dituri, arabėt mėsuan atė qė Aleksandri mundohej e pastaj i tubuan shkrimet e harruara tė vjetra greke dhe u hodhėn nė pėrkthimin e tyre nė gjuhėn arabe."
Njėri prej bashkėkohėsve tė shkatėrrimit tė Bibliotekės sė Aleksandrisė ėshtė edhe historiani Osoriusi, i cili e vizitoi Aleksandrinė pas shkatėrrimit tė faltores Serapion nga tė krishterėt. Ai rrėfeu se i kishte parė raftet krejtėsisht tė thata.
Me Bibliotekėn e Aleksandrisė u mor edhe dr. Milutin Milankoviq (1879 - 1958), profesor i mekanikės qiellore dhe fizikės teorike nė Universitetin e Beogradit. Nė librin e tij "Nėpėr gjithėsi dhe shekuj", midis tjerash shkroi:
"Historikisht ėshtė dėshmuar se Biblioteka e madhe e Muzeumit tė Aleksandrisė ėshtė djegur gjatė kohės sė luftėrave qytetare tė Jul Qesarit. Fatkeqėsisht, pėr kėtė dėshmitar i sigurt ėshtė vetė Qesari. Biblioteka tjetėr e madhe, ajo e cila ėshtė e vendosur nė Serapion, ėshtė plaēkitur dhe rrėnuar nga tė krishterėt... Pėr njė bibliotekė tė tretė askund nuk ėshtė bėrė fjalė. Asnjė nga dėshmitarėt tė cilėt kanė lėnė gjurmė tė shkruara pėr pushtimin e Aleksandrisė nga arabėt, nuk pėrmend me asnjė fjalė rrėnimin e ndonjė biblioteke. Legjenda e cila fatkeqėsisht ka hyrė nė tė gjithė librat e shkollės sė mesme, ėshtė krijuar gjashtė shekuj pas pushtimit tė Aleksandrisė; autor i saj ėshtė peshkopi i krishterė Abu-i-feragius Bar Hebrens (Ebu-l-ferexhi, N. I.), qė do tė thotė, i biri i Hebreut. Atij konvertiti tė fesė nuk duhet besuar. Por, sikur rrėfimi i tij tė ishte i sigurt, as atėherė ne tė krishterėt nuk do tė guxonim ti gjykojmė arabėt, sepse ata nė rastin e atillė do ta bėnin atė qė tė krishterėt e kanė bėrė me siguri dy shekuj e gjysmė para tyre."
Sipas mendimtarit musliman dr. Abdu-l-halim Muntasirit, Bibliotekėn e Ptolomeut nė Aleksandri e dogji Jul Qesari, me rastin e ikjes sė tij nga Aleksandria, ose kėtė vepėr e bėri masa vendėse qė ta detyronte Qesarin nė ikje. Mė vonė, me qėllim tė sanimit tė gjendjes nė Bibliotekėn e Aleksandrisė, sundimtari romak Marko Antonio i dhuroi Kleopatrės, sundueses sė Egjiptit, 200.000 vėllime nga biblioteka Pergana e Azisė sė Vogėl. Pas kėsaj, kjo bibliotekė do tė pėsojė nė zjarr edhe disa herė dhe do tė shkatėrrohet tėrėsisht. Pėr shkak tė konflikteve ndėrmjet tė krishterėve dhe politeistėve, shkencėtarėt eminentė do tė detyrohen nė emigrim, pėr tė dytėn herė, ku pas njė prehjeje tė shkurtėr nė Lindje, u nisėn nė drejtim tė qendrave islame: nė Bagdad, pastaj nė Basrė, Kufė, Buharė, Damask etj.
Duke pėrmbyllur mund tė konstatojmė se muslimanėt, me depėrtimin e tyre nė Afrikė, pėrkatėsisht nė Aleksandri, nuk gjetėn asnjė bibliotekė me rėndėsi nė atė vit. Sė kėndejmi, pėrfundimi i F. Hitit se "rrėfimi qė, sipas urdhrit tė halifit, Amri gjatė muajve i ka ndezur furrat e shumta tė banjave publike me shkrimet e Bibliotekės sė Aleksandrisė, ėshtė njė prej informatave pėr njė tregim interesant e pėr njė histori tė ligė."
Tė dhėnat e prezentuara mė sipėr tregojnė qartė se kjo vepėr neveritėse dhe e pacivilizuar sėshtė bėrė nga dora e Amrit, Umerit apo Islamit. Ėshtė vepėr e civilizimit tė krishterė, tė ngritur mbi gėrmadhat e civilizimit helen dhe tė Lindjes pagane. Islami ėshtė kreativ dhe i pranon tė gjitha tė mirat kulturore e materiale qė nuk ndeshen me parimet e monoteizmit islam, pa dallim nga feja, vendi e raca. Islami nuk ėshtė bibliofobik!
(P.S. - I falėnderohem dr. M. Pirrakut, i cili e lexoi kėtė shkrim dhe me vėrejtjet e veta kontribuoi nė formėn pėrfundimtare.)
LITERATURA
"Almanah" Boković - pėr vitin 1957, Zagreb.
Corbin, Henry, "Historija islamske filozofije", I-II, bot. II, Sarajevo, 1982.
El-Akad, Mahmud Abas, "Abkarijjetu Muhammed", Kajro, (-).
"Enciklopedija Leksikografskog Zavoda", botimi II, Sarajevo, 1966.
Hamidullah, Muhammed, "Uvod u Islam", botimi II, Sarajevo, 1982.
"Glasnik Vrhovnog Islamskog Starjeinstva Islamske Zajednice u Jugoslaviji", viti. XXX, nr. 1-2, 1967, Sarajevo.
Grupa autora, "Arapsko-islamski uticaj na evropsku renesansu", Sarajevo, 1987.
Hadić, Osman Nuri, "Muhammed a.s. i Kuran", Sarajevo, 1986.
Hitti, Filip, "Istorija Arapa", botimi II fototip, Sarajevo, 1988.
Ibrahimi, Nexhat, "Muslimanėt nė Ballkan nė periudhėn paraosmane", Prizren, 1410/1989.
"Kultura islame" revistė fetare-kulturore, III, gusht, 1942. Rexheb-Shaban, 1361, nr. 1, Tiranė.
Lluzha, Murteza, "Shqyrtime filofozike", Prishtinė, 1981.
"Preporod" informativne novine, nr. 207, tė dt. 01.04.1979, Sarajevo.
arif, M.M., "Historija islamske filozofije", I-II, Zagreb, 1988.
"Velika Enciklopedija aforizama", botimi II, Zagreb, 1977.
Krijoni Kontakt