Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    darwin, mos shkruaj per histori qe i ke lexuar neper faqe Interneti, pa e marre mundimin qe te lexosh me shume per to.


    Te zgjedhesh si version te besueshem ate qe i shkon per shtat bindjeve te tua, eshte shume kollaj. Mjafton te besosh ate qe te vjen per mbare pa patur asnje baze historike.

    Po te lexosh me vemendje me lart, djegia e bibliotekes eshte mister edhe sot e kesaj dite dhe une e kam bere te qarte ate. Grupet e caktuara kane akuzuar njera tjetren si per te fshehur doren e aktit, dhe nen akuze jane nje gjeneral Latin si Jul Cezari, nje patriark bizantin dhe nje kalif musliman. Askush nuk e di me siguri se kush e vuri zjarrin, por kushdo qe meson per historine e njerezimit qe rrodhi me pas e ka te qarte qe flakevenesi me i besueshem eshte vete Jul Cezari.

    Patriarku dhe perandori Theodhos nuk mund ti vinin flaken literatures greke, literature dhe histori qe u shkruajt ne greqisht nga te paret e tyre. Kisha asnjehere nuk ka vene ne shenjester literaturen e njerezimit, por vetem kultet pagane qe nuk u rrezuan vetem me urdhra perandoresh por edhe me forcen e Shpirtit te Shenjte nepermjet shenjtoreve te shumte qe kane dale e kane shkelur ne Aleksandri (lexo jete shenjtoresh).

    Perse ka gjasa me te medha qe flaken tia kete vene Jul Cezari? I mban mend kryqezatat e Perendimit? E mban mend plackitjen e Konstandinopojes nga franket disa shekuj me vone? E mban mend perdhosjen e kishave te shenjta nga kryqezatoret qe kishin dale te shpetonin krishterimin? I mban mend vjedhjen e artit bizantin dhe kishtar te Perendimit?

    Cili eshte ai moment famekeq ne histori ku Lindja ka plackitur apo vjedhur Perendimin?! Dhe mjafton te shikosh mentalitetet e popujve perendimore edhe sot e kesaj dite karshi popujve te lindjes, per te kuptuar se e shkuara nuk ka vdekur, eshte ende e gjalle.


    Per nje material me serioz historik qe hedh drite mbi misterin e djegies se librarise se Aleksandrise, lexo faqen me poshte:

    http://www.bede.org.uk/library.htm

    Albo

    Albo, mos u nxito ne gjykime personale sepse kam ne shtepi 32 volume te historise se Europes te cilat i kam lexuar nje per nje. Interneti i sherben ndonje tjeteri per ndonje gje shpejt e shpejt.

    Kam shkruar tekstualisht qe nuk ishte shume korrekte ajo qe kishe thene, sidomos ne lidhje me "urrejtjen romake ndaj diturise" sepse lexova frazen tende (ti kam theksuar ne citimin qe bera ne shkrimin e pare):
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Djegia e bibliotekes se Aleksandrise ishte fshirja me dashje e kujteses se njerezimit nga romaket.
    Atehere, e verteta eshte se djegia e nje pjese te bibliotekes ka ndodhur thjesht aksidentalisht per arsye te luftes se brendshme midis legjioneve romake qe ndodhi ne Aleksandri. Po kjo nuk do te thote aspak se Jul Cezari/romaket u nisen te shkaterrojne biblioteken.

    Kurse kryqezatat nuk kane lidhje fare me trashegimine romake, sepse duhet te kujtohesh se nuk ka patur precedente te tille kur romaket pushtuan Greqine e atehershme. Pastaj, ne nje teme qe ka qene ne lidhje me kryqezatat nuk mbaj mend ti kem permendur per mire, bile per mua kane qene gabimi me i madh strategjik (kete e beri Vatikani, me thene te drejten) qe beri te mundur arritjen e racave te huaja (turke) ne kontinentin europian (them turke, meqenese arabet fatmiresisht u perzune nga Spanja.. e atehershme) te cilet nder te tjera sollen dhe fene e tyre me vete.

    Pastaj dihej se kryqtaret ishin turma skizofrenesh/psikopatesh fanatike por qe gjithsesi i harronin porosite e shenjta kur vinte puna per te vrare e plackitur. Me thuaj nese kam thene ndryshe ne ndonje vend


    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Cili eshte ai moment famekeq ne histori ku Lindja ka plackitur apo vjedhur Perendimin?! Dhe mjafton te shikosh mentalitetet e popujve perendimore edhe sot e kesaj dite karshi popujve te lindjes, per te kuptuar se e shkuara nuk ka vdekur, eshte ende e gjalle.
    Nuk e ka patur mundesine, prandaj nuk ka ndodhur..ose te pakten keshtu e mendoj une. Persa i perket zjarrit, mendoj se Bizanti do te ishte shume i interesuar qe te fshinte nga faqja e dheut thesaret e bibliotekes, meqenese pervec veprave ne lidhje me zbulimet e deri-atehershme, permbanin dhe bazat e formimit te mendimit te lire (fale grekeve te lashte) mungesa e te cilit, beri qe Europa te pllakosej nen thundren e krishtere gjate periudhes se saj me te erret, Mesjetes se hershme.
    Prektora

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Kam shkruar tekstualisht qe nuk ishte shume korrekte ajo qe kishe thene, sidomos ne lidhje me "urrejtjen romake ndaj diturise" sepse lexova frazen tende (ti kam theksuar ne citimin qe bera ne shkrimin e pare):
    Ke lexuar por nuk ke kuptuar gje nga ajo qe kam dashur te them. Une nuk kam thene qe romaket kane urryer dijen, kam thene qe romaket kane shuar me zjarr kujtesen kolektive te njerezimit deri ne ate pike, kujtese dhe histori qe nuk ishte shkruajtur ne latinisht, por ne greqisht. Po ti shfletosh me vemendje ato vellimet qe ke ne shtepi, do te shikosh qe qyteterimi grek i parapriu atij romak dhe qyteterimi romak u ngrit mbi ate grek.

    Atehere, e verteta eshte se djegia e nje pjese te bibliotekes ka ndodhur thjesht aksidentalisht per arsye te luftes se brendshme midis legjioneve romake qe ndodhi ne Aleksandri. Po kjo nuk do te thote aspak se Jul Cezari/romaket u nisen te shkaterrojne biblioteken.
    Ti me lart sikur na the qe e dogji vete Kisha Biblioteken, tani po ia faturon Jul Cezarit?! Nese e dogji me dashje apo pa dashje, kete une ta le ty ta zbulosh pasi nuk me intereson dhe as ka per te me interesuar ndonjehere. Por une di te them qe gjithe thesaret e kesaj bote dhe gjithe lavdia e perandoreve dhe strategeve me te medhenj te njerezimit jane hic asgje perpara 400 000 doreshkrimeve me te hershme te njerezimit qe mendohet se u humben ne ato flake.

    Nuk e ka patur mundesine, prandaj nuk ka ndodhur..ose te pakten keshtu e mendoj une.
    Lexoi edhe njehere ato vellimet e historise se Evropes qe ke ne shtepi qe te mos besh me gabime te tilla qe tregojne qe nuk e ke idene se per cfare shkruan. Gjysma lindore e Perandorise Romake, e njohur si Perandoria Bizantine mbizoteroi dhe shkelqeu me te gjithe forcen e saj per 11 shekuj, nga shekulli i IV e deri ne shekullin e XV kur ra ne duart e otomaneve. Ne ato kohe gjysma perendimore po perjetonte ate qe e njohim si "epoka e erret". (Nuk eshte tema e duhur kjo per te diskutuar qyteterimet)

    Albo

  3. #13
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Ke lexuar por nuk ke kuptuar gje nga ajo qe kam dashur te them.

    Une nuk kam thene qe romaket kane urryer dijen, kam thene qe romaket kane shuar me zjarr kujtesen kolektive te njerezimit deri ne ate pike, kujtese dhe histori qe nuk ishte shkruajtur ne latinisht, por ne greqisht.

    Edhe njehere, pershtypja ime e gabuar vinte nga keto fjale:
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Djegia e bibliotekes se Aleksandrise ishte fshirja me dashje e kujteses se njerezimit nga romaket.
    sepse keto fjale qe jane te theksuara nuk jane aspak te verteta.

    Po ti shfletosh me vemendje ato vellimet qe ke ne shtepi, do te shikosh qe qyteterimi grek i parapriu atij romak dhe qyteterimi romak u ngrit mbi ate grek.
    Po per kete nuk eshte nevoja e librave historike, por mjafton qe te kesh qene ne 8-vjecare. Edhe aty jepet kronologjia e qyteterimeve, bile ne rastin e grekeve te lashte permendet deri fakti qe ishin pagane.


    Ti me lart sikur na the qe e dogji vete Kisha Biblioteken, tani po ia faturon Jul Cezarit?! Nese e dogji me dashje apo pa dashje, kete une ta le ty ta zbulosh pasi nuk me intereson dhe as ka per te me interesuar ndonjehere. Por une di te them qe gjithe thesaret e kesaj bote dhe gjithe lavdia e perandoreve dhe strategeve me te medhenj te njerezimit jane hic asgje perpara 400 000 doreshkrimeve me te hershme te njerezimit qe mendohet se u humben ne ato flake.

    Une thashe qe pjesen me te madhe te thesareve te bibliotekes e dogji ideologjia monoteiste (politike) e krishtere, ndersa Jul Cezarit i faturova djegien aksidentale te nje pjese te bibliotekes. Dhe mendoj se eshte shume e nevojshme te dihet se kush e ka shkaterruar me dashje sepse jep nje tabllo te plote dhe mundesi analize per dobite apo demet e fenomeneve te gjeneruar nga subjekte institucionale.


    Lexoi edhe njehere ato vellimet e historise se Evropes qe ke ne shtepi qe te mos besh me gabime te tilla qe tregojne qe nuk e ke idene se per cfare shkruan.
    Kurse une mendoj se zelli fetar nuk duhet te te lejoje qe te hedhesh me nga ato fjale "fshirje e kujteses se njerezimit me dashje" dhe t'ia faturosh romakeve pagane keshtu si padashje sepse thjesht nuk eshte e vertete.

    Per punen e librave, cdo njeri e di vete (qe te mos e ve dhe une veten ne rolin e keshilluesit, pasi me duket e papershtatshme)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 22-02-2006 mė 21:56
    Prektora

  4. #14
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Kalifi Umar dhe Biblioteka e Aleksandrise

    Olsi Jazexhi

    Trupat e kalifit ne Afrike

    Historia e Islamit ne kontinentin afrikan eshte e gjate. Ajo ka zanafille qe ne ditet e para te lindjes se kesaj feje, kur muslimanet gjeten strehe ne mbreterine e Abisinise[1] ne vitin 615, te detyruar nga fiset pagane arabe te largohen nga gadishulli arabik. Sipas mendimit te disa shkollareve te famshem arab si Ibn Khalduni, emri Afrike i cili ne arabisht njihet si Ifrikija, rrjedh nga vete arabet. Sipas tij, ai vjen nga emri i Ifrikos bin Kais bin Saifit qe ka qene nje nga mbreterit e Jemenit. Sipas gjeografit musliman Al-Bakri, Ifrikija ne mendjen arabo – islamike nuk ka qene ai kontinent masiv qe ne shohim sot. Ifrikija ne dijen islamike te eres se Islamit ishte vetem ajo pjese e njohur e Afrikes se kohes, qe fillonte me Bargan ne Lindje dhe perfundonte me Tangierin ne Perendim. Sipas gjeografise moderne Afrika e Al-Bakrit shtrihej neper zonat e njohura nga romaket me pare, qe perfshinte Afriken Veriore dhe zbriste deri pertej shkretetires sahariane per ne Mauritani.[2] Ne ditet e sotme arabet dhe joarabet me emrin Ifrikija ose Afrika nenkuptojne te gjithe kontinentin e Afrikes, qe nga Kepi i Shpreses se Mire ne Afriken e Jugut e deri ne Magribin Arab.
    Me ardhjen e Islamit ne gadishullin arabik, fiset e frymezuara arabe me misionin inspirues islamik nuk u mjaftuan qe ta ēojne kete mesazh clirimtar vetem mes ish-kolonise romake te Arabia Petra-s (Transjordanise), vete Arabia Deserta-s (gadishullit Arabik) dhe Arabia Feliks (apo Jemenit). Trupat misionare arabe pak vitesh pas ardhjes se misionit hyjnor islamik ne Hixhaz, vendosen qe kete mesazh ta eksportojne edhe ne vete zemren afrikane te perandorise bizantine – Egjiptin. Dhjete vjete pas vdekjes se profetit Muhamed a.s., kalifati musliman nen Umar Ibn Khatabin (634 – 644) drejtoi futuhatin e tij drejt Egjiptit, i cili ne kete kohe ishte nen pushtetin e Kostandinopojes. Trupat muslimane gjeten mbeshtetjen e fiseve kopte monofizite gjate ēlirimit te Egjiptit. Deri ne ardhjen e muslimaneve ne Afrike, koptet kishin vuajtur rende nga persekutimi inkuizitor i kishes bizantine. Kontakti i pare i muslimaneve me Egjiptin ishte ne vitin 639 e.r. kur trupat arabe marshuan drejt tij nen udheheqjen e Amr ibn Al-Asit. Me marrjen e Egjiptit, arabet trasheguan nje nga zemrat me te begata te civilizimit bizantin dhe atij te lashte egjiptian qe flinte ne te kaluaren e heshtur.

    Biblioteka e Aleksandrise

    Pervec pasurive te shumta arkeologjike, piramidave, rrenojave dhe statujave magjepese, Egjipti i eres se Islamit supozohet te kete trasheguar nga e kaluara edhe biblioteken e Aleksandrise. Sesa i vertete eshte ky fakt apo jo, kjo ngelet hapur ndaj manipulimeve, por legjendat tregojne se njehere e nje kohe ne Egjipt ka ekzistuar nje biblioteke e famshme, e njohur si mbledhesja e librave me te lashte te botes. Biblioteka e Aleksandrise mendohet te jete themeluar nga mbreti Ptolemi I Soter (Ruajtes) ne shekullin e 3-te para eres sone ne qytetin e Aleksandrise. Ptolemi I ishte nje nga ish-gjeneralet iliro-maqedone te ushtrise se Aleksandrit te Madh i cili pas vdekjes se Lekes se Madh, u shpall satrap (guvernator) i Egjiptit dhe Libise. Ne vitin 305 p.e.s. ai u veteshpall mbret i vendit dhe shpalli Aleksandrine kryeqytet te tij, ku ndertoi edhe biblioteken ne fjale.
    Nen sundimin e djalit te Ptolemit (Ptolemi II) ne Biblioteken e Aleksandrise u sollen libra te shumte dhe u punesuan shkollare dhe librare te afte te cilet e pasuruan biblioteken me perlat letrare dhe historike te kohes. Sipas deshmive historike te kohes ne kete librari mendohet te kete patur rreth 500.000 libra, shkrime dhe punime te ndryshme, te cilave iu bashkangjiteshin 43,000 volume te tjera religjioze qe mbaheshin ne tempullin e Serapisit. Megjithate madheshtine e saj, Biblioteka e Aleksandrise nuk mundi te jetoje per kohe te gjate. Ajo u dogj ne vitin 47 e.r. gjate luftes civile te Julius اezarit me Pompein e Madh, kur i pari rrethoi Aleksandrine dhe vuri qytetin ne flake. Pjeset e mbetura te librarise mendohet te jene djegur gjate kohes se perandorit Aurelian me 272, dhe ne vitin 391 kur perandori inkuizitor bizantin Theodhosius I dha urdher qe biblioteka dhe ndertesat pagane te Aleksandrise te shkaterrohen ne themel.

    Kalifi Umar dhe Biblioteka e Aleksandrise

    Ne analet e historise, bibliotekes se Aleksandrise i eshte dhene edhe nje emer tjeter djegesi me fame. Ai i kalifit Umar. Edhe pse djegjet e bibliotekave shpesh here ne histori jane mode e ushtrive okupatore, ne rastin e djegjes se Bibliotekes se Aleksandrise nga kalifi Umar ekziston nje mjegull e madhe dyshimi. Sipas besimit islam, dija njerezore eshte nje nga asetet me te vyeshme te botes. Fjalet e para qe Zoti i Madherueshem i zbriti Muhamedit ne Kuranin e shenjte jane: Lexo ne emer te Zotit qe krijoi.[3] Ndersa historia e Evropes mesjetare ka vertetuar me qindra rastesh barbarizmash kishtare kunder librave dhe bibliotekave laike, si ne rastin e Andaluzise, ne ndergjegjen historike islame barbarizma te tille nuk jane pare kurre. Edhe ne rastet kur ushtrite muslimane kane pushtuar qytete dhe vende ato shpesh kane qene teper te kujdesshme qe te mos krijojne skena tip Bagdad 2003 apo si ato te nazisteve ne Luften e Dyte Boterore. Per me teper, ne mendjen historike muslimane gjenerali pushtues i Egjiptit, Amr Ibn Al-Asi mbahet te kete qene nje nga arabet me te kulturuar te kohes se tij.
    Personi i vetem qe i ka transmetuar botes ‘historine’ e djegjes se Bibliotekes se Aleksandrise nga kalifi Umar eshte peshkopi Jakobit Gregory Bar Hebrوus (vdiq me 1286) i njohur ne arabisht me emrin Abū 'l Faraxh. Duke rrojtur 600 vjet pas kalifit Umar ai eshte i vetmi person qe ka sajuar legjenden sipas se ciles supozohet qe me hyrjen e trupave muslimane ne Aleksandri, gjenerali Amr Ibn Al-As te kete gjetur biblioteken ne fjale dhe te kete pyetur kalifin Umar cfare te bej me ate. Sipas peshkop Gregorit, i cili padyshim ka qene i mbushur me mllef kunder sunduesve musliman, thuhet qe Umari te kete thene:

    Nese librat e grekeve bien dakort me librat e Zotit, atehere ata jane te dobishem dhe duhen ruajtur. Nese ata shkojne kunder atyre atehere duhen djegur.[4]

    Perralla e peshkopit Gregori vazhdon e thote se keto libra me pas u dogjen ne nje flake qe zgjati gjashte muaj. Kjo perralle gregoriane pergenjeshtrohet nga shume burime historike, duke future ketu edhe vete enciklopedine katolike e cila e pranon se ky fabrikim i faturohet vetem mendjes se Abū 'l Faraxhit.[5] Megjithate ne shtypin shqiptar te paradisa javesh une vura re nje opinionist shqiptar (F. L.) qe e merrte kete perralle per argument te vertet ne nje debat te tijin politik. Ne menyre qe historia njerezore te mos kamuflohet me perralla tip ‘1000 e 1 nete’, mendoj se duhen sjelle ne kete shkrim disa sqarime dhe citime autoresh me peshe qe e mohojne kete barbarizem tip Bagdad 2003 .
    Sipas Enciklopedise Britanica, Biblioteka e Aleksandrise eshte shkaterruar shume kohe me pare; ne shekullin e katert e.r., kohe perpara ardhjes se Islamit.[6] Profesori i njohur i historise arabe Filip Hitti thote per kete perralle se "ajo eshte nje perralle e bukur qe krijon perralla te bukura por histori te keqija" dhe se "libraria e madhe ptolemike u dogj ne vitin 48 p.e.s. nga Julius Ceasar. Me vone, ajo qe ngeli dhe referohet si biblioteka bije, u shkaterruar ne vitin 389 e.r. me urdher te perandorit Theodosius. Gjate kohes se pushtimit arab, ne Aleksandri nuk ka ekzistuar ndonje biblioteke me rendesi dhe asnje shkrues bashkekohor nuk i atribuon diēka te tille Amrit apo Umarit.[7]
    Historiani zionist amerikan, Bernard Levis, qe ne mjaft raste tregon ethe te forta antimuslimane dhe antiarabe, kur flet per kete ēeshtje deklaron se: "Kerkimet moderne e kane gjetur kete histori totalisht te pavertete. Asnje kronike e hershme, as qofte ato kristjane nuk japin ndonje reference per kete perralle, qe per here te pare tregohet ne shekullin e 13-te, kur sidoqe te kete qene rasti, biblioteka e madhe e Serapenumit ka qene shkaterruar shume kohe perpara ardhjes se arabeve”.[8]
    Ndersa studiuesi Bertrand Russell elaboron edhe me tej rreth kesaj perralle. Ai citon: "اdo kristjani i eshte treguar nje histori me kalif qe shkaterron Biblioteken e Aleksandrise. Qe te jemi te sinqerte, kjo biblioteke eshte shkaterruar dhe kujtuar ne menyre frekuente ne histori. Shkaterruesi i pare i saj ishte Julius اezari, dhe i fundit nje ndjekes i Profetit. Por muslimanet e pare, ne kundershtim me kristjanet toleronin ata qe i therrisnin “Njerez te Librit” nese te fundit paguanin taksat. Ne kundershtim me kristjanet qe persekutonin jo vetem paganet por edhe njeri-tjetrin, muhamedanet ishin te mirepritur per tolerancen e tyre, fakt qe i ndihmoi ata jashte mase ne pushtimet qe bene. Nese vime ne kohe me te voneta, Spanja u shkaterrua nga urrejtja fanatike antiēifute dhe antimaure; Franca u varferua ne menyre tragjike nga persekutimi i hugenoteve."[9]
    Sipas shkencetarit Kolin Wilson, shkaterrimi i Bibliotekes se Aleksandrise ka ardhur nga kleri kristjan. Ai shkruan: "Biblioteka e Aleksandrise – qe mbante nder te tjera edhe permbledhjet e Aristotelit – u dogj me urdher te peshkopit te Aleksandrise (i mbeshtetur nga Perandori Theodhos). Dija ishte dicka e keqe; a nuk u debua Adami nga parajsa pasiqe kerkoi te mesoje?"[10]
    MN Roy ne librin e tij “The Decline and Fall of Roman Empire” e ka analizuar kete ēeshtje edhe me ne hollesi. Nder te tjera ai shkruan: "Nese librat e shkruar ne shekullin e 11 dhe 12-te flasin per perrallen tronditese te djegjes se bibliotekes se Aleksandrise, pse historianet Eustichius dhe Elmacin qe ishin te dy kristjane egjiptiane dhe pershkruan pushtimin saraēen te vendit te tyre, qendrojne te heshtur per kete akt barbar? I pari, si patriark i Aleksandrise nuk mund te imagjinohet te kete qene pro armiqve te kristjanizmit. Per me teper urdherat e kalifit Umar jane pershkruar si evidence e barbarizmit te gjeneralit te tij. Qe te mohoej urdheri i Umarit ka qene me e lehte sesa te mbahej ne heshtje e gjithe kjo ndodhi nga prelatet kristjane, te cilet kishin shume mundesira per te fshehur shkrimet e tyre. Ekzaminimi shkencor i kesaj ceshtje e ka ēuar historianin Gibbon te vije ne kete konkluzion: “Urdheri i Umarit eshte i papranueshem nga shkollaret muhamedane; ata ne menyre te qarte deklarojne se librat religjioze te ēifuteve dhe kristjaneve, qe kapen ne lufte, dhe punimet e shkencetareve te pafe, historianeve apo poeteve, fizikanteve apo filozofeve, mund te perdoren ne menyre legjitime nga besimtaret... Por ne vend te muhamedaneve, ka qene barbarizmi bizantin ai qe shkaterroi punen e Ptolemeut. Shkaterrimi real i qendres shkencore te Aleksandrise eshte kontribut i Shen Cyrilit qe denoncoi mesimet e zotit te mesimit ne deklaraten e famshme te Hiparise. Dhe kjo ndodhi ne fillim te shekullit te 5-te."[11]
    2000 vite histori kristjane kane shume fakte qe tregojne se kristjanizmi jo vetem qe nuk nxiti shpirtin e mesimit por shpesh e shkaterroi ate. Kishtaret dhe kryqtaret jane pergjegjes per djegjen e disa qindra mije librash muslimane dhe greke. Ne vitin 389 e.r. per shembull, me urdher te peshkopit Theofil u dogj biblioteka e Serapisit. Principi baze i Pape Gregorit ishte "injoranca eshte nena e fetarizmit." Me kete mision ne mendje Gregori dogji Biblioteken e Palestines te themeluar nga Perandori August, shkaterroi pjesen me te madhe te shkrimeve te Livit dhe ndaloi studimin e klasikeve. Kryqtaret shkaterruan biblioteken e Tripolit dhe dogjen shume qendra kulturore saraēene. Ferdinandi dhe Izabela vune ne flake te gjitha punimet muslimane dhe ēifute qe gjeten ne Spanje. Per kete arsye nuk eshte ēudi qe kur shkenca dhe mesimi u bene popullore ne Evrope, evropianet refuzuan autoritetin e Bibles dhe shkenca u kthye totalisht sekulare.[12]
    Per arsyet e cituara me lart duhet te perfundoj se aludimi sikur shkaterrimi final i Bibliotekes se Aleksandrise te jete veper e kalifit Umar, eshte i pavertete dhe manipulim historik. Aludimi rreth Umarit ngelet nje shpifje e pasukseshme e peshkopit Gregor Bar Hebrوus apo Abū 'l Faraxh,[13] i cili ashtu si nje pjese e mire e klerit ballkanik kristjan nen osmanet, ka qene i zene te shpike sa me shume perralla qe te jete e mundur per te satanizuar sundesit jokristjane qe kishte mbi koke. Ashtu si ne perrallologjine serbe, si ne rastin e betejes se Kosoves ku serbet mundohen me cdo menyre t’i tregojne trupat osmano – shqiptare si barbare dhe te portretizojne veten e tyre dhe betejen e humbur te Kosovo Poljes si triumf te serbeve kunder ‘barbarizmit osman’, te njejtin patern mendimi e gjejme edhe te perralla rreth kalifit Umar nga peshkopi Abū 'l Faraxh. Perrallat kristjane rreth barbarizmave muslimane nuk gjenden vetem ne rastin e Bibliotekes se Aleksandrise apo ne perrallat kishtare ballkanase. Ne librin: “Muhamedi, nje perpjekje perendimore per te kuptuar Islamin”, shkollarja britanike Karen Armstrong jep nje kapitull te tere permbledhjesh[14] me perralla te llojit ‘kalif Umar’ qe kishtaret perendimore kane fabrikuar pergjate historise se tyre ne lidhje me “orientalet” dhe fene e tyre, ne menyre qe te justifikonin deshtimet e tyre ne sferen religjiozo – politike te kohes.
    Pushtimi arab i Egjiptit nuk i solli ketij vendi tragjedite qe pushtimi anglo-amerikan po i sjell Irakut ne ditet e sotme. Egjipti nen sundimin arab jo vetem se nuk i pa bibliotekat e tija ne flake si Bagdadi 2003, por ne te kundert me ardhjen e arabeve, shpetoi nga sundimi dhe inkuizicioni bizantin dhe hyri ne eren e arte te Islamit. Kalifi Umar me veprat dhe aktet e tija ka hyre ne historine e njerezimit si nje nga me te medhenj. Ai nuk mund te krahasohet dot kurre me presidentin Bushin II dhe tragjedine qe ai i shkaktoi bibliotekes se Bagdadit me 2003.

    Referenca

    1 - Habeshe apo Etiopi
    2 - A.Rahman I.Doi, Islami dhe Afrika, Civilizimi Islam, online: http://www.geocities.com/alcislam
    3 - Kuran, Sura Al-Alak, ajeti 1
    4 - The Alexandrian Library, Enciklopedia Katolike (online): a gjetshme ne http://www.newadvent.org/cathen/01303a.html
    5 – Ibid
    6 - Ency. Britannica, Vol. 1, 1984, P. 227
    7 - Philip K. Hitti, History of the Arabs, Macmillan: London, 1970, P.166
    8 - Bernard Lewis, The Arabs in History, Goodword Books: N. Delhi, (1950), 2001, P. 54
    9 - Bertrand Russell, Human Society in Ethics and Politics, Routledge: London, (1954), 1992, P. 218
    10 - Colin Wilson, The Occult, Panther: London, 1984, P. 278
    11 - M. N. Roy, The Decline and Fall of Roman Empire, P. 64
    12 - VA Mohamad Ashrof Who destroyed Alexandria Library?, The Milli Gazette, Vol. 3 Nr. 23, http://www.milligazette.com/
    13 - Bede’s Library, The Mysterious Fate of the Great Library of Alexandria http://www.bede.org.uk/library.htm#omar
    14 - K. Armstrong, Muhamedi, nje perpjekje perendimore per te kuptuar Islamin, Kapitulli 1, Londer, 1992

  5. #15
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    trupat missionare arabe
    shi shi si ndryshojne fjalet sipas rastit : kryqtaret ishin gjakpires imperialiste qe therrnin padallim. ndersa keta te mesipermit ishin trupa missionare qe perhapnin mesazhin hyjnor? hahahahah pathetic
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  6. #16
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Si kaloi shkenca greke tek arabėt -

    Historia e mjekėsisė nė Islam qė nga lindja, lulėzimi dhe rėnia e saj mund tė ndahet nė tre periudha tė mėdha. Periudha e pare shtrihet nga viti 750 deri nė vitin 900 tė erės sonė,ose shekulli i parė dhe i dyte hixhrij sipas kalendarit musliman. Kjo periudhė e cila njihet nga muslimanet me emrin periudha e mjekėsise profetike karakterizohet nga njė mjekėsi e thjeshtė dhe rudimentale , e pėrbėrė pėr mė shumė nga bimė mjekėsore tradicionale pėr Arabine Saudite dhe nga metoda kurimi primitive dhe tė thjeshta pėr tu kryer nga cdo anetarė i shoqėrise arabe.
    Periudha e dytė e ka fillimin e saj nė momentin kur muslimanėt marrin nėn zotėrimin e tyre pothuajse tė gjithė territoret nė tė cilat ishin ngritur dhe zhvilluar civilizimet mė tė mėdha tė cilat kishte njohur deri atėherė bota njerėzore. Ky faktor politik bėri tė mundur qė muslimanėt tė njiheshin me tė arriturat shkencore dhe teknologjike tė kėtyre qytetėrimeve . Nė kėtė moment muslimanet tė shtyrė nga njė dėshirė e madhe pėr dije dhe pėr zhvillim fillojnė tė pėrqėndrojne tė gjithė mundin e tyre nė blerjen dhe pėrkthimin nė gjuhėn arabe e tė gjithė veprave mė tė njohura tė antikitetit. Pėr tė realizuar kėtė qėllim pushtetarėt e atėhershėm vune nė dispozicion shuma tė mėdha parash tė cilat ishin tė domosdoshme pėr tė ēuar deri nė fund qėllimin e vėnė . Pikėrisht nė kėtė periudhė fillojnė tė pėrkthehen autorėt mė nė zė tė antikitetit, duke u nisur qė nga Aristoteli dhe duke pėrfunduar me Galenin.
    Periudha e tretė ka si karakteristikė thelbėsore tė saj faktin qė mjekėsia Islame duket sikur ėshtė shkėputur nga autoriteti i mjekėve antikė dhe ka ngritur njė fizionomi e cila ėshtė krejtesisht origjinale pėr tė. Nė kėtė periudhė fillojnė tė verifikohen tė gjithė rezulatatet nė tė cilat kishin arritur mjekėt e antikitetit dhe kjo u arrit duke perdorur metoda tė cilat ishin tė bazuara mbi parime empirike dhe tė cilat ishin tė papara dhe shume tė avancuara pėr kohėn nė tė cilat ato aplikoheshin. ثshtė pikėrisht nė kėtė pėriudhė qė fillon tė zhvillohet mjekėsia e vėrtetė islame me tė gjtha vecoritė dhe karakteristikat qė e bėjnė atė tė dallueshme dhe tė vecantė nga mjekėsia e zhvilluar nė qytetėrimet e tjera.
    Lidhur me periudhėn e parė pėr tė ėshtė folur gjėrėsisht nė kapitujt pararendės dhe pėr kėtė arsye nuk ėshtė e nevojshme qė kjo cėshtje tė trajtohet pėrsėri nė kėtė temė. Ajo qė ėshtė e rėndėsishmėe dhe qė ka nevojė pėr njė trajtim mė tė gjėrė ėshtė zhvillimi dhe karakteristkat e mjekėsisė islame nė periudhen e dytė tė zhvillimit tė saj. Pėr ta bėrė sa mė tė lehtė kuptimin e kėsaj periudhe nga ana e lexuesit do ta ndajmė atė nė dy atapa tė cilat janė karakteristike pėr kėtė periudhė dhe tė cilat janė njėkohėsisht edhe dy elementėt kryesore tė cilat kanė ndihmuar ne zhvillimin dhe forcimin e mjekėsisė islame gjatė kėsaj periudhe.
    Etapa e parė ėshtė e lidhur ngushtė me faktorėt politikė dhe ushtarakė nėpėr tė cilat po kalonte bota e civilizuar e asaj kohe. Rėnia e perandorisė Romake tė perėndimit dhe ngjarjet socio-politike tė asaj kohe bėnė qė territoret tė cilat deri nė atė kohė kishin qėnė teatėr i civilizimeve mė tė mėdha, tashmė gjėndeshin tė shkatėrruara nga luftėrat , tė pergjysmuara nga epidemitė dhe tė pushtuara nga njė sėrė fisesh barbare tė cilat shkatėrronin gjithcka qė gjenin pėrpara. Njerėzit mė tė shquar dhe mė tė ditur tė kohės largohen sė bashku me bagazhin e tyre drejt cdo vėndi i cili do ti ofronte atyre mikėpritje dhe siguri. Vėndi i cili iu pėergjigj mė sė shumti kesaj kėrkese ishte Siria e cila nė tė kaluarėn e saj kishte qėnė njė terren i pėrgjakur nga lufterat dhe njė vėnd nė tė cilin kishin lėnė gjurme civilizimet nga mė tė ndryshmet duke filluar qė nga qytetėrimi Egjyptian dhe deri tek ai Persian. Nė kėtė kohė Persia bėhet bartėse e mendimit grek dhe vecanėrisht atij mjekėsor. Ishin Nestorianėt ato tė cilėt pėrfituan mė shumė nga e gjithė kjo situatė. Kėta tė fundit janė ndjekėsit e Patriarkut tė Konstandinopojės i cili quhej Nestorio dhe jetoi rreth shekullit tė pestė dhe vdiq nė Egjipt rreth vitit 440 tė (e.s.) . Janė pikėrisht Nestorianėt ata tė cilėt nga fundi i shekullit tė pestė themeluan shkollat mjekėsore tė Edesės dhe Nisibit, dhe janė kėto kristianėt e lindjes ato tė cilėt gjate emigrimeve tė tyre marrin me vete qytetėrimin helenik dhe pėrkthejnė nė gjuhen siriakishte tekstet greke duke e pėrhapur nė kėtė mėnyrė duke filluar qė nga Siria dhe deri nė Mesopotami dijen dhe kulturėn helenike. Kur filozofet e fundit paganė tė cilėt ishin ithtarėt e fundit te shkollės platonike tė athinės u pėrzunė nga Justiniani i parė (529 e.s) atėherė edhe ato iu bashkangjitėn rrymės tė Nestorianėve.
    Arturo Castiglioni ne librin e tij Storia della Medicina (Historia e mjekėsisė) thotė: “Nė kėtė mėnyrė qytėterimi grek merr njė veshje tė re orientale,duke kaluar nga Mesopotamia pėr nė Persi me ndihmėn e grupeve tė huaja etnike si puna e Hebrenjve dhe persianėve tė helenizuar”. (Arturo Castilioni nė “Storia della medicina” botimi Mondadori-Milano 1936 faqe236). Kalimi i dijes sė botės antike nga vendi i tyre origjinės drej viseve tė lindjes ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė lindjen dhe zhvillimin e mjekėsisė nė islam, duke qėnė se kontakti i muslimanėve me vendet nga tė cilat e kishin origjinėn kėto civilizime ka ndodhur mė vonė se me vendet nė tė cilat kėto civilizime u importuan. Dhe nė kėtė mėnyrė pėrvetėsimi i tė arriturave shkencore tė kulturave tė mėparshme nga ana e muslimanėve ka ndodhur mė herėt dhe nė njė moment nė tė cilin shteti Islam ishte nė kulmin e fuqisė sė tij. Shpejtėsia me tė cilėn u pėrhap shteti Islam dhe madhėsia e territorit tė cilin ai zuri vazhdon tė mrekullojė akoma sot e kėsaj dite tė gjithė studiuesit e historisė. Nė vitin 635 u mor Damasku, nė vitin 640 اezarea, ndėrsa nė 643 u mor Aleksandria. Perhapja e shtetit islam vazhdon me rritme tė pėrshpejtuara dhe zoterimi i tij shtrihej nga brigjet indisė deri nė kaukaz, pothuajse e gjithė afrika veriore, Spanja jugore, Sardenja dhe Sicilia jane tashmė nėn zotėrimin e shtetit Islam. Kėtė fenomen kaq tė rrallė nė historinė botėrore Keneth Clark nė librin e tij “Qytetėrime” e shpreh me kėto fjalė
    “Tėposhtėza e qytetėrimit mund tė ketė zgjatur shumė kohė, por nė mes tė shekullit tė shtatė u shfaq njė forcė e re, qė kishte besim, energji dhe vullnet pėr tė ngadhėnjyer si edhe njė kulturė alternative –Islami. Fuqia e Islamit fshihej nė thjeshtėsinė e tij. Kisha e hershme e krishterė e pat shkapėrdarė fuqinė e vet nė zėnkat dhe grindjet teologjike, qė vazhduan per tre shekuj me njė duf dhe me sajesa tė pabesueshme. Por Muhamedi, profeti i Islamit, predikonte njė doktrinė mė tė thjeshtė, e cila u pranua menjėherė dhe u dha pasuesve tė saj atė ndjenjė solidariteti tė pathyeshėm,qė u pat prirė dikur legjioneve romake. Brenda njė kohe cuditėrisht tė shkurtėr-rreth pesėdhjet vjet- bota klasike u nėnshtrua.
    Vetėm eshtrat e saj tė zbardhura zbuloheshin nė sfondin e qiellit mesdhetar.


    (Keneth Klark ne librin “Qytetėrime” botimi Shtėpia e librit faqe 29) Nė momentin kur muslimanėt u stabilizuan nė kėto vėnde dhe mėsuan pėr tė kaluarėn dhe kulturėn e tyre atėherė tė udhėhequr nga dėshira e madhe pėr dije dhe pėr progres vendosėn qė tė ringjallnin dhe tė pėrvetėsonin gjithcka qė kishte tė bėnte me kėto qytetėrime. Dhe mėnyra mė e mirė pėr tė ēuar deri nė fund qellimin e vėnė ishte pėrkthimi dhe analiza e tė gjitha teksteve tė vjetėra qė kishin tė bėnin me kulturėn e kėtyre vėndeve. Nė kėtė moment fillon edhe etapa e dytė e zhvillimit tė mjekėsisė nė Islam e cila vjen njėkohėsisht si pasojė dhe si plotėsim i etapės sė parė tė cilėn e trajtuam mė lartė. Ky pikėsynim vinte pėrballė udhėheqėsve muslimanė dy kėrkesa kryesore: e para kishte tė bėnte me gjetjen e dorėshkrimeve tė vjetra tė autorėve tė mėdhenj tė antikitetit dhe e dyta kishte tė bėnte me gjetjen e perkthyesve tė aftė tė cilėt duhet tė kishin aftėsinė qė ti pėrkthenin kėto doreshkrime nga gjuha siriakishte ose greqishte nė gjuhėn arabe. Pėr tė plotėsuar kėrkesėn e parė pushtetarėt muslimanė vunė nė dispozicion shuma tė mėdha parash pėr ēdo person i cili dorėzonte njė ose shume dorėshkrime tė vjetra. Autoria e gjermane Sigrid Hunke duke folur pėr Halifin e famshėm tė Bagdatit Harun Er-rashid pėr tė tėrhequr vėmendjen e lexuesit mbi vullnetin dhe dėshirėn e ketij kryetari shteti pėr tė marrė sa mė shumė dorėshkrime tė vjetėra nė mėnyrė qė ti pėrkthejė ato nė gjuhėn arabe na vė nė dijėni mbi njė ngjarje e cila ndoshta nuk ka precedent nė botė. Kjo ngjarje ka ndodhur atėherė kur ai nė vėnd qė ti kerkonte si dėmshpėrblim popullit tė mundur para ose toka i kėrkoi atyre dorėshkrimet e vjetėra greke te cilat ato i zotėronin. Ja se si e shprehet autoria nė lidhje me kėtė ngjarje:
    ”Ashtu sic ndodh nė ditėt tona kur populli fitimtar i kėrkon poullit tė mundur si dėmshpėrblim pėr luftėn qė ai tė dorėzoi armėt dhe flotėn e tij si kusht i domosdoshėm pėr tė vendosur paqen, ashtu edhe Harrun Er-rashidi pasi morri nė zotėrim amyrėn dhe ankaranė vendosi si kusht pėr shlyerjen e dėmeve tė luftės dorėzimin e tė gjitha teksteve greke tė cilat ato kishin nė zotėrim.Dhe njėsoj sic ndodh sot kur vendet fitimtare i marrin popujve tė mundur tė gjitha minierat , industrinė e rėndė ,armėt vdekjeprurėse dhe shpikėsit e tyre, ashtu edhe Harun Er-rashidi pasi fitoi mbi Mikelin e dyte i cili ishte perandor i Bizantit i kėrkoi atij veprat e filozofėve antik tė cilėt nuk ishin pėrkthyer ende nė gjuhėn arabe, duke i konsideruar kėto tė fundit si dėmshperblim i mjaftueshėm pėr dėmet e luftės”

    (Sigrid Hunke nė librin me tiull “Dielli arab shkėlqen mbi perėndimin” faqe 375)
    Pasi i siguruan dorėshkrimet e vjetėra pushtetarėt muslimanė filluan tė mendonin pėr kėrkesėn e dytė e cila kishte tė bėnte me gjetjen dhe bėrjen pėr vehte tė pėrkthyesve mė tė mirė tė cilėt duhet tė ishin tė aftė pėr tė pėrkthyer dorėshkrimėt siriakishte dhe greqishte nė gjuhėn arabe. Nė kėtė moment fillojnė tė dalin nė skenė Nestorianėt, hebrentė e helenizuar dhe individ tė kombėsivė tė ndryshme tė cilėt kishin mėsuar gjuhėn arabe dhe njėkohėsisht ishin njohės tė mirė tė gjuhėve nė tė cilat ishin shkruar dorėshkrimėt e vjetra . Klasa e lartė e udhėheqėsve muslimanė filluan tė bėnin garė me njėri tjetrin se kush arrinte tė mblidhte rreth vehtes perkthyesit mė tė mirė dhe tė pėrkthente i pari veprat mė tė famshme tė botės antike. Kjo fyme e garimit pėr tė mirė e cila pėrfshiu tė gjithė klasėn e lartė tė shtetit Islam i shėrbeu shumė arritjes sė qėllimt tė vėnė nė njė kohė sa mė tė shkurtėr. Nė kėtė kohė fillojnė tė bėhen tė famshėm pėrkthyesit e parė jomusliman tė cilėt dhanė njė kontribut tė pashlyeshėm nė lindjen dhe zhvillimn e mjekėsisė nė islam . Roli i tyre ishte i njė rėndėsie thelbėsore pėr kohėn, duke qėnė se kėto ishin tė vetmit persona tė cilėt mund tė kryenin kėtė detyrė tė rėndėsishme. Pėrkthyesit tė cilėt janė vėnė nė shėrbim tė shtetit Islam kanė qėnė tė shumtė dhe pėr kėtė arsye ėshtė e pamundur pėr ne qė tė trajtojmė jetėn dhe kontributin e tyre ne kėtė libėr. Megjithatė nuk do tė lėmė pa pėrmėndur figurat mė tė shquara tė cilat janė dalluar nė krahasim me tė tjerėt pėr rėndėsinė dhe kontributin e madh qė kane dhėnė nė ndihmė tė zhvillimt tė mjekėsisė nė Islam. Jahja ibn Masawaih ka qėnė i pari autor sirian me origjinė kristiane i cili ka shkruar vepra tė ndryshme mjekėsore nė gjuhė arabe. Profesionin e mjekut e ka ushtruar nė Bagdad ku ka qėnė mjeku personal i halifit M’emun. Ky i fundit rreth viteve 830 (e.s) i besoi Jahjės drejtimin e njė shkolle pėrkthyesish tė cilėt kishin pėr detyrė tė pėrkthenin tė gjitha dorėshkrimet greke tė cilat udhėheqėsit muslimanė i kishin blerė nė Azinė e vogėl dhe nė Egjipt. Ky personazh njihet ndryshe nė perėndim me emrim Gjoni nga Damasku.
    Nxėnėsi mė i mrė qė la pas ky shkencėtar quhej Hunejn Ibėn Is’hak i cili pėr nga madhėshtia dhe rėndėsia e tij ia kaloi jo vetėm mėsuesit tė tij por edhe tė gjithė atyre qė do tė vinin mbrapa tij. Hunejn Ibėn Is’hak mund tė konsiderohet si perkthyesi mė imadh qė ka njohur bota Islame nė atė periudhė. Ai vdiq mė 873 ose 877, jeta dhe veprat u tij u bėnė tė njohura me anė tė autobiografisė nė formė letrash qė ai i dėrgonte Ali ibn Jahjasė nė 875. Ai ishte me origjinė prej Hirės dhe djali i njė pastori Nestorian. Ai e mėsoi arabishten nė moshė tė madhe prandaj nuk duhet tė ishte prej klasės dominuese tė Hirės qė ishte arabe. I ri ndoqi mėsimet e Ibn Masavait nė Xhundi-Shapur, dhe tėrhoqi vėmendjen e mėsuesit tė tij duke u bėrė nxėnėsi mė i afėrt. Por mė vonė ai e mėrziti mėsuesin e tij duke bėrė shumė pyetje nė klasė derisa njė ditė mėsuesi i tij i tha:
    -ا’punė ka populli i Hirės me mjeksinė? Shko e bėj tregti nėpėr rrugė dhe pastaj e pėrzuri (Ibn el-Kifti, 174).
    I pėrjashtuar prej akademisė ai u drejtua pėr nė ‘tokėn e grekėrve’ ku u njoh me gjuhėn greke dhe me kritikėn tekstuale qė ishte zhvilluar nė Aleksandri. Mė pas ai u kthye dhe u vendos nė Basra ku studioi arabisht nėn kujdesin e Halid ibn Ahmed dhe mė pas, rreth 808, u zhvendos pėr nė Bagdad nėn patronazhin e Xhebrailit dhe pėrktheu pėr tė disa vepra tė Galenit. Ky i fundit u mahnit me aftesitė dhe talentin e Hunejnit dhe pėr kėtė arsye e prezantoi atė me bijtė e Musa Ibėn Shakirit tė cilėt ishin shkencėtarė tė mėdhenj nė shkencat ekzakte si psh gjeometri, astronomi, mekanikė etj De lacy O’Leary thotė:”
    “Djemtė e Musės” e prezantuan Hunejnin tek kalifi el-Ma’mun pak para vdekjes sė Xhebrailit mė 828-9, dhe mesa duket nėn propozimin e kėtij tė fundit halifi themeloi njė akademi tė quajtur “Shtėpia e Dijes”, si njė institucion ku do bėhej pėrgatitja dhe pėrkthimi i shkencės prej greqishtes nė arabisht, dhe vendosi qė tė vihej Hunejni nė krye. Qė prej asaj kohe e mė pas pėrkthimet vazhduan suksesshėm dhe kėshtu pas njė periudhe kohe relativisht tė shkurtėr studentėt arabė e kishin nė dispozicion veprat e Galenit, Hipokratit, Ptolemeut, Euklidit, Aristotelit dhe tė disa autorėve tė tjerė greke.

    Gjithsej, Hunejni pėrktheu prej Galenit rreth 20 libra nė siriakisht, dy pėr Bukhtishin, djalin e Xhebrailit, dy pėr Salamavin, njė pėr vetė Xhebrailin dhe njė pėr Ibn Masavihin e gjithashtu, redaktoi dhe 16 pėrkthime tė bėra prej Sergiusit tė Rashainit. Ai pėrktheu 14 traktate nė arabisht, tre pėr Muhamedin e dy pėr Ahmedin, djemtė e Musės. Shumė prej pėrkthyesve tė brezit tė ri u trajnuan prej Hunejnit ose nxėnėsve tė tij kėshtu qė ai njihej si pėrkthyesi mė i mirė edhe pse disa punime tė tij u rishikuan mė pas nga disa tė tjerė.
    Kurrikulumi i plotė i shkollės sė mjeksisė tė Aleksandrisė u bė i mundur pėr studentėt arabė. Kjo pėrfshinte edhe njė seri tė pėrzgjedhur tė traktateve tė Galenit qė ishin:

    1- De sectis.
    2- Ars medica.
    3- De pulsibus ad tirones.
    4- D Glauconem de medendi methodo.
    5- De ossibus as tirones.
    6- De musculorum dissectione.
    7- De nervorum dissectione.
    8- De venarum arteriumque dissectione.
    9- De elementis secundum Hippocratem.
    10- De temperamentis.
    11- De facultatibus naturalibus.
    12- De causis et symptomatibus.
    13- De locis affectis.
    14- De pulsibus (katėr tractate).
    15- De typis (febrium).
    16- De crisibus.
    17- De diebus decretoriis.
    18- Methodus medendi .

    Autorė i mėse 200 perkthimeve tė shkrimeve tė Galenit nga greqishtja ne siriakisht dhe arabisht , Hunejni arriti tė pėrkthente edhe tė gjithė shkrimet hipokratike tė gjithė shkrimet e Oribasios dhe Paolo D’egina dhe veprėn e famshme farmakologjike tė Dioscoridesit. Ai la pas tij edhe 100 shkrime personale ku ndėr mė tė famshmėt janė “Ceshtje mjekėsore” njė libėr ky i ndėrtuar nė formė pyetjesh dhe pėrgjigjesh, si edhe vepra “Dhjetė Disertacione nė lidhje me syrin”.

    (Arturo Castiloni nė Storia della Medicina (historia e mjekėsisė) shtėpia botuese “Mondadori” 1936 faqe 240-241)
    Figura e Hunejn Ibėn Ishakut ėshtė e njė rėndėsie tė vecantė edhe pėr njė arsye tjetėr dhe kjo ka tė bėjė me faktin qė atij i atribuohet shpikja pėr herė tė parė tė termave teknik dhe shkencor nė gjuhėn arabe. Unifikimi i termave dhe pėrdorimi universal i tyre nga ana e muslimanėve arabfolės i dha njė hov tė madh zhvillimit tė mjekėsisė nė kėto vėnde. Njė tjetėr personazh i rėndėsishėm i asaj kohe ėshtė edhe Thabit ibn Kurra. Ai u bė i njohur si njė prej atyre qė rishikuan dhe korrigjuan pėrkthimet matematikore dhe astronomike dhe futi njė frymė tė re progreke. Lindur nė njė qytezė nė Karraenin e vjetėr Thabit ibn Kurra (vdiq mė 901) nė fillim ka qenė njė kambist nė tregun e Harranit e mė pas iu kthye filozofisė, ku bėri progres tė madh dhe u bė ekspert nė tre gjuhė, greqisht, siriakisht dhe arabisht. Nė arabisht ka lėnė rreth 150 vepra mbi logjikėn, matematikėn, astronominė dhe mjekėsinė. Nė siriakisht ka shkruar dhe rreth 15 libra tė tjerė, (Bar Hebraeus, Chron. X, 176). Rreth vitit 872 ai u pėrjashtua prej qytetit nga kryeprifti i Harranit dhe u dėrgua nė Kafartutha, afėr Darės. Pasi u vėrvit shumė nėpėr vende tė ndryshme ai u njoh me Muhamedin, njė prej ‘djemve tė Musės’, i cili duke pikasur zgjuarsinė e tij e mori me vete nė Bagdad ku ai bėri shumė prej veprave tė tij. Ai pėrktheu Apolloniusin,
    Arkimedin, Euklidin, Ptolemeun dhe Theodosiusin. Po ashtu bėri dhe shumė vepra mbi matematikėn e astronominė. Thuhet se ai ėshtė pėrgjegjės pėr faktin qė kosmografia e Ptolemeut iu paraqit arabėve nė njė formė tepėr mekanike.
    Perkthyes tė tjėrė tė cilėt kanė dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm nė kalimin e shkencės greke dhe tė civilizimeve tė tjera tek popujt muslimanė kanė qėnė tė shumtė pėr kėtė arsye disa prej tyre do ti cekim shkurtimisht. Rreth 908 prifti Jusuf el-Khuri el-Kass, pėrktheu veprėn, e humbur aso kohe, tė Arkimedit prej siriakishtes e cila mė pas u rishikua prej Thabit ibn Kurra. Ai po ashtu pėrktheu nė arabisht edhe vepren “De Simplicibus temperamentis et facultatibus”, qė u rishikua mė pas prej Ibn Is’hakut. Rreth asaj kohe jetoi dhe Kusta ibėn Luka el-Ba’lbakki (912-913). Ai ishte njė kristian sirian qė pėrktheu Hypsiklesin, e cila mė pas u rishikua nga filozofi i famshėm musliman el-Kindi, “Sferican” e Theodosiusit, qė mė pas u rishikua prej Thabit ibn Kurrės, mekanikėn e Heronit, Autoclus, “Meteorėn” e Theophrastusit, katalogun e librave tė Galenit, Xhohn Philoponusin mbi fizikėn e Aristotelit dhe shumė vepra tė tjera si dhe ka rishikuar versionin ekzistues aso kohe tė Euklidit.
    Ebu Bish Matta ibn Junus el-Kannai (vdiq mė 940) ishte pėrgjegjės pėr pėrkthimin e “Poetikės” tė Aristotelit. Veprat mjeksore dhe logjike u pėrkthyen prej monofositit, Ebu Zekerija Jahja ibn Adi el-Mantiki, ‘llogjikuesi’ (vdiq mė 974), e ndėrmjet tyre “Pelogmemėn e Ammoniusit, njė hyrje pėr te “Isagoge” tė Porphyrysit.
    Kėtyre mund tu shtohet pėrkthyesi mė i vonshėm El-Hunejn ibn Ibrahim ibn el-Hasan ibn Khurshid et-Tabari en-Natili (vdiq mė 990), e po ashtu dhe monofositi Ebu Ali Isa ibn Is’hak ibn Zer’a (vdiq mė 16 prill 1008), qė pėrgatiti versione veprash filozofike e mjeksore. Nė kėtė mėnyrė popujt muslimanė arritėn tė ringjallnin dhe tė pėrkthenin nėgjuhėn arabe tė gjithė arritjet shkencore tė kulturave dhe qytetėrimeve tė mėparshme .
    “Nė thelb kjo Rilindje ėshtė njė farė zgjimi nga gjumi letargjik i shekujve tė mesjetės dhe njė rizbulim i kulturės sė shkėlqyer tė lashtėsisė greke. Dhe ky rizbulim u bė vetėm nė sajė tė arabėve. Ishin kėta qė i njohėn, i pėrkthyen veprat e mendimtarėve grekė dhe ecėn nė gjurmėt e tyre, duke krijuar kėshtu njė pėrmasė tjetėr kulturoro-kohore qė e anash kaloi mesjetėn e errėt evropiane”
    ( Aleksandėr Kocani, Historia e shkencave, Tiranė 1998 faqe 56) .

  7. #17
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    me sa kam lexuar ne histori bibloteka e alexandrise esht djegur plotesisht dhe esht rrenuar nga perandori octavian ,ne luften e tij kundra kleopatres dhe antoni .

    mbasi ai hyri ne aleksandri urdheroi djegen e biblotekes ....mbase ne kohen e cesarit esht djeg pa dashje kjo bibloteke ,por kete gje se 'recall' ta kem lexuar..

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Nga jeta e njerzve tė shquar
    Nga DoLpHiN nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 16-11-2014, 22:14
  2. Jeteshkrime nga jeta e njerzve te medhej nder shekuj !
    Nga ALBA nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 03-07-2011, 06:33
  3. Testament-Privilegjet” e Aleksandrit tė Madh pėr ilirėt
    Nga Tirana nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2006, 06:16
  4. Terri informativ
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 07:04
  5. Jetėshkrime nga njerėz tė menēur!
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •