Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    “Dy pako nga vëllai, nuk mora as kutitë bosh”

    ........
    shekulli

    --------


    Drejtori i Postës Shqiptare, Gorea: Masa ndëshkimore, sipas ligjit, nëse konstatohen abuzime nga personeli

    “Dy pako nga vëllai, nuk mora as kutitë bosh”

    Arbër Alia, student i Ekonomikut, pranon se nuk ka marrë asnjëherë pakot që i kanë dërguar me postë

    Eglantina Bardhi

    Prej një muaji pret pakon me dhurata që i ka dërguar i vëllai nga Anglia, por në Postën Shqiptare nuk i ka ardhur as kutia bosh. Ose pakoja në postë mund të ketë mbërritur, por kurrë nuk i ka rënë në dorë të zotit. Arbër Alia po e përjeton për herë të dytë këtë histori, pasi tre vjet më parë pakoja e dërguar për të nga Anglia nuk ka mbërritur në destinacion. “Besimi në Postën Shqiptare po më humbet plotësisht”, - tha ai. Ndërkohë në ambientet e postës qytetarët shprehen të shqetësuar, pasi ka mungesë serioziteti në shërbim, vonesa dhe çmime të larta për pakot që iu dërgojnë të afërmve të tyre. Lidhur me shqetësimet e qytetarëve që kanë për postën, drejtori i sapoemëruar i Postës Shqiptare, Arqile Gorea, i quajti të drejta ankesat e qytetarëve dhe premtoi se do të punojë për të përmirësuar imazhin jo të mirë që ka patur Posta Shqiptare pas viteve ‘90.
    Pakoja e munguar
    “Kjo nuk është aspak normale. Për pakot që na sjellin të afërmit tanë duhet të tregohet më seriozitet nga punonjësit e postës”. Kështu shprehet Arbër Alia, student në Fakultetin e Ekonomikut në Tiranë, i shqetësuar pa masë që edhe kjo pako e dytë nuk i ra dot në dorë. Pas kësaj, ai ka vendosur të porosisë të vëllain që të mos i dërgojë më pako me postë, sepse ka frikë se mos i ndodh përsëri e njëjta gjë. “Kam humbur besimin, sepse është hera e dytë që më ndodh ky gjest i shëmtuar. Është djersa e njerëzve tanë të afërm dhe nuk ka pse ta marrë dikush tjetër”,- tha ai, duke shtuar se është interesuar disa ditë me radhë për pakon që i ka dërguar i vëllai, por përveçse sorollatje, nuk ka fituar asgjë tjetër. “Kam ditë të tëra që vij dhe pyes për pakon që më kanë dërguar, por më thonë se nuk ka ardhur asgjë”,- thotë ai. Kjo, sipas tij, është përgjigjja që merr vazhdimisht në sportelet e postës. Madje është bezdisur aq shumë, sa nuk ka ndërmend të interesohet më. Në pako, sipas tij, kishte një celular, një aparat tensioni për nënën dhe disa gjëra për të motrën. “Vëllai ka vite që nuk vjen në Shqipëri, ndaj dhe dhuratat i dërgoi me postë”, - thotë ai.
    Ankesat
    Ankesat në lidhje me dërgesat që vijnë nga vendet e huaja janë të shumta nga qytetarët. Sipas tyre, ka shumë vonesa në ardhjen e pakove dhe kjo i detyron ata të shkojnë vazhdimisht në postë për t’u interesuar. Ndërkohë, ka qytetarë që pohojnë se pakot e dërguara nga të afërmit e tyre kanë ardhur të hapura dhe nuk i kanë marrë të gjitha gjërat që iu kanë dërguar. Madje ka shumë nga ata që thonë se nuk kanë marrë asgjë nga ato që iu kanë dërguar dhe për këtë nuk kanë marrë asnjë shpjegim. Mes qytetarëve që prisnin për një apo një tjetër shërbim në postë, dëgjoje ankesa edhe për tarifat e dërgimit të pakove nga Shqipëria në vendet e tjera. “Janë shumë të lartë dhe të papërballueshme”, - thonë ata. Ankesat e vazhdueshme të qytetarëve në lidhje me postën, ka bërë që Posta Shqiptare, kanë qenë të shumta, që pas viteve ‘90.

    Arqile Gorea: Maksimumin për të përmirësuar imazhin e Postës

    “Do të përpiqem të përmirësoj imazhin e Postës Shqiptare, e cila është problematike që në vitin ’90”. Këtë e deklaroi për gazetën “Shekulli” drejtori i sapoemëruar i Postës Shqiptare, Arqile Gorea, i cili theksoi se do të ketë masa ndëshkimore, sipas ligjit, nëse konstatohet që punonjësit abuzojnë me detyrën. Kreu i Postës Shqiptare i quajti të drejta shqetësimet e qytetarëve, por theksoi se në lidhje me problemet që paraqet posta po punohet në mënyrë që të evitohen këto mangësi. Ndërkohë ai shpjegoi që po merren disa masa për përmirësimin e tri pikave kryesore të Postës Shqiptare. “Pavarësisht se Posta Shqiptare është shtetërore, nuk mund t’i shpëtojë sistemit të konkurrencës që është tipar bazë i ekonomisë së tregut”, - tha ai.
    Masat
    Do të rritet serioziteti i shërbimit. Kjo është pika e parë që drejtori i Postës Shqiptare, Arqile Gorea, do t’i kushtojë shumë vëmendje. “Kjo ka të bëjë me shqetësimet e shumta të qytetarëve që i kanë shfaqur prej vitesh. Shërbimi do të jetë serioz dhe do të ketë masa ndëshkimore, sipas ligjit, nëse konstatohen shkelje nga ana e personelit të postës”, - theksoi ai. Ndërsa shpejtësia e lëvzjes së shërbimeve postare, sipas tij, do të jetë pika e dytë që kërkon përmirësim. Sa i takon kostos së shërbimit postar, Gorea u shpreh se kostot do të jenë konkurruese në tregun e shërbimeve postare. Për të përmirësuar këto tri pika kryesore, ai thekson se po studion të gjithë treguesit që ka kjo ndërmarrje, duke filluar pas vitit ‘92. Sipas tij, në bazë të analizave do të dalin pikat e dobëta dhe të forta që ka Posta Shqiptare. “Kështu, do të fillojmë ndërhyrjen për përmirësimin e treguesve teknikë, ekonomikë dhe financiarë. Gjithashtu më e rëndësishmja është që do t’u vihet në ndihmë qytetarëve për një shërbim sa më korrekt”, - tha ai. Për të realizuar të gjitha këto objektiva, Gorea u shpreh se nuk pritet të realizohen me një të rënë të shkopit magjik, por me angazhimin e tij dhe të stafit do të arrihen rezultate pozitive.




    15/11/2005
    KATEGORIA: Sociale

    --

    dy llafe..





    Po ju cfar eksperience keni ne lidhje me POSTEN SHQIPTARE ?

    psh kur une kam derguar pako ne Shqiperi.. ata atje kan paguar para..gje qe nuk me ka ndodhur ketej jashte..
    Parate i paguan derguesi e marresi nuk paguan.. keshtu e di une.. eshte rregulli..

    Nuk eshte e vertete se pas 90 -tes u prish posta ne shqiperi.. sic thot artikulli..

    gjithmone ne postat shqiptare qe nga 1945-sa ka pasur hajdute e grabitqare..

    keto vite sigurisht qe keta hajdute jan bere me trima.. ky eshte ndryshimi..

  2. #2
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga Brari
    ........

    --

    dy llafe..





    Po ju cfar eksperience keni ne lidhje me POSTEN SHQIPTARE ?

    psh kur une kam derguar pako ne Shqiperi.. ata atje kan paguar para..gje qe nuk me ka ndodhur ketej jashte..
    Parate i paguan derguesi e marresi nuk paguan.. keshtu e di une.. eshte rregulli..

    Nuk eshte e vertete se pas 90 -tes u prish posta ne shqiperi.. sic thot artikulli..

    gjithmone ne postat shqiptare qe nga 1945-sa ka pasur hajdute e grabitqare..

    keto vite sigurisht qe keta hajdute jan bere me trima.. ky eshte ndryshimi..

    Cfare eksperience kam me posten hajdute shqiptare ?

    Si ne cdo fushe , apekt te jetes ne shqiperi dhe ne posten tone shqiptare ekziston hajdutlliku ne max ..
    Pako me thene te drejten as e marr mundimin te coj sepse dihen pasojat atje , por dhe nja 2 here qe kam cuar zarfa me foto , te gjitha rastet , asnjehere nuk ka arritur ne destinacionin e duhur ,
    Nje gje me vjen cudi me ato kafshe andej ,- ok u bere kurioze , te genjevi mendja se ndoshta kishte dallare ne zarf ... e hape e pe qe nuk jane vecse foto .. pse nuk e con te pakten te hapur ate dreq zarf ... ?? Shume enigmatike jane .

    Tjetri con foto njerezve se kane mall , aty eshte kulmi mire qe ti hapin po dhe ti hedhin ne plera pale ... shqiperi hesapi , nejse kam vene mend tani .. nuk coj me asgje me poste .. vecse dorazi kur shkon dikush ne shqiperi . U pa puna , skemi nga e lujm .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #3
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    As pako dhe as nje cope leter nuk coj permes postes se thjeshte qe do merret me pas nga posta shqiptare !
    DHL eshte the best ! Eshte shume e shtrenjte per te shkon e sigurte per 4-5 dite !
    ...

  4. #4
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Une nuk kam patur eksperienca te hidhura me thene te drejten. Kam derguar ilace, fotografi, libra, kartolina dhe i kane marre. Parate i dergoj me Western Union se s'kam dhe shume besim.E di qe vjedhin se njihja dike qe punonte ne poste ne Tirane dhe gjithmone shihja kartolina te shtepia e saj qe u dergoheshin njerezve te ndryshem. Kur e pyesja "Kush eshte x", me thoshte "ku e di une, nga puna e kam marre"
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  5. #5
    Ere... Maska e bluemoon
    Anëtarësuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Mua posta shqiptare me ka nderruar rrjedhen e jetes...

    Me solli lajmerimin per bursen qe kisha fituar per ne Richmond University ne Londer, 1 muaj pas dates kur duhet te pergjigjesha... Richmond e kishte derguar letren ne fund te qeshorit, une duhej te pergjigjesha max 31 korrik... Gjejeni kur erdhi letra?

Tema të Ngjashme

  1. Si ta kthejme dikend ne besim islam
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 05:27
  2. Një dite do t'i kujtoni këto që po ju them
    Nga qorri_30 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2006, 11:47
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-06-2005, 09:49
  4. Niveli i Diplomacise Shqiptare
    Nga erzeni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 16-06-2004, 03:48
  5. Shenjtërimi i Nënë Terezës - Gonxhe Bojaxhiut
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 06:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •