Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Horizontalisht

    Ka peme qe jetojne me tej se une
    me rrathė nė bark me shumė
    nga ē'kam une dhėmbė,
    tė hequr a tė rėnė.
    Nuk kam aq gjethe
    t'i rrezoj si lote per ēdo falje!
    Zogjte,
    degeve te mia nuk varen muzgjeve.
    Veē kur te thith rrembat
    me gjak te ngrohur nga afshi,
    dhe ngaterroj te tuat kumbime
    me te miat te zemrės,
    me trupin tend zhuritur per rėnkime
    nėn timin,
    dhe me ringjallin qirjet si shpirt
    qe burgun le paj fikjes,
    Veē kur zgjat gishtat mbi trurin tend
    per piken e fundit te lengut,
    U kam ngjare pemeve vetem nė rrėnjėt!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    hej

    te siguroj qe eshte kalimtare kjo ndjesi. sidoqofte, kur je rrenje nuk eshte pak.
    p.s. poezite e tua me trullosin ne caste te caktuara. shume.kjo eshte nje nga ato. te coj eren te te ndeze etjen. byeee.

  3. #3
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ku ma hedh fjalen oj ndjesi rreshkitese? Pse m'i bie endrres ne mes me pervoja? Zgjohem e trembur. M'u duke si Shkumbėn-i aty me lart...

    Nuk jam rrenja, thjesht kam hedhur rrenje ashtu si pemet Nga behesh keto dite vjeshte?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    e fundit

    E fundit je ti!
    A mbase je e parafundit!
    Kush do te ishte ndryshimi.
    Perdite e me shume ngjajme me ata qe duam, nga nevoja per te vdekur te lire.

  5. #5
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    A mund te me beje me shume paranojake? Jo pasi te lashe te hyje-dilje ne shfaqjet ditore... t'i lexoj se bashku mesazhet apo veē e veē?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    henri

    keto dite cuditerisht po u mesoj disa krijesave te dashur c'eshte vjeshta dhe gjethet dhe nostalgjia...
    krejt ne kundershtim me kete pasditja ime eshte deshira per te pare limitet e trurit tim.deri ku shkon?deri ku???
    jam ne nje faze qe bota me duket e madhe dhe e kapshme, mjaft te zgjasesh doren.
    naten tani.

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    uiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii.
    pse nuk e kam pare kete punen e kesaj .... keshtu horizontalisht.
    pastaj henri, pastaj niti , pastaj buna...
    vetem une jo...
    po ma dridhni te gjithe me duket
    po mbarapa me keni.... nuk i le rehat as ato qe me lene ne harrim me harrimin.

    hen' krejt e bukur poezia...(deri sa per te vdekur)
    te perqaf.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #8
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    ***

    erdha vec per ty hener, dhe ty dhe ty dhe ty. poezia me cmendi. eshte shume e bukur! vetem hiqe ate rrjeshtin "te hequr a te rene" se s'ka kuptim se s'mund te kesh dhe aq dhembe te hequr a te rene anyways. apo jo?

    ju dua fort,
    ani

  9. #9
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Vertikalisht

    Drethkeza i ngjitet murit
    ia njeh tullat te gjitha me gjuhe
    gropezat midis
    me rrjeta merimange
    E pangopur te lepije dhe kulmin
    e shtepise gjigande.
    Ne maje e kaplon marramendja
    Muri -
    duart i ka nga perbrenda.
    Kurrizin -
    te lemuar.

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hen'ri....te vrafte hena me te puthuren e pare.
    para se te vras ajo, po te ngjitem une pak , ashtu si kurpna pemeve dhe mureve qe nuk banohen perbrenda.!

    (kurpna= nje lloji bime ngjitese , lavarese... qe synon majat e mureve ose te pemeve, qofshin muret bosh e te vjeter, ose dhe pemet e thara... kjo qe kam thene me lart nuk ka kuptimin as te murit as te pemes , packa se edhe muret edhe pemet sido qe te jene jane te bukur. Ka lakuriq kuptimin e te ngjiturit e te mbajturit, e te ndenjurit bashke.)
    Sa inat edhe Kanadaja qe eshte ngjit me Michiganin ka kufinj... Kur do ti shkelim???

    Eli qe te do shume edhe kur te ka inat. lol
    muah' ke qoshja e fjales dhe ne balle te mallit.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •