Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 60
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202

    A duhet të shkruajmë me pseudonime në forum, apo me emrin e vërtetë?

    Kam vetem pak dite qe jam antaresuar ne forum. Natyrisht ne fillim u persiata me veten nese duhet te paraqitem me emrin tim te vertete, apo me nickname. Sigurisht dilema me vinte nga fakti qe pjesa me e madhe e antaresimit,(madje edhe moderatoret) paraqitet pa emrin e vet te vertete dhe jo nese do te isha i sinqerte ne shprehjen e mendimeve te mia. Papritmas me vezulloi nje shprehje e nje filozofi te madh qe per momentin nuk me kujtohet emri, pasi e kam hasur ne morine e librave qe kam lexuar dikur ne adoleshence: "Veri njeriut nje maske te tregoje te verteten". Sapo e perserita me veten kete fraze, vendosa te antaresohem me emrin tim te vertete, pasi aspiroj tek filozofia qe njeriu duhet te jete vetvetja dhe i vertete pa maske. Me kete nuk dua te them aspak se jam kundra privacise se individit, por qe individualisht preferoj te jem vetvetja, aq me teper kur per temat e hapura ne kete forum dhe seriozitetin e stafit dhe pjeses me te madhe te antaresise, me eshte mbjelle ne vetqenesine time emotive dhe intelektuale, nje respekt i vecante. Ndoshta mund te jem i gabuar qe mendoj keshtu dhe eshte me mire paraqitja me nickname. Nisur nga kjo hapa kete teme dhe i ftoj te tere te debatojme, une me emrin tim te vertete dhe te tjeret me nickname - et e veta.

  2. #2
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Ne nje komunitet virtual askush nuk eshte vetvetja.Kontakti nuk eshte real prandaj dhe ne nuk kemi pse te jemi te tille.Une nuk e di qe adrian dule eshte emri yt i vertete (ma mer mendja se po,nuk e ve ne dyshim, por po e them sa per te diskutuar)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Diesel Industry : 02-06-2007 më 09:45
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  3. #3
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Nuk bere gabim Ado, se per ndryshe nuk do ta kisha ditur qe je gjalle

    Te pershendes
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Faleminderit Diesel Industri qe me dhe mendimin tend dhe njekohesisht kam nje pyetje per ju. Ti personalisht nuk je vetvetja ne kete bote virtuale, pasi mendon se te jep mundesine per te gjetur nje menyre per te thene te verteten, apo sepse gjen nje mundesi per te thene cfare te duash dhe si te te vije pa te njohur kush? Ndjehesh me mire ta shohesh diellin ne nje bote virtuale teksa zgjohesh, per te mos u perballur ekstremisht me vetveten, per te kuptuar ne boten reale nese je diell apo i vdekur?
    p.s me te drejte ke dyshim nese eshte emri im i vertete ky qe paraqitem, por sidoqofte ky emer eshte shfaqur ne librarite e shqiperise dhe kosoves me romanin e dale se fundmi "Shpirtra ne korridor". Nuk mund te luaj dhe te paraqitem nen emrin e nje prsoni publik ne rast se nuk do te isha ai vete.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Me behet qefi qe Drity nen paraqitjen me maske me gjeti te "gjalle" per hir te pamaskesise time. Te pershendes

  6. #6
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    E ke gje Vangjel Dulen?

    lol, e sheh qe nuk duhet treguar emri i vertete. Eshte njesoj sikur ta nderrosh emrin ne gjendjen civile. Ne boten virtuale perdor emrin e ri.

    Ajo qe thua ti, eshte pune tjeter, nqs je apo sje vetvetja, fshiheh apo nuk fshihesh mbas nje nicku, ky eshte vendim personal i gjithkujt. Do te jesh vetvetja, ji vetvetja, sprish pune se si nick nuk ke emrin e vertet.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Nuk kam asnje lidhje me Vangjel Dulen o Jack Watson. Ai eshte nga Dropulli dhe une nga Permeti me origjine.
    Sa per te qenit vetvetja une ju pergjigja Diesel- it, i cili tha se askush nuk eshte vetvetja ne nje bote virtuale. Per mendimin tim, pikerisht kur fshihesh pas nje maske, ke te tera mundesite te jesh vetvetja. Natyrisht qe ky eshte nje vendim personal dhe une e respektoj, por nen emrin tim te vertete ngre dilemen se sa njerez ka qe kane kurajo te jene vetvetja pa pasur nevoje te fshihen nen nje maske qe ja afron shume lehte bota virtuale e internetit.

  8. #8
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Perdorimi i pseudonimit ka avantazhin qe zhvesh postimin nga paragjykime te mundeshme (pozitive apo negative) kundrejt autorit.
    Ne qofte se nje person publik do te shprehte nje mendim nen emrin e tij, paragjykimi do te ishte i pamundur te evitohej.
    Perkundrazi, ne rastin e pseudonimit, mund te vleresojme mendimin per ate çka vlen.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Ok Drity, ky eshte motivi qe shtyn pjestaret e botes virtuale per te gjykuar hapur, pa dhene mundesine ti gjykojne hapur njekohesisht nen emrin e tyre. Eshte ne njefare menyre si vota e fshehte qe hidhet me shpresen se do te numerohet sakte dhe drejte. Cdo gje e bere apo e hedhur nen maske, do te vleresohet dhe numerohet nga nje maske analoge. Paragjykimi qe mendojme se do te kemi nen emertimin tone te vertete, na ben te fshihemi dhe ti japim vetes atributin nen maske per te gjykuar te tjeret qe pretendojne se jane te vertete nen masken e tyre. Ne qyteterimet e botes se lashte njerezit votonin hapur dhe me emrin e tyre te vertete, panvaresisht paragjykimeve dhe konseguencave. Atehere del pyetja: Kush e vlereson te qenit njeri.Bota e dikurshme e "pazhvilluar" dhe pa internet apo kjo e sotmja qe i jep te drejten kujtedo qe te fshihet nen gur(nickname) per te thene te verteten?

  10. #10
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Adi, duke e rilexuar ate qe kisha shkruar me pare kuptova qe jam shprehur keq.

    Fjalia: zhvesh postimin nga paragjykime te mundeshme (pozitive apo negative) kundrejt autorit.
    Duhet te lexohet: zhvesh postimin nga paragjykime te mundeshme (pozitive apo negative) kundrejt postimit.

    Mendoj qe postimi (mendimi) merr vlera (negative ose pozitive) te pa qena fale autorit.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  4. A është e vërtetë përplasja e qytetërimeve?
    Nga [xeni] në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 16:00
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •