Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22

Tema: Anton Cetta

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Anton Cetta

    Anton Cetta:

    Isha vetem 10 vjet kur per here te pare pash Anton Cetten. Gjate fushates se tij per faljen e Gjaqeve ne Kosove, Anton Cetta u be i njohur nga te gjithe Kosovaret. Me kujtohet kur e pyeta Babin se kush ishte Anton Cetta. Anton cetta eshte antropologjisti me i shquar i Popullates Shqiptare.

    NE prill te vitit 1990. Antoni erdhe ne lindje te Kosoves per te afruar Shqiptaret permes fajles se Gjaqeve. NE ate kohe, per shak te situates se tensionuar ne Kosove, babai me ksihte derguar tek Gjyshi dhe Gjyshja. fati qelloi se Antoni do te vinte ne fshatin tone per tju ndihmuar shaiptareve per ti falur gjaqet. E gjithe Kamenica e Kososves erdhi ne fhsatin tim. Me se 70 fshatra. MBi 100,000 Shqiptare. Rruget valojshin me vetura dhe traktora. TE gjithe Shqiptaret u mblidhen per here te pare pa e uurejtur njeri tjetrin.

    Edhe pse isha vetem 10 vjeq, kujtimet e asaj dite kurr nuk do ti harroj. Per here te pare pata rastin ta shoh nje njeri te madh. Me kutjohej kur njerezit te cilet nuk kishin folur me njeri-tjetrin me qindra vjet, lane anash urrejtjen dhe perqafuan njeri tjetrin. Me kujtohej zeri i tyre i pikelluar, "ta fal gjakun e djalit, apo ta fal gjakun e vellaut."

    Edhe pse isha vetem 10 vjecar, une e kuptova rendesine histrike te atij momenti. Trupi me rreshqethej kur njerezit me lot ne sy, falnin gjakun e te afermeve te tyre.

    Ne prishtine, ne qender, jeton nje i aferm i Anton Cettes, Ai eshte skulptor. Kur vdiq Antoni, ai filloi ta ndertoje nje bust te madh te tij. Sa here qe kaloja perrreth Shtetpise se tij dhe e shihja bustin e Antonit, mu kujtonin ato caste te rendesishme te historse tone si komb.

    Antoni kuptoi se e vetmja menyre per te ikur nga thundra Serbe, eshte pajtimi i Shqiptareve. PEr kete, ai eshte nje nder figurat me te cmuara te kombit tone. Shume shkolla ne Kosove kane marre emrin e tij.

    Pershendetje,
    Ariani
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  2. #2
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ke me te vertete te drejte.

    Anton Cetes duhet ti perulemi te gjithe dhe te mesojme nga jeta e tij.

    Sa pak flitet per te.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622

    Prozė popullore nga Drenica-Anton Ēetta

    Pėrshėndetje!

    INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINĖS

    ANEKDOTA
    I
    Prishtinė
    1987
    LETĖRSI POPULLORE
    Vėllimi XV



    Anton Ēetta ishte njėri ndėr intelektualėt dhe folkloristėt mė tė shquar nė Kosovė.Kontributin mė tė madh e dha si profesor i Fakultetit Filozofik tė Univerzitetit tė Prishtinės dhe si punėtor shkencor i Institutit Albanologjik tė Prishtinės.Nga viti 1945 ai u mor intezivisht me mbledhjen e krijimtarisė letrare gojore shqiptare,qė u botuan nė disa vėllime e qė paraqet njė thesar tė paēmuar tė trashėgimisė sonė shpirtėrore.
    Materialet e mbledhura dhe tė botuara me kritere shkencore-16 vėllime si autor dhe koautor-paraqesin bazė solide pėr themelimin e studimit tė problemeve tė letėrsisė gojore shqiptare,por edhe studimet e vetė A.Ēettės nė kėtė fushė janė dėshmi e kontributit tė tij tė pamohueshėm.Punėn e tij nė fushėn e folkloristikės shqiptare e kanė ēmuar lart studiues shqiptarė dhe tė huaj.
    A.Ēetta lindi nė Gjakovė mė 1920.Shkollėn e mesme e kreu nė Tiranė dhe Korēė,ndėrsa tri vjetėt e fundit tė liceut-drejtimi klasik- nė Milano tė Italisė.Studimet-grupi i romanistikės- i mbaroi nė Univerzitetin e Beogradit mė 1950.Njė kohė punoi si asistent nė Seminarin (Katedrėn) e albanologjisė nė Beograd,ndėrsa me hapjen e Fakultetit Filozofik tė Prishtinės u emØrua ligjėrues pėr letėrsinė e vjetėr shqiptare.Prej vitit 1968 e derisa u pensionua punoi si punėtor shkencor nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės ku ishte shef i Degės sė Folklorit dhe kryeredaktor shumė shumėvjeēar i revistės "Gjurmime albanologjike-folklor dhe etnologji"...



    *ANEKDOTA POPULLORE
    Shėnim: Per hire te origjinalitetit dhe mos humbjes sė kuptimit dhe porosis qė i gjejmė te anekdotat apo te njohura nė popull si MESELE ose BISEDA ME RROTULLA do ti shkruajmė mu nė atė mėnyrė se si janė interpretuar nga vetė ata qė i kanė treguar ose qė janė ruajtur gjenerat pas gjenerate,deri ne ditėt e sotme.


    I.PUNA-PĖRTESA



    1
    NDĖRMJET TĖ LAGTIT E TĖ THATIT
    (Padalishtė,Drenicė)

    -Ish kanė ni demel.Kijet i kish pasė,senet pėr punė po,pllu-gun po,edhe ish kanė metė pa mjellė.E vesin miqt:
    -Pse s'molle sivjet?
    -Vallahi,ni herė ke lagt e dikur u tha.
    -Ani,ku ke ti nėrmje' t'lagtit e t'thatit?
    Puntori,mos m'e ruejtė kohėn nėrmjet' t'lagtit e t'thatit me mjellė,ai s'un mjellė kurr.

    2
    S'TA LEN AS MRENĖ E LE MA N'HAMAR
    (Likoshan,Drenicė)

    Njani,tuj shkue udhės,e sheh njanin tuj livrue.Lavėrtari e lake laknor,bajke trapa.Udhtari po i thot:
    -Puna e marė!
    -Marė paē!
    -Keq paske punue.
    Lavėrtari i tha:
    -N'hamar t'zotit!
    -Vallahi-i tha udhtari-s'ta le as mrenė e le ma n'hamar.

    3
    ASNI PUNĖ NUK T'THRRET...
    (Sallq,Artakoll)

    Ni t'dėrvarsi i shkon ni musafir.E priti mirė e i bani fort muhabet i zoti i shpisė.T'nestrit musafiri po lyp izėn me u ēue e me shkue n'shpi.
    I dėrvarsi po i thotė:
    -Rrimė,bre mik,se ty tash nuk t'thrret kurrfarė pune!
    Shyqyr,djem e nipa t'u kan ba boll!
    -E bre mik-po i thotė musafiri-asni punė nuk e hap gojėn e me britė:"O hajde punom!",po vetė duhet m'e marrė me men se puna thrret.

    4
    UNĖ SE KAM MJELLĖ ARĖN HALA
    (Padalisht,Drenicė)

    Ni i zllakuēanas i ngjet kijet me livrue ditėn e dielle.Prifti kapėrcen atypari edhe,n'ven se me i thanė "Puna e mar!",po i thotė:
    -A s'po t'vjen marre si i ki ngjitė kijet t'diellen?A e di ti qi zoti,kur e ka jaratisė dynjanė pėr gjashtė ditė,t'shtatėn ditė, t'diellen,ka pushue!?
    -Paj,zoti e ka krye punėn edhe ka mujtė me pushue,a une, si p'i sheh ti,lum urata,s'e kam mjellė arėn hala,-i tha i zllakuēanasi.

    5
    KALLAMOQI S'KA SABĖR
    (Ibėrticė,Gollak)

    Ni hoxhė,me nifarė tubimi,kish pasė thanė se veē me sabėr u bahet ballė tė tana punėve.Njani po i thotė:
    -Veē ni punė,hoxhė efeni nuk ka sabėr.
    -Cilla?
    -Kallamoqi,kur t'bahet m'u prashitė,s'ka sabėr.

    6
    QYPI ME PARE NĖ VJESHTĖ
    (Cerrovik,Prekorupė)

    Ish kanė ni plak e i kish pasė tre djel.Djelt ishin kanė si de-mela.Plaku po i urdhnon me punue dishka,ata s'po donė.E kish pasė plaku ni vneshtė.Mirpo vneshti,pa punue s'bajke. 'I ditė pej ditsh u thot djelve:
    -Bir,jam lodhė,pra kishna m'u kallxue dishka.
    -Shka babė?-thanė djelt.
    -E kam shti ni qyp me pare n'vneshtė.N'mujshi me shkue m'e nxjerrė,ju muni me metė gjallė.
    U cuen djelt,i kapėn tarrakopat e shkuen n'vneshtė.Kur shkuen,po gropojnė fellė pėr at qyp me pare.Mirpo qypin nuk e gjetėn.U k'thyen te plaku e i thanė:
    -Babė,s'mujtėm m'e gjetė qypin.
    -Ani,babo e gjeni dikur.
    N'at sene v'neshti bani shumė mirė,se ish punue fellė.Djelt cuen e e shitėn rrushin n'pazar.Banė pare boll e nisėn me e pėrmisuegjenjen e tyre.Ni mramje,tuj nejtė n'odė,po flet njani djalė:
    -He,more babė,shka t'bajmė qi smujtėm m'e gjetė at qyp?
    -Po,bre bir,qeky asht qypi me pare-fryti qi na dha v'neshti.
    Se,mos me e pasė punue qashtu,kurrni dinar s'un e kishim marrė.Pra,ne e punofshim edhe mas tashti qashtu,gjithmon kena me pas pare.
    E,prej at'herit e t'e mas ata iu pėrveshėn punės e u banė puntorė.

    7
    RRETHOJE QERIM
    (Cėrnicė,Morava e Epėrme)

    Kish pasė shkue niherė Tafa me prashitė kallamoq bashk
    me gjalin e vetė,Qerimin.Prashitėn gjith ditØrn e u lodhėn der qaty.As njani nuk ishin t'punės.U mėrzitėn boll.Iu bå ara fus-hė;s'jav marrke menja m'i dalė n'skej kurr.Po kadalė-dalė e
    me gajret e afruen arėn.Me prashotė s'kish vec edhe pak.
    Kur e pa Tafa qi gati u prashit ara,u k'nell e u gxue shum edhe piskati sa mujti:
    -Rrethoje,Qerim,rrethoje,se s'ka ku shkon må!

    8
    UNĖ JAM MEHĖ KAMERI
    (Vitak,Drenicė)

    T'vllajn e Ukės,vinė m'i pa do gjin si njeri t'meēum.
    Ky i kish pas lshue dhet me kullotė e i kish pas varė qysteket e sahatit dej n'tokė.U zatetėn me ata qi kishin ardhė te ky,edhe i veti:
    -Ku ja keni m'sy kshtu?
    -Te Mehė Kameri.
    -Une jam Mehė Kameri.
    -Qysh,mej rue dhitė?-i thanė k'ta.
    Njani pej tyne ish n'kali t'shalės edhe i tha:
    -Ma qef kishim pasė mus me t'pa se qi t'pamė,cfarė zani ke pas ti.
    -Paj,more burra,-u tha Mehė Kameri i Suhogerllsė-sa marre me punue n'shpi tane.

    9
    SIVJET E PASKEMI GRUNIN E MIRĖ...
    (Dashefc,Drenicė)

    Sinan Xani i Deshevcit s'kish pa punue kurrė n'punė t'fushės.
    Ni ditė del n'ara,e k'put ni kalli t'grunit,e shtyp me duer,i fryn shushlakut,edhe po i thotė t'vllait,Brahimit:
    -Sivjet e paskemi grunin e mirė edhe pa fije t'harēit.
    -Po ku pi din,more Sinan?
    -Po qe de!E shtypa ni kalli n'grusht edhe veē kokrra e grunit!
    -Paj,bre vlla,harēi nuk i bin n'kalli,po ato janė bimė n'veti:egjra,lgjini,shejtani....

    10
    SHPIJA E MADHE
    (Vitak,Drenicė)
    Ishin kan shkue do t'drenicakė n'nahije t'Pejės me ba pazar e tuj shkue udhės,n'pik t'verės,i pashin do rob t'ni shpije t'madhe qi gjith ditėn rrishin e kuvenojshin nėr hije.Dit' pej ditsh hallku, tuj kapėrcye asajde e tuj pa qi s'punojshin kurgja,e vetėn ni kojshi:
    -Allahile,ēka kan qata rob t'qasaj shpije,a mus jan s'***ė,a?
    Kojshija u tha:
    -Valla s'di gja-edhe eci.
    Kishin vetė edhe shumė hallk pėr kit shpi e robt e saj edhe kurkush su kallxojke.Mas do ditsh udhtarėt kapėrcyen asajde,e kur si panė robt e shpije t'madhe nėr hije,vetėn:
    -Allahile,a dini me na kallxue,ku janė robt e qisaj shpije?
    Kojshija priti e foli.
    -E,vallahi ishin kanė ba marak m'u da e pej qasaj dite qi u danė err e terr punojnė e s'i sheh kush ma nėr hije tuj nejė.

    11
    GJAJA DO YSHYM
    (Kabash,Morava e Epėrme)

    Mixha Ymer kish pasė majtė kije t'mirė e u kish nejtė gati me yshym t'mirė e pėr cdo punė qetėr,e ja kish pas lanė amanet xhemve t'vet qi gjåja do yshym e,simas yshymit ta ban edhe punėn:
    -N'u qitsh kive kashtė,
    s'un i ēon me nizetegjashtė
    n'u qitsh tallė
    bahen skakallė;
    n'u qitsh sanė,
    s'presin me u thanė;
    n'u qitsh taxhi
    s'presin kamxhi.

    12
    T'CELNIT E ARĖS I BJEN KATĖR T'MIRA
    (Obrijė e poshtme)

    Xhemajl Obrija,kah shkon n'Plluzhinė,i takon do t'katunas kah e celin ni mal e bajshin arė.Masi u fal me ta,po u thotė:
    -Ēelni,babo,ēelni,se t'ēelnit e arės i bjen katėr t'mira.
    -Cilat janė ato t'mira o baba Xhemajl?
    -E shton arėn,i ban hazėr cungat pėr dimėn,t'hahet buka ma fort edhe t'merr gjumi ma mirė,u tha Xhemajli edhe shkoi.

    13
    MOS IU PĖRZIEJ NALLBANIT N'PUNĖ
    (Drenovc,Rrafshi i kosovės)

    Ni i barilevas e ēon kalin te nallbani edhe po i thotė:
    -Mathma qit kali pėr qef tem edhe me patkoj qisi fare,se m'pėlqejnė fort.
    Nallbani ja mathi pėr qef t'ti,po kali nisi e po topallon.E pruni apet edhe po i thot nallbanit.
    -Ti ma mathe pėr qefi,po kali po topallon.
    Nallbani,masi ja n'rroi patkojt e ja ngjiti ata si i pėlqejnė kalit, i
    tha t'barilevasit:
    -Tjera herė mos iu pėrziej nallbanit n'punė,se une e mathi kalin ashtu qysh e lyp kali e jo qysh e lyp i zoti kalit.

    14
    LEJE DIELLIN ME SHKUE PĖR QEJF T'VETI
    (Poterq i ulėt,Klinė)

    Njani kish pasė do argat tuj prashitė kallamoq.Kish pasė dalė ara e shtirė e argat' ishin lodhė.Kur hanė drekė e i qesin do rena
    njani lodhet fort edhe po e k'qyr diellin.Hala ish nalt.Ja ban me dorė diellit qi me hecė ma shpejt e me prarue.
    I zoti i shpisė e kish pas pa edhe kujtoi se mos po e ngon dielli e po hec ma shpejt e po i metet ara pa marue.E coi dorėn edhe ai e po i jep shej diellit me shkue m'rapa.Njani pej argatėve i pa edhe u tha:
    -Mosni bre!Leneni diellin me shkue pėr qef t'vet!

    15
    T'PATĖN ME HANGĖR,PATĖN ME PUNUE
    (Strellc i Epėrm,Decan)

    Ish kan ni Met Kurti i Strellcit.I ki' pa njekė kijet tana heret,mirpo s'ki pa mujtė me i majtė bash mirė e qysh duhet
    me yshym.Kijet ishin ligshtue.Po besa edhe pej veshve ai ish kan mangi.
    Shkoi ni ditė Met Kurti me livrue.Kijet e lig nuk i shkojshin aq fort.Ktij k'i nisė me i hi mėrzia qi s'po i shkojnė kijet bash fort e qysh me e livrue fushėn.Njani ra asajde.I briti:
    -O puna e marė,Met Kurti!
    Ky nuk e njeu bash mirė;met tu heja e kijeve si e kish mangi.Tha:
    -O,t'patėn me hangėr,patėn me shkue (me punue),po e kanė henė mangi.

    16
    A QITI DJERSĖ BUKA KAH E GATOVE?
    (Kishnarekė,Drenicė)

    Njani e kish marr ni re (nuse).Renė e kish marrė pej shpije 'zingjinit.Nusja s'kish pas gatue kurrė bukė n'shpi t'vet sa ish kanė cikė.Kur hini n'magje si nuse,bukėn e parė se qiti hic t'mirė.Plaku i shpis ish i mecėm.Nuk dashti me ja marrė f'tyrėn resė,po i tha:
    -Deshta me t'vetė,bre bi,a qiti njersė buka kah e gatove?
    Reja i rrudhi kraht e s'diti shka me thanė.Plaku tha:
    -Kqyre pra nestra,kur t'gatuejsh.Kqyre mirė bukėn a po qet njersė e toni nisja m'e pjekė.
    Reja ,kur hini n'magje t'nesrit,kah po gatuen,po kqyr a mos po qet brumi njersė.E n'gjeshi,e ngjeshi sa mujti,po brumi s'qiti njersė.Djersėt i shkojshin vadė resė,e dikur,kur u lodhė.e qiti bukėn n'qerep edhe e poq.Kur ushtrue sofra,plaku po e shef qi buka kishte dalė e mirė.I tha resė:
    -A u njersė buka?
    -Jo babė,-tha reja.-boll u lodha.njers't m'kanė shkue vadė,po brumi kurrqysh nuk qiti njersė.
    Po qato,moj bi,kur t'njersėsh ti n'magje,qato janė njersėt e bukės e qat herė buka del mirė.

    17
    QYSH I KA GJANĖ TAFILI?
    (Obrijė e Poshtme,Drenicė)

    Tafil Doda,kojshi i Brahim Ukės,ish kan zungjin i madh.Kish pasė shumė lopė plleja e gja tjera t'ima,po ragbetin s'e kishin pas qysh duhet.E vetėn Brahim Ukėn:
    -Qysh i ka gjanė Tafili?
    -Me sh'net i ka mirė,a tamėl ma shumė kam unė me dy lopė,se ai me katėrdhetė.

    18
    SIMBAS PUNĖS DHE FRYTI
    (Ranoc,Lugu i Drinit)

    Ish kanė ēue Syl Palushi edhe k'i pa' shkue tu Beqir Toma n'Dollc me fjetė 'i natė.Ata ishin kanė edhe kushėrij nėr veti.Aty ish kanė edhe Marka Skneri,qi kish pa banue ma s'tepri te shpia e Beqir Tomės.po rrinė e po bisedojnė.Dikur,mas darke vonė,po i thotė Syl Palushi,Marka Sknerit:
    -O Mark,shka ta merr menja punėn e k'tyne vllazėnve-t'Beqir Tomės edhe t'Bardh Tomės?
    -Aiiii,a s'po e din a ?
    -Besa ,me kanė me e ditė nuk t'ves.
    -Mos m'shtin me fol keq!
    -Vetėm fol Mark.
    -Po flas-thotė-Bardh Toma 3000 fije lakna i mjell edhe kurrnja nuk e vadit.Tana vinė tu' iu tha pėrmas,a Beqiri 300 fije i mjell,qato i vadit e tana i xanė,kurrnja nuk i mungon.

    19
    QYSH N'GJITEN KIJET DITĖN E BAJRAMIT
    (Gjurgjeviku i Madh,Prekorupė)

    Cak Bajra i Ponorcit u kish pa' thanė t'bijve ditėn e Bajramit masi hangrėn sillė:
    -Ēonu,biro.n'gjitni kijet n'parmenė e me mjellė,se po fryn jugu!E dini qi toka jonė asht hujli e jugu e thanė.T'bijt i thanė:
    -Babė,shka po thue kshtu?Qysh n'gjiten kijet ditėn e Bajramit?
    -Ēonu ma mirė-u tha i ati- se toni thahet toka a sbahet me e mjellė pėr sivjet.
    -Jo,valla,tri dit' e Bajramit s'i ngjesim kijet edhe nu baftė gazepi. Kur u ba e katėrta ditė,shkuen m'i ngjitė kijet n'arė.Shkoi edhe Caka me ta.Kur i ngjitėn kijet,si shkuen n'arė,toka ish tha edhe si e shtien parmenėn me ja nisė me livrue e u grahėn kijeve parmena u bå copa-copa.At'herė Caka u duel pėrpara t'bijve e u tha:
    -Hajdi qitash e bajmė Bajram gjithė verėn,se s'deshėt me m'ngue ditėn e Bajramit e tash ma nuk bahet m'e mjell ket arė.

    20
    VEQ NUSJA PASKA PUNUE
    (Vėrbovc,Drenicė)

    Ni i vėrbovcas ish kanė shpi e madhe.N'vakt t'korrave,hinė n'arė nja tridhetė argat,burra e gra.N'bisht t'renit,korrke ni nuse,
    qi e kishin marrė n'ato ditė.
    I zoti i shpisė,kah dreka,duel me kqyrė si po shkon puna n'arė edhe e pa si ish punue fort pėr gut edhe keq.U bėrtiti fort, po krejt fjalėt u munuen me ja lanė nuses.
    -Kush korri kaq nalt?-veti i zoti i shpisė.
    -Nusja valla!-i thanė
    -Kush la kaq shumė kajzi?
    -Nusja.
    -Kush i qiti dorzat,kaq keq,nėpėr duej?
    -Nusja!
    -Kur u kthyen dreka e u rrethekuen n'sofėr,i zoti i shpisė i thei bukė veē nuses.
    -Pse s'po na then bukė edhe neve,po veē nuses?
    -Se veē nusja paska punue,e ju paskeni kqyrė.

    21
    MOS KQYR SHI E DIELL
    (Smaq,Has)

    Tu Babushi i Kosovės,shkuen disa pej nahijes 'Gjakovės me marrė drith,se ish kanė qesat.Babushi u tha:
    -Une po u api drith,veē,pėr pa dalė me kcye nuk jau api.
    Ai pi bjen shoshės (n'ven defit) e po knon ktyne kah po kcejnė.
    Mos kqyr shi e diell
    po ngjit kijet e miell
    Ky tuj knue e ata po kcejnė.Dikur jau dha ka i'gjysė sheke drith.
    E muerėn drithin n'shpinė e shkuen.

    22
    SHTRĖNGONI BRRYLAT
    (Shtupel,Lugu i Drinit)

    Njanit iu kish pasė ba ara pa shati.I bani argat' me e prashitė arėn.Argat' punojshin me javashlluk.N'nifarė vakti masdite,gati me prarue dielli,po e shohin qi ara do me metė pa mbarue.
    Pa prarue dielli asht edhe ni pushim i vogėl pėr argat,"llullat e vogla" i thonė (e pushimi i masdrekės thirret "pushimi i madh").
    Njani pej atyne argatve po thotė:
    -Kqyrni burra, dojmė me lanė ket pushim,mos me e ba, e me krye arėn.Nji tjetėr tha:
    -Jo,adetet n'ven dojmė me i cue edhe arėn dojmė me e marue,
    po shtrėngoni brrylat e grahni ma shpejt punės!

    23
    SHPIJA PA BAGĖTI,SHPI PA BUKĖ
    (Padalishtė,Drenicė)

    Bajram Selmani i Ucės a kanė burrė i mirė.Bjen n'gjak me do shokė.I merr do miq ni ditė e del pej shpije me shkue larg diku kaqkin.Tu ecė natėn me ata miq t'vet,untohen edhe qillojnė n'ni katun t'panjoftun.Kur i afrohen ni shpije,donė m'e thirrė t'zotin e shpisė e me i lypė bukė.Bajrami thotė:
    -Mos thirrni teri sa t'preki oborrin se e marr vesh a ka bukė a jo.
    Masi preku n'tokė,tha:
    - Mos lypni bukė ktu se s'ka.
    Shok't e ti nuk i besuen edhe e thirrėn t'zotin e shpis.Kur i lypėn bukė,i zoti i shpis u tha:
    -Qe besa,more burra,bukė s'm'ka qillue n'shpi.
    Vazhduen rrugėn e teshen n'ni shpi tjetėr.Prap po donė me lypė bukė.Prap hini Bajrami n'pborr edhe e preku me dorė oborrin.Oborri ish kanė me fėrkema t'gjave,me llom e me dhe.
    U kthye kah shokėt e u tha:
    -Kty lypni se ka bukė bollė.
    Edhe pėrnimen,kur e thirrėn t'zotin e shpisė e i lypėn bukė,ai u dha sa deshtėn.
    Qysh e muer vesh Bajrami qi n'shpinė e parė s'do t'gjejshin bukė e n't'dytėn do t'gjejshin?E muer vesh se,kur e preku oborrin e shpisė 'parė me bari e kuptoi se ajo shpi s'e kish kurrni gjå t'gjallė.E kur e preku oborrin e shpisė 'dytė,teshi n'gjurma qi kishin lanė gjaja e gjallė e menoi me veti qi,kur ka ajo shpi gjå t'gjalla,ka edhe bukė.

    24
    HAJT, KOSĖ BRE,RRAS PITE
    (Ranoc,Lugu i Drinit)

    Ish kanė njani tu' kositė.Baqica i kish pa' thanė:
    -A po don me t'pru herėt bukė e krypė a dikur ma vonė me t'pru pite pėr drekė?
    Kujtohet.Thotė:
    -Hajt se p'e pres piten dikur ma vonė.
    E ti n'grahi kosės.E muer uja e ment te pitja qi ka me i ardhė.I folke kosės:"Hajt kosė bre,rras pite!Hajt,kosė bre,rrasė pite",se ish tuj e pritė piten kur po i vjen.Edhe kositke me qejf.
    Baqica dikur i qoi bukė e krypė e lang,po i kish pa' ardh amėl, sikur me kanė tu' hangėr pite,se ish untue tuj punue.

    25
    DHENT NUK HANĖ BURRNI
    (Vuthaj,Gusi)

    Disa burra t'dheut,Isuf Kameri me disa prej Qerimi,kanė shkue mysafirė tu Smajl aga n'Lluga e kanė fjetė at natė aty.N'natje kanė marrė bisedat e po bisedojnė.Ka shkue nji kohė bukur e g'jatė.Ka ardh koha m'u qitė dhen'e.Ai Smajl aga ka lypė leje.Ka thanė:
    -Me leje burra,se tash m'erdhi koha me shkue e m'u qitė dhen'e
    Isuf Kameri i ka thanė:
    -Hiqu dhen'e,more Smajl aga,se je ka rri me burra e s'ke ku me i marrė tjetėr e me nejė kshtu me ta.
    -Ah,more Isuf Kameri,m'fal,se dhenve t'mija me jau qitė pesqin okė burrni,nuk e ungj kurrnja kryet n'ta.Shkova m'u qitė sanė,se ato burrni s'duen.

    26
    UN-I E TI-HJA
    (Kishnarekė,Drenicė)

    Ish kanė shkue njani musafir tu ni mik i veti.Tu' u falė nėrmje'veti,po i thotė musafiri t'zotit shpisė:
    -Qysh jeni,more mik?A keni punue a keni vye?
    -Mirė jemi,po m'ka hi TI-hja n'shpi e do me m'qitė fare.
    -Pse?- e veti miku.-Skah t'marr vesh.Shka å kjo TI-hja?
    -A s'p'e din a?Qe po t'kallxoj shka å;Kur e pata UN-in i pata punėt n'terezi e u bana shpi.
    -Qitash ma hupe krejt.S'p'e di as shka å TI-hja as UN-i.
    -Qe, bre mik.Sa herė u thojshna mashkujve:"Kush po shkon n'mal ose n'mulli,ja me ba naj punė tjetėr",secili thojke:"unė po shkoj".Puna shkojke mirė e u bana shpi.E tash,kur po i porositi mashkujt me ba naj punė,ata po i thonė njani tjetrit:"Hajt ti e bane!",e ky:"Shko ti",ai "ti",puna po jet pa u krye.Une jam tu fikė.Qekjo åsht TI-hja qi po t'qitka fare.

    27
    A KA KU KULLOTĖ KALI?
    (Mlecan,Prekorupė)

    Ish kanė ni katunar niherė e ish kan shkue n'Gjakovė.At'harė katunarėt shkojshinn'Gjakovė pėr me pre tesha.Shkon ky katunari e i thotė terzisė:
    -A po m'i prenė ni parė tesha se m'nevojiten,po paret t'i jap n'kohė t'lamės.
    Terzija e veti:
    -Kut t'vi atje te ju me i marrė paret,a keni bar,a ka ku kullot kali?
    -Po,ka ku kullotė kali,se ka bari tekteri n'gu a sa t'don ka tėrfojė e bar e ēdo sen ka.
    Ky edhe i tha:
    -Jo pėrze,s'po vi hiē se,me pasė njerėz t'gjallė e gja qi kullotin n'at bari ti kishe pas me m'i pague paret.Mirpo masi s'ka kush i kullot gjanė,e gja s'ka qi kullosin bar e tėrfojė,ti s'kie kah m'i paguen paret,e pėr qeta borgj s'po ti jap.


    28
    GRUNI EDHE QITELI
    (Rahovec)

    Ishin kanė niher tuj fshi grun do burra.Njani pej puntorve e kishte pasė ni qiteli me veti.Aty ish kanė ni bujk podrimcak qi kurrė s'e kish pa qitelinė me sy.Si e pa u ēudit fort edhe p'e vet t'zotin e qitelis:
    -Po shka asht qeky sen,bre jaran?
    -A,bre shok,me ba me e pasė qet sen,kurr miza s'ta han grunin n'hamar.
    -Po qysh,bre,a ka kun me e ble,se vallah p'e blej nja,veē kallxom qysh shkon kjo punė,- po i thotė bujku atina shahirit.
    -E,more jaran,si ta blejsh qeta,meniher m'sohesh me i ra e si t'msohesh,kije me hup kohė mas ksaj.Tani as s'kije me mjellė as me korrė,as me fshi.E ku n'dreq t'mallkuem me pasė grun n'hamar tondin pėr me ta hangėr miza.

    29
    PUNA PA DUER
    (Tėrpezė,Drenicė)

    Ish kanė ni njeri fukara.Shpija e Jetullah Gjinit,praj katunit Tėrpezė,e kishte pas majtė at fukara.Kur shkoi ni ditė Zymeri, i tha Jetullahit:
    -He,bre Zymer,mirė bane qi erdhe me punue dishka.
    -Po s'po muj bre me punue!- i tha zymeri,se ish kanė plakė e njeri i lodhun.
    -Hajt se ta gjajmė ni punė pa duer - edhe e shtini m'u pri kijeve.
    Ishte t'foftė i madh e fryjke veri.U thojke Zymeri njerzve prej gazepit t'ftoftit:
    -Qekjo kanka puna pa duer!

    30
    SI E NJOFTI MYSAFIRI TĖ ZOTIN E SHTĖPISĖ
    (Tėrstenik,Drenicė)

    U nis njani pėr udhė.E zuni nata e ra mysafir n'ni shpi.Thirri.Duel i zoti i konakut edhe e pėrcoll e e shtini mrena.U ungjėn tė dytė n'odė.I zoti i shpis nuk ja niske kurrfarė muhabeti.Edhe mysafiri nuk e dike se ēka po menon ai,e mos po e ka mėrzi kta si mysafir.Pėr mi ēelė t'zotin e shpisė,me e kuptue se ēka menon edhe ēka asht,po ja nis muhabetit pėr me nxjerrė fjalė.Tha:
    -Kah kam ardhė udhės,e kam pa njanin tuj livrue me dy kije ēifta sikur molla.
    I zoti i shpis nuk foli.E kuptoi mysafiri qi nuk asht puntor .
    Masanej prap foli mysafiri:
    -Kah erdha udhės e takova njani me ni penė kual me kerr.Ish kanė tuj shkue pėr udhė e qekaq ishin kanė t'hijshėm kualt edhe qekaq shkojshin mirė saqi nryshe s'ban.Zemra m'met n'ta.Apet i zoti shpis nuk bani za.Apet mysafiri e kuptoi qi nuk asht puntor qi punon me kual.
    S'treti herė mysafiri apet tha:
    -E kam pa njanin sod tuj gjuejtė me zagar.I kish dy zagarė t'mirė qi zemra me tu rritė.
    Apet i zoti i shpisė nuk bani za .Apet e kuptoi mysafiri qi nuk asht gjuetar.Nejti pak mysafiri e foli prap:
    -I kam pa dy gra tu ni krue tuj la tesha saqi nuk ban mu kan ma t'mira.
    At'herė i zoti i shpisė u ēue edhe tha:
    -Ēfarė ishin?
    -Njana ish kanė e vogėl e njana ish kanė e madhe.
    -Ēfarė teshash kishin pasė?
    -Njana kish pasė qeso tashash,njana qaso teshash.
    - Apet i zoti i shpisė e veti,pėr me marrė vesh a ishin kanė bash ato qi i ngjihke vetė:
    -A e kish pasė njana anterinė e zezė?
    -Po
    At'herė mysafiri e kuptoi qi i zoti i shpisė as nuk ish puntor i tokės,as i kualve,as nuk ish i gjuetisė,po ish njeri qi i njekte femnat.



    ...vazhdon.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622

    Prozė popullora nga Drenica...

    ...vazhdim...

    KUR T'BAHET SHPIJA UK,ĒKA T'VYEN RRNESA?
    (Kostėrc,drenicė)

    Ish kan Xhemajl Izbica e Asman Zeka i Kllodernicės e shkojnė me bujtė ni natė te tezja e vet.Ata rrinė tri net ngjim te tezja e , kur banė m'u ēue,i thanė tezes:
    -A po len Asmanin t'shkojmė me bujtė n'Izbicė nja dy tri net?
    -Jo,se s'ka kush i kqyr gjanė edhe nestra ka mej ngjitė kijet e me kivrue.
    -Qysh s'pi len me ardhė Asmanin te une?A p'i sheh qi une nejta tri net te ti e ky pse s'vjen me nejtė tri net te une?
    -Jo,bre teze ta pafsha hajrin!-i tha tezja.-Une po pritoj mi lanė Asmanin me ardhė dej n'qat derexhe qi je ardhė ti e s'kije kurgja kryeshpirti,se,kur t'bahet me t'u ba shpija jote uk,cka t'vyen rrnesa?

    32
    S'P'E PRISHI GJUMIN PĖR 'I GJYSĖ DELMJE
    (Sallagrazhdė,Prizren)

    Ishin kanė gjashtė vllazėn e i kishin pasė tri copa dhen.U kish ra uki aty.I kishin thanė vllaut qi i ruejke dhet:
    -Ēu,se na ra uki n'berre!
    Ai,masi u ēue,i ra n'men qi ni gjysė delmje po i bje' hise,e ra apet.Tha:
    -S'p'e prishi gjumin pėr 'i gjysė delmje.

    33
    (Strellc,Decan)

    Ish kanė ardhė ni musafir tu ni Ramė Dema i katunit Strellc.
    A'kanė burrė i mirė ai Ramė Dema,burrė me za edhe shpi e mirė mashkuj bukur shumė ka pasė.
    Kishin pa' hangėr darkė t'mirė,koha e dimnit,mish e lakna.
    E merr etja musafirin.Me britė t'madhe e me i thanė atij n'fun sobė:"Qitma do ujė",'i ki pas ardhė marre.I thotė qatij qi e kish ngat veti:
    -Ibish qitma 'i tas ujė!
    Ibishi ki' pa' pritue m'u ēue;i thotė t'vllajt,pėrfuni tina:
    -Dervish,qitja do ujė!
    Edhe ai priton m'u ēue e i thotė tjetrit vlla:
    -Mustafė qitja musafirit do ujė!
    Edhe ai priton m'u ēue.N'fun koka kon ni Mehmet.I thotė:
    -Mehmet,qitja do ujė musafirit!
    -De t'ēhet musafiri e de t'pi vetė!-thotė s'mrami Mehmeti.

    34
    SJAP PAK E MAL SHUM
    (RunikDrenicė)

    Ni ēoban i ruejke dhitė.Ni ditė i hupi sjapi.Kthehet m'i lypė sjapin n'mal.Kur shkon afėr bjeshke,nalet e po kujtohet."Ahu kjo bjeshkė shum e madhe e sjapi i vogėl!".Menohet me vedi e nuk ja merr menja hiē me hi n'bjeshkė e m'e lypė sjapin.Kur kthehet tu shpija,p'e vesin:
    -A e gjete sjapin,more?
    -Jo,valla,as s'ja fillova m'e e lypė hiē se sjapi i vogėl e pylla e madhe-mal shumė e sjap pak,e lash e erdha pej shpije.

    35
    DJALI PĖRTAC
    (Likovc,Drenicė)

    Ni babė i kish pas dy djem:i madhi Hamza,i vogli,Hasani.
    I tha plaku 'i mramje djalit t'vogėl:
    -Qitma ,Hasan ,'i gotė ujė!
    Hasani ish kanė lodhshėm.Bani kishe s'po nin e s'luejti venit.
    -Uh,bre babė!-ja priti djali i madh,Hamza,-po ti e di mirė qi sa hajri i Hasanit.Qou vetė e pi uj,e qitma edhe mue 'i gotė.


    ...

  5. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Harudi pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Kreksi (09-10-2013),teta (09-10-2013)

  6. #5
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Anton Ceta

    Kush ka mundesi te sjelle informacion per aktivitetin dhe personalitetin e Anton Cetes do ta falenderoja.

    PS..Nese ka teme ne forum per te,kjo le te mbyllet por nese keni mundesi me tregoni temen qe ta lexoj
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  7. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    http://www.forumishqiptar.com/showth...ht=anton+cetta

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=39384

    Anton Cetta ka lindur ne Gjakove, ka udhehequr Komitetin e famshem te Pajtimit te Gjaqeve ne Dardani, qe ka pajtuar mijera familje shqiptare qe ishin duke vuajtur pasojat e gjakmarrjes. Me punen e ketij komisioni, e vecanerisht Anton Cettes, u falen te gjitha gjaqet ne vitet e 90-ta.

    Ka qene profesor ne Univerzitetin e Prishtines dhe studiues ne Institutin Albanologjik te Prishtines. Poashtu, kryetar i Kuvendit te pare te pavarur te Dardanise.

    Ka vdekur ne vitin 1994 apo 1995, nese nuk gabohem.

    Edhe pse shume institute, rruga, shkolla etj. ne Dardani kane marre emrin e Anton Cettes, mendoj se duhet sa me pare te hapet ndonje faqe ne internet qe do te publikonte gjithe jeten dhe veprimtarine e ketij patrioti tone te shquar.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #7
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Dodoni flm

    PS..A ka ndonje liber te botuar nga Anton Cetta per folklorin ? Nese po na jepni ndonje informacion me te detajuar....mire do ishte edhe nese ka ndonje liber biografik.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Per dodonin..qe ka filluat te ec ne rrug te mbare..

    dodun..

    shpesh permend "dardanija" ne vend te "Kosove"..
    duro.. te ecim dhe pak.. e pastaj kur te fitojme Pamvaresine ne Kosove ja vem emrin si te duash ti..
    Mos e ve tiganin ne zjarr kur peshku eshte ne det se krijon probleme..

    Jan ca ne Kosove e diaspore qe.. bertasin..sdum pamvaresi por bashkim trojesh..

    Ata jan destruktivet.. qe i ngjajne atij gjahtarit qe kur shoket te heshtur i afrohen gjahut.. ai godet ne ajer me pushke e i tremb lepujt e nuk ka sukses gjuetia.. e thot pastaj.. a ju nuk deshet me i vra lepujt.. apo derrat.. pra lun rolin e sinjalizuesit.. qe armiku te behet gati.. me kohe e te na i veje pengesat pa hedhur ne hapin..
    sdi a me kupton..

    Tash tek Anton Ceta..

    Kishte nje vlla i ngrati Anton ne Shqiperi..
    E takonte kur vinte ndonji here si i ftuar nga Akademia e Shkecave..
    I vellai ishte mjek kardiolog.. nga ata qe sheronin gjith popullin pa dallim se a ishin pacientet drejtora barkmedhej e kooperativiste me bark that..
    24 ore i sherbente ai i vellai Antonit te semureve..me nje bicikell te vjeter shkonte shpi me shpi e fshat me fshat..
    Nji dit tha.. mir do ish te kishin ne mjeket Kerra..(vetura) ti shkonin me shpejt prane te semureve ..
    Mirpo e degjoj nje spiun ( se kishte shum spiune regjimi qosist stalinist i Enver Ramizit..) dhe e spiunoi te regjimi i Enver Ramizit dhe per at llaf vellai i Antonit te madh beri 10 vjet burg ne Spac te Mirdites..

    Ata bllokmenet e regjimit vet kishin nga 20 kerra benza me shofera e sherbetora..

    prandaj...

    larg nga enveristet e Kosoves e te Tiranes..
    ke ber kthese kohet e fundit..e kjo me pelqen..
    Suksese..

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    ku anton ceti mos ishte ai qe shunte zjarret?

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Cilat zjarre?

    Mos e ke fjalen per zjarret ne puset e Naftes?

    Sheti Andon ka qen nje oficer madhor ne kohen e beqir ballukut.. qe ra nga fiku e theu kemben athere e ju.. tiransit e ri..pra banoret rreth bllokut si te sprovuar ne kto raste ..kur thyente ndonjeri "kemben"..thate... ci ki temen..



    lol.

    ky Antoni lart i temes ..ka ber pajtim gjaqesh ne kosove.. ka qen profesor..

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •