Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22

Tema: Anton Cetta

  1. #11
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Anton Ēetta, plaku i pajtimit tė gjaqeve
    Vilson Culaj
    Anton Ēetta ishte intelektuali atdhetari, humanisti, shkrimtari e folkloristi albanologu e plaku i urte i cili i priu karvanit te pajtimit te gjaqeve ku me force shpirti, urtie , dashurie e intelekti beri me shume pėr popullin e vet se ēdo politikan i kohės, biznesmen, regjim, dhune e ideologji e kohės.
    Sėrish vjen Maji nė Kosovė. Ndėrron stina e moti por jo letargjia dhe indiferentizmi, apatia ndoshta e qėllimtė apo e paqėllimtė dhe figura e Anton Cetes pėrmendėt pak ose fare nga njerėzit te cilėt bashke shtegtuan ne rrugėt e sakrificės kombėtare. Kjo zezone e tille i ka pllakosur edhe gjeneratat e reja fatkeqėsisht. Kaluan dy dekada gjegjėsisht njė dekade pas luftės dhe asnjė institucion organizate apo forum intelektualėsh nuk mori kurrė njė iniciative serioze dhe vendimtare qe kjo figure kombėtare dhe e dinjitetshme te kujtohet apo me mire te rikujtohet me ndonjė akademi serioze apo ti ngritėt ndonjė lapidar ne shenje respekti pėr sakrificėn e tij kombėtare. Instinktivisht nga keqardhja na vije ne kujtese thėnia e Gj. Santajanes se ,, populli qe e harron te kaluarėn detyrohet ta pėrsėris atė ‘’. Dhasht zoti qe me kurrė popullit tone te mos i pėrsėritet historia e saj tragjike sepse mjaft kemi vuajtur por valle mos jemi te nėmur dhe gjithmonė na duhet njė shkundje e re qe t’na hapet njė dritare e re e vizionit, vetėdijesimit dhe unifikimit. Valle ēka na duhet unifikimi vetėm ne ngushtica kur nuk ka gjė me te ēmueshme ne jete se sa liria e njė populli. Mora shkas pėr ta bere njė shkrim pėr kėtė figure kombėtare pasiqe ne muajin Maj te kėtij viti ne kuvendin historik te verrat e Lukes kujtohet 20 vjetori i rilindjes me te re kombėtare pėr popullin e Kosovės akti i pajtimeve te gjaqeve te cilave u priu plaku i urte Anton Ceta se bashku me shume figura te shquara te cilat ,, kandilin’’ e mendjeve te ndriēuara e mbanin mbi koke e sy. Ishte kjo lėvizja qe e sfidoi njė regjim barbar dhe dritarja e pare e filleve te unitetit kombėtar dhe luftės pėr liri te Kosovės. Valle mos ėshtė ky paradoksi ynė qe ky pėrvjetor ta gjej popullim e Kosovės pa njė shtatore te kėtij vigani e eruditi te kombit. Valle kujt i konvenon kjo heshtje, kjo ngulfatje, kjo harresė, e ky mėkat i mendueshėm, me fjale e pa vepra. Kane kaluar disa vjet qe kur shtatorja e Anton Cettes e punuar rri hijerėndė ne oborrin e shtėpisė se skulptorit tash me te mirėnjohur Fatmir Hoxha ne Prishtinė. Pėr te nuk ėshtė e interesuar askush dhe as nuk ka pėrkujdesje institucionale. Siē thotė punuesi i shtatores prof. F. Hoxha asnjė hap nuk ėshtė marr ne atė drejtim, qe kjo shtatore te zėr vendin e merituar pran ndonjė institucioni apo ndonjė sheshi. Megjithatė me herėt ka pasur propozime qe shtatorja e Anton Cettes te vendosej ne oborrin e institutit albanologjik ne Prishtinė dhe njė iniciative e tille ėshtė dhėnė nga dr. Mehmet Rukiqi studiues i folklorit. Pėr vendosjen e shtatores se Anton Cettes ne oborrin e institutit albanologjik patėm biseduam me ish drejtorin e institutit albanologjik dr S. Fetiun ku sipas tij Anton Ceta e meriton njė shtatore por nuk ėshtė vetėm ai qe ka punuar dhe qe ka kontribuar ne institutin albanologjik te Prishtinės arsyetohej me dhelpėri zotėria.. (valle athua edhe yjet janė me madhėsi te ndryshme ) me cinizėm na pati thėnė :Ai me shume ishte njė figure shoqėrore se sa shkencore. Sipas s. Fetiut merita kryesore e Anton Cetes qėndron ne lėvizjen pėr pajtimin e gjaqeve andaj ėshtė detyre e atyre qe e kane bere kėtė lėvizje t’ja gjejnė njė vend shtatores si bie fjala te Verrate Llukės. Nėse vendoset shtatorja e Anton Cettes ne oborrin apo lokalet e kėtij instituti atėherė atė vend do ta meritonin edhe shumė emra punonjėsish tė kėtij instituti. Me cinizėm dhe narcizoizem dhe prepotence intelektuali qe shprehur : konsideroi se nuk ėshtė detyre e shkencėtareve te merren me pajtimin e gjaqeve. Valle mos mendonte ai njeri se qielli i Kosovės dhe liria e saj ėshtė e kufizuar vetėm ne muret e te vetėquajturve akademik dhe e zhytur mes vesesh pagane apo lajthitshem ushqehej me thėnien e Luigjit te XIV te Francės ,, shteti jam unė ‘’. Kurse unė pėrsėris ,, vox poplum vox deum ‘’. E rrėfimi prapė vazhdonte:
    Por njė gjė dihet se Anton Cetta ėshtė heroi i pajtimit te gjaqeve kurse detyre e jona parėsore ėshtė ti bėjmė publike veprat e tij. ( aludonte ai ne punėn vetėm shkencore) shtrohet pyetja e thjeshte ku mbeti humanizmi shqiptar i Anton Cettes.
    Pra ne te institutit albanologjik nuk kemi pasur iniciative pėr vendosjen e shtatores se Anton Cettes brenda apo ne oborrin e tij por njė iniciative e tille ka pasur ne kuvendin komunal te Prishtinės. Atje ėshtė diskutuar dhe ne u kemi thėnė se komuna duhet te vendosi pėr kėtė qeshtje , e jona ėshtė qe ti pėrkrahim pėrfundoj zotėri Fetiu.
    Mbetem te habitur se bashku me njė kolege gazetare nga fjalėt plot vrer dhe indiferentizmi i zotėri Fetiut dhe rrugėn e patėm vazhduar pėr tu takuar me ish kryetarin e komunės se Prishtinės.
    Anton Ēetta ka qene drita shpirtėrore e jona
    Edhe ish kryetari Ismet Beqiri pranon se ne qeshtien e vendosjes se shtatoreve duhet te merren rrethet institucionale pavarėsisht se shtatorja e Anton Cettes ėshtė e punuar pa u porositur. Sido qe te jete pėr vendosjen e shtatores se Anton Cettes duhet ta marr kėshilli pėr pajtimin e gjaqeve i Kosovės dhe instituti albanologjik iniciative te cilėn do ta pėrkrahnim edhe ne shtonte Beqiri.Pėr dallim nga ky i pari kryetari qe shprehur me racional dhe jo indiferent ( se paku kėshtu reflektonte ). Ndėrkaq pėr fushe veprimtarinė humane te Anton Cettes zotėri Ismet Beqiri disi ne mėnyrė emocionale u shpreh : ,, Ai ka qene drita shpirtėrore e jona ne ato kohe krizash ‘’ Antoni me aktin kombėtar te pajtimit te gjaqeve na obligon qe ne t’ja ngremė njė shtatore e me kėtė t’ja japim vendin e merituar ne historinė e Kosovės. Populli thoshte faji ėshtė jetim kurse poeti do te shprehej : ,, laviret rriten nen hijen e virgjėreshave )
    Harresa ndaj Antonit e demton kulturėn e popullit tonė
    Lidhur me kėtė patėm biseduar edhe me kryetarin e kėshillit pėr pajtimin e gjaqeve te Kosovės dr. Kajtaz Rrecaj qe sipas tij me 26 shtator 2005 ja kishte dėrguar njė kėrkesė me shkrim kryetarit te komunės se Prishtinės pėr vendosjen e shtatores se Anton Cettes ne oborrin e institutit albanologjik si dhe sigurimin e fondeve pėr kėtė qellim. Dr. Kajtaz RRecaj thoshte se kėtė akt e kame bere sepse ēdo gjė qe mund te harrohet pėr Anton Cetten e dėmton kulturėn e popullit tone nga shkaku se nuk kemi ofruar njohuri te mjaftueshme pėr personalitetin e tij. Ai ka qene njė ,, apostull i kulturės shqiptare dhe njė profet qe ka mundur ti parashikoi rrjedhat e zhvillimeve politike te kohės. Populli ynė duhet te jete krenar qe e pati dhe qe e nxori nga gjiri i vet. Ai pėrveē se shkencėtar dha edhe disa prova tjera jetėsore e historike por kishte njė virtyt te veēanet ai dinte te donte dhe te shkrihej pėr popullin e vet.
    Anton Ēetta dinte ta vėllazėronte popullin jo ta thyente
    Edhe Mehmet Rukiqi mendon se shtatorja e Anton Cettes e ka vendin para institutit albanologjik aty ku ai e shkriu jetėn pėr mese gjysme shekulli duke i kontribuar folklorit, etnologjisė, arsimit dhe shkencave albanologjike ne pėrgjithėsi. Ai ėshtė njeri nder themeluesit e kėtij instituti andaj meriton sepse ishte i gjithė popullit thotė Mehmet Rukiqi. Po sipas tij profesor ANTON Cetta ishte njeri qe dinte ta vėllazėronte popullin e jo ta thyente andaj me gjithė forcėn time shpirtėrore them se ai meriton qe ti vendoset shtatorja para institutit albanologjik. Ndėrsa pėr fjalėt qe qarkullojnė ne lidhje me titujt e tij shkencor ato nuk kane vend pėr mua thotė Mehmet Rukiqi. Sepse ANTON Cetta ka qene ,, doktori i doktorėve te shkencave ‘’Ai pėrveē dijes shkencore ka ditur ta dojė , dhe ta ēmoj, popullin e vet dhe te shkrihej pėr te. Te gjithė janė te gatshėm te bėhen orator kur flasin pėr veprėn e Anton Cettes por te gjithė hezitojnė te veprojnė pėr t’ju ngritur kėsaj figure kombėtare njė shtatore.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Fegi !
    Injoranca nuk ka KUJTESE ,ka vetem instikt , si kafsha!!!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Anton Qetta (1920-1995).Folklorist,profesor,veprimtar shoqeror.

    Lindi ne Gjakove.ndoqi Liceun Kombtare(franqez) te Korqes,dhe me pas Liceun Klasike ne Milano(Itali).Me 1941 neounse e me pas mesuese ne gjimnazin e Prizrenit.Pas mbarimit te Luftes II botrore ndoqi studimet e larta per romanistike dheu diplomua ne Universitetin e Beogradit(1950).
    Punoi si asistent ne Seminarin e Albanologjise ne Beograd.
    Me 1960 filloi punen ne Fakultetin Filozofike te porsahapur ne Prishtine,ku per disa vjet ligjeroi lenden Letersi e vjeter shqipe.Prej v.1967 Bashkpuntor shkencor ne Institutin Albanologjik te Prishtines ku per nje kohe drejtpi degen e folklorit.
    Punen per folklorin e kishte filluar me 1953,si bashkautor ne vellimin "Kenge popullore shqiptare te Kosoves e Metohise"
    Ne iap ai iu perkushtua tersishte punes per mbledhjen,studimin dhe botimin e folklorit te Kosoves.Jan botuar nje varg librash me lende folklorikete pergaditur prej ti:"Tregime popullore nga Drenica" (1963); "Proze popullore nga Drenica I,II" (1972),ribotuar 1978,1990) "Nga Folklori Yne"(I,1983,II,1990;III,1995;IV,2000;V,2001)eshte bashkautor ne pergaditjen e vellimeve "Peralla"(I,1979;II,1982) "Ballada dhe Lexhenda"(1974) "Anekdota popullore"(I 1987 II,1988)"Kenge dasma"(I 1980;II,1984"Kenge kreshnike"(I 1974; III 1993)"Vajtime gjama dhe elegji"(1987)Ka botuar nje varge artikujsh ne shtypin shkencor dhe ne permbledhjen "Kerkime folklorike"(1981),ku ka dhene ndihmesa per ndriqimin e problemeve qe kane te bejne me klasifikimin e prozese popullore shqiptare ,me baladat shqiptare,me kallezimin alegorike,me lexhendat per Skenderbeun,me kenget historike etj.
    Ka bere studime per figurate te shquara te shkences shqiptare,per krijuse popullor dhe per aferite e dallimet midis folklorite shqiptar dhe atij te popujve te tjere.Ka shkruar edhe poezi per femije,qe i permblodhi ne vellimin "Ne prehere te gjyshes"(1958).Anton.Q. kaqene Udheheqes i Levizjes gjithpopullore te pajtimit te gjaqeve.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 15-11-2010 mė 11:17

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Anton Qetta..
    ME GJERSISHTE..
    Linku....http://www.google.com/url?sa=t&sourc...c07JxQQNaHdshA
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 17-11-2010 mė 09:22

  5. #15

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ēetta, heroi i kombit
    Publikuar: E enjte 25 Nėntore 2010,
    Anton Ēetta pa dyshim se pėrfaqėson njėrin nga personalitetet mė tė rėndėsishme tė jetės sonė politike e kulturore tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar. Kontributi i tij nė mbledhjen e pasurisė gojore shqiptare e bėri tė pavdekshme kėtė pasuri folklorike, duke e pėrcjellė atė te brezat e ditėve tė sotme. Kurse Pajtimi i gjaqeve dhe ngatėrresave nė dekadėn e fundit tė shekullit tė kaluar e ka shndėrruar Ēettėn nė heroin e popullit tonė. Kėshtu ėshtė thėnė tė enjten nė sesionin shkencor kushtuar 90- vjetorit lindjes dhe 15 vjetorin e vdekjes sė kėtij personaliteti markant tė kulturės sonė tė organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinės - Dega e Folklorit, ku Ēetta pėr dekada tė tėra ishte pjesė e tij. Studiues tė veprės sė Ēettės me kumtesat e tyre tė prezantuara nė kėtė sesion hodhėn dritė mė shumė rreth veprės sė kėtij folkloristi tė shquar. Duke hapur punimet e sesionit, drejtori i IAP-sė, Hysen Matoshi, ėshtė shprehur se nė kėtė pėrvjetor do tė hidhet mė shumė dritė shkencore e dokumentare pėr veprėn e Anton Ēettės, veēmas kontributi tė tij nė ērrėnjosjen e vėllavrasjeve nė aksionin e Pajtimeve tė gjaqeve. “Ėshtė vėshtirė tė gjesh njė njeri tjetėr si ai, qė t’i bėnte tė ndihen njėlloj palėt e hasmėruara, ta ndajnė bashkė dhimbjen pėr jetėt e ēuara dėm nė vėllavrasje”, ka thėnė Matoshi, duke shtuar se si rezultat i kėsaj veprimtarie fisnike janė shpėtuar shumė jetė. Ndėrsa studiuesi Zymer Neziri nė kumtesėn e tij “Kontributi i Anton Ēettės nė mbledhjen e Eposit tė Kreshnikėve nė Krahinėn e Rugovės” ka veēuar kontributin e tij nė mbledhjen e pasurisė gojore tė Krahinės sė Rugovės, veēmas Eposit tė Kreshnikėve. Sipas Nezirit, Antoni Ēetta nė njė ekspeditė tė vitit 1975 nė Rugovė kishte punuar me shumė lahutarė tė kėsaj ane, duke incizuar 19 kėngė kreshnike, ndėrsa ai kishte mbledhur edhe disa njėsi proze tė cilat i botoi nė bleun I tė libri “Nga folklori ynė” mė 1983. Ndėrsa ka potencuar se paqartėsi nė botimet e IAP-sė pėr kėngėt e kreshnikėve, lidhur me kėngėt e mbledhur nga Ēetta, duke kėrkuar zgjidhje nė kėtė. “Dega e Folklorit tė marrė pėrsipėr detyrimin pėr t’i deshifruar kėngėt e mbledhura nga Anton Ēetta nė Rugovė dhe pėr tė pėrgatitur njė vėllim pėr shtyp”, ka thėnė ai. Ndėrsa historiani Lush Culaj nė kumtesėn e tij “Tė dhėnat pėr prejardhjen mirditore tė Anton Ēettės”, gjenezėn e familje sė tij e nxjerrė nga Fani i Mirditės, pėrkatėsisht nga fshati Xhuxhė. Sipas Culajt, gjyshi i Anton Ēettės, Mark Ēetta, dhe babai i tij Lazri kanė lindur nė Fanė tė Mirditės. Babi i Antonit Lazri kishte lindur nė Mirditė mė 1 shkurt tė vitit 1895, ishte martuar dy herė. Herėn e parė me Agen nga Gjakova, e cila vdiq e re dhe la dy fėmijė, Antonin dhe njė vajzė dhe pėr sė dyti me njė bijė tė fisit tė Vlashajve tė Durrėsit me tė cilėn pati njė djalė, Benjaminin, i cili, sipas Culajt, jeton ende sot nė Durrės. “Larėz Ēetta, i ati i Antonit, lindi nė Mirditė dhe kėtė e rezulton edhe njė kopje e pasaportės sė tij, qė e posedon i biri i tij Benjamini nė Durrės”, ka thėnė Lush Culaj nė kumtesėn e tij pėr prejardhje e familjes Ēetta.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431

    Pėr: Prozė popullora nga Drenica...

    A vazhdon akoma ? ? ?
    urtėsia

  8. #18

    Pėr: Prozė popullore nga Drenica-Anton Ēetta

    dikur i kam pas te tri volumet, por jane djege ne lufte se bashku me shtepine...eshte kryeveper e folklorit drenicas...
    Nėse dėshiron ta dish tė vėrtetėn duhet tė jesh i gatshėm ta pranosh.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636

    Pėr: Prozė popullore nga Drenica-Anton Ēetta

    Para luftes i porosita dy volumet dhe i kam ne biblio..ate te tretin sme kujtohet...nuk e di sa here i kam lexua ne realitet lexohet si bibla...sa her te merr malli..;
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636

    Pėr: Prozė popullore nga Drenica-Anton Ēetta

    PROZA E ZGJEDHUR E DRENICĖS

    nga Anton Qetta


    DJALOSHI ME SHPATEN DHE HELMETEN MAGJIKE

    Kishin qenė njėherė katėr vllėzėr.

    Prindėrit i kishin pasur ende gjallė! Babai i tyre kishte kursye pakė ari tėrė jetėn pėrė djemt, qe tiu lere trashigim pakė pasuri.
    Njė ditė plaku vendosi qė tua ndaj djemve pasurin sa ishte gjallė...

    E thirri mė te madhin dhe i tha:
    - Biro, une po vdes, jam plakur! Fol, ai do njėqind dukat tė korrupcionit apo njė tė fituar mė njersė?
    - Po i due qato njėqindė tė korruptueme, - ia kthen i biri.
    Plaku ja dha njiqind dukatė tė fituar nga korrupcioni.
    E thirri pastaj djalin e dytė ei tha edhe atij: a po i don qeto njėqind dukat tė korupcionit apo njė dukat tė fituar mė ndjersė, biro?
    - Po i dua njėqind dukat tė korrupcionit, i tha edhe i dyti...

    Ja dha edhe atij njėqind lira tė korrrupcionit.
    - Kur i erdhi radha mė tė voglit plaku e pyeti edhe ate se a po i don 100 dukatė tė korrupcionit apo njė tė fituar me njersė...
    - Une po e dua njė tė fituar mė ndjers,- i tha mė i vogli.
    Plaku ia zgjati vetėm njė dukatė ei tha:
    - Shiqo biro se ē'ka po tė thėm: kur t'jeshė mė s'ngushti , shko tek aj dollapi pas derės sė oborrit dhe do gjėjsh aty diqka.
    Nuke vonoj shumė e plaku ju vdiē e vorrosėn.
    Ditė pas ditėsh u pėrhap lajmi se nė njė qytet aty afėr kishte arritur njė bukuroshe e rrallė!

    Vetėm Zoti kishte ditur ta fali ashtu...
    Kishte dal shpallja se: "kush don me ia parė vetėm gishtin e dores hyrja kushton 100 dukat" !
    Pėr tė parė tėrė trupin e saj s'kishte askush pasuni aqė tė madhe...
    Nga tė katėr anėt u quen populli t'ia shofin vetėm se gishtin e dorės asaj bukuroshės.

    Edhe ata dy vllėzrit qė i kishin marrur trashėgim nga i ati, njėqind dukatė secili, shkuan e i dhan, vetėm qė t'ia shofin gishtin e dorės asaj bukuroshes !

    E kryen kėte deshirė dhe u kthyen nė shtėpi.

    Ndėrsa vllau i tyre i vogli pra, vervitej nė oborr tė shtėpis, i merzitur shumė se aj s'kishte mundėsi kurrė, vetėm mė njė monedh ari s'lejonin tė futesh as nė qytetė.
    "Hajt -thot me veti - t'ia hedhi njė sy, mbas qasaj dere nė dollapė -si i kishte thėn plaku.
    Kur shkoi, e gjeti aty n'at dollapė njė helmetė tė vjetėr.
    E vuri mbi kokė e shkoj...

    Shkon e i thotė nėnės:
    - Nėnė, kam uri, ma jepė pak bukė!
    - Mirė more biri nėnės, po unė s'po tė shof fare, ku je m'shefur ti?
    - Qe oj nėnė ku jam kėtu para teje, mos je qorrua ..?
    - S'po tė shof biro, ku je?
    Kur e hoqi helmeten, qeshi e ėma.

    Kėshtu qė djali e kuptoj se, mė kėtė helmetė njeriu s'dukej fare!- e kėrceu nga gėzimi e tha:
    - Sa jam i lumtur n'kėtė ditė!
    Ngrėni pakė ushqimė nė shtėpi dhe shkoj drejt e nė qytet, si vllėzėrit e tij, me pa bukuroshen e dheut.

    Para hyrjes sė dhomės sė bukuroshės, ishte tollovi e madhe !
    Ky djaloshi kishte vue helmeten dhe ngjitet perpjet shkallve duke i shtyer njerėzit me gjoks e me brryla dhe u fut brenda nė dhomėn e saj derisa ajo nga dritarja ua tregonte shikuesve vetėm gishtin e dorės...

    Kur mbaroj koha pėrė publikun, njerėzit filluan tė shpėrndahėn dhe bukuroshja u largua nga dritarja dhe ulėt tė pushojė nė karrikė.
    Pėrė njė ēastė, pa e vrejtur bukuroshja, djaloshi e hoēi helmetėn nga koka ...

    Kur e pa bukuroshja e dheut u habitė !
    - Po ti, nga hyre kėtu?
    - Hyra pėr dere...
    - N'kėtė dhom s'kan mundur te hyje ende as pasanikėt mė tė mėdhenjė, as tregtarė se s'kan pasur para tė mjaftueshme, po ti si hyre?
    - Unė kam shumė dukat !
    - Ku e ke?
    - Qe, e kam kėte helmetė !- dhe e qiti n'krye e s'po duket mė !
    Pastaj e hoēi prap dhe po dukej.
    - Ma jep njėhere ta shofė?
    -Jo, vetėm nese ma jep besėn qė do martohesh mė mua.

    Bukuroshja u kujtua njė qast dhe ia ktheu djaloshit:
    - Besa tė qoftė!- i tha bukuroshja dhe ky ia dha helmeten.
    Ajo e mori helmeten dhe e vuri n'krye...

    Djaloshi tani se shifte fare se ku gjindej bukuroshja !
    Kur e degjoj pasė pake kohe zėrin e saj:
    - Roje! Kapne kėtė njeri qė ėshtė futur nė dhomen time pa leje, hidheni jashtė !
    Kur hyni roja e panė, e rrafėn pak dhe e hudhen pėrjashta.

    Kėshtuqė e hupi djaloshi helmeten dhe u kthye nė shtėpi i brengosur shumė, me kokė t'ulur...

    Ishte merzitur shumė por s'kishte q'tė bėnte tjetėr...

    I ra ndėrmendė se nė dollapė kishte pasur edhe diēka tjetėr.

    Shkoj e gjeti aty nė dollapė njė vazė tė mbyllur mė dyllė!
    Kur e hapi nga vaza dilnin plotė monedha dukati !
    Prap e mbylli vazen. ..
    Sa herė e ēelte vazėn u bėnte grumbulli mė dukat para kėmbėve tė tij !
    "- Sa i lumtur qė jam sotė-thoshte me vete..!

    Pa e provue edhe njėhere me hy tek ajo bukuroshja sé-lā !"

    Grumbulloj monedha ari sa mujti ti barti dhe shkoj drejt nė qytet tek bukuroshja...

    - Sa para kushton pėrė tė parė hyrin nė dhomen esajė?- i pyti rojen.
    - Hajt, more djalė, se s'ka pasanik as tregtar nė kėto anė qė mund tė paguaj njė sasi ari pėr tė hyr deri tek ajo, ik andej !
    - Sa dukat kushton, - nguli kėmbė djaloshi.

    Mbasi ashtu po don ta shofish duhet tė paguash kaqė dukatė dhe djaloshi ua jep sa i kan kerkuar dhe hyn nė dhom t' bukuroshes pėr s'dyti herė.

    Mirėpo bukuroshja po e njef mėnjėherė posa hyri !
    I thot:
    - Si hyre ti prapė kėtu?
    - Unė kam mjaftė dukat, tė mbuloj si te duash!
    - Ku e ke dukatin ?
    - E kam njė gjėsendė me veti qė mė furnizon me dukat sipas nevojes.
    Po desha e mbushi kėtė dhomė plotė dukatė !
    - Dua me pa me syt e mi, se s'po tė besoj !
    - Djaloshi e nxori nga gjoksi vazėn dhe ia ēeli grykėn, e mėnjėherė u ba tūba mė dukat.

    Kur e pa vajza e bukur dhomen e mbushur mė dukatė i tha:
    - Mbylle se po martohėm mėnjėhere me ty!
    - Kurrėsesi - ia ktheu djaloshi !

    Mirėpo dalėngadalė duke folur, vajza e merrė mė t' mirė djaloshin dhe e bind mė nė fund e ky i'a jep vazen magjike.
    Kur ia mori vazėn ajo shkoj tek dollapi dhe e vuri helmeten nė kokė, e djaloshi mė se shifte.

    Ajo lėshoj njė klithje dhe mėnjėherė erdhi roja e rrafėn prapė dhe e hudhen pėrjashta.

    Iku djali e u kthye prapė nė shtėpi ashtu i merzitur shumė veē sa se lan mendėt.

    Vėndosi qė pėrė herė tė fundit tė shofi se, mos ka edhe diēka tjetėr nė dollap.

    Kur shkon e hapi dollapin dhe mbrėnda e gjeti njė shpatė tė shkurtė.

    E kapi dhe e nxori shpatėn mė shpejtėsi...
    Mbrenda nga melli i shpatės doli njė zė.
    Nga frika njėherė e mbylli por e nxori prapė shpatėn dhe prap u ndegjua i njėjti zė...
    "Fol, ē'ka deshiron, ē'ka deshiron"?

    - Po dua tė mė lėshoni nė dhomen e bukuroshės, n'kėtė qastė nė kėtė qytet !

    Pa pritmas njė fuqi e padukshme e lėshoj djaloshin nė mes tė dhomės sė bukuroshės.

    Kur e pa ajo prapė djaloshin nė dhomė i tha:
    - Po si hyre prap ti kėtu?
    - Pėr Zotin, me s'tė tregoj kurrė - ia kthei djaloshi.
    - Tregom se, nesėr do martohėmi, besen po ta japi !

    Mė nė fund djaloshi bindet dhe ia tregon shpaten.
    Ai e nxori shpaten nga melli dhe u degjua njė zė.
    Bukuroshja u largua nga frika...
    Ky e mbylli prapė shpaten dhe i tha asaj: e shef, unė bėj ēka dua mė kėtė shpatė.

    - Ma jep njėhere ta shofi, i tha vajaza, -se, neser ti do jesh i imi- dhe kėshtu ajo prapė e mashtroi, ia morri mendėt djaloshit.

    Ia dha shpaten bukuroshes.

    Kur e mori ajo nė dorė shpaten dhe e hapi, u ndegjue zėri qė dilte nga melli i shpates duke peshperitur...:
    "...fol, ē'kerkon nga une" ?

    Bukuroshja mėnihere i pergjigjet: "dua qė tė kapni kėtė njéri dhe tā lshoni diku nė njė ishull tė largėt, qė mos ta shofi kurrė me sy" !

    Njė fuqi e madhe e padukshme e mbėshtjelli djaloshin dhe e lshoj nė mes tė njė ishulli, largė tokės.

    Kur i fshini syet djali pa se ishte mjedis deti nė njė ishull tė vetmuar.
    Nga merzia veq q'ka se lan mendėt e kresė.
    Dikur u untue fortė, s'kishte ngrėn ca ditė.

    Duke shetitur bregut tė detit i shef se, aty kishte fiqa.
    Ia nis e po han fiqa, derisa u ngie.

    Kur pushoj pak, vrejti se po i dalin brinat nga koka !
    Lėshoj klithje tė tmerrėshme por s'kishte njéri aty fare qe ti dali nė ndihmė.
    - I mjeri une se ē'mė gjeti !
    "Tani u bėra edhe me brina...si t'ia bėj hallit?
    Si tė kthehėm nė shtėpi keshtu?
    Tėrė bota do qeshi mė mė mua "!.....

    Duke hecur kėshtu, arriti nė skajin tjetėr tė ishullit dhe mengjesi e zgjoj aty djaloshin duke u rrezitur.

    I uritur prapė s'kishte tjetėr tė ngreje aty pos fiqa.
    I'a nisi dhe po han fiqa.
    Kur vrejti pas ni kohe se po i bien brinat !

    U gėzue shumė pa masė qė u shkarkue nga njė dertė i madh.
    E mbushi pastaj njė gjep plotė fiqa qė i binin brinat pastaj kthehet edhe nė jug te ishullit edhe aty e mbushi njė gjep me fiqa qė ti hjekin brinat..

    U afrua buz detit duke thirrur ndihmė.
    Dikur, kah mbramja peshkatarėt e hetojn dhe e qesin nė tokė nė tjetren anė.

    Kėshtu i lodhur e plotė mllėf hecte ashtu pa da, tėrė ditėn, derisa mbėrrijti mė nė fund nė qytetin e bukuroshės.
    Aty nė at qytet fiqat ishin tepėr tė rrallė.

    Mori djaloshi njė shportė tė vogėl dhe shkon kah dera e bukuroshes e po thrret: qe ketu fiqa tė ėmbėl si mjalti, fiqa tė ėmbėl !
    Bukuroshja i thotė sherbtorės sė vetė: "shko merrmi nja gjashtė fiqa", -dhe ajo shpejt zbret shkallėve dhe e ia sjelli fiqat vajzės sė bukur.

    Mė vonė pas do ditėsh, kishte dal lajmi se, bukuroshja po kėrkonte doktorr pėr tu sheruar nga njė smundje e pasherueshme.
    Thonin se ajo dergjej nė shtrat dhe askushi se dinte qė asaj i kishin dalur brinat.

    Kėshtu qė mė shpres se doktorret do t'ia heqin brinat se, ajo kishte shpenzuar tėrė pasurin qe e kishte fituar nga populli i mjerė vetem se per tu munduar ti heqi brinat por pa sukses.

    Djaloshi kishte mėsuar qė mė nuk i kishte ngelur bukuroshės as njė dukat dhe njė ditė ēohet e kalon prap para deres sė bukuroshes duke thirrur: "shėrojmė ē'do smundje, sherojmė ē'do smundje "!
    Bukuroshja i thotė sherbėtores sė vetė: "shpejt me ma sjellni kjėtė doktorr kėtu".
    Pas pakė hyri djaloshi i veshun si doktorr nė dhomė tė bukuroshes dhe e pa ashtu si mė keqė, se fiqat kishin kryer punėn si e priste, bukuroshes i kishin dalur brinat ne krye..

    Ajo se njihte fare djaloshin, e kishte hallin tek brinat qė i rėndonin kokėn dhe i thot:
    - Doktorr, a mundesh tė mi hjekish brinat a jo ? - e pyeti vajza.
    - Po, por duhet tė te pres kėtu nė dhomėn tėnde pa dalur fare, sė paku tridhjet ditė, se duhet me i lyer brinar disa herė nė ditė.

    Ajo pranon dhe kėshtu djali mori guxim e i thotė:
    - Vetėm me njė kushtė, pra: Nese mė pranon pėr burrin tuaj ?

    Mbasi ajo kishte tepėr nevoj i thot:
    - Po, ta dha besen se si tė mė bien brinat nė tokė, ne kemi me u martua, kėshtu e lidhen kushtin.
    - Bukuroshe, a po mė njef se kush jam unė apo jo ?- ia bėri djali.
    -Jo!- ia ktheu ajo.
    - Po sikur te thoja se, unė jam ai djali qe ti mė ke marrur helmeten, mė ke marrur vazen dhe shpaten magjike, ē'ka thue ti ?
    - Pa tė marrur pėr burrė se la, i thotė vajza, ta dhash besen.

    Mbasi kishin jetuar njė muaj sė bashku tė mbyllur nė njė dhomė, bukuroshja u mėsua dhe mė s'donte ta largonte djalin prej veti.

    Kur e pa djali se ajo tani ishte dashuruar nė tė i'a dha fiqat qė i hiqen brinat.
    Posa i ngreni fiqat, bukuroshja e shkundi kokėn dhe brinat i ran nė tokė !

    Tė nesėrmen, qe te dy tė rinjėt u martuan dhe kaluan njė jetė tė lumtur sė bashku sa ishin gjallė.
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •