Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290

    “Djemtë çamë në ushtrinë greke”?

    Gazetari i “Ta Nea”, pyet se me kë do të jenë çamët nëse ka luftë mes Greqisë e Shqipërisë

    “Djemtë çamë në ushtrinë greke”




    --------------------------------------------------------------------------------
    Mira Zenati
    Pas gazetares së televizionit grek “Mega”, Meri Xora dhe kameramanit të “Reuters”, Periklis Angjelopulos, kanë qenë gazetari i gazetës më të madhe të botuar në Athinë “Ta Nea”, Pano Baili, si dhe fotografi Vasilis Manthodhaqis, ata që kërkuan të bënin një intervistë me kryetarin e shoqërisë politike atdhetare “Çamëria”, dega e Sarandës, Hekuran Halili. I gjithë interesimi i mediave greke ka ardhur menjëherë pas anulimit të vizitës së presidentit grek, Karolios Papulias, me atë shqiptar Alfred Moisiu, javën e shkuar. Gazetari Pano Baili, me një përvojë pune gazetareske prej 20 vjetësh në gazetën prestigjioze greke “Ta Nea”, me një tirazh ditor prej 100 mijë kopjesh, ka thënë se “kam ardhur edhe herë tjetër në Shqipëri në 1992-shin. Por sonte vetëm për të vërtetën, për problemin çam kam ardhur deri këtu”. “Tirana Observer” ka zbardhur intervistën e gazetarit grek me kreun e shoqatës, Hekuran Halili.
    A mund të më thoni se cili është problemi juaj dhe se nga cila krahinë pretendoni se jeni larguar?
    Problemi ynë është tashmë i njohur. Shteti grek, të na japë të drejtën të kthehemi në pronat tona. Largimi i popullsisë çame, pra pjesa myslimane e saj është shpërngulur nga trojet e veta, duke filluar që nga 1913 – 1945. Qendrat kryesore nga ne jemi shpërngulur janë: Preveza, Arta, Margëllëçi, Paramithia, Igumenica, Filati, Parga e fshatrat rreth tyre etj.
    Në Greqi ka një opinion se në Artë nuk ka pasur çamë?
    Historikisht krahina e Çamërisë u përfshi në shtetin grek në 1913-ën, kur Turqia kapitulloi. Kështu që Arta dhe Preveza nuk u përfshinë në shtetin grek në 1913-ën, por më parë në 1879-ën, kohë kjo që u vendos në Kongresin e Berlinit.
    Pse e dallojnë veten nga shqiptarët e tjerë çamët?
    Ne nuk e dallojmë veten nga shqiptarët e tjerë, por edhe Çamëria është krahinë si Labëria, Myzeqeja etj., pra jemi krahinë. Çamëria është krahinë, një komunitet. Jemi një popull. Dua të them në dallim nga populli grek që beson një fe, populli shqiptar dhe vetë Çamëria kanë tre fe kryesore.
    Pse e ndërruan fenë çamët?
    E kanë ndërruar nga presioni që iu është bërë në Greqi. Në Greqi ka një mendim se, nëse ju do të shkoni atje do të ketë një qendër të nxehtë me harkun islamik. Të jetë e vërtetë kjo? Kjo është një gjë absurde. Fakti që ne kërkojmë kthimin tonë atje, e kërkojmë pa ndërruar kufijtë. Ne nuk jemi për ndërrim kufijsh, por do të respektojmë shtetin grek me të gjitha ligjet e detyrimet e tij.
    Do të shkoni të shërbeni në ushtrinë greke?
    Pyetje e bukur kjo, se më jep mundësinë që ta them. Babai im në luftën italo–greke ka qenë ushtar në ushtrinë greke. Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe djemtë çamë, do të shkojnë ushtarë në ushtrinë greke, njësoj si djemtë grekë.
    Po nëse do të vijë ndonjë moment që Greqia të jetë në luftë me Shqipërinë, si do të veproni ju?
    Para se t’i përgjigjem kësaj pyetjeje do të të them se si do të realizojmë planin tonë. Greqia është një vend që merr pjesë në BE dhe si e tillë ka marrë përsipër që si mike e Shqipërisë, dhe këtë e ka treguar me vepra se atje punojnë 600 mijë shqiptarë e për këtë e falënderojmë, ne nuk jemi mosmirënjohës, të bëhet mbështetëse e qeverisë shqiptare në BE. Prandaj ne nuk jemi për luftë, por për miqësi të mirë. Asnjëherë nuk e mendojmë luftën. Me kthimin e çamëve në vendet e tyre nuk do të ketë probleme, luftë, gjak. Ne nuk e duam luftën.
    Ballkani është fuçi baruti me probleme, Shkupi, Kosova, Turqia, si do të bëhet?
    Ballkani kështu ka qenë, por edhe klima miqësore mes popujve është më e zhvilluar tani. Konfliktet kanë ndodhur për shkak të pushtimeve reciproke dhe për përçarje fetare. Sot, kur në kuadrin e globalizimit dhe të zhdukjes së kufijve, kur sinorët bëhen simbolikë dhe njerëzit si orientim kryesor kanë të drejtat e tyre, pjesë e së cilës është edhe kërkesa jonë për t’u kthyer në vendin tonë. Mendojmë se Ballkani do të qetësohet dhe do të bëhemi, them unë, një minievropë.
    Në Greqi thonë se kthimi juaj atje ka një kosto të lartë ekonomike? Në 1944-ën nga Çamëria u dëbuan 27 mijë çamë. Vlera e pasurisë e lënë aty, e vlerësuar nga ekonomistë ishte 340 milionë dollarë. Nga shfrytëzimi për 60 vjet që iu është bërë pronave tona, e cila duhet t’u jepet atyre që do të kthehen atje është 2 miliardë dollarë amerikanë. Por dihet që kjo kosto nuk rëndon tek ata njerëz që po shfrytëzojnë sot tokat çame. Ne nuk dëshirojmë këtë. Por dimë se ata paguajnë çdo vit taksë te shteti grek, që mesa dimë ne, kjo shumë është më e madhe se ajo që kemi llogaritur ne.
    Çamët erdhën në kohën e Hoxhës në Shqipëri. Si u soll ai me ju?
    Në 1944-ën, kur erdhëm ne në Shqipëri këtu ishin vetë në luftë, na pritën si vëllai me vëllanë, edhe bukën e ndanë me ne. Deri në vitin 1947 qeveria e Hoxhës nuk rreshti së kërkuari të drejtën e çamëve në disa organizma ndërkombëtare. Në 1949 qeveria e Hoxhës i bëri thirrje popullatës çame të luftonte kundër grekut që kishte hyrë në provokacionet e gushtit në Gramoz, por asnjë djalë çam nuk pranoi, atëherë Hoxha, duke parë se ata nuk pranuan, mblodhi 5000 djem çamë dhe i internoi në tharjen e kënetave në Maliq, Tërbuf, ku 1500 prej të cilëve vdiqën nga uria. Këtu filloi edhe mëria e parë e Enver Hoxhës me çamët.
    Me se merren tani çamët? Çamët në Shqipëri janë vendosur në vendet si në Tiranë, Fier, Vlorë, Sarandë etj. Ekonomikisht janë në nivel mesatar, se janë punëtorë. E drejta për të shkuar në trojet tona përfshin trashëgimtarët e 27 mijë vetave që kanë ardhur në Shqipëri.
    Në Greqi thuhet se, gjatë shkëmbimeve të popullatës një pjesë kanë shkuar në Turqi?
    Ne do të shkojmë në trojet e pronat tona dhe jo në vende të tjera. Këtë e ka trajtuar traktati i Lozanës më 1923, ku bënte fjalë për shkëmbimin e popullsisë greke në Turqi dhe turqit në Greqi.
    Çamët me se merreshin në Greqi?
    Çamët, të përshkruar nga Pukvili dhe Bajroni merreshin me blegtori, bujqësi, detari, zejtari (prodhime lëkurësh, leshi, vaji, drithërash, veshjesh, ku kostumi ynë sot është edhe veshja kombëtare e Greqisë). Fustanella e bardhë dhe jeleku i zi, këmisha me mëngë të gjata, këpucët me xhufka, kapelja e zezë dhe xhamadani i qëndisur.
    Kjo tregon se ju keni qenë të pasur?
    Nuk ka pasur çam pa tokë dhe pasuri. Dëshirat tona janë të kthehemi të lulëzojmë përsëri ato vende që janë lënë pas dore.
    Tani këtu me se merreni?
    Këtu bëjmë çdo lloj pune.
    Në stemën tuaj pse keni Pirron?
    Pirrua ka qenë mbreti i Epirit, lindur në Ledhëz të Igumenicës. Ne jemi epirotë, prandaj ai është i yni.
    Cilat kanë qenë marrëdhëniet tuaja me suljotët dhe Ali Pashanë?
    Ndërmjet suljotëve dhe Ali Pashës ka pasur marrëdhënie të mira e të këqija. Fillimisht Aliu i bën për vete, por duke parë krenarinë e tyre, ai bëri luftën dhe i shpërnguli nga Suli. Në momente të caktuara çamët nuk e pritën mirë Ali Pashanë.
    Në takimin me Papuliasin çfarë bëtë ju?
    E kuptojmë mire pozicionin që ndodhet opinioni grek. Nuk jeni të vetmit që kërkoni të njiheni me problemin tonë. Të gjithë shqetësimet e sinqerta marrin sfida të vështira. E thënë psikologjikisht dhe me mentalitetin ballkanik do të thotë të kapërcehen të gjitha barrierat me dëshirë për miqësi të sinqertë e mentalitet të ri. Heqjen e ligjit të luftës nga Greqia si absurditet dhe ratifikimi në Parlamentin grek. Dhe në fund të absurditeteve të sajuara nga qarqe të ndryshme si Vorio Epir e pretendime ekspansioniste, duke i etiketuar si nocione gjeografike historikisht të kaluara në kohë.


    --------------------------------------------------------------------------------

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ja edhe nje tjeter paradox ..Kesaj i thone te vesh minjte te ruajne macet ..

Tema të Ngjashme

  1. Masakra e regjistrimit komunist në ushtrinë shqiptare
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  2. Dibranët në Amerikë
    Nga dibrani2006 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 17:57
  3. Presidenti grek anullon takimin me presidentin shqiptar në Sarandë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 146
    Postimi i Fundit: 23-11-2005, 19:57
  4. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 22:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •