Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8

Tema: ItI

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    ItI

    Dritaret e mia kane buze
    Bota jashte rrjep lekuren.
    Njerez te avullt dalin
    nga brazdat e ujeta,
    brazdat krifebardha
    kullojne deshira si tulipanet kokeprere.

    Sendet rrjedhin nga zemra e mjegulles
    pastaj thyhen brenda mundesise
    per te qene me shume se sende

    Dritaret e mia kane buze
    Buze qe puthin gjithe boten
    Shtepia dhe koha
    duan te me nxjerrin jashte perralles qe po jetoj.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Folklori urban


    Shtepine e ka ne nje cep te huaj.
    Heret ne mengjes
    madje para se te lind djelli ajo del ne dritare.
    Floket e grinjte nden ne rrasat e ajrit,
    qeteson syte ne ngjyrat e reja te dites.
    Pastaj zbret ne rruge,
    kerrusur brenda mendimit te saj,
    shkon ne bark te qyteterimit,
    kaluar mbi rrugen e gurte.
    Ne duar ka nje shkop qe jeton,
    e nder buze nje kenge te vjeter
    qe ska me emer.
    Ecen ecen ecen,
    drejt vijes se holle te horizontit,
    shnderrohet ne nje njolle qe jeton.
    Laget nga shiu Folklori i gjalle i qytetit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 16-11-2005 mė 15:53

  3. #3
    Folklori urban skicuar bukur me nje simbolike te zgjedhur....me pelqeu

  4. #4
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Mua me rendon ne fundbark.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    R

    E di se cfare eshte tundimi???
    Nuk eshte thjeshte kureshtje, as dialog qe e interpreton me femijen qe ti je, nuk eshte deshire per te patur, per te bere, per te ndjere.
    Eshte shume me shume se kaq.
    Eshte nje gjendje qe nuk rrjedh, por merr forma te genjeshterta qe vdesin sapo ti u afrohesh.
    Tundimi eshte mpiksje, brenda se ciles ne plotesisht te pambrojtur vallezojme te zhveshur, nje valle frike qe e krijojme aty per aty.
    Tundimi mekohet nga frika, e sa me shume rritet aq me shume i dridhen gjunjet.
    E kam te veshtire te qendorj ne kembe!!!

    Me thuaj ku mund ta thyej gjendjen time, e pastaj pergjumshem te rrjedh bashke me te.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar mė parė nga nitROSHI
    Eshte nje gjendje qe nuk rrjedh, por merr forma te genjeshterta qe vdesin sapo ti u afrohesh.

    Tundimi mekohet nga frika, e sa me shume rritet aq me shume i dridhen gjunjet.
    E kam te veshtire te qendorj ne kembe!!!

    Me thuaj ku mund ta thyej gjendjen time, e pastaj pergjumshem te rrjedh bashke me te.

    Fli dhe ti!!! kur te hapesh syte, nuk do te qorrohesh/ verbohesh me nga bukuria e iluzioneve--do te te kete lene pak shenja dhe ato-- atje tek siratri i enderave..
    Niti, kjo firma ime, eshte e uritur )))

    P.S. kenaqesi te te rilexoj....simbolika e buzeve te dritares, eshte shume, shume e gjetur --
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Larsus : 18-11-2005 mė 14:11
    TBD

  7. #7
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Citim Postuar mė parė nga nitROSHI
    Folklori urban


    Shtepine e ka ne nje cep te huaj.
    Heret ne mengjes
    madje para se te lind djelli ajo del ne dritare.
    Floket e grinjte nden ne rrasat e ajrit,
    qeteson syte ne ngjyrat e reja te dites.
    Pastaj zbret ne rruge,
    kerrusur brenda mendimit te saj,
    shkon ne bark te qyteterimit,
    kaluar mbi rrugen e gurte.
    Ne duar ka nje shkop qe jeton,
    e nder buze nje kenge te vjeter
    qe ska me emer.
    Ecen ecen ecen,
    drejt vijes se holle te horizontit,
    shnderrohet ne nje njolle qe jeton.
    Laget nga shiu Folklori i gjalle i qytetit.

    o Nito, je i madh, je i madh,
    kete e jetojme te gjithe, dikush me pak e dikush me shume, po me siguri e jetojme kete gjendje te gjithe,
    te pakten keshtu mendoj.
    te pershendes shume. do doja te kisha gjetur ndonjehere ne linje.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    R 2
    ......................

    Ajo mbyll syte.
    Perplas barkun e saj mbas timit.
    Nga fundi i tij nxjerr nje klithme.
    Dhe kur ndjen te ndizet,
    i jep vetes lirine te marr gjerat e mija.
    Gjinjte i ka te mbushur me enderra.

    Hyn brenda hapesires sime,
    zhvishet ne nje cep te saj.
    E shikoj tek kthehet ne objekt
    Pa permasa, pa forme.
    Dhe s’mund te me bind,
    E s’mund te me vrase

    Heshtur jeton brenda meje,
    por une ndihem vetem.
    Si ne nje panair dhembesh
    qetesia kafshon shqisat.
    Ajo me shtyn t’i kerkoj dicka
    Qe ende s’di se c’eshte

    Si besojme kohes
    E prape jemi te vdekshem
    Jemi me shume se njerez
    Jemi me pak se vete
    Gjithcka qe duam eshte brenda nesh
    Ndersa ne kultivojme mohimet

    Ajo eshte e imet si vesa
    E imet si drita buze-mbremjes
    Pafajsisht vesh me avull muret e shikimit tim
    Pastaj me kerkon nje pale buze
    Qe te puth kete pellg te marre
    Te mbushur me pika te virgjera shiu

    Ndjen nje trup te huaj ne bark
    E ledhaton me hojezat e frymes se saj
    Kur tingujt perserisin veten
    Nis kengen e saj te heshtjes
    beson ne syte e mij.
    E une lus zotin te me fale verberine

    Ska me kohe!
    Edhe pse jemi te vdekshem,
    dielli lind e perendon vec per ne.
    Me gugatjet e drites
    behemi serish femije.
    Koha fillon nga e para numerimin e enderrave

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •