Lidhja e shkrimtarëve shtëpi rehabilitimi e pleçëve




Kjo organizatë që liria nuk e çliroj, por ja solli më të keqën Transformimin në një Shtëpi rehabilituese. Tanimë nuk është problem të jeshë anëtar i saj, thonë se ka mbi 380 anëtarë. Së fundi edhe Rexhep Çosjën e rehabilitojnë me një mijë euro.

Shkrimtarët dikur kishinë një shoqatë, qe i bashkonte dhe nëpërmjet të cilës arritën të organizohen dhe ta kundershtojnë pushtuesin serbë. Kjo është e ditur dhe nuk do të flas më shumë për të.

Tani kanë ndryshuar kohët, ka gjashtë vjet që Kosova është çliruar dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës është bërë Lidhje, por fatkeqësishtë jo e shkrimtarëve, por e pleqëve dhe provincjalistëve.


Ose thënë më thjeshtë shtëpi rehabilitimi për pleqë të deshtuar në jetë dhe veprimtari, për disa letragjinjë të provincave që ankohen pa ja nda se qënkan penguar për të shkruar.

Kjo farë organizate që vetën e quajnë Lidhje, në krye të saj ka vënë një plakë Adem Demaçin, zevendës të tij njëfar Kadrushin e Radogoshëve. A janë shkrimtarë, pyesin shpeshë në Prishtinë për ta.

E di se në Kosovë ka shkrimtarë, madje që gëzojnë një respekt gjithandej ka flitet shqipja, por pyetja është ku janë ata, pse injorohen në aktivitetët e organizuara nga kjo që po i thonë Lidje. Kjo organizatë që liria nuk e çliroj, por ja solli më të keqën Transformimin në një Shtëpi rehabilituese. Tanimë nuk është problem të jeshë anëtar i saj, thonë se ka mbi 380 anëtarë.

Pas deshtimëve në të gjitha sferat ku hyri, në krye të Lidhjës e sollën plakun bacën Adem. Ai më pas mblodhi rreth vetës disa piuna të cilët panda ja rrahin krihet duke i thënë se ti je legjenda e gjallë dhe ti meriton të jeshë në krye të shtetit.

Duke e shkelur statutin e Lidhjës së Shkrimtarëve e shpikin postin e nënkryetarit dhe pa pasur votat as për kryesi e servojnë Kadrushin e Radogoshëve, një njeri provincjalistë, të cilit i qesin problem për të dalë çdo mbledhje në Kryeqytet.

Më tejë këta "patriotë" mbajnë edhe aktivite si Mitingun e poezisë në Gjakovë, Takimet e Hivzi Sylejmanit etj edhe këtu anashkalohen studiuesit e mirëfilltë gjithnjë vetëm tre-katër vetë të njëjtit lexojnë kumtesa. Nga ana tjetër ndajnë edhe çmime. Pakë ditë më parë në Institutin Albanologjik të Prishtinës të njëjtit mbajtën "Takimet e Hivzi Sylejmanit", ku ndanë dy çmime: njërin Rexhep Çosës dhe tjetrin Anton Nikë Berishës.

Çosja "baba i kombit" për më shumë se një dekadë me shkrimë kishte thënë se nuk është anëtarë i shoqatës së shkrimtarëve. Tani kur dihet se akademiku deshtojë në politikë mbase nuk arriti ta marrë me vete as një Furgon simaptizantësh në partinë e tij, Levizja e Bashkuar Demokratike, ai fillojë të merret me analiza (të shara ndaj atyre që e lanë kokëulur). Kjo nuk ka justifikim tjetër por vetëm rehabilitim.

Dhënja e çmimit "Pjetër Bogdani", me një mijë euro Rexhep Çosës të lenë akoma pa koment kur ai e injoron ketë me mospraninë e tij, të njëjtën gjë e bënë edhe lauerati tjetër Anton Nikë Berisha. Ora letrare më tejë është akoma më qesharake, poezi lexojnë letragjinjë, më shumë se gjysma e të cilëve nuk njohin njëri tjetrin dhe pyesin se kushë është ky që po lexon tani dhe nga është.

LSHK-istët, Shqetësimin e tyre e shprehin se Ministria e Kulturës e Kosovës i ka mbeshtetur vetëm me katër mijë euro që për ta janë shumë pakë. Kështu bëhet kultura në vendin tim, prandaj ju që e lexoni këtë artikull më falni se ky ishte vetëm një pjesë e kallximit të keqë për kulturën e librit në Prishtinën e çliruar, e këta janë "patriotët" që bëjnë letërsinë.


Jeton Kelmendi, shkrimtarë, Prishtinë