KJ
--
Shpetim Cucka
E Diele, 13 Nentor 2005
PASHKO GJECI, PERKTHYESI I MADH I VARGUT
"portret)
Cdo portret buron nga kendveshtrimi. Portreti i Pashko Gjecit i skicuar nga une mban vulen e nje nxenesi te tij. Ne historine e njerezimit portretet e mesuesve kryer nga nxenesit, thene ndryshe me nje fjale latine, nga dishepujt, vleresohen si vepra te subjektivizmit, per te mire a per te keq qofshin, pra jo fort te pranueshme.
Shpresoj te jem aq objektiv ne protretizimin e njeriut te nderuar dhe mesuesit tim te rralle, sa askush te mos ndihet qofte edhe lehtesisht i shtene ne dyshime mosbesimi.
Mesuesi
Ne vitin 1965 ne Tirane u hap, per here te pare ne periudhen e pasclirimit, nje shkolle e vecante, ajo e mesimit intensiv te gjuheve te huaja. Shkolla, e cila njihej thjesht si Shkolla e Gjuheve te Huaja, sillte bashke me lindjen e vet edhe nje risi per arsimin shqiptar te pasclirimit: hapjen e nje dege te vecante, klasike, per mesimin e gjuheve kryesore te antikitetit, greqishtes se vjeter dhe latinishtes.
Ende sot e kesaj dite nuk me ka qelluar "dhe as jam interesuar) te mesoj se ne cilen instance te administrates shteterore lindi ideja, disi e cuditshme per ate kohe, e hapjes se nje dege te tille. Asokohe ne Tirane latinishtja mesohej, me orar te zakonshem, vetem ne gjimnazin "Sami Frasheri", nderkohe qe ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise pergatitej per studimin e mevonshem te historise se Shqiperise dhe te gjuhes shqipe nje grup tejet i vogel prej 5 studentesh, te cilet mesonin ne menyre te vecante greqishten e vjeter dhe latinishten.
Keto jane pak a shume rrethanat mesimore te hapjes se deges se greqishtes se vjeter dhe latinishtes ne Shkollen e Gjuheve te Huaja ketu e 40 vjet me pare.
Prekja e rrethanave te tjera do te ishte dicka qe do te kerkonte shume kohe dhe do te ishte jashte kornizave te nje gazete. Por le te kujtojme kalimthi qe gjuhet klasike, sidomos latinishtja, lidheshin se paku me dy perfytyrime ne mendesine e njeriut te kohes: se pari, me disiplina shume te veshtira dhe, ndoshta ndoshta te panevojshme; se dyti, me klerin katolik dhe rolin e tij ne historine e vendit.
Hapja e Shkolles se Mesme te Gjuheve te Huaja u shoqerua me nje vershim lutjesh te nxenesve, qe kishin mbaruar klasen e shtate "asokohe arsimi i pare ishte shtatevjecar). Nuk besoj te kete pasur shume kerkesa per te hyre ne degen klasike. Ndersa nxenesit e pranuar ne te ishin dhe mbeten 20. Ne vitet e mepasme dega nuk pati vijimesi.
Dhe ja, ora e pare e mesimit te latinishtes "kjo ishte gjuha, me mesimin e te ciles hapej dega klasike. Greqishtja e vjeter do te fillonte dy vjet me vone). Mund te perfytyrohet emocioni i katermbedhjetevjecareve ne ballafaqimin e pare me nje lende aq te larget per ealitetin tone, pothuaj te panjohur. Dhe ne klase hynte mesuesi i saj, mesuesi i lendes dhe i klases. I dinim vetem emrin. Asgje me shume. Kishte ndonje qe dinte se mesuesi yne kishte perkthyer "Komedine hyjnore" te Dante Aligierit, por pervec portretit zymtan te ketij poeti te madh qe ndodhej ne kopertinen e te tre vellimeve te "Komedise hyjnore" asgje tjeter askush nuk dinte.
Mesuesi vinte i shkurter, paksa i kerrusur supesh. Kishte nje fytyre te bardhe, dy sy shume te vemendshem dhe cilesine e rralle per mesuesit e kohes qe te mos ulej kurre. Ai levizte ndermjet rreshtave, nuk i drejtohej askujt ne menyre te vecante dhe u drejtohej te gjitheve njeheresh. Shkodranishtja e kendshme e shkrire me zerin e bute dhe cuditerisht te gjalle, kumbues, mjaftonte per te terhequr vemendjen e nje klase gjithsesi mjaft euforike. Mesuesi yne nuk e ngrinte zerin kurre, por ashtu si pa e kuptuar as ne vete, ne klase vendosej shume shpejt heshtja dhe vemendja perqendrohej tek fjalet qe dora vogelane e mesuesit rendiste ne derrasen e zeze. Mesuesi yne nuk dallohej per nje metodike te ngurte. Bashke me rregullat e leximit dhe fjalet e fjalite e para rutinore, ja tek erdhi edhe dicka e vecante, nje fjali, e cila na u duk si pa lidhje koherente me mesimin e dites, por qe deshmonte se cili ishte kendveshtrimi i mesuesit tone ndaj botes se mesimit ne pergjithesi, ndaj latinishtes ne vecanti. Kjo fjali, ne te cilen mesuesi yne u ndal paksa me gjate, tingellonte "Aurora amica Musis". Ne sapo kishim filluar te njiheshim me lakimin e pare te emrave ne gjuhen latine "me pas do te mesonim se te tille ishin plot 5), ndersa mesuesi na jepte nje fjali, qe kishte gjithsejt tre fjale, tre emra, te tre te lakimit te pare, dhe...asnje folje. Ai u ndal diku perbri radhes se fundit te bankave tona dhe zeri i tij na erdhi si melodi qe prapa kraheve. Lexonte me ngadale e me ze te plote fjaline qe sapo kishte shkruar ne derrasen e zeze. Dhe na terhoqi vemendjen tek disa elemente te kesaj fjalie: se pari, tek numri i madh i zanoreve, duke na shpjeguar se kjo i jepte gjuhes tingellime, melodi. Se dyti, te denduria e zanores a ne kete fjali te thjeshte, duke nenvizuar hapesiren qe i shtonte kjo zanore frymemarrjes. Se treti, te mungesa e nyjave, parafjaleve, shkurt te karakteri monolitik i fjaleve, i fjalise, i gjuhes latine. Se katerti, te bukuria e pergjithshme e fjaleve "aurora", "amica", "Musis": te treja te shtrira, te qeta, te thjeshta, e njekohesisht madheshtore, plot bukuri.
Ishte nje kendveshtrim teresisht estetik, ndonese i mbeshtetur ne tipare rreptesisht gjuhesore. Ishte kjo pjesa qendrore e teknikes mesimdhenese te mesuesit tone: "Nxenesit mesimi duhet t'i behet i kendshem, i pelqyeshem, terheqes." Kjo rregull nuk na kishte rene pothuaj fare ne sy ne tere vitet paraardhese "ketu do te vecoja per nje teknike te ngjashme edhe mesuesin tjeter te talentuar e te apasionuar, ate te fizikes, Besim Turdiu) dhe pothuaj nuk do ta hasnim as ne te ardhmen "edhe ketu nje perjashtim do ta beja me deshire per latinistin tjeter te shquar Henrik Lacaj, pedagogun tone te periudhes universitare). Ndersa te mesuesi yne Pashko kjo, sic do ta tregonte koha, ishte baza.
Krahas mesimit estetik na erdhi, me te njejten fjali, edhe mesimi moral, edukata: "Shkolla, mesimi duhet te zhvilloje te nxenesi qetesine, natyren e shtruar, te vemedshme". Per ne, djem e vajza me bote ende te pacelur e me edukate larg se qeni ne lartesine e nje jete te vertete qytetare, keto mesime ishin mjaft te thella, pothuaj te parrokshme menderisht. Por ishin aq te drejtperdrejte ne te njejten kohe, aq depertues e mbresues ne natyrat tona te buta.
Dhe, se treti, mesimi pedagogjik: "Mesuesi nuk eshte antiteze e nxenesit. Ai eshte udheheqes i tij". Ne per here te pare mesonim te bindeshim pa nje frikesim, pa nje britme, pa nje dacke. Per here te pare ne thjesht mesonim dhe jo shtrengoheshim te mesonim. Per here te pare ne gjenim te mesuesi mesuesin dhe jo urdherdhenesin, gjenim autoritetin e dijes dhe jo ate te mbivendosjes se dhunshme, pavaresisht se e c'natyre mund te ishte kjo dhune: psikologjike, nervore, pseudokulturore etj.etj.
Kur kujtoj sot ato vite ndjej sa pak ua ditem asokohe vleren ketyre gureve te vyer te pedagogjise se mesuesit tone te thjeshte si vete e mira dhe e verteta.
Dhe te mendosh se sa ore te tilla te rralla per nga bota e pafund e dijes dhe e ndjenjave kaluam per plot kater vjet me mesuesin tone.
Dhe sa e gjere, sa jashte pedantizmit te programit te ngushte dilte ajo qe mesyesi yne na komunikonte. Po rendis ketu disa shembuj.
Fakti i pare. Ne kater vjet me radhe ne menyre periodike ne iu nenshtruam kontrollit me shkrim te dijes. Ishte nje forme e vecante, qe nuk e kryenim ne asnje lende tjeter: ketu nuk kishte kufizime tematike, kufizime te mirefillta kohore. Vete gjuha, gjuha e huaj vecanerisht, nuk permban kesi caqesh metodike sikurse i kane lendet e tjera duke nisur nga historia e duke mbaruar me shkencat e sakta. Ne latinisht forma e vetme e kontrollit te dijes ishte perkthimi. Dhe ne kater vjet e tere klasa jone e marre se bashku mezi arriti te merrte vetem nje 10 te vetme. Dhe jo ngaqe ishim nxenes te dobet. Pergjithesisht grupi i gjuheve klasike, qe i zhvillonte lendet e tjera te perbashketa se bashku me grupin e frengjishtes, kishte lulen e nxenesve te klases se madhe. Prej radheve tona dolen dy nxenes maturante me 16 dhjeta nga 17 te mundshme. E ne ate kohe nota nuk falej per meritokraci. Por ja qe latinishtja ishte dicka fare e vecante dhe mesuesi yne - po ashtu. Ai nuk u tregua asnjehere i rrepte, i ngurte. Per te qe e huaj mbajtja ne sirtar e notes me te larte. Por njekohesisht ai nuk e vinte lehte noten e larte dhe na edukoi dora-dores te kerkonim se pari nga vetja, se fundi po nga vetja, dhe gjate gjithe kohes vetem nga vetja. Mesimi tjeter i madh i pedagogjise se tij, pra ishte: "Nxenes quhet vetem ai qe nxe. Pa nxene nuk behesh dot i ditur. Ndersa pa njerez te ditur nje shoqeri nuk ecen perpara". Mesuesi sikur na tregonte rrugen e punes se ndershme, ashtu sic kishte perkthyer ai vete ne "Komedine hyjnore": "Nuk fitohet gja tue ndeje mbeshtete...E po s'le nam te mire cka duhet jeta?"
Fakti i dyte. Diku nga viti i trete, pasi ne patem filluar mesimin e greqishtes se vjeter me mesuesin tone aq te vyer e gjuhetarin e njohur Seit Mansaku, mesues Pashko nje dite te bukur merr dhe shkruan ne derrasen e zeze 4-5 hekzametra nga "Iliada". Per ne ishte ende heret te nxirrnim kuptimin e tyre me forcat tona, ende nuk ishim larguar mire nga bregu i detit te gramatikes greke dhe problemet ishin tejet te medha, te panjohurat - te panumerta. Por mesuesi shkroi vargjet dhe si kaloi, sipas zakonit diku prapa nesh, nisi te lexonte metrikisht vargjet. Ne klase kishte rene heshtja. Nuk kishte rendesi qe ende nuk dinim c'donin te thoshin ato vargje. He per he na magjepste rrjedha e shtruar dhe madheshtore e deklamimit te mesuesit, kadencimi i bukur i hekzametrit. Pastaj mesuesi na sqaroi se ato vargje ishin shkeputur nga skena e dyluftimit te Akilit me Hektorin, dhe ishin pikerisht lutjet e Hektorit drejtuar triumfuesit te pashpirt qe te mos ia linte kufomen jashte qe t'ia shqyenin qente e kampit grek, por t'ia dorezonte baba Priamit. Kaq. Mesuesi na vuri ne dukje gershetimin e bashketingelloreve te shumta h me grupbashketingelloret e perbera nga s-ja "ks, ps) dhe shtoi: "Hektori eshte ne grahmat e fundit. Ai po jep shpirt dhe duket sikur Homeri i ka zgjedhur fjalet qe te tingellojne si renkimi i njeriut qe po shuhet. Ndersa ate qe trojani parasheh se e pret kufomen e tij ne kampin grek, vijonim madheshtine e tragjedise, ashtu si nxenesit qe mezi lecisin ne solfezh dhe rrine te nemitur perpara partitures se nje kryevepre, kur befas vjen mjeshtri i instrumentit dhe gjithcka e erret davaritet, mrekullia del nga format e padeshifrueshme te notave dhe deperton ne shpirtin e secilit!
Dhe, mbase ne menyre ende te turbullt, por prape mesuam se sa e fuqishme eshte letersia e vertete, se sa te gershetuara jane ne letersi si edhe ne jete e bukura me te miren. Dhe per here te pare ndoshta ndjeme se ishte vertet e rralle te ishte njeriu nje trim i cartur, nje Akil, por ishte edhe me e shtrenjte te ishte mbrojtes i atdheut, Hektor. Ishte ky nje tjeter mesim i madh i mesuesit tone
Fakti i trete. Vitin e matures mesuesi na shtyu te zgjidhnim sikush nga nje veper autori klasik latin dhe ta perkthenim deri ne fund duke pergatitur edhe nje referat rreth autorit e vepres ne fjale. Ishte dicka e paprogramuar, e paperfunduar nga te gjithe me sukses. Por ishte nje shtyse e madhe perpara drejt punes se pavarur, drejt kerkimit ne lemin e dijes. Asnje klase tjeter paralele me ne nuk ndermori dicka te tille, askush nuk u vu ne pune ne menyre kaq te vecante, kaq te pavarur, dhe kaq frytdhenese. Ishte nje tjeter mesim i madh i mesuesit tone: "Nuk vlen dija pa punen". Si do te mesonim me vone nga "Fausti":
E hirte esht', or mik, cdo teori;
vec pem'e jetes gjelberon.
Nuk po ndalem ketu ne nismen e mesuesit tone qe ne te perkthenim ne latinisht himnin e punetoreve, "Internacionalen" "gje qe u realizua dhe u kendua ne nje veprimtari te te gjithe shkolles), nuk po ndalem ne leximet e citimet qe ai na bente nga "Odiseja", "Hamleti" ose pjesa e pare e "Faustit", nga sonetet e Dantes, Karducit. Ne cdo rast mund te kuptohej se si ai na merrte pa e kuptuar, si te na kishte zene per dore, dhe na shpinte drejt shkolles se larte, asaj te jetes. Me urti, me largpamesi, me thjeshtesi, e njekohesisht me nje kulture qe te rrallekush tjeter e kam ndeshur ne jete.
Nuk po ndalem as ne rastet kur ne e kandisnim mesuesin tone te urte e te mire te na merrte e te na nxirrte per shetitje "kjo ne pranvere) nga parku i liqenit. As kjo nuk qe e huaj per te: te permbushurit e nje deshire te natyrshme per diell e ajer te nxenes ne moshe djalerie dhe vasherie.
Ky ishte Mesuesi dhe prapa tij ky ishte Njeriu. Ashtu si ky ishte, sic do te kuptonim me vone, edhe Artisti.
Perkthyesi i "Komedise Hyjnore"
Pashko Gjeci si perkthyes i paarritshem mund te cilesohet edhe vetem me perkthimin e nje vepre aq te gjere nga rrokja, aq te pasur nga idete dhe aq te larte nga forma artistike sic eshte kryevepra e Dante Aligierit, e letersise italiane dhe e gjithe letersise boterore, "Komedia Hyjnore", pa qene nevoja te permenden perkthimet e tij tjera, disa te njohura nga lexuesi si "Odiseja" e Homerit e disa te panjohura si "Hamleti", "Fausti" "pjesa e pare), tragjedi nga Rasini etj.etj. Gjithmone vargje, gjithmone kryevepra, gjithmone ne menyre mjeshterore!
C'perfaqeson "Komedia Hyjnore" dhe perse mjafton perkthimi i saj ne gjuhen shqipe me ate cilesi, me te cilen e ka kryer mjeshtri Pashko Gjeci, per te na bere ta nderojme perkthyesin-poet si nje nder figurat me te medha te kultures sone te te gjitha koheve?
Te gjitha letersite kane nga nje figure qendrore, gjitheperfaqesuese: letersia e vjeter greke - Homerin, letersia latine - Virgjilin, letersia spanjolle - Servantesin, letersia angleze - Shekspirin, letersia gjermane - Geten, letersia ruse - Pushkinin, letersia franceze - Balzakun, ne letersine tone - Naimi. Ne letersine italiane kjo figure qendrore eshte Dante Aligieri. Ne radhe te pare dhe pothuaj vetem e vetem per "Komedine Hyjnore". Madje aq simbolike eshte figura e tij sa, ashtu si ne rastin e Naimit tone, ai njihet e citohet jo me mbiemrin, por me emrin e tij. Per me teper keshtu mund te gjesh referencen per te edhe neper fjaloret enciklopedike, jo vetem ata italiane, ndonese dihet mire qe fjaloret e mbeshtetin renditjen e zerave sipas kriterit alfabetik te mbiemrit. Dante eshte nder te rrallat perjashtime.
1. Pare si teresi vlerash jashtartistike"Komedia hyjnore":
a) ne rrafshin politik, parashtron luften e brendshme ne Firence, me te gjitha implikimet dhe ashpersine e saj qe nuk ndalej perpara asgjeje. Dante ne te vertete ishte qytetar aktiv. Ai u perfshi ne kete lufte politike ne krahun me te drejte "per sa mund te gjykohet) ndonese jo fitimtar, humbi, u perndoq dhe i shtyre nga dhembja e humbjes ashtu si dhe nga natyra e tij teresisht e paepur, e panenshtruar, kur ishte fjala per lumturine e qytetit amtar, Firences, sikurse edhe per dinjitetin e tij njerezor, vendosi te luftonte poetikisht per idealin e tij qytetar. Keshtu lindi "Komedia Hyjnore" si nje rivendikim ne art i synimeve te parealizuara politike.
Me nje dallim: qe ne veper Dante i tha botes se c'mendonte per te gjithe te medhenjte e saj, klerike a laike qofshin, pra e coi luften politike deri ne fund. Dhe nga kjo fitoi jo vetem arti por edhe historia.
Dhe me nje domethenie te re: lufta politike e poetizuar mori ngjyresa fetare, pasi ne fund te fundit njerezit shohin ne te perleshjen e se mires, te pare si hyjnore, me te keqen, te pare si sketerrore. Ne kete menyre lufta politike nga ceshtje individuale kthehet ne ceshtje qe tejkalon individin dhe kohen konkrete duke arritur te ndikoje te ardhmen e brezave. Ajo merr karakter tejkalimtar, transcendental. Keshtu meria e Dantes merr permasa hyjnore. Dhe bashke me Karducin mund te thuhet ne kete rast: Muor Giove e l'inno del Poeta resta "Vdesin perendite, himni i Poetit mbetet!).
b) ne rrafshin e besimit, perben himnin njerezor te botes hyjnore me ferrin, purgatorin dhe parajsen si perfaqesuese te kozmosit fetar katolik dhe imbole te endrres njerezore per te pare ndeshkimin e se keqes dhe triumfin e se mires, qe eshte njekohesisht edhe e drejta. Ne kete himn megjithate dallohet qarte zeri i besimtarit te rralle, i cili nuk shkrihet me grigjen e besimtareve te tjere, pasi vec besimit te hyjnorja si dogme ai ka vene ne poeme edhe besimin e tij te patundur te parime jashtefetare qe mund te permblidhen si me tej: "Ashtu si pandershmeria, degradimi moral nuk kursen as boten e fese, edhe ndeshkimi eshte i pashmangshem per keqberesit me veladon, sikurse eshte me pasoja per institucionet klerikale. Te sherbyerit ndaj fese nuk mund te jete indulgjence mekatesh, as per vete te paret e Kishes, papet. Vetem nje jete e ndershme, e virtytshme eshte shpetimi per njerezit, per mbare shoqerine njerezore".
c) ne rrafshin moral, i cili del si pjese perberese e te gjitha aspekteve te tjere duke deshmuar jo vetem sa rendesi i jepte Poeti ketij aspekti, por edhe sa i rendesishem ishte ai ne jeten e perditshme, pohon parimin: nuk ka politike dhe as besim jashte moralit. Ky mbetet norma, metri mates me i pergjithshem dhe me i pare i te gjithe veprimtarise se qytetarit dhe institucionit.
E moralshme eshte ajo qe u sherben perparimit dhe lumturimit te shumices se popullsise. E pamoralshme eshte ajo qe u sherben interesave te nje pakice, qofte edhe elitare, ne dem te te gjithe te tjereve.
E moralshme eshte te veprosh ne emer te se mires se pergjithshme. E pamoralshme eshte te mjaftohesh me lutje, predikime e llafe, nderkohe qe me vepra ben te kunderten.
E moralshme eshte te mundesosh realizimin e njerezve me ane te punes, pasi puna, aq me teper puna e cliruar nga skllaveria, eshte forma me e larte e veprimit. Pertacet, dembelet, te mefshtit e kane vendin ne ferr. Ata jane ne thelb kundershtare te perparimit, te lumturise.
Dhe ky ngulmim i Poetit te vlerat e mirefillta, jo te rreme morale nuk mund te mos na sjelle nder mend, per shoqerim idesh, plagen e madhe e, me sa duket, te pasherueshme ne kete sistem shoqeror, te korrupsionit, plage qe buron nga mbivendosja e individuales mbi te pergjithshmen.
---
Shpetim Cucka, nxenes i Mesuesit dhe perkthyes
Krijoni Kontakt