Close
Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 154
  1. #81
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post

    Nr.1

    Elbasani fiton miqėsoren me Skėnderbeun

    Nė stadiumin "Skėnderbeu" tė Korēės, ekipi vendės dhe Elbanasi, qė po stėrvitet nė kėtė qytet, zhvilluan njė ndeshje miqėsore me styre, e cila pėrfundoi me fitoren e thellė tė elbasanllinjve, me rezultatin 6-0. Kujtojmė qė Elbasani ka kohė qė po pėrgatitet pėr ndeshjet e UEFA-s, ndėrsa Skėnderbeu ende nuk e ka filluar fazėn e mirėfilltė pėrgatitore. Trajneri Bushati aktivizoi qė nga minuta e parė Kotorin, Osmanin, Telin, Memetajn, Belishėn, Asllanin, Osjen, Bejzaden, Kaēin dhe Klevis Dalipin, ndėrkohė qė pjesėn e dytė u aktivizuan tė gjithė lojtarėt qė ai kishte nė dispozicion. Ndėrkohė, nė formacionin e korēarėve bėnin pjesė vetėm pak titullarė, sepse pjesa tjetėr e lojtarėve ishin tė rinj. Kėshtu, qė nga minuta e parė luajtėn Aletlli, Ēaushi, Lako, Drabaj, Ēajku, Bajrami, Larti, Osmanllari, Zylyftari, Ngjela dhe Ballēo. Golat pėr Elbasanin u shėnuan nga Teli, Dalipi dhe Merxha nė pjesėn e parė, ndėrsa Nuhiu dhe Memelli dy herė, shėnuan nė pjesėn e dytė. Trajneri Bushati nuk pati mundėsi tė aktivizonte Norėn dhe Vrapin, tė cilėt bėnė vetėm vrap tė lehtė ditėn e djeshme.


    Nr.2

    Elbasani, nesėr miqėsore me Teutėn

    Pasi kanė zhvilluar dje ndeshjen miqėsore me Skėnderbeun, elbasanasit kanė planifikuar menjėherė ndeshjen tjetėr miqėsore. Jo mė larg se dita e mėrkurė, Elbasani do tė ketė pėrballė pėrsėri ekipin e Teutės nė miqėsoren e tretė brenda 2 javėsh. Ky takim nuk ėshtė vendosur ende se ku do tė zhvillohet, pasi ka dy alternativa, nė Elbasan, nė stadiumin "Ruzhdi Bizhuta", ose nė Korēė, nė stadiumin "Skėnderbeu". Kėtė fakt e ka pohuar dje pėr gazetėn "Sporti shqiptar" vetė trajneri i Elbasanit, i cili ka kėrkuar qė gjatė kėsaj faze pėrgatitore miqėsoret t'i ketė tė shumta. "Mendoj se miqėsoret nė kėtė periudhė na vlejnė shumė, pėr vetė faktin se ekipi duhet konsoliduar sa mė parė dhe nė kėtė mėnyrė kam mundėsi qė tė shoh gjendjen aktuale tė tė gjithė futbollistėve, pėr tė vendosur pėrfundimisht pėr formacionin bazė qė do tė zbresė nė ndeshjen e parė me Vardarin. Tė mėrkurėn do tė zhvillojmė njė ndeshje tjetėr miqėsore me Teutėn, por ende nuk e kemi vendosur se ku, ndėrkohė qė edhe ditėn e shtunė mendojmė tė zhvillojmė njė ndeshje tjetėr tė fundit miqėsore me ekipin e Gramozit, por nuk e di ende se sa i gatshėm ėshtė tė na pėrgjigjet pikėrisht ky ekip," - thotė Bushati. Pra, Elbasani, vetėm nė pak mė shumė se njė javė qėndrimi nė qytetin e Korēės, ka menduar tė zhvillojė tri miqėsore, tė cilat kanė filluar qė dje me ekipin e Skėnderbeut dhe do tė pėrfundojnė ditėn e shtunė me Gramozin. Me Teutėn nė dy miqėsoret e para kujtojmė qė elbasanasit kanė fituar tė parėn me rezultatin 2?0 dhe kanė barazuar ndeshjen e dytė me shifrat 1?1. Afėrsia gjeografike ku janė duke u stėrvitur tė dy kėto skuadra dhe pėrgatitjet pėr kupat e Europės ka bėrė qė ato tė ndeshen me njėra?tjetrėn plot 3 herė brenda 2 javėsh.


    Nr.3

    Nora, dėmtimi i vetėm i verdhebluve

    Problemi i vetėm gjatė kėtyre ditėve tė kėsaj faze pėrgatitore nė qytetin e Korēės pėr Elbasanin ka qenė futbollisti Arlind Nora. Gjirokastriti, qė i ėshtė bashkuar Elbasanit nė prag tė ndeshjes sė Kupės UEFA, ka pėsuar njė dėmtim nė pulpė dhe ėshtė duke zhvilluar njė stėrvitje individuale larg grupit. Madje vetė drejtuesit e ekipit elbasanas, ata qė janė duke u marrė me kėtė problem dėmtimi tė Norės, e kanė pohuar njė gjė tė tillė, por mendojnė se shumė shpejt sulmuesi i tyre do t'i bashkohet skuadrės nė seancat stėrvitore. Edhe nė ndeshjen e djeshme miqėsore me Skėnderbeun, Nora nuk ėshtė aktivizuar, duke zhvilluar stėrvitje veēmas grupit.


    Nr.4

    Nėnkampionėt, tė shtunėn kthimi nga Korēa

    "Do tė qėndrojmė nė Korēė deri ditėn e shtunė dhe mė pas do tė largohemi drejt Elbasanit." Kėshtu ka pohuar dje pėr gazetėn trajneri i Elbasanit, Artan Bushati. Ndryshe nga ē'ishte deklaruar, elbasanasit do tė largohen nga qyteti juglindor i Korēės ditėn e shtunė, mė 9 korrik, pėr vetė faktin se duhet tė ambientohen sa mė mirė me klimėn nė Elbasan, pėr tė qenė gati mė datėn 14 korrik nė ndeshjen e parė pėrballė Vardarit. Sipas parashikimeve qė kishin bėrė elbasanasit, do tė linin Korēėn nė kėtė fazė mė datėn 12 korrik, por njė kėrkesė e trajnerit Bushati ka bėrė qė Elbasani tė ndėrrojė destinacion qė tė shtunėn nė mbrėmbje. Mė tej, nė fjalėt e tij, trajneri i Elbasanit thotė: "Nė qoftė se do tė zhvillojmė edhe miqėsoren e parashikuar ditėn e shtunė me ekipin e Gramozit, atėherė do tė largohemi ditėn e diel, ndėrkohė qė, nė qoftė se nuk ndodh kjo gjė, do tė udhėtojmė drejt Elbasanit qė ditėn e shtunė. Futbollistėt kanė shumė nevojė qė tė zhvillojnė disa seanca edhe nė fushėn e "Ruzhdi Bizhutės" dhe nė kėtė mėnyrė na duhet ta lėmė qytetin e Korēės. Shpresoj qė deri ditėn e shtunė gjithēka tė kalojė mirė."


    Nr.5

    Dallku: Mund tė rri tek Elbasani

    Armend Dallku i ėshtė bashkuar ekipit tė Elbasanit. Ai ka qenė me pushime nė Kosovė. Futbollisti kosovar i kombėtares shqiptare ka pasur oferta nga ekipe tė ndryshme nga jashtė dhe nga brenda, por ai akoma nuk e ka zgjedhur tė ardhmen e tij. Mbrojtėsi i Elbasanit kishte shprehur dėshirėn tė luante nė Bundesligė, pastaj njė skuadėr ukrainase i bėri njė ofertė joshėse, por ai nuk nxiton. Sė fundi, njė deklaratė tjetėr vjen nga Armend Dallku, qė thotė se nuk ėshtė ēudi qė tė mbetet tek Elbasani edhe nė sezonin tjetėr. "Nuk ėshtė se nuk kam pasur oferta, madje ata kanė ardhur nga ekipe tė njohura, si jashtė vendit, ashtu edhe nė kampionatin shqiptar. Jam 20 vjeē dhe nuk dua tė nxitohem nė pėrzgjedhjen e ekipit. Nėse gjatė kėsaj kohe ndonjė ekip prestigjioz mė bėn njė ofertė tunduese, do tė iki nga Elbasani, ndryshe do tė qėndroj kėtu. Me thėnė tė drejtėn, Elbasani mė ka hyrė nė zemėr dhe mė vjen keq tė largohem. Pastaj edhe marrėdhėniet me tifozėt janė tė pėrkryera, pa harruar edhe presidencėn korrekte. Pra, edhe nėse qėndroj tek Elbasani, nuk bėhem pishman, pasi ky ekip mė ka dhėnė gjithēka," - shprehet Armend Dallku, i cili u ėshtė bashkuar shokėve tė ekipit nė Korēė.


    Nr.6

    Elbasani federon futbollistėt nė UEFA

    Ekipi i Elbasanit dje ka sjellė nė FSHF listat e federimit pėr ndeshjen e parė tė Kupės UEFA. Ka qenė drejtori teknik i Elbasanit, Artin Kovaēi, ai qė ka paraqitur tė gjithė emrat e futbollistėve qė do tė federoheshin nė federatė. Nė listėn prej 26 futbollistėsh janė tė gjithė lojtarėt e grumbulluar nga trajneri Bushati nė pėrgatitoren qė po zhvillon kėto ditė para ndeshjes me Vardarin e Shkupit. Nė listėn prej 26 emrave figurojnė edhe dy tė rinj elbasanas, qė duhet tė federohen medoemos nga njė ekip qė merr pjesė nė Kupėn UEFA.


    Nr.7

    Optimizėm nė kampin verdheblu pėr ndeshjen e Kupės UEFA, ndėrkohė qė ka filluar konkurrenca nė ekip

    Merxha: Elbasani, sy e veshė nga Vardari

    Dje, pėr herė tė parė nė kėto ditė qėndrimi tė Elbasanit nė qytetin e Korēės, trajneri Bushati ka kėrkuar qė pėr 1 orė tė zhvillojė edhe teorinė e parė. Nė njė prej sallave tė hotelit "Kristal", njėshi i verdhebluve u ka vėnė nė dispozicion tė gjitha kasetat me fragmente tė ndryshme tė ndeshjeve tė kundėrshtarit tė drejtpėrdrejtė nė Kupėn UEFA, Vardarit tė Shkupit. Kjo ka ndodhur nė orėt e mesditės, para se futbollistėt tė drekonin dhe pasi kishin pėrfunduar stėrvitjen e paradites nė kodrat e qytetit. Tė gjithė lojtarėt e kanė parė kundėrshtarin nėpėrmjet videos dhe trajneri Bushati ka nxjerrė konkluzionin pėr atė ēfarė ėshtė vėnė re nė lojėn qė zhvillon Vardari nė ato kaseta qė dispononte. Mė pas, elbasanasit kanė zhvilluar pasdite edhe ndeshjen miqėsore me Skėnderbeun, ndėrkohė qė sot do tė fillojnė programin stėrvitor qė nė orėt e para tė mėngjesit. Konkurrenca duket se ėshtė tepėr e madhe tashmė tek Elbasani, ku edhe lojtarėt e stolit, qė mund tė cilėsohen kėshtu, janė duke kėrkuar njė vend nė formacionin bazė tė ekipit. Por kėtė do ta vulosė nė fund vetėm trajneri Artan Bushati, qė ka atributet kryesore pėr tė zgjedhur edhe 11?shen anti?Vardar. Tepėr optimistė duken tė gjithė futbollistėt elbasanas pėr ndeshjen e parė tė Kupės UEFA nė Elbasan, ku po t'i pyesėsh tė gjithė, tė deklarojnė se do ta kalojnė turin e parė. I tė njėjtit mendim ėshtė edhe mesfushori elbasanas Eriol Merxha, qė ka qenė njė ndėr futbollistėt vendimtarė tė Elbasanit edhe nė ndeshjet e fundit miqėsore, por edhe nė kampionatin e fundit: "Jemi tepėr optimistė dhe shpresojmė qė do ta kalojmė patjetėr turin e parė," ? ka theksuar Merxha, ndėrkohė qė mė tej do tė vazhdonte: "Vardari ėshtė njė skuadėr qė vėrtet ka emėr, por ne kėtė herė kemi shansin pėr ta kaluar me sukses kėtė provė tė parė. Do ta luajmė ndeshjen e parė nė shtėpinė tonė dhe ky ėshtė njė shans, pasi do tė luajmė pėrballė sportdashėsve tanė tė mrekullueshėm, qė mendoj se do t'i mbushin si asnjėherė tjetėr shkallėt e stadiumit. Me lojtarėt qė janė afruar nė skuadėr dhe me futbollistėt qė ka nė pėrbėrje Elbasani, them se do tė jemi ne qė do ta kalojmė kėtė tur tė parė. Unė personalisht jam i mendimit qė do tė dimė tė japim mė tė mirėn nė fushėn e lojės. Tė kėtij mendimi janė edhe futbollistėt e tjerė, qė kanė njė gjendje vėrtet optimale deri nė kėto momente. Kemi ditė qė e kemi mendjen te Vardari dhe shpresoj qė do tė dimė ta kalojmė me sukses kėtė kundėrshtar. Nė Korēė, deri tani nė kėtė fazė pėrgatitore, ēdo gjė po kalon si jo mė mirė dhe kushtet janė vėrtet optimale. Nuk na ngelet gjė tjetėr, veēse ta tregojmė veten nė fushėn e lojės. Por edhe pse kanė ngelur edhe vetėm pak ditė nga kjo ndeshje, e them me bindje se tė gjihė ne dhe e gjithė tifozėria e kėtij qyteti e ka mendjen vetėm te ndeshja. Do tė jetė trajneri ai qė do tė vendosė formacionin pėr kėtė ndeshje, por pak rėndėsi ka kjo, pasi ēdokush nga ne qė do tė jetė nė fushė duhet tė dijė ta mbrojė sa mė mirė bluzėn e Elbasanit."


    ----------------------------------------------------------------------------------------------------



    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 05-07-2005 mė 19:18
    .........................

  2. #82
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Dede sėrish nė Elbasan

    Mbrojtėsi kryeqytetas, Nevil Dede, pasi ka kryer fazėn pėrgatitore me bardheblutė, kthehet sėrish te verdheblutė

    Dede "braktis" Tiranėn pėr Elbasanin

    E pabesueshme, por ja qė ka ndodhur. Tė gjithė mendonin qė ish-kapiteni i Tiranės po udhėtonte me ekipin bardheblu drejt Maqedonisė pėr tė zhvilluar njė takim miqėsor, por nė tė vėrtetė ai nuk ėshtė nisur, duke zgjedhur sėrish skuadrėn qė luajti sezonin e fundit, Elbasanin. Kėtė e ka konfirmuar vetė presidenti Arben Laze, i cili pohon: "Kam folur me Nevilin dhe ai mė ka bėrė me dije se kėrkon tė luajė sėrish te ne. Kur jemi ndarė, e kemi bėrė paqėsisht, madje dhe kemi festuar mė 15 qershor, kėshtu qė unė i kisha thėnė qė ishte i mirėpritur nė rast se gjėrat nuk i ecnin. Duke qenė kėshtu, unė e mirėpres atė dhe mund t'u them se ai sėrish ėshtė lojtar i Elbasanit dhe e presim nė Korēė pėr tė filluar stėrvitjen me ne. Dede ėshtė njė mbrojtės qė i duhet ekipit tonė, aq mė tepėr tani kur jemi nė prag tė Kupės UEFA," - ėshtė shprehur numri njė i klubit tė Elbasanit, Arben Laze, qė tani ka nė skuadrėn e tij edhe njė "armė" mė shumė, siē ėshtė Nevil Dede, i cili ėshtė njė nga mbrojtėsit mė tė mirė nė kampionatin shqiptar.


    Muēa: Dede e kėrkoi vetė largimin
    Largimin e Nevil Dedes nga ekipi i Tiranės e konfirmon edhe shefi i klubit bardheblu, Shkėlqim Muēa, teksa thotė: "Nevili mė ka takuar personalisht dhe mė ka thėnė qė kėrkon tė largohet. I kėrkova arsyet dhe u mundova ta bind tė qėndrojė. Ai mė tha se janė disa arsye personale qė e detyronin tė largohej. E kuptova qė ishte e vėshtirė ta ndaloja ikjen e tij. Me zor te Tirana ne nuk mbajmė asnjeri, kushdo qoftė ai. Nėse pėr Deden ka qenė mė i mirė largimi, le tė bėhet mė e mira pėr tė."




    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al




    Mė duket si e pabesueshme diēka e tillė.Nqs Dede kishte firmosur me Tiranėn si u arrit nė kėtė "Divorc" kaq tė shpejtė,nė njė kohė kur vetė Tirana kishte insistuar pėr tė vajtur pėrsėri nė Tiranė.Nuk po e kuptoj fare kėtė "Merkato-on" tonė,shumė thashethem e shumė pislliqe mė duket se po bėhen...
    Nejse nqs konfirmohet diēka e tillė dhe nga vetė Nevili atėhere ėshtė njė lajm shumė i kėndshėm pėr ekipin tonė pasi lojtarė si Nevil Dede janė pėrherė tė domosdoshėm nė njė ekip nė ndėrtim e sipėr si Elbasani.

    Welcome back Nevil
    .........................

  3. #83
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Tė rejat

    Nr.1

    Presidenti i Elbasanit po afron lojtarė cilėsorė nė skuadrėn e tij

    Laze: Besoj te kalimi nė turin e dytė

    Dje, rreth orės 18:30, ka mbėrritur nė qytetin e Korēės presidenti i Elbasanit, Arben Laze, ku menjėherė ka vajtur nė stadiumin "Skėnderbeu" pėr tė vizituar tė tijtė nė kėtė fazė pėrgatitore qė do tė zgjasė deri ditėn e shtunė. "Kam shumė besim qė do tė kualifikohemi nė turin e dytė dhe kėtė e mbėshtes te besimi i madh qė kam te djemtė e mi dhe te stafi i trajnerėve, me nė krye Bushatin. Ndodhem sot (dje) kėtu pėr tė parė nga afėr pėrgatitjet qė po bėn ekipi dhe jam tepėr i kėnaqur deri tani, kur duhen edhe pak ditė nga ndeshja e Kupės UEFA. Falėnderoj nė radhė tė parė edhe presidentin e Skėnderbeut, Spiro Bardhi, qė na ka krijuar kėto kushte vėrtet tė shkėlqyera nė kėto ditė qėndrimi tė ekipit tonė nė kėtė qytet," ? ishin fjalėt e presidentit tė Elbasanit menjėherė sapo ka mbėrritur nė Korēė. Ndėrkohė, pyetjes sė cili do tė jetė shpėrblimi nė rast kualifikimi, vetė Laze do t'i pėrgjigjej: "Do tė ketė njė shpėrblim tė madh nė rast kualifikimi, por s'mund tė flas me shifra qė tani. Ka rėndėsi qė tė kualifikohemi dhe, nė qoftė se do tė ndodhė dhe pėr kėtė jam i bindur, patjetėr qė tė gjithė kėtė punė kaq tė madhe do ta shpėrblej. E theksova edhe pak mė lart, qė kam shumė besim te trajneri Bushati dhe te djemtė e ekipit." Por elbasanasit janė nė pritje edhe tė dy futbollistėve tė tjerė, qė sipas presidentit Laze, do tė jenė dy forca mė shumė nė skuadėr pėr Kupėn UEFA. "Presim Nevil Deden dhe Fisnik Gashin, qė ka luajtur sezonin e fundit me Besėn e Pejės. Mendoj se ai do tė jetė shumė shpejt pranė ekipit. Sė fundi, jam i bindur qė ky Elbasan do tė dijė ta tregojė veten edhe nė kupat e Europės, pėr tė thėnė se kemi ndėrtuar vėrtet njė skuadėr model," ? ka pėrfunduar presidenti i Elbasanit, Arben Laze. Pra, Elbasani, dje ėshtė vizituar nga presidenti Laze, qė premtoi se gjatė kėtyre ditėve do tė qėndrojė mė shumė pranė ekipit, pėr t'u dhėnė mė shumė zemėr futbollistėve qė do tė luajnė mė 14 korrik ndeshjen e parė tė Kupės UEFA me Vardarin e Shkupit nė stadiumin "Ruzhdi Bizhuta".


    Nr.2

    Elbasani, ja gjyqtarėt e Kupės UEFA

    Nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit, dje janė bėrė publikė emrat e gjyqtarėve pėr dy takimet e Kupės UEFA. Kėshtu, nė ndeshjen e parė, qė do tė zhvillohet nė Elbasan, takimin do ta gjykojė njė katėrshe nga Sllovenia. Gjyqtar kryesor nė takimin Elbasani-Vardar do tė jetė Robert Krajnc. Ndihmės tė tij Milan Kogej dhe Marko Stanēin, ndėrsa gjyqtar i katėrt nė takimin e parė do tė jetė Robert Shegula. Nė ndeshjen e dytė tė Kupės UEFA, 4-shja e gjyqtarėve do tė jetė nga Ukraina. Gjyqtar kryesor do tė jetė Igor Ishenko, ndihmės Sergej Cumbal dhe Oleksandėr Zhurba, ndėrsa gjyqtar i katėrt Jevgeni Abrosimov.

    Nr.3

    Edhe Vrapi nė stėrvitje individuale

    Pas dėmtimit tė sulmuesit gjirokastrit Arlind Nora, qė duket se ia ka hedhur dje, pasi ka marrė pjesė nė stėrvitje rregullisht si tė tjerėt, duket se radhėn e ka pasur mbrojtėsi Endri Vrapi. Edhe ky ka pasur njė dėmtim nė kėmbė prej dy ditėsh, madje nuk ėshtė aktivizuar as nė ndeshjen e fundit miqėsore me ekipin e Skėnderbeut. Nė seancat e djeshme stėrvitore, Vrapi ka qenė i detyruar tė bėjė stėrvitje veēmas grupit, ndėrkohė qė mendohet t'i bashkohet shumė shpejt grupit tė futbollistėve tė tjerė.



    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  4. #84
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Tė rejat e fundit

    Nr.1

    Nėnkampionėt, stėrvitje nė orarin e ndeshjes

    Ka disa ditė qė Elbasani i zhvillon stėrvitjet nė orarin qė do tė luhet edhe ndeshja e parė e Kupės UEFA pėrballė Vardarit. Nė seancėn e dytė, atė tė pasdites, elbasanasit zbresin nė orėn 17:00 nė stadiumin "Skėnderbeu" dhe mė pas tė gjithė janė tė gatshėm nėn urdhrat e trajnerit Bushati. Ky ėshtė orari qė pėrkon me ndeshjen e sė mėrkurės sė ardhshme, ku verdheblutė do tė luajnė pėrballė Vardarit nė "Ruzhdi Bizhuta". Gjithsesi, edhe dje, trajneri shkodran ka zhvilluar me tė tijtė dy seanca stėrvitore, ēka do tė thotė se vetėm pas largimit nga Korēa stėrvitja do ta ulė ritmin. Nė kėtė mėnyrė, tė gjithė futbollistėt duket se janė pėrshtatur me orarin e ndeshjes, por ndėrkohė me klimėn duhet tė pėrshtaten vetėm pas sė shtunės, ditė kur do tė largohen nga Korēa. Nesėr ėshtė dita e fundit tė qėndrimit nė qytetin e Korēės, ndėrkohė qė ditėn e shtunė pasdite Elbasani do tė luajė edhe miqėsoren e fundit me ekipin e Skėnderbeut dhe menjėherė pas kėtij takimi do tė largohet drejt qytetit tė tij.


    Fisnik Gashi u bashkohet verdhebluve
    Njė tjetėr futbollist i bashkohet ekipit tė Elbasanit nė prag tė ndeshjes sė Kupės UEFA. Bėhet fjalė pėr Fisnik Gashin nga Kosova, pėr tė cilin ėshtė folur gjatė kėtyre ditėve. Ai ka ardhur me ndėrhyrjen e Dallkut. Nė fakt, sulmuesi kosovar ka eksperiencė, pasi, pėrveē aktivizimit nė kampionatin kosovar me Besėn e Pejės, ai ėshtė aktivizuar me skuadra tė njohura nė kampionatin suedez. Nuk dihet nėse kosovari do tė federohet pėr ndeshjet e Kupės UEFA, apo do tė bėjė njė provė mė parė dhe mė pas do tė vendoset.


    Nr.2

    Kur kanė ngelur 6 ditė nga pėrballja me maqedonasit, verdheblutė janė tė bindur pėr fitore

    Asllani: Zemrėn nė fushė ndaj Vardarit

    Tė gjithė futbollistėt qė marrin pjesė nė stėrvitjet e Elbasanit nė kėtė minifazė pėrgatitore nė qytetin e Korēės janė tė bindur qė do ta kalojnė me sukses Vardarin nė turin e parė tė Kupės UEFA. Kjo ėshtė njė bindje qė e kanė tė gjithė futbollistėt, pa pėrjashtim, qė nga futbollistėt e formacionit dhe deri tek ata tė stolit, nė qoftė se mund tė quhen kėshtu. Nė tė gjitha intervistat e tyre pėr mediat, tė gjithė kanė dėshirė tė flasin vetėm pėr kualifikimin, gjė qė e deklarojnė edhe drejtuesit e klubit, qė nga presidenti Arben Laze dhe njėkohėsisht edhe trajneri i ekipit, Artan Bushati. Tė gjithė shpresojnė qė ta kalojnė pengesėn Vardar, nė mėnyrė qė tė tregojnė veten pas gjithė kėsaj faze pėrgatitore, ku "bosi" elbasanas Laze nuk ka kursyer aspak qė tė bėjė mė tė mirėn pėr kėtė Elbasan, duke i krijuar vėrtet kushte mjaft tė mira. Njė atmosferė entuziaste ekziston nė kampin elbasanas nė kėto pėrgatitje tė fundit dhe duket se kėtė entuziazėm elbasanasit duhet ta shprehin mė shumė nė fushėn e lojės mė 14 korrik, kur tė luajnė pėrballė sportdashėsve tė tyre. "Do tė jetė njė ndeshje vėrtet delikate kjo e sė mėrkurės sė ardhshme pėrballė Vardarit, por gjithsesi unė shpresoj se do ta kalojmė me sukses. Jemi tepėr tė tendosur, por duhet tė tregojmė njė pėrqendrim mjaft tė madh, duke e administruar lojėn qė nga minuta e parė dhe deri tek e fundit. Luajmė nė shtėpinė tonė pėrballė njė sportdashėsi qė kėrkon vetėm fitore dhe jemi ne ata qė do ta tregojmė veten nė fushėn e lojės. Jemi pėrgatitur ashtu si duhet pėr kėtė ndeshje dhe them se tė gjithė futbollistėt, pėrveēse tė tendosur, janė tė gatshėm tė japin mė tė mirėn e tyre nė kėtė takim. Vardari ėshtė njė ekip i mirė dhe do tė mundohet edhe ai nga ana e tij qė nė ndeshjen e parė tė marrė njė rezultat sa mė tė mirė, por kėtė nuk duhet ta lejojmė. Unė personalisht e them edhe njė herė qė do tė jetė njė ndeshje e bukur ajo e 14 korrikut, por nė fund do tė ketė vetėm njė fitimtar, Elbasanin," ? ėshtė shprehur futbollisti Klodian Asllani. Nė fakt, Asllani ėshtė njė nga lojtarėt qė e ka treguar veten edhe nė ndeshjet e fundit miqėsore qė ka zhvilluar Elbasani, madje ka qenė nė njė formė mjaft tė mirė. Kur ka ngelur edhe njė javė nga starti i kėsaj ndeshjeje, Asllani flet edhe pėr atė qė ka ndodhur me kėtė Elbasan nė kėtė fazė pėrgatitore: "Ka qenė njė fazė pėrgatitore model qė ėshtė zhvilluar nga ana e ekipit tonė. Kėtė e them pėr vetė faktin se tė gjitha seancat kanė pasur njė vlerėsim nga tė gjithė futbollistėt dhe stafi drejtues. Jemi munduar tė japim mė tė mirėn dhe mė tė mirėn kemi gjetur edhe kėtu nė Korēė, ku gjithēka po kalon nė mėnyrė perfekte. Edhe njė javė na ka ngelur dhe tani jemi duke punuar me topin. Pėr sa u pėrket ndeshjeve miqėsore, ato janė njė provė e mirė, ku ne e kemi treguar vėrtet veten tonė, paēka se nuk jemi paraqitur nė 100% tė formės. Edhe unė, ashtu si tė gjithė shokėt e skuadrės, u bėj thirrje tė gjithė sportdashėsve qė tė na mbėshtesin, sepse nuk do t'i zhgėnjejmė."


    Nr.3


    Sot, "serenata" e fundit korēare

    Sot do tė jetė dita e fundit e qėndrimit tė Elbasanit nė qytetin e Korēės, pasi nesėr djemtė e trajnerit Artan Bushati do tė udhėtojnė drejt qytetit tė tyre, pėr tė filluar mė pas me ethet e ndeshjes sė parė me Vardarin. Njė javė mė parė, Elbasani do tė mbėrrinte nė qytetin e Korēės pėr tė filluar njė fazė pėrgatitore dhe sot do tė jetė dita e fundit e qėndrimit nė kėtė qytet. Deri tani, tė gjithė elbasanasit, me nė krye trajnerin e tyre dhe presidentin qė vizitoi Korēėn pak ditė mė parė, kanė ngelur tepėr tė kėnaqur nga gjithēka qė u ka dhuruar ky qytet nė kėtė fazė pėrgatitore. Deri tani, trajneri Bushati dhe stafi i tij janė tepėr optimistė pėr vetė faktin se gjithēka ka kaluar pa problemin mė tė vogėl dhe se nė kėtė qytet ėshtė vėrtet kėnaqėsi qė tė vish pėr tė zhvilluar stėrvitje. "Mė vjen mirė qė zgjodhėm Korēėn pėr kėtė minifazė pėrgatitore dhe mund tė them fjalėt mė tė mira pėr tė gjitha seancat stėrvitore dhe kushtet optimale qė na krijoi ky qytet gjatė kėtyre ditėve. Jam tepėr i kėnaqur dhe shpresoj qė stėrvitjet nė kėtė qytet tė na sjellin fat, nė mėnyrė qė Elbasani tė bėjė njė paraqitje sa mė tė mirė qė nė ndeshjen e parė," ? ka theksuar Bushati njė ditė para largimit tė ekipit tė tij nga stėrvitjet nė qytetin e serenatave. Po kaq i kėnaqur ka ngelur nga ditėt korēare edhe presidenti i elbasanasve, Arben Laze, qė e ka theksuar me gojėn e tij se Elbasani ka gjetur mė tė mirėn nė kėtė fazė pėrgatitore.

    ---------------------------------------------------------------------------------------------------


    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  5. #85
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Te rejat e fundit

    Nr.1


    Portieri i Elbasanit, Ervis Kotorri, thotė se nė ndeshjen e kthimit do tė jetė e kundėrta e ndeshjes sė parė

    Kotorri: Nuk mė tremb sulmi i Vardarit

    Pavarėsisht se Elbasani takimin e dytė do t'a luajė jashtė fushės sė tij, pėr verdheblutė kjo nuk pėrbėn ndonjė disfavor pėr tė pretenduar kualifikimin. Barazimi 1-1 nė ndeshjen e 14 korrikut nė stadiumin "Ruzhdi Bizhuta", edhe pse nuk ėshtė ndonjė rezultat i pėlqyeshėm pėr Elbasanin, pėr ata gjithēka mbetet e hapur nė sfidėn e Shkupit. Paraqitja e mirė qė kundėrshtari i verdhebluve bėri nė takimin e parė pėr kupėn UEFA, ėshtė vlerėsuar nga ana e Elbasanit. Gjatė javės qė u mbyll ekipi i drejtuar nga trajneri Artan Bushati ka zhvilluar pėrgatitje intensive pėr ndeshjen e dytė tė kupės UEFA, duke i treguar vėmendje tė veēantė, si pėrgatitjes fizike, edhe asaj nė aspektin tekniko?taktik. Nė kampin elbasanas janė tė vetėdijshėm qė nė ndeshjen e kthimit ata do tė jenė nėn trysninė e Vardarit, i cili do tė pėrpiqet tė sigurojė kualifikimin, duke qenė favorit pėr shumė arsye. Por dhe verdheblutė nga ana tjetėr do tė futen nė kėtė ndeshje me tė njėjtin synim, sikurse ekipi nėnkampion i Maqedonisė, pra pėr t'u kualifikuar. Nė kushte tė tilla, kuptohet qė loja e tė dyja ekipeve do tė pėrqendrohet nė sulm dhe fitorja do t'i buzėqeshė ekipit mė tė mirė. Por elbasanasit pretendojnė se kanė qenė nė ditėn e tyre mė tė errėt dhe nė Shkup do tė paraqiten krejt ndryshe, duke shfaqur njė formė tė shkėlqyer. Kėtė e kanė pohuar nė prononcimet e tyre tė gjithė verdheblutė. Portieri Ervis Kotorri, i cili tregoi nivel tė lartė edhe nė ndeshjen e parė, nė njė prononcim pėr gazetėn "Sporti Shqiptar", thotė se nuk e tremb sulmi i Vardarit. "Jam i bindur se do tė kemi sukses ndaj kundėrshtarit, pasi mbrojtja jonė ka arritur nivelin qė pretendojmė dhe gjendja e Elbasanit ėshtė shumė mė e mirė, se sa ajo qė u pa nė ndeshjen me Vardarin mė 14 korrik. Njė formė e tillė shpresoj se do tė ruhet dhe do tė shfaqet edhe kėtė tė enjte nė ndeshjen e kthimit nė Shkup," - shprehet Kotorri, i cili vazhdon: "Kėtė sfidė e kemi vlerėsuar seriozisht dhe e kemi kapėrcyer atė moment plogėshtie tė ndeshjes sė parė. Edhe pse ndeshja e parė ėshtė mbyllur nė barazim, pėrpara kemi edhe 90 minuta lojė pėr tė siguruar suksesin. Besimin pėr njė rezultat pozitiv e kemi tė madh, sepse nė stadiumin e Shkupit do tė kemi edhe mbėshtetjen e tifozėrisė sė mrekullueshme elbasanase dhe tė mjaft shqiptarėve nga Kosova e Maqedonia. Kėshtu qė nė kėtė ndeshje kemi njė detyrim tė shumėfishtė pėr tė arritur maksimumin, pra kualifikimin. Do tė luajmė sikur tė ishim kombėtarja pėrpara njė tifozėrie, qė thuhet se do tė mblidhet edhe nga diaspora. Ajo qė nevojitet ėshtė lojė e ndershme nė fushė dhe qėndrim korrekt i tifozėrisė nė stadium. Fitoren le ta meritojė mė i miri."

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Nr.2

    UEFA i jep vlerėsime pozitive Elbasanit


    Nė relacionin e dėrguar nga UEFA, kushtuar kushteve tė krijuara para, gjatė dhe pas ndeshjes Elbasani-Vardari nė kuadrin e kupave europiane, janė bėrė vlerėsime pozitive pėr klubin e futbollit verdheblu. Edhe vėrejtje janė bėrė, por kėto kanė qenė tė parėndėsishme, por tė nevojshme pėr t'u korrigjuar pėr nė takimet e ardhshme ndėrkombėtare. Vėzhguesi i UEFA-s ka tėrhequr vėmendjen pėr mungesėn e stolave nė tė gjitha shkallėt e stadiumit, pėr mungesėn e orės elektronike dhe tė mungesės sė ndarjes me xhama plastikė tė tribunės "VIP" nga ajo e tifozėve tė ekipeve. Megjithatė, e rėndėsishme ėshtė qė prezantimi i klubit verdheblu nė kėtė pėrfaqėsim europian ka marrė njė vlerėsim pozitiv.

    Verdheblutė, 40 anėtarė delegacioni nė Shkup
    Klubi i futbollit "Elbasani" do tė ketė njė delegacion tė "fryrė" nė Shkup pėr ndeshjen e kupės UEFA qė do tė luajė ndaj Vardarit tė enjten. Burime zyrtare tė kėtij klubi konfirmojnė se do tė jenė afro 40 persona nė pėrbėrje tė kėtij delegacioni. Afro gjysma e anėtarėve tė tij do tė jenė nga stafi i klubit, presidenca dhe drejtues tė tjerė tė sportit nga bashkia e Elbasanit. Ndoshta nė pėrbėrje tė kėtij delegacioni mund tė jenė edhe disa drejtues kryesorė tė pushtetit vendor.


    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  6. #86
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Te rejat e fundit

    Nr.1

    Sulmuesi gjirokastrit, Arlind Nora, thotė se Elbasani i ka kualitetet pėr t'u kualifikuar

    Nora: Golin e parė verdheblu, ndaj Vardarit

    Kur ka mbetur veēse njė ditė qė tė luhet ndeshja e dytė midis Vardarit dhe Elbasanit, e vlefshme pėr turin paraeleminator tė kupės UEFA, verdheblutė duken tė sigurt nė realizimin e objektivit qė i kanė vėnė vetes. Nga Elbasani nė ndeshjen qė do tė luhet mbrėmjen e kėsaj tė enjte nė stadiumin e Shkupit pritet kualifikimi pėr nė turin tjetėr. Edhe pse kjo detyrė pėr verdheblutė ėshtė mjaft e vėshtirė, nė kampin elbasanas mbizotėron besimi nė arritjen e suksesit. Gjatė dhjetė ditėve tė fundit trajneri i Elbasanit, Artan Bushati, ka ndryshuar shumė gjėra, si nė aspektin e stėrvitjes, edhe nė skemėn e lojės qė do tė aplikojė nė takimin qė do tė luhet nė Shkup. Po kėshtu, edhe pėrbėrja e formacionit bazė parashikohet tė ketė ndryshime nė funksion tė arritjes sė njė rezultati sa mė tė mirė tė mundshėm. Njė nga futbollistėt e rreshtuar te verdheblutė gjatė kėtij sezoni, Arlind Nora, nė njė prononcim tė tij pėr gazetėn "Sporti shqiptar", thekson se ndeshja e kthimit midis Vardarit dhe Elbasanit do t'i ngjajė njė sfide tė vėrtetė europiane. "Fakti qė gjatė 90 minutave tė kėsaj ndeshje pėrcaktohet ekipi qė do tė shkojė nė turin tjetėr, do t'i japė bukurinė e munguar nė "Ruzhdi Bizhuta" takimit Vardari?Elbasani. Pėr tė arritur synimin tonė, jemi pėrgatitur mjaft mirė dhe shpresoj qė golin tim tė parė me uniformėn verdheblu ta shėnoj ndaj Vardarit nė Shkup," - thotė sulmuesi gjirokastrit Nora, pėrpara udhėtimit tė ekipit verdheblu drejt Maqedonisė tė martėn. "Kam besim jo vetėm tek aftėsitė e mia, por tė tė gjithė grupit, qė ka arritur njė formė tė shkėlqyer pėrpara kėsaj sfide. Ne jemi tė vetėdijshėm qė pėrballė kemi njė ekip jo vetėm me emėr me futbollin maqedonas, por edhe nė atė europian. Mirėpo kurrsesi nuk mund ta nėnvlerėsojmė as veten, pasi nė ekipin tonė luajnė futbollistė nga mė tė mirėt e kampionatit shqiptar nė superligė. Kujdesin maksimal nė ndeshjen nė Shkup do ta bėjnė qė tė mos pėsojmė gol, por do tė pėrpiqemi pėr tė shėnuar. Detyra numėr nje mbetet qė tė respektojmė detyrat e ngarkuara nga trajneri dhe tė shfrytėzojmė gabimet e kundėrshtarit. Grupi ynė ka kualitete dhe kualifikimin nuk duhet ta vėmė nė diskutim. Njė mbėshtetje tė madhe do ta kemi edhe nga jashtė fushe, pasi shumė sportdashės nga Elbasani do tė na inkurajojnė nga tribunat e stadiumit tė Shkupit. Gjendja e ekipit pėr fat, si nė aspektin psikologjik edhe nė atė tė pėrgatitjes fizio?teknike?taktike, ėshtė mjaft e mirė. Kėshtu qė pretendimi pėr tė arritur kualifikimin ėshtė mėse i pėrligjur. Ndoshta duke patur edhe fat, kualifikimin do ta kemi mė tė lehtė. Elbasani do tė shkojė nė turin tjetėr, sepse jemi mė tė qetė sesa nė takimin e parė dhe shumė mė mirė nė aspektin e formės qė gėzon ekipi pėr ta mposhtur njė kundėrshtar serioz, sikurse ėshtė Vardari," - pėrfundon Arlind Nora, i cili ka firmosur vetėm pak ditė mė parė pėr ekipin e Elbasanit.


    Nr.2

    Bushati, tjetėr skemė loje nė Shkup

    Trajneri i ekipit tė Elbasanit, Artan Bushati, i ka bėrė mjaft mirė llogaritė pėr tė mbėrritur te suksesi nė sfidėn e dytė me Vardarin e Shkupit. Krahas pėrgatitjeve serioze tė futbollistėve verdheblu, Bushati ka planifikuar tė bėjė disa ndryshime nė formacionin bazė, krahasuar me atė tė 14 korrikut nė skemėn e lojės. Kėshtu, nė ndeshjen e dytė mendohet qė verdheblutė tė luajnė me skemėn 1?3?5?2. Me njė skemė tė tillė verdheblutė janė tė bindur se do tė arrijnė tė marrin maksimumin e mundshėm nė takimin e dytė me Vardarin.


    Verdheblutė, qė dje nė Strugė tė Maqedonisė
    Mesditėn e sė martės verdheblutė janė sistemuar nė qytetin e Strugės dhe paraditen e sė enjtes do tė udhėtojnė pėr nė Shkup, ku do tė ndeshen me Vardarin. Nė dispozicion tė trajnerėve Bushati?Gogunja?Filja pėr kėtė ndeshje janė: Kotorri, Bėrdufi, Dede, Vrapi, Teli, Belisha, Merxha, Osja, Nora, Bejzade, K.Dalipi, Memelli, E.Dalipi, Memetaj, Ēapja, Asllani, Kacollja dhe O.Osmani. Sipas trajnerit Bushati, formacioni bazė do tė pėrcaktohet mbrėmjen e sotme, por nuk do tė bėhet i ditur pėr mediat. "Shpresoj qė tė jenė pa probleme tė gjithė lojtarėt dhe besoj se do tė ndėrtojmė formacionin mė tė mirė tė mundshėm pėr njė garė tė tillė," - thotė Bushati.


    Tifozė tė shumtė pėrcjellin verdheblutė
    Dhjetėra fansa tė verdhebluve ishin grumbulluar pėrpara hyrjes sė stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" paraditen e sė martės, kur ekipi i Elbasanit do tė nisej drejt Strugės sė Maqedonisė. Interesimi i pazakontė i tyre lidhej edhe me kuriozitetin pėr tė mėsuar se kush ishin futbollistėt e pėrzgjedhur pėr tė qenė nė dispozicion nė ndeshjen ndaj Vardarit. Me urimin "u kthefshi fitimitarė!", fansat e verdhebluve e kanė pėrcjellė ekipin nga qyteti i tyre drejt shtetit fqinj.


    ------------------------------------------------------------------------------------------------------


    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 27-07-2005 mė 18:08
    .........................

  7. #87
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post

    Skuadra e Bushatit nuk ka mundur tė shėnojė golin e fitores, qė do ta kualifikonte pėr mė tej

    Elbasani, sa keq kur e pėson nga barazimi!

    Varadari - Elbasani 0-0

    Nga Shkupi, Fatmir Popja

    Vardari: Zdravkoviē, Brankoviē, Markovski, Tanevski, Gligorov, Serafinovski, Gligorovski (Nexhipi 59'), Masev, Naumov, Tasevski, Triēkovski. Trajner: V.Stanojkoviē

    Elbasani: Kotori, Dede, Teli, Belisha, Osja, Merxha (Memetaj 88'), Bejzade, E.Dalipi, K.Dalipi (Memelli 69'), Nora (Kaēi 69'), Vrapi. Trajner: A.Bushati
    Gjyqtarė: I.Ishēenko, S.Symbol, A.Zurba (Ukrainė)
    Kartonė tė verdhė: Masev, Triēkovski, Dede


    Elbasani ėshtė eliminuar nė mėnyrėn mė tė dhimbshme nga Kupa UEFA, sepse nė tė dyja ndeshjet me Vardarin e Maqedonisė, nėnkampionėt e Shqipėrisė nuk e kanė provuar shijen e humbjes. Takimi i djeshėm nė Shkup ka pėrfunduar me rrjeta tė paprekura, kėshtu qė ka qenė goli i shėnuar nė fushė kundėrshtare qė u ka dhėnė tė drejtė maqedonasve tė kalojnė nė turin tjetėr. Meritonte mė shumė Elbasani, pasi ka luajtur mė mirė nė tė dyja ndeshjet, gjė tė cilėn e pranoi edhe trajneri i Vardarit. Verdheblutė, edhe nė 90-minutėshin e djeshėm kanė krijuar raste mė tė pastra shėnimi, por qė pėr fat tė keq nuk arritėn tė finalizonin saktė asnjė prej tyre. Me pėrjashtim tė pak rasteve nė fillim tė ndeshjes, vendėsit nuk mundėn tė bėnin asgjė pėrballė elbasanasve tė kėrikuar mė tepėr se asnjėherė tjetėr. Gjysma e dytė e pjesės sė parė shfaqi njė Elbasanas mjaft kėrcėnues pėr portėn e Zdravkoviēit, por nė minutat 31', 35' dhe 38', Belisha dhe K.Dalipi, nuk arritėn tė zhbllokonin rezultatin. Edhe pjesa e dytė ishte shumė e vakėt pėr skuadrėn vendėse tė Vardarit, aq sa shkaktoi edhe irritimin e tifozėve tė pranishėm nė stadium. Sulmuesit e Vardarit nuk mund ta vėnė asnjėherė nė provė serioze portierin Kotori, ndėrsa nga ana tjetėr, elbasanasit u pėrpoqėn me tė gjitha mundėsitė e tyre pėr tė shėnuar golin e kualifikimit. Pėr kėtė arsye, trajneri Bushati, nė minutėn e 69-tė i zėvendėsoi tė dy sulmuesit pėr t'i dhėnė mė shumė freski repartit tė avancuar. Mehjithatė, as Memelli dhe as Kaēi, nuk arritėn tė shėnonin nė portėn e Vardarit. Kėshtu, gjithēka pėrfundoi nė barazim 0-0. Ky rezultat e ndėshkoi Elbasanin, qė duhet theksuar se ishte fare pranė kualifikimit, pasi maqedonasit luajtėn mjaft dobėt, edhe pse pėrpara tifozėve tė tyre. Gjithsesi, gjithēka ka pėrfunduar qė nė turin e parė tė Kupės UEFA pėr skuadrėn e drejtuar nga trajneri Bushati nė kėtė eksperiencė tė parė europiane.


    Deklaruan
    Artan Bushati, trajneri i Elbasanit: "I uroj suksese kolegut pėr kualifikimin. Ne kishim ardhur nė Shkup pėr t'u kualifikuar, ndaj dhe nuk duhej tė pėsonim gol. Kėtė gjė e realizuam, por harruam tė shėnonim. Ishte kjo arsyeja qė unė hodha nė fushė gjatė pjesės sė dytė dy lojtarė sulmues si Mememlli dhe Kaēi. Patėm disa raste tė pastra, por ndoshta dhe fati nuk na buzėqeshi. Ishte njė eksperiencė e re, qė duhet vlerėsuar."
    Vujadin Stanojkoviē, trajneri i Vardarit: "Kualifikimi na kėnaq, por duhet ta pranoj se jam habitur nga Elbasani, pasi ky ekip luajti mjaft mirė nė tė dyja ndeshjet. E kuptoj presionin e tifozerisė, sepse ne duhet ta fitonim kėtė ndeshje, por besoj se do tė korrigjojmė gjithēka nė ndeshjet e turit pasardhės."

    Arben Laze, president i Elbasanit: "Mė erdhi keq qė nė stadiumin e Vardarit nuk valėvitej flamuri shqiptar, ashtu siē u falėvit ai maqedonas nė stadiumin e Elbasanit".


    Marre nga www.sportishqiptar.com
    .........................

  8. #88
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Pershendetje

    Ti shkruaj dhe une tani nja dy fjale pasi sikur jetonim keto kohet e fundit ne nje realitet tjeter nga ai i futbollit shqiptar,sikur jetonim ne nje enderr te bukur europiane nga e cila nuk prisnim te zgjoheshim kaq shpejt

    Meqenese rezultati zhgenjyes na zgjoi shume shpejt nga kjo enderr europiane qe po jetonim keto kohet e fundit,detyrohem te zbres dhe une nga ajo "shkalle" nga e cila shikoja gjerat e nga e cila enderroja dhe une dicka me shume (se 2 barazime) nga ekipi im i zemres,pra nga kjo aventure europiane.Per ne ka qene aventure pasi nuk jemi nga ata tipa qe fluturojne me pras ne sume (sic thote populli) por te pakten shpresoja te kalonim turin e pare.Fatkeqesisht u vertetua dhe nje here qe duhet me shume pune e me pak deklarata te bukura e shpresedhenese per marrjen e ruzultateve konkrete ne arenen nderkombetare.Sa per "gezimin" qe moren disa ketu nga ky skualifikim skam cte komentoj per keta "tifoze" pasi ishin disa nga kto kokrra qe binin dakort nje here e nje kohe me ate thenien e urte "Well spent" e na flisnin per "Krenari kombetare" ....

    Edhe pse tashme zbritem me kembe ne toke shpresojme ne nje perfaqsim dinjitoz te ekipit ne superligen kete vit duke vertetuar qe po ndertojme nje ekip dinjitoz qe pretendon cdo vit te jete prezent ne ndeshjet nderkombetare e jo nje here ne 20 vjet.

    Forca cuna...


    Gjithe te mirat
    .........................

  9. #89
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post

    Verdheblutė, stėrvitja shtyhet tė mėrkurėn

    Ndryshe nga ēfarė ishte parashikuar, verdheblutė do ta rifillojnė stėrvitjen tė mėrkurėn dhe jo tė martėn. Drejtuesit e Elbasanit u kanė dhėnė edhe njė ditė pushim lojtarėve, sepse gjatė muajit korrik ata kanė marrė njė ngarkesė tė madhe. Fillimisht, ata do tė grumbullohen nė Elbasan, ku do tė bėhet edhe prezantimi i trajnerit tė ri, Agim Canaj, dhe mė pas do tė mendohet se ku do tė kryhet periudha pėrgatitore nė prag tė sezonit tė ri.


    Elbasani, kėtė javė kontratat e tjera
    Gjatė kėsaj jave ėshtė parashikuar qė tė firmosen edhe kontratat e prapambetura. Disa nga futbollistėt tashmė kanė firmosur, kryesisht tė ardhurit e fundit, por tashmė do tė nėnshkruajnė tė gjithė ata qė mendohet se gjatė sezonit tė ri do tė mbrojnė ngjyrat e Elbasanit. Nė fakt nuk priten shumė largime nga radhėt e verdhebluve, por mė shumė pėrforcime. Njė tjetėr largim i mundshėm mund tė jetė ai i Kaēit, i cili mund tė luajė nė kampionatin zviceran sezonin e ardhshėm.



    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  10. #90
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Te rejat e fundit

    Elbasani barazon me Karamanin nė miqėsore

    Pasditen e sė dielės, verdheblutė kanė zhvilluar miqėsoren e parė nė Strugė tė Maqedonisė, ku po vazhdojnė fazėn pėrgatitore. Kundėrshtari i tyre ka qenė ekipi i Karamanit tė qytetit tė Strugės, pjesėmarrės nė kategorinė e dytė tė futbollit maqedonas. Kjo miqėsore ka pėrfunduar nė barazim 1-1, ndėrkohė qė nė pjesėn e parė trajneri i Elbasanit, Ilir Daja, ka aktivizuar 11 futbollistėt kryesorė. Ndėrsa nė pjesėn e dytė ai ka aktivizuar tė gjithė lojtarėt e afruar sė fundi te Elbasani. Tė parėt qė kanė shėnuar kanė qenė verdheblutė. "Tani pėr tani jam shumė i kėnaqur vetėm nga gjendja e kapitenit Nevil Dede, sepse tė tjerėt janė shumė larg asaj qė pretendon stafi teknik. Jemi duke u pėrpjekur pėr tė arritur aq sa mund tė arrijmė deri nė fillim tė kampionatit. Po pėrpiqemi tė punojmė me njė ngarkesė stėrvitore aq sa na lejohet dhe shpresojmė tė arrijmė njė nivel tė pranueshėm pėr ta pėrballuar me sukses kampionatin. Mirėpo nuk ka pse ta fsheh qė nuk ndihem rehat pėrderisa nuk kemi arritur tė kapim parametrat qė duhet. Java qė fillon do tė jetė e mbushur me ndeshje miqėsore, nė tė cilat do tė shihet mė mirė gjendja e futbollistėve," - u shpreh trajneri Daja nėpėrmjet linjės telefonike. Pritet qė sot Elbasani tė luajė njė miqėsore me Partizanin, qė gjithashtu ėshtė Strugė. Me ekipin pritet tė bashkohen edhe futbollistėt afrikanė, tė cilėt nuk u lejuan nė doganė tė kalonin kufirin maqedonas, pasi nuk dispononin dokumentacionin e duhur.


    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Elbasan, Opozita nis protestėn kunder vendimit te KQZ
    Nga no name nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:38
  4. Protesta e komuniteteve fetare pėr kthimin e pronave
    Nga King_Arthur nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-08-2006, 18:05
  5. Vdiq nje lypes ne Elbasan...
    Nga Kallmeti nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-02-2004, 22:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •