Elbasani mund 4-2 fqinjėt peqinas. "Ruzhdi Bizhuta" ka qenė "i blinduar" nga forcat e policisė
Elbasani e ka mbyllur shumė bukur kampionatin, duke fituar bindshėm ndaj Shkumbinit. Njė sezon me tė vėrtet i mirė pėr verdheblutė, qė edhe nė fund zhvilluan lojėra tė bukura, pavarėsisht se e kishin siguruar vendin e dytė disa javė para pėrfundimit tė kampionatit. Megjithatė, jo gjithēka ka vajtur mirė nė stadiumin "Ruzhdi Bizhuta", pasi sėrish ka pasur tensione nė derbin me Shkumbinin. Nė stadium ka pasur rreth 7 mijė veta, nga tė cilėt 2 mijė kanė qenė peqinas. Pėr kėtė arsye, policia ka mbajtur nėn vėzhgim tifozėt, duke mos lejuar parrulla fyese. Edhe loja me tension ka filluar. Qė nė minutėn e dytė tė lojės, Endri Dalipi debaton me Klodian Dervishin. Endri godet peqinasin dhe gjyqtari nxjerr direkt kartonin e kuq pėr tė, ndėrsa kundėrshtari merr karton tė verdhė. Elbasani qė nė minutėn e dytė me 10 lojtarė. Megjithatė, nė minutėn e 10-tė, vendasit kalojnė tė parėt nė avantazh me anė tė Dalipit tjetėr, edhe pse ishin inferiorė nga ana numerike. Loja fillon e ndizet dhe mė shumė, por Elbasani dėshiron ta mbyllė me fitore kėtė kampionat, pasi tifozėt kanė pėrgatitur festėn. Dhe kėshtu ndodh, pasi nė minutėn e 30-tė Asllani shėnon golin e dytė, duke dominuar totalisht lojėn, duke mos e ndier mungesėn e njė lojtari. Por sėrish njė episod nė fushėn e lojės, ku sėrish protagonist ėshtė Klodian Dervishi, i cili kėsaj radhe e ka me Tefik Osmanin. Pėr kėtė veprim, ai merr kartonin e dytė tė verdhė dhe skuadrat balancohen pėr sa i pėrket numrit tė lojtarėve. Nė fundin e pjesės sė parė nuk mund tė mungojė pa shėnuar edhe mbrojtėsi Dede, qė shpeshherė ka shėnuar kėtė sezon pėr verdheblutė. Elbasani e mbyll me tre gola avantazh pjesėn e parė, ndėrsa pėr Shkumbinin duket ēdo gjė e mbaruar. Peqinasit mė shumė janė munduar tė mbrohen, duke mos ditur tė kundėrsulmojnė. Megjithatė, nė pjesėn e dytė, trajneri Sejdini kishte dhėnė porositė e veta dhe Shkumbini filloi nga minuta nė minutė tė bėhej i rrezikshėm, por nuk ka arritur tė shėnojė. Pėr tė ardhur nė minutėn e 67-tė, ku Begeja, duke pasur edhe njė karton tė verdhė, proteston ndaj gjyqtarit pėr njė goditje dėnimi. Gjyqtari nuk i jep tė drejtė, ndėrsa sulmuesi i Shkumbinit e pėshtyn nė fytyrė. Me tė drejtė, gjyqtari e largon me karton tė kuq nga loja. Elbasani ėshtė tani nė epėrsi numerike dhe pėrfiton menjėherė, pasi Memelli nuk e ka tė vėshtirė tė shėnojė golin e katėrt. Vendėsit fillojnė tė lėshojnė nė lojėn e tyre, pasi e shohin se takimi po mbyllet. Pikėrisht nė kėto momente pėrfiton Shkumbini. Nė fillim ėshtė Magani qė shėnon me 11-metėrsh, pastaj 7 minuta mė vonė Ivanaj me kokė shkurton nė dy gola diferencėn. Minutat e fundit nuk sjellin ndonjė gjė dhe ndeshja mbyllet me fitoren e merituar tė Elbasanit. Pas ndeshjes, futbollistėt, stafi drejtues dhe tifozėt kanė festuar suksesin e sivjetėm tė Elbasanit.
Deklarojnė:
Artan Bushati, trajner i Elbasanit: "E merituam plotėsisht fitoren, edhe pse qė nė fillim mbetėm me njė lojtar mangėt nė fushė. Si nė ēdo takim tė kėtij kampionati, edhe ndaj Shkumbinit treguam se ishim mė superiorė nė fushė. Jam i kėnaqur qė Elbasani arriti tė ngjitej nė majat e futbollit shqiptar dhe pėr kėtė kanė meritė tė gjithė. Do tė vazhdoj ta drejtoj kėtė ekip edhe gjatė pjesėmarrjes nė UEFA, pėr ta mbyllur kėtu karrierėn tek Elbasani. Mė vjen mirė qė arritėm njė sukses tė tillė, qė u kishte munguar verdhebluve prej shumė vitesh."
Faruk Sejdini, trajner i Shkumbinit, u largua pas ndeshjes.
Tė veēanta:
- Forca tė shumta policore nga komisariatet e qarkut tė Elbasanit, por edhe tė tjera nga kryeqyteti, kanė garantuar rendin dhe qetėsinė.
- Tensioni nė fillimin e ndeshjes dhe nė minutat e para tė saj ėshtė shuar, pasi policia ka nxjerrė jashtė stadiumit disa tifozė problematikė.
- Midis parullave tė shumta tė zakonshme, njė tepėr e madhe shkruhej: "Mirė se vini nė Elbasan!"
- Kur Salliu po bėnte nxehjen ėshtė parė tė polemizojė me tifozerinė vendėse dhe trajneri Sejdini e ka ulur nė stol, duke e zėvendėsuar me Muēėn.
- Nė fillim tė pjesės sė dytė, trajneri i Shkumbinit ka dalė disa minuta vonesė nė fushė.
Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
Faleminderit ēuna pėr emocionet qė na keni dhuruar sivjet...![]()
Njė faleminderit e veēantė i takon dhe Presidencisė sė ekipit e cila i ka qenė njė nga motivuesit kryesorė pėr arritjen e kėtij rezultati tė mrekullueshėm nga ēunat tanė..Ju faleminderit
Do jemi gjithmonė pranė jush...![]()
Ps.Njė bravo e madhe i takon dhe tifozerisė sė vėrtetė elbasanase pėr kulturėn e tolerancėn e shpirtin sportdashės e treguar prej saj.
Gjithė tė mirat
Krijoni Kontakt