Close
Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 154
  1. #71
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Faleminderit ēuna

    Elbasani mund 4-2 fqinjėt peqinas. "Ruzhdi Bizhuta" ka qenė "i blinduar" nga forcat e policisė

    Elbasani e ka mbyllur shumė bukur kampionatin, duke fituar bindshėm ndaj Shkumbinit. Njė sezon me tė vėrtet i mirė pėr verdheblutė, qė edhe nė fund zhvilluan lojėra tė bukura, pavarėsisht se e kishin siguruar vendin e dytė disa javė para pėrfundimit tė kampionatit. Megjithatė, jo gjithēka ka vajtur mirė nė stadiumin "Ruzhdi Bizhuta", pasi sėrish ka pasur tensione nė derbin me Shkumbinin. Nė stadium ka pasur rreth 7 mijė veta, nga tė cilėt 2 mijė kanė qenė peqinas. Pėr kėtė arsye, policia ka mbajtur nėn vėzhgim tifozėt, duke mos lejuar parrulla fyese. Edhe loja me tension ka filluar. Qė nė minutėn e dytė tė lojės, Endri Dalipi debaton me Klodian Dervishin. Endri godet peqinasin dhe gjyqtari nxjerr direkt kartonin e kuq pėr tė, ndėrsa kundėrshtari merr karton tė verdhė. Elbasani qė nė minutėn e dytė me 10 lojtarė. Megjithatė, nė minutėn e 10-tė, vendasit kalojnė tė parėt nė avantazh me anė tė Dalipit tjetėr, edhe pse ishin inferiorė nga ana numerike. Loja fillon e ndizet dhe mė shumė, por Elbasani dėshiron ta mbyllė me fitore kėtė kampionat, pasi tifozėt kanė pėrgatitur festėn. Dhe kėshtu ndodh, pasi nė minutėn e 30-tė Asllani shėnon golin e dytė, duke dominuar totalisht lojėn, duke mos e ndier mungesėn e njė lojtari. Por sėrish njė episod nė fushėn e lojės, ku sėrish protagonist ėshtė Klodian Dervishi, i cili kėsaj radhe e ka me Tefik Osmanin. Pėr kėtė veprim, ai merr kartonin e dytė tė verdhė dhe skuadrat balancohen pėr sa i pėrket numrit tė lojtarėve. Nė fundin e pjesės sė parė nuk mund tė mungojė pa shėnuar edhe mbrojtėsi Dede, qė shpeshherė ka shėnuar kėtė sezon pėr verdheblutė. Elbasani e mbyll me tre gola avantazh pjesėn e parė, ndėrsa pėr Shkumbinin duket ēdo gjė e mbaruar. Peqinasit mė shumė janė munduar tė mbrohen, duke mos ditur tė kundėrsulmojnė. Megjithatė, nė pjesėn e dytė, trajneri Sejdini kishte dhėnė porositė e veta dhe Shkumbini filloi nga minuta nė minutė tė bėhej i rrezikshėm, por nuk ka arritur tė shėnojė. Pėr tė ardhur nė minutėn e 67-tė, ku Begeja, duke pasur edhe njė karton tė verdhė, proteston ndaj gjyqtarit pėr njė goditje dėnimi. Gjyqtari nuk i jep tė drejtė, ndėrsa sulmuesi i Shkumbinit e pėshtyn nė fytyrė. Me tė drejtė, gjyqtari e largon me karton tė kuq nga loja. Elbasani ėshtė tani nė epėrsi numerike dhe pėrfiton menjėherė, pasi Memelli nuk e ka tė vėshtirė tė shėnojė golin e katėrt. Vendėsit fillojnė tė lėshojnė nė lojėn e tyre, pasi e shohin se takimi po mbyllet. Pikėrisht nė kėto momente pėrfiton Shkumbini. Nė fillim ėshtė Magani qė shėnon me 11-metėrsh, pastaj 7 minuta mė vonė Ivanaj me kokė shkurton nė dy gola diferencėn. Minutat e fundit nuk sjellin ndonjė gjė dhe ndeshja mbyllet me fitoren e merituar tė Elbasanit. Pas ndeshjes, futbollistėt, stafi drejtues dhe tifozėt kanė festuar suksesin e sivjetėm tė Elbasanit.
    Deklarojnė:
    Artan Bushati, trajner i Elbasanit: "E merituam plotėsisht fitoren, edhe pse qė nė fillim mbetėm me njė lojtar mangėt nė fushė. Si nė ēdo takim tė kėtij kampionati, edhe ndaj Shkumbinit treguam se ishim mė superiorė nė fushė. Jam i kėnaqur qė Elbasani arriti tė ngjitej nė majat e futbollit shqiptar dhe pėr kėtė kanė meritė tė gjithė. Do tė vazhdoj ta drejtoj kėtė ekip edhe gjatė pjesėmarrjes nė UEFA, pėr ta mbyllur kėtu karrierėn tek Elbasani. Mė vjen mirė qė arritėm njė sukses tė tillė, qė u kishte munguar verdhebluve prej shumė vitesh."
    Faruk Sejdini, trajner i Shkumbinit, u largua pas ndeshjes.

    Tė veēanta:
    - Forca tė shumta policore nga komisariatet e qarkut tė Elbasanit, por edhe tė tjera nga kryeqyteti, kanė garantuar rendin dhe qetėsinė.
    - Tensioni nė fillimin e ndeshjes dhe nė minutat e para tė saj ėshtė shuar, pasi policia ka nxjerrė jashtė stadiumit disa tifozė problematikė.
    - Midis parullave tė shumta tė zakonshme, njė tepėr e madhe shkruhej: "Mirė se vini nė Elbasan!"
    - Kur Salliu po bėnte nxehjen ėshtė parė tė polemizojė me tifozerinė vendėse dhe trajneri Sejdini e ka ulur nė stol, duke e zėvendėsuar me Muēėn.
    - Nė fillim tė pjesės sė dytė, trajneri i Shkumbinit ka dalė disa minuta vonesė nė fushė.


    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al


    Faleminderit ēuna pėr emocionet qė na keni dhuruar sivjet...

    Njė faleminderit e veēantė i takon dhe Presidencisė sė ekipit e cila i ka qenė njė nga motivuesit kryesorė pėr arritjen e kėtij rezultati tė mrekullueshėm nga ēunat tanė..Ju faleminderit

    Do jemi gjithmonė pranė jush...


    Ps.Njė bravo e madhe i takon dhe tifozerisė sė vėrtetė elbasanase pėr kulturėn e tolerancėn e shpirtin sportdashės e treguar prej saj.


    Gjithė tė mirat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 22-05-2005 mė 18:01
    .........................

  2. #72
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post

    Nr.1

    Drejtori teknik i Elbasanit u tėrheq vėmendjen lojtarėve qė para se tė largohen kanė njė detyrim pėr tė pėrmbushur

    Kovaēi: Verdheblu, keni edhe Kupėn UEFA!

    Pėr drejtorin teknik tė Elbasanit, deklaratat pėr dorėheqje nga stoli verdheblu, apo tė disa futbollistėve tė ndryshėm pėr kalimin tek ekipe tė tjera pa e mbyllur kontratėn me klubin, janė tė nxituara. "Normalisht, mė duket mosmirėnjohje ndaj vlerėsimit qė i ka bėrė punės sė tyre nė veēanti presidenca dhe opinioni sportiv elbasanas. Si trajneri, edhe futbollistėt e Elbasanit, pėr edicionin 2004?2005 janė tė respektuar pėr atė qė dhanė, por kurrsesi nuk mund tė kėrkojnė tė ikin me vrap pėr nė ekipe tė tjera pa e mbyllur kontratėn me klubin verdheblu. Do tė jetė nė nderin e tyre t'i lėnė nė heshtje ofertat dhe tė jenė tė vendosur pėr tė luajtur si nė ditėt e tyre mė tė mira tė kampionatit pėr Elbasanin dhe nė ndeshjet e Kupės UEFA. Rendja e disa futbollistėve pėr nė ekipet e tjera mendoj se nuk i shėrben pėr mirė tė ardhmes sė tyre. Para sė gjithash, ata kanė rastin tė tregojnė se kush janė nė ndeshjet ndėrkombėtare, ku mund tė shihen nga menaxherėt e huaj pėr tė bėrė karrierė. Tė deklarosh se do tė nėnshkruash me kėtė apo atė ekip qė tani ėshtė veēse njė spekulim nė shumicėn e rasteve. Pjesa dėrrmuese e ekipeve shqiptare, pėrjashto ato qė do tė luajnė nė kupat europiane, nuk janė as nė qiell, as nė tokė, sepse tė tilla janė problemet e tyre. Megjithatė, askush nuk e priste qė vetėm pas pėrfundimit tė ndeshjes sė fundit tė Elbasanit tė vėrshonin deklaratat pėr dorėheqje dhe largime tė disa futbollistėve verdheblu. Pėr mua, por edhe pėr shumė tė tjerė, kėto ishin tė papritura dhe tė pakuptueshme pėr kohėn dhe vendin kur u bėnė tė ditura. Nuk ėshtė pėr t'u ēuditur dhe aq shumė, pasi nė futbollin shqiptar ndodh edhe ajo qė nuk e mendon. E rėndėsishme ėshtė qė presidenca verdheblu garanton njė mbėshtetje tė fuqishme financiare jo vetėm pėr tani, por edhe pėr kampionatin tjetėr. Presidenti Arben Laze e ka deklaruar qartė se cilat do tė jenė zhvillimet e ditėve tė ardhshme. Ai ėshtė i aftė ta menaxhojė situatėn. Presidenca aktuale arriti tė rindėrtojė nga e para njė vit mė parė ekipin, i cili u shpall nėnkampion dhe tani qė pėrvoja nuk mungon ajo mund tė bėjė surpriza qė duhet t'i besojmė tė gjithė. Koha do ta tregojė se presidenca e Elbasanit do t'i realizojė ambiciet qė ka shpallur nė kohėn qė mori pėrsipėr tė financojė verdheblutė," - ėshtė shprehur drejtori teknik i Elbasanit, Artin Kovaēi, cili ka marrė shkak nga disa deklarata tė futbollistėve verdheblu, tė cilėt janė shprehur pėr largim

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Nr.2

    Pas dorėheqjes sė Bushatit, presidenca verdheblu piketon pasardhėsin e tij

    Demollari-Josa, kandidatė pėr stolin e Elbasanit

    Sulejman Demollari ose Mirel Josa, por ndoshta edhe tė dy sė bashku mund tė jenė drejtuesit e rinj tė Elbasanit. Kandidaturat e lartpėrmendura nuk janė tė vetmet, por nga burime pranė presidencės verdheblu janė cilėsuar si mė kryesoret. Madje emrat e dy ish-futbollistėve tė shquar tė ekipit tonė pėrfaqėsues si kandidatė pėr trajnerė tė ekipit tė Elbasanit janė mbajtur sekret. Edhe vetė Demollari e Josa mėsohet se janė shprehur qė emrat e tyre tė mos pėrfliten pa u zyrtarizuar njė kontratė e tyre me klubin verdheblu. Nė fakt, presidenti i klubit tė Elbasanit, Arben Laze, pak ditė mė parė ka deklaruar se ėshtė menduar pėr pasardhėsit e trajnerit Artan Bushati. Nė opinionin sportiv elbasanas, nė mesjavė kanė filluar tė pėrfliten emrat e disa trajnerėve tė mirėnjohur shqiptarė, midis tė cilėve Demollari e Josa cilėsohen si trajnerėt e rinj tė mundshėm tė Elbasanit. Kėta sivjet bėnė njė figurė mjaft tė mirė nė drejtimin e ekipeve qė u besuan dhe nuk ka dyshim qė do tė ishin zgjedhje tė pranueshme pėr Elbasanin. Ata edhe si ish-futbollistė edhe si trajnerė gėzojnė njė respekt tė pazakontė nė opinionin sportiv elbasanas. Kėshtu qė arritja e njė marrėveshjeje midis tyre e presidencės verdheblu qė nė fillim tė sezonit do tė cilėsohej zgjidhje e pėrsosur nė kohėn e duhur. Por duhet theksuar se gjithēka ėshtė ende e pazyrtarizuar nga njėshi i klubit verdheblu, Arben Laze. Ambiciet e presidentit tė Elbasanit pėr tė ndėrtuar njė ekip edhe mė tė fortė se sa ky i kėtij edicioni janė pėr t'u marrė nė konsideratė. Nė sezonin e ardhshėm sportiv, Laze ėshtė shprehur se do tė afrojė nė klubin qė ai financon trajnerė dhe futbollistė me pėrvojė, qė garantojnė suksesin nė mėnyrė tė padiskutueshme. Tė paktėn me piketimet qė ai ka bėrė qė nė ditėt e para tė mbylljes sė kampionatit paralajmėrohet qartė se pėrsėri Elbasani do tė jetė nė elitėn e futbollit shqiptar. Nė qytetin e Elbasanit, kėtė gjė e besojnė dhe e dėshirojnė tė gjithė. Futbolldashėsit elbasanas shpresojnė se presidenca verdheblu do tė arrijė tė bėjė ēdo gjė nė kohėn qė i takon dhe ashtu siē duhet. Megjithatė, Laze ka premtuar se surprizat qė ai do tė bėjė sivjet do tė jenė tė shumta e tė kėndshme pėr opinionin sportiv.

    ----------------------------------------------------------------------------------------------------
    Nr.3

    Portieri elbasanas do tė ulet fillimisht me presidencėn verdheblu, pastaj do tė shikojė ofertat e tjera

    Kotorri: Pas Elbasanit vijnė tė tjerėt

    Nė pėrfundim tė kampionatit, portieri i Elbasanit, Elvis Kotorri, rezulton tė jetė mė i suksesshmi pėr sa i takon numrit tė pakėt tė golave tė pėsuar gjatė 36 javėve qė ai mbrojti kuadratin e verdhebluve. "Pėr mua, ky ėshtė njė nga sezonet mė tė suksesshme qė nga koha kur e kam filluar futbollin. Porta jonė u ndėshkua vetėm 27 herė, shifėr kjo mjaft e ulėt, krahasuar me atė tė ekipeve tė tjera. Sigurisht, kėta tregues cilėsorė janė produkt i nivelit tė shkėlqyer tė ekipit nga fillimi deri nė fund tė sezonit. Personalisht kisha fatin tė jem nė kreun e listės sė portierėve mė tė mirė tė superligės, kjo pasi kam pėsuar mė pak gola dhe mesatarisht mė pak se njė pėr ēdo ndeshje. Natyrisht qė njė meritė tė padiskutueshme nė pėsimin e shumė pak golave e ka pasur edhe reparti i mbrojtjes. Por edhe forma ime pėrgjithėsisht ka qenė mjaft e mirė, sidomos gjatė fazės sė fundit tė kampionatit. Aktivizimi nė ēdo ndeshje, me gjithė ndonjė kontestim tė vogėl tė dikujt, besoj se ka qenė i merituar. Jam pėrpjekur tė jap maksimumin dhe ia kam arritur pothuajse gjithmonė. Nė pjesėn mė tė madhe tė ndeshjeve kam luajtur rol vendimtar nė mbrojtjen e rezultateve pozitive tė ekipit. Jam ndier shumė keq kur jemi ndėshkuar, sidomos nė ndeshje tė rėndėsishme, por falė gjendjes shumė tė mirė tė ekipit i kam kapėrcyer situatat kritike. Tani qė gara ka pėrfunduar, jam i qetė qė ia arritėm tė dalim faqebardhė para klubit dhe opinionit sportdashės elbasanas. Pėrfundimi me tregues tepėr tė kėnaqshėm i aktivtetit na jep kurajo pėr tė qenė mė ambiciozė pėr tė ardhmen. Eshtė e natyrshme qė Elbasani tė synojė tė paraqitet sa mė mirė edhe nė turin e parė tė Kupės UEFA," - shprehet portieri Kotorri. I pyetur nėse do tė jetė pjesė e Elbasanit nė kėtė aktivitet ndėrkombėtar, Kotorri thotė: "Shpresoj se do tė jemi po ai grup qė luajti nė kampionat dhe ėshtė e ligjshme qė tė jenė tė gjithė futbollistėt qė e siguruan pjesėmarrjen nė Europė pjesė e verdhebluve nė UEFA. Mė pas, edhe unė kam tė drejtėn tė zgjedh ekipin me tė cilin do tė luaj nė edicionin e ri. Do tė kėrkoj aq sa meritoj dhe asgjė mė shumė. Fillimisht do tė ulemi nė bisedime me presidencėn e Elbasanit, sepse moralisht i jemi borxhlinj asaj dhe nuk ka kuptim tė largohemi pa diskutuar mė tej. Pėr momentin kam dy oferta serioze, por nuk kam ndėr mend tė futem nė bisedime pa e mbyllur misionin e nisur me verdheblutė. Nga ekipi i Elbasanit jam larguar vetėm gjatė njė kampionati pėr shkaqe qė dihen dhe mbeten besnik i verdhebluve. Por nė futbollin profesionist flitet pėr konkurrencė dhe kontrata tė kushtueshme, pjesė e tė cilave mė pėlqen qė tė jem gjithmonė. Sivjet presidenti Arben Laze arriti tė rindėrtonte njė ekip tė shkėlqyer, tė cilit i plotėsoi tė gjitha kushtet pėr tė pėrballuar me sukses kampionatin. Falė investimeve serioze tė tij, futbolli i qytetit tė Elbasanit u ngjit nė elitė dhe gjasat qė janė edhe nė sezonin e ardhshėm ky ekip tė ruajė ritmin. Nė Elbasan, tė gjithė duan qė verdheblutė tė jenė kampionėt e ardhshėm, por kjo kėrkon shumė punė dhe sigurisht financime mė tė mėdha. Ndoshta sponsorėt Laze?Ēėrraga, krahas mbėshtetjes sė bashkisė, nuk do tė jenė tė vetmit qė do tė investojnė pėr futbollin elbasanas. Ata tashmė janė futur nė historinė e klubit verdheblu si investitorėt mė seriozė dhe shpėrblimi pėr ta do tė jetė njė pjesėmarrje sa mė dinjitoze nė UEFA. Le tė shpresojmė se do tė pėrsėritet historia e largėt, kur Flamurtari i Vlorės trondiste futbollin europian."

    ---------------------------------------------------------------------------------------------------
    Nr.4

    1842 votues: Elbasani meritonte titullin kampion

    Anketa mė e fundit e sė pėrditshmes sportive "Sporti shqiptar", nė anketėn e saj on-line, ka nxjerrė Elbasanin si skuadrėn qė meritonte fitoren finale tė kampionatit tė 66-tė kombėtar. Nė fakt, paraqitja e mirė e skuadrės verdheblu gjatė kėtij edicioni ka bėrė pėr vete shumė tifozė, tė cilėt kanė parė sesi skuadra e drejtuar nga Bushati ka lėnė pas vetes emrat mė tė mėdhenj tė futbollit shqiptar. Kėshtu, nė anketėn e organizuar nga "Sporti shqiptar", se cila prej Dinamos, Elbasanit e Tiranės meritonte titullin kampion, nga 1842 votues, 1081 prej tyre kanė zgjedhur skuadrėn elbasanase. Nė vend tė dytė, me 671 vota, ėshtė renditur skuadra kampione, Tirana. Dinamo ka marrė numrin mė tė vogėl tė votave, vetėm 90 tė tilla. Nė fakt, kjo anketė ka pasur si qėllim tė vėzhgonte popullaritetin e skuadrave tė renditura nė treshen e parė tė kampionatit tonė dhe Elbasani ka pėsuar njė hov tė jashtėzakonshėm, sidomos po tė kemi parasysh se vetėm njė sezon mė parė skuadra verdheblu diskutonte qėndrimin nė kategorinė e mė tė mirėve. Suksesi i arritur nė kėtė votim on-line, tregon mė sė miri progresin e bėrė nga Elbasani, i cili ka mundur tė pushtojė zemrat e tifozėrisė shqiptare.

    -----------------------------------------------------------------------------------------------------


    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  3. #73
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post

    Nr.1


    Kapiteni dhe sulmuesi i kombėtares maqedonase, Artim Shaqiri, mund tė quhet blerja e parė e nėnkampionėve.

    Artim Shaqiri, surpriza e parė verdheblu

    Kapiteni dhe sulmuesi i kombėtares maqedonase, Artim Shaqiri, mund tė quhet blerja e parė e Elbasanit pas pėrfundimit tė kampionatit. Presidenti Arben Laze ka qenė mbrėmė me futbollistin shqiptar nė Elbasan dhe gjithēka paraprakisht ėshtė rėnė dakord qė sulmuesi i njohur i pėrfaqėsueses maqedonase tė luajė pėr ngjyrat verdheblu. Kontrata do tė firmoset mė 15 qershor, datė kur do tė organizohet edhe festa pėr suksesin e ekipit tė Elbasanit, ku presidenti Laze do tė zbulojė tė tjerė emra cilėsorė. Nė fakt, "dashuria" mes Elbasanit dhe Artim Shaqirit ka nisur qė verėn e kaluar, por ai preferoi qė edhe njė vit tė luajė nė Angli me skuadrėn e Uest Bromuiēit (ĖBA) nė Premier Ligė, megjithėse sezonin qė sapo pėrfundoi ėshtė aktivizuar shumė pak. Shaqiri ėshtė mjaft i njohur nė kampionatin anglez, pasi ka ndėrruar disa ekipe, por ai mbahet mend pėr dy gjėra. Ai kujtohet pėr zėnkėn e bujshme me David Bekamin nė ndeshjen me kombėtaren e Anglisė nė Shkup dhe pėr golat fantastikė qė ka shėnuar nė Angli, kur Maqedonia arriti njė barazim historik me pėrfaqėsuesen qė drejtohej nga Erikson. Pra, Shaqiri ėshtė njė lojtar me bagazh dhe mjaft i njohur nė arenėn ndėrkombėtare dhe eksperienca e tij mund ta ndihmojė shumė ekipin e Elbasanit, si nė paraqitjen nė Kupėn UEFA, ashtu edhe nė edicionin e ardhshėm nė kampionatin shqiptar, ku sėrish Elbasani shkon me pretendime. Verdheblutė kanė vuajtur disi nė repartin e sulmit, por ardhja e talentit Shaqiri mund tė pėrforcojė kėtė repart dhe t'i japė njė dorė mė shumė. Nėse njė lojtar cilėsor largohet, njė tjetėr vjen te verdheblutė. Si duket, presidenca elbasanase nuk ka aspak ndėr mend tė ndalė atė hov qė kėtij ekipi. Tė shohim se ēfarė surprizash tė tjera do tė na sjellė nė ditėt e ardhshme kjo presidencė, pasi gjasat janė qė Elbasani tė jetė sėrish ndėr tė parėt, tė paktėn duke u nisur nga deklarata e Arben Lazes.

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Nr.2


    Nėnkampionėt, festa e suksesit mė 14 qershor

    Elbasani do t'i paraprijė pjesėmarrjes sė verdhebluve nė kupėn UEFA me njė festė qė do t'i kushtohet suksesit qė ata shėnuan nė edicionin e sivjetėm tė superligės. Renditja e Elbasanit nė vendin e dytė, duke i shpallur ata nėnkampionė tė Shqipėrisė, ėshtė cilėsuar njė arritje tepėr e madhe, pasi nė kėto nivele futbolli elbasanas nuk ishte ngjitur qė nga edicioni 1983?1984, ku paraardhėsi i ekipit aktual, Labinoti, shpallej kampion i Shqipėrisė. Burime pranė presidencės verdheblu konfirmon se po bėhen tė gjitha pėrpjekjet pėr tė bėrė njė festė mdhėshtore nė qendėr tė qytetit tė Elbasanit me pjesėmarrjen e tė gjithė dashamirėsve tė futbollit e tė gjithė personaliteteve tė shquara tė kėtij sporti ndėr vite.


    Drejtuesit verdheblu piketojnė mbrojtjen
    Presidenca e Elbasanit, ndėrsa futbollistėt janė duke shijuar pushimet, po punon pėr tė krijuar ekipin me tė cilin do tė konkurrojė nė kampionatin e ri. Qė tani nga ana e njėshit tė klubit verdheblu po bėhen pėrpjekje serioze pėr tė ndėrtuar njė repart me mbrojtėsa tė nivelit tė lartė, sikurse ishte ai i kėtij edicioni qė lamė pas. "Jam nė kontakt me lojtarė tė shquar qė luajnė si mbrojtės dhe besoj se dalėngadalė disa prej tyre do tė vendosin tė vishen verdheblu. Sigurisht, do tė ndihem keq pa i pasur mė nė ekip ata qė dhanė maksimumin pėr Elbasanin vitin e fundit, por kjo nuk do tė thotė se do tė mbetemi si "peshku pa ujė" pėr tė ardhmen. Futbollistė tė nivelit cilėsor qė luajnė nė mbrojtje ka plot dhe shumė shpejt disa do tė zgjedhin Elbasanin," - shprehet presidenti Laze

    ---------------------------------------------------------------------------------------------------

    Nr.3

    Presidenti verdheblu jep garanci pėr njė ekip tė madh, madje pas dy ditėsh do tė zbulojė njė emėr shumė cilėsor.

    Laze: Elbasani, pretendent edhe vitin tjetėr

    "Elbasani sėrish do tė jetė mes ekipeve tė mira. Natyrisht, ne do tė kėrkojmė titullin, por kurrė nuk mund t'ia lejojmė vetes qė tė biem poshtė vendit tė tretė." Kėshtu ka deklaruar presidenti i ekipit tė Elbasanit, Arben Laze, i cili premton se nuk do ta lėrė nė asnjė moment ekipin e tij tė zemrės, pėrkundrazi do tė vazhdojė tė ndėrtojė njė skuadėr tė madhe. I pyetur pėr gjendjen aktuale, kur shumė futbollistė kėrkojnė tė divorcohen, numri njė i klubit verdheblu pėrgjigjet: "Unė kam njė parim dhe kėtė e kam thėnė qė ditėn e parė me lojtarėt e mi. Tė gjithė janė tė lirė dhe mund tė zgjedhin vetė ekipin qė dėshirojnė. Do t'u bėj ofertėn time dhe kujt t'i pėlqejė, le tė rrijė. Nuk mbaj askėnd me zor. Besoj se tė gjithė e kanė provuar korrektesėn time." Pra, heshtja e presidentit tė Elbasanit nuk do tė thotė se ai ka hequr dorė nga ekipi i qytetit tė tij. Laze po ndjek me imtėsi ēdo lėvizje. Ai kėrkon tė futet nė merkato qetė-qetė, duke mos pėrmendur emra tė bujshėm para kohe dhe nė fund tė gjithė tė zhgėnjehen. Nė kontaktin qė patėm me tė, Laze thotė qė ėshtė nė bisedime me njė lojtar shumė cilėsor, madje pas 2-3 ditėsh mbaron gjithēka, por ai sėrish tregohet i matur, duke mos zbuluar emrin para kohe. "Jam nė bisedime me njė nga lojtarėt mė cilėsorė tė futbollit nė Shqipėri. Pėrvoja nuk ma lejon qė ta zbuloj emrin para kohe, pasi mund tė na prishte punė tė dyja palėve. E di qė sportdashėsit janė tė paduruar dhe presin emra tė rinj nė skuadėr, por unė po ju them qė tė mos mėrziten, pasi kanė pėr tė parė sėrish njė Elbasan pretendent, si nė kupė, ashtu edhe nė kampionat. Nuk do tė ketė asnjė tolerim. Tani jemi tė destinuar tė fitojmė. I jemi futur kėsaj pune me njė qėllim dhe duhet ta arrijmė atė," - shton mė tej njeriu qė e ngriti sėrish Elbasanin nė majat mė tė larta tė futbollit shqiptar. Nė prag janė ndeshjet e Kupės UEFA dhe verdheblutė do tė ndeshen pas 20 vjetėsh nė kupat europiane. Edhe pėr kėtė presidenti Laze nuk mėrzitet, madje ėshtė i bindur qė ekipi i tij do ta kalojė turin e parė. "Nga sa jam informuar, shorti na vė pėrballė njė ekip ballkanas. Jam i bindur qė kushdo ekip qė tė bjerė, Elbasani do ta kalojė me sukses turin e parė. Kuptohet qė do tė pėrgatitemi pėr kėtė sfidė, nė mėnyrė qė tė kėnaqim tifozėt tanė tė zjarrtė, qė pėr mua kanė qenė njė faktor i rėndėsishėm nė suksesin tonė," - thekson Laze. Thashethemeve tė dyshes drejtuese Demollari-Josa, qė kanė dalė nė opinionin sportiv pėr pasardhėsin e Artan Bushatit, presidenti verdheblu pėrgjigjet prerazi: "Nuk kam kontaktuar me asnjėrin prej tyre. Eshtė e vėrtetė qė unė jam pėr drejtues tė rinj nė moshė dhe ndoshta kėshtu kanė marrė udhėn edhe thashethemet pėr kėta dy trajnerė. Unė i respektoj ata dhe ndoshta nė momentin e duhur mund tė jenė edhe kandidatė, por pėr momentin nuk kam folur me ta." Me pak fjalė, Arben Laze premton se do tė ndėrtojė sėrish njė skuadėr tė denjė dhe nuk do tė heqė dorė nga sponsorizimi pėr futbollin elbasanas, madje garanton tė gjithė tifozėt verdheblu qė ekipi i tyre i zemrės do tė jetė sėrish nė majat mė tė larta

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------


    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  4. #74
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post

    Nr.1

    Sot fillon grumbullimi i verdhebluve

    Futbollistėve tė Elbasanit u duhet t'u japin fund pushimeve, tė cilat i filluan pas mbylljes sė kampionatit, sepse verdheblutė janė pjesėmarrės nė Kupėn UEFA. Sipas burimeve zyrtare nga klubi i Elbasanit, bėhet e ditur se ekipi do tė grumbullohet kėtė javė pėr tė nisur po gjatė kėtyre ditėve pėrgatitjet pėr ndeshjet ndėrkombėtare tė turit paraeliminator nė Kupėn UEFA. Nė fakt, mė parė ishte parashikuar dita e djeshme pėr paraqitjen nė klubin verdheblu tė futbollistėt qė do tė jenė nė pėrbėrje tė Elbasanit gjatė pėrfaqėsimit tė tij nė Europė, por ėshtė gjykuar qė ata tė mbėrrijnė nga dita e sotme nė zyrat e drejtuesve tė tyre. Nė kėtė grumbullim janė thirrur tė gjithė futbollistėt. Tė gjithė kanė shprehur gatishmėri tė plotė pėr tė qenė nė dispozicion tė trajnerėve verdheblu, madje edhe disa titullarėve qė janė nė prag tė nėnshkrimit tė kontratave me klube tė tjera. Kėshtu, ka shumė mundėsi qė Elbasani tė luajė nė Kupėn UEFA po me ata futbollistė qė e ngjitėn nė elitė nė kampionatin e sivjetėm tė superligės. Nga ana e tij, presidenti i Elbasanit, Arben Laze, beson se edhe katėrshja e famshme e mbrojtėsve tė ekipit verdheblu tė edicionit 2004?2005, Ahmataj?Dede?T.Osmani?Dallku, do tė luajnė pėr ngjyrat e Elbasanit nė Kupėn UEFA. Gjithashtu, nuk vihet nė dyshim as pjesėmarrja e "jabanxhinjve" tė tjerė te ky ekip, siē janė Bejzade, Osja, Kaēi, Asllani dhe Memelli. Ishte kontributi i tyre qė e ēoi Elbasanin pėr herė tė tretė si pjesėmarrės nė kupat e Europės, prandaj ata duhet ta respektojnė veten dhe ekipin me tė cilin luajtėn. Megjithatė, le tė presim se kush do tė paraqitet dhe kush jo nė klubin e Elbasanit.

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Nr.2

    Seth Ablade, sėrish nė skenė pėr Elbasanin

    Futbollisti ganez Seth Ablade, i cili u aktivizua nė kampionatin shqiptar me Elbasanin nė sezonin 2003?2004, ėshtė shfaqur sėrish nė skenė. Pėrsėri ai ka shprehur dėshirėn tė kthehet nė vendin tonė, madje duke kėrkuar tė luajė me tė njėjtin ekip ku edhe u bė i njohur nė futbollin shqiptar. Dy ditė mė parė, ai ka komunikuar me dy miqtė e tij tė ngushtė nė Shqipėri, tė cilėve u ka kėrkuar informacion tė hollėsishėm pėr situatėn qė mbizotėron nė klubin verdheblu. Mesfushori 21-vjeēar Seth Ablade shkėlqeu nė kampionatin shqiptar qė u aktivizua me Elbasanin, me tė cilin shėnoi edhe disa gola spektakolarė. Ai u largua nė mėnyrė enigmatike nga ky ekip dhe, siē u mėsua mė vonė, kjo ka ndodhur pas njė pėrplasje tė fortė pėr ēėshtjen e pagesės me presidentin e atėhershėm tė Elbasanit. Momenti i largimit tė tij u pėrcoll me keqardhje nga opinioni sportiv, i cili e vlerėsonte ganezin Ablade si mė tė mirin e verdhebluve. Nė tė njėjtėn kohė, futbollisti me ngjyrė kishte shprehur dėshirėn qė tė merrte pasaportė shqiptare dhe tė luante pėr ngjyrat e pėrfaqėsueses sonė. Por kėto ėndrra tė tij u ndėrprenė nė mes. Siē duket, Ablade nuk e ka harruar pėr asnjė moment Elbasanin dhe Shqipėrinė deri mė sot. Gjatė vitit tė fundit ai ėshtė aktivizuar nė Malajzi, por nuk i ka shkėputur kurrė lidhjet me Shqipėrinė. Tani qė pritet tė fillojė edhe merkatoja e futbollistėve, ai ka trokitur vetė dhe ndoshta mund tė rikthehet te verdheblutė. Nėse ka pėsuar rritje tė formimit profesional si futbollist, Elbasani do tė ketė nė dorė njė nga mesfushorėt mė tė mirė qė ka pasur nė radhėt e tij qė nga koha kur luante Ferdinand Bilali. Megjithatė, drejtuesit e Elbasanit nuk kanė dhėnė hollėsi pėr rastin Ablade.

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  5. #75
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post

    Nr.1

    Elbasanasit, stėrvitje tė organizuar

    Jo tė gjithė futbollistėt qė u aktivizuan me Elbasanin nė sezonin e fundit janė duke bėrė pushime absolute. Edhe ata qė kanė shkuar nė plazh nuk e kanė lėnė pas dore stėrvitjen, por nė mėnyrė tė pavarur i kanė rezervuar asaj njė pjesė tė vogėl tė kohės. Ndėrsa pjesa tjetėr, qė aktualisht jetojnė nė qytetin e Elbasanit, pėr ēdo ditė tė organizuar nė grupe tė vogla, po e vazhdojnė stėrvitjen tė kufizuar me kohė. Gjatė orėve tė para tė mėngjesit ata bėjnė vrapime nė mjediset e parkut "Rinia" nė periferi tė qytetit, ndėrsa pasdite zhvillojnė ndeshje nė fushat e minifutbollit pėr tė ruajtur formėn e tyre tė zakonshme sportive. Por pas pak ditėsh pushimet e pjesshme tė verdhebluve do t'i zėvendėsojė periudha pėrgatitore pėr Kupėn UEFA

    ------------------------------------------------------------------------------------------------

    Nr.2


    Presidenti i verdhebluve ka bėrė tė ditur se legjenda e kuqezinjve ėshtė kandidati kryesor pėr postin e trajnerit

    Laze: Strakosha, eja drejto Elbasanin!

    Listės sė kandidaturave tė spikatura pėr postin e trajnerit tė ri tė ekipit tė Elbasanit kėtė javė i ėshtė shtuar edhe njė tjetėr emėr i njohur i futbollit shqiptar. Madje propozimi i bėrė pėr kandidaturėn mė tė re pėr postin e trajnerit qė do tė drejtojė verdheblutė ėshtė thėnė nga presidenti Arben Laze. Dėshira e financuesit kryesor tė klubit ėshtė qė trajneri i ri i verdhebluve tė jetė ish-kapiteni legjendar i pėrfaqėsueses sė Shqipėrisė, Foto Strakosha. "Kam njė respekt tė pazakontė pėr kėtė figurė tė shquar tė sportit tonė, i cili ka vullnet pėr tė bėrė edhe sakrifica kur ėshtė e nevojshme. Kam besim se Strakosha do tė na e plotėsojė dėshirėn pėr tė ardhur nė Shqipėri si trajner i Elbasanit," - ka deklaruar presidenti Laze. Ndėrsa ka marrė miratimin e tė gjithėve pėr t'i propozuar Strakoshės postin e trajnerit te verdheblutė, presidenti i Elbasanit qė prej disa ditėsh ka filluar kontaktet me ish-kapitenin e pėrfaqėsueses. Nga ana e tij, Laze e ka pikė tė dobėt ēėshtjen e trajnerit qė do tė marrė pėrsipėr tė pėrgatisė Elbasanin, prandaj ka zgjedhur njė nga personalitetet e fushės sė futbollit tė kohėve tė fundit. "Vetėm me njė trajner ambicioz mund tė futemi me pretendime nė kampionatin e ri, prandaj duhet tė kemi nė krye tė ekipit njė si Strakosha, i cili, edhe pse nuk ka pasur ekipe nė drejtim, ka pėrvojė tė mjaftueshme ta bėjė shkėlqyeshėm kėtė," - ėshtė shprehur Laze, i cili gjatė kėsaj jave ose deri nė mesjavėn tjetėr do tė pėrfundojė njė marrėveshje paraprake me kandidatin pėr trajner. Midis tė gjithė atyre qė e synojnė postin e trajnerit tė Elbasanit, mė i preferuari rezulton Foto Strakosha. Nė kėtė vlerėsim qė i bėhet atij ndikojnė sė tepėrmi shumė faktorė, ku mbi tė gjitha ėshtė karriera e tij e pasur futbollistike dhe kontributi i ēmuar nė radhėt e kombėtares deri nė moshėn 40-vjeēare. Aktualisht, burime tė afėrta me presidencėn e verdhebluve theksojnė se dėshira e presidentit Arben Laze mund tė realizohet, pasi Strakosha me njė Elbasan tė pėrbėrė nga futbollistė profesionistė tė njohur mund ta pasurojė edhe mė shumė karrierėn e tij sportive. Pak ditė mė parė, pėr tė njėjtin post u lakuan emrat e Demollarit dhe Josės, por tashmė ata janė tė angazhuar nė punė tė tjera, gjė qė do tė thotė se nuk janė rivalė tė kandidaturave tė reja pėr trajner te verdhebluve. Megjithatė, gjithēka mbetet e hapur dhe njė gjė ėshtė e sigurt, se Elbasani do tė ketė sė shpejti njė trajner tjetėr pėr kampionatin e ri. Do tė jetė Strakosha, apo dikush si ai, apo edhe mė i mirė se ish-kapiteni i kuqezinjve? Kėtė do ta mėsojmė javės tjetėr. Presidenti i Elbasanit ėshtė i vendosur qė edhe nė edicionin e ri ai do tė ketė njė ekip qė do tė jetė protagonisti kryesor i aktivitetit.

    ----------------------------------------------------------------------------------------------------


    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al


    Ēfarė bėhet kėshtu mer aman.Vetėm mė keni lėnė.

    Hidhni ndonjė koment se jam ba si tip gazetari,ngela duke sjellė lajme nga sportshiptar me copy-paste.

    Shumė suksese ekipit tonė tė zemrės.Zgjedhja e Strakoshės nqs realizohet ėshtė diēka shumė pozitive pėr mendimin tim.

    Gjithė tė mirat
    .........................

  6. #76
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post

    Mbrojtėsi veteran, shpesh dhe kapiten i verdhebluve, kėrkon tė kontribuojė edhe nė Kupėn UEFA

    O.Osmani: Edhe njė sezon tjetėr tek Elbasani

    Njė nga futbollistėt elbasanas qė ka luajtur mjaft vite nė pėrbėrje tė ekipit verdheblu ėshtė edhe mbrojtėsi Oltion Osmani. Ai gjatė sezonit tė fundit, pėr shkak tė konkurrencės mjaft tė fortė nė repartin e mbrojtjes, pėr disa javė ka mbetur nė stolin e rezervave. Megjithatė, mbetet njė lojtar me vlera, edhe pse nė shumicėn e rasteve ėshtė aktivizuar pjesėrisht nė disa ndeshje, pasi gjendja e futbollistėve tė tjerė tė repartit tė mbrojtjes ka qenė nė lartėsinė e duhur. Pavarėsisht nga forma e mirė qė ka pasur, mbrojtėsi Oltion Osmani e ka pasur tė detyruar tė qėndrojė nė stolin e verdhebluve. Kjo nuk e ka shqetėsuar atė, pasi pėr Osmanin rėndėsi ka qė ecuria e Elbasanit ka qenė pozitive nga fillimi deri nė fund tė aktivitetit. Nė ndeshjet qė u aktivizua mbrojtėsi O.Osmani ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, si dhe ka bėrė njė prezantim tė pėlqyeshėm. "Jam i kėnaqur me atė qė kam dhėnė nė fushėn e lojės nė ndeshjet qė jam aktivizuar. Njė ndihmė tė madhe nė kėtė drejtim kanė pasur edhe kolegėt e tjerė tė ekipit. Renditja nė vendin e dytė ishte plotėsisht e merituar. Kuptohet qė suksesi i kėtij kampionati nuk duhet tė mbetet me kaq. Ai kėrkohet qė tė pasurohet me njė pjesėmarrje sa mė tė mirė nė turin paraeliminator tė Kupės UEFA dhe nė kampionatin e ri. Duke qenė se disa prej titullarėve janė shprehur pėr njė largim tė mundshėm nga Elbasani, ėshtė momenti mė i mirė pėr tė menduar pėr zėvendėsimin e tyre me lojtarė po aq cilėsorė si ata. Personalisht dėshiroj tė mbetem te verdheblutė, nėse ekipi do tė ketė po atė mbėshtetje financiare dhe atė organizim tė pėrsosur sikurse gjatė edicionit tė fundit. Jam i bindur qė presidenti Arben Laze dhe drejtuesit e klubit do tė dinė ta menaxhojnė periudhėn e riorganizimit, ashtu sikurse pretendojnė. Pėrvoja ėshtė e mjaftueshme nė kėto aspekte dhe mbetet ēėshtje kohe ristrukturimi i ekipit pėr garat ndėrkombėtare qė e presin muajin e ardhshėm, si dhe pėr ato zyrtare kombėtare, qė fillojnė nė fund tė muajit gusht. Gjithēka mbetet e hapur dhe ata futbollistė qė nuk kanė ndėr mend tė largohen pėr tek ekipet e tjera do tė futen nė bisedime me presidentin verdheblu fillimisht. Vetėm nėse nuk do tė gjejmė me kompromis njė zgjidhje tė pėlqyeshme, atėherė do tė mendojmė pėr ndonjė ekip ku e shohim veten po aq mirė si tek Elbasani," - shprehet mbrojtėsi i mirėnjohur Oltion Osmani. Ai thotė se edhe pėr disa vite do t'i pėrkushtohet futbollit, sepse ndihet mjaft mirė pėr ta vazhduar me sukses karrierėn si nė rininė e tij. Osmani ndihet optimist pėr tė ardhmen e tij dhe tė ekipit nė tė cilin dėshiron tė luajė edhe njė sezon tjetėr. Mbrojtėsi i njohur beson se Elbasani do tė jetė i suksesshėm nė Kupėn UEFA. Ai shpreson qė edhe nė kampionatin e ri shumė prej titullarėve do tė mbeten pjesė e verdhebluve, sepse Elbasani duhet tė jetė njė ekip i fortė pėr ta bėrė sa mė tė bukur garėn.

    Laze e Bushati bidedojnė pėr Kupėn UEFA
    Kur kanė mbetur edhe pak ditė qė ekipi i Elbasanit tė grumbullohet pėr ndeshjet e Kupės UEFA, presidenti Arben Laze dhe trajneri Artan Bushati janė takuar midis tyre pėr tė diskutuar rreth mėnyrės se si do tė organizohen paraprakisht punėt. Gjatė njė takimi miqėsor midis tyre u ėshtė kushtuar vėmendje e madhe ēėshtjeve qė lidhen me paraqitjen e verdhebluve nė kupėn europiane. Detajet e kėtij takimi nuk janė bėrė tė ditura, por kuptohet qė Laze e Bushati kanė skicuar gjithēka ėshtė e nevojshme pėrpara grumbullimit tė ekipit tė Elbasanit, si dhe pėr vendin ku do tė zhvillohet periudha pėrgatitore dhe pėrforcimet e nevojshme.



    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 11-06-2005 mė 07:20
    .........................

  7. #77
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post

    Presidenca verdheblu kėrkon futbollistė tė tjerė si Dallku

    Elbasani, merkato edhe nga Kosova

    Krahas disa lojtarėve qė mund tė vijnė nga kampionatet e huaja, sivjet tek Elbasani mund tė ketė futbollistė nga Kosova. Ndėrsa gjatė kampionatit qė kaloi u aktivizua me shumė sukses te verdheblutė mbrojtėsi kosovar nga Vushtria, Armend Dallku, nuk do tė jenė tė paktė ata qė do tė pėrfshihen nė merkaton e klubit tė Elbasanit gjatė periudhės nė vazhdim. Siē duket, presidenti Arben Laze, pas largimit tė mbrojtėsit tė pėrfaqėsueses, kėrkon tė afrojė disa tė tjerė si ai nė ekipin qė financon. Nė fakt, njė emėr i njohur i futbollit kosovar u lakua qė nė fillim tė kėtij viti, por afrimi i tij qe i pamundur. Tani qė ai dhe futbollistėt e tjerė cilėsorė tė pėrzgjedhur nga menaxheri i klubit verdheblu janė tė lirė, presidenti i Elbasanit ka kėrkuar qė ata tė zgjedhin ekipin qė financohet prej tij. Nė sezonin e fundit, kosovari Armend Dallku, falė paraqitjes sė suksesshme, arriti tė bėhej edhe anėtar i ekipeve kombėtare tė Shqipėrisė dhe tani pretendon tė luajė me njė ekip tė Bundesligės. Kuptohet, njė shans kaq tė mirė pėr mbrojtėsin kosovar e dha ekipi verdheblu. Duke qenė se edhe sivjet synohet qė Elbasani tė jetė njė prej pretendentėve kryesorė pėr trofe, afrimi i futbollistėve cilėsorė nga Kosova do t'u jepte mundėsi maksimale atyre pėr tė kaluar edhe nė kombėtaren e Shqipėrisė. Burime konfidenciale pranė menaxherit tė klubit thonė se ka mundėsi qė pa u mbyllur ky muaj disa lojtarė cilėsorė me moshė tė re nga Kosova tė jenė kontigjent i verdhebluve. Si pėr ēdo rast tjetėr, edhe pėr kosovarėt presidenca e Elbasanit nuk ka dhėnė detaje.


    Verdheblutė, pėrgatitorja ndoshta nė Austri
    Pėrveē disa pikėpyetjeve qė ekzistojnė rreth pėrbėrjes qė do tė ketė formacioni i Elbasanit qė do tė konkurrojė nė Kupėn UEFA, edhe vendi ku do tė zhvillohet periudha pėrgatitore nuk ėshtė pėrcaktuar pėrfundimisht. Qė nga pėrfundimi i kampionatit dhe deri tani, presidenca verdheblu ka bėrė pėrpjekje pėr tė gjetur njė vend sa mė tė pėrshtatshėm pėr tė zhvilluar pėrgatitjet pėr ndeshjet ndėrkombėtare. Megjithėse janė parė disa qendra stėrvitore nė vende tė ndryshme, nuk ėshtė vendosur se ku do tė kryhet periudha e pėrgatitjeve tė Elbasanit pėr Kupėn UEFA. Vitet e fundit, stėrvitja e verės ėshtė kryer nė Strugė dhe nė Ohėr tė Maqedonisė, por sivjet pretendimet e verdhebluve janė pėr kushte mė tė mira. Kjo ėshtė e lidhur edhe me faktin qė ata kanė objektiva serioze pėr ndeshjet paraeliminatore tė Kupės UEFA. Sipas drejtuesve tė klubit "Elbasani", pėr momentin vendi mė i preferuar mbetet Graci i Austrisė, por ndėrkohė edhe alternativa tė tjera janė nė diskutim. Megjithatė, ky ėshtė njė problem plotėsisht i zgjidhshėm, ndėrsa si shqetėsim mbetet ndėrtimi i ekipit tė ri.


    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  8. #78
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Elbasani, pėrgatitorja vijon nė Maqedoni

    Verdheblutė, fazėn e dytė tė periudhės pėrgatitore pėr ndeshjet e Kupės UEFA do ta zhvillojė nė Maqedoni. Nė kėtė shtet, elbasanasit do tė kenė mundėsi tė marrin edhe informacionin e nevojshėm pėr kundėrshtarin e tyre, i cili ėshtė njė prej ekipeve mė tė njohura tė kėtij vendi. Ndėrsa qyteti ku do tė sistemohen verdheblutė gjatė kėsaj periudhe stėrvitore mund tė jetė Struga ose Ohri, pasi qė tė dyja afrojnė kushte tė mira pėr t'u pėrgatitur, por pėr kėtė do tė jenė drejtuesit e ekipit ata qė do tė vendosin. Nė Maqedoni verdheblutė do tė mbėrrijnė nė fillim tė muajit korrik dhe do tė stėrviten atje pėr njė periudhė 10-ditore.


    E.Dalipi, Osja dhe Kuēi me provime
    Disa nga futbollistėt e ekipit tė Elbasanit qė ndjekin studimet nė Universitetin "Aleksandėr Xhuvani" janė tė detyruar qė tė shkėputen pėrkohėsisht nga stėrvitja pėr tė marrė pjesė nė provimet e radhės, atė sezonit tė verės. Gjatė kėtyre ditėve, futbollistėt Endri Dalipi, Safet Osja dhe Egert Kuēi janė duke u pėrballur me njė ngarkesė jo tė vogėl pune stėrvitore dhe studimore. Pėr ta koha pėr tė pushuar ėshtė shumė e pakėt.


    Kosovari Cecelia nė pritje tė vlerėsimit
    Qė nga filimjava, nė radhėt e ekipit tė Elbasanit ndodhet edhe mesfushori nga Vushtria e Kosovės, Faton Cecelia. Ai po provohet gjatė fazės pėrgatitore qė verdheblutė po zhvillojnė nė qytetin e Pogradecit dhe shumė shpejt do tė vendoset pėr tė ardhmen e tij. Ai ėshtė nė pritje tė vlerėsimit, por teknikėt e Elbasanit nuk kanė ndėr mend tė nxitohen. Mesfushori 22 vjeēar nga Vushtria do tė jetė nė qendėr tė vėmendjes gjatė njė ndeshjeje miqėsore qė do tė zhvillojė Elbasani nė fund tė kėtij muaji. Vetėm atėherė do tė merret vendimi pėr kosovarin Cecelia, nėse do tė jetė pjesė e ekipit pėr tė ardhmen.

    ------------------------------------------------------------------------------------------------

    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al


    Unė ēuditem me spekullimet e vazhdueshme qė bėhen.Njė herė do shkonin nė Turqi njė herė nė Austri kurse tani na i ēonkan djemtė nė Maqedoni.

    Nuk e di po nuk po mė pėlqen aspak kjo "lėkundje" e treguar kohėt e fundit,qoftė nė lidhje me largimin e shumė lojtarėve cilėsorė,qoftė me mosforcimin e duhur tė ekipit me lojtarė cilėsorė,qoftė me kėto tė ashtuquajturat "lėkundje" nė vendimet e tyre.Nuk mund tė ndėrtojmė njė ekip serioz kėshtu...

    Uroj tė jem gabim e tė nxitohem por kam frikė se nuk mund tė kemi suksesin e vazhdueshmėrinė e rezultateve qė kishim vitin e kaluar.Gjithsesi ne kemi pėr tė qenė gjithmonė pranė djemve tanė....

    Forca ēuna ....

    Gjithė tė mirat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 26-06-2005 mė 09:21 Arsyeja: Gabim ortografik
    .........................

  9. #79
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Nr.1

    Elbasani hap dyert pėr tė rinjtė

    Sivjet, nė radhėt e Elbasanit do tė afrohen mė shumė futbollistė nga ekipi i tė rinjve sesa gjatė edicionit tė kaluar. Aktualisht, dy futbollistė 18-vjeēarė janė thirrur nė grumbullimin qė ėshtė bėrė nė Pogradec dhe sė afėrmi do tė afrohen edhe dy tė tjerė pėr t'u aktivizuar nė ekipin e parė. Ky grup futbollistėsh me perspektivė parashikohet qė tė jenė pjesė e rėndėsishme e Elbasanit gjatė garave zyrtare tė ardhshme. Aktualisht po marrin pjesė nė fazėn pėrgatitore nė Pogradec portieri 18-vjeēar Alban Hoxha dhe futbollisti Bakiu.


    Gati kontratat pėr titullarėt
    Nė fundjavė ėshtė parashikuar qė tė lidhen kontratat e reja me disa nga futbollistėt titullarė qė do tė luajnė sivjet pėr ngjyrat e ekipit tė Elbasanit. Paraprakisht, ky grup ka rėnė dakord me presidencėn pėr ēėshtjen e pagesės dhe pėr mėnyrėn se si do tė bėhet ajo gjatė periudhės qė do tė zhvillohen garat zyrtare. Sikurse thuhet, pėr 11 futbollistėt e formacionit bazė hedhja e firmave nė kontratė do tė mbyllet pėrpara ndeshjes ndėrkombėtare me Vardarin. Ndėrsa tė tjerėt do ta kryejnė kėtė formalitet deri nė kohėn e pėrcaktuar si kufiri maksimal nga FSHF-ja.


    Gazheli mund tė zėvendėsojė Dallkun
    Elbasanasit mund ta zėvendėsojnė kosovarin Dallku me njė mbrojtės tė kampionatit shqiptar. Para disa ditėsh, vendi i mbrojtėsit nga Vushtria i ėshtė propozuar futbollistit Judmir Gazheli. Ky mėsohet qė e ka mirėpritur ftesėn dhe se ėshtė futur nė bisedime me presidencėn verdheblu pėr ēėshtjen e kontratės. Nėse kėto bisedime mbyllen me sukses, ky futbollist do t'i bashkohet Elbasanit pa u mbyllur kjo javė.


    Vrapi dhe Nuhiu firmosin pėr verdheblutė
    Endri Vrapi dhe Arben Nuhiu janė dy futbollistėt mė tė rinj qė i janė afruar ekipit tė Elbasanit. Mbrojtėsi tiranas dhe mesfushori shqiptaro-maqedonas dje kanė hedhur firmėn pėr verdheblutė dhe i janė bashkuar ekipit nė Pogradec pėr t'u stėrvitur. Pas Devollit, dy blerjet e djeshme e ēojnė nė tre numrin e blerjeve me kontratė. Tė mos harrojmė qė janė afruar edhe disa tė tjerė, si Nora dhe Cecelia, por ata mund tė marrin pjesė vetėm nė Kupėn UEFA.


    Nr.2

    Njė "spiun" i Vardarit nė miqėsoren e Elbasanit

    Gjatė ndeshjes miqėsore tė Elbasanit me Teutėn nė tribunė ėshtė parė edhe njė person nga Shkupi i Maqedonisė, i cili ka kryer rolin e "spiunit", duke parė gjendjen e kundėrshtarit nė prag tė Kupės UEFA. Kundėrshtari i Elbasanit po mundohet tė marrė sa mė shumė informacion rreth ekipit verdheblu. Drejtues tė Elbasanit janė shprehur se edhe njė pėrfaqėsues i tyre mund tė ndjekė ndonjė ndeshje miqėsore tė Vardarit.


    Nr.3

    Bejzade: I vėshtirė kualifikimi me Vardarin

    Nė kampin verdheblu ka mendime tė ndryshme rreth ēėshtjes sė kualifikimit tė ekipit tė Elbasanit pėr nė turin tjetėr pas ndeshjeve ndaj Vardarit tė Shkupit. Disa janė tė bindur se elbasanasit do ta sigurojnė kualifikimin qė nė takimin e parė qė do tė zhvillohet nė stadiumin "Ruzhdi Bizhuta", ndėrsa tė tjerė mendojnė se gjithēka do tė zgjidhet nė ndeshjen e kthimit. Mesfushori Skerdi Bejzade ėshtė i mendimit se kualifikimi me Vardarin e Shkupit do tė jetė i vėshtirė.
    - Jeni njohur me kundėrshtarin pėr Kupėn UEFA. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė ekip dhe si e parashikoni kualifikimin?
    - Personalisht gjykoj se nuk jemi aq tė favorizuar nga shorti, sikurse janė shprehur gjatė kėtyre ditėve drejtues, apo futbollistė tė Elbasanit. Mendoj se kemi pėrballė njė ekip me emėr tė madh nė futbollin maqedonas, i cili realisht ėshtė pėr t'u respektuar pėr vlerat e tij. Sigurisht qė do tė ishte mė e lehtė pėr ne kualifikimi nė rast se do tė luanim me ekipe tė dobėta qė marrin pjesė nė kupėn UEFA, por shorti ėshtė short dhe duhet t'i bindemi. Vardari merr pjesė nė UEFA me pretendime dhe, nisur nga ky fakt, e mendoj tė vėshtirė kualifikimin.
    - Pra, ju gjykoni se Elbasanit do t'i duhet njė volum i madh loje pėr tė shkuar nė turin tjetėr?
    - Absolutisht po. Duhet tė jemi realistė qė ndeshjet ndėrkombėtare janė tė nivelit tė lartė dhe kėsaj ėshtė e nevojshme t'i pėrgjigjemi me njė ekip sa mė cilėsor. Kundėrshtari ynė ka pasur njė ecuri shumė tė mirė nė kampionatin e fundit dhe pritet tė luajė pėrballė nesh me formacionin e tij mė tė mirė tė mundshėm. Kuptohet qartė qė ekipi maqedonas ėshtė pėr t'u vlerėsuar si njė kundėrshtar i fortė qė nuk tė fal kollaj. Kėshtu qė verdhebluve do t'u duhet tė djersijnė shumė pėr t'u kualifikuar.
    - Ēfarė e bėn tjetėr tė vėshtirė kualifikimin?
    - Kėto vėshtirėsi do tė jenė tė mėdha, pasi Elbasanit do t'i mungojnė nė mbrojtje futbollistėt qė dihen tashmė. Largimi i katėrshes sė mbrojtjes ėshtė njė nga arsyet pse e mendoj tė vėshtirė ballafaqimin nė UEFA. Nėse do tė luanin pėr ngjyrat e verdhebluve Dede, Dallku, Osmani dhe Ahmataj, ne do tė shkonim pėrtej parashikimeve tona nė Kupėn UEFA. Pavarėsisht nga kėto boshllėqe tė krijuara si pasojė e lėvizjeve tė lojtarėve pas mbarimit tė kampionatit, nė ekip ka lojtarė qė do tė luajnė nė kėtė repart po me atė pėrkushtim.
    - Kanė mbetur pak mė shumė se dy javė kohė deri kur do tė luhet ndeshja Elbasani?Vardari. Cila ėshtė gjendja aktuale e verdhebluve?
    - Pėr mendimin tim, ēdo gjė po funksionon mirė. Prej afro 10 ditėsh, Elbasani ėshtė grumbulluar nė Pogradec, ku po zhvillon periudhėn pėrgatitore pėr kėtė ndeshje. Mė vjen sinqerisht mirė qė ka njė atmosferė kaq tė nxehtė dhe miqėsore pėr kėtė pėrfaqėsim tė verdhebluve nė futbollin europian.
    - Vardari ka jo vetėm njė histori tė pasur nė futbollin e vendit fqinj, por ka nė pėrbėrje edhe lojtarė tė talentuar. A ėshtė kjo njė pengesė e fortė pėr t'u kapėrcyer nga Elbasani?
    - Ne e kemi tė qartė si historinė, ashtu edhe gjendjen aktuale tė kundėrshtarit tonė nė UEFA dhe po pėrgatitemi t'i kundėrvihemi me "armėt" tona mė tė forta. Shpresojmė se do tė jemi tė suksesshėm dhe se do tė kualifikohemi, me gjithė vėshtirėsitė qė kemi pėrpara. Kohė ka ende pėr tė bėrė lėvizjet e duhura nė ekipin tonė, qė t'i kundėrvihemi Vardarit me shumė dinjitet.
    - Shpeshherė pėshpėritet se Elbasani do tė pėrsėrisė historinė e lavdishme tė Flamurtarit tė Vlorės. Si do ta komentonit kėtė?
    - Kjo do tė ishte fantastike. Por duhet tė jemi realistė. Mė vjen keq qė aktualisht forca e ekipit tonė nuk mund tė shfaqet kaq magjishėm, por prapėseprapė dua ta besoj se Elbasani duhet tė pėrsėrisė historinė e Flamurtarit.



    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al

    Nga gjithė kėto lajme mua mė ka pėlqyer shumė afrimi i dy djemve tanė.Ėshtė diēka shumė pozitive nqs djemtė do ambjentohen shpejt me ekipin e avash avash tė jenė pjesė e formacionit bazė.Jam i sigurtė qė me ekipet e vogla ėshtė bėrė goxha punė serioze ndėr vite dhe kjo ka sjellė si rezultat,formimin e mjaft talenteve.
    Kto pėrforcimet nuk e di por mė duken si tė nxituara edhe nuk jam i sigurtė nqs janė zgjidhjet mė tė mira.Na mungon Lideri nė ekip,qė do tė thotė shumė nė lidhjen e ekipit gjė qė e cila vėret re shumė nė teren.Pėrsa i pėrket kėtij "spiunit" hė ēti komentosh.. Bujrum po ta dini se petllat nuk i shpėtoni kollaj lool

    Sa pėr ndeshjen me maqedonsit,nuk dua tė tregohem irealist po unė pėr vete jam shumė optimist pėr kualifikimin nė fazėn e dytė.Pastaj kismet Zotit lool

    Forca ēuna....



    Gjithė tė mirat
    .........................

  10. #80
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ky mesfushori Arben Nuhiu, kam degjuar se eshte lojtar shume i mire qe ka luajtur edhe me Hajdukun e Splitit, Beverenin ne Belgjike, Turqi etj.

    Mendoj qe Elbasani jo vetem qe nuk eshte dobesuar me largimin e Dedes, Dallkut, Osmanit dhe Ahmatajt por edhe eshte perforcuar edhe me teper, me afrimin e Arben Nuhiut, Devollit, Vrapit, Nores, Cecelise etj.

    I urojme Elbasanit kalimin e sa me shume tureve ne kupen e UEFA-s sivjet.

    Tu-tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Elbasan, Opozita nis protestėn kunder vendimit te KQZ
    Nga no name nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:38
  4. Protesta e komuniteteve fetare pėr kthimin e pronave
    Nga King_Arthur nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-08-2006, 18:05
  5. Vdiq nje lypes ne Elbasan...
    Nga Kallmeti nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-02-2004, 22:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •