Close
Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 154
  1. #51
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Elbasani, merr hak ndaj Teutės


    Teuta me mungesa tė dukshme nė formacion ka pėsuar humbjen e dytė radhazi nė kampionat pėrballė njė Elbasani me formacion tė konsoliduar pas faljes sė Ahmatajt nga komisioni i disiplinės. Elbasani ka arritur njė fitore qė e konsolidon nė vendin e dytė, madje e bėn qė tė shpresojė nė ndonjė hap tė gabuar tė Tiranės. Pjesa e parė e takimit ka filluar mė mirė pėr durrsakėt, qė me anė tė Daniel Xhafės kanė rrezikuar nė minutat e 8-tė, 17-tė dhe 24-t portėn e Kotorrit. Durrsakėt, qė kanė nė kėtė pjesė edhe erėn nė favor, arrijnė qė tė shėnojnė me anė tė Xhafės, por goli anulohet pėr pozicion jashtė loje. Elbasani reagon kryesisht me anė tė kundėrsulmit, ku dyshja Ahmataj?Bejzade funksionon mjaft mirė. Eshtė pikėrisht Bejzade, qė pasi godet shtyllėn e portės durrsake nė minutėn e 30-tė, ka shfrytėzuar mjaft mirė njė harkim tė nisur nga njė goditje dėnimi nga Ahmataj, duke e pėrplasur me kokė topin nė rrjetėn e portės sė Kapllanit. Elbasani shėnon dhe Teuta fut nė lojė Mancakun, qė nė ditėn e varrimit tė gjyshes sė tij sakrifikon pėr ekipin, duke u futur nė fushėn e lojės. Minuta e 40-tė do t'u jepte durrsakėve shansin mė tė mirė pėr tė barazuar rezultatin. Daniel Xhafa fiton njė penallti dhe atje ėshtė Mancaku qė godet nga pika e 11-metėrshit, por portieri Kotorri nuk lejon qė topi tė pėrfundojė nė rrjetė. Teuta humbet rastin mė tė mirė pėr tė barazuar, nė njė kohė qė pjesa e dytė do tė kishte njė tablo krejt tjetėr. Teuta, qė pritej tė ushtronte presion pėr tė barazuar rezultatin, nuk ka forcėn e duhur pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Elbasani mbrohet mirė dhe i mbyll tė gjitha korridoret e kėrkuara nga Daniel Xhafa dhe Mancaku nė bazė tė njė strategjie tė qartė pėr tė barazuar rezultatin. Rastet e Hasanit, Mancakut, Xhafės pėr Teutėn nuk kanė ndryshuar asgjė nė pjesėn e dytė. Elbasani ka marrė tri pikė tė arta nė Durrės pėrballė njė Teute qė ndjeu peshėn e lodhjes nė mesjavė dhe mungesat e disa futbollistėve tė rėndėsishėm nė ekip. Tashmė pėr Teutėn kampionati ėshtė njė formalitet, nė njė kohė qė Elbasani ka konsoliduar vendin e dytė dhe shpreson nė ndonjė hap tė gabuar tė Tiranės, e cila javės tjetėr do tė ndeshet sėrish me Vllazninė. Por edhe Elbasani ka njė ndeshje mjaft tė vėshtirė, atė me Dinamon, qė kundėrshtarėve tė fortė u ka marrė edhe pikė tė plota. Tė shohim se ēfarė emocionesh do tė na dhurojnė kėta skuadra javėn tjetėr.

    Deklaroi:" Artan Bushati, trajner i Elbasanit: "Ishte njė ndeshje e vėshtirė nė trasfertė, duke parė edhe gjendjen e mirė qė aktualisht po kalon Teuta. Kemi konsoliduar me kėtė fitore vendin e dytė dhe do t'i qėndrojmė pas Tiranės pėr tė pėrfituar nga ndonjė hap fals. Nė pjesėn e dytė arritėm tė menaxhojmė golin e shėnuar nė pjesėn e parė dhe fituam. E kam parė me kujdes Teutėn nė ndeshjen e sė mėrkurės me Partizanin, ku luajti me ritėm tė lartė. Mendoj se edhe fati ishte me ne nė kėtė fitore tė merituar pėrballė njė ekipi tė fortė si Teuta.

    " Tė veēanta: - Bledar Mancaku, nė ditėn qė varrosi gjyshen e tij, ka sakrifikuar duke luajtur pėr ekipin. Ai madje ka qenė fare pranė shėnimit tė golit pas goditjes sė 11-metėrshit. - Me humbjen e pėsuar me Elbasanin, Teuta i ka thėnė lamtumirė vendit tė tretė nė klasifikim, duke i hedhur sytė nė kupė. - Njė pjesė e tifozėve durrsakė e kanė braktisur stadiumin para pėrfundimit tė ndeshjes, duke parė lojėn pa ritėm tė Teutės nė pjesėn e dytė.



    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  2. #52
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Skuadra e Elbasanit pėrdor doping !!!

    Sporti Shqiptar

    Besnik Sulaj, presidenti i Dinamos, dhe Gjergj Ruli, shefi i klubit blu, lėshojnė deklaratėn bombė.

    Plas ēėshtja "doping" nė kampionatin shqiptar. Janė pikėrisht drejtuesit mė tė lartė tė klubit "Dinamo", tė cilėt kanė marrė pėrsipėr tė vendosin para pėrgjegjėsisė ato skuadra qė stimulojnė futbollistėt e tyre me anė tė substancave tė ndaluara psikomotore.

    Pėr presidentin Besnik Sulaj dhe shefin e klubit, Gjergj Ruli, duhet tė fillojė medoemos hetimi nga ana organet kompetente, nė bashkėpunim me Federatėn Shqiptare tė Futbollit, pėr tė gjetur fajtorėt qė duan tė pėrfitojnė nė rrugė tė paligjshme. Akuza e dy krerėve mė tė lartė tė Dinamos ėshtė e pėrqendruar mė shumė te skuadra e Elbasanit, e cila nė kėtė sezon ka shfaqur njė formė tė jashtėzakonshme fizike, duke hedhur shumė hije dyshimi. Nė deklarimin e tyre ekskluziv pėr "Sportin shqiptar", Sulaj dhe Ruli bėjnė tė ditur se do t'i bėjnė njė kėrkesė zyrtare qeverisė sė futbollit shqiptar, qė nė kėtė fundsezoni tė marrė njė vendim pėr bėrjen analizave tė tė gjithė futbollistėve tė superligės. Nėse njė gjė e tillė nuk realizohet, presidenti dhe shefi i klubit blu kėrcėnojnė se do ta ēojnė ēėshtjen "doping" nė organet mė tė larta tė UEFA-s.

    Sulaj: Urgjentisht, analizat Elbasanit
    Ka qenė shumė i prerė nė lidhje me problemin nė fjalė presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj. Bosi i bluve ėshtė i bindur se nė kampionatin shqiptar janė disa futbollistė qė pėrdorin substanca tė ndaluara. Edhe pse nuk jep emra konkretė, Sulaj i ka dyshimet e tij mė tė mėdha te skuadra e Elbasanit, qė nė kėtė kampionat ka bėrė paraqitje tė njė forme fizike qė tė ngjason me kampionatin italian. "Sė bashku me shefin e klubit, Gjergj Rulin, kam marrė pėrsipėr tė bėj tė ditur se nė kampionatin shqiptar konsumohen doza tė substancave tė ndaluara farmaceutike. Pėr kėtė, do t'i bėjmė njė kėrkesė zyrtare Federatės Shqiptare tė Futbollit, qė tė nisė urgjentisht bėrjen e analizave tė gjakut dhe urinės pėr tė gjithė futbollistėt e superligės. Po habitem nė kėtė sezon me formėn fizike qė po tregojnė sidomos futbollistėt e Elbasanit dhe pėr kėtė kėrkoj qė nė pėrfundim tė ndeshjes tė sė shtunės, njė komision i caktuar tė bėjė tė gjitha analizat e nevojshme atyre dhe Dinamos njėkohėsisht. Mendoj se tani ėshtė koha e pėrshtatshme qė t'i themi "ndal" njė problemi shumė tė madh qė ka zaptuar kampionatet mė tė forta nė botė dhe qė prej disa muajsh po jep shenja edhe nė Shqipėri. Nėse Federata Shqiptare e Futbollit nuk do ta marrė parasysh kėrkesėn tonė, ne do tė jemi tė detyruar qė t'i drejtohemi organizmit mė tė lartė tė UEFA-s pėr tė vendosur drejtėsinė nė vend."

    Ruli: Koha e duhur pėr njė hap tė tillė.
    Sipas shefit tė bluve, fundsezoni ėshtė periudha mė e mirė qė tė gjithė futbollistėve t'u bėhen analizat e gjakut dhe tė urinės, pėr tė provuar nėse kanė ose jo shenja tė pėrdorimit tė substancave tė ndaluara. "Nga informacionet qė kam, periudha mė e mirė pėr realizimin e kėtyre analizave ėshtė fundi i sezonit. Fakti qė pasojat e pėrdorimit tė substancave psikomotore mbeten deri nė 6 muaj nė gjak, do tė thotė se jemi nė kohėn e duhur pėr tė ndėrmarrė njė hap tė tillė. Edhe unė kam dyshimet e mia pėr elbasanasit, tė cilėt nė kėtė sezon kanė dhėnė njė rendiment qė nuk shihet nė kampionatin shqiptar. Pėr kėtė po bėjmė gati njė kėrkesė zyrtare drejtuar federatės sonė, e cila ndoshta nė bashkėpunim edhe me prokurorinė, tė nisė hetimet dhe njėkohėsisht analizat e ēėshtjes sė shumėpėrfolur "doping". Nė realizimin e kėtyre analizave, duhet tė pėrfshihen edhe ekipet e tjera tė superligės, sė bashku edhe me Dinamon, ku me ēdo kusht tė vihen para pėrgjegjėsisė fajtorėt," - e mbyll deklarimin e tij shefi i klubit "Dinamo", Gjergj Ruli.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #53
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Dinamo: Elbasan mos na keqkupto!

    Shkrimi i djeshėm nė gazetėn "Sporti shqiptar" me titull: "Skuadra e Elbasanit pėrdor doping", ka krijuar tronditje nė sportin shqiptar. Ja se si u shpreh zėdhėnėsi i shtypit i Dinamos dje pėr gazetėn "Sporti shqiptar": "Nuk e prisnim qė fjalėt tona tė keqkuptoheshin. Duam tė bėjmė tė ditur se nė atė shkrim ėshtė folur nė pėrgjithėsi pėr fenomenin "doping". E theksojmė edhe njė herė, se kemi dyshimet tona qė nė superligė dhe nė tėrė sportin shqiptar ka sportistė qė pėrdorin substanca tė ndaluara, fenomen pėr tė cilin duhet hetuar dhe nėse ėshtė e vėrtetė, tė merren masa pėr t'u ndalur. Klubi ynė e sheh mėse normale qė tė ndėrmerret njė nismė e tillė pėr tė mirėn e tė gjithėve dhe luftės sė ndershme sportive. Madje, ne jemi gati qė testi anti-doping tė nisė qė me ndeshjen Elbasani-Dinamo, duke filluar me ekipin tonė tė Dinamos. Prandaj Elbasan, mos na keqkupto! Sqarojmė edhe njė herė, se ne nuk kemi asgjė me ekipin e Elbasanit, pėr tė cilin ruajmė respekt pėr rezultatet e arritura gjatė kėtij sezoni,"- sqaron zėdhėnėsi i klubit "Dinamo".


    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al





    Mė vjen shumė keq pėr kėto SHPIFJE,dhe janė tė tilla pasi vetė deklarata e tij sot rrėzon me njė dinakėri pėr tu pasur zili ēka ai person deklaroi dje.

    Nuk fitohen ndjeshjet kėshtu o trima,ndeshjen fitoje nė fundjavė nė fushėn ne blertė.Pastaj i harruan Dinamovitėt se ekipi i tyre ėshtė ai qė na ka digjeneruar nė kupat europiane.I harroi Presidenti i Dinamos se shiti akoma dhe ndeshjen me rumunėt vitin e shkuar pėr kupėn Uefa (mė duket apo Intertoto)...

    Edhe sportishqiptar.com.al sikur e ka dhe ai pak "meritėn" e tij duke i fryrė gjėrat,dhe duke luajtur rolin e "ndėrmjetsit"....(gjynah se kam pasur respekt pėr kėtė gazetė)

    Mund tė quhet dhe si lojė e kėtij stafi nė bashkėpunim me Drejtuesit tė Dinamos me qėllimin pėr ti dhėnė njė interes tjetėr kėsaj ndeshje...

    Dhe sigurisht dhe sportishqiptar del mė i fituari nė kėtė "komedi" shet mė shumė nė kurriz tė njė ekipi shembull sivjet....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 14-04-2005 mė 12:34
    .........................

  4. #54
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Elbasani: Tek ne nuk ka doping!


    Sapo kanė mėsuar nga gazeta "Sporti shqiptar" se presidenti dhe shefi i klubit "Dinamo" e akuzojnė skuadrėn e Elbasanit pėr pėrdorim dopingu, verdheblutė kanė kėrkuar tė argumentojnė tė kundėrtėn pėrpara mediave nėpėrmjet presidentit Arben Laze dhe trajnerit Artan Bushati. Rreth orės 10:30 tė sė mėrkurės, dy figurat kryesore tė verdhebluve, tepėr tė qetė, kanė komunikuar me gazetarėt rreth asaj qė ka deklaruar nė formė akuze presidenti dhe stafi i klubit tė Dinamos. Interesimi i gazetarėve ka qenė i pazakontė pėr tė mėsuar sa mė shumė detaje nga njėshi i verdhebluve, i cili nga ana e tij ėshtė pėrpjekur qė mė sė shumti tė mohojė akuzat e ngritura nga drejtuesit e klubit "Dinamo". Presidenti i verdhebluve ka bėrė njė deklaratė pėr shtyp lidhur me pavėrtetėsinė e akuzave tė bėra publike, duke renditur njė sėrė argumentesh.
    "Nė radhė tė parė, jemi befasuar nga deklarata e publikuar nė njė gazetė sportive nga presidenti dhe shefi i klubit "Dinamo", sikur Elbasani gjatė kėtij edicioni ka pėrdorur doping. Me njė deklaratė dashakeqe, tė mbushur me shpifje, ata hedhin poshtė vlerat sportive dhe financiare tė klubit tė Elbasanit. Ky klub me traditė tė hershme, historia e tė cilit fillon qė nė vitin 1913, do tė mbetet i pastėr dhe nuk mund ta njollosė askush. Rezultatet e shkėlqyera tė arritura nga ana e ekipit tonė deri tani janė fryt i punės sė tė gjithė klubit dhe e grupit tė futbollistėve tė talentuar. Si mund tė akuzohet nė mėnyrė kaq banale dhe pa asnjė bazė njė ekip si Elbasani, qė ka nė pėrbėrje tė tij lojtarė profesionistė, njė pjesė e tė cilėve edhe anėtarė tė ekipeve tona kombėtare? Nuk do tė kishte kuptim qė lojtarė tė cilėt janė nė fillimet e karrierės sė tyre tė jenė pėrdorues tė dopingut. Nuk mė duket bindėse pėr shumė arsye akuza e ngritur, aq mė tepėr qė njė pjesė e futbollistėve tanė janė emra tė shquar tė kampionatit tė superligės. Nga ana tjetėr, akuza duket bajate nė njė kohė qė nga ekipi ynė luajnė me kombėtaren disa lojtarė, tė cilėt nė asnjė mėnyrė FSHF-ja nuk do t'i lejonte tė bėheshin anėtarė tė ekipeve pėrfaqėsuese tė Shqipėrisė. Nė ekipin e Elbasanit ka futbollistė me dinjitet, si Oltion Osmani, qė ėshtė shpallur kampion me Vllazninė, Julian Ahmataj me Dinamon, Nevil Dede me Tiranėn, Safet Osja me Vllazninė, Skerdi Bejzade me Partizanin, Albert Kaēi me Vllazninė, Klodian Asllani me Dinamon, Klevis Dalipi nė Portugali, si dhe lojtarė tė nderuar tė kombėtares, si Armend Dallku, Tefik Osmani, Hetlem Ēapja dhe Mardian Kacollja. Nė kėto kushte, klubi i futbollit "Elbasani" ėshtė i hapur t'u nėnshtrohet pa pėrjashtim tė gjitha analizave qė do tė kėrkojė FSHF-ja. Kjo ēėshtje ėshtė nė nderin e FSHF-sė qė t'i shkojė deri nė fund. Presidenca e Elbasanit do tė bėjė padi civile dhe penale pėr akuzat e pabaza. Tė mbajnė pėrgjegjėsi ata qė e kanė sajuar kėtė makinacion,"- pėrfundon deklarata pėr shtyp e presidencės sė Elbasanit.
    Mė pas, presidenti Arben Laze dhe trajneri Artan Bushati u janė pėrgjigjur pyetjeve tė gazetarėve.


    www.sportishqiptar.com.al....



    Sportishqiptar na qenka "albitri"....


    Kjo ėshtė pėrgjigja zyrtare e Sk.Elbasanit.
    .........................

  5. #55
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Laze: Dinamo ta harrojė fitoren nė Elbasan



    "Kėtė qė kėrkojnė tė bėjnė me Elbasanin, drejtuesit e Dinamos do ta vuajnė mbi kurrizin e tyre, sepse ne jemi tė bindur qė gjithēka ėshtė veēse njė shpifje, qė ka pėr qėllim tė shkatėrrojė nga ana psikologjike verdheblutė nė prag tė sfidės qė kemi nė prag. Por do t'i kujtoja Dinamos se ne nuk mund tė na trondisin shpifje tė tilla. Pėrkundrazi, jam i bindur qė Elbasani do t'i tregojė Dinamos tė shtunėn se do tė dalė e humbur nė mėnyrėn mė shembullore. Me kėtė duam t'u themi dinamovitėve se ata do tė zbresin nga vendi i tretė. Kėtė vend ata do ta qajnė dhe as tė mos shpresojnė se mund ta kapin vendin e dytė, tė cilin jo vetėm e kemi merituar, por duhet tė ishim mė lart sesa kaq. Si president i Elbasanit dua t'i bėj tė ditur opinionit sportiv se do t'i mbaj premtimet. Dinamo mund t'i ketė bėrė vetė gjėra tė tilla, pėr tė cilat presidenti dhe shefi i tyre na akuzojnė ne tani qė jemi ngjitur nė elitėn e futbollit shqiptar. Pas kėtyre akuzave do tė dimė qė tė pranojmė tė kundėrtėn. Dhe tė turpėruar do tė jenė ata qė bėnė shpifje tė tilla pėr Elbasanin, pėr tė cilin ėshtė investuar dhe punuar shumė gjatė kėtij sezoni futbollistik," - ėshtė shprehur presidenti i Elbasanit nė lidhje me ndeshjen e radhės.


    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al


    Pėrgjigja mė e mirė e Elbasanit do jetė shpartallim total i Dinamos nė fushėn e blertė.Kjo ėshtė pėrgjigja mė e mirė e ekipit tonė ndaj xhelozisė injorante dinamovite.


    Gjithė tė mirat
    .........................

  6. #56
    Ma®seli Maska e JaCk_DaniELs
    Anėtarėsuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    As Vet Se Di
    Postime
    923

    JaCK_Daniels

    Po qe do ta harrojne fitoren ska dyshim kjo gje qe keshtu po shume fjalle te kota

    "ELBASANI" Do fitoje: dhe gjithe tifozet e "Dinamos" mose vijne kote se do rrifeni

    dhe une nuke po shkruaj me se kjo gje dihet qe "ELBASNI" DO FITOJE
    E kam tė vėshtirė tė gjykoj tė tjerėt , por tė tjerėt e kan tė vėshtirė pėr mos mė gjykuar mua.....

  7. #57
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    ELBASANI - DINAMO 1- 1.

    Nė minutėn e 28-tė, ekipi i Elbasanit arrin tė shėnojė golin e epėrsisė. Merita ka qenė e dyshes K.Dalipi-Kaēi, tė cilėt kanė organizuar njė aksion model nga e djathta. Topi ka pėrfunduar tek Asllani, i cili ka qenė tepėr i saktė, duke e pėrcjellė atė nė kuadratin e Likės.

    Nė minutėn e 64-t, Qorri rrėzohet nė zonė dhe gjyqtari akordon 11-metėrsh, qė realizohet nga Gaye. Vendėsit e kanė kontestuar sė bashku me tifozėrinė dhe kjo e ka tensionuar disi atmosferėn. Megjithatė, loja nė fushė ėshtė mbyllur pa incidente. Incidentet kanė ndodhur pas ndeshjes, ku shumė tifozė elbasanas kanė dalė duke protestuar.



    Njė pjesė e tifozėve kanė qėlluar me gurė, madje kanė ngritur edhe barrikada. Disa prej tyre kanė qėlluar nė drejtim tė makinės sė deputetit Taulant Dedja, duke e dėmtuar atė. Po kėshtu ėshtė dėmtuar me gurė edhe makina e ambasadorit hungarez nė Tiranė, i cili ndodhej dje nė Elbasan pėr tė ndjekur ndeshjen. Tifozėt elbasanas kanė qenė aq tė irrituar, sa nuk e kanė pėrmbajtur dot veten, por kanė pushtuar sheshin para stadiumit "Ruzhdi Bizhuta", duke goditur e thyer xhama makinash aty. Madje protesta e tyre ka pėrshkuar edhe disa nga rrugėt kryesore tė qytetit, derisa ka ndėrhyrė policia, e cila ka ndaluar rreth 18 persona.

    Nėse deklarata e presidentit dinamovit, Besnik Sulaj, se Elbasani pėrdor doping, ka shėrbyer pėr thirrje tė tifozerisė elbasanase ndaj tij, penalltia e dhėnė nga gjyqtari Arjan Likja, e ka acaruar tej mase situatėn, aq sa ėshtė dashur ndėrhyrja e forcave tė rendit pėr tė normalizuar gjithēka.


    Deklarojnė:

    Artan Bushati, trajner i Elbasanit: "Do tė thoja se bėmė njė paraqitje tė mirė. Shėnuam njė gol, por edhe humbėm disa raste. Nė pjesėn e dytė luajtėm me koncepte tė qarta, por tendenca e gjyqtarit me njėanshmėrinė e tij na dėmtoi rėndė. Pak u dukėn shenja lodhjeje, por pėrgjithėsisht ekipi tregoi karakter dhe forcė. Vlerėsoj sakrificėn e Ahmatajt dhe Asllanit dhe theksoj se nuk do tė kemi probleme me vendin e dytė, pasi do ta zgjidhim matematikisht javėn e ardhshme.

    Agim Canaj, trajner i Dinamos: "Mendoj se ndeshja ishte vlerėsuar nga tė dy ekipet. Sulmuam qė nė fillim dhe nė tri raste mund tė kishin kaluar nė avantazh. Pėr fat tė keq, u ndėshkuam, por nuk u dorėzuam. Nė gjysmėn e mbetur tė lojės u vendosėm mė mirė, madje dominuan dhe arritėm te barazimi. Nuk mund ta gjykoj rastin e 11-metėrshit, pasi nuk arrita ta shoh qartė. Pėr Elbasanin kam pėrshtypjet mė tė mira dhe e meriton vendin qė mban. Nga ky takim mund tė kishim dalė edhe me fitore."

    Marre nga ''SPORTI SHQIPTAR''

    Ka ndodh si me NAFTETARIN para disa viteve...ku u be lufte e papare ndonjehere....U dogjen makina dhe u sulmuan arbitrat dhe ekipi Dinamos...Lojtaret e Dinamos kane ikur naten me ndihmen e forcave speciale ..

    Presidenti Dinamos eshte shkaktari kryesor i asaj qe ndodhi ...deklaratat e tij kane ndikuar ne acarimin e situates deri ne protesta te hapura dhe incidente...
    Megjithese sot ai filloi ta dredhe muhabetin ...duke pergenjeshtruar ato deklarata ... ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga inter_forever : 17-04-2005 mė 21:52
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Helmi i Dinamos nuk ka te sosur. E ka shijen te ngjashme me ate te shokut te vet, gjarprit partizan.

    Jua thote nje tifoz i Tirones, solidar me elbasanllinjte ne lufte kunder morrave te kuq dhe gjarperve blu.
    Ignore List: Den Bossi

  9. #59
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Lideri i skuadrės sė Elbasanit thotė se ata qė shkaktuan dhunėn nuk janė tifozėt e vėrtetė verdheblu

    Dede: Tifozėt, tė irrituar prej gjyqtarėve

    "Skuadra e Elbasanit ėshtė paragjykuar gjatė kėtij sezoni, sidomos nė ndeshjet e fundit. Nuk e di me ē'qėllim bėhet, por nuk ėshtė mirė tė vazhdohet kėshtu." Kėshtu e nis prononcimin pėr "Sportin shqiptar" Nevil Dede, i cili po mbyll sezonin e tij tė parė me ekipin e Elbasanit, njė sezon i suksesshėm pėr tė, pasi ai sė bashku me skuadrėn ėshtė drejt realizimit tė njėrės nga objektivat madhorė, pjesėmarrjen nė Kupėn UEFA, kompeticion qė kishte mbetur ėndėrr nė sirtar pėr shumė vite pėr kėtė ekip me tradita. Por Dede, ashtu si lojtarė tė tjerė tė Elbasanit, ėshtė mėrzitur nga ngjarjet e fundit. "Po tė shohėsh ndeshjet e fundit, Elbasanit i janė dhėnė katėr penallti nė dėm tė tij, duke prishur edhe rezultatin. Ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishme, penalltitė kanė qenė tė dyshimta, madje skandaloze dhe, natyrisht, i kemi kontestuar. Prandaj tifozėt tanė kanė ardhur nga ndeshja nė ndeshje mė tė inatosur, deri nė ndeshjen me Dinamon, kur kontestimet morėn pėrmasa tė tilla. Duhet tė dini njė gjė, se janė vetėm njė pjesė e vogėl e tifozėve elbasanas, madje qė nuk e ndjekin rregullisht skuadrėn, qė bėjnė ato veprime tė dhunshme, pasi unė kam kontakte me tifozė tė vėrtetė tė Elbasanit dhe jam i bindur qė nuk do ta bėnin kurrė njė gjė tė tillė. Nėse flitet qė nė stadium ėshtė sharė gjyqtari, apo veprime irrituese tė tifozėrisė, kėto janė gjėra qė ndodhin edhe nė vende tė tjera. Me kėtė nuk dua tė them qė meqė ngjajnė edhe nė vende tė tjera, pse mos tė bėhen edhe kėtu. I dėnoj ashpėr veprimet e dhunshme tė tyre," - shprehet Nevil Dede, lideri i skuadrės verdheblu, qė ka qenė protagonist nė suksesin e sivjetėm tė Elbasanit. Nė fakt, po tė shohim ndeshjet e fundit tė Elbasanit, duke u nisur nga ndeshja me Shkumbinin, kur kėta tė fundit fituan ndeshjen me 11-metėrsh, vėmė re se ndaj verdhebluve janė dhėnė disa penallti. Edhe nė Durrės u dha njė e tillė, por ndoshta elbasanasit qenė me fat kur Mancaku gaboi. 11-metėrshi i ndeshjes me Dinamon ndoshta ka mbushur kupėn pėr Elbasanin. Por Dede tregohet i sinqertė, kur thotė se edhe forma e futbollistėve nuk ka qenė nė nivelin e duhur, gjė qė ka ndikuar edhe nė disa rezultate. "Jam i ndėrgjegjshėm tė them qė edhe ne futbollistėt nuk kemi qenė nė formėn tonė mė tė mirė, duke mos e kėnaqur publikun ashtu si duhet. Kanė ndikuar shumė faktorė, por e pėrsėris qė irritimin publiku e ka mė shumė nga padrejtėsitė qė i janė bėrė ekipit," - shton Dede, i cili mendon qė Elbasani pothuajse e ka siguruar vendin e dytė, ndėrsa pėr kreun thotė se ėshtė i pamundur, gjithmonė duke u nisur nga kalendari i ndeshjeve. Por njė problem tjetėr del nė pah, pasi me kėtė tifozeri tė ashpėr Elbasani mund tė rrezikojė nė ndeshjet e Kupės UEFA. Por ndryshe mendon Nevil Dede, i cili ka njė eksperiencė nė ndeshjet ndėrkombėtare. "Ndeshjet e kompeticioneve europiane kanė tjetėr organizim dhe gjyqtarė profesionistė, qė gabojnė shumė mė pak dhe nuk janė kaq tendenciozė, gjė qė nuk mund ta irritojnė tifozerinė, pėrkundrazi keni pėr tė parė qė edhe nėse dalim tė humbur, kundėrshtari ka pėr t'u duartrokitur," - pėrfundon Nevil Dede.


    Marre nga www.sportishqiptar.com.al








    Denoj dhe une me kete shkrim incidentet e mbas ndeshjes me Dinamon.Keto rrugacerira nuk perfaqsojne ne asnje % tifozerine sportdashse elbasanase.C'ka ndodhi ne stadium eshte dhe nje here per t'u marre shembull.

    Perse do me pyesni??

    Sepse ne krizen kaq te gjate ne te cilen po kalon futbolli shqiptar,Sk.Elbasani eshte ekipi i vetem sot per sot ne Shqiperi qe mbledh te pakten 5-6 mije sportdashes ne shkallet e stadiumit Ruzhdi Bizhuta cdo jave.Dhe ne te njejten kohe kur ka ekipe me emer "te madh" qe presin nga 1-2 mije bileta.

    Argumenti i mesiperm tregon qarte vleresimin real te qytetareve dhe sportdashave elbasanas ndaj perpjekjeve gjigandeve te Drejtuesve se Klubit Elbasani si dhe Ekipit per ti kthyer bukurine qe i takon futboillit shqiptar dhe duke i sjellur nje kuptim ketij kampionati monoton (pasi dirigjohet ecuria e tij nga qarqe josportive,per mendimin tim).

    Meqe Fshf-ja prape nuk ben asgje konkrete qe futbolli shqiptar te dali nga kjo krize,atehere nuk na ngelet gje tjeter vecse te largohemi nga shkallet e stadiumit dhe tja fusim per ndonej birre diten kur ekipi yne i zemres lufton ndaj Gjyqtareve te paafte dhe keqberes dhe ndaj nje Fshf-je indiferente.

    Kur njerezit qe kane ne dore fatet e Kampionatit Shqiptar do ti hapin syte atehere do te jete shume vone per ti kthyer ato mijra vete qe jetojne cdo jave me emocione te tilla.

    Nuk e shkruajta kete shkrim vetem e vetem se jam i irrituar nga gjyqtari i ndeshjes me Dinamon por dhe nqs veme re,ne kurriz te Elbasanit jane bere shume padrejtesi ne vecanti kete vit,kur ecuria e ekipit ka qene per tu marre shembull (le te mos harrojme ku ishim para 3-4 vjetesh),pra sic shprehesha me siper keto padrejtesi duhet qe organet kompetente ti konstatojne dhe ti denojne.Padrejtesite ne kurriz te sportadeshve elbasanas jane bere fatkeqesisht nga gjyqtare te paafte e te drejtuar per dicka te tille,por dhe nga "klane" keqberese josportive.

    Shpresojme qe ne te ardhmen nuk do perseriten me "gabime" te tilla nga ana e gjyqtareve te paafte.

    Shpresoj qe ne te ardhmen te mos arrijme ne asnje menyre ne incidentet e mbas ndeshjes,pasi ne ishim ato qe denuam incidentet alla peqinas.

    Elbasansit jane sportdashes me gjithe kuptimin e fjales,dashurojne ekipin tyre te zemres dhe nuk jane rrugace.

    Gjithe te mirat
    .........................

  10. #60
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    T.Osmani: Ta tregojmė forcėn nė Tiranė

    "Elbasani, edhe pse e ka siguruar matematikisht vendin e dytė, ėshtė i vendosur tė luajė pėr fitore edhe nė tri ndeshjet e mbetura." Kėshtu tha pas fitores sė arritur ndaj Vllaznisė mbrojtėsi korēar i Elbasanit, Tefik Osmani, i cili ishte njė prej mė tė mirėve nė fushė gjatė kėtij takimi. Pavarėsisht se ekipi e ka realizuar objektivin qė klubi verdheblu kishte pėrcaktuar nė kėtė edicion, T.Osmani thekson se kjo nuk do tė thotė se ai edhe kolegėt e tij janė tė kėnaqur aq sa duhet nga ky sukses. "Meritonim mė shumė gjatė kėtij kampionati. Kemi qenė pa dyshim ndėr mė tė mirėt e superligės dhe kėtė e dinė tė gjithė ata qė e kanė ndjekur Elbasanin nė ndeshjet e zhvilluara, si nė "Ruzhdi Bizhuta", edhe jashtė tij. E kemi filluar garėn duke i luajtur shumicėn e ndeshjeve nė fushat asnjanėse, ose nė ato tė ekipeve kundėrshtare, pėr shkak tė rikonstruksionit tė stadiumit tė Elbasanit dhe kemi arritur rezultate mjaft tė larta. Kjo hapi rrugėn e verdhebluve drejt suksesit, i cili kaloi pėrmes vėshtirėsish e pengesash tė panumėrta," - ėshtė shprehur Tefik Osmani, i cili me kėtė ekip fitoi edhe kombėtaren shqiptare. Sipas mbrojtėsit korēar, jo rrallėherė verdhebluve u janė hequr nga duart pikė tė ēmuara, tė cilat dalėngadalė e ēuan nė 8 pikė diferencėn me kryesuesen e superligės. "Mendoj se meritonim mė shumė se sa vendi i dytė. Ekipi ynė ėshtė shquar pėr korrektėsinė dhe qė nuk ka pranuar kurrė tė bėhet pjesė e pazareve. Pėrkundrazi, nė ēdo ndeshje, verdheblutė janė pėrpjekur tė marrim maksimumin nė mėnyrė sa mė tė merituar. Pėr mua ka qenė fat qė u aktivizova nė pėrbėrje tė Elbasanit gjatė kėtij edicioni. Kjo skuadėr do tė mbetet e paharrueshme nė historinė e karrierės sime. Duke qenė pjesė e kėtij ekipi sė bashku me mbrojtėsin kosovar Dallku, arritėm tė bėhemi pjesė e ekipit kombėtar, qė ėshtė njė nga arritjet mė kryesore. Siē e kam thėnė edhe herė tjetėr, njė meritė jashtėzakonisht tė madhe pėr arritjen e suksesit tė Elbasanit ka presidenti, i cili afroi nė fillim tė sezonit nė klubin verdheblu futbollistėt mė tė mirė tė mundshėm. Tani qė kampionati do tė luhet pėr tė njohur zyrtarisht fituesin e titullit, pėr Elbasanin kuptohet puna nuk do tė njohė mungesė serioziteti," - shton Tefik Osmani, i cili mendon se ekipi i tij do tė pėrpiqet t'u tregojė kryeqytetasve edhe njė herė se verdheblutė janė mė tė mirė se sa Tirana. "Mendoj se do ta ngushtojmė diferencėn aktuale me kreun, edhe pse nuk duket se mund tė pėrfitojmė ndonjė gjė pėr sa i takon ēėshtjes sė titullit. Megjithatė, synimi ynė kryesor mbetet tė kėnaqim sportdashėsit tanė me lojėrat tona deri nė fund. Nėse nuk do tė na kishin dėnuar gjyqtarėt nė disa takime, pėr Elbasanin kryesuesja aktuale jo vetėm do tė ishte arritur nga verdheblutė, por titullin nuk do ta merrte dot. Mirėpo tani situatat janė nė favor tė bardhebluve dhe Elbasanit i mbetet tė mendojė pėr tė qenė i suksesshėm nė pjesėmarrjen e tij nė UEFA," - pėrfundon Tefik Osmani.








    Belisha, emri i ri pėr Elbasanin

    Radhėt e ekipit tė Elbasanit do tė pėrforcohen nė prag tė ndeshjeve pėr Kupėn UEFA me disa lojtarė cilėsorė, qė kryesisht luajnė nė superligė. Njėri prej tyre, sipas drejtuesve tė klubit verdheblu, ėshtė edhe Amarildo Belisha, i cili aktualisht luan pėr ngjyrat e Vllaznisė. Ky futbollist, gjatė fazės pėrgatitore tė verės sė kaluar u rreshtua tek Elbasani, krahas Osjes, Kaēit dhe Mashit. Por klubi i Vllaznisė nuk e lejoi mesfushorin Belisha qė tė aktivizohej pėr ngjyrat e Elbasanit dhe e detyroi tė kthehej nė Shkodėr nė fillim tė aktivitetit. Mungesa e njė mesfushori organizator tek Elbasani nuk u kompensua dot me lojtar tjetėr, prandaj Belisha mbeti ėndėrr e klubit verdheblu. Tani presidenca e Elbasanit kėrkon ta pėrfshijė shkodranin Belisha nė ekipin verdheblu.


    K.Dalipi: Golin ua kushtoj tifozėve
    "Goli ndaj Vllaznisė ėshtė pėr tė gjithė tifozėt e Elbasanit, tė cilėt kanė qenė motivi kryesor nė kėtė kampionat pėr ne. Kanė qenė pikėrisht ata qė mė kanė nxitur gjatė gjithė kėsaj periudhe. Do tė mundohem sėrish t'ua shpėrblej kėtė pėrkrahje," - ėshtė shprehur sulmuesi i Elbasanit, Klevis Dalipi, i cili shėnoi golin e fitores nė ndeshjen me Vllazninė. Klevis Dalipi ka shėnuar disa gola tė rėndėsishėm pėr Elbasanin nė kėtė sezon.







    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al



    Luftoni djema deri nė fund...

    Do tė jemi gjithmonė pranė jush...

    Oleeee Oleeee




    Gjithė tė mirat
    .........................

Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Elbasan, Opozita nis protestėn kunder vendimit te KQZ
    Nga no name nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:38
  4. Protesta e komuniteteve fetare pėr kthimin e pronave
    Nga King_Arthur nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-08-2006, 18:05
  5. Vdiq nje lypes ne Elbasan...
    Nga Kallmeti nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-02-2004, 22:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •