Elbasani, merr hak ndaj Teutės
Teuta me mungesa tė dukshme nė formacion ka pėsuar humbjen e dytė radhazi nė kampionat pėrballė njė Elbasani me formacion tė konsoliduar pas faljes sė Ahmatajt nga komisioni i disiplinės. Elbasani ka arritur njė fitore qė e konsolidon nė vendin e dytė, madje e bėn qė tė shpresojė nė ndonjė hap tė gabuar tė Tiranės. Pjesa e parė e takimit ka filluar mė mirė pėr durrsakėt, qė me anė tė Daniel Xhafės kanė rrezikuar nė minutat e 8-tė, 17-tė dhe 24-t portėn e Kotorrit. Durrsakėt, qė kanė nė kėtė pjesė edhe erėn nė favor, arrijnė qė tė shėnojnė me anė tė Xhafės, por goli anulohet pėr pozicion jashtė loje. Elbasani reagon kryesisht me anė tė kundėrsulmit, ku dyshja Ahmataj?Bejzade funksionon mjaft mirė. Eshtė pikėrisht Bejzade, qė pasi godet shtyllėn e portės durrsake nė minutėn e 30-tė, ka shfrytėzuar mjaft mirė njė harkim tė nisur nga njė goditje dėnimi nga Ahmataj, duke e pėrplasur me kokė topin nė rrjetėn e portės sė Kapllanit. Elbasani shėnon dhe Teuta fut nė lojė Mancakun, qė nė ditėn e varrimit tė gjyshes sė tij sakrifikon pėr ekipin, duke u futur nė fushėn e lojės. Minuta e 40-tė do t'u jepte durrsakėve shansin mė tė mirė pėr tė barazuar rezultatin. Daniel Xhafa fiton njė penallti dhe atje ėshtė Mancaku qė godet nga pika e 11-metėrshit, por portieri Kotorri nuk lejon qė topi tė pėrfundojė nė rrjetė. Teuta humbet rastin mė tė mirė pėr tė barazuar, nė njė kohė qė pjesa e dytė do tė kishte njė tablo krejt tjetėr. Teuta, qė pritej tė ushtronte presion pėr tė barazuar rezultatin, nuk ka forcėn e duhur pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Elbasani mbrohet mirė dhe i mbyll tė gjitha korridoret e kėrkuara nga Daniel Xhafa dhe Mancaku nė bazė tė njė strategjie tė qartė pėr tė barazuar rezultatin. Rastet e Hasanit, Mancakut, Xhafės pėr Teutėn nuk kanė ndryshuar asgjė nė pjesėn e dytė. Elbasani ka marrė tri pikė tė arta nė Durrės pėrballė njė Teute qė ndjeu peshėn e lodhjes nė mesjavė dhe mungesat e disa futbollistėve tė rėndėsishėm nė ekip. Tashmė pėr Teutėn kampionati ėshtė njė formalitet, nė njė kohė qė Elbasani ka konsoliduar vendin e dytė dhe shpreson nė ndonjė hap tė gabuar tė Tiranės, e cila javės tjetėr do tė ndeshet sėrish me Vllazninė. Por edhe Elbasani ka njė ndeshje mjaft tė vėshtirė, atė me Dinamon, qė kundėrshtarėve tė fortė u ka marrė edhe pikė tė plota. Tė shohim se ēfarė emocionesh do tė na dhurojnė kėta skuadra javėn tjetėr.
Deklaroi:" Artan Bushati, trajner i Elbasanit: "Ishte njė ndeshje e vėshtirė nė trasfertė, duke parė edhe gjendjen e mirė qė aktualisht po kalon Teuta. Kemi konsoliduar me kėtė fitore vendin e dytė dhe do t'i qėndrojmė pas Tiranės pėr tė pėrfituar nga ndonjė hap fals. Nė pjesėn e dytė arritėm tė menaxhojmė golin e shėnuar nė pjesėn e parė dhe fituam. E kam parė me kujdes Teutėn nė ndeshjen e sė mėrkurės me Partizanin, ku luajti me ritėm tė lartė. Mendoj se edhe fati ishte me ne nė kėtė fitore tė merituar pėrballė njė ekipi tė fortė si Teuta.
" Tė veēanta: - Bledar Mancaku, nė ditėn qė varrosi gjyshen e tij, ka sakrifikuar duke luajtur pėr ekipin. Ai madje ka qenė fare pranė shėnimit tė golit pas goditjes sė 11-metėrshit. - Me humbjen e pėsuar me Elbasanin, Teuta i ka thėnė lamtumirė vendit tė tretė nė klasifikim, duke i hedhur sytė nė kupė. - Njė pjesė e tifozėve durrsakė e kanė braktisur stadiumin para pėrfundimit tė ndeshjes, duke parė lojėn pa ritėm tė Teutės nė pjesėn e dytė.
Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
Krijoni Kontakt