
Postuar mė parė nga
Zombie
Qerim, u gezova qe u pergjigje sepse shkrimet e tua i lexoj gjithmone me endje. Me vjen te buzeqesh me ate qe thua per inatin qe kishin lojtaret e Tiranes. Nuk jam i sigurte vec ne kuptoj se cdo te thuash. Sporti nuk luhet me buzeqeshje (ashtu luan vetem Marcos Cafu' qe i ngjit topi te kemba dhe mund te ndeze edhe nje cigare gjate lojes po te doje), po Millan Baci asnjehere s'ka vrare njeri.
Une e kam mik dhe te siguroj se pak djem ishin si Millani si njeri. Ai ishte kapiteni i Tiranes per 7-8 vjet: asnjehere s'eshte zene me kundershtaret. Ka qene shembull korrektese. Amaa i kam pare shpeshhere qe shtrihesh pa bere fall (pra pa prekur fare kundershtarin ne takell), merrte topin ne nje veprim qe e ben shpesh Maldini nga ana e majte, ngrihesh dhe nisesh ne kundersulm e i krosonte Agustinit.
Tirana ishte shpesh e keqja per njerezit nga rrethet sepse Shqiperia ishte thjesh nje kamp i madh perqendrimi dhe shume veta enderronin te shkonin atje por pashaportizimi ishte shume i veshtire, gati i pamundur. Prandaj "te miret" ishin gjithmone ata nga rrethet dhe "te keqinjte" tiranasit. Ama si ta veme me Flamurtarin e Vlores, qe ishte ekip shume simpatik dhe e mundte shpesh Partizanin dhe Dinamon, po me Tiranen e kishte gjithmone pisk dhe rrifesh sistematikisht? Me cilin ishit ju te rretheve, me Flamurtarin prape? Apo me Tiranen?
Une isha me Tiranen, sepse isha antikomunist dhe tirons.
Kapitulli Agalliu: Lojtar spektakolar, i shpejte si era, tipik kundersulmi. Bente 13-14 gola ne kampionat po te ishte ne forme. Kur erdhi te Partizani, i duhej te luante me mbrojtje te rreshtuara mire sepse kunder Partizanit skuadrat e tjera luanin per barazim shume shpesh pra ishte veshtire t'i caje keto mbrojtje. Pra duhej te pakten nje pyke e rende fizikisht. Partizani nuk kishte asnje te tille ne ato vite (luanin Kacaci, Agalliu, Ylli Shehu - te tre shkurtabiqa qe s'frytezonin kroset, pra nuk mundesonin sulme totale me shume lojtare); ja pse nuk konkuronte dot Tiranen.
Me 1986 Tirana-Partizani doli 7-3 (e mbani mend?), zemra m'u be mal. Ajo ka qene ndeshja me spektakolare e viteve '80. Qe Partizani te hante 7 gola s'kishte bere vaki ndonjehere ne Shqiperi. Komunistet e kuq pra qenkan te mposhtshem. 3 muaj me pare vellezerit Popa kishin hyre ne ambasaden italiane 300 metra larg stadiumit "Qemal Stafa". Populli fliste. Ne tifozet gelonim. Morri i kuq mori goditjen e pare.
Ju lutem mos me thoni qe te mos e ngaterroj sportin me politike se do me lini te kuptoj qe s'merrni vesh nga c'ka ngjare para vitit 1990. Sporti ishte komplet politike atehere. Dhe Tirana beri politiken e vet disidente e luante me inat qe t'i tregonte botes qe te fortet ishin antikomunistet e jo partizane-kalecat. Dhe ia arriti.
Ne ato vite ndihmese te tille kane dhene edhe Vllaznia me Labinotin qe fituan kampionate ne vitet 1982-3 dhe 1983-4. Por Tirana u kundervihesh Dinamos e Partizanit ne kuadrin e qytetit prandaj kishte edhe me teper rendesi. Prandaj nuk e la Flamurtarin te fitonte asnjehere ne kampionat, Vlora perfaqesonte zemren e komunistave, qytetin hero, gazetaret e ekzaltonin shume me teper se c'benin me Vllaznine, Elbasanin, Durrsin; pra impenjimi i bardhebluve me ta ishte maksimal.
Flamurtari asnjehere s'fitoi kampionat ne vitet '80 edhe pse arriti disa here i dyti.
Pra Qerim te lutem, bej dallimin e duhur: te miret ishin Tirana, Vllaznia, Elbasani, Durrsi. Te keqinjte ishin vetem dy (MB-ja dhe MM-ja). Jam i sigurte qe do te me kuptosh. Une do pushoj se sulmuari Partizanin dhe Dinamon vetem kur te ndryshojne emrat e tyre te urryer. Deri atehere per mua ngelin morra.
Krijoni Kontakt