
Postuar mė parė nga
miki_ro
Sfida e bujeshme e Elbasanit - 1984!
Labinoti i Elbasanit, i detyruar per 33 vjet (1957-1990) te merrte emrin e nje fshati pak kilometra larg tij, thjesht sepse ai fshat ishte epiqender e nje mbledhjeje vendimtare te Partise Komuniste Shqipetare
gjate luftes se Dyte Boterore, po dhe te shnderrimit te cetave partizane ne lufte per clirim ne Ushtri Nacional Clirimtare, perhere ka qene perfaqesuesja e nje qendre te rendesishme te zhvillimit te futbollit ne Shqiperi. Nga Kont Urani, SK Elbasani, apo Bashkimi Elbasanas e Puna e Elbasanit, e deri te Labinoti per ne eshte nje histori e bukur, e pasur dhe me plot ngjarje te paharrueshme themelimi e vazhdimesise. Mirepo, fati e deshti qe pikerisht me emrin gheopolitik "Labinoti", skuadra e Elbasanit, te arrise me 1984 suksesin unikal te saj, duke u bere Kampione e Shqiperise edhe per nderin e Kont Uranit, Baskumit dhe Punes.....
Ngjarja per historine tone eshte e jashtzakoneshme. Madje mendoj se ajo hyn ne tri ngjarjet me te bujshme ne vete historine e Kampionateve te Shqiperise. E para eshte ajo e 17 Nentorit te Tiranes - Kampione me 1965, duke thyer pas Luftes sundimin 20-vjecar te Parianit e Dinamos. Ngjarja e dyte eshte ajo qe shfaqet nen emrin e Vllaznise se Shkodres - Kampione Kombetare me 1972, duke thyer sundimin 25 vjecar te kryeqytetit. Ngjarja e trete eshte kjo e Labinotit te Elbasanit, jo thjesht sepse u be skuadra e dyte pas Vllaznise qe triumfon ne duelin e ashper me kryeqytetin. Po sepse pikerisht me 1984, nje nga vitet me te shkelqyera te futbollit shqipetar, Labinoti i Elbasanit eshe pse nuk ftohet asesi per te bere pjese ne ngjarjet nderkombetare te medha te atij viti, perderisa asnje futbollist i tij nuk thirret, ai ia arrin te mposhte te gjithe skuadrat e Shqiperise. E sa per te kujtuar se cka qe viti 1984, vecojme Kombetaren e cila pas 2-2 ne Polino dhe 2-0 me Belgjiken ne Tirane, papritmas u be pretenduese per te shkuar ne Finalet e Kupes se Botes ne Meksike dhe se stina 1983-1984 e sunduar prej Labinotit te Elbasanit, krijoi Shpresen e Shqiperise ne 8-she te Evropes kunder Gjermanise, Austrise e Turqise dhe ne fund edhe te Italise, pa asnje thirrje per skuadren e Elbasanit. Lojtaret e Labinotit qene krejt jashte, si nje ishull, si nje kundershtar, si nje i izoluar, i cili i vetem kishte vendosur te luftonte kunder te gjitheve.
Dy tranjere ende pa shume reputacion asokohe, por figura te shquara te futbollit te Elbasanit dhe atij kombetar, Frederik Jorgaqi dhe Dashamir Stringa, ne heshtje e modesti shembullore, nisen kesisoj, ne diten e diele te 28 gushtit 1983, me te madhen aventure te jetes se tyre dhe te futbollit te qytetit te tyre.
Po. Ka qene shi 28 gusht 1983, Java e pare e Kampionatit, i cili padrejtesisht quhej i 28-ti, ne nje kohe qe ishte i 45-ti, dhe Labinoti - Traktori i Lushnjes 3:0 me gola te Lunikut dhe te Popes si dhe te vetgolit te Muzakes se Traktorit. Dhe papritmas Labinoti ne krye te renditjes qe ne kete Jave te pare! Askush nuk mendonte nderkaq, se sa fatal do te ishte ky kryesim simbolik, sidomos per skuadrat e kryeqytetit. Kjo do te ishte pikerisht skuadra e cila pas 9 muajve do te kurorezohej Kampione e Shqiperise, cka ate dite askujt nuk i shkonte nder mend. Me cilesine e kryeredaktorit te kazetes "Sporti popullor" (sot "Sporti Shqiptar") - nje nga tete gazetat kombetare te regjimit, ne editorialin e Kampionatit, qe asokohe i thoja "Dukuri te Javes", pata shkruar keto rradhe qe sot pas 20 vjeteve me pelqen t'i percaktoj si emblematike:
"...Megjithate ne krye te Renditjees eshte "Labinoti". Kishte pritur gati pese vjet per t'u ngjitur ne kete pozite. Per here te fundit kishte qene ne krye, me 19 nentor 1978 kur pati mundur 1-0 pikerisht Traktorin ne Elbasan. Edhe tani po fiton me te, vecse 3-0. Pese vjet duke pritur per nje cast te tille "te lumtur"! Po perse te jete nje cast dhe jo vazhdimesi? Labinoti kerkon te shohe larg..."
A kam te drejte ta konsideroj kete kalim, si parashikues po aq fatal te ngjarjes se madhe, kur paskam percaktuar "vazhdimesine" dhe "veshtrimin larg" te skuadres se Elbasanit? Reportazhi i ndeshjes te pare per cudi mban firmen e nje poeti te qytetit, Musa Vyshka, ne perpjekjet e redaksise per te afruar penda te nje stili e kulture tjeter ne "Sporti Popullor", biri i te cilit, i riu Gjergj Vyshka, sot i ka hyre rruges se gazetarise sportive. E firmosur kesisoj nga Vyshka "senior", nuk ma merr mendja se poeti i shquar elbasanas, do te kete parashikuar titullin e kampionit per Labinotin kryesues te pare. Sepse pas shtate diteve, Flamurtari i Petro Rucit, Kreshnik Cipit, Rrapo Tahos, Latif Gjondedes, Edmond Licajt, Alfred Zijait, Pandeli Xhahos, Vasil Rucit dhe Agim Bubeqit dhe i drejtuar nga i pashlyeshmi Agron Sulaj, i dhuron nje 3-0 te papermbajtshem ne Vlore elbasanasve dhe brenda javes Labinoti zbret nga vendi i pare ne te shtatin. Ishte nje 11-sh i ndryshuar ne ket endeshje, krejt i ri madje: 21 vjec mosha mesatare!
Keshtu, Labinoti harrohet me shpejtesine e harrimit te endrrave: brenda shtate diteve, duke shvleftesuar per castin dhe parashikimin tim emblematik Ne Javen 3, elbasanasit fitojne me veshtiresi 1-0 me golin e Mitrollarit pas nje gjykimi te shkelqyer te gjyqtarit debutues Mehmet Spahiu, sot nje veprimtar i shquar i futbollit dhe pedagog i tij. E, ne Javen 4, rishfaqet po Mitrollari teksa leshon predhen tjeter te tij rreth nga 25 metra larg dhe 1-0 Labinoti - Lokomotiva e nje 11-shi te shkelqyer me dy vellezerit Ballgjini ne krye. Mandej, ne javen e 5, Labinoti i dorezohet 2-0 ne Tirane 17 Nentorit, bie ne vendin e 7-te, fiton 2-0 me Skenderbeun ne Elbasan ne Javen e 6, dhe prap goli i Mitrollarit qe nuk mungon. Nuk ben pershtypje te forte as kjo.
Keshtu, si pa zhurme, mberrijme tek 16 tetori 1983, per rastesi date e 75 vjetorit te lindjes se Enver Hoxhes, qe ne Shqiperi merr permasa gjigande. Po per perkim eshte edhe dita historike e Labinotit te Elbasanit. Ngjarja gjen skenen e vet pikerisht ne Tirane: Dinamo - Labinoti 1-2! E nenshkruar prej treshes se guximshme te gjyqtareve po nga kryeqyteti: P.Kotherja, U.Zajmi, R.Demetja! Kjo eshte fitorja sensacionale. Kjo eshte ajo, dita fatale per tri skuadrat e kryeqytetit, te cilat ne ate vit 1983 mentonin titullin, duke menduar para kohe se gjithcka do te ishte ceshtje mbrendshme e tyre. Labinoti kalon ne epersi me vetgolin e Ndreut, thellon me Lunikun dhe Dinamo ka vetem nje gol ngushellyes ne minuten e 90' prej nje 11-metershi te shnderruar ne gol nga Demollari. Gjithe gjykimi teknik i fitores se madhe gjendet ne shkrimin e "Sport Popullor" me autor, as me pak e as me shume, por gazetarin Veli Rada, ne kulmin e radiokronikes se tij, po here pas here dhe me shkrime ne "Sporti Popullor", i cili e pakta prej me se dy vjetesh kishte grumbulluar "nacionalen" e gazetareve. Te cilen e nxjerr ne fushen e krijimit ne numrin e tij cdo te marte. Shkruan Rada:
"...Mbrojtja elbasanase mbetet pika me e forte dhe kjo edhe per faktin se ne takimin e se dieles pati shume pune ne dialogun e gjate ne sulmin dinamovit, duke dale pothuajse gjithmone fituese, si rezultat i qetesise ne veprime dhe i luftes se forte per topin e pare. Ky repart me Gogunjen e shquar, me Lleshin e Deliun, u pelqye dhe u duartrokit nga spordashesit".
Kaq. Eshte vertet e cuditshme, po fat i kampionatit vendoset bash ne kete dite kur Labinoti i Elbasanit merr kryesimin dhe nuk do ta leshoje deri ne diten e 20 majit 1984, dite kur do te konsakrohet Kampion i Shqiperise! Cka do te thote 20 jave rrjesht ne krye--nje rekord i epokes. Dhe ne ate dite te 16 tetorit 1983, Kampionati Kombetar i Shqiperise qe per Partine ishte i 38-ti dhe per historine i 45-ti, nis odisene e skuadres se Elbasanit, nis trimerija e saj per te mposhtur 17 Nentorin, Partizanin, Dinamon por edhe Flamurtarin, Vllaznine e Lokomotiven ne nje nga kampionatet me te barazpeshuar qe njeh historia e futbollit tone. Sfida kunder nje opinioni, lufta kunder kreut te BFSSH-se, te vilin do ta kishte kundershtarin dhe ndoshta penguesin Nr. 1 per te mberritur suksesin e madh, qysh nga kjo dite do te pershkoheshin ne nje rruge te gjate, te mundimeshe, te nje sakrifice, vecse po kaq dhe te palekundeshme. Labinoti ishte si nje luftetar i vetem, i rrethuar nga te gjitha anet, por qe duke u mbeshtetur ne rrahjet impulsive te zemres se tij te pandalshme, sfidon gjithcka.
Dhe prap vijme te nje percaktim mbase edhe me emblematik se sa ai i editorialit tim te javes se pare. Eshte nje interviste me tranjerin elbasanas Frederik Jorgaqi, botuar me 18 tetor, i cili pasi me modesti thote se "objektivi yne kryesor eshte renditja brenda vendit te gjashte", perfundon me kete deshire--parashikim, cka vetvetiu kundershton thenien e pare:
"...Do te jete nje gje shume e bukur sikur kampion kete sezon te shpallet nje ekip qe se ka fituar asnjehere titullin".
A i kishte shkuar ndermend Jorgaqit, ate dite te 18 tetorit 1983, se ky ekip do te ishte pikerisht Labinoti qe drejtone ai, te cilin ai e percakton po ate dite me nje saktesi po aq fatale kur deklaron:
"Pervoja e Gogunjes, Lleshit, Deliut, Mitrollarit e tjere, merr ngjyra te reja, vlera te vecanta kur kane perkrah vrullin e Arapit, Rames, Tafanit, Lunikut, Stacenit, Agalliut, Asllanit, e tjere"
Padashur kishte rreshtuar Kampionet e Shqiperise. Frederik Jorgaqi tashma e kishte nisur misionin e tij historik. Ky njeri qe kishte perfshire ne biografine e tij protagonizmin ne 11-shin qe kishte eleminuar Gjermanine e Helmut Shenit me 1967, ky djale serioz, i pfjale, futbollist i permasave historike, ne te vertete, ate dite te 16 tetorit 1983, kishte nisur ndalmin ne vend te nje historie per krijimin e nje historie tjeter: t'i dhuronte Elbasanit te tij sportiv, nje titull te paparashikuar futbolli.
Labinoti shkonte keshtu drejt ketij titulli, kur ende nuk kishte nxjerre ne fushen e betejes armen e tij te fshehte.
Po cila do te ishte kjo arme e fshehte?...
Pergatiti BESNIK DIZDARI per FUTBOLLI SHQIPAR MAGAZINE
Kjo eshte vetem pjesa e pare e ketij artikulli. Se shpejti do te kemi pjesen e dyte "Nga selvite e Nazmazgjase": Labinoti - "Kampion i vjeshtes"!. Me pas do te kete edhe 2 pjese te tjera.
Marre nga Futbolli.com
Krijoni Kontakt