Close
Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 154
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-07-2004
    Postime
    15
    Ju pershendes te gjithe ju elbasanllijve dhe sidomos ty Mullaymero per keto caste kaq te bukura qe solle.Jane vertete kohe te bukura dhe te paharrushme sepse disa nga keta sportiste(kuptohet ata me te rinjte)jane dhe miqte e mij.Ne keti foto te tjera do na gezoje akoma me shume.

  2. #12
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    istoritė e mėdha tė futbollit shqiptar

    20 vjet tė titullit kampion tė Labinotit:
    Elbasani i bujshėm i vitit 1984

    Nga BESNIK DIZDARI
    “Futbolli Shqiptar-MAGAZINE”

    * Rasti i bujshėm i 1984-trės: skuadra e Elbasanit – e vetme kundėr tė gjithėve.
    * Hap pas hapi e gjithė historia sensacionale e Kampionatit 1984.
    * Pėrpjekjet pėr ta ndaluar shpėrthimin e skuadrės nga kreu i BFSSH.
    * Karakteri i lartė i njė ekipi tė mrekullueshėm.
    * Pėr herė tė parė historia e 26 javėve tė kampiones.
    * Historia e rekordit tė paarritshėm tė portjerit Gogunja e 1037 minuta pa gol – nė 20 portjerėt e botės



    Historitė e mėdha tė futbollit shqiptar

    20 vjet tė titullit kampion tė Labinotit:
    Elbasani i bujshėm i vitit 1984

    Nga BESNIK DIZDARI
    “Futbolli Shqiptar-MAGAZINE”

    * Rasti i bujshėm i 1984-trės: skuadra e Elbasanit – e vetme kundėr tė gjithėve.
    * Hap pas hapi e gjithė historia sensacionale e Kampionatit 1984.
    * Pėrpjekjet pėr ta ndaluar shpėrthimin e skuadrės nga kreu i BFSSH.
    * Karakteri i lartė i njė ekipi tė mrekullueshėm.
    * Pėr herė tė parė historia e 26 javėve tė kampiones.
    * Historia e rekordit tė paarritshėm tė portjerit Gogunja e 1037 minuta pa gol – nė 20 portjerėt e botės

    I.
    Lindja e “Labinotit” – kampion.

    Labinoti i Elbasanit, i detyruar pėr 33 vjet tė tana (1957-1990) tė merrte emrin e njė fshati pak kilometra larg tij, thjesht sepse ai fshat ishte epiqendėr e njė mbledhjeje vendimtare tė Partisė Komuniste Shqiptare gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, po dhe tė shndėrrimit tė ēetave partizane nė luftė pėr ēlirim nė Ushtri Nacional Ēlirimtare, pėrherė ka qenė pėrfaqėsuesja e njė qendre tė rėndėsishme tė zhvillimit tė futbollit nė Shqipėri. Nga Kont Urani, SK Elbasani, apo Bashkimi Elbasanas e Puna e Elbasanit, dhe deri te Labinoti, pėr ne ėshtė njė histori e bukur, e pasur dhe me plot ngjarje tė paharrueshme themelimi e vazhdimėsie. Mirėpo, fati e deshti qė pikėrisht me emrin gjeopolitik “Labinoti”, skuadra e Elbasanit, tė arrijė mė 1984 suksesin unikal tė saj, duke u bėrė Kampione e Shqipėrisė edhe pėr nderin e Kont Uranit, Bashkimit dhe Punės…
    Ngjarja pėr historinė tonė ėshtė e jashtzakonėshme. Madje mendoj se ajo hyn nė tri ngjarjet mė tė bujėshme nė vetė historinė e Kampionateve tė Shqipėrisė. E para ėshtė ajo e 17 Nėntorit tė Tiranės - Kampione mė 1965, duke thyer pas Luftės sundimin 20-vjeēar tė PartizanDinamos. Ngjarja e dytė ėshtė ajo qė shfaqet nėn emrin e Vllaznisė sė Shkodrės – Kampione Kombėtare mė 1972, duke thyer sundimin 25 vjeēar tė kryeqytetit. Ngjarja e tretė ėshtė kjo e Labinotit tė Elbasanit, jo thjesht sepse u bė skuadra e dytė pas Vllaznisė qė triumfon nė duelin e ashpėr me kryeqytetin. Po sepse pikėrisht mė 1984, njė nga vitet mė tė shkėlqyera tė futbollit shqiptar, Labinoti i Elbasanit edhe pse nuk ftohet asesi pėr tė bėrė pjesė nė ngarjet ndėrkombėtare tė mėdha tė atij viti, pėrderisa asnjė futbollist i tij nuk thirret, ai ia arrin tė mposhtė gjithė skuadrat e Shqipėrisė. E, sa pėr tė kujtuar se ēka qe viti 1984, veēojmė Kombėtaren e cila pas 2-2- nė Poloni dhe 2-0 me Belgjikėn nė Tiranė, papritmas u bė pretenduese pėr tė shkuar nė Finalet e Kupės sė Botės nė Meksikė dhe se stina 1983-84 e sunduar prej Labinotit tė Elbasanit, krijoi Shpresėn e Shqipėrisė nė 8-she tė Evropės kundėr Gjermanisė, Austrisė e Turqisė dhe nė fund edhe tė Italisė, pa asnjė thirrje pėr skuadrėn e Elbasanit. Lojtarėt e Labinotit qenė krejt jashtė, si njė ishull, si njė kundėrshtar, si njė i izoluar, i cili i vetėm kishte vendosur tė luftonte kundėr tė gjithėve.
    Dy trajnerė ende pa shumė reputacion asokohe, por figura tė shquara tė futbollit tė Elbasanit dhe atij kombėtar, Frederik Jorgaqi dhe Dashamir Stringa, nė heshtje e modesti shembullore, nisėn kėsisoj, nė ditėn e dielė tė 28 gushtit 1983, mė tė madhen aventurė tė jetės sė tyre dhe tė futbollit tė qytetit tė tyre.

    X X X

    Po. Ka qenė shģ 28 gusht 1983, Java e parė e Kampionatit, i cili padrejtėsisht quhej i 38-ti, nė njė kohė qė ishte i 45-ti, dhe Labinoti – Traktori i Lushnjės 3-0 me gola tė Lunikut dhe tė Popės si dhe tė vetgolit tė Muzakės sė Traktorit. Dhe papritmas Labinoti nė krye tė Renditjes qysh nė kėte Javė tė parė! Askush nuk mendonte ndėrkaq, se sa fatal do tė ishte ky kryesim simbolik, sidomos pėr skuadrat e kryeqytetit. Kjo do tė ishte pikėrisht skuadra e cila pas 9 muajve do tė kurorėzohej Kampione e Shqipėrisė, ēka atė ditė askujt nuk i shkonte ndėr mėnd…
    Me cilėsinė e kryeredaktorit tė gazetės “Sporti popullor” (sot “Sporti Shqiptar”) – njė nga tetė gazetat kombėtare tė regjimit, nė editorialin e Kampionatit, qė asokohe i thoja “Dukuri tė Javės”, pata shkruar kėto rradhė qė sot pas 20 vjetėve mė pėlqen t’i pėrcaktoj si emblematike:
    “… Megjithate nė krye tė Renditjes ėshtė “Labinoti”. Kishte pritur gati pesė vjet pėr t’u ngjitur nė kėte pozitė. Pėr herė tė fundit kishte qenė nė krye, mė 19 nėntor 1978 kur pati mundur 1-0 pikėrisht Traktorin nė Elbasan. Edhe tani po fiton me te, veēse 3-0. Pesė vjet duke pritur pėr njė ēast tė tillė “tė lumtur”! Po pėrse tė jetė njė ēast dhe jo vazhdimėsi? Labinoti kėrkon tė shohė larg…”
    A kam tė drejtė ta konsideroj kėte kalim, si parashikues po aq fatal tė ngjarjes sė madhe, kur paskam pėrcaktuar “vazhdimėsinė” dhe “vėshtrimin larg” tė skuadrės sė Elbasanit?
    Reportazhi i ndeshjes tė parė pėr ēudi mban firmėn e njė poeti tė qytetit, Musa Vyshka, nė pėrpjekjet e redaksisė pėr tė afruar penda tė njė stili e kulture tjetėr nė “Sporti popullor”, biri i tė cilit, i riu Gjergj Vyshka, sot i ka hyrė pikėrisht rrugės sė gazetarisė sportive. E firmosur kėsisoj nga Vyshka “senior”, nuk ma merr mėndja se poeti i shquar elbasanas, do tė ketė parashikuar titullin e kampionit pėr Labinotin kryesues tė parė. Sepse pas shtatė ditėve, Flamurtari i Petro Rucit, Kreshnik Ēipit, Rrapo Tahos, Latif Gjondedės, Edmond Liēajt, Alfred Zijait, Pandeli Xhahos, Vasil Rucit dhe Agim Bubeqit dhe i drejtuar nga i pashlyeshmi Agron Sulaj, i dhuron njė 3-0 tė papėrmbajtshėm nė Vlorė elbasanasve dhe brėnda javės Labinoti zbret nga vendi i parė nė tė shtatin. Ishte njė 11-sh i ndryshuar nė kėte ndeshje, krejt i ri madje: 21 vjeē mosha mesatare!
    Kėshtu, Labinoti harrohet me shpejtėsinė e harrimit tė ėndrrave: brėnda shtatė ditėve, duke shvleftėsuar pėr ēastin edhe parashikimin tim emblematik. Nė Javėn 3, elbasanasit fitojnė me vėshtirėsi 1-0 me golin e Mitrollarit pas njė gjykimi tė shkėlqyer tė gjyqtarit debutues Mehmet Spahiu, sot njė veprimtar i shquar i futbollit dhe pedagog i tij. E, nė Javėn 4, rishfaqet po Mitrollari teksa lėshon predhėn tjetėr tė tij nga rreth 25 metra larg dhe 1-0 Labinoti - Lokomotiva e njė 11-shi tė shkėlqyer me dy vėllezėrit Ballgjini nė krye. Mandej, nė Javėn 5, Labinoti i dorėzohet 2-0 nė Tiranė 17 Nėntorit, bie nė vendin e 7-tė, fiton 2-0 me Skenderbeun nė Elbasan nė Javėn 6, dhe prap goli i Mitrollarit qė nuk mungon. Nuk bėn pėrshtypje tė fortė as kjo.
    Kėshtu, si pa zhurmė, mbėrrijmė tek 16 tetori 1983, pėr rastėsi datė e 75 vjetorit tė lindjes sė Enver Hoxhės, qė nė Shqipėri merr pėrmasa gjigande. Po pėr pėrkim ėshtė edhe dita historike e Labinotit tė Elbasanit.
    Ngjarja gjen skenėn e vet pikėrisht nė Tiranė: Dinamo – Labinoti 1-2! E nėnshkruar prej treshes sė guximėshme tė gjyqtarėve po nga kryeqyteti: P.Kotherja – U.Zajmi – R.Demetja! Kjo ėshtė fitorja sensacionale. Kjo ėshtė ajo, dita fatale pėr tri skuadrat e kryeqytetit, tė cilat nė atė vit 1983 mėtonin titullin, duke menduar para kohe se gjithēka do tė ishte ēėshtje e mbrendshme e tyre. Labinoti kalon nė epėrsi me vetgolin e Ndreut, thellon me Lunikun dhe Dinamo ka vetėm njė gol ngushėllues nė tė 90’ prej njė 11-metėrshi tė shndėrruar nga Demollari. Gjithė gjykimi teknik i fitores sė madhe gjėndet nė shkrimin e “Sportit popullor” me autor, as mė pak e as mė shumė, por gazetarin Veli Rada, nė kulmin e radiokronikės sė tij, po herė pas here edhe me shkrime nė “Sporti popullor”, i cili e pakta prej mė se dy vjetėsh kishte grumbulluar “nacionalen” e gazetarėve. Tė cilėn e nxjerr nė fushėn e krijimit nė numrin e tij tė ēdo tė marte. Shkruan Rada:
    “… Mbrojtja elbasanase mbetet pika mė e fortė dhe kjo edhe pėr faktin se nė takimin e sė dielės pati shumė punė nė dialogun e gjatė me sulmin dinamovit, duke dalė pothuajse gjithmonė fituese, si rezultat i qetėsisė nė veprime dhe i luftės sė fortė pėr topin e parė. Ky repart me Gogunjėn e shquar, me Lleshin e Deliun, u pėlqye dhe u duartrokit nga sportdashėsit”.
    Kaq. Eshtė vėrtet e ēuditėshme, po fati i kampionatit vendoset bash nė kėte ditė kur Labinoti i Elbasanit merr kryesimin dhe nuk do ta lėshojė mė deri nė ditėn e 20 majit 1984, ditė kur do tė konsakrohet Kampion i Shqipėrisė! Ēka do tė thotė 20 javė rresht nė krye – njė rekord i epokės.
    Dhe nė atė ditė tė 16 tetorit 1983, Kampionati Kombėtar i Shqipėrisė qė pėr Partinė ishte i 38-ti dhe pėr historinė i 45-ti, nis odisenė e skuadrės sė Elbasanit, nis trimėria e saj pėr tė mposhtur 17 Nėntorin, Partizanin, Dinamon, po dhe Flamurtarin, Vllazninė e Lokomotivėn nė njė nga kampionatet mė tė barazpeshuar qė njeh historia e futbollit tonė. Sfida kundėr njė opinioni, lufta kundėr kreut tė BFSSH-sė, tė cilin do ta kishte kundėrshtarin dhe ndoshta penguesin Nr. 1 pėr tė mbėrritur suksesin e madh, qysh nga kjo ditė do tė pėrshkoheshin nė njė rrugė tė gjatė, tė mundimėshme, tė njė sakrifice, veēse po kaq dhe tė palėkundėshme. Labinoti ishte si njė luftėtar i vetėm, i rrethuar nga tė gjitha anėt, por qė duke u mbėshtetur nė rrahjet impulsive tė zemrės sė tij tė pandalshme, sfidon gjithēka.
    Dha prap vijmė te njė pėrcaktim mbase edhe mė emblematik se sa ai i editorialit tim tė javės sė parė. Eshtė njė intervistė me trajnerin elbasanas Frederik Jorgaqi, botuar mė 18 tetor, i cili pasi me modesti thotė se “objektivi ynė kryesor ėshtė renditja mbrėnda vendit tė gjashtė”, pėrfundon me kėte dėshirė – parashikim, ēka vetvetiu kundėrshton thėnien e parė:
    “… Do tė jetė njė gjė shumė e bukur sikur kampion nė kėte sezon tė shpallet njė ekip qė s’e ka fituar asnjėherė titullin”.
    A i kishte shkuar ndėr mėnd Jorgaqit, atė ditė tė 18 tetorit 1983, se ky ekip do tė ishte pikėrisht Labinoti qė drejtonte ai, tė cilin ai e pėrcakton po atė ditė me njė saktėsi po aq fatale kur deklaron:
    “Pėrvoja e Gogunjės, Lleshit, Deliut, Mitrollarit e tjerė, merr ngjyra tė reja, vlera tė veēanta kur kanė pėrkrah vrullin e Arapit, Ramės, Tafanit, Lunikut, Staēenit, Agalliut, Asllanit, e tjerė.
    Padashur kishte rreshtuar Kampionėt e Shqipėrisė. Frederik Jorgaqi tashmą e kishte nisur misionin e tij historik. Ky njeri qė kishte pėrfshirė nė biografinė e tij protagonizmin nė 11-shin qė kishte eliminuar Gjermaninė e Helmut Shenit mė 1967, ky djalė serioz, i pafjalė, futbollist i pėrmasave historike, nė tė vėrtetė, atė ditė tė 16 tetorit 1983, kishte nisur ndalimin nė vend tė njė historie pėr krijimin e njė historie tjetėr: t’i dhuronte Elbasanit tė tij sportiv, njė titull tė paparashikuar futbolli.
    Labinoti shkonte kėshtu drejt kėtij titulli, kur ende nuk kishte nxjerrė nė fushėn e betejės armėn e tij tė fshehtė.
    Po cila do tė ishte kjo armė e fshehtė?…

  3. #13
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Forca Elbasani

    Edhe nje here djema si 20 vjet me pare !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. #14
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga Qerim
    Edhe nje here djema si 20 vjet me pare !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!



    Fjalet e tua....arrifshin ne vesh te Zotit ishallah............ ..........dhe i dhente fuqi dhe mendje futbollisteve tane me ja arrit qellimit...........


    Hajt suksese.............


    Endrra eshte afer............................

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    e mani men si ju futi tirona 4 petlla sa filloi kampjonati tjeter e? cim muca bon eurogol.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    E pse mburresh kot mer tironso, sikur ja boni golin Realit, i cop elbasoni ja boni o burr

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    17
    Citim Postuar mė parė nga tironci kuqezi
    e mani men si ju futi tirona 4 petlla sa filloi kampjonati tjeter e? cim muca bon eurogol.

    O Tironc per kete vit mos shpresoni per kampionat juve se e kemi te sigurte qe do ta fitojm neve Forca Elbasani :syz
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BERN : 11-11-2004 mė 05:31

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Shator 1984, java e pare e kampionatit shqiptar: Stadiumi Qemal Stafa, luan Elbasani kampion kunder SkTiranes.

    Pjesa e pare 0-2 per Elbasanin. Pjesa e dyte, SkTirana ben 4 gola per cerek ore (i dyti i Minges me rrotullim dhe top nga 16 metershi ne trekendeshin e atij jevgut), i thote "njatjeta" elbasanllinjve dhe fillon rrugen drejt titullit kampion, atij titulli qe Elbasani e mori me ate ndeshjen e cmendur ne Elbasan qe doli 0-0 dhe goli s'u fuste per qamet (une kam qene ne stadium ne te dyja ndeshjet para 20 vjetesh).

    C't'i merrje ne kombetare atij Elbasani qe luante i gjithe ne mbrojtje dhe luante me shqelma. Kishte nja dy jevgj qe luanin ne kundersulm dhe nje ne porte. Ishin si ajo flaka e kashtes. Apo si pushka e jevgut. Me nje fjale fituan nje kampionat sepse Tirana i fali. Mbas nja 40 vjetesh mund te gaboje prape Tirana e te merrni ndonje kampionat tjeter. Urime!
    Ignore List: Den Bossi

  9. #19
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    i henget nja 3 petlla juve?

    doktori thot si je

    dhe jo si ke qen


    FORCA LABINOTI
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  10. #20
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Elbasani ka mare shum vrull si vjet por prit edhe i cik dhe shif kur te filloi te caloje.

Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Elbasan, Opozita nis protestėn kunder vendimit te KQZ
    Nga no name nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:38
  4. Protesta e komuniteteve fetare pėr kthimin e pronave
    Nga King_Arthur nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-08-2006, 18:05
  5. Vdiq nje lypes ne Elbasan...
    Nga Kallmeti nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-02-2004, 22:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •