Close
Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 154 prej 154
  1. #151
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Tė rejat e fundit

    Presidenti i verdhebluve, Arben Laze, reagon pas deklaratės sė Shkėlqim Muēės

    Laze: Ne s'kemi zv.president nė FSHF

    Menjėherė pas deklaratės sė shefit tė klubit "Tirana", Shkėlqim Muēa, se FSHF-ja ėshtė nė favor tė Elbasanit, presidenti i verdhebluve, Arben Laze, nė njė prononcim pėr gazetėn "Sporti shqiptar", shprehet se skuadrėn e Elbasanit nuk mund ta ndalin presionet e vazhdueshme tė rivalėve tė tij. "Nuk kuptoj shkakun pse Muēa ėshtė shprehur nė kėtė mėnyrė, sepse skuadra e Elbasanit deri tani ka ardhur nė krye tė kampionatit me forcat dhe punėn e saj dhe jo nga ndihma e ndokujt tjetėr",- shprehet "bosi" elbasanas. Ndėrkohė, Laze i kundėrpėrgjigjet me disa pika Muēės, duke shtuar se FSHF-ja ndodhet nė Tiranė dhe jo nė Elbasan. "Nė Elbasan ndodhet Metalurgjiku dhe jo FSHF-ja, por dua t'i kujtoj Muēės dhe tė gjithė dashamirėsve tė futbollit tonė, se deri tani Elbasani kryeson me djersėn e tij dhe se nė ēdo ndeshje, skuadra verdheblu ka marrė maksimumin. Nuk e prisja kėtė deklaratė tė Muēės, por dua tė shtoj se, Elbasanit i ėshtė mohuar njė gol qė tė gjithė u shprehėn se ishte i rregullt nė takimin me Vllazninė, por mos harrojmė edhe ndeshjen me Teutėn njė vit mė parė, apo dhe nė ndeshjen me Besėn, ku gjyqtari e pėrsėriti dy herė goditjen e dėnimit. Megjithatė dua tė shtoj se vetė Muēa duhet tė tregohet mė i matur. Njėri prej donatorėve tė Tiranės, Avni Nuri, ka tė vėllain zėvendėspresident tė FSHF-sė dhe dihet, qė Lut Nuri ka raste qė qėndron edhe nė stol tė ekipit bardheblu, ndėrsa Elbasani nuk ka asnjė pėrfaqėsues tė tillė apo edhe mė tė vogėl nė detyrė nė FSHF. Prandaj nuk ka pse Muēa aludon me thėniet e tij. Kemi luajtur edhe tė premten, ashtu siē kemi luajtur edhe tė shtunėn dhe tė dielėn. Nuk shoh ndonjė favor tė madh kėtu. Kampionati ka hyrė nė dy fazat mė tė nxehta tė tij dhe lufta pėr titullin ėshtė bėrė edhe mė e ashpėr. Elbasani ėshtė nė vendin e parė dhe sigurisht qė rivalėt tanė janė xhelozė pėr kėtė, por tė gjithė tifozėt shqiptarė e dinė se Elbasani e kryeson me meritė kampionatin dhe ėshtė bukuria e kėtij sezoni. Mos harrojmė se nė ndeshjen e fundit me Tiranėn, kanė qenė vetė tifozėt bardheblu qė na kanė thėnė: Hallall ju qoftė! Ne nuk u trembemi kėtyre deklaratave, janė thjesht presione psikologjike kundėr ekipit tė Elbasanit, por futbollistėt tanė nuk mund tė dekurajohen nga kėto thėnie tė Muēės. Mė vjen keq pėr Muēėn, sepse nuk i shkon pėr shtat tė shprehet nė kėtė mėnyrė. Sa pėr kalendarin e ndeshjeve, unė mund t'i them Muēės, se thjesht ėshtė respektuar kalendari. Elbasani nuk ėshtė skuadėr qė pret nga tė tjerėt, ne jemi nė luftė tė vetėm dhe do tė luftojmė deri nė fund pėr titullin. Dua tė shtoj edhe kėtė. Deri tani nuk ka pasur ndonjė gjyqtar elbasanas tė gjykojė Elbasanin nė takimet me Tiranėn, apo skuadra tė tjera tė kryeqytetit, ashtu siē ka pasur gjyqtarė tiranas qė na kanė gjykuar neve ndaj tyre. Skuadra e Tiranės sė bashku me Shkėlqim Muēėn, tė shohin mė mirė punėt e tyre dhe mos tė merren me ne. Unė me ekipin tim i sfidoj ata nė pėrballjet direkte. Mua personalisht, nuk mė interesojnė se ēfarė bėjnė rivalėt, por vetėm mendoj qė ekipi im tė marrė maksimumin nė ēdo takim, duke filluar qė nga kjo javė me Dinamon, ku skuadra verdheblu do tė ketė njė trasfertė tepėr tė vėshtirė, por jo tė pamundur pėr ta kaluar",- pėrfundon Arben Laze, presidenti i Elbasanit.

    20 autobusė me tifozė ndaj Dinamos

    Presidenca e klubit ka vendosur 20 autobusė nė dispozicion tė tifozėrisė verdheblu, pėr takimin e kėsaj jave me Dinamon. Pėrballja mes kėtyre dy ekipeve pritet tė jetė tepėr e fortė, ndėrkohė qė nė klubin e Elbasanit, kanė nisur qė prej ditės sė djeshme pėrgatitjet pėr kėtė takim. Edhe ish-futbollistėt e Elbasanit, do tė kenė nė dizpozicion tė takimit me Dinamon njė autobus falas. Gjithēka do tė paguhet nga klubi i Elbasanit.

    Elbasani, vija sulmuese e plotė
    Elbasani ka vijuar stėrvitjen e parė normalisht, pėr javėn anti-Dinamo. Skuadra e drejtuar nga Daja ėshtė duke u pėrgatitur intensivisht pėr sfidėn e radhės, ndėrkohė me grupin ėshtė bashkuar edhe sulmuesi Klevis Dalipi, i cili ka mbėrritur nga Portugalia dhe tashmė, ėshtė nė dispozicion tė trajnerit. Me kthimin e Dalipit, Elbasani ka tė gatshėm gjashtė sulmues cilėsorė, Qorrin, Dalipin, Norėn, Bejzaden, Rizvanollin dhe Stojkun, pa harruar edhe tė riun Kuēi.





    Marre nga www.sportishqiptar.com.al



    Koment

    Bravo Beno se dhe nje pergjigje shume korekte.

    Ju delet e tjera qe grriceni me tifozerine elbasanase lexoni pak paragrafin e nenvizuar e merrni shembull si organizohen ultrasit Verdh e Blu


    Forca cuna
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 18-01-2006 mė 11:59
    .........................

  2. #152
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Blutė me vėshtirėsi barazojnė 1-1, duke treguar edhe njėherė, se nuk janė nė gjendje pėr tė pretenduar

    Dinamo frenohet sėrish nga Elbasani


    Dinamo - Elbasani 1-1

    Dinamo: Lika, E.Xhafa (Asllani 82'), Kastel, Kone', Ahmataj (Diop 67'), Alikaj (Ēaval 46'), Deliallisi, Poēi, Vinēetiē, Pema, Gudjabi. Trajner: I.Kataliniē.
    Elbasani: Kotorri, Brahja, Dede, Vrapi, Abraham, Nora (Tetova 77'), Ēapja, Osja, Qorri (Stojku 86'), Bejzade, Rizvanolli (K.Dalipi 68'). Trajner: I.Daja.

    Shėnues: Qorri 32', Diop 73'.
    Gjyqtarė: S.Velēani (Patos), E.Miho, I.Shima (Durrės).
    Kartonė tė verdhė: Ahmataj, Deliallisi, Kone', Qorri, Abraham.

    "Radiografia"
    2'- Alikaj kroson nga e majta njė top nė zonė pėr Gudjabin, mbrojtėsi Vrapi largon me vėshtirėsi rrezikun.
    4'- Brahja gjendet i lirė pėrballė portės, godet fortė, Lika i kundėrpėrgjigjet duke grushtuar, ndėrkohė topi shkon te kėmbėt e Qorrit, i cili me njė tė majtė potente prek vetėm rrjetėn e jashtme.
    8'- Shpėrthim i Pemės nė krahun e djathtė, kroson pėr Poēin tė lirė brenda zonės, fieraku me njė gjuajtje nė formė gėrshėre, pėr pak sa nuk shėnon golin e parė tė takimit.
    15'- Vinēetiē nxjerr tė lirė Pemėn nė tė djathtė tė sulmit, qė kroson pėr shokėt nė zonė, por portieri mik mė i shpejtė, rrėmben topin nė ajėr.
    25'- Nora kroson nga e djathta e sulmit elbasanas, topi ėshtė mė i lartė se se duhet dhe i jep mundėsi dinamovitėve tė organizohen.
    32'- Brahja insiston nė krahun e djathtė, kroson saktė nė zonė pėr Qorrin, i cili nuk fal me njė gjuajtje potente vetėm pak metra larg portės, duke ndėshkuar ish-skuadrėn e tij. 0-1 pėr Elbasanin.
    36'- Alikaj kėrkon tė marrė krahun e majtė, fut njė top te shtylla e dytė, por Abraham pėr tė mos ndėrlikuar situatėn, e largon topin nė goditje kėndi.
    45'- Nora nė kufijtė e zonės lėshon njė "predhė" drejt portės, por Lika nė gatishmėri grushton dhe shpėton portėn nga goli i dytė.
    49'- Ēaval i sapofutur, depėrton bukur mes mbrojtėsve, pason pėr Pemėn saktė, i cili i vetėm me portierin Kotorri, gabon fatalisht pėr tė barazuar rezultatin, pasi gjuajta ishte e dobėt dhe Abraham e largoi menjėherė "sferėn".
    52'- Nora i shėrben saktė Rizvanollit nė zonė, qė godet jashtė.
    62'- Bejzade shėrben sėrish pėr Rizvanollin, sulmuesi lirohet bukur nga mbrojtėsi Kone', por gjuajtja drejt portės lė pėr tė dėshiruar.
    66'- Ahmataj i rrėmben topin Abrahamit brenda zonės, godet menjėherė dhe Kotorri kundėrpėrgjigjet duke pritur dhe njėkohėsisht duke mos lejuar qė rrjeta tė prekej.
    71'- Ēaval depėrton bukur mes mbrojtėsve, gjuan fort, por Dede nė ēastin final e devijon topin nė goditje kėndi. Kroson Vinēetiē pėr Gudjabin, senegalezi gjuan fort, por sėrish has nė gatishmėrinė e portierit mik qė grushton topin.
    73'- Sulm i gjatė i dinamovitėve, Pema godet me kokė, grushton Kotorri nė goditje kėndi. Kroson Vinēetiē, ku pas spondit me Gudjabin, senegalezi tjetėr Diop, e shtyn me forcė topin drejt rrjetės, duke barazuar kėshtu rezultatin. 1-1.
    85'- Goditja e Pemės me kokė, ėshtė e pafuqishme pėr tė kaluar nė avantazh.

    Komenti
    Dinamo barazon 1-1 me Elbasanin, nė ndeshjen mė tė rėndėsishme tė javės sė 20-tė. Pritej me shumė interes ky 90-minutėsh pėr tė dyja skuadrat, por qė nė fushė u zhvillua njė lojė qė nuk e kaloi nivelin mesatar. Elbasani ishte ai qė doli mė i fituar nga ky takim, duke parė se pėrballė kishte njė kundėrshtar tė tendosur, qė kėrkonte me ēdo kusht ta shkurtonte diferencėn nė renditje. Tė parėt qė kaluan nė avantazh ishin miqtė, tė cilėt pėrfituan mirė nga njė kundėrsulm me Brahjen nė krahun e djathtė dhe goli erdhi pikėrisht nga kėmbėt e njė "ishi", pikėrisht Ilir Qorrit. Pėr dinamovitėt, ky ishte njė shok shumė i rėndė dhe deri nė fund tė pjesės sė parė, pėr asnjė moment nuk e morėn veten pėr tė shkuar te barazimi. Fraksioni i dytė i lojės, i sheh blutė mė tė orientuar drejt sulmit dhe pas aksioneve tė gjata, arrijnė tė barazojnė me anė tė senegalezit Papa Diop. Minutat mė pas, pėrshkohen nga ndėrprerje tė shumta pėr shkak dėmtimesh, ēka bėri qė ritmi i lojės tė binte ndjeshėm. Nė fund, trajneri Ivan Kataliniē provon edhe kartėn fituese, Klodian Asllanin, por asgjė nuk ishte e thėnė tė ndryshonte nė kėtė takim, qė ashtu si nė fazėn e parė, mbyllet sėrish nė barazim. Ajo qė duhet thėnė, ėshtė fakti se ky takim nuk e justifikoi besimin e tifozėve, sidomos atyre dinamovitė, tė cilėt prisnin njė nivel mė tė lartė loje nga vetė protagonistėt e fushės. Nga ana tjetėr Elbasani ėshtė i kėnaqur, kur bėhet fjalė se barazoi nė kryeqytet, teksa, nė javėn e ardhshme, do tė presė Skėnderbeun nė fushėn e vet. Pėr Dinamon duhet thėnė se, nuk ėshtė ende njė pretendente serioze pėr titullin kampion, duke parė tė gjitha ballafaqimet direkt me Elbasanin, Partizanin dhe Tiranėn. Derbi i ardhshėm Partizani-Dinamo, duket se do tė shohė pėrballė dy skuadra tė zhgėnjyera dhe qė sigurisht, do tė kėrkojnė t'ia lėnė krizėn nė derė njėra-tjetrės.


    Deklaruan pas ndeshjes
    Ivan Kataliniē, trajneri i Dinamos:
    Nuk ishte e thėnė qė ta fitonim kėtė takim, pasi Elbasani u mbrojt shumė mirė dhe kundėrsulmoi rrezikshėm nė pjesėn e parė. Kjo bėri qė ne tė ndėshkoheshim shumė shpejt dhe mė pas, tė mos dilnim nė lojėn tonė. Nė pjesėn e dytė, me zėvendėsimet e kryera arritėm tė barazonim, madje, treguam edhe njė gjendje mė tė mirė fizike se sa Elbasani. Me atė se ēfarė u pa nė fushė, barazimi ishte rezultati mė i drejtė i kėtij takimi. Tani s'na mbetet gjė tjetėr, veēse tė presim qė ky kundėrshtar tė gabojė nė takimet e ardhshme, pasi Dinamo nga ana e vet, nuk ka ditur ta mposhtė, nė asnjė prej tre ballafaqimeve nė kėtė kampionat.
    Ilir Daja, trajneri i Elbasanit:
    Nė pjesėn mė tė madhe tė kohės ishim superiorė ndaj Dinamos, ku patėm disa raste tė pastra pėr gol, por qė nuk ditėm t'i shfrytėzonim. Shpenzuam shumė energji nė fraksionin e parė tė lojės, ēka bėri qė nė minutat e fundit, tė ndienim disi lodhje nė kėmbėt tona. Dinamo arriti tė barazonte me goditje standarte, por duhet thėnė se, ne meritonim mė shumė se sa kaq. Gjithsesi, jam i kėnaqur me lojėn qė djemtė shfaqėn dhe javės tjetėr presim tė qetė Skėnderbeun nė fushėn tonė.

    Tė veēanta
    - Pėrpara fillimit tė takimit, u mbajt njė minutė heshtje, nė nderim tė presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, i cili u nda dje nga jeta.
    - Tė dy presidentėt e skuadrave, Sulaj dhe Laze, u ulėn pėrkrah njėri-tjetrit nė tribunėn VIP.
    - Tifozeria nė shkallėt e stadiumit "Qemal Stafa", ishte pothuajse e njėjtė nė numėr, afėrsisht 5.000. Gjatė ndeshjes, ato u konfliktuan dhe kjo solli ndėrhyrjen e shpejtė tė forcave policore.
    - Kristian Ēaval, i ardhuri i vetėm nė merkaton e dimrit, bėri debutimin e tij me fanellėn e Dinamos.
    - Nė protokollin e ndeshjes, blutė ishin vetėm me 5 lojtarė rezervė, nga 7 qė ėshtė e lejuar, gjė e cila tregon se Dinamo ka mungesė tė theksuar lojtarėsh titullaėr, pas largimeve tė tre amerikano-latinėve, Ballēos dhe Miles.
    - Dėmtimi i Tetovės solli panik pėr disa ēaste, pasi mesfushori nuk po jepte asnjė shenjė, ndėrkohė qė ambulanca u tregua e gatshme pėr ta ēuar durrsakun nė spital, por gjendja mė pas u pėrmirėsua



    Marrre nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  3. #153
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar mė parė nga miki_ro

    Vazhdoni keshtu se do na keni gjithmone prane jush.

    Para cuna

    Forca Elbasani


    Gjithmone Verdh e Blu
    lol Miki me gjithe keto mesazhe qe ke bere ketu si s'ja ke marre kenges

    Duam gol ne duam gol
    Elbasani loz futboll
    duam fitore dhe mos u ndani
    ne therrasim Elbasani

  4. #154
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Tė rejat e fundit

    Sipas trajnerit verdheblu, skuadra e tij ka luajtur mirė, por duhet tė ketė kujdes nė vazhdim

    Daja, ai qė qėndron me "kėmbė nė tokė"

    Gjithmonė i matur nė fjalėt qė shqipton edhe nė prag tė takimeve tė javės, por edhe gjatė ditėve tė stėrvitjes, trajneri i Elbasanit, Ilir Daja, gjithmonė qėndron me "kėmbė nė tokė". Ashtu siē ishte shprehur njė ditė pėrpara ndeshjes se, Elbasani do tė synojė maksimumin me Dinamon, trajneri Daja, nė fund tė takimit ka mbetur shumė i kėnaqur nga loja dhe rezultati, ndonėse nė vetvete, tiranasi qė ka dalė nga shkolla e madhe e Dinamos, shton se ekipi meritonte fitoren. "E kishim vlersuar kėtė takim dhe mendoj se grupi nė fushė i zbatoi me tepėr kujdes detyrat e dhėna. Duhet tė pėrgėzoj tė gjithė futbollistėt pėr shpirtin e garės, por dua tė shtoj se Elbasani ishte mė afėr fitores. E them kėtė, pasi synimet tona dihen tashmė nga tė gjithė dhe ashtu siē erdhėn ngjarjet, Elbasani, me atė ēka paraqiti nė fushė, e meritonte fitoren. Skuadra tani duhet tė shohė pėrpara pėr takimin e radhės dhe sigurisht, qė puna intensive e ekipit do tė vazhdojė edhe kėtė javė", - shprehet Daja. Ndėrkohė, pėr sa i pėrket humbjes sė Partizanit, Daja thotė: "Unė jam trajner i Elbasanit dhe nuk merrem me ekipet e tjera. Natyrisht qė rezultati mė interesoi. Besa na vuri nė vėshtirėsi njė javė mė parė nė Elbasan dhe nuk ėshtė ēudi qė fitoi". Daja shton se futbollistėt e tij, kanė njė ngritje nė nivelin e lojės dhe kjo, si rezultat i njė faze pėrgatitore tepėr pozitive. "Nė kėtė fazė tė tretė, duhet tė grumbullojmė sa mė shumė pikė, pasi edhe kalendari e favorizion disi ekipin tim, po tė kujtojmė se pas kėsaj jave me Skėnderbeun, Elbasani do tė udhėtojė nė Durrės me Teutėn dhe mė pas, do tė presim nė dy takime radhazi, Lushnjen dhe Vllazninė, nė fushėn tonė. Megjithatė, unė mbetem i mendimit qė nuk ka ndeshje tė lehta, nė qoftė se nė fushė nuk futesh pėr tė fituar", - pėrfundon, trajneri Ilir Daja.

    Verdheblutė, sot stėrvitja e parė e javės
    Barazimi me Dinamon dhe humbja e Partizanit, i ka kėnaqur sė tepėrmi drejtuesit e Elbasanit, ndonėse skuadra e tyre me lojėn e zhvilluar, mund edhe tė kishe fituar tre pikėt nė takimin me blutė. Verdheblutė, sot pasdite, do tė nisin stėrvitjen e parė pėr kėtė javė. Nė fundjavė, ata do tė presin ekipin e Skėnderbeut, qė pas rezultateve tė fundit, vjen me moral tė lartė nė Elbasan.

    Elbasani, shpėrblim edhe pėr barazimin
    Elbasani, pas barazimt me Dinamon, ka marrė njė premio tė majme, ndonėse shuma e vėnė nga presidenca pėr fitoren, ishte shumė herė mė e madhe se barazimi. Megjithatė, presidenca i ka shpėrblyer futbollistėt e saj edhe pėr barazimin e arritur, qė nuk ėshtė pak, pasi distanca me Partizanin, tani ėshtė rritur nė katėr pikė. Ndėrkohė qė, nuk ėshtė bėrė e ditur nga stafi drejtues, shuma e premios qė futbollistėt kanė marrė pėr barazimin me Dinamon.




    Sulmuesi Ilir Qorri, do tė ishte i lumtur, nėse goli i tij do i jepte fitoren ekipit

    Qorri: Elbasani ishte mė pranė fitores

    Elbasani edhe kėtė javė ka ruajtur kreun, madje duke e rritur edhe me njė tjetėr pikė, distancėn me ekipin e Partizanit, qė mban vendin e dytė. Verdheblutė e Dajės kanė bindur nė lojė dhe rezultat pėrballė Dinamos, e cila nė kėto javėt e fundit ėshtė forcuar sė tepėrmi nė lojėn e saj. Elbasani, falė njė lojė tepėr tė organizuar, si nė mbrojtje, por edhe nė vijėn sulmuese, arriti tė pėrballojė me sukses nė trasfertė ekipin e Dinamos, qė tashmė njihet nga tė gjithė, pėr forcėn e saj nė kampionatin tonė kombėtar tė futbollit. Rreshtimi qė trajneri Ilir Daja hodhi nė fushėn e lojės ishte tepėr rezultativ, ku duhet theksuar se ekipi i Elbasanit kundėr Dinamos, ka luajtur qė nga minuta e parė me katėr "snajperat" e tij, Bejzade, Rizvanolli, tė mbėshtetur nga Nora dhe Qorri. Pikėrisht ky i fundit, pas mė shumė se pesė javėsh, ėshtė rikthyer te goli. Ilir Qorri ka shėnuar falė klasit tė tij, njė gol ndaj ish-ekipit tė tij. Ai nė takimin me blutė, ka qenė njė nga futbollistėt mė tė mirė nė fushė, sidomos nė lojėn e zhvilluar nė krah. Jo vetėm se arriti tė shėnojė golin e parė dhe tė vetėm pėr verdheblutė, por nga ana tjetėr, ka marrė njė notė tepėr pozitive edhe nga trajneri Daja. "Skuadra ka zhvilluar njė ndeshje pozitive pėrballė Dinamos, por nė 15 minutat e fundit, ekipi i Elbasanit u ndėshkua nga njė pakujdesi nė mbrojtje dhe kjo, erdhi mbase si rrjedhojė e presionit qė Dinamo shfaqi nė minutat e mbetura tė takimit. Mendoj se deri diku, Elbasani bindi nė lojė dhe nė rezultat. Nė fillim e nisėm mirė lojėn, ku edhe krijuam disa raste pėr shėnim. Nė futboll gjithēka ndodh. Ne ishim shumė pranė me rastet e krijuara pėr tė dyfishuar dhe ja qė nė njė moment Dinamo barazon. Megjithatė, unė shpresoj qė ky barazim tė na shėrbejė pėr takimin e ardhshėm, si dhe pėr vazhdimėsinė, pasi na presin takime shumė tė vėshtira, ku dihet se tashmė, kampionati ka hyrė nė njė fazė shumė interesante", - shprehet Ilir Qorri. Ndėrsa kur e pyet pėr rikthimin e Qorrit te goli, pikėrisht kundėr ish-ekipit tė tij, elbasanasi shprehet: "Jam i gėzuar qė shėnova, por do tė isha i lumtur, nėse goli im do tė ishte i vetmi i takimit. Kisha kohė pa e gjetur rrugėn e rrjetės. Goli ishte si rezultat i punės sė ekipit, i cili zhvilloi njė ndeshje tepėr pozitive. Pėr sa i pėrket ekipit tė Dinamos, mendoj se vlerat i njohim tė gjithė. Sigurisht qė ėshtė njė skuadėr tepėr e motivuar nė fushėn e lojės, por Elbasani e kishte parashikuar se do tė ishte njė takim i vėshtirė, por jo i pamundur pėr ne. U pa qartė forca reale e Elbasanit. E them kėtė, pasi me Dinamon ekipi tregoi mė grintė dhe dėshirė pėr tė fituar, po ta krahasojmė me takimin qė zhvilluam me Besėn. Elbasani me kėtė takim tregoi edhe punėn e mirė, qė ekipi ka zhvilluar nė fazėn pėrgatitore. Megjithatė, tani na duhet tė shikojmė pėrpara, sepse takimi i radhės nuk do tė jetė i lehtė. Suksesi i ekipit ėshtė te forca kolektive e grupit dhe mbi tė gjitha, sepse Elbasani i vlerėson maksimalisht tė gjitha ekipet njėsoj. Kėtė javė do tė presim Skėnderbeun, njė skuadėr qė na mposhti nė fazėn e dytė. Do ta vlerėsojmė maksimalisht, pėr t'i shlyer borxhin dhe pa dyshim, qė java e ardhshme pritet tė sjellė pse jo, njė tjetėr shkėputje tė Elbasanit nga rivalėt, duke parė qė kalendari e favorizon disi ekipin tonė, pasi Partizani do tė pėrballet me Dinamon nė derbi dhe Tirana do tė presė Besėn. Ky ėshtė sezoni i Elbasanit, askush mos tė dyshojė. Falenderoj tifozėrinė e zjarrtė tė Elbasanit, pėr mbėshtetjen e madhe qė i dhanė ekipit. Ky kampionat do tė jetė njė dhuratė, pėr ata tifozė tė jashtėzakonshėm".




    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Elbasan, Opozita nis protestėn kunder vendimit te KQZ
    Nga no name nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:38
  4. Protesta e komuniteteve fetare pėr kthimin e pronave
    Nga King_Arthur nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-08-2006, 18:05
  5. Vdiq nje lypes ne Elbasan...
    Nga Kallmeti nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-02-2004, 22:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •