Close
Faqja 12 prej 16 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 154
  1. #111
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Elbasani peson humbjen e dyte ne kampionat, kete here kunder Skenderbeut.

    Gol Memeli ne minuten e 80`

    Po keta korcaret kaq shume e urrejne Elbasanin. Me kujtohet edhe nje here tjeter , para nja 10 vjetesh. Skenderbeu nuk kishte asnje shanc per te mbetur ne superlige .Elbasanit i duhej te pakten 1 pike ne takimin me Skenderbeun ,ne Elbasan, qe te mbetej ne superlige.

    Kane ardhur me mijera tifoze korcare ne Elbasan me rastin e kesaj ndeshje
    .Kane luajtur me gjithe shpirt, vetem qe ta mposhtnin Elbasanin. Dhe do ja kishin dale nese arbitri i ndeshjes te mos mbante me Elbasanin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 18-11-2005 mė 13:31

  2. #112
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    E ka dhjere (me nder lool) fare muhabetin sportishqiptar.Ka pothuajse nje jave qe nuk eshte online dhe skemi nga te marrim material

    Sido qe te jete per te komentuar humbjen nga Skenderbeu,ate qe kam per te thene eshte fakti qe nuk jemi Reali (meqe ra fjala i hengri 3 petlla loool) qe te kete ecuri rezultatesh pozitive pa pesuar asnje humbje.Humbja na la ne vend numero por cka na lehteson paska jane rezultatet negative te rivaleve tane.Duhet te rimarrim veten mbas kesaj humbjeje e te vazhdojme serine e mire te rezultateve per te arritur ne nje diference pikesh qe do na siguroje ne nje fare menyre nga hapa te tjere te gabuar.

    Gjithmone Verdh e Blu
    .........................

  3. #113
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Te rejat e fundit

    Verdheblutė e kanė pranuar nė heshtje lojėn e dobėt qė kanė bėrė nė ndeshjen me Skėnderbeun

    Elbasani, eufori apo njė ditė e keqe?

    Humbja e fundit e ekipit tė Elbasanit i ka mėrzitur tė gjithė nė kampin verdheblu. Heshtja e futbollistėve ndoshta do tė thotė se ata e kanė pranuar fajin pėr humbjen me Skėnderbeun. Presidenca ka qenė tejet e mėrzitur, ēka ka bėrė qė presidenti Laze tė reagojė menjėherė, madje tė deklarojė se do tė vendosė gjoba pėr ēdo protagonist nė ndeshjen e Korēės. Fillimisht ėshtė menduar se do tė vendoset nga 500 dollarė gjobė pėr ēdo lojtar, por ka gjasa qė kjo shumė tė dyfishohet. Por ēfarė e ka irrituar kaq shumė "bosin" verdheblu? Nė deklaratėn e tij mėsohet se nuk ishte i kėnaqur nga loja dhe jo nga humbja. Pėr kėtė ai ka tė drejtė, por tė kthehemi tek ekipi. Elbasani ishte nė njė ditė tė keqe, apo ishte eufori pas katėr fitoreve rresht tė marra me ekipe shumė tė forta? Duke e krahasuar me humbjen me Partizanin, edhe kjo nė trasfertė, humbja e Korēės i kishte tė dyja brenda, edhe euforinė, edhe ditėn e keqe nė tė cilėn ndodheshin verdheblutė, pa mohuar shpirtin e garės qė dėshmoi Skėnderbeu. Pjesėn e parė Elbasani e mori shumė lehtė, me mendimin qė do ta ndėshkojė nė kundėrsulm Skėnderbeun, por verdheblutė nuk e kishin autoritetin e kryesuesit qė ta fitonin atė ndeshje, pasi shumė futbollistė kishin kaluar nė vetėkėnaqėsi. Por nga ana tjetėr mund tė themi se ishte edhe njė ditė e keqe pėr verdheblutė, pasi shumė lojtarė vinin nga dėmtimet, pa harruar edhe presionin e vendėsve, pėr ta fituar me ēdo kusht atė ndeshje. Elbasani, nė tė gjitha trasfertat qė ka lėnė pikė, ka treguar qė nė lojė tė paktėn ka merituar mė shumė, ndryshe nga ndeshja e fundit. Por ēfarė iku, nuk kthehet mė. Ndoshta kėtė po mendojnė tė gjithė nė kampin elbasanas dhe autokritika mė e mirė ėshtė njė fitore bindėse me Teutėn, qė kėsaj radhe do tė luhet nė "Ruzhdi Bizhuta", aty ky Elbasani nuk njeh humbje gati prej dy vitesh. Fatmirėsisht, rivalėt mė tė afėrt, Besa dhe Tirana, nuk kanė arritur tė marrin mė shumė se njė pikė dhe ky fakt nė njėfarė mase i ka ngushėlluar ata. Por duke pasur ambicie fitimin e titullit, prapėseprapė humbja e Korēės nuk kalohet kollaj. Kalendari ėshtė favorizues kėtė javė pėr nėnkampionėt, prandaj ata do tė mundohen qė ta kalojnė kėtė moment tė vėshtirė, pėr tė shkuar pastaj nė Shkodėr mė autoritarė dhe me moral tė ngritur. Por sot do tė presim edhe analizėn e thellė tė ndeshjes sė fundit, ku presidenti Laze do t'u komunikojė edhe gjobat futbollistėve. Gjithsesi, ky ndėshkim nuk ėshtė pėr tė pėrfituar nga ata, por pėr tė shkundur ndėrgjegjen e secilit lojtar pėr lojėn e dobėt qė bėnė nė Korēė. Me siguri qė nė ndeshjen e radhės Elbasani do tė dijė tė reagojė, pasi nė kėtė sezon e ka treguar njė herė.

    Elbasani, sot analizė tė thellė humbjes
    Stafi tekni dhe drejtuesit e Elbasanit do tė bėjnė njė analizė tė thellė me futbollistėt verdheblu pėr humbjen e fundit nė Korēė me Skėnderbeun. Nė fakt, nė bisedat e lojtarėve, ata e kanė pranuar lojėn e dobėt. Pritet tė marrė pjesė nė kėtė analizė edhe presidenti Laze, i cili do tė kėrkojė edhe arsyen e humbjes dhe ndoshta do t'u komunikojė atyre masėn e gjobės, tė cilėn ai e ka bėrė tė ditur qė pas ndeshjes tė sė premtes.

    Nora dhe K.Dalipi drejt riaftėsimit
    Dy sulmuesit e Elbasanit, Arlind Nora dhe Klevis Dalipi, janė drejt riaftėsimit tė plotė dhe mund tė jenė tė gatshėm qė nė ndeshjen e radhės me Teutėn. Nora dhe K.Dalipi i kanė munguar ekipit pėr disa ndeshje, por tashmė ata do tė jenė njė armė mė shumė pėr trajnerin Daja, i cili tashmė nė sulm do tė ketė edhe dy alternativa tė tjera. Dje ka qenė dita e parė e stėrvitjes, kėshtu qė duhet pritur deri tė shtunėn pėr tė mėsuar gjendjen e plotė tė verdhebluve.




    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  4. #114
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Thumbs up Nuk jemi keq

    1. Elbasani 26
    2. Besa 20
    3. Tirana 20
    4. Partizani 19
    5. Dinamo 17
    6. Vllaznia 14
    7. Skenderbeu 14
    8. Lushnja 13
    9. Teuta 12
    10.Shkumbini 9


    Gjithmone Verdh e Blu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 22-11-2005 mė 17:16
    .........................

  5. #115
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Kane perfunduar takimet e javes se 13 te Superliges shqiptare. Tirana e Dinamo jane ndare me nga nje gol ne derbin e sotem, ndersa Vllaznia ka fituar ne shtepi 3 me 0 ndaj Lushnjes.Teuta eshte mundur ne fushen e Elbasanit me rezultatin 2-1.Ka qene vetem nje gol i shenuar ai ne takimin mes Shkumbinit e Beses se Rrakllit, qe i ka sjelle fitoren peqinasve. Edhe pas mbylljes se kesaj jave, ne krye te renditjes qendron Elbasani me 29 pike, i ndjekur nga Tirana me 21 pike.


    www.top-channel.tv


    8 pike diference sipas tch (se mua me dalin ndryshe llogarite) nuk eshte keq.Pra avash avash kemi te drejten ta besojme endrren si nje realitet

    Gjithmone Verdh e Blu
    .........................

  6. #116
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Te rejat e fundit

    Verdheblutė rrezikojnė disi nė fund me Teutėn, por fitojnė dhe shkėputen akoma

    Elbasani s'mund tė gabonte dy herė rresht

    Elbasani - Teuta 2-1

    Shėnues: Vrapi 45', Qorri 69', Shaqiri 83'

    Elbasani: Kotorri, Dede, Brahja, Vrapi, Abraham, Merxha, Devolli, Osja, Tetova (Kuēi 76'), Nora (K.Dalipi 30'), Qorri (O.Osmani 83') Trajner: I.Daja.
    Teuta: Kapllani, Pashaj, Zėre, Dollaku, Buna, Mancaku, Kovaē (Curri 75'), Kapaj, Xhihani, Emanuel (Tiko 73'), O.Muka (Shaqiri 78'). Trajner: H.Lika.
    Gjyqtarė: Sh.Guēe (Lushnjė), P.Gaxhaj (Gjirokastėr), E.Biēaku (Librazhd)
    Karton i verdhė: Pashaj

    "Radiografia"
    5' Moment i mirė pėr vendėsit, por qė nuk shfrytėzohet nga dyshja e sulmuesve Qorri-Nora.
    7' Kombinime tė shpejta tė verdhebluve nė hyrje tė zonės mike dhe Devolli gjuan pa adresė.
    14' Nora provon tė gjuajė nga larg, por jashtė.
    15' Tetova pason tek Abraham, i cili kroson pėrpara portės sė Kapllanit, por mbrojtėsit e devijojnė topin tej vijės fundore.
    22' Emanuel ndodhet i vetėm nė zonė, por Kotorri i bllokon rrezen nė momentin e finalizimit tė gjuajtjes.
    24' Nora e lė fushėn pas njė dėmtimi tė rėndė qė ka pėsuar gjatė njė dyluftimi me lojtarėt miq.
    26' Rast ideal pėr vendėsit, mbrojtėsi Brahja e kalon topin pėr te kapiteni Dede, i cili gjen tė lirė Tetovėn, por ky nuk arrin tė realizojė.
    27' Abraham kroson bukur te Qorri, por ky preferon tė pasojė te Merxha. Gjuajtja e kėtij tė fundit pėrfundon pranė shtyllės pingule tė kuadratit tė mbrojtur nga Kapllani.
    30' Devolli ekzekuton bukur njė goditje tė lirė, por pret Kapllani.
    38' Vrapi e rrezikon portėn e Kapllanit pas njė krosi nga mesfusha.
    40' Merxha dhe Qorri nuk arrijnė qė tė shėnojnė nė portėn durrsake, edhe pse ndodhen nė pozicion tė favorshėm.
    41' Vrapi e ka rivėnė topin nė lojė nga thellėsia drejtpėrdrejt nė zonėn e portės sė Teutės, por Devolli me gjuajtjen e tij e ka kaluar topin pranė shtyllės mike.
    45' Elbasani me anė tė Qorrit ekzekuton njė goditje dėnimi nga krahu i djathtė. Topi pėrfundon nė zonė dhe mbrojtėsi Vrapi ka goditur shkėlqyeshėm me kthesė topin e ardhur pas krosimit, duke tundur rrjetėn e portės sė Kapllanit. 1-0 pėr Elbasanin.
    48' Qorri kroson pėr te Klevis Dalipi, i cili vonon, ndėrhyn Merxha, por topi pėrfundon tej vijės anėsore.
    59' Mancaku kroson, por ndėrhyn Dede me kokė, duke evituar rrezikun.
    61' Osja godet nga distanaca, por mbi traun e portės durrsake.
    62'- Mancaku godet nė drejtim tė portės, por pa rezultat.
    63' Qorri ka njė rast tė mirė, por nė momentin e gjuajtjes bllokohet nga mbrojtja durrsake.
    69' Elbasanasit janė tė papėrmbajtshėm nė fushė. Devolli pason pėr te Klevis Dalipin, i cili gjen nė pozicion tė pėrshtatshėm Qorrin, qė gjuan fuqishėm dhe shėnon. 2 0 pėr Elbasanin.
    74' Xhihani gjuan lehtė, edhe pse ndodhet i vetėm pėrballė Kotorrit.
    82' Mancaku gjuan drejpėrdrejt nė duart e Kotorrit pas njė goditjeje dėnimi.
    83' Teuta ushtron presion nė portėn e Kotorrit. Njė top i gjuajtur nė drejtim tė kuadratit tė Elbasanit ėshtė kthyer jashtė zone nga mbrojtja. Shaqiri, i futur pak minuta mė parė nė lojė, ka gjuajtur me saktėsi, duke e ngushtur diferencėn. Elbasani-Teuta 2-1.

    Komenti
    Elbasani sėrish ka triumfuar nė fushėn e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta", ku nuk njeh humbje prej afro dy vjetėsh. "Viktima" e radhės ka qenė Teuta e Durrėsit, e cila ka bėrė njė prezantim tė kėnaqshėm nė kėtė ndeshje. Humbja e njė jave mė parė e verdhebluve e kishte ulur disi interesimin e sportdashėsve tė zjarrtė tė kėtij qyteti, por megjithatė ka qenė mė i madh se sa ai i stadiumeve tė tjera. Vendasit janė futur nė fushė mjaft tė mobilizuar dhe me besim tė plotė pėr arritjen e fitores. Pavarėsisht se nė radhėt e tyre mungonte goleadori Bejzade, mesfushori Ēapja dhe mbrojtėsi Tefik Osmani, niveli i lojės sė tyre ka qenė i kėnaqshėm. Qysh nė fillim tė ndeshjes presioni i verdhebluve nė portėn e Teutės ka qenė i dukshėm. Elbasani e ka kėrkuar golin nėpėrmjet lojės sulmuese, e cila ka ardhur nė rritje dhe e gjithė skuadra ka luajtur pėr tė arritur te goli i epėrsisė. Fundi i pjesės sė parė ka qenė mjaft i mirė pėr verdheblutė dhe kur kishin mbetur vetėm pak ēaste qė tė mbaronte koha shtesė, mbrojtėsi energjik Endri Vrapi ka shėnuar njė gol mjaft tė bukur, duke e zhbllokuar rezultatin.
    Pjesa e dytė ka pasur mė shumė ritėm dhe nė pjesėn mė tė madhe tė saj ishin pėrsėri vendasit qė e kanė dominuar lojėn. Rastet e shumta e kanė vėnė nė pozitė tė vėshtirė Teutėn, e cila ka luajtur e ngjeshur nė mbrojtje, pa pasur mundėsi tė kundėrpėrgjigjet. Nė minutėn e 69-tė ka ardhur dhe goli i dytė pėr Elbasanin me autor Qorrin dhe pas kėsaj minute u duk se verdheblutė do ta shpartallonin kundėrshtarin. Por ka ndodhur e kundėrta e asaj qė parashikohej. Miqtė nuk janė dorėzuar dhe kanė rezistuar mjaft mirė. Nė minutat e fundit ata janė "zgjuar" dhe kanė rrezikuar disa herė. Nė njė nga kėto raste futbollisti Shaqiri ka shėnuar edhe golin e parė, por dhe tė vetmin pėr Teutėn nė kėtė ndeshje.
    Nė kohėn shtesė prej 5 minutash nė mbyllje tė ndeshjes miqtė janė shfaqur mė tė qartė dhe nuk mund tė quhej surprizė as shėnimi i golit tjetėr nga Teuta, qė ka treguar se ka njė ekip tė mirė. Fitorja e radhės e verdhebluve ka qenė plotėsisht e merituar dhe tifozėria vendėse si zakonisht e ka festuar atė me shpresėn se Elbasani nuk ka pėr tė humbur as nė ndeshjet nė trasfertė nė tė ardhmen.

    Deklarojnė:
    Ilir Daja, trajner i Elbasanit: "Jam shumė i kėnaqur si nga rezultati edhe nga mėnyra se si luajti skuadra e Elbasanit nė kėtė ndeshje. Kemi pasur mungesa, por pėrsėri kemi marrė maksimumin. Jam i bindur se kundėrshtari nė ēdo javė do tė provojė forcėn reale tė Elbasanit. Por maksimumi do tė merret vetėm atėherė kur tė ndihemi vėrtet me "kėmbė nė tokė", pasi nė tė kundėrt mund tė pėsojmė zhgėnjime, siē ndodhi nė njė ndeshje tė kėsaj faze. Me Teutėn arritėm tė merrnim rezultatin e dėshiruar, pavarėsisht se nė fundin e ndeshjes kundėrshtari na vuri nė pozita tė vėshtira. Ndeshjet e ardhshme janė mjaft delikate, por ne do tė pėrpiqemi tė marrim pėrsėri maksimumin."
    Hasan Lika, trajner i Teutės: "Pėr sa i pėrket lojės, mund tė them se Teuta zhvilloi njė ndeshje mjaft tė mirė, aq mė tepėr kur pėrballė nesh ishte njė skuadėr me pretendime, si Elbasani. Me meritė ky ekip kryeson nė superligė, ashtu siē dhe arriti ta fitojė ndeshjen me Teutėn. Ne patėm rritje nė lojė, por rezultati nuk qe nė favorin tonė. Gjatė gjithė ndeshjes e kėrkuam golin, por nuk arritėm tė shėnonim mė shumė se njė herė. Gjithsesi, nė kėtė ndeshje, pavarėsisht se u goditėm me dy gola, u munduam tė gjejmė forcat pėr ta ngushtuar diferencėn. Mund tė kishim marrė edhe barazim, pasi Teuta ka forca, por e rėndėsishme ėshtė qė ndeshja ishte korrekte dhe gjyqtari qe pjesė e zhvillimit tė lojės dhe rezultatit."



    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  7. #117
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post

    Mbrojtėsi tiranas i verdhebluve Endri Vrapi ka shėnuar golin e dytė nė kėtė sezon

    Vrapi: Me Elbasanin titullin, kombėtaren me Brigelin

    Dikur ishte njė djalosh i panjohur dhe luante nė radhėt e ekipit tė Lushnjės si titullar, por askush nuk e kishte menduar se tiranasi shtatshkurtėr do tė binte nė sy me njė ekip tė vogėl qė synonte mbijetesėn nė superligė. Kėtė sezon, Endri Vrapi do tė kalonte nė radhėt e Elbasanit, ku qė nė fillim do tė jetė njė futbollist i pazėvendėsueshėm. Vrapi ka shėnuar golin e dytė me fanellėn e Elbasanit dhe ėshtė njė ndėr kandidatėt pėr tė veshur fanellėn e ekipit tonė kombėtar pas grumbullimit nė "zborin" e tij tė parė tė trajnerit Brigel. Nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar", 24-vjeēari i mbrojtjes verdheblu ėshtė shprehur pas pėrfundimit tė takimit kundėr ekipit tė Teutės se golin ua dedikon tifozėve verdheblu dhe shton se skuadra e tij ėshtė nė rrugėn e duhur drejt titullit kampion. "Sigurisht qė jam i lumtur qė kam shėnuar sėrish pėr ekipin e Elbasanit, por mė e rėndėsishme ėshtė se skuadra ka arritur njė fitore shumė tė rėndėsishme pėr kreun, pas asaj humbjeje tė pėsuar me Skėnderbeun," - shprehet Vrapi. Ndėrkohė, ekipi i Elbasanit ka koleksionuar njė tjetėr tripikėsh shumė tė vleshėm. Pas barazimit tė Tiranės nė derbi dhe humbjes sė Besės, verdheblutė e debutuesi Daja janė shkėputur nė +7 nga vendi i dytė, Partizani. Endri Vrapi gjithashtu thotė edhe pėr takimet e ardhshme, sidomos dy sfida tepėr tė nxehta tė kėsaj jave, nė trasfertė me Lushnjėn dhe Vllazninė. "Dy sfidat e ardhshme janė shumė tė rėndėsishme pėr ekipin tonė dhe Elbasani do t'i vlerėsojė maksimalisht tė dyja kėto ndeshje. Jam i bindur se skuadra nuk do tė dorėzohet pėr sa i pėrket titullit, qė varet mė shumė nga ne. Elbasani ėshtė ekipi qė deri tani ka qenė shumė i pafat lidhur me dėmtimet e shumta qė e kanė prekur ekipin, por famirėsisht janė zėvendėsuar me sukses dėmtimet," - shton Vrapi. Lidhur mė te ardhmen e tij, kandidati pėr njė vend nė mbrojtjen problematike tė kuqezinjve shprehet se ėshtė i lumtur qė ka marrė pjesė nė grumbullimin e parė tė gjermanit nė "zboret" e tij dhe premton se do tė zhvillojė ndeshje nė tė ardhmen shumė pozitive. "Jam i lumtur se pėr mua ky ėshtė njė vlerėsim tepėr i madh. Jam shumė i ri dhe kuptohet, ashtu si ēdo futbollist tjetėr, ėndrra ime ėshtė tė vesh fanellėn kuqezi," - thekson ai. Por duke parė paraqitjet e tij deri nė kėto javė tė superligės, tė lė tė besosh se kombėtarja jonė tashmė ka njė alternativė dhe tiranasi mund tė jetė njė i tillė. Dėshira e Vrapit kėtė sezon ėshtė titulli kampion me Elbasanin, qė pėr momentin nuk duket tabu dhe paraqitja pozitive nė sytė e Brigelit pėr tė bindur gjermanin se kombėtarja ka njė vend edhe pėr Endri Vrapin. Nė fund tė prononcimit tė tij, mbrojtėsi Vrapi shprehet edhe pėr dy ndeshjet e kėsaj jave: "Nė Lushnjė ėshtė njė ndeshje shumė e fortė, por jo e pakalueshme. E njoh mirė mentalitetin e kėsaj skuadre dhe mendoj se do tė jetė njė ndeshje e vėshtirė, por Elbasani kėtė sezon do tė synojė qė edhe nė trasfertė tė marrė njė rezultat pozitiv. Pėr sa i pėrket takimit me Vllazninė, mė parė tė kalojmė Lushnjėn, ka kohė deri tė shtunėn pėr tė menduar pėr sfidėn me kuqeblutė."

    Nora, dėmtimi e lė tri javė tė tjera pushim
    Kur mendonte se do tė ishte plotėsisht i gatshėm pas dėmtimit tė parė tė pėsuar, Arlind Nora ka qenė viktimė e fatit tė keq nė takimin me Teutėn, e fituar nga Elbasani. Sulmuesi gjirokastrit ka pėsuar njė dėmtim nė kėmbė dhe do t'i duhet tė paktėn tri javė pushim. Nora ėshtė shprehur se ndihet shumė keq pėr faktin se nuk ka pasur mundėsi tė shfaqi vlerat e tij me Elbasanin. "Kam kėputur ligamentet e kėmbės dhe mendoj se do tė duhet kohė pėr t'u rikuperuar plotėsisht. Dėshiroj tė jap kontributin tim nė dy takimet e trasfertės pėr Elbasanin, por besoj se edhe shokėt e ekipit do t'ia dalin mbanė," - ėshtė shprehur Nora.




    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Miki ro si ka mundesi qe ju punon sportishqiptar juve?
    Ignore List: Den Bossi

  9. #119
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    O Zombie me mbajne me kimet mua prandaj...se u bej goxha reklame lool

    Sinqerisht tani,nuk e di sesi por edhe mua shpesh here nuk me hapet faqja.Edhe sot ne fillim nuk munda ta hap por mbas disa Refresh-a te mire ma beri qefin e u hap.

    Ah meqe ra fjala sot sportishqiptar mbush plot 70 vjet.Personalisht e nga ana e sportdashesve elbasanllinj,i uroj shume vite te tjera pune ne dobi te sportit shqiptar.Edhe 100 gjithe Stafit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    .........................

  10. #120
    harapciu Maska e elbasanlliu yll
    Anėtarėsuar
    11-11-2005
    Vendndodhja
    italia
    Postime
    122
    Miko Re,ta Baft Zoti Hallall,kshu Vazhdo,jemi Akoma Te Paret Eh?na Maj Te Informum

Faqja 12 prej 16 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Elbasan, Opozita nis protestėn kunder vendimit te KQZ
    Nga no name nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:38
  4. Protesta e komuniteteve fetare pėr kthimin e pronave
    Nga King_Arthur nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-08-2006, 18:05
  5. Vdiq nje lypes ne Elbasan...
    Nga Kallmeti nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-02-2004, 22:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •