Nr.1
Elbasani fiton miqėsoren me Skėnderbeun
Nė stadiumin "Skėnderbeu" tė Korēės, ekipi vendės dhe Elbanasi, qė po stėrvitet nė kėtė qytet, zhvilluan njė ndeshje miqėsore me styre, e cila pėrfundoi me fitoren e thellė tė elbasanllinjve, me rezultatin 6-0. Kujtojmė qė Elbasani ka kohė qė po pėrgatitet pėr ndeshjet e UEFA-s, ndėrsa Skėnderbeu ende nuk e ka filluar fazėn e mirėfilltė pėrgatitore. Trajneri Bushati aktivizoi qė nga minuta e parė Kotorin, Osmanin, Telin, Memetajn, Belishėn, Asllanin, Osjen, Bejzaden, Kaēin dhe Klevis Dalipin, ndėrkohė qė pjesėn e dytė u aktivizuan tė gjithė lojtarėt qė ai kishte nė dispozicion. Ndėrkohė, nė formacionin e korēarėve bėnin pjesė vetėm pak titullarė, sepse pjesa tjetėr e lojtarėve ishin tė rinj. Kėshtu, qė nga minuta e parė luajtėn Aletlli, Ēaushi, Lako, Drabaj, Ēajku, Bajrami, Larti, Osmanllari, Zylyftari, Ngjela dhe Ballēo. Golat pėr Elbasanin u shėnuan nga Teli, Dalipi dhe Merxha nė pjesėn e parė, ndėrsa Nuhiu dhe Memelli dy herė, shėnuan nė pjesėn e dytė. Trajneri Bushati nuk pati mundėsi tė aktivizonte Norėn dhe Vrapin, tė cilėt bėnė vetėm vrap tė lehtė ditėn e djeshme.
Nr.2
Elbasani, nesėr miqėsore me Teutėn
Pasi kanė zhvilluar dje ndeshjen miqėsore me Skėnderbeun, elbasanasit kanė planifikuar menjėherė ndeshjen tjetėr miqėsore. Jo mė larg se dita e mėrkurė, Elbasani do tė ketė pėrballė pėrsėri ekipin e Teutės nė miqėsoren e tretė brenda 2 javėsh. Ky takim nuk ėshtė vendosur ende se ku do tė zhvillohet, pasi ka dy alternativa, nė Elbasan, nė stadiumin "Ruzhdi Bizhuta", ose nė Korēė, nė stadiumin "Skėnderbeu". Kėtė fakt e ka pohuar dje pėr gazetėn "Sporti shqiptar" vetė trajneri i Elbasanit, i cili ka kėrkuar qė gjatė kėsaj faze pėrgatitore miqėsoret t'i ketė tė shumta. "Mendoj se miqėsoret nė kėtė periudhė na vlejnė shumė, pėr vetė faktin se ekipi duhet konsoliduar sa mė parė dhe nė kėtė mėnyrė kam mundėsi qė tė shoh gjendjen aktuale tė tė gjithė futbollistėve, pėr tė vendosur pėrfundimisht pėr formacionin bazė qė do tė zbresė nė ndeshjen e parė me Vardarin. Tė mėrkurėn do tė zhvillojmė njė ndeshje tjetėr miqėsore me Teutėn, por ende nuk e kemi vendosur se ku, ndėrkohė qė edhe ditėn e shtunė mendojmė tė zhvillojmė njė ndeshje tjetėr tė fundit miqėsore me ekipin e Gramozit, por nuk e di ende se sa i gatshėm ėshtė tė na pėrgjigjet pikėrisht ky ekip," - thotė Bushati. Pra, Elbasani, vetėm nė pak mė shumė se njė javė qėndrimi nė qytetin e Korēės, ka menduar tė zhvillojė tri miqėsore, tė cilat kanė filluar qė dje me ekipin e Skėnderbeut dhe do tė pėrfundojnė ditėn e shtunė me Gramozin. Me Teutėn nė dy miqėsoret e para kujtojmė qė elbasanasit kanė fituar tė parėn me rezultatin 2?0 dhe kanė barazuar ndeshjen e dytė me shifrat 1?1. Afėrsia gjeografike ku janė duke u stėrvitur tė dy kėto skuadra dhe pėrgatitjet pėr kupat e Europės ka bėrė qė ato tė ndeshen me njėra?tjetrėn plot 3 herė brenda 2 javėsh.
Nr.3
Nora, dėmtimi i vetėm i verdhebluve
Problemi i vetėm gjatė kėtyre ditėve tė kėsaj faze pėrgatitore nė qytetin e Korēės pėr Elbasanin ka qenė futbollisti Arlind Nora. Gjirokastriti, qė i ėshtė bashkuar Elbasanit nė prag tė ndeshjes sė Kupės UEFA, ka pėsuar njė dėmtim nė pulpė dhe ėshtė duke zhvilluar njė stėrvitje individuale larg grupit. Madje vetė drejtuesit e ekipit elbasanas, ata qė janė duke u marrė me kėtė problem dėmtimi tė Norės, e kanė pohuar njė gjė tė tillė, por mendojnė se shumė shpejt sulmuesi i tyre do t'i bashkohet skuadrės nė seancat stėrvitore. Edhe nė ndeshjen e djeshme miqėsore me Skėnderbeun, Nora nuk ėshtė aktivizuar, duke zhvilluar stėrvitje veēmas grupit.
Nr.4
Nėnkampionėt, tė shtunėn kthimi nga Korēa
"Do tė qėndrojmė nė Korēė deri ditėn e shtunė dhe mė pas do tė largohemi drejt Elbasanit." Kėshtu ka pohuar dje pėr gazetėn trajneri i Elbasanit, Artan Bushati. Ndryshe nga ē'ishte deklaruar, elbasanasit do tė largohen nga qyteti juglindor i Korēės ditėn e shtunė, mė 9 korrik, pėr vetė faktin se duhet tė ambientohen sa mė mirė me klimėn nė Elbasan, pėr tė qenė gati mė datėn 14 korrik nė ndeshjen e parė pėrballė Vardarit. Sipas parashikimeve qė kishin bėrė elbasanasit, do tė linin Korēėn nė kėtė fazė mė datėn 12 korrik, por njė kėrkesė e trajnerit Bushati ka bėrė qė Elbasani tė ndėrrojė destinacion qė tė shtunėn nė mbrėmbje. Mė tej, nė fjalėt e tij, trajneri i Elbasanit thotė: "Nė qoftė se do tė zhvillojmė edhe miqėsoren e parashikuar ditėn e shtunė me ekipin e Gramozit, atėherė do tė largohemi ditėn e diel, ndėrkohė qė, nė qoftė se nuk ndodh kjo gjė, do tė udhėtojmė drejt Elbasanit qė ditėn e shtunė. Futbollistėt kanė shumė nevojė qė tė zhvillojnė disa seanca edhe nė fushėn e "Ruzhdi Bizhutės" dhe nė kėtė mėnyrė na duhet ta lėmė qytetin e Korēės. Shpresoj qė deri ditėn e shtunė gjithēka tė kalojė mirė."
Nr.5
Dallku: Mund tė rri tek Elbasani
Armend Dallku i ėshtė bashkuar ekipit tė Elbasanit. Ai ka qenė me pushime nė Kosovė. Futbollisti kosovar i kombėtares shqiptare ka pasur oferta nga ekipe tė ndryshme nga jashtė dhe nga brenda, por ai akoma nuk e ka zgjedhur tė ardhmen e tij. Mbrojtėsi i Elbasanit kishte shprehur dėshirėn tė luante nė Bundesligė, pastaj njė skuadėr ukrainase i bėri njė ofertė joshėse, por ai nuk nxiton. Sė fundi, njė deklaratė tjetėr vjen nga Armend Dallku, qė thotė se nuk ėshtė ēudi qė tė mbetet tek Elbasani edhe nė sezonin tjetėr. "Nuk ėshtė se nuk kam pasur oferta, madje ata kanė ardhur nga ekipe tė njohura, si jashtė vendit, ashtu edhe nė kampionatin shqiptar. Jam 20 vjeē dhe nuk dua tė nxitohem nė pėrzgjedhjen e ekipit. Nėse gjatė kėsaj kohe ndonjė ekip prestigjioz mė bėn njė ofertė tunduese, do tė iki nga Elbasani, ndryshe do tė qėndroj kėtu. Me thėnė tė drejtėn, Elbasani mė ka hyrė nė zemėr dhe mė vjen keq tė largohem. Pastaj edhe marrėdhėniet me tifozėt janė tė pėrkryera, pa harruar edhe presidencėn korrekte. Pra, edhe nėse qėndroj tek Elbasani, nuk bėhem pishman, pasi ky ekip mė ka dhėnė gjithēka," - shprehet Armend Dallku, i cili u ėshtė bashkuar shokėve tė ekipit nė Korēė.
Nr.6
Elbasani federon futbollistėt nė UEFA
Ekipi i Elbasanit dje ka sjellė nė FSHF listat e federimit pėr ndeshjen e parė tė Kupės UEFA. Ka qenė drejtori teknik i Elbasanit, Artin Kovaēi, ai qė ka paraqitur tė gjithė emrat e futbollistėve qė do tė federoheshin nė federatė. Nė listėn prej 26 futbollistėsh janė tė gjithė lojtarėt e grumbulluar nga trajneri Bushati nė pėrgatitoren qė po zhvillon kėto ditė para ndeshjes me Vardarin e Shkupit. Nė listėn prej 26 emrave figurojnė edhe dy tė rinj elbasanas, qė duhet tė federohen medoemos nga njė ekip qė merr pjesė nė Kupėn UEFA.
Nr.7
Optimizėm nė kampin verdheblu pėr ndeshjen e Kupės UEFA, ndėrkohė qė ka filluar konkurrenca nė ekip
Merxha: Elbasani, sy e veshė nga Vardari
Dje, pėr herė tė parė nė kėto ditė qėndrimi tė Elbasanit nė qytetin e Korēės, trajneri Bushati ka kėrkuar qė pėr 1 orė tė zhvillojė edhe teorinė e parė. Nė njė prej sallave tė hotelit "Kristal", njėshi i verdhebluve u ka vėnė nė dispozicion tė gjitha kasetat me fragmente tė ndryshme tė ndeshjeve tė kundėrshtarit tė drejtpėrdrejtė nė Kupėn UEFA, Vardarit tė Shkupit. Kjo ka ndodhur nė orėt e mesditės, para se futbollistėt tė drekonin dhe pasi kishin pėrfunduar stėrvitjen e paradites nė kodrat e qytetit. Tė gjithė lojtarėt e kanė parė kundėrshtarin nėpėrmjet videos dhe trajneri Bushati ka nxjerrė konkluzionin pėr atė ēfarė ėshtė vėnė re nė lojėn qė zhvillon Vardari nė ato kaseta qė dispononte. Mė pas, elbasanasit kanė zhvilluar pasdite edhe ndeshjen miqėsore me Skėnderbeun, ndėrkohė qė sot do tė fillojnė programin stėrvitor qė nė orėt e para tė mėngjesit. Konkurrenca duket se ėshtė tepėr e madhe tashmė tek Elbasani, ku edhe lojtarėt e stolit, qė mund tė cilėsohen kėshtu, janė duke kėrkuar njė vend nė formacionin bazė tė ekipit. Por kėtė do ta vulosė nė fund vetėm trajneri Artan Bushati, qė ka atributet kryesore pėr tė zgjedhur edhe 11?shen anti?Vardar. Tepėr optimistė duken tė gjithė futbollistėt elbasanas pėr ndeshjen e parė tė Kupės UEFA nė Elbasan, ku po t'i pyesėsh tė gjithė, tė deklarojnė se do ta kalojnė turin e parė. I tė njėjtit mendim ėshtė edhe mesfushori elbasanas Eriol Merxha, qė ka qenė njė ndėr futbollistėt vendimtarė tė Elbasanit edhe nė ndeshjet e fundit miqėsore, por edhe nė kampionatin e fundit: "Jemi tepėr optimistė dhe shpresojmė qė do ta kalojmė patjetėr turin e parė," ? ka theksuar Merxha, ndėrkohė qė mė tej do tė vazhdonte: "Vardari ėshtė njė skuadėr qė vėrtet ka emėr, por ne kėtė herė kemi shansin pėr ta kaluar me sukses kėtė provė tė parė. Do ta luajmė ndeshjen e parė nė shtėpinė tonė dhe ky ėshtė njė shans, pasi do tė luajmė pėrballė sportdashėsve tanė tė mrekullueshėm, qė mendoj se do t'i mbushin si asnjėherė tjetėr shkallėt e stadiumit. Me lojtarėt qė janė afruar nė skuadėr dhe me futbollistėt qė ka nė pėrbėrje Elbasani, them se do tė jemi ne qė do ta kalojmė kėtė tur tė parė. Unė personalisht jam i mendimit qė do tė dimė tė japim mė tė mirėn nė fushėn e lojės. Tė kėtij mendimi janė edhe futbollistėt e tjerė, qė kanė njė gjendje vėrtet optimale deri nė kėto momente. Kemi ditė qė e kemi mendjen te Vardari dhe shpresoj qė do tė dimė ta kalojmė me sukses kėtė kundėrshtar. Nė Korēė, deri tani nė kėtė fazė pėrgatitore, ēdo gjė po kalon si jo mė mirė dhe kushtet janė vėrtet optimale. Nuk na ngelet gjė tjetėr, veēse ta tregojmė veten nė fushėn e lojės. Por edhe pse kanė ngelur edhe vetėm pak ditė nga kjo ndeshje, e them me bindje se tė gjihė ne dhe e gjithė tifozėria e kėtij qyteti e ka mendjen vetėm te ndeshja. Do tė jetė trajneri ai qė do tė vendosė formacionin pėr kėtė ndeshje, por pak rėndėsi ka kjo, pasi ēdokush nga ne qė do tė jetė nė fushė duhet tė dijė ta mbrojė sa mė mirė bluzėn e Elbasanit."
----------------------------------------------------------------------------------------------------
Marre nga www.sportishqiptar.com.al
Krijoni Kontakt