Close
Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 154
  1. #61
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Tė kuqtė nuk arrijnė tė ndalin dot vrullin e portokallinjve

    Bejzade i tregon "targėn" Partizanit


    "Radiografia"
    5'- Kroson Ahmataj nga e majta. Bejzade pason me kokė pėr Merxhėn, qė gjuan keq.
    9'- Allmuēa godet fuqishėm jashtė zonės, por topi pėrfundon jashtė.
    30'- Goditje e lirė pėr Partizanin nė njė pozicion tė favorshėm. Ekzekuton Halili, por topi devijohet me kokė nga Dede.
    33'- Asllani provon nga 20 metra largėsi, por topi i devijuar nga njė mbrojtės kontrollohet nga Ed.Bakaj.
    40'- Dallku godet fuqishėm prirėt me portėn, por topi ndalet vetėm nga shtylla e majtė e portės.
    44'- Metaj pėrfiton nga njė pasiguri e mbrojtjes sė Elbasanit dhe pėr pak sa nuk shėnon, por ndėrhyn Kotorri nė kohė.
    45'- Abilaliaj ka rastin mė tė mirė nė pjesėn e parė, ku pėrballė Kotorrit nuk arrin ta shmangė.
    49'- Kroson Merxha nga e majta dhe Bejzade fare pranė nuk arrin ta devijojė topin pėr nė rrjetė.
    50'- Kroson Bezade dhe Dede, i lirė nė zonė, godet me kokė mbi traversė.
    69'- Dede pėrfiton nga njė pasim i Bejzades. Gjuan brenda zonės, por pret Ed.Bakaj.
    76'- Abilaliaj ka rastin mė tė mirė pėr tė shėnuar, por, pasi manovron bukur nė zonėn kundėrshtare, godet shumė dobėt.
    77'- Pas njė ngulmimi tė gjatė para zonės sė Partizanit, Bejzade nuk e ka tė vėshtirė tė shtyjė topin nė rrjetė, pas njė topi tė marrė nga e majta e sulmit, 0-1.
    -86'- Memelli shpėrthen nga e majta, por topi i dhėnė prej tij nuk shfrytėzohet nga sulmuesit e tjerė.
    88'- Nė njė aksion vetjak, Bejzade shmang tėrė mbrojtjen e Partizanit dhe nuk e ka tė vėshtirė tė shėnojė golin e dytė, 0-2.

    "Komenti"
    Ndodhi ajo qė pritej. Edhe dje, Partizani nuk arriti ta shmangė humbjen e radhės me njė Elbasan, qė nuk lėshon aspak pėrballė njė skuadre tė mbushur me lojtarė tė rinj. Rezultati i takimit tė sotėm e shtyn dhe pėr pak kohė shpalljen matematike tė Tiranės kampione tė kėtij sezoni. Ashtu siē ka ndodhur rėndom nė takimet e fundit, tė kuqtė kishin mungesa tė shumta nė formacion. Pėr fat tė keq, ata duhej tė bėnin pa shėrbimin e organizatorit tė tyre, Dorian Bylykbashi, tė pezulluar pėr arsye kartonėsh. Sikur tė mos mjaftonte kjo, nuk ėshtė aktivizuar as Sasha Delaini, pas njė dėmtimi nė stėrvitje. Ndryshim shihej edhe nė portė, ku nė vend tė Agollit ishte Ed.Bakaj. Portokallijtė vinin me njė formacion tė kompletuar, ku theksi i ėshtė vėnė sulmit, me treshen e fuqishme Kaēi, Memelli dhe Bejzade. Loja nisi me miqtė, qė hidhen menjėherė nė sulm nė kėrkim tė avantazhit tė shpejtė. Ahmataj ėshtė shumė efikas me lojėn e tij nga e majta, kroset e tė cilit nuk u shfrytėzuan siē dyhej nga sulmuesit. Pas njė fillimi tė vrullshėm tė miqve, loja pėrqendrohet nė mesfushė, duke e ulur ndjeshėm rrezikshmėrinė nė portat respektive. Partizani mundohet mė shumė tė mbrohet dhe kėrkon tė shfrytėzojė kundėrsulmin me topa tė gjatė nė drejtim tė Abilaliajt, qė shumė herė u shfaq i rrezikshėm para portės kundėrshtare. Rasti mė ideal i pjesės sė parė ishte ai i minutės sė 45-tė, kur sulmuesi i kuq nuk arrin tė shmangė Kotorrin nė hyrje tė zonės. Me sa duket, portokallijtė e kishin menduar mė tė lehtė pėrballė djemve tė Memės, qė ishin vendosur mirė nė fushė. Pjesa e dytė ka tė njėjtėn fytyrė me tė parėn, me Elbasanin qė kėrkon me ngulm shėnimin e golit dhe Partizanin qė pret nė gjysmėfushėn e tij. Megjithėse ushtrojnė presion tė vazhdueshėm, portokallijtė janė nervozė me veprimet e tyre, duke bėrė gabime tė shumta nė pasime. Tė kuqtė, tė kthyer nė gjysmėfushėn e tyre, nuk e harrojnė sulmin, ku me kundėrzbritje tė shpejta shfaqen rrezikshėm para portės sė Kotorrit. Dhe nė njė rast tė tillė, Abilaliaj, qė ėshtė rreziku numėr njė i sulmit kryeqytetas, shpėrdoron mundėsinė mė tė mirė pėr tė kaluar tė kuqtė nė avantazh, ku pas njė topi tė marrė nga mesfusha, depėrton nė zonėn e Elbasanit dhe bėn mė tė keqen, duke e goditur topin mbi traversė. Ligji i futbollit ėshtė shumė i rreptė: po nuk shėnove, e pėson. Njė minutė mė vonė, atė qė nuk e bėri sulmuesi i kuq, e bėn Bejzade, i cili fare pranė portės shėnon golin e avantazhit pėr miqtė. Kėtu fillon kapitullimi i Partizanit. Tė kuqtė, megjithėse mundohen tė dalin pėrpara, janė tė pafuqishėm t'i ēojnė deri nė fund aksionet e tyre. Elbasani e kontrollon mirė lojėn dhe nė rastin mė tė mirė qė i jepet shėnon golin e nokautit me anė tė tė njėjtit autor, Bejzades, i cili shmang kėdo qė i del pėrpara dhe pėrballė portierit shėnon lehtėsisht. Elbasani arrin fitoren e tretė gjatė kėtij sezoni pėrballė Partizanit, qė mė shumė mendon pėr sezonin e ardhshėm. Mema ka hedhur nė fushė njė formacion me emra krejtėsisht tė rinj, ku pėrveē El.Bakajt, Metajt, Abilaliajt Peqinit dhe Ed.Bakajt, janė provuar dhe Hasmetaj me Capon. Gjithsesi, tė kuqtė rezistuan mirė deri nė gjysmėn e pjesės sė dytė, kur Bejzade kaloi miqtė nė avantazh. Elbasani kryen detyrėn dhe pret rezultatin e ndeshjes sė sotme nė "Niko Dovana", ku njė hap fals i Tiranės do ta shtynte edhe pėr pak kohė kurorėzimin e kampiones sė re.

    "Deklarojnė"
    Artan Bushati, trajneri i Elbasanit
    "Partizani na vuri nė vėshtirėsi nė njė pjesė tė madhe tė lojės. Megjithėse me emra tė rinj, Partizani ishte vendosur mirė nė fushė dhe nuk na lejoi shumė hapėsira nė mbrojtje. Mendoj se Mema kishte bėrė njė zgjidhje tė mirė taktike. Nė pjesėn e dytė arritėm t'i shfrytėzojmė mė mirė mundėsitė qė na u dhanė, duke shėnuar dy gola. Ne erdhėm me objektiva tė qarta dhe nė fund ia dolėm mbanė. Tashmė nuk na mbetėt tjetėr veēse tė respektojmė kampionatin deri nė fund dhe tė fitojmė dy ndeshjet e mbetura."
    Sulejman Mema, trajner Partizanit, nuk u prononcua.

    "Tė veēanta"
    - Nė tribunėn pėrballė nuk ndodhej asnjė tifoz, kėshtu qė ajo dukej e shkretė, sikur tė mos kishte ndeshje.
    - Presidenti Xhani nuk ishte i pranishėm nė tribunėn "VIP", siē bėri dhe nė ndeshjen e kaluar me Tiranėn.
    - Si gjithmonė, nė tribunėn "VIP" ndodhej ambasadori hungarez, qė ėshtė i pranishėn nė ēdo takim tė Partizanit.
    - Numri i tifozėve tė pranishėn nė tribunė nuk i kalonte tė 200, si rrallėherė nė pėrplasjet midis kėtyre dy skuadrave.


    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al



    Elbasani tashmė ka vėrtetuar se ėshtė nga ekipet mė tė mirat (nė mos mė i miri) i Superligės.Kėtė fakt nuk e vėrtetojnė vetėm rezultatet e sivjetshme por edhe fakti qė stadiumi nuk ka patur as edhe njė herė nė kėtė sezon kaq pak sportdashės.

    Forca ēuna.......


    Ja dhe njė foto e ndeshjes sė djeshme....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    .........................

  2. #62
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Urime ekipit simpatik te Elbasonit per vendin e dyte. E keni te ēimentuar tani dhe nuk keni frike se jua rremben njeri . Jeni me te vertete ekipi me i mire kete vit, pasi SK TIRANA jane "Galaktiket" e Superliges dhe nuk mund te krahasohen me ekipet e tjera qe luajne ne Superlige . Urime dhe per vendin ne Kupen UEFA dhe ishallah keni fat dhe kaloni ndonje tur ...


    Ashtu siē rrin yjet
    yjet perreth hones
    ashtu rrin tifozat
    tifozat rreth TIRONES ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 10-05-2005 mė 10:28
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #63
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Verdheblutė duken tė vendosur pėr tė mos e njohur humbjen edhe nė fazėn e katėrt me Tiranėn

    Elbasani: Kampionė, do t'ju mundim pėrsėri!


    Megjithėse ekipet e ēiftit tė kėsaj jave, Tirana dhe Elbasani, janė shpallur para kohe, pėrkatėsisht kampionė dhe nėnkampionė tė superligės pėr kėtė edicion, ndeshja e kėsaj fundjave midis tyre ka ngjallur interes tė pazakontė. Dy ekipet mė tė mira tė kėtij kampionati, nė ndeshjen e tyre tė katėrt do tė synojnė tė tregojnė edhe njė herė se i meritojnė plotėsisht pozicionet ku ndodhen. Kėto ekipe janė tė vetmet qė nuk i lėshuan "armėt" asnjėherė gjatė kėtij aktiviteti, duke e mbajtur tė ndezur garėn thuajse deri nė fundin e saj. Ndėrsa Tirana ka qenė ekipi qė ka bėrė ligjin nė futbollin shqiptar gjatė viteve tė fundit, nė kampionatin e sivjetėm bardheblutė patėn njė rival tė fortė, qė shpeshherė e vuri nė diskutim kryesimin e Tiranės. Pėr tė gjithė sportdashėsit, takimet midis Elbasanit dhe Tiranės nė kampionatin e sivjetėm do tė mbeten tė paharrueshme. Por pa dyshim qė mė i bukuri ndėr ta ėshtė ai i 23 tetorit 2004, kur verdheblutė do tė mposhtnin 3?1 nė "Ruzhdi Bizhuta" Tiranėn e pathyeshme prej muajsh tė tėrė. Kėtu kushdo filloi tė bindej se Elbasani nuk ishte rastėsisht ndjekėsi mė i afėrt i Tiranės. Javėt nė vazhdim e treguan mjaft qartė se Elbasani ishte njė prej pretendentėve pėr titull. Nė fazėn e katėrt, verdheblutė dhanė maksimumin, por diferencėn me kryesuesen Tirana nuk mundėn ta ngushtojnė dot. Kjo pasi edhe kryeqytetasit e ruajtėn ecurinė e rezultateve pozitive, duke u shpallur javėn e kaluar kampionė tė superligės pėr tė tretin vit radhazi. Por elbasanasit, tė trishtuar nga humbja e shansit pėr ta fituar kėtė trofe, do tė pėrpiqen ta ngushėllojnė veten, duke synuar ta mundin sėrish Tiranėn kėtė javė. Nė kampin verdheblu, gjatė kėsaj jave po punohet qė ekipi i Elbasanit tė tregojė nė stadiumin "Qemal Stafa" se ata janė mė tė fortė se Tirana. "Kampionė, do t'ju mundim pėrsėri," - ėshtė refreni i punės qė po bėhet pėr kėtė ndeshje. Kjo ambicie e Elbasanit ėshtė nxitur si nga trajnerėt dhe presidenca, ashtu edhe nga nga tifozeria verdheblu. Ata do tė ndihen tė kėnaqur nėse ekipi i tyre i zemrės do ta fitojė ndeshjen e fundit me Tiranėn. Do tė ishte afėrsisht sikur Elbasani tė shpallej fitues i kampionatit nė superligė.


    Dy mijė elbasanas nė "Qemal Stafa"
    Tė paktėn dy mijė elbasanas parashikohet tė jenė tė pranishėm nė tribunat e stadiumit "Qemal Stafa" pėr tė ndjekur pėrballjen e ēiftit Tirana?Elbasani mbrėmjen e sė shtunės. Pėr njė pjesė tė tifozėrisė, presidenca verdheblu do ta sigurojė udhėtimin vajtje?ardhje falas, ndėrsa pjesa tjetėr do tė lėvizė me automjetet personale. Sipas burimeve zyrtare, nė dispozicion tė tifozerisė verdheblu janė 20 autobusė dhe lėvizja do tė bėhet nė mėnyrė tė organizuar. Pjesėmarrja masive e tifozerisė elbasanase ėshtė e lidhur me ecurinė e shkėlqyer tė ekipit tė tyre tė zemrės dhe ata do t'i nxitin verdheblutė qė tė luajnė si kampionė pėrballė Tiranės.



    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al




    Kampionė na prisni se po vijmė........


    Le tė zhvillohet njė ndeshje e bukur tė shtunėn nė Tiranė,duke i dhuruar spektakėl tė pranishmėve nė stadium nga dy ekipet mė tė mira tė Superligės.

    Mė i miri le tė fitojė.............

    Dmth Elbasani.....


    Ps.Skuthi i vogėl rrofsh plako pėr vizitėn nga lagja edhe pėr "komplimentet" ... ....ah se desh harroja NGUSHĖLLIME .......LooooooL


    Gjithė tė mirat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 11-05-2005 mė 18:36
    .........................

  4. #64
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Hajdeni se po ju presim. Merrni spango per me vete per te arrnuar rrjeten e portes .
    Miko rrofsh plako per ngushellimet, nejse, duarbosh si ju nuk ngelem. Megjithese ju kenaqeni me pak, vendi dyte ju duket shume, kot nuk thone:
    - Gabeli kur ka vaj, lyen dhe by-then ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #65
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Tirana-Elbasani, dueli i 121-tė mes tyre


    - 120 herė janė vėnė pėrballė njėri-tjetrit kėto dy ekipe. Tirana ka fituar 64, ndėrsa Elbasani 25 takime. Nė 21 raste ėshtė sigluar barazimi, kurse golaverazhi ėshtė 228-109 pėr bardheblutė.
    - Nė qytetin e Elbasanit, mė 20.4.1930, kėto ekipe janė ndeshur pėr herė tė parė. Fitorja do t'u buzėqeshte miqve tiranas me rezultatin e pastėr 2-0. Ishte ky sukses qė Tirana do ta arrinte 11 herė
    radhazi. Kuptohet qė kėto pėrbėjnė dhe serinė mė tė gjatė tė fitoreve tė badhebluve, qė do tė ndėrpriteshin nė ndeshjen e 12-tė mes tyre, kur nė Elbasan do tė nėnshkruhej barazimi, 1-1. Do tė ishte ky barazimi i tyre i parė. Kurse fitoren e parė Elbasani do ta merrte vetėm nė takimin e 15-tė, pikėrisht nė fushėn e vet me rezultatin 3-2.
    - Vetėm nė Tiranė janė luajtur 60 ndeshje. Pėrsėri Tirana ruan epėrsinė e bilancit: 48 fitore pėr kampionėt, vetėm 5 pėr verdheblutė dhe 7 barazime. Golaverazhi ėshtė 144-39 pėr kryeqytetasit.
    - Fitoret mė tė thella kundėr Elbasanit, Tirana i ka arritur si mė poshtė: 9-0, mė 17.6.1934; 9-0, mė 3.2.1952; 9-2, mė 12.6.1932 dhe 8-1, mė 12.5.1968. Fitoret mė tė thella ndaj Tiranės, Elbasani i ka marrė si mė poshtė: 3-0, mė 21.4.1974 dhe 3-0, mė 28.11.1982.
    - Ndėrkaq, 3 ėshtė numri i barazimeve radhazi tė nėnshkruara mes kėtyre dy ekipeve: 0-0, mė 5.11.1972; 1-1, mė 15.4.1973 dhe 1-1, mė 7.11.1973.
    - Mes kėtyre dy skuadrave 31 ndeshje kanė pėrfunduar nė barazime. Kėshtu me rrjeta tė paprekura janė regjistruar 12 takime, 1-1 (10 raste); 2-2 (8 raste) dhe 3-3 (vetėm njė herė).
    - Me 5 gola diferencė kanė pėrfunduar dy takime, ndėrsa me 6 gola diferencė ka dalė vetėm njė ndeshje.
    - Me 7 gola diferencė kanė dalė dy takime; njėri 8-1, mė
    12.5.1968 dhe tjetri 9-2, mė 12.6.1932 dhe me 9 gola diferencė sėrish janė dy ndeshje me tė njėjtin rezultat, 9-0.
    - Takimi i 25-tė jubilar ėshtė fituar nga Tirana 2-1, mė 22.5.1955; i 50-ti 1-0 nga Elbasani, mė 2.4.1972; i 75-ti 4-2 pėr Tiranėn, mė 9.9.1984 dhe i 100-ti ėshtė fituar nga Tirana 3-1, mė 26.2.1994.
    - Pėr Tiranėn, golin e 100-tė e ka shėnuar B.Ishka, mė 5.3.1961 nė Elbasan (rezultati 3-1 pėr tiranasit), tė 150-tin R.Alushi nė Elbasan, mė 24.9.1978 (rezultati 3-2 pėr Elbasanin) dhe tė 200-tin gol e ka shėnuar I.Fortuzi nė Tiranė, mė 2.4.1995 (tiranasit fituan 2-1). Ndėrsa golin e 50-tė pėr elbasanasit e ka shėnuar F.Lleshi nė Elbasan, mė 7.11.1973 (rezultati 1-1), ndėrsa tė 100-tin J.Brahja, mė 24.12.2003 (rezultati pėrsėri i njėjtė 1-1).
    - Fitoren e fundit ndaj Elbasanit, Tirana e ka arritur mė 22.5.2004 me rezultatin 5-2. Barazimi i fundit ėshtė ai i datės 5.3.2005 me
    rezultatin 2-2. Fitoren e fundit kundėr Tiranės, Elbasani e ka
    arritur nė fazėn e parė tė kėtij kampionati, mė 24.10.2004 nė Elbasan me rezultatin 3-1.




    Bushati: Objektivi ynė, fitorja

    "Megjithėse gjithēka ėshtė mbyllur dhe rezultati nuk do tė sillte ndonjė ndryshim nė tabelėn e renditjes, ne do tė kėrkojmė shumė nė kėtė ndeshje. Objektivi ynė, si nė ēdo ndeshje, ėshtė pėr tė fituar dhe sot do tė luajmė pėr tė justifikuar vendin qė kemi zėnė nė tabelė. Jo vetėm kaq, por do tė tregojmė karakterin e fortė qė ka ky ekip. Ne duam patjetėr tė jemi kampionė nga ana morale. Kontigjenti i lojtarėve ėshtė i plotė, nuk kam asnjė mungesė, apo tė dėmtuar dhe janė tepėr tė motivuar pėr ndeshjen e radhės nė trasfertė. Nė "Qemal Stafa" do t'u tregojmė tė gjithėve se ne mund tė meritojmė diēka mė shumė se vendi i dytė," - ėshtė shprehur nė deklaratėn e tij trajneri i Elbasanit, Artan Bushati.




    Merxha: Ta tregojmė se kush ėshtė Elbasani

    "Do tė synojmė qė ta mbyllim nė mėnyrė sa mė dinjitoze kampionatin. Kėshtu tha pasditen e djeshme mesfushori Eriol Merxha i Elbasanit. Futbollisti verdheblu, njė nga mė tė mirėt e kėtij ekipi, mendon se Elbasani do t'i fitojė edhe dy ndeshjet e mbetura. Ai thekson se edhe kėtė tė shtunė nė Tiranė ekipi i Elbasanit shkon pėr tripikėshin. "Ne jemi njė ekip qė nuk ka ndėrmend tė tolerojė askėnd, aq mė tepėr kur ėshtė fjala pėr Tiranėn. Nė mesjavė ne e pamė se kush ishte Tirana dhe Teuta qė janė dy ekipet qė merituan edhe trofetė e vitit. Na vjen keq qė ne nuk arritėm tė fitonim as kupėn e as kampionatin, edhe pse kemi shkėlqyer nė kėto aktivitete tepėr tė rėndėsishme futbollistike. Ndoshta ishim edhe tė pafat, ose nuk ditėm tė menaxhonim mirė ndonjė situatė jo fort tė favorshme gjatė aktivitetit. Megjithatė verdheblutė treguan se ishin njė prej ekipeve mė tė mira, si nė kupė, edhe nė kampionat. Askush nuk mund ta mohojė kėtė edhe pse Elbasani nuk ėshtė fitues i tyre sivjet. Duke qenė se nė prag ėshtė ndeshja e katėrt e radhės me kampionėt mė tė rinj tė vendit, ekipi ynė do tė pėrpiqet tė shpalosė edhe njė herė vlerat e tij tė shkėlqyera. Pėrbėrja dhe niveli cilėsor i Elbasanit do tė shfaqen sėrish nė stadiumin "Qemal Stafa" me tė gjithė potencialin e tyre," - shprehet Merxha. Sipas tij, kėtė tė shtunė verdheblutė kanė rastin t'u tregojnė kampionėve tė saposhpallur tė superligės se Elbasani ėshtė mė i fortė dhe se ai do tė jetė fitues i kėsaj sfide. "Ndaj Tiranės nuk do tė kursehemi, por do tė luajmė maksimalisht. Do tė pėrpiqemi tė bėjmė njė ndeshje tepėr korrekte e mjaft tė bukur. Qėllimi ynė ėshtė qė tė luajmė pėr rezultat edhe pse ai ka vetėm vlera statistikore, por edhe pėr tė kėnaqur sportdashėsit qė do tė ndjekin takimin midis dyshes qė meriton kryesimin e superligės. Nuk besoj se do tė ndodhė ndryshe nga kėto qė parashikohen. Kam bindjen se edhe njėherė verdheblutė do tė dinė tė tregojnė cilėsitė e tyre mė tė mira," - pėrfundon Merxha.





    Laze: Sot, mes tifozėve verdheblu

    Nė ndeshjen e sotme midis Tiranės dhe Elbasanit presidenti i verdhebluve, Arben Laze, ka vendosur tė braktisė tribunėn VIP pėr tė qėndruar midis tifozėve tė ekipit tė tij. Kėtė vendim presidenti i Elbasanit e ka marrė pėr tė respektuar mijėrat e tifozėve verdheblu, tė cilėt e kanė ndjekur ekipin e tyre tė zemrės nė tė gjitha stadiumet e Shqipėrisė, shpeshherė edhe duke sakrifikuar nga buxheti i familjeve tė tyre. Nė njė prononcim pėr mediat, Laze u shpreh se kėtė tė shtunė ai do tė jetė njė prej tifozėve mė tė zjarrtė tė verdhebluve nė tribunėn e stadiumit "Qemal Stafa" dhe shpreson qė tė jetė sa mė fatsjellės pėr Elbasanin. "Duke synuar fitoren ndaj bardhebluve, ne pretendojmė qė t'i tregojmė opinionit sportiv shqiptar se Elbasani ėshtė moralisht kampion i kėtij edicioni. Por krahas kėsaj, nė kėtė sfidė tė rėndėsishme Elbasani do tė kėrkojė fitoren e dytė ndaj Tiranės, pas dy barazimeve tė arritura gjatė kėtij aktiviteti, pėr tė treguar edhe njė herė vlerat mė tė mira tė verdhebluve. Besoj se nė takimin e kryesuesve tė superligės do tė jenė tė pranishėm njė numėr rekord spektatorėsh. Jo mė tė paktė do tė jenė edhe tifozėt verdheblu nė stadium," - thekson Laze. Paraditen e sotme do tė jenė nė dispozicion tė tifozėrisė tė paktėn 20 autobusė. Nė rast fitoreje tė Elbasanit ndaj Tiranės, tė cilėn Laze nuk e vė nė diskutim, festa do tė jetė e verdhebluve nė kthim. "Eshtė e natyrshme qė ta festojmė fitoren, sepse ajo flet shumė pėr njė ekip si Elbasani nė kėtė fundkampionati. Le tė shpresojmė se e shtuna e superligės do tė ketė pėr protagonist kryesor tė saj Elbasanin, i cili tani po mendon pėr UEFA-n," - pėrfundon Laze.




    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al




    Le tė zhvillohet njė ndeshje e bukur sot nė Tiranė,duke mėnjanuar zgjebsa tė ndryshėm qė duan ta prishin kėtė spektakėl.

    Mė i miri le tė fitojė...


    Ps.Skuthi i vogėl o plako nuk i ulen vlerat Tiranės nga asnjėri nga ne,edhe nqs kemi bė ndonjė koment e kemi bė mė shumė pėr qyfyre.E fortė shumė ajo fjala e urtė





    Gjithė tė mirat
    .........................

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337

    Thumbs up Elbasani eshte fituesi moral i kampionatit...

    Elbasani eshte ekipi qe ka luajtur me bukur kete kampionat.
    Kjo duket dhe ne ndeshjet e fituara perballe Tirones. Sa here qe eshte ndeshur e ka rraf tironen.... mrena dhe jashte......
    Bravo Elbasoni.... ka qene bukuria e kampionatit...

  7. #67
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Hallall i qofte ekipit te Elbasonit. Me Tironen gjithnji kane dhone maksimumin, por gjynof qe nuk e kane dhone kete maksimum edhe me ekipet e tjera ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 16-05-2005 mė 13:14
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #68
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Verdheblutė vėrtetuan me fitoren ndaj Tiranės se janė skuadra mė e mirė mes tė fortave tė kėtij sezoni

    Elbasani, kampioni moral i sezonit

    Nėse do tė llogariteshin vetėm ndeshjet me skuadrat mė tė forta tė kampionatit, me siguri qė ekipi i Elbasanit do tė ishte kampion pėr kėtė sezon. Verdheblutė duhen pėrgėzuar pėr kėtė kampionat, pasi ishin tė vetmit qė bėnė oponencėn e bardhebluve, duke vėrtetuar ambiciet qė ka kjo skuadėr pas sponsorizimit tė presidentit Arben Laze, i cili gjatė gjithė sezonit ka ditur t'i nxisė lojtarėt pėr tė dhėnė mė tė mirėt. Kjo u pa edhe nė ndeshjen e fundit me Tiranėn, ku Elbasani doli me kokėn lart nga "Qemal Stafa". Ekipi i drejtuar nga Artan Bushati ka ditur tė mposhtė ekipet mė tė forta tė kampionatit, duke pasur njė bilanc tė mirė me pretendentėt e kėtij sezoni, si Tirana, Partizani dhe Teuta. Me tė drejtė, elbasanasit mund tė quhen fituesit moralė tė kėtij kampionati, pasi kanė mundur Tiranėn dy herė, ndėrsa dy herė tė tjera kanė nėnshkruar barazimin. Dikush mund tė thotė se ēfarė vlen morali, kur nuk fiton kampionatin? Nė kėto momente vlen shumė, pasi Elbasani do tė shkojė psikologjikisht mė i pėrgatitur nė Kupėn UEFA dhe me njė moral mė tė lart sezonin tjetėr. Nuk ėshtė se ekipi nuk kalon ndonjė njė minikrizė gjatė njė sezoni tė tėrė, pasi edhe ekipe tė mėdha ndėrkombėtare e kalojnė njė gjė tė tillė, por verdheblutė kanė pasur vetėm njė moment tė tillė (kėtu kanė ndikuar mė shumė faktorėt e jashtėm) dhe e kanė kaluar shumė shpejt atė. Kėtė gjė e tregon edhe mbyllja me sukses nga njė trajner i vetėm, pasi pothuaj tė gjitha skuadrat kanė ndėrruar nga njė trajner. Ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, trajneri dhe futbollistėt vazhdojnė tė kenė mbėshtetjen e presidentit dhe tifozerisė, njė element pozitiv qė tė bėn tė ecėsh pėrpara. Dihet qė njė ditė cikli do tė mbarojė, por pėr momentin ky ekip ka merita. Tė gjesh motivim nė kėtė fund tė kampionatit, kur njė nga objektivat e ke pėrmbushur, ėshtė vėrtet pėr t'u admiruar. Janė katėr fitore rresht tė Elbasanit. Duke mos llogaritur fitoren me Egnatian, tri tė tjerat janė vėrtet pėr t'u pėrgėzuar, pasi janė arritur me Vllazninė, Partizanin dhe Tiranėn. Tė marrėsh dy fitore njėra pas tjetrės nė "Qemal Stafa" rrallėkush ekip nga rrethet e ka bėrė nė historinė e kampionateve tona. Ja, pra, ky ėshtė Elbasani i sotėm, qė kėrkon tė pėrfaqėsohet denjėsisht edhe nė Europė. Verdheblutė duhen pėrgėzuar edhe pėr njė gjė tjetėr, ishin tė vetmit gjatė kėtij sezoni qė kanė afruar mė shumė spektatorė nė stadium, madje dhe nė trasfertė, dhe kjo u duk edhe nė ndeshjen e fundit. Me siguri qė presidenti Laze do t'i motivojė edhe nė ndeshjen e fundit ndaj Shkumbinit, ku gjithsesi ekipi ėshtė i karikuar, pasi kėrkon tė "hakmerret" edhe pėr humbjen e fazės sė tretė qė solli ngjarjet e bujshme tė Peqinit. Tani ajo ndeshje ka mbetur prapa dhe tifozėt kėrkojnė vetėm tė shohin futboll tė bukur dhe shumė gola. Gjynah qė Elbasani nuk ka pasur ndonjė golashėnues tė spikatur qė tė luftonte pėr "Kėpucėn e artė". Megjithatė, kjo tregon sesa i kompletuar ėshtė ky grup, ku mund tė shėnojnė tė gjithė dhe ekipi nuk varet nga individė tė veēantė, por nga puna e secilit, duke filluar nga trajneri dhe duke mbaruar deri te lojtari i fundit i stolit.


    Verdheblutė, dy ditė pushim
    Ekipi i Elbasanit do tė pushojė dy ditė pas fitores qė arriti tė shtunėn ndaj Tiranės. Kėshtu ka menduar stafi drejtues, si shpėrblim pėr fitoren si dhe pėr t'u dhėnė mundėsi lojtarėve tė marrin forca pėr ndeshjen e fundit me Shkumbinin, qė ėshtė sėrish njė ndeshje prestigji pėr verdheblutė, madje konsiderohet si derbi i prefekturės. Tė martėn, verdheblutė do tė rifillojnė stėrvitjen. Edhe pėr ndeshjen e fundit nuk ka mungesa, apo tė dėmtuar. Deri tė shtunėn e ardhshme gjithēka mund tė ndodhė, por pėr momentin Elbasani ėshtė i plotė.



    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al


    Urime urime ēuna pėr ndeshjen e bukur si dhe pėr fitoren.Titulli "Kampionė moralė" nuk i mjafton ekipit tė Elbasanit.Le tė punojmė mė shumė pėr pėrmisimin tonė,nė mėnyrė tė tillė qė tė kemi njė ekip me vazhdueshmėri pėrsa i pėrket rezultateve pozitive tė cilat sjellin si rrjedhojė dhe fitime trofeshė.Le tė tregojmė nė ndeshjet e Uefa-s qė meritojmė diēka mė shumė,nga titulli "kampionė moralė"...


    Forca ēuna.....



    Gjithė tė mirat
    .........................

  9. #69
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    Miki nuk do i mbushesh mendje ketyre..

    Rendesi ka qe ia mlodhem Tirones mire e mire kete vit.

    Skuthi po ce duam ne nje kamiponat si ky ku Tirona Jote = Federaten...pffff gzojuni titullit se e merituat qafsha ijen....

  10. #70
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Ahmataj: Elbasani, njė sezon pozitiv


    Kapiteni i verdhebluve tregon se ekipi gjithmonė ishte brenda objektivit dhe asnjėherė nuk e rrezikoi


    "Deri diku jemi shpėrblyer pėr punėn tonė, megjithatė edhe me kėtė qė arritėm jemi tė kėnaqur." Kėshtu mendon kapiteni i Elbasanit, Julian Ahmataj, pėr sezonin qė po mbyllet. Mbrojtėsi elbasanas ka kontribuar shumė nė suksesin e sivjetėm, duke sjellė jo vetėm eksperiencėn, por duke qenė njė lider pėr ekipin e tij. Duke luajtur me Elbasanin, Ahmataj sė fundi hyri edhe nė planet e trajnerit tė kombėtares dhe nuk ėshtė ndonjė ēudi qė atė ta shohim nė njė nga grumbullimet e ardhshme tė kombėtares sonė. Ahmataj kėrkon qė paraqitjen e tij tė mirė ta vazhdojė edhe nė Kupėn UEFA. Ja intervista e kapitenit tė Elbasanit, dhėnė pėr gazetėn "Sporti shqiptar":
    - Ē'mendim keni pėr ecurinė e ekipit kėtė sezon?
    - Ecuria duket qartė edhe nga vendi qė zumė kėtė kampionat. Elbasani gjatė gjithė kampionatit ka qenė njė ekip kompakt, i koaluduar mirė, ka zhvilluar lojėra tė bukura, ku dhe rezultatet nuk na ka munguar, sepse tė gjithė e kanė kryer siē duhej detyrėn e tyre. Mund tė them se deri diku u shpėrblyem pėr punėn qė kemi bėrė.
    - Pse mendoni se deri diku u shpėrblyet?
    - Mendoj kėshtu se meritonim mė shumė nė kėtė kampionat, megjithėse gjatė rrugės janė lėnė disa pikė, por kjo jo pėr faj tė ekipit. Nuk dua tė ndalem nė ndeshje konkrete, pasi tė gjithė e dinė. Gjithashtu, me ekipet rivale kemi shėnuar rezultate tepėr pozitive, gjithashtu jemi ekipi qė ka pėsuar mė pak gola.
    - A mendoni se ekipi ka qenė gjithmonė brenda objektivit?
    - Sigurisht qė kemi qenė brenda objektivit tonė, sepse kemi ruajtur vendin e dytė gjatė gjithė kampionatit, njėkohėsisht kemi mbajtur nėn presion dhe ekipin e Tiranės pėr vendin e parė.
    - Keni menduar pėr tė ardhmen tuaj?
    - Eshtė akoma herėt pėr tė folur pėr njė gjė tė tillė. Sė pari, dua tė kontribuoj edhe nė njė sukses tjetėr me Elbasanin, siē ėshtė Kupa UEFA, ku tė gjithė e dinė tashmė objektivin tonė, pastaj do tė ulem tė bisedoj pėr kontratėn e re.
    - Synimi i Elbasanit nė Europė?
    - Njė paraqitje sa mė dinjitoze dhe rezultative. Pikėsynimi jo vetėm imi, por i gjithė kolektivit ėshtė tė kalojmė turin e parė, pėr tė treguar se jo mė kot kemi arritur deri aty. Jemi njė ekip qė edhe nė kompeticione tė tilla arrijmė tė pėrballemi mė sė miri. Kryesorja ėshtė qė tė zhvillojmė njė lojė tė bukur dhe t'i kėnaqim tifozėt tanė.
    - Po pėr ndeshjen e fundit me Shkumbinin?
    - Si gjithmonė, vetėm fitore jo vetėm pėr faktin se ėshtė njė derbi, por duhet tė ruajmė ecurinė pozitive tė ekipit dhe ta mbyllim sa mė mirė kėtė kampionat. Nuk duhet tė harrojmė se "Ruzhdi Bizhuta" nuk do tė njohė humbje, aq mė tepėr dhe tifozėt, tė cilėt na kanė mbėshtetur jo vetėm nė ndeshjet brenda, por edhe jashtė. Aktualisht jemi tė pamposhtur nė shtėpi dhe kėtė duhet ta ruajmė sa mė gjatė. Kjo ėshtė njė arsye mė shumė pse duhet fituar.
    - Mos ndoshta ndeshja e fundit do tė jetė edhe njė "hakmarrje" pėr rezulatin e fazės sė tretė nė Peqin?
    - Ne jemi profesionistė dhe, si tė tillė, nuk duhet tė tregohemi gjaknxehtė. Ajo ndeshje i pėrket sė kaluarės dhe ėshtė e kotė t'i kthehemi. E thashė, do tė luajmė pėr fitore pėr arsye tė tjera dhe jo pėr kėtė.
    Martin JANKU

    Verdheblutė, tė plotė ndaj Shkumbinit
    Ekipi i Elbasanit do tė jetė i plotė nė ndeshjen e fundit me Shkumbinin. Edhe pse verdheblutė e kanė pėrmbushur objektivin dhe ėshtė shansi mė i mirė qė trajneri Bushati qė aktivizojė lojtarė tė rinj, kjo gjė nuk ka pėr tė ndodhur, ose mė mirė aktivizimi i tė rinjve do tė bėhet nė varėsi tė rezultatit. I gjithė grupi ėshtė i plotė, pasi nuk ka tė dėmtuar dhe tė skualifikuar.


    www.sportishqiptar.com.al


    Hajde ēuna mbylleni kėtė kampionat me kokėn lart.

    Fitore ndaj Shkumbinit qė edhe festa tė ketė lezet..

    Do tė jemi gjithmonė pranė jush...

    Gjithė tė mirat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 19-05-2005 mė 20:01
    .........................

Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Elbasan, Opozita nis protestėn kunder vendimit te KQZ
    Nga no name nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:38
  4. Protesta e komuniteteve fetare pėr kthimin e pronave
    Nga King_Arthur nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-08-2006, 18:05
  5. Vdiq nje lypes ne Elbasan...
    Nga Kallmeti nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-02-2004, 22:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •