koha do e tregoje
FORCA LABINOTI
koha do e tregoje
FORCA LABINOTI
domini sumus
sumus servi
ubicumque
nusquamque
Postuar mė parė nga Zombie
Pershendetje
Lejome te lutem te te pergjigjem pak persa i perket shkrimit tend te mesiperm.
Ndoshta dhe mund te kete bere ekipi i atehershem e elbasanit nje loje te tille,dmth me shume i mbylluar ne mbrotje,ose duke ndjekur nje taktike qe nuk ofronte shume spektakel,por kjo nuk do te thote qe nuk meritonte te fitonte titullin kampion........
Personalisht isha ne nje moshe atehere kur nuk mund ti ndiqja nga afer ndeshjet e ekipit tim te zemres,pasi isha "kacul" i vogel..........por jam rritur dhe edukuar me dashurine per ekipin tim te zemres...........ashtu sic ke dhe ti plako ndjenja per ekipin tend...
Menyra se si shprehesh eshte teper arrogante........duke i konsideruar lojtaret jevgj,e fija e kashtes,e ku ta di une cfare karakterizimi tjeter ke bere..........
Ky diskriminim qe ben ti lali nuk tregon asgje tjeter nje mendjemadhesi budallaqe......shiko dhe korigjohu se nuk doli njeri tju ofendoje,ose tju thote se ju jeni nje klub futbolli me origjine "Kurvash"............qe keni qene gjithmone te privilegjuar.......etj etj etj.............
Keto karakterizime ne "provincialet" po jua lejme juve te kryqytetit,meqe jeni rrace me e paster se ne......
Turp ju vije Injoranta dreqi.............
Une jam kaq realist sa te them qe nder vite Tirana ka pasur ekipin me te organizuar ne gjithe Shqiperine........jo me te mirin........por me te organizuarin,dhe se pastaj ne fund dukesh diferenca mes organizimit-te luash mire..........
Por jam dhe kaq realist sa te them saqe Elbasani ka ekipin me te mire dhe me te organizuar ne keto 15 vjet qe une ndjek dhe kuptoj futbollin..........
Nuk bej krahasime te stilit......jemi me te miret....jemi kampione se i beme zbor Tiranes se "pathyeshme" me rezultat 3-1........etj etj...ose me skuadra te tjera......por thjesh me intereson cfare ben ekipi im i zemres..........
NUK ME INTERESON FARE cfare bejne ekipet e tjera.........
Me intereson vazhdueshmeria qe do te desha ta kemi ne gjithe kampionatin.........duke treguar keshtu te gjitheve se Elbasani meriton ne te vertete te jete pjese e elites se futbollit shqiptar..........
Shikoni pak sa talente ka nxjerre Elbasani nder vite dhe pastaj llapaqisni per jevgj...........
Urime dhe ty o Zombie per kete shkrim kaq te bukur...........![]()
Ps.Ice nuk eshte me Labinoti mer ...............ishte me kohen e xhaxhit kshu.....![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 19-11-2004 mė 13:38
Postuar mė parė nga Bledari
Tifozeria e Elbasanit ėshtė pėrgatitur pėr tė mbushur shkallėt e stadiumit "Niko Dovana" tė Durrėsit, nė mbėshtetje tė skuadrės sė saj nė takimin me Teutėn. Parashikohet qė ky takim tė ndiqet nga njė numėr rekord tifozėsh portokallinj, tė cilėt gjithmonė i janė gjendur pranė Elbasanit. Qysh dje kanė filluar organizimet e grupeve tė tifozerisė qė do tė udhėtojnė pėr nė Durrės pėr tė ndjekur sfidėn me skuadrėn e drejtuar nga trajneri Bajko. Ecuria e shkėlqyer e ekipit elbasanas ka ngjallur interesimin e jashtėzakonshėm tė opinionit sportiv tė kėtij qyteti pėr ta parė atė nė elitėn e futbollit shqiptar. Nė stadiumin "Niko Dovana" pritet tė ketė njė dyndje tė tifozerisė elbasanase, e cila nuk ka munguar nė asnjė stadium ku ka luajtur gjatė kėtij edicioni Elbasani. Disa biznesmenė vendės kanė konfirmuar se mund tė financojnė udhėtimin falas pėr disa grupe tė tifozerisė sė portokallinjve, por ende nuk ėshtė saktėsuar se sa do tė jetė numri i tyre.
Marre nga sportishqiptar.com.al
Mos u be merak lali se kete jave e keni ju rradhen....................![]()
Pershendetje te gjithe tifoze te Elbasanit.
Vete ecuria e ekipit ne keto momente tregon se Elbasani ngelet nje ekip i forte.Uroj qe ai te vazhdoje keshtu dhe te arrije nje sukses ne kete kampionat.Megjithese humbi ne Durres,kjo nuk do te thote se cdo gje mbaroi.
Kampionati eshte i gjate dhe ka kohe per te arritur dhe kaluar Tiranen.
Dicka per ju Zombie.
Epara nuk eshte mire te ofendosh.
Para se te flasesh ben mire ti therrasesh kujteses,sepse nuk fali Tirana juaj ate vit,por ishte loja e mrekullushme e ekipit qe u kurorezua me sukses.Ekipe te tjera si Partizani dhe Dinamo ishin me superior se ajo Tirana juaj ne ato vite.
Nqs shikoni me kujdes foton e atij ekipi,une ju them se ishin plot 4 futbolliste anetar te ekipit kombetar: Ferdinant LLeshi,Luan Deliu,Ardian Popa dhe Bujar Gogunja(qe nuk lejoi te prekej rrjeta per shume ndeshje).
Sa per lojen mbrojtese do ishte me mire te thonit qe kishte nje mbrojtje te forte dhe ne te njejten kohe shenonte me ane te sulmit te saj,sepse nuk mund te dalesh kampion vetem me mbrojtjen.
Ju uroj te gjithe elbasanllive SUKSESE EKIPIT TE ELBASANIT KETE KAMPIONAT.
Suksese gjithashtu dhe Tiranes me fitimin e vendit te dyte.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StormAngel : 23-11-2004 mė 01:11
Ekipi me kot i kampionatit shqiptar nder vite. Ben lojen me te shemtuar ne Shqiperi,por une mendoj edhe ne bote,vetem ne mbrojtje. Me trainerin me skandaloz dhe te cmendur,Sejdinin ( me falni nuk kam gje persanale me te). Na ka bere gjithmone gazi i botes neper arenat nderkombetare.Heren e fundit na futi edhe ne muhabete paresh dhe bastesh.Eshte thene disa here se do ta shkrijne, por ende zvarritet si zhabe e keqe.
E vetmja merite e tyre eshte qe ju prish pune ekipeve te tjera qe te dali kampion Tirana. Ok,,ne Shqiperi cdo gje eshte e mundur....
Elbasani ka filluar te prodhoje talente keto vitet e fundit.
Bylykbashi eshte futbollist teper cilesor.
Klodian Duro gjithashtu futbollist i talentuar.
Sa per tifozllik , peqinsat lejne nomin![]()
E kam thone dhe e perseris qe kombtarja jone duhet te luj ne Peqin e jo ne Qemal Stafa.
Fut gjithe peqinsat ne stadium ti dhe kena me e fitu ndeshjen me zor se do i hyj frika kundrshtarit![]()
Egnatia 0-1 Elbasani
TIRANA 39 :: ELBASANI 32 :: VLLAZNIA 24 :: SHKUMBINI 22 :: DINAMO 20 :: PARTIZANI 19 :: TEUTA 19 :: LUSHNJA 14 :: EGNATIA 12 :: LAĒI 1
Sa ka dalė Partizani, mo amani...
Mė ėshtė prishur kompjuteri e s'ka my daddy nga ta marrė vesh...![]()
Where does a thought go when it's forgotten?
Postuar mė parė nga MI CORAZON
Shkodranėt, pasi mundin tė kuqtė nė shtėpi, arrijnė sėrish tė rrėmbejnė vendin e tretė nė renditje 06-12-2004
Kuqeblutė "pėrmbytin" Partizanin
Gjergj Kola
Vllaznia ka arritur njė tjetėr fitore nė fushėn e saj dhe sėrish me shumė gola. Takimi i shtyrė pas pėrmbytjeve tė sė shtunės nuk u ka shpėtuar sėrish kontestimeve nė lidhje me gjykimin e ndeshjes. Disa kartonė tė verdhė, tė dhėnė pa masė nga Velēani nė pjesėn e parė, kanė ēuar nė momentin mė kulmor tė ndeshjes. Goli i vetėm i Partizanit nė kėtė takim, sipas tė gjithė tė pranishmėve nė stadium, ka qenė nė pozicion jashtė loje. Por nuk kanė menduar kėshtu anėsori Miho dhe kryesori Velēani, qė, me sa duket, deshėn tė ishin edhe ata personazhė tė kėtij takimi. Momentet pas kėtij goli kanė sjellė njė tensionim jo vetėm tė lojės nė fushė, por edhe tė tifozėve nė tribuna. Megjithatė, Vllaznia ka fituar me sukses. Loja e saj ka qenė mė e mirė se ajo e miqve. Te kėta tė fundit ka spikatur vetėm loja e Bylykbashit nė sulm, e Ndrekės nė mbrojtje dhe e tė riut Bakaj nė mesfushė. Shumė pak pėr njė skuadėr qė kishte ardhur pėr pikė nė Shkodėr. Nga ana tjetėr, edhe Vllaznia nuk ėshtė se ka bėrė njė nga ndeshjet mė tė mira tė saj, por ka pėrfituar edhe njė herė tjetėr nga klasi i lojtarėve tė saj tė sulmit. Nė kėtė mėnyrė, fitorja e djeshme pėr kuqeblutė e Bicit vjen nė njė moment tė mirė pėr ta, pasi javėn tjetėr shkojnė nė Elbasan. E kundėrta pėr Partizanin, qė ka shumė pėr tė bėrė pėr tė justifikuar emrin e mirė qė ka krijuar nė vite.
Deklaruan:
Vasil Bici, trajner i Vllazniasė: "Ka qenė njė fitore shumė e rėndėsishme. Po e vazhdojmė serinė e lojėrave tė mira, megjithėse mė duhet ta pranoj qė nuk u ngjitėm plotėsisht nė nivelin tonė mė tė mirė. Skuadra po e vuan aktualisht edhe mungesėn e njė stoli cilėsor dhe nė kėtė mėnyrė na duhet tė pėrforcohemi me dy?tre lojtarė cilėsorė. Javėn tjetėr kemi njė sfidė tjetėr shumė tė vėshtirė dhe kurrsesi nuk duhet tė dalim pa pikė nga Elbasani. Vetėm kėshtu mund t'i pėrmbushim objektivat qė skuadra jonė ka tani."
Edmond Zhupa, zėvendėstrajner i Partizanit: "Jemi ndėshkuar shumė shpejt dhe ky gol e dėmtoi shumė ekipin tonė nga ana psikologjike. Pėrpos kėsaj, disa nga tė huajt qė kemi nė ekip nuk po e justifikojnė aspak aktivizimin e tyre. Nė pjesėn e dytė u munduam tė reagojmė, shėnuam edhe njė gol, por Vllaznia e zgjidhi ndeshjen falė kualiteteve qė ka nė sulm. Na mbetet shumė pėr tė bėrė pėr tė ardhmen, pasi na presin ndeshje edhe mė tė vėshtira."
Tė veēanta:
? Pėrsėritja e njė ndeshjeje nė Shkodėr ėshtė hera e dytė qė ndodh. Sipas asaj qė na kujton Ymer Striniqi, njė gjė e tillė ka ndodhur edhe mė 16 prill tė vitit 1978, kur luanin Vllaznia dhe Labinoti i Elbasanit. Atėherė veēse ishin luajtur 45 minuta lojė dhe mė pas, po pėr arsye atmosferike, ndeshja u ndėrpre.
? Ndeshjen e djeshme e ka ndjekur, pėrveē tė tjerėve, edhe presidenti i Elbasanit, Arben Laze. Arsyeja kryesore ka qenė se javėn tjetėr shkodranėt, rivalėt kryesorė tė skuadrės sė tij pėr vendin e dytė, do tė udhėtojnė drejt Elbasanit.
? Takimin e djeshėm e kanė ndjekur rreth 5 mijė tifozė shkodranė, tė cilėt dje kanė blerė edhe bileta mė tė lira nė "Loro Boriēi".
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Po te pergjigjem ty sepse Miki Ro-ja eshte teper i lajthitur ne percartjet dhe ka shume mangesira ne menyren e shkrimit. Kurse ti e shoh qe merr vesh se per cfare po flet.Postuar mė parė nga volejboll
Dakord perpara fola si tifoz dhe aresyeja qe kishit jevgj ne skuader nuk eshte e ligjshme qe t'ju shaj. Kerkoj falje. Ne fund te fundit, Gogunja theu rekordin kombetar te Lekbellos dhe nese s'gaboj eshte akoma rekordmen. Ka nja 950 minuta i pamposhtur. Chapeau!
Nese kishit lojtar kombetareje terhiqem mbrapsht vetem per Deliun (qe m'a kujtove), i cili mund te behej cift me Skender Hodjen ne qender te mbrojtjes. Ky i fundit mbulonte gjithmone gabimet e plakut Targaj, qe, meqe ishte dinamovit dhe kapiten, i binte qe te luante patjeter.
Ama qe Partizani dhe Dinamo kishin ekipe me te forta ne ato vite sesa Tirana nuk ta pranoj dot. Tirana me nje formacion baze qe ndryshoi shume pak mori 4 kampionate kombetare ne vitet '80 dhe kishte gjithmone te pakten 4-5 lojtare ne kombetare (Minga, Josa, Kola, Omuri, Muca, Hodja Mema, Mersini, Liti, Bimo ca here).
Millan Bacin (qe ishte numri 2 me i mire qe kam pare ndonjehere) nuk e therrisnin sepse ishte maqedonas e me biografi te keqe, pra therrisnin Eksarkon e Partizanit qe s'dinte me dhone kros.
Partizani dhe Dinamo nderruan disa lojtare sulmues dhe nje turli me mbrojtesa/mesfushore por ne vitet '80 fituan gjithsej 3 kampionate vetem (se bashku).
Dhe do te te them edhe pse-ne.
Ne tifozat e Tiranes kemi bere presion mbi mesueset e shkollave te mesme qe gjithe futbollistet e Tiranes te kishin mesataren e larte qe t'u dilte Universiteti. Me vone, ne Universitet kemi bere presion mbi pedagoget qe te mos ngeleshin asnjehere. Si rezultat, asnje prej atyre s'shkoi ushtar apo kalec, dhe skuadra jone per here te pare s'pati hemorragji lojtaresh.
Nje aresye tjeter qe Tirana fitonte ishte sepse kishte ciftin me te forte sulmues te kampionatit Minga-Kola qe fizikisht i hidhnin perdhe mbrojtesit (bashke kane bere ~300 gola vetem neper kampionate), pra kishte nje sulm lojtaresh te gjate qe shenonin me koke e me kembe. Tirana per here te pare u shfaq me loje krahesh: gjithe te tjeret me Tiranen benin kundersulm sepse me Tiranen nuk behej shaka: Tirana ne ato vite sulmonte me 6-7 lojtare dhe kishte 10-15 raste te pastra per ndeshje.
Minga s'kishte ndonje teknike te madhe po bente gola me lopate kishte fizik. Kaq shume e urrenin te gjithe kundershtaret e Tiranes, sa e tallnin gjithe kohes. Ama tifozat e vertete ia dine c'ka bere ai per skuadren tone. Sot eshte ne Kanada, dhe asnje s'e permend, po ai ka gishtin ne 5 kampionate, 3-4 kupa republike e te tjera dhe do ngelet ne historine e ekipit.
Agustin Kola kishte qene ne cirkun e Tiranes ku kishte mesuar akrobacirat. Golat me koke qe ka bere ai s'i ka bere njeri ne Shqiperi. Ishte i gjate vetem 181cm (Pippo Inzaghi eshte 184cm), po kishte nje kercim qe ia kishin te gjithe zili. Kishte edhe pak nerva sepse Dhori Prifti dhe Arsen Hoxha ia qitshin kartonin per 2 sekonda (keshtu kishin urdhera).
Edhe nje here te falura qe shava Elbasanin, shpresoj te m'a beni kabull, fola si tifoz.
Une dua vetem nje gje prej juve tifozave te Elbasanit dhe Vllaznise: ndani shapin nga sheqeri. Tirana nuk eshte as Partizani as Dinamo. Tirana fitoi permbi urrejtjen e Partizanit dhe Dinamos. Armiqesia mes ekipit tim dhe ketyre plehrave eshte shume me e madhe sesa e ekipeve te rretheve me ta. Prandaj kur shani ekipet kryeqytetase, beni dallimet e duhura.
Rrofshi sa malet dhe ishallah dilni nenkampione.
Ignore List: Den Bossi
Krijoni Kontakt