Close
Faqja 11 prej 16 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 154
  1. #101
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Urime Elbasanit per fitoren 2-0 ndaj Vllaznise !
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #102
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Te rejat e fundit

    Nr.1

    Sulmuesi gjirokastrit i Elbasanit, Arlind Nora, kėrkon tė mbajė nė tonus kolegėt, pavarėsisht kreut

    Nora: Eshtė fillimi, titulli do shumė mund

    Midis "jabanxhinjve" tė shumtė qė janė nė pėrbėrje tė Elbasanit, nė kėtė edicion ėshtė edhe sulmuesi gjirokastrit Arlind Nora. Ai ka ardhur te verdheblutė pėr tė bėrė karrierė dhe nė njėfarė mėnyre ia ka arritur deri tani, por gjithsesi nuk ndihet i kėnaqur aq sa duhet me veten. "Nuk kam arritur atė qė pretendoj, pasi, pėr fat tė keq, nuk po mė ndahen dėmtimet," - shprehet sulmuesi Nora gjatė njė prononcimi pėr gazetėn "Sporti shqiptar". Ky futbollist ka njė pėrgjegjėsi tė madhe nė radhėt e sulmit verdheblu, sepse nga ai pritet qė tė kontribuohet mė shumė se ēdo lojtar tjetėr nė realizimin e golave nė portat kundėrshtare. Nora ėshtė pėrzgjedhur midis shumė kandidatėve pėr nė sulmin e elbasanasve, prandaj nga ky futbollist klubi ka pretendime pėr mė shumė rendiment nė tė ardhmen. "Nė pėrgjithėsi, jam munduar qė ta justifikoj kalimin tek Elbasani, i cili pa dyshim ėshtė njė nga ekipet mė tė mira tė kampionatit. Kam disa muaj qė luaj pėr ngjyrat verdheblu dhe ndihem mjaft mirė te ky ekip, ku punohet nė kushte tė kėnaqshme dhe me objektiva seriozė. Ajo qė na e lehtėson sė tepėrmi punėn ėshtė pėrbėrja cilėsore e Elbasanit dhe mbėshtetja jashtėzakonisht e fuqishme financiare e presidencės. Midis tyre shquhen pa dyshim kapiteni Dede dhe Bejzade, dy nga shtyllat kryesore tė Elbasanit, por edhe ne tė tjerėt po pėrpiqemi tė mos mbetemi mė larg nivelit tė tyre. Kampionati ka vetėm pak javė qė ka filluar dhe ne kemi arritur me meritė tė padiskutueshme tė kryesojmė, por kjo nuk do tė thotė se kemi arritur gjithēka. Sipas meje, duhet tė vazhdojmė pėrgatitjet pėr tė fituar ndeshjet njėra pas tjetrės, pasi pėr tė mbėrritur te titulli janė pėr t'u luajtur edhe 30 takime tė tjera. Pra, kemi shumė rrugė pėr tė pėrshkruar dhe duhet kujdes i madh nė tė gjitha ndeshjet, pėr tė mos i ēuar dėm sukseset e kėtij fillim kampionati. Ndėrprerja e pėrkohshme e garės do tė na shėrbejė pėr tė riparuar ato pak dobėsi qė kemi shfaqur nė ndeshjet e deritanishme. Kam besim se fitoreve nuk do t'u ndahemi, si nė fushėn tonė edhe nė trasfertė. Do tė kėmbėngulim qė tė marrim maksimumin nė seancat stėrvitore dhe tė respektojmė me pėrpikėri detyrat nga ana e trajnerit pėr tė mbajtur kryesimin. Nuk do ta ulim kurrė ritmin, por pėrkudrazi do ta shtojmė vrullin tonė nė tė ardhmen," - shton Nora. Sipas tij, ky kampionat po shfaqet me tė gjitha komplekset e tij dhe ėshtė i mbushur me tė papritura. "Elbasani ėshtė nė gjendje ta pėrballojė pa ndroje garėn dhe tė vazhdojė tė udhėheqė pa iu trembur pėrforcimeve qė po pėrgatiten tė bėjnė rivalėt. Ne jemi nė rrugėn e duhur dhe nuk kemi pėr tė ndryshuar drejtim," - pėrfundon sulmuesi Arlind Nora, qė pretendon tė shfaqet mjaft i rrezikshėm nė javėt e ardhshme tė superligės.

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Nr.2

    Elbasani, miqėsore gjatė javės

    Nga ana e verdhebluve, periudha e ndėrprerjes sė kampionatit do tė shfrytėzohet maksimalisht pėr t'u pėrgatitur pėr sfidat e radhės, por edhe pėr tė testuar dy?tre lojtarė tė huaj qė mund tė jenė blerjet e fundit. Po kėshtu, gjatė 10 ditėve tė ardhshme, ky ekip ka planifikuar tė zhvillojė ndeshje miqėsore me ekipe tė kategorive tė ulėta tė qarkut tė Elbasanit. Tė paktėn dy takime miqėsore do tė luhen gjatė ditėve nė vazhdim, me qėllim mbajtjen nė formė tė skuadrės. Trajnerėt e verdhebluve nuk kanė dhėnė hollėsi pėr kohėn kur do tė luhen kėto miqėsore, ndėrsa edhe dje ka vazhduar pėrgatitja nė fushėn e kompleksit sportiv "Shefqet Lamēe".



    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  3. #103
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Dede: Rivalėt do ta kenė pisk me Elbasanin

    Kapiteni dhe mbrojtësi i verdhebluve, Nevil Dede, thekson se ndeshjet me rivalët janë deçizive


    Për të dytin vit radhazi, një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit shqiptar, Nevil Dede, luan për ngjyrat e Elbasanit dhe që nga kjo periudhë verdheblutë janë ngjitur në elitën e futbollit shqiptar. Nëse një vit më parë Elbasani shpallej nënkampion i vendit, sivjet ky ekip pretendon shumë më tepër sesa kaq. Kapiteni Nevil Dede, në një intervistë për gazetën "Sporti shqiptar", shpjegon mekanizmin e punës, që ka sjellë sukseset e verdhebluve kohët e fundit, si dhe synimet e tyre në kampionatin aktual.
    - Elbasani kryeson i vetëm në superligë. Rastësi apo një arritje plotësisht e merituar për ekipin tuaj?
    - Nuk ka asnjë dyshim që Elbasani është në kreun e renditjes në mënyrë plotësisht të merituar. Lojërat dhe rezultatet e ekipit tonë kanë treguar se verdheblutë mund të kishin edhe më shumë pikë sesa kanë aktualisht. Në ndeshjet e deritanishme ne jemi përpjekur që të marrim maksimumin, duke luajtur mbi të gjitha për fitore. Nuk mund ta quash asnjëherë të rastësishëm kapjen e kreut të superligës nga një ekip si ky i yni, që ka një ecuri për t'u patur zili.
    - Sivjet keni rrëmbyer kreun prej disa javësh dhe përpara Elbasani ka një ndeshje të vështirë në transfertë me Partizanin. A gjykoni se ekipi juaj do të frenohet nga të kuqtë?
    - Para së gjithash ne shpresojmë që të ruajmë ritmin, pra të mos humbim pikë as në transfertën me Partizanin. Edhe në këtë ndeshje ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme, sikurse kemi bërë edhe në ndeshjet e tjera gjatë këtij kampionati. Niveli i kënaqshëm që ka ekipi ynë aktualisht dhe rezultatet e larta që kemi arritur deri tani na japin siguri për të ardhmen. Edhe në Tiranë ndaj Partizanit në takimin e radhës do të mundohemi që t'i tregojmë kundërshtarit se jo vetëm jemi më të mirë se ai, por edhe të marrim një fitore. Pra as që mund ta çojmë ndërmend se të kuqtë mund të na frenojnë.
    - Për momentin ato ekipe që mendohen si rivalët tuaj ndodhen disa shkallë poshtë Elbasanit në renditje. Si do ta komentonit?
    - Ne, qysh këtë javë do të luajmë me njërin prej atyre ekipeve që është deklaruar se këtë kampionat pretendon për trofe. Sivjet kamponati është duke u zhvilluar më interesant se ai i sezonit të kaluar dhe rivaliteti është më i madh. Rivalët tanë janë mundur edhe nga ekipe që janë rikthyer në superligë këtë vit, gjë që tregon se asnjë kundërshtar nuk duhet nënvlerësuar, pavarësisht në cilin pozicion ndodhet aktualisht në renditje. Kështu që edhe Partizani, që ka humbur disa ndeshje, nuk do të thotë se është ekip i dobët. Për mendimin tim të gjithë rivalët janë seriozë dhe ndeshjet direkte me ta do të tregojnë se kush është më i miri i superligës.
    - Presidenca ka në plan të afrojë futbollistë të tjerë cilësorë...
    - Kjo është diçka shumë pozitive. Kontigjenti aktual është i kënaqshëm dhe për meritë të tij ekipi është ngjitur në këto nivele ku jemi. Ajo që do të thoja është se ata lojtarë që do të afrohen, të jenë shumë më të mirë sesa ata që janë. Realizimi i blerjeve të tjera do ta lehtësonte punën dhe do të thoja se kështu suksesi ynë do të jetë i padiskutueshëm.
    - Pra, Dede sivjet mund të ngrejë trofeun e titullit të kampionit si futbollist i Elbasanit?
    - Endrra e çdo futbollisti është të arrijë më të mirën me cilindo ekip që luan. Tek Elbasani, si te çdo ekip tjetër, e rëndësishme për mua mbetet që të jap maksimumin. Rëndësi ka që trofetë t'i meritojë më i miri dhe besoj se një të tillë e meritojmë ne sivjet.



    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 10-10-2005 mė 16:36
    .........................

  4. #104
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Java e 7-te: Partizani-Elbasani

    Nr.1

    Partizani Elbasani, sfida e 99-tė mes tyre

    Kėto dy ekipe janė ndeshur 98 herė mes tyre. Partizani ka dalė faqebardhė 56 herė, Elbasani vetėm 17, ndėrsa "paqja" ėshtė aritur nė 25 raste. Golaverazhi flet pėr tė kuqtė, 169 82. Partizani e nisi dominimin ndaj verdhebluve qė nė ndeshjen e parė tė luajtur mes tyre, 5 0, mė 2.4.1950 nė Elbasan. Kaq e vėrtetė ėshtė kjo sa golin e parė kundėr tė kuqve, Elbasani e ka realizuar vetėm nė takimin e 11 tė, mė 18.5.1961. Guzi ėshtė jo vetėm autori i golit tė parė elbasanas, por edhe i fitores sė parė verdheblu, 1 0. Vetėm nė stadiumet e kryeqytetit janė luajtur 48 ndeshje. Tė kuqtė kanė fituar 38 prej tyre, verdheblutė vetėm 6 kurse nė barazim kanė dalė 4 takime. Golaverazhi ėshtė 109 40 pėr Partizanin. Nė barazim kanė pėrfunduar 25 ndeshje. Ndeshja e 25 tė jubilare ėshtė luajtur mė 31.5.1970 (rezultati 1 1); e 50 ta, mė 14.11.1982 (0 0) dhe e 75 ta mė 23.4.1993 (6 0 pėr tė kuqtė). Fitoren e parė si pritės, tė kuqtė e kanė arritur mė 21.3.1951 (rezultati 2 0). Fitoren e parė si udhėtues verdheblutė e kanė rrėmbyer mė 22.4.1979 (1 0). Barazimi i parė nė kryeqytet ėshtė nėnshkruar mė 11.10.1964 (1 1). Fitoret mė tė thella kundėr Elbasanit, Partizani i ka siguruar si mė poshtė: 6 0, mė 23.4.1993; 5 0, mė 14.4.1954; 5 0, mė 2.4.1950 dhe 5 0, mė 27.6.1954. Fitoren mė tė thellė ndaj Partizanit, Elbasani e ka arritur mė 14.6.1973 (3 0). Ndaj tė kuqve, Elbasani nuk ka shkuar mė shumė se 2 fitore radhazi dhe kėto nė 3 seri. Janė nėnshkruar jo mė shumė se 2 barazime radhazi dhe kėto nė 3 seri. Golin e 50 tė jubilar kundėr Elbasanit, Partizani e ka realizuar mė 29.5.1966; tė 100 tin mė 10.3.1985 dhe tė 150 tin mė 19.2.1999. nė tė dy rastet e para tė kuqtė qenė fitues pėrkatėsisht 2 1 dhe 2 1 dhe tė tretin 1 1. Ndėrkaq golin e 25 tė jubilar ndaj Partizanit, Elbasani e ka shėnuar mė 23.10.1977; tė 50 tin mė 25.12.1988 dhe tė 75 tin mė 17.10.2004. Nė tė tre rastet verdheblutė kanė fituar, pėrkatėsisht 2 1, 2 0 dhe 2 1. Fitoren e fundit kundėr Elbasanit, tė kuqtė e kanė arritur mė 1.5.2004 me rezultatin 2 1. Fitoren e fundit ndaj Partizanit, Elbasani e ka arritur mė 6.5.2005, nė shifrat 2 0. Barazimi i fundit mes kėtyre ekipeve ėshtė ai i datės 15.12.2004, 2 2.


    Nr.2

    Mesfushori i verdhebluve Skerdi Bejzade ėshtė i bindur nė rezultatin pozitiv ndaj tė kuqve

    Elbasani, mė autoritar se Partizani

    Emocionet e kryendeshjes sė javės sė 7 tė, qė do tė zhvillohet tė dielėn mes Partizanit dhe Elbasanit nė kryeqytet, kanė filluar tė ndihen fuqishėm nė kampet e tė dyja palėve pa mbėrritur ende dita e kėsaj ndeshjeje. Verdheblutė do tė udhėtojnė drejt Tiranės pėr t'u kthyer qė andej fitimtarė, ndėrsa tė kuqtė do tė pėrpiqen me tė gjitha mundėsitė tė frenojnė nėnkampionėt. Elbasani ndodhet nė pozitat e kryesuesit dhe ato duhet t'i pėrforcojė mė shumė nga ndeshja nė ndeshje. Pėr ta, ndeshja e sė dielės nė trasfertė me Partizanin ėshtė njė nga mė tė vėshtirat e kėsaj faze. Mesfushori-sulmues i verdhebluve, Skerdi Bejzade, e cilėson ndeshjen njė sfidė rivalėsh. "Besoj se do ta justifikojmė interesimin qė ka ngjallur kjo ndeshje tradicionale, qė ėshtė pa dyshim mė e rėndėsishmja e javės," - shprehet Bejzade, i cili me lojėn e tij ka qenė pėrcaktues nė arritjen e rezultateve pozitive tė Elbasanit gjatė kėsaj faze. Bejzade, nė ēdo ndeshje i ka mbajtur nė alarm tė plotė mbrojtjet e kundėrshtarėve dhe ka arritur jo vetėm tė realizojė disa gola me vlerėn e tri pikėve, por ka shėrbyer si askush tjetėr pėr shokėt e ekipit. Bejzade sė bashku me kapitenin Dede janė njė pjesė e rėndėsishme e Elbasanit dhe po e udhėheqin kėtė ekip drejt suksesit. Bejzade mendon se pėr t'u realizuar objektivat kėrkohet qė rendimenti i ekipit tė Elbasanit tė rritet edhe mė tepėr nė javėt nė vazhdim. "Qė nė ndeshjen me Partizanin kėtė tė diel ne do tė tregojmė se e kemi pėrmirėsuar dukshėm nivelin e lojės krahasuar me javėt e mėparshme. Kjo ndeshje duhet tė dominohet plotėsisht nga verdheblutė. Kundėrshtari ynė i radhės ėshtė njė nga ekipet pretendente pėr trofe nė superligė, qė meriton shumė vėmendje. Deri diku, tė kuqtė kanė treguar se kanė nivel tė kėnaqshėm dhe me pėrforcimet qė kanė bėrė sė fundi janė njė ekip qė mund tė na vėrė nė vėshtirėsi. Duke i marrė parasysh kėta tregues, ne do tė futemi nė fushė pėr tė dhėnė maksimumin si kryesues tė superligės. Kam besim tė palėkundur si te vetja, ashtu edhe te shokėt e ekipit, qė do tė tregohemi autoritarė nė fushė dhe do ta sulmojmė kundėrshtarin pareshtur. Mė e rėndėsishme pėr ne mbetet qė ta fitojmė ndeshjen me meritė, madje do tė dėshiroja qė tė shėnoja nė portėn e Partizanit, sepse e ndiej veten nė formė," - thekson Skerdi Bejzade, i cili gjatė periudhės dyjavore qė kampionati u ndėrpre ka pasur edhe njė dėmtim tė lehtė, por qė tashmė e ka rikuperuar. "Nuk mund t'ia lejojmė vetes tė na ikin nga duart pikė nė ndeshjet e kėsaj faze, nė njė kohė qė nė tė ardhmen gara do tė bėhet edhe mė luftarake. Duhet ruajtur ritmi pėr ta pritur me qetėsi takimin tjetėr mė kampionen Tirana. Do tė dimė t'i tregojmė kundėrshtarit se nė vendin e parė jemi me meritė dhe jo tė rastėsishėm. Sportdashėsit elbasanas duhet tė jenė tė sigurt se do tė shohin njė Elbasan qė ka forca t'u dhurojė gola dhe spektakėl nė ndeshjen me Partizanin, sepse prania e tyre nė stadium ėshtė mbėshtetje e fuqishme. Elbasani do tė bindė edhe njė herė se pėr momentin ėshtė ekipi mė i mirė i superligės. Investimet serioze tė presidencės dhe puna profesionale e trajnerėve do tė shpėrblehen me rezultate sa mė tė larta," - pėrfundon golashėnuesi i Elbasanit, Skerdi Bejzade.


    Elbasani, i shqetėsuar nga dėmtimet
    Ekipi i Elbasanit, nė prag tė ndeshjes me Partizani, nuk e ka plotėsisht tė gatshėm formacionin bazė. Disa nga titullarėt janė duke vuajtur nga dėmtimet, ose me gjendje gripale. Tė premten nuk ka dalė nė seancėn stėrvitore tė pasdites as kapiteni Dede, ndėrkohė qė K.Dalipi, Devolli dhe ndojė tjetėr nuk janė riaftėsuar plotėsisht. Megjithatė, sipas mjekut tė Elbasanit, deri tė dielėn shpresohet qė tė gjithė lojtarėt qė kanė pasur shqetėsime ditėt e fundit do tė jenė tė gatshėm pėr tė luajtur ndaj Partizanit.


    -------------------------------------------------------------------------------------------------------


    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  5. #105
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Te rejat nga Kupa e Shqiperise

    Verdheblutė komplikojnė gjithēka pėr sa i pėrket kualifikimit nė ēerekfinale tė kupės

    Elbasani, hap fals nė kupė me Pogradecin


    Pogradeci Elbasani 2 0
    Shėnues: Ohadera 56', Tepelena 89'

    Pogradeci: E.Agolli, Muska (A.Agolli 54'), Apuari, Balla, Jahaj, Ēerepi, Ohadera, Eboh, Ēekiēi (Tepelena 72'), Kreka (Hajdari 59'), Laēka. Trajner: A.Abazi.
    Elbasani: Kotorri, Brahja, Dede, Abraham, Osmani, Merxha (E.Dalipi 72'), Ēapja (Bajollari 70'), Osja, Tetova (Devolli 54'), K.Dalipi, Nora. Trajner: I.Daja.
    Gjyqtarė: S.Ēekaj (Laē), S.Avdo, A.Saliaj (Tiranė)
    Kartonė tė verdhė: Eboh, Bajollari, Tepelena

    Komenti
    Pogradeci ndoshta ka bėrė surprizėn mė tė bukur dje nė ndeshjet e para tė turit tė tretė tė kupės, teksa ka mundur nėnkampionėt me rezultat bindės, 2-0. Bėnė njė zgjidhje tė bukur trajnerėt pogradecarė, duke preferuar mesfushėn tė fuqishme dhe sulm tė shpejtė, gjė qė dha raste tė pastra pėr shėnim. Laēka, Jahaj, Ēerepi ishin pranė golit nė pjesėn e parė. Por nxitimi bėri qė ata tė mos ndryshonin rezultat. Dihej qė synimi i Pogradecit ishte qė tė paraqisnin njė lojė rezultative para sportdashėsve tė vet. Ndėrsa Elbasani u paraqit me formacionin e tij, qė ndoshta do tė luajė tė shtunėn me Tiranėn. Sigurisht, tek elbasanasit mungoi dėshira pėr lojė tė fortė dhe kjo u duk gjatė gjithė ndeshjes. Pogradeci paraqiti njė ekip kompakt, tepėr kolektiv dhe nė shumė momente ishte mė superior ndaj Elbasanit. Pjesa e dytė ishte mė e bukur pėr dy ekipet, tė cilėt arritėn tė shpalosnin edhe teknikėn e tyre. Njėfarė epėrsie e Pogradecit solli golin e parė, ku nigeriani Ohadera, njė nga mė tė dalluarit, arrin qė individualisht tė shmangė disa futbollistė dhe mjeshtėrisht tė shėnojė. Elbasanasit, duke i besuar mė shumė pėrvojės sė tyre, u afruan rrallė nė zonėn pogradecare. Duhet pranuar qė mbrojtėsit pogradecarė ishin mjaft pozicionalė dhe hera herės u bėn promotorė tė aksionėve nga krahėt. Duke parė nė tėrėsi formacionin pogradecar, ai ishte mė shumė i motivuar pėr lojė bindėse, sigurisht edhe pėr tė shėnuar. Kronika foli shumė pėr ta, gjithmonė duke parė rastet e pasura pėr shėnim. Guximi i trajnerėve pogradecarė ishte edhe nė aktivizimin e 18-vjeēarėve Kreka, Jahaj dhe Agolli. Ndėrsa Elbasani u dallua pėr racionimin e lojės dhe kjo falė pėrvojės sė tij. Futbollistėt Tetova, Nora, Merxha e patėn tė vėshtirė tė krijojnė raste pėr shėnim dhe mesfushorėt vendės, tė udhėhequr nga Ēerepi, i prishėn planet e tyre. Goli i dytė i pogradecarėve u shėnua nga Tepelena, i cili e kishte ndeshjen e parė me Pogradecin. Fitore e bukur, qė tregoi edhe rritjen e lojės sė pogradecarėve nė ndeshjet e fundit. Pėr Elbasanin, qė ėshtė edhe njė nga pretendentėt e fitimit tė kupės, gjithēka ėshtė komplikuar pėr sa i pėrket kualifikimit nė ēerekfinale. Megjithatė, verdheblutė besojnė se mund ta pėrmbysin kėtė rezultat. Kėshtu, brenda pak ditėsh, Elbasani ka bėrė dy hapa falsė brenda pak ditėsh, njė humbje nė kampionat dhe njė kupė. Kjo e dyta mund t'i kushtojė edhe skualifikimin.


    Deklarojnė:
    Ardi Abazi, trajner i Pogradecit: "Futbollistėt tanė kanė disa ndeshje qė po fitojnė me lojė bindėse. Sigurisht, edhe pse takimi ishte i vėshtirė, ai u vlerėsua. Zbatuam me pėrpikėri udhėzimet tona. Dua t'i pėrshėndes tė gjithė pėr atė ēka arritėn dhe mbetemi si staf me dėshirėn pėr tė dhėnė takime tė kėtij niveli. Elbasani dihet qė ėshtė ekip i elitės dhe nė gjirin e vet ka futbollistė profesionistė, por kjo nuk na demoralizoi aspak, pėrkundrazi u mobilizuam dhe e fituam me meritė kėtė ndeshje, ēka na jep shpresė pėr tė shkuar mė tej. "
    Ilir Daja, trajner i Elbasanit: "Pėrgjegjėsia bie mbi mua, sepse ekipi nuk tregoi nivel. I gjithė takimi ishte fair play. Nuk arritėm tė shfaqim nivel, sepse luajtėm pa motivim. Presim takime mė tė vėshtira dhe duam t'i kurorėzojmė me sukses, poe nėse luajmė si sot, nuk kemi gjė nė vijė. Sa pėr kualifikimin, sigurisht qė do tė ketė vlerėsim tjetėr ndeshja e kthimit. Edhe pse kemi humbur 2-0 nė ndeshjen e parė, them se gjithēka ėshtė e hapur. Nė ndeshjen e sotme, ndoshta mė shumė mendjen e kemi pasur te Tirana sesa te Pogradeci."


    Marre nga www.sportishqiptar.com.al



    Mesa duket lekundjet po fillojne dhe ne kampin verdheblu.E kam theksuar shpesh here qe,ajo qe ne na mungun eshte vazhdueshmeria ne loje.Eshte ajo vazhdueshmeri e cila verteton progresin e nje ekipi,dhe fatkeqesisht ekipi yne i zemres do shume pune akoma per te qene ne te vertete konkurues i denje per kreun e renditjes e per fitimin e trofeut Kampion.Nuk eshte vetem humbja nga Partizani dhe renia nga kreu i renditjes,por vjen dhe ky rezultat i dobet e i shoqeruar me nje loje akoma me te dobet,kundrejt nje ekipi modest si ai i Pogradecit ne Kupe,qe me ben te dyshoj per nje minikrize ne kampin verdheblu.Duhet qe ekipi te gjeje fuqine ti rikthehet rezultateve pozitive perpara se te jete teper vone.Le ta luftojme deri ne fund kete rast te paster qe po na jipet sivjet...
    Per mua ky sezon eshte akoma me atraktiv,per faktin qe monopoli i Tiranes ka marre fund keshtu qe i jipet mundesia 3-4 ekipeve relativisht me te dobta se Tirana te shpresojne per trofe.Le te shpresojme qe sivjet cdo gje do jete ne favor tone e trofeu do te shkoje ne Elbasan per te dyten here mbas kaq shume vitesh.

    Ps.Shume lexojne por pak (asnje) shkruan...


    Gjithmone Verdh e Blu
    .........................

  6. #106
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Te rejat e fundit

    Zėvendėspresidenti i Elbasanit, Gentian Ēėrraga, thotė se pėr ekipin e tij nuk ka kthim prapa

    Ēėrraga: Nė tė dy frontet, kupė dhe kampionat

    Presidenca verdheblu ėshtė shfaqur mė ambicioze se kurrė gjatė kėsaj jave, duke konfirmuar se tani Elbasani do tė konkurrojė jo vetėm pėr tė fituar kampioantin, por edhe Kupėn e Shqipėrisė. Zėvendėspresidenti Gentian Ēėrraga, i cili ka mbetur mjaft i kėnaqur nga niveli i lojės qė paraqiti Elbasani nė ndeshjen kualifikuese pėr Kupėn e Shqipėrisė ndaj Pogradecit, thotė se verdheblutė janė kualifikuar me meritė pėr turin ēerekfinal, edhe pse kundėrshtari i tyre nuk ka qenė ndonjė prej rivalėve pėr kėtė trofe. "Ajo qė mė entuziazmon dhe mė bėn tė besoj nė arritjen e suksesit tė dyfishtė nga Elbasani nė kėtė edicion futbollistik ėshtė mėnyra e shkėlqyer qė i bėri interpretimit tė lojės shumica e lojtarėve nė ndeshjen e mesjavės, pėrfshi kėtu edhe talentin Ilir Qorri, tė sapombėrritur nė radhėt tona. Fakti qė jemi nė kreun e renditjes dhe nė garė pėr Kupėn e Shqipėrisė do tė thotė qė pėrgjegjėsitė pėr realizimin e objektivave bėhen mė tė mėdha, si pėrpara lojtarėve dhe trajnerėve, edhe ndaj presidencės. Deri tani kemi shėnuar suksese qė meritojnė tė vlerėsohen, por mundėsitė kanė qenė gjithnjė pėr mė tepėr. Megjithatė, tani duhet tė mendojmė qė tė mos u ndahemi sukseseve, pasi tė gjitha ndeshjet janė tė vėshtira. Ne e provuam nė kupė qė nė njė moment nėnvlerėsimi mund tė rrezikosh tė gjitha sukseset. Prandaj ekipi ynė duhet tė vlerėsojė seriozisht ēdo kundėrshtar. Tė gjithė e kanė merituar kualifikimin, pa dyshim edhe Vllaznia, e cila skualifikoi Besėn, njė nga ekipet mė tė mira aktualisht tė superligės. Nisur nga emrat e ekipeve qė do tė garojnė pėr kėtė trofe, them se gara edhe kėtu do tė jetė e ashpėr," - shprehet Ēėrraga. Ndėrsa duke gjykuar pėr nivelin e kampionatit, Ēėrraga thotė se ai ėshtė mė i mirė sesa kampionati i kaluar. "Numri i pretendentėve pėr titull ėshtė shtuar dhe gjeografia shtrihet nga Prefektura e Elbasanit deri nė Durrės dhe Shkodėr. Elbasani tani e tutje ėshtė i dėnuar qė tė marrė vetėm fitore. Pėrforcimet e fundit janė njė siguri mė shumė pėr realizimin e objektivave tona dhe ato do tė konkretizohen patjetėr. Kėtė fundjavė do tė udhėtojmė pėr nė qytetin fqinj tė Peqinit, ku do tė synojmė fitoren ndaj Shkumbinit. Natyrisht qė kjo ėshtė njė ndeshje e vėshtirė, por plotėsisht e mundshme pėr t'u fituar nga verdheblutė. Ajo qė do tė dėshiroja, pėrveē fitores, ėshtė edhe mbizotėrimi i njė atmosfere mjaft tė ngrohtė nė prag tė kėtij derbi. Kurrsesi nuk ka vend pėr atmosferė ndryshe nė ndeshje tė tilla kur luajnė skuadra tė qyteteve fqinje, tė cilat jo vetėm furnizojnė njėra-tjetrėn me futbollistė cilėsorė, por kanė edhe lidhje tė shumta farefisnore. Besoj se kėsaj radhe mbi gjithēka do tė triumfojė qytetaria elbasanase dhe ajo peqinase," - pėrfundon zėvendėspresidenti i Elbasanit, Gentian Ēėrraga.

    Policė tė shumtė pėr Shkumbini-Elbasani
    Derbi i Prefekturės sė Qarkut tė Elbasanit, qė do tė luhet kėtė tė shtunė, do tė shoqėrohet me pėrforcime tė shumta policore. Shkak pėr kėtė janė bėrė incidentet dhe problemet qė i kanė shoqėruar takimet midis Shkumbinit dhe Elbasanit gjatė viteve tė fundit. Ndėrkohė, klubet pėrkatėse kanė marrė masa tė forta organizative pėr mbarėvajtjen e kėtij takimi mjaft tė rėndėsishėm. Po kėshtu, edhe shoqatat e tifozėve peqinas dhe elbasanas do tė oragnizohen pėr tė bėrė tifozėri sa mė tė qytetėruar gjatė kėtij takimi.

    Dėmtohen Vrapi dhe Devolli
    Nė prag tė ndeshjes sė radhės, nė ekipin e Elbasanit dy lojtarė janė tė dėmtuar dhe aktivizimi i tyre ėshtė nė pikėpyetje pėr ndeshjen me Shkumbinin. Por trajneri Ilir Daja shpreson qė edhe kėta dy lojtarė tė jenė tė gatshėm pėr derbin e prefekturės tė shtunėn. Ai qė do tė vendosė pėr aktivizimin e tyre ėshtė mjeku. Dy titullarėve u mbetet edhe njė ditė kohė pėr t'u riaftėsuar.



    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  7. #107
    i/e larguar Maska e asteri
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Vendndodhja
    ke porta e kalase elbasan
    Postime
    114
    Forca elbasani!!!
    Skerdi Bejzade i jep fitoren Elbasanit ne Peqin kunder Shkumbinit Gola te shenuar ne min e 49 dhe 59 dhe ka shkurtuar rezultatin shkumbini me ane te Stafes ne min e 90''
    Jemi te paret ne kryesim me 2 pike diference nga Besa(pas barazimit me lushnjen ne kavaje)5 pike larg partizanit dhe tirane(Tirana e cila fitoi ndaj partizanit me rezultatin 1-0 me gol te realizuar nga Devi Muka ne min e 93
    Forca Labinoti!!!!

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar mė parė nga asteri
    Forca Labinoti!!!!
    Ore po ca Labinoti flisni pash zotin. Gjith ai qytet me histori dhe kulture nuk identifikohet dot me fshatin e Labinotit vetem se para 60 vjetve aty qeka mbajtur nje mbledhje partizane me pjesemarrjen e qoftlargut. Bile mundesisht ndrrojani dhe emrin temes.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  9. #109
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Fitorja me Besen eshte nje hap me shume per realizimin e objektivit principal tonin,ate drejt titullit Kampion.Le te shpreojme qe cunat do te kene vazhdimesi ne loje e do na sjellin perseri ato emocione qe i presim kaq kohe...

    Ja dhe nje faqe rreth ekipit tone te zemres.

    http://www.kselbasani.com/

    Gjithmone Verdh e Blu
    .........................

  10. #110
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Etapa e 11-te.

    Elbasani thyen Dinamon, shkėputet 7 pikė

    Verdheblutė thyejnė serinė e barazimeve me blutė, duke vendosur supremacinė nė superligė

    Elbasani - Dinamo 3-0

    Shėnues: Ēapja 25', Vrapi 56', Bejzade 68' (11-m)

    Elbasani: Kotorri, Brahja, Dede (T.Osmani 79'), Vrapi, Abraham, Merxha, Ēapja (Kuēi 88'), Osja, Tetova (Devolli 75'), Bejzade, Qorri. Trajner: I.Daja.
    Dinamo: Lika, Diop, E.Xhafa, Ahmataj, Deliallisi (Mile 75'), Poēi, Vinēetiē, Asllani (Ledesma 51'), Gudjabi, Kastel (Eskudero 29'), Moiragi. Trajner: V.Bici.
    Gjyqtarė: M.Sopjani (Durrės), G.Maloku (Tiranė), A.Mali (Patos)
    Kartonė tė verdhė: Tetova, Diop
    Kartonė tė kuq: Vinēetiē, Diop

    "Radiografia"
    2' Bejzade depėrton bukur, por devijon mbrojtja mike.
    5' Kapiteni Dede gjuan bukur me kokė, por pa sukses.
    7' Vrapi e hedh topin nga vija anėsore drejt e nė portė dhe Lika pėr pak sa nuk pėrfundon brenda portės bashkė me topin.
    9' Ēapja e kroson topin nga goditja e kėndit dhe Bejzade gjuan me shpejtėsi, por ndėrhyn Lika.
    11' Lika grushton me vėshtirėsi njė top tė hedhur nga rivėnia anėsore prej Vrapit.
    15' Qorri ka krosur drejtpėrdrejt nė zonė nga e djathta dhe Bejzade me kokė e ka dėrguar topin pranė shtyllės sė djathtė pingule.
    16' Qorri provon tė gjuajė nga larg pėr tė gjetur tė papėrgatitur Likėn, por jashtė.
    25' Kombinime tė shkėlqyera tė Bejzades me Abrahamin, i cili me mjeshtėri e kalon topin te mesfushori Ēapja, qė ka gjuajtur dhe Lika detyrohet ta nxjerrė topin nga porta. 1 0 pėr Elbasanin.
    32' Ahmataj gjuan me kokė, por mbi traversė.
    36' Tetova gjuan, por Lika i vėmendshėm e mbėrthen topin pėrpara se t'ia rrėmbejė Bejzade i kudondodhur.
    38' Brahja kombinon me Merxhėn, ky bllokohet nga mbrojtja dinamovite nė momentin e finalizimit.
    45'- Dinamovitėt kundėrzbresin nė qendėr dhe Gudjabi i ndodhur nė zonė gjuan, por topi kalon mbi traun e kuadratit tė Kotorrit.
    47'- Merxha e Bejzade kombinojnė bukur disa herė me njėri-tjetrin dhe ky i fundit gjuan, por jashtė kuadratit tė Likės.
    54'- Kroson Poēi nė drejtim tė Gudjabit, por ky nuk arrin tė godasė me kokė.
    56'- Qorri ekzekuton nė mėnyrė tė shkėlqyer njė goditje dėnimi. Topi i krosuar prej tij goditet me kokė pas njė kėrcimi tė fuqishėm tė Vrapit dhe 2 0 pėr Elbasanin.
    60'- Dinamovitėt nervozohen nė fushė, duke krijuar momente tensioni. Vinēetiē, gjatė njė dyluftimi me Tetovėn ndėrhyn ashpėr dhe qėllimshėm ndaj tij, duke e dėmtuar. Gjyqtari i nxjerr kartonin e kuq.
    62'- Pa kaluar as dy minuta Diop ndėrhyn nė mėnyrė flagrantė ashpėr ndaj futbollistit Ēapja, duke u ndėshkuar me kartonin e dytė tė verdhė dhe mė pas me tė kuq.
    68'- Elbasani fiton njė 11-metėrsh, pasi njė prej mbrojtėsve tė Dinamos e ka prekur topin me dorė. Bejzade ekzekuton mjeshtėrisht. 3 0 pėr Elbasanin.
    78'- Bejzade ka mundėsi ta thellojė edhe mė tej avantazhin, por nuk arrin tė godasė dot.
    81'- Devolli kroson te Vrapi, ky gjuan, por jashtė.
    82'- Ēapja gjuan nga distanca dhe pret me vėshtirėsi Lika.
    84'- Merxha nxjerr nė pozicion tė volitshėm shėnimi Abrahamin, por topi kalon mbi traun e kuadratit tė mbrojtur nga Lika.
    87'- Ahmataj ekzekuton bukur njė goditje dėnimi, por topi pritet nga Kotorri.
    89'- Bejzade pason pėr te Kuēi dhe ky pėr pak sa nuk shėnon golin e katėrt.

    Komenti
    Ekipi dhe qyteti i Elbasanit kanė kaluar nė delir pas fitores sė djeshme me Dinamon. Pėrveē njė fitoreje tė thellė dhe tė merituar, tripikėshi i djeshėm i ka bėrė verdheblutė qė tė ėndėrrojnė qė tani pėr titullin. Dhe pėr kėtė kanė tė drejtė, pasi diferenca me vendin e dytė tani ka shkuar nė 7 pikė. Janė edhe shumė ndeshje para, por tė 12 mijė tifozėt e djeshėm nė "Ruzhdi Bizhuta" janė kėnaqur dhe kanė festuar sikur dje tė kishim fituar titullin. Po si rrodhėn ngjarjet nė kėtė ndeshje? Qė nė fillim Elbasani ka qenė kėrkues, ku Bejzade nė sulm ka qenė gjithmonė shqetėsues. Dinamo ėshtė pėrpjekur nė dy raste, por sulmuesi Gudjabi ka qenė i pambėshtetur si duhet nga shokėt e tij, duke qenė i shkėputur dhe duke i dhėnė mundėsi mbrojtjes elbasanase ta ndalte pa problem. Presioni i ekipit vendės pas minutės 20 tė pjesės sė parė ka qenė i madh, qė ka ēuar edhe te goli i parė pėr verdheblutė. Ka qenė njė gjuajtje pa shumė pretendime e Ēapjes, por duke gjetur cepin e portės sė portierit Lika, i cili edhe pse ėshtė zgjatur shumė, nuk ka mundur dot as ta prekė topin. Pas kėtij momenti, Elbasani ėshtė bėrė me krahė, duke luajtur mė fort, nė mėnyrė qė ta mbyllte takimin qė nė pjesėn e parė. Por Dinamo ėshtė mbrojtur fort, duke shpresuar vetėm te kundėrsulmi, qė ėshtė edhe "arma" kryesore e bluve, por qė nė ndeshjen e djeshme nuk ka rezultuar ashtu. Pjesa e parė ėshtė mbyllur me avantazhin e njė goli tė Elbasanit. Nė pjesėn e dytė ekipet kanė hyrė mė tė mobilizuar, pasi ndeshja ishte e hapur pėr tė dy skuadrat. Elbasani nuk lėshoi, edhe pse ishte nė avantazh, pėrkundrazi filloi tė sulmonte edhe mė shumė, nė mėnyrė qė tė shėnonte golin e sigurisė. Dhe ai ka ardhur shpejt. Kur mendohej qė tė shėnonte Bejzade, apo shtatlartė tė tjerė tė Elbasanit, ka qenė Vrapi qė i ka habitur tė gjithė me kėrcimin e tij, tek shėnon me kokė pas njė krosi nė zonėn dinamovite. I gjithė stadiumi ėshtė ēuar nė kėmbė. Pas golit tė dytė blutė fillojnė tė nervozohen shumė, ndėrsa verdheblutė ruajnė qetėsinė. Vinēetiē ndėrhyn qėllimisht pėr tė dėmtuar Tetovėn dhe gjyqtari nuk heziton t'i nxjerrė kartonin e kuq. Asnjė protestė pėr kėtė. Kroati ėshtė larguar kokulur nga fusha e lojės. Vetėm dy minuta mė pas ėshtė Diop qė merr kartonin e dytė tė verdhė dhe Dinamo mbetet me 9 lojtarė dhe nė disavantazh tė dy golave, kur duheshin edhe gati 30 minuta lojė. Nga kjo pėrfiton Elbasani, i cili fiton njė 11-metėrsh, pasi njė lojtar dinamovit prek topin me dorė nė zonėn e tij. Bejzade gjuan me forcė dhe siguri, duke shėnuar golin e tretė dhe tė kapitullimit pėr blutė. Pas kėsaj minute, Dinamo ėshtė hedhur e gjitha nė sulm, por verdheblutė kundėrsulmojnė rrezikshėm, por shpesh kapen nė pozicion jashtė loje. Nė minutat e fundit Elbasani tėrhiqet plotėsisht dhe ruan rezultatin, duke dashur tė mos pėsojė dėmtim ndonjė lojtar, apo tė marrė ndonjė karton tė verdhė. Ndėrsa Dinamo ėshtė e pafuqishme qė me 9 lojtarė tė shėnojė tė paktėn golin e nderit. Pėrfundimisht, njė fitore e merituar e Elbasanit, qė e ngjit nė kuotėn e 26 pikėve, duke lėnė pas Besėn dhe Tiranėn me 19 pikė. Ndėrsa Dinamo mbetet nė kuotėn e 18 pikėve, duke rėnė nė vendin e katėrt. Verdheblutė javės qė vjen shkojnė nė Korēė, njė trasfertė e vėshtirė, ndėrsa Dinamo ka akoma njė ndeshje tė vėshtirė, pasi para ėshtė derbi me Partizanin.

    Deklarojnė:
    Ilir Daja, trajner i Elbasanit: "Jemi totalisht tė kėnaqur nga ajo ēfarė bėnė lojtarėt nė fushėn e lojės. Me sinqeritet kėtė fitore do tė thoja se ia dedikojmė tifozėrisė sė shkėlqyer elbasanase, e cila si gjithmonė na ka mbėshtetur fuqishėm edhe ndaj bluve. Do tė thoja se tifozėria na ka motivur pėr t'u ngjitur nė kėto nivele po aq sa edhe faktorė tė tjerė. Pa dyshim qė roli kryesor nė arritjen e kėtyre sukseseve po luhet nga dyshja e presidentėve Laze Ēėrraga, pasi janė investimet e tyre serioze qė kanė bėrė tė mundur qė ky Elbasan tė mos ketė frikė asnjė kundėrshtar."
    Vasil Bici, trajner i Dinamos: "Ndeshja me Elbasanin ka qenė njė nga ndeshjet mė tė dobėta qė ka zhvilluar deri tani ekipi i Dinamos. Pėr mendimin tim, ishte njė gjykim i njėanshėm, me shumė tė meta dhe qė nuk i shkon pėr shtat njė ndeshjeje tė tillė, sepse ia prishi bukurinė, duke dhėnė faulle dhe duke krijuar situata tensioni. Gjyqtari ndikoi nė rezultatin final."



    Marre nga www.sportishqiptar.com.al



    Koment

    Fitorja ndaj Dinamos na mobilizon me shume per arritjen e objektivit tone.Mesa duket trajnieri Daja ka sjelle nje filozofi te re ne lojen verdh e blu duke kombinuar spektaklin dhe rezultatet pozitive.Mentaliteti luftues e fitimtar duhet ruajtur deri ne etapen e fundit e mos zhgenjehen cunat nga ky distancim pikesh.Le te mos harrojme qe kampionati eshte vetem ne mesin e tij keshtu qe kemi shume pune akoma perpara.Rivalet tone per titull jane momentalisht vetem ekipet kryeqytetase te cilat jane kurdohere te gatshme te perfitojne nga gabimet tona...

    Fakti qe nje ndeshje futbolli sjell 12000 sportdashes ne stadium per te pare ekipin tyre te zemres,per standartet shqiptare tregon shume...tregon se puna serioze qe behet nga stafi i ekipit eshte vleresuar ne maksimum nga sportdashesit elbasanas.E kam theksuar dhe here te tjera qe ekipet e tjera duhet te marrin shembull nga keta sportdashes qe cdo jave mbeshtesin fuqishem ekipin e tyre kudo qofte ai.Po me llogje te bukura nuk mbushen stadiumet e as me deklarata luftash,stadiumet mbushen me pune serioze e me rezultate te mira.Pra kush eshte i zoti le te na kopjoje se si mbushet stadiumi ne 2005...

    Le te shpresojme qe rezultatet pozitive do kene vazhdimesi,duke na dhuruar akoma dhe nje here shijen e pazevendesueshme te titullit kampion...aq me teper kur arrin kete objektiv i vetem kundra te gjitheve....

    Gjithmone Verdh e Blu
    .........................

Faqja 11 prej 16 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Elbasan, Opozita nis protestėn kunder vendimit te KQZ
    Nga no name nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:38
  4. Protesta e komuniteteve fetare pėr kthimin e pronave
    Nga King_Arthur nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-08-2006, 18:05
  5. Vdiq nje lypes ne Elbasan...
    Nga Kallmeti nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-02-2004, 22:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •