Verdheblutė mundin minimalisht Besėn, por nė lojė nuk i kanė bindur plotėsisht tifozėt dhe trajnerin
Nevil Dede i jep fitoren Elbasanit
Elbasani Besa 1 0
Shėnues: Dede 39' (11-m)
Elbasani: Kotorri, Brahja, Dede, Vrapi, Merxha, Osja, Devolli, Tetova (Abraham 68), Ishka (Ēapja 54'), Bejzade, K.Dalipi (Nora '88). Trajner: I.Daja
Besa: Dura, Kraja, Sisoko, Timothe, Kacollja, Lila, Arapi, Babaj (Hysenaj 71'), Emanuel (Hamzai 48'), Fortunat, Veliaj (Karapici 66'). Trajner: I.Duro
Gjyqtarė: A.Janku (Tiranė), D.Salaj (Shkodėr), A.Guēe (Lushnjė)
Karton i verdhė: Kacollja
Karton i kuq: Kacollja.
"Radiografia"
3' Ishka gjuan nga larg dhe pret i sigurt Dura.
6' K. Dalipi gjuan me kokė jashtė kuadratit tė portės kavajase.
10'- Veliaj gjuan nė befasi, por grushton Kotorri.
12'- Bejzade depėrton me shpejtėsi dhe shėnon, por goli vlerėsohet i pavlefshėm pėr pozicion jashtė loje.
20'- Klevis Dalipi ndėrmerr njė inkursion personal nga mesi i fushės, duke kaluar dy-tre futbollistė kundėrshtarė. Pason bukur pėr Bejzaden, por ky i fundit vonon ca, duke ia hequr topin nga kėmbėt mbrojtėsit kavajas, nė momentin deciziv.
32'- Ishka kombinon me Bejzaden, i cili gjuan me kokė, por mbi traun e portės kavajase.
39'- Devolli kroson nė zonė, ku K.Dalipi pėrpiqet tė realizojė, por njė mbrojtės e frenon nė mėnyrė tė parregullt. Gjyqtari nuk heziton dhe jep 11 metėrsh. Dede gjuan saktė dhe 1 0 pėr Elbasanin.
40'- Kundėrsulm i Besės sė Kavajės. Veliaj shkėputet bukur nė thellėsi tė mbrojtjes verdheblu, pason saktė pėr Sisokon, i cili gjuan menjėherė fluturimthi, por pa shėnjestrėn e duhur. Topi i goditur me forcė prej tij kalon paksa mbi traun e portės sė Kotorrit.
49'- Tetova vonon shumė nė zonė, duke humbur njė rast ideal shėnimi.
55'- Bejzade tregohet individualist pėr njė moment, ndėrhyn njė mbrojtės i Besės dhe shpėton porta mike.
59'- Bejzade bėhet protagonist i njė aksioni tė bukur tė Elbasanit. Pasi rrėmben njė top nė mesfushė, ndėrmerr njė aksion individual, duke shkuar deri nė thellėsi tė mbrojtjes sė Besės. Por nė momentin final del bashkė me topin jashtė vijės fundore. Elbasani humbet njė rast tė mirė pėr shėnim.
66'- Kacollja e prek topin me dorė dhe merr kartonin e dytė tė verdhė, duke marrė tė kuqen.
68'- Bejzade shpėrthen nga e djathta, pason te K.Dalipi, qė nuk arrin tė shėnojė fare pranė portės mike.
77'- Bejzade kėtė radhė tregohet bujar mė shumė sesa duhej, duke e pėrcjellė topin te K.Dalipi, i cili nė mėnyrė tė pabesueshme e ka dėrguar jashtė.
78'- Bejzade gjuan fuqishėm, por mbi tra.
83'- K.Dalipi, i vetėm, gjuan jashtė.
85'- Sėrish K.Dalipi gabon para portė sė Besės.
90'- Karapici gjuan fort, por Kotorri i ndodhur nė pozicion pret.
Komenti
Elbasani ka marrė tri pikė tė vlefshme nė ndeshjen e hapjes sė kampionatit, por loja ka lėnė shumė pėr tė dėshiruar, duke pasur parasysh objektivat qė ka kjo skuadėr. Fitorja e verdhebluve nuk ka pasur shumė shkėlqim, por vendėsit u janė gėzuar tri pikėve, pasi shpresojnė qė nė ditėt e ardhshme tė bėjnė ndryshime tė shpejta pėr sa i takon mėnyrės sė lojės dhe ngritjes sė saj nė njė nivel sa mė tė lartė. Tė dy ekipet janė pėrpjekur tė japin maksimumin nė fushė. Elbasani ka mundur tė fitore, sepse luajti mė qartė dhe sulmoi mė tepėr gjatė gjithė ndeshjes. Megjithatė, u vunė re gabime qė duhet tė eliminohen sa mė shpejt, pėr tė mos rrezikuar nė tė ardhmen. Pėrpjekjet e Bejzades nuk sollėn rezultatin e duhur, pasi ai nuk u mbėshtet siē duhej nga sulmuesi tjetėr K.Dalipi, i cili nga fundi i ndeshjes ia la vendin Norės, qė u mirėprit mjaft mirė kur u fut nė fushė nga spektatorėt. Vendėsit fituan falė golit tė Dedes me 11 metėrsh. Nė vazhdim, vendėsit bėnė shumė pėrpjekje, por pa sukses, pasi K.Dalipi nuk ishte nė formėn e tij tė zakonshme, duke shpėrdoruar mjaft nga rastet e krijuara. Nga ana e saj, Besa u mundua tė pėrballonte euforinė verdheblu, por idetė e saj nė sulm nuk ishin tė qarta, duke mos krijuar shumė raste dhe shpesh duke u tėrhequr pa qenė nevoja. Megjithatė, kavajasit bėnė njė rezistencė tė mirė dhe ndoshta trajneri Agim Canaj, qė javėn tjetėr do tė jetė kreu i stolit tė Besės, do ta dijė ta udhėheqė drejt fitores sė parė, pasi kavajasit luajnė nė fushėn e tyre dhe aty do tė luajnė mė tė lirshėm para publikut tė vet. Besa javėn tjetėr pret Partizanin, njė kundėrshtar i fortė, por objektivi kavajas nuk tė lė tė gabosh dy herė. Ndėrsa Elbasani ndeshjen e dytė do ta luajė nė Tiranė pėrballė Dinamos, kundėrshtar tė cilin nuk arriti dot ta mposhtte sezonin e kaluar, si nė Tiranė, ashtu edhe nė Elbasan. Verdheblutė kanė 10 ditė kohė pėr t'u pėrgatitur, prandaj ata do tė kėrkojnė edhe njė herė tjetėr ta fitojnė ndeshjen.
Thanė pas ndeshjes:
Ilir Daja, trajner i Elbasanit: "Sigurisht qė marrja e tri pikėve mė kėnaq, por qė jemi tė sinqertė, nuk ishim ashtu sikurse duhet. Ende vuajmė njė ngarkesė tė madhe fizike, tė marrė nė fazėn pėrgatitore. Pastaj ndikoi edhe loja para publikut tonė tė mrekullueshėm, qė ėshtė me pretendime pėr rezultatet. Gjej rastin t'i falėnderoj tifozėt pėr mbėshtetjen, si dhe tė pranojmė disa dobėsi tė aspektit tekniko taktik, qė do t'i eliminojmė, nė mėnyrė qė t'i interpretojmė ndeshjet e tjera me sukses. Ndėrsa kundėrshtari mendoj se dha maksimumin dhe do tė jetė njė ekip serioz nė superligė."
Ilir Duro, trajner i Besės: "Ekipi ynė do tė synojė tė ecė sa mė mirė nė ndeshjet e tjera, pasi mundėsitė janė tė gjitha. Duhet ta kishim administruar mė mirė lojėn, por nuk e bėmė kėtė. Megjithatė, nuk ėshtė fundi i botės, pasi Elbasani, me sa pashė unė, ėshtė njė ekip qė do tė jetė pretendent sėrish nė kėtė sezon. Shpresoj qė ndeshja tjetėr tė jetė e suksesshme pėr ne."
Tė veēanta:
- Tė paktėn 8 mijė vetė e kanė ndjekur nė "Ruzhdi Bizhuta" ndeshjen Elbasani Besa.
- Dede, nė ndeshjen e tij tė 300-tė, ka shėnuar golin e vetėm dhe njėkohėsisht tė fitores pėr ekipin e tij.
Marre nga www.sportishqiptar.com.al
Urime cuna per fitoren qe na dhuruat.Urimet i takojne ne vecanti dhe sportdashsve elbasanas qe mbushin shkallet e stadiumit cdo jave si pak ekipe ne Shqiperi.
Krijoni Kontakt