Kur kopjimi i CD-ve dhe DVD-ve nuk është pirateri

Fjodor Zotaj

Replikimi i CD-ve ose i DVD-ve ose të produkteve të tjera dixhitale origjinale të blera është e drejtë. Afirmimi vjen nga organizata e konsumatorëve në evropë dhe e BEUC, që kanë nisur një fushatë në mbështëtje të të drejtave të përdoruesve në botën dixhitale.Jo vetëm mbrojnë konsumatorin por vënë nën akuzë prodhuesit për vënien e mbrojtjeve teknologjike antikopjim.

Konsumatori që shkarkon muzikë dhe video në internet sot është i ndaluar nga mbrojtjet teknologjike dhe i ndjekur për pirateri edhe kur bën kopje personale të një origjinali, për të cilin ai ka paguar të gjitha të drejtat.
Shëmbull i limiteve është muzika që blihet në iTunes që mund të dëgjohet vetëm duke patur aparatin iPod.

Edhe më i rëndë është rasti i shpërndarjes se CD-ve muzikorë nga ana e Sony BMG, që përmbajnë sisteme antikopjimi që instalohen automatikisht pa dijeninë e konsumatorit në kompjuter, duke krijuar modifikime të padëshiruara të sistemit informatik dhe rrezik në sistemin mbrojtës të kompjuterit. Ky sistem u denoncua sot nga ana BEUC për Sony.