Myslimanėt reagojnė pas ligjėratės sė Moisiut nė Oksford: Islami, po aq familjar sa edhe krishtėrimi
Forumi Mysliman: Presidenti Moisiu ka fyer ndjenjat tona
B.P
Fyerje e rėndė pėr identitetin e myslimanėve tė Shqipėrisė. Kėshtu ėshtė cilėsuar nga Forumi Mysliman Shqiptar ligjėrata e presidentit tė vendit, Alfred Moisiu, mbajtur nė forumin e Oksfordit pėr tolerancėn ndėrfetare nė traditėn e popullit shqiptar. Pėrmes njė deklarate pėr shtyp, forumi ka reaguar pėr ligjėratėn e mbajtur, duke pranuar se, megjithė deklarimet e qarqeve tė ndryshme me frymėzim antimysliman, kur deklarata tė tilla bėhen nga presidenti, ato marrin karakterin e njė sulmi tė shtetit mbi identitetin e qytetarėve tė tij. Sipas deklaratės, forumi i sheh absurde pėrpjekjet pėr tė afishuar tolerancėn ndėrfetare tė shqiptarėve, kur deklarohet se ata qenkan tė gjithė tė krishterė.
Ne pyesim zotin president, se, nėse nė Shqipėri edhe ne myslimanėt qenkemi tė krishterė, atėherė ndaj kujt ushtrohet kjo tolerancė, zotėri? Si ėshtė e mundur qė nė shtetet fqinje nė Ballkan, ku ka popullata dhe regjime tė deklaruara si tė krishtera ortodokse, nuk ekziston njė tolerancė si nė Shqipėrinė me shumicė myslimane, - thuhet nė deklaratė, pasi citohen pjesė nga ligjėrata e presidentit.
Sipas sė cilės, te ēdo shqiptar, pak po tė gėrmosh do tė zbulosh thelbin e tij tė krishterė dhe se te ēdo mysliman shqiptar, gjen 15 shekuj krishtėrim. Forumi Mysliman ndjehet i habitur kur konstaton qė kryetari i shtetit nuk paska dijeni qė nė vendin e tij, pėrveē tė krishterėve tė devotshėm, ekziston njė numėr goxha i madh myslimanėsh po aq tė devotshėm, tė cilėt e mbėshtesin fenė e tyre nė islamin burimor, qė rrjedh nga mėsimet autentike tė librit tė shenjtė, Kuranit, qė Zoti i madhėruar i shpalli njerėzimit nėpėrmjet profetit Muhamed, ashtu siē i dėrgoi Ungjillin profetit Jezu Krisht, - thuhet nė deklaratė.
Sipas saj, Islami nė vendin tonė ėshtė po aq familjar pėr shqiptarėt, sa ēėshtė edhe krishtėrimi (i cili sikurse edhe islami nuk ėshtė rezidencial, por i ardhur nga Lindja e Mesme), por qė tė dy janė pjesė tė pandashme tė identitetit tonė kombėtar. Presidenti i Republikės, sipas Kushtetutės, ėshtė simbol i unitetit kombėtar dhe nuk mund ti lejohet qė nėpėr forume ndėrkombėtare tė prezantojė qėndrime tė njėanshme, tė cilat injorojnė ndjenjat e njė pjese tė mirė tė popullsisė, - theksohet mė tej nė kėtė deklaratė, ku shtohet se njė falje nga ana e presidentit do tė ishte njė lehtėsim pėr fyerjen qė u ėshtė bėrė shtetasve tė besimit islam.
Gazeta Shekulli
Krijoni Kontakt