Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 89
  1. #61
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Si nuk u lodhet/lodhem me keto tema??!!!
    Jo u lodhem, por rraskapitje fare ! Tere skamja e botes eshte mbledhur ketu. Njerez qe shkojne si hije, koken lart ne qiell (sikur keto jane shoket me te ngushte te Zotit !) dhe trupin plot rrecka nga padituria.

    Dhe, Lioness, nuk eshte problemi qe po hapen keto tema dhe keshtu do perfundoje. Jo, jemi larg kesaj. Ēfaredo lloj teme qe te hapet, kudo qe ta hapesh, e pamundur te mos shkoje ne perplasjen krishterim - islam, USA - Bin Laden, Greqi - Turqi, Rama - Berisha, etj... etj...

    E pse ndodh kjo ? Sepse njerez plot komplekse, qe s'kane mundur dot te bejne diēka me duart e tyre, qe nuk kane gjetur akoma qellimin e qenies se tyre, rrine e hedhin syte nga qielli. Nje mani patologjike per te treguar gjithēka ne lidhje me besimin vetjak, nje mani per te mos patur asnje skute te fshehte te spiritualitetit te tyre, nje mani qe i kthen ato ne njerez te bezdisshem deri ne kulm !

    Dhe kur vete i pari i forumit eshte nje nder keta, qe nuk ka asnje qellim tjeter me kete forum perveēse nje proselitizem te peshtire, atehere ē'te presesh tjeter ?...

    O miq, mos rrini rober te mbiemrit qe keni, mos rrini rob te bemave te gjysherve, por te pakten nje here zhvishuni nga gjithēka keni trasheguar, dhe bejeni jeten duke e jetuar vete ate.
    Aq me ben nese gjyshi im ishte druvar apo minister, e ardhmja ime eshte e imja dhe e askujt tjeter. Hahemi e grindemi per gjera qe jane larg shume larg, ne kohe dhe hapesire, dhe asnjeri nuk rri e mendon se ē'mund te beje diēka per veten e vet dhe per te tjeret.

    Nejse, e di shume mire qe pak veta ua vene veshin dhe ua kane varur teneqene me kohe, por kur do ta kuptoni ju vete kete ?

  2. #62
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga ShtremsI

    Edhe dicka tjeter. Eshte injoranca me e madhe qe thuhat nga vellezerit tane kosovare se po te jesh shqiptar i krishter je ose grek ose serb!! Hajde te kam rixha.
    Mund te kete fanatike muslimane ne Kosove qe thone keshtu, ashtu sic mund te kete edhe ne Shqiperi (bile ketu ne shkrime te forumit ke edhe shqiptare te Shqiperise qe e kane thene kete gje). Por nuk mund te thuash qe thenie e tille eshte thenie kosovare. Pra, mos bej pergjithesime.

    Edhe ne Kosove ka shqiptare te krishtere qe kane ruajtur fene e tyre. E edhe ka shume shqiptare si une qe e kane braktisur fene qe na u imponua me dhune nga turku. Presidenti i Kosoves Rugova, deklarata te tilla si te Moisiut ka 15 vjet qe nuk i heq nga goja.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e lumiani
    Anėtarėsuar
    07-10-2005
    Vendndodhja
    ne pyll
    Postime
    25
    mojsiu po iu lepin b*then amerikes dhe europes perendimore me fjalime te tilla dhe shpreson se ndoshta ato, te siperpermedurit, ia varin atij. ai varin pallen. e dyshoj se ndokush ne perendim e sheh/njeh Shqiperine si nje vend te rendesishe, apo nje mik kyqesor.

    pse?

    jemi te varfer.

    jemi te c'rregullte, pa organizim dhe drejtim, te fjitha keto jane, me sigurisht kundra vullentin te popullit tone.

    e vetmi rregull, organizim dhe drejtim jane pe vete-pasurimin e PUSHTetareve ne krye te shtetit.

    persai i perket fese ISLAME, nuk e kam ndermend qe t'ju jap leksione, ka mjaft libra mbi kete te fundit qe mund te lexoni dhe mos bini pre e te ashte-quajturit albo ose tjeter kujt sepse jane m*t-perziers, qe jane ushqyer me teori te pa-bazuara dhe shkojne nga te fryej era, jo dy por shume-fytyresh dhe te pa-dijeshem, sidomos ne kete teme. thone/shkruajne gjera per hater te thenmit, dhe thjeshte per per tu mburrur, shitje mendesh e cfardo ti.

    nje pyetje pet te gjithe ju qe e shihni Islamin me dyshim - "pse feja Islame por rritet me shpejt kudo ne bote, dhe sidomos kohet e fundit? e si ka mundesi qe antaret e saj vijne nga cdo ngjyre/sthrese e popullsise/ me e pa shkolle/ mjeshtra e punetor? a thua valle keto jane pyetjet qe duhet per tu dhene pergjigjje se sa kur? tek? si? kush e beri ose tha? gjykojeni ate, Islamin, ne baza e saj dhe jo ne historine e njerezre, sepse njerezit jane te gabueshem, te paplote.

    cfare eshte mendimi juaj?

  4. #64
    T.N.T
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Vendndodhja
    Lake shore drive
    Postime
    115
    nje pyetje pet te gjithe ju qe e shihni Islamin me dyshim - "pse feja Islame por rritet me shpejt kudo ne bote, dhe sidomos kohet e fundit? e si ka mundesi qe antaret e saj vijne nga cdo ngjyre/sthrese e popullsise/ me e pa shkolle/ mjeshtra e punetor? a thua valle keto jane pyetjet qe duhet per tu dhene pergjigjje se sa kur? tek? si? kush e beri ose tha? gjykojeni ate, Islamin, ne baza e saj dhe jo ne historine e njerezre, sepse njerezit jane te gabueshem, te paplote.

    cfare eshte mendimi juaj?[/QUOTE]


    Feja myslimane po ritet se .............Myslimanet pjellinga nga 7-8 femije jo se po dezertojne kristianet .....

    Uen jame mysliman vete sado qe nuk besoje . Por ka shume arsye te thuash qe asnje vend mysliman nuk e zbaton Kuranin dhe jane me shume ekstremiste se islamist . Vendet islamike jane shume te prapambetura ........dhe tek kjo gje ka ndikuar edhe feja qe i bene njerezit te jetojne si ne kohen e muhamedit se vetem ajo qenka menyra e drejte per te jetuar . Une mendoje se ka shume gjera reth islamit qe duhen ndryshuar apo (modifikuar) se kjo fe nuk do te ket perparesi te madhe po ti thoje njerezve coini femijet ne Medrese pastaj cojini ne shkolla dhe ky eshte versioni fundit se me para edhe prifti edhe hoxha thoshin mos i futni femijet neper shkolla se do marin udhen e shejtanint ..........keto gjera vine nga mos shkollimi .

    sa per historine e feve te tjera apo islamit ................Nuk mbeti njeri ti mesoje nga ALBO ky luftetar eshte ne mision te krishterimit........................Ne shqiperi te hapesh muhabet feje te marin per budalla ........kur dilini regeve te botes ju beheni fetar te medhenj ...........

  5. #65
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Te jesh musliman shqiptar ska ndonje te keqe (!) por te jesh vetem shqipfoles eshte shkelje pa meshire e se ardhmes por dhe te kaluares. E lexova me vemendje ''ankesen'' e pare dhe ne fakt s'me cudit reagimi i forumit (komunitetit) musliman problem-madh. Duke vene veten ne pozicionin e nje muslimani te ndershem (sic mund te jete Brari dhe ndonje tjeter) nuk arrij te shikoj ndonje gabim te presidentit Moisiu por flet vetem realen.

    Kuptohet qe pakeneqesia ne pergjithesi vjen nga fondamentalistet sepse e urrejne faktin qe para 500 viteve kane qene te gjithe te krishtere. Dakort qe Krishterimi ka vetem 2000 vjet ne Shqiperi, aq sa ka ne te gjitha vendet e krishtera por mos harroni se Krishti para 2000 viteve ka lindur. Kemi qene pagane, sic kane qene te gjitha vendet e botes por sot rrenja ‘’origjinale’’ mbetet krishterimi do apo sdo ‘’ti’’ musliman ‘’shqiptar’’, vella i te gjitha vendeve ‘’arab-besuese’’.

    Nuk kerkon kush tju konvertoje (te pakten mua as qe me shkon ne mend nje gje e tille) por te pakten rrini muslimane vetem shqiptare sepse te qenurit te tille ne kete pike, na ka simbolizuar toleranca fetare. Nuk duhet ti beni njerzit ta urrejne sistemin komunist vetem 90% dhe jo 100%!

    Meqe jemi te kreret e shtetit, ca mendoni ju per turpin qe i solli Shqiperise ish presidenti (sot kryeminister) Sali Berisha duke mos respektuar te pakten 30% te popullsise dhe na beri anetare te konferences islamike, pjese e vendeve me te humbura ne bote, anetare te nje organizate fetare kur ne nuk kemi fe zyrtare?!

    Tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bianconero : 15-11-2005 mė 00:40
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  6. #66
    T.N.T
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Vendndodhja
    Lake shore drive
    Postime
    115
    Citim Postuar mė parė nga Bianconero
    Te jesh musliman shqiptar ska ndonje te keqe (!) por te jesh vetem shqipfoles eshte shkelje pa meshire e se ardhmes por dhe te kaluares. E lexova me vemendje ''ankesen'' e pare dhe ne fakt s'me cudit reagimi i forumit (komunitetit) musliman problem-madh. Duke vene veten ne pozicionin e nje muslimani te ndershem (sic mund te jete Brari dhe ndonje tjeter) nuk arrij te shikoj ndonje gabim te presidentit Moisiu por flet vetem realen.

    Kuptohet qe pakeneqesia ne pergjithesi vjen nga fondamentalistet sepse e urrejne faktin qe para 500 viteve kane qene te gjithe te krishtere. Dakort qe Krishterimi ka vetem 2000 vjet ne Shqiperi, aq sa ka ne te gjitha vendet e krishtera por mos harroni se Krishti para 2000 viteve ka lindur. Kemi qene pagane, sic kane qene te gjitha vendet e botes por sot rrenja ‘’origjinale’’ mbetet krishterimi do apo sdo ‘’ti’’ musliman ‘’shqiptar’’, vella i te gjitha vendeve ‘’arab-besuese’’.

    Nuk kerkon kush tju konvertoje (te pakten mua as qe me shkon ne mend nje gje e tille) por te pakten rrini muslimane vetem shqiptare sepse te qenurit te tille ne kete pike, na ka simbolizuar toleranca fetare. Nuk duhet ti beni njerzit ta urrejne sistemin komunist vetem 90% dhe jo 100%!

    Meqe jemi te kreret e shtetit, ca mendoni ju per turpin qe i solli Shqiperise ish presidenti (sot kryeminister) Sali Berisha duke mos respektuar te pakten 30% te popullsise dhe na beri anetare te konferences islamike, pjese e vendeve me te humbura ne bote, anetare te nje organizate fetare kur ne nuk kemi fe zyrtare?!

    Tung

    Keshtu e kemi ne Shqiptaret po nuk u ankuam cike nuk na ze gjumi naten ...........keta qe jane ankuar jane ca te vobekt te humbur qe kujtojne se jemi akoma ne kohen e Turkut e te kryqezatave ne ...........jo sikur ne shqiperi po te meresh me fene te kujtojne nga ata te Elbasanit .

    Duhet te kishte pyetur njehere keta personalitete islamike presidenti para se te bente fjalimin si ne Arabi e ne IRAN..............komuniteti mysliman ne shqiperi ka 100 skandale qe duhet te zgjidhi parase te merret me budalleqe te tilla .........ne xhami valvitet flamuri i pd se dhe hoxha behet komisioner i PS-se po per keta qe me me shume rendesi nje fjalim historik .

  7. #67
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Nuk i ka hije nje presidenti te shprehet ashtu.
    Eshte deklarate diskriminuese per myslimanet qe jetojne ne Shqiperi.

    PS:
    Nuk ka nevoje tema te shendrohet ne urrejtje musliman-krishtere, por thjesht te gjykojme kete akt jo te hijshem te presidentit shqiptar.

    Komenti im:
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  8. #68
    Citim Postuar mė parė nga oiseau en vol

    E pse ndodh kjo ? Sepse njerez plot komplekse, qe s'kane mundur dot te bejne diēka me duart e tyre, qe nuk kane gjetur akoma qellimin e qenies se tyre, rrine e hedhin syte nga qielli. Nje mani patologjike per te treguar gjithēka ne lidhje me besimin vetjak, nje mani per te mos patur asnje skute te fshehte te spiritualitetit te tyre, nje mani qe i kthen ato ne njerez te bezdisshem deri ne kulm !

    Dhe kur vete i pari i forumit eshte nje nder keta, qe nuk ka asnje qellim tjeter me kete forum perveēse nje proselitizem te peshtire, atehere ē'te presesh tjeter ?...

    O miq, mos rrini rober te mbiemrit qe keni, mos rrini rob te bemave te gjysherve, por te pakten nje here zhvishuni nga gjithēka keni trasheguar, dhe bejeni jeten duke e jetuar vete ate.
    Aq me ben nese gjyshi im ishte druvar apo minister, e ardhmja ime eshte e imja dhe e askujt tjeter. Hahemi e grindemi per gjera qe jane larg shume larg, ne kohe dhe hapesire, dhe asnjeri nuk rri e mendon se ē'mund te beje diēka per veten e vet dhe per te tjeret.

    Nejse, e di shume mire qe pak veta ua vene veshin dhe ua kane varur teneqene me kohe, por kur do ta kuptoni ju vete kete ?
    Ca va oiseau en vol ?

    Kompliment per shkrimin.

    Jan bere te rralla keto shkrime te shkruara me aq bukuri ne kete forum.Dikur ishte bukur ne kete forum tani po etiketohemi sipas pedigreve qe kemi.

    Tat'jeta
    Mjellma

  9. #69
    ErionB
    Anėtarėsuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    Per mendimin tim kjo ceshtja e fese per Shqiptaet eshte kthyer si puna e atij adoleshentit qe akoma nuk ka formuar identitetin personal dhe eshke konfuz per preferencat e tij personale. Eshte per te ardhur keq qe nje komb kaq i lasht sa ne gjindet ne nje udhekryq te tille. Njeriu vjen nje kohe qe e pranon veten per ate qe eshte dhe jo per ate qe e duan te tjeret. Me duket se ne si komb thjesht per tu pelqyer te tjereve jemi te gatshem edhe per te mohuar vete veten.

    ishalla na del per mbare ky vetemohim...
    Nese nuk te pelqen kritika, mos bej gje, behu askushi!!

  10. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet nė Bllog
    22
    FJALA E PRESIDENTIT MOISIU NĖ FORUMIN E OXFORDIT “Toleranca ndėrfetare nė traditėn e popullit shqiptar”.

    9 nėntor 2005
    Londėr-Angli

    Dėshiroj tė shpreh kėnaqėsinė e veēantė pėr mundėsinė e krijuar pėr tė folur sot pėrpara kėtij auditori tė nderuar.

    I.
    Shqipėria ėshtė njė vend qė doli vonė nga vetėveēimi. Pas njė gjysmė shekulli ndarjeje nga bota, me ndryshimet politike qė ndodhėn nė shkallė globale, shqiptarėt vendosen tė ndahen nga kjo e shkuar e tyre. Ashtu siē pritej, njė gjendje e pėrgjithshme padurimi pushtoi sidomos brezin e ri, pėr tė prekur “botėn e ndaluar”, Perėndimin. Nė fillim tė viteve 1990 Shqipėria provoi disa valė mėrgimesh masive, kryesisht drejt Italisė, po edhe drejt Greqisė.

    Kishte kaluar shumė kohė dhe Shqipėria e Perėndimi ishin bėrė tė panjohur pėr njėri-tjetrin. Ky ishte kontakti i tyre i parė nė rifillimin e njė epoke tė re, tė epokės sė shoqėrisė sė hapur. Po pėrsėritej kėshtu njė histori e vjetėr e popullit shqiptar, qė lidhet me fundin e mesjetės dhe fillimin e sundimit osman. Edhe atėherė valė tė dendura mėrgimtarėsh, me dhimbje nė zemėr, morėn rrugėn drejt Perėndimit. Nė Italinė e jugut, fshatra tė tėrė u populluan nga mėrgimtarėt shqiptarė. Bujaria (fisnikėria) vendėse i priti shumė mirė shqiptarėt e shpėrngulur. Italia u bė pėr ta “Felix Italia”.

    Ekziston njė ndryshim i madh ndėrmjet mėrgimit tė parė tė shqiptarėve dhe mėrgimit tė dytė tė tyre, mėrgimit tė 15 vjetėve mė parė. Nė shekullin e 15-tė shtegtuan drejt Perėndimit familjet mė tė pasura shqiptare, familjet patronimike, familjet qė morėn me vete stemat, emblemat, vulat, kronikat, dorėshkrimet kishtare, kėmbanat. Nė fundin e viteve 1990 shtegtuan tė parėt mė tė paduruarit, mė tė dėshpėruarit.

    Nė shekullin e 15-tė nė Perėndim shqiptarėt ēuan njė imazh tė shkėlqyer: ata ishin bijtė e “kampionit tė krishtėrimit” Gjergj Kastriotit, qė kishte shpėtuar qytetėrimin perėndimor nga rreziku osman, dhe tani Perėndimi e kishte pėr nder e mirėnjohje t’u bėnte vend atyre mėrgimtarėve tė pashpresė, qė i kishin trokitur nė portė. Nė fundin e viteve 1990 njė shumicė e atyre qė mėrguan pėrcollėn nė Perėndim njė imazh tė njė Shqipėrie tė dhunshme, tė vrazhdė, rrezikuese. Shumė shpejt, nė mjediset politike dhe shkencore tė Perėndimit doli pyetja: A ekziston njė Shqipėri tjetėr, njė Shqipėri me fytyrė europiane, njė Shqipėri nga e cila mund tė gjendeshin vlera tė mbijetuara tė qytetėrimit?

    II.
    Ishte pikėrisht kjo pyetje, kjo gjendje, kjo nevojė pėr tė ndryshuar imazhin e lėnduar tė vendit, pėr tė pėrgėnjeshtruar dhe disa prirje tendencioze tė shtypit perėndimor, qė nxitėn studiuesit shqiptarė dhe kolegėt e tyre nė Europė pėr tė kėrkuar vlera tė ndritshme tė identitetit shqiptar, si identitet i tė njėjtit klas me atė tė vendeve tė Perėndimit, pavarėsisht se e keqja e kishte sjellė tė njihej pėr keq. Midis kėtyre vlerave, toleranca ndėrfetare ishte njė prej cilėsive qė tėrhoqi menjėherė vėmendjen dashamirėse tė tė gjithė atyre dijetarėve dhe politikanėve, shqiptarė e tė huaj, qė besonin dhe kėrkonin tek populli shqiptar njė imazh tjetėr, njė fytyrė tjetėr, tė denjė pėr t’u bashkuar nė njė tė ardhme jo tė largėt me kontinentin e moēėm.

    Ky model pėrbėn njė pasuri tė ēmuar pėr ne shqiptarėt, por edhe njė realitet pozitiv, me vlerė nė rajonin ku jetojmė dhe mė gjerė. Shoqėritė tona po shkojnė nė mėnyrė tė pashmangshme drejt globalizmit dhe integrimit, duke tentuar krijimin e njė familje tė madhe nė tė cilėn ka vend pėr tė gjitha vlerat dhe pasuritė e kombeve dhe popujve. Nė botėn globale vendet e vogla nuk pritet tė konkurojnė me ekonomitė dhe pasuritė e tyre materiale. Megjithatė, me identitetin dhe vlerat mė tė cmuara tė tyre, ato mund tė kontribuojnė nė pasurimin e shoqėrisė globale, duke krijuar njė njė mozaik tė pasur vlerash, kulturash qė njohin, respektojnė e zhvillojnė njėra tjetrėn. Integrimi pėrmes vlerave dhe bashkėjetesa midis identitetit kombėtar me atė europian, e bėjnė aspiratėn tonė euroatlantike mė tė prekshme dhe tė dobishme.

    “Rasti Shqipėri”, si njė rast shembullor i bashkėjetesės sė besimeve nė rrugėn e gjatė tė histories, shumė shpejt filloi tė trajtohej si “Fenomeni Shqipėri”. Kėtė tipar etnodallues tė shqiptarėve e nxorri mė tepėr nė pah situata qė u krijua me faktorizimin e terrorizmit ndėrkombėtar si njė kėrcėnim i pėrgjithshėm, nė tė njėjtėn kohė dhe shprehje e intolerancės nė shkallėn mė tė lartė. “Rasti Shqipėri” apo “Fenomeni Shqipėri” mori rėndėsi jo vetėm si njė ēėshtje kulturore-historike, por mbi tė gjitha si njė eksperiencė e dobishme pėr njerėzimin, si njė mundėsi evokimi dhe inkurajimi nė mjedise ndėrkombėtare.

    Ē’tendosja qė solli tejkalimi i opozicionit tradicional ndėrmjet dy sistemeve politikė kundėrshtarė, instalimi i qeverisjeve demokratike dhe shpallja e shtetit tė sė drejtės si ideal pėr politikėn bashkėkohore u shoqėruan me shpėrthime opozicionesh tė reja. Ndėrsa dijetarėt diskutonin nėse e ardhmja do tė vinte me pėrplasje apo me dialog qytetėrimesh, intoleranca ēoi nė ngjarjen e 11 shtatorit, qė e bėri njerėzimin tė reflektojė thellė pėr tė shkuarėn dhe pėr tė ardhmen e vet.

    Pikėrisht nė kėtė periudhė nė Tiranė u zhvilluan dy konferenca ndėrkombėtare, njėra me karakter shkencor dhe tjetra me qėllime tė qarta politike. Njė varg veprimtarish tė tjera mbi tė njėjtėn problematikė janė zhvilluar prej institucioneve universitare-akademike.

    III.
    Po ēfarė ėshtė toleranca ndėrfetare tek shqiptarėt? Dhe a ėshtė ky termi mė i saktė, apo ndoshta duhet pėrdorur ndonjė term tjetėr? Nė fakt, shkencėtarėt, studiuesit e sociologjisė politike dhe tė asaj fetare, qofshin tė huaj apo vendės, kanė pėrdorur terma qė pėrmbajnė ndryshime nė formėn e nuancave. Historianėt e fesė dhe teologėt flasin pėr “ekumenizėm ndėrfetar”. Njohėsit e mesjetės dhe etnologėt pėrdorin termin “konvergjencė ndėrfetare”. Sociologėt dhe historianėt shekullarė priren nga termat “tolerancė”, “bashkėjetesė” apo “harmoni fetare”.

    Ne do tė pėrdorim nė kėtė ligjėratė termin “tolerancė ndėrfetare”, duke gjykuar se qoftė ekzagjerimi, qoftė nėnēmimi, do tė ēonin nė shtrembėrim tė sė vėrtetės dhe humbje tė vlerės historike tė tiparit.

    Shqiptarėt janė njė popull krahasimisht i vogėl. Tė ndarė pjesė-pjesė nė shtetet ballkanikė, jo mė shumė se gjysma e tyre brenda shtetit shqiptar, Shqipėrisė shtetėrore, apo “Shqipėrisė londineze”, sikurse e quan njė pjesė e shtypit ballkanik, ata nuk kanė pasur shumė mundėsi tė promovojnė vlerat e identitetit tė tyre historik-kulturor.

    Nė Shqipėri nuk ėshtė traditė tė bėhet regjistrim zyrtar mbi baza fetare. Pėrkatėsia fetare nuk bėn pjesė nė gjeneralitetet e regjistrimit tė popullsisė. Raportet midis bashkėsive fetare, qė pėrmenden nė studime, sidomos nga tė huajt, u referohen shifrave hipotetike tė konkluduara duke u mbėshtetur nė tė vetmin regjistrim shtetėror demografik qė ka pasur edhe treguesin “besimi”, qė ėshtė kryer nė vitet 1929-1930.

    Gjendja fetare e popullit shqiptar mund tė gjykohet nė dy pikėpamje:
    1. Nė pikėpamjen vertikale-diakronike tė gjithė shqiptarėt janė tė krishterė;
    2. Nė pikėpamjen horizontale-sinkronike shqiptarėt janė njė popull ku bashkėjetojnė tė dyja fetė abrahamike, krishtėrimi dhe islamizmi. Secila nga tė dyja fetė abrahamike ekzistojnė sė bashku me degėzimet pėrkatėse. Thėnė mė thjesht - popullsia shqiptare ka dy bashkėsi tė krishtera: krishtėrimin roman-perėndimor dhe krishtėrimin ortodoks-lindor. Po ashtu, kjo popullsi ka edhe dy bashkėsi muhamedane: bashkėsinė islamike dhe atė bektashiane, qė pėrfaqėson njėlloj protestanizmi reformator dhe liberal brenda islamit. Si nė ēdo vend tjetėr nė botė, edhe nė Shqipėri ka ateistė, po ashtu besimtarė qė nuk ushtrojnė rite dhe nuk janė praktikantė tė ndonjė faltoreje, familje tė pėrziera me shumė besime brenda tyre. Nė gjysmėn e parė tė shekullit tė 20-tė ka ekzistuar dhe njė bashkėsi hebraike, e cila njihej zyrtarisht nga shteti. Njė pjesė tjetėr e shqiptarėve, ndonėse nė thelb monoteistė, nė mėnyrėn e tė besuarit shfaqen si panteistė, madje edhe me shenja tė paganizmit. Jo vetėm pėr kėtė pjesė, por pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi, ėshtė krejt e zakonshme qė zoti tė identifikohet me malin, qė shumica e maleve tė Shqipėrisė tė kenė njė ditė festive dhe flijimesh nė vit. Vetė shteti shqiptar ėshtė shtet laik dhe sipas kushtetutės sė vendit shteti shqiptar nuk ka fe zyrtare - kjo nuk pėrjashton pėrgjegjėsinė e shtetit pėr krijimin e kushteve pėr ringjalljen dhe zhvillimin e fesė dhe tė institucioneve klerikale.

    Vėshtrimi mė i vėrtetė pėr gjendjen fetare nė Shqipėri ėshtė vėshtrimi vertikal. Tek ēdo shqiptar ekziston njė shtresė besimi pagan. Tek ēdo shqiptar - edhe tek shqiptarėt e islamizuar nė fund tė mesjetės - ekzistojnė 15 shekuj krishtėrim, sepse krishtėrimi nė hapėsirėn shqiptare ka qenė apostolik, ėshtė pėrhapur qysh nė shekullin e parė, drejtpėrsėdrejti prej misionarėve tė krishtėrimit. Sipas Veprave tė Apostujve, duke pėrfshirė edhe tekstin “King James version” tė Biblės, predikuesi i parė i krishtėrimit nė botėn ilirike proto-shqiptare ka qenė Shėn Pali, kurse nė Dardani - Kosova e sotme - ka predikuar Shėn Mateu. Ajo pjesė e shqiptarėve qė nuk u islamizua ka nė traditėn e vet jo 15 shekuj krishtėrim, por 2000 vjet krishtėrim. Shtresa mė e vonshme e besimit tek shqiptarėt ėshtė islamizmi. Ky vėshtrim vertikal pėrmban dhe shpjegon thelbin e tolerancės fetare tek shqiptarėt. Tek ēdo shqiptar, si nė njė palimpsest, mund tė zbulohen e tė gjenden tė gjitha shtresat historike tė pėrhapjes sė besimeve. Nė kėtė kuptim, tė vendosura njė mbi njė, shtresė mbi shtresė, format e ndryshme tė besimit nuk janė parė si forma pėrjashtimore dhe aq mė pak fanatike.

    IV.
    Toleranca fetare tek shqiptarėt nuk ėshtė njė cilėsi e zhvilluar nė kohėrat moderne dhe as e formuar me arsim dhe shkollė. Ajo ėshtė njė traditė qė vjen nga thellėsia e shekujve.

    Njė prej gabimeve mė tė rėndomta qė bėhen zakonisht kur trajtohet kjo ēėshtje ėshtė se tolerance lindi tek shqiptarėt pas mbėrritjes sė faktorit politik dhe fetar osman, domethėnė pas shekullit tė 15-tė. Kjo ėshtė nė kundėrshtim me faktet historike. Toleranca fetare tek shqiptarėt ka ekzistuar para shfaqjes sė kėtij faktori. Duhet ditur se Shqipėria ka qenė zona ku takoheshin dhe ndaheshin dy perandoritė mė tė mėdha tė mesjetės: Roma dhe Bizanti. Po ashtu, Shqipėria ishte vendi ku takohej dhe ndahej autoriteti i dy kishave: romane dhe bizantine. Dy perandoritė dhe dy kishat, megjithėse rivale dhe kundėrshtare tė forta tė njėra-tjetrės, tek shqiptarėt asnjėherė nuk u bėnė shkak konflikti. “Vija e Teodosit” e ndau qysh nė fundin e paleokrishtėrimit hapėsirėn shqiptare nė dy pjesė, njėra nėn pushtetin politik dhe fetar roman dhe tjetra nėn pushtetin politik dhe fetar bizantin. Por kjo ndarje asnjėherė nuk u kthye nė kufi midis vetė shqiptarėve. “Vija e Teodosit” mbeti e saktė vetėm nė hartat antike. Nė procesin e gjatė tė historisė ajo ka qenė vazhdimisht nė lėvizje: herė mė nė Lindje nė favor tė Romės, herė mė nė Perėndim nė favor tė Kostandinopojės. Shqiptarėt vetė nuk u bėnė faktor nė kėto lėvizje. Ata alternonin lirisht ritualin sipas alternimit tė pushtetit politik dhe fetar. Ishte njė gjė krejt e zakonshme qė njė brez shqiptarėsh nė mesjetė tė rriteshin si tė krishterė skizmatikė dhe brezi tjetėr tė rritej sipas ritualit roman, dhe anasjelltas, sepse nė vetėdijen e tyre kjo nuk ishte njė ēėshtje hyjnore, por thjesht punė konkurrence pėr pushtet.

    Nė traditėn e kishės shqiptare ekziston njė frymė e fortė ekumenizmi. Nė bibliotekat e shkrimeve tė krishtera tė kishave shqiptare tė mesjetės ėshtė krejt e zakonshme tė gjesh libra tė moralit tė krishterė pėrkthyer prej vetė klerikėve pėr besimtarėt ortodoksė prej modelesh perėndimorė, dhe anasjelltas. Nė shkrimet e krishtera qė janė ruajtur nė faltoret shqiptare mund t’i gjesh klerikėt ortodoksė tė pikturuar me veshje tipike tė njė kleriku katolik dhe e kundėrta. Jo vetėm kaq, por, pikėrisht nė kohėn kur latinishtja, helenishtja dhe gjuha starosllave kishin arritur shkallėn mė tė lartė tė rivalitetit dhe tė pėrjashtimit tė njėra-tjetrės si gjuhė liturgjie, nė kishat dhe manastiret shqiptare, sikurse ėshtė manastiri i shėn Gjon Vladimirit, i gjen tė tria gjuhėt tė pėrdorura pėrkrah njėra-tjetrės, pa asnjė shenjė fanatizmi apo karrshillėku, pa asnjė shenjė mungese tolerance.

    Mund tė konkludohet se, deri nė shfaqjen e faktorit politik, ushtarak dhe fetar osman, pėr njeriun shqiptar e rėndėsishme ishte tė ishte njė i krishterė i devotshmėm. Nėse do tė ishte katolik apo skizmatik, kjo ishte thjesht ēėshtje autoriteti insitucionesh tokėsore, qofshin kėto shtetėrore apo fetare. Disa prej familjeve tė mėdha patronimike shqiptare: si Balshajt dhe Topiajt, pėr shembull, disa herė ndryshuan orientim kishtar: pro kishės romane, pastaj pro skizmės, pėrsėri pro kishės romane dhe pėrsėri pro skizmės, sipas lėvizjes sė autoritetit dhe tė pushtetit zyrtar. Vetė figura e Gjergj Kastriotit - heroit kombėtar tė shqiptarėve - shpreh brenda vetes gjithė thelbin e konvergjencės, ekumenizmit, tolerancės dhe madje edhe pragmatizmit fetar tė popullit tė vet. U lind nė njė familje tė krishterė tė ritit ortodoks sllav; u edukua nė oborrin e sulltanit si muhamedan; u bė jeniēer - qė do tė thotė se u kthye nė njė besimtar fanatik islam; u kthye nė atdheun e vet dhe mori fenė e tė parėve; u martua me bijėn e njė fisniku ortodoks tė ritit bizantin dhe shkroi nė testamentin e vet se dėshironte tė varrosej nė njė kishė katedrale romane nė Lezhė. Me kėtė shpjegohet edhe fakti qė shqiptarėt mėrgimtarė qė u vendosėn nė Itali pas pushtimit osman u bėnė menjėherė unitė: pranuan varėsinė administrative romane duke ruajtur ritualin bizantin. Nė fakt, jo vetėm ata. Ekzistojnė dhjetėra dokumente, pėrfshirė letra drejtuar papėve, nė tė cilat shqiptarėt e vijės bregdetare kėrkojnė tė njėjtėn gjė: varėsi administrative nga Vatikani dhe ritual bizantin - sepse kjo u siguronte mbrojtje nga faktori osman.

    V.
    Nga fundi i mesjetės filloi islamizimi i njė pjese tė shqiptarėve. Me kėtė zhvillim tė ri ka pasur abuzime, sidomos nė politikė. Shpesh shqiptarėt quhen njė popull musliman, ose me shumicė muslimane. Ky ėshtė njė lexim shumė sipėrfaqėsor i realitetit shqiptar. Sė pari, sepse islamizmi nė Shqipėri nuk ėshtė fe burimore, as fe e pėrhapur nė kohėn e origjinės, as besim rezidencial, por njė dukuri e ardhur dhe e trashėguar nė gjuhėn dhe liturgjinė e atij faktori qė e solli. Islamizmi nė Shqipėri ėshtė njė islam me fytyrė europiane. Si rregull, ėshtė njė islamizėm i cekėt. Tek ēdo shqiptar, pak po tė gėrmosh, do tė zbulosh thelbin e tij tė krishterė. Shumica e familjeve shqiptare e mbajnė mend se nė cilin brez ka ndodhur konvertimi. Shumica e familjeve shqiptare qė u islamizuan edhe sot mbajnė mbiemra tė krishterė (vetėm emrat kanė ndėrruar). Njė pjesė e mirė e tyre deri vonė kanė ruajtur besimin e tė parėve, nė formėn e kripto-krishtėrimit, ose, mė saktė, islamikė nė shfaqje dhe tė krishterė nė pėrmbajtje. Historia e besimit nė Shqipėri njeh zona tė tėra ku popullsia i ushtronte paralelisht tė dyja besimet. Ashtu sikurse njeh zona tė tjera ku e njėjta faltore tė premten shėrbente pėr liturgjinė islamike dhe tė dielėn pėr liturgjinė e krishterė. Besimtari musliman shqiptar vėrtet betohet nė emėr tė Kur’an-it, por njėkohėsisht feston Shėn Mėrinė e Gushtit, Shėn Gjergjin e Majit, Shėn Kollin e vjeshtės dhe Krishtlindjet. Kjo do tė thotė se brenda njeriut shqiptar, pavarėsisht se si e pėrcakton ai veten sot, ka njė faktor homogjenizues, dhe ky faktor homogjenizues ėshtė pikėrisht periudha prej 15 shekush krishtėrim qė ka secili prej tyre nė traditėn e paraardhėsve tė vet.

    Nė identitetin e shqiptarėve ndjenja kombėtare qendron mbi dallimin fetar. Njeriu shqiptar ėshtė sė pari pjesėtar i njė bashkėsie etnike dhe pastaj i njė bashkėsie fetare. Njė nga ideologėt e Rilindjes Kombėtare tė shqiptarėve ėshtė shprehur nė mėnyrė lakonike: “Feja e shqiptarėve ėshtė shqiptaria”. Sido qė me kuptim filozofik-politik, kjo shprehje tė kujton tė vetmen eksperiencė nė botė, ku feja e njė populli ėshtė nacionaliteti i tij: hebrejt, feja dhe kombėsia e tė cilėve ėshtė hebraizmi. Tek shqiptarėt problemi qendron vetėm pak ndryshe: midis kombėsisė dhe fesė shqiptarėt primatin gjithnjė ia kanė dhėnė kombėsisė, dhe prandaj kombėsia (shqiptaria) ėshtė feja e tyre e vėrtetė.

    VI.
    Toleranca tek shqiptarėt nuk ėshtė vetėm fetare, por edhe gjuhėsore dhe nė shumė raste edhe etnike. Nė vitet e Luftės sė Parė Botėrore nė Shqipėri kishte ushtri tė huaja tė pafundme, gati sa nė gjithė Ballkanin: austriake, franceze, italiane, greke, serbe, malazeze, bullgare, turke. Kur lufta mori fund dhe kėto ushtri nuk kishin as ushqim pėr tė ngrėnė, as ilaēe pėr tė shėruar plagėt, as mjete pėr t’u kthyer nė atdheun e vet, populli shqiptar i mbajti nėpėr familje, megjithėse e dinte mirė se shumica e tyre kishin bėrė krime dhe mizori mbi vetė shqiptarėt. Nė periudhėn pas 8 shtatorit 1943, kur Italia e Musolinit falimentoi, nė Shqipėri gjendeshin mbi 20 mijė milicė dhe oficerė, qė kishin ardhur nė Shqipėri si ushtri pushtuese. Kjo ushtri u gjend brenda dy javėsh e ēarmatosur dhe e trajtuar si ushtri dezertore, e destinuar pėr t’u shfarosur nga ushtria naziste. Populli shqiptar e shpėtoi kėtė ushtri nga tmerri qė e priste, megjithėse ajo ushtri kishte vrarė e djegur, kishte dhunuar e plaēkitur. Ushtarėt italianė u veshėn me kostume tradicionale shqiptare dhe u strehuan nė familjet e shqiptarėve.

    I pashembullt ėshtė qendrimi i shqiptarėve ndaj hebrejve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Qeveritė shqiptare qė bashkėpunuan me autoritetet fashiste dhe naziste, si kudo nė botėn e asaj kohe, bashkėpunuan si qeveri vasale, por ato asnjėherė nuk ua dorėzuan ushtrive tė huaja listat e hebrejve. Shqipėria ėshtė vendi i vetėm nė botė ku, megjithėse nė kushte pushtimi tė dyfishtė, asnjė hebre nuk u dorėzua, asnjė hebre nuk pėrfundoi nė kampe pėrqendrimi, asnjė herbe nuk u viktimizua. Dhe nuk ėshtė fjala pėr hebrejt e vetė Shqipėrisė, shtetas tė saj, por pėr afro 3000 hebrej tė ardhur nga shtetet ballkanike, nė arrati e sipėr pėr t’i shpėtuar rrezikut tė zhdukjes atje ku ishin. Kėta 3000 hebrej, pjesa mė e madhe e tė cilėve hynė ilegalisht nė Shqipėri, gjetėn mbrojtje tė menjėhershme dhe tė pakushtėzuar nga autoritetet dhe populli shqiptar.

    Toleranca pėrbėn njė tipar etnotipik tė shqiptarėve. Jo se nuk ka tolerancė tek popujt e tjerė. Ndoshta kjo cilėsi ėshtė e lidhur edhe me pozitėn gjeopolitike tė shtetit shqiptar. Ndėrsa Perėndimi e ka parė Ballkanin dhe portėn e tij - Shqipėrinė - si njė Lindje ekzotike; pėrkundrazi, Lindja e ka parė atė si Perėndim tė pasur. Nė kryqėzim tė dy botėve, shqiptarėt kanė marrė e dhėnė me tė dyja, duke ruajtur thelbin e vet identifikues, duke shėrbyer si urė kalimi ndikimesh dhe duke pėrvetėsuar edhe vetė prej tyre. Kėshtu u formua tek shqiptarėt bindja historike se dallimi, qoftė ky fetar, rajonal, racor, gjenetik, kombėtar, kulturor etj. nuk ėshtė rrezik, por pasuri. Njė bindje e tillė ka formėsuar tolerancėn ndėrfetare dhe mė gjerė tek shqiptarėt, njė bindje e tillė e ka bėrė qytetėrimin e saj njė qytetėrim tė hapur.

    VII.
    Bashkėjetesa e tre besimeve fetare ėshtė njė prirje e pazakonte nė njė rajon, ku shpesh feja ėshtė lidhur me nacionalizmin dhe me keqpėrdirmin e besimit janė shkaktuar luftra vėllavrasėse. Nė gjithė procesin e krijimit dhe mė pas edhe tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė shqiptarėt nuk ishin agresorė, por viktima tė tė tjerėve. Sot ne jemi vendi i vetėm nė Europė e mė gjerė qė nė pjesėn mė tė madhe tė kufirit tė jashtėm kufizohemi me popullėsi shqiptare. Praninė dhe fatin tonė e pėrdorėm pėr tė krijuar njė bashkėjetesė tė admirueshme midis etnive, popujve e feve dhe rastet e Kosovės, Maqedonisė dhe Malit tė Zi janė shembuj tė gjallė tė kėsaj politike.

    Nė kontrast me kėtė pėrvojė pozitive konfliktet me bazė fetare ose me ndėrthurje tė elementėve fetare, tė cilat duhet thėnė se gjenden edhe nė vende me demokraci tė zhvilluar, kanė dominuar zhvillimet politike tė dekadės sė fundit nė rajonin tonė. 10 vjet mė parė nė Bosnjėn fqinje u shėnua njė nga rastet mė tė rėnda tė konflikteve etnike nė historinė e Europės. Pėrpara viteve ’90 komunitetet fetare nė Bosnje dhe Hercegovinė jetonin nė paqe dhe mirėkuptim me njėra tjetrėn. Gjatė procesit tė shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė tė njėjtat besime e komunitete e panė veten nė pozitat ekstreme tė kundėrshtarit me armė. Shoqėria u nda nė linja fetare, dhe pėr nga prejardhja etnike midis myslimanėve boshnjakė, ortodoksėve serbė dhe katolikėve kroatė. Bilanci i jashtėzakonshėm i pasojave njerėzore, morale e materiale tashmė njihet botėrisht. Nė kėtė mėnyrė, pėrdorimi i fesė dhe pėrkatėsisė fetare pėr interesa politike dhe arroganca etnike solli shpėrbėrjen tragjike tė modelit boshnjak ku nuk kishte munguar toleranca fetare. Nė rajonin tonė rasti i Bosnjes demonstroi nė mėnyrė tė gjallė sesa e rrezikshme bėhet kur feja pėrdoret si mbulesė pėr arritjen e qėllimeve politike nacionaliste.

    I njėjti skenar ishte pėrgatitur edhe nė Kosovė. Propaganda e Milloshevicit u pėrpoq ta paraqiste rezistencėn paqėsore shqiptare si njė luftė e myslimanėve shqiptarė kundėr krishtėrimit serb. Bota mbarė ishte dėshmitare e dėbimit tė njė milion qytetarėve tė pafajshėm, faji i vetėm i tė cilėve ishte kundėrshtimi i regjimit kriminal tė Milloshevicit dhe aspirata pėr tė jetuar nė liri. Viktima tė terrorit serb u bėnė tė gjithė qytetarėt dhe besimet fetare shqiptare nė Kosovė, katolikė e myslimanė, duke dhėnė njė dėshmi tjetėr tė faktit se dhuna serbe nuk drejtohej kundėr njė besimi fetar, por kundėr njė populli tė tėrė tė njė kombėsie tjetėr. Me ndihmėn e NATO-s dhe shteteve demokratike perėndimore, sidomos me rolin aktiv tė SHBA dhe Mbretėrisė sė Bashkuar, mė 1999 u parandalua genocidi mbi njė popull tė pafajshėm, katastrofa humanitare dhe strategjia e pastrimit tė mėtejshėm etnik nė Ballkan. Lufta e Kosovės i dha fund luftrave ballkanike tė viteve ’90, tė cilat morėn jetėt e mė shumė se njė milion qytetarėve tė pafajshėm. Shqiptarėt dhe serbėt nė Kosovė, bashkė me etnitė e tjera, po punojnė bashkarisht prej 6 vitesh nė drejtim tė ndėrtimit tė njė shoqėrie demokratike, shumėetnike dhe europiane. Ka patur pengesa, vėshtirėsi e probleme, disa prej tė cilave tė nxitura nga shtete tė interesuara pėr mungesė stabiliteti dhe bashkėjetese nė Kosovė, por koha po provon se interesi pėr statusin final dhe tė ardhmen europiane tė Kosovės ka tė bėjė me cdo qytetar tė Kosovės, pavarėsisht nga besimi fetar dhe kombėsia. Kohėt e fundit nė Prishtinė politikanėt dhe qytetarėt e tė gjitha besimeve morėn pjesė nė nisjen e punimeve pėr ndėrtimin e Katerdales sė madhe katolike. Ata e ndėrmorėn kėtė akt nė shenjė vlerėsimi pėr historinė e tyre tė lashtė kristiane, por edhe nė pėrpjekje pėr tė dėshmuar vullnetin e tyre tė plotė pėr njė Kosovė shumėetnike dhe shumėfetare.

    VIII.
    Modeli shqiptar i harmonisė fetare mbi bazat e vlerave demokratike dhe shtetit tė sė drejtės merr njė vlerė tė madhe nė debatin global mbi nevojėn e mirėkuptimit dhe bashkėjetesės sė kulturave dhe qytetėrimeve. Nė kundėrshtim me skenarėt dhe parashikimet pesimiste, vlerat e lirisė dhe demokracisė po pėrballen me sukses me rreziqet duke u bėrė gjithnjė e dominuese nė afrimin dhe forcimin e lidhjeve midis kulturave, popujve, feve dhe qytetėrimeve. E frymėzuar nga kėto vlera universale bashkėsia perėndimore ēliroi Kosovėn me shumicė qytetarėsh tė besimit musliman, por edhe ne shqiptarėt u bashkuam pa hezitim nė luftėn e koalicionit kundėr terrozimit ndėrkombėtar tė drejtuar nga SHBA. Forcat tona paqėsore gjenden nė Irak dhe Afganistan nė pėrpjekje pėr tė forcuar shoqėritė e reja demokratike tė kėtyre vendeve. Pavarėsisht nga vėshtirėsitė e rindėrtimit, me rėnien e regjimeve tė Sadamit dhe Talebanėve ėshtė hapur njė prespektivė e re pėr banorėt e kėtyre vendeve, terrorizmi ka pėsuar njė goditje tė madhe dhe bota njerėzore ėshtė mė e sigurtė.

    Nė pikėpamjen time terrorizmi ėshtė shumė mė i vjetėr sesa tė gjitha besimet e sotme fetare, ai nuk ka fe, nuk ka atdhe dhe sistem vlerash ku tė mbėshtetet. Si i tillė, do tė ishte aq sa e gabuar edhe e padrejtė identifikimi i tij me njė popull apo besim fetar. Nė betejėn kundėr terrorizmit duhet tė jenė tė bashkuar tė gjithė, pavarėsisht besimit fetar dhe pėrkatėsisė etnike. Nė shoqėritė moderne terrorizmit pėrbėn kėrcėnimin mė tė madh tė vlerave dhe lirive demokratike. Edhe nė shoqėritė e tjera ku kufiri midis lirisė dhe censurės ėshtė vėshtirė tė gjendet, terrorizmi paraqet tė njėjtin kėrcėnim. Pra, ai mbetet njė e keqe e madhe qė duhet luftuar nga tė gjithė, sė bashku dhe pa mėdyshje.

    IX.

    Pluralizmi paqėsor fetar ka shėrbyer si element bashkues midis njerėzve, familjeve dhe grupeve tė ndryshme nė shoqėri. Komunitetet fetare mbeten besnike e frymėzimeve tė tyre fillestare tė sė mirės dhe paqes, si dhe me pėrkushtim tė madh luajnė rol aktiv nė kapėrcimin e problemeve sociale, rritjen e edukimit tė tė rinjėve, forcimit tė rolit tė familjes, kulturės dhe identitetit kombėtar europian. Me kontibutin e tyre tė vecantė Shqipėria pėrfaqėson edhe njė nga rastet e rralla tė njė vendi me besime tė ndryshme fetare, ku tė gjithė faktorėt politikė e shoqėrisė, pėrfshirė edhe komunitetet fetare, janė pėrkrahės tė fuqishėm tė integrimit tė vendit nė Bashkimin Europian dhe NATO. Fryma euroatlantike nuk ka opozitė dhe as kundėrshtarė, gjė qė dėshmon se identiteti ynė fetar e shoqėror ėshtė dhe mbetet identitet thellėsisht europian.
    Ne jemi tė ndėrgjegjshėm se vlerat nuk janė tė pėrjetshme, ato duhen ruajtur e kultivuar nė mentalitetin e qytetarėve, kulturėn demokratike dhe pėrmirėsimit tė vazhdueshėm tė kuadrit ligjor. Nė tė njėjtėn kohė ne duam ta shndėrrojmė kulturėn e dialogut midis besimeve dhe komuniteteve tė ndryshme fetare, nė urė bashkimi e komunikimi, shkėmbimi dhe lidhje mė tė fortė midis njerėzve e vendeve; tė punojmė qė qytetari dhe integriteti dhe mbrojtja e tė drejtave tė tij tė jenė lajmotivimi kryesor i shtetit tė sė drejtės qė po ndėrtojmė. Pėrmes forcimit tė vlerave demokratike dhe frymės euroatlatike do tė jetė mė e lehtė pėr izolimin e ekstremistėve, pėrballimin me sukses tė sfidave tė kohės dhe parandalimin e rreziqeve tė mundshme nė marrėdhėniet midis njerėzve nė shoqėri apo nė marrėdhėniet me vendet e tjera.

    Ju faleminderit!

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Komuniteti Mysliman dhe legjislacioni
    Nga Iliriani nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 12:26
  2. Presidenti grek anullon takimin me presidentin shqiptar nė Sarandė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 146
    Postimi i Fundit: 23-11-2005, 19:57
  3. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13
  4. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58
  5. Presidenti Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2002, 06:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •