Jo u lodhem, por rraskapitje fare ! Tere skamja e botes eshte mbledhur ketu. Njerez qe shkojne si hije, koken lart ne qiell (sikur keto jane shoket me te ngushte te Zotit !) dhe trupin plot rrecka nga padituria.Postuar mė parė nga Lioness
Dhe, Lioness, nuk eshte problemi qe po hapen keto tema dhe keshtu do perfundoje. Jo, jemi larg kesaj. Ēfaredo lloj teme qe te hapet, kudo qe ta hapesh, e pamundur te mos shkoje ne perplasjen krishterim - islam, USA - Bin Laden, Greqi - Turqi, Rama - Berisha, etj... etj...
E pse ndodh kjo ? Sepse njerez plot komplekse, qe s'kane mundur dot te bejne diēka me duart e tyre, qe nuk kane gjetur akoma qellimin e qenies se tyre, rrine e hedhin syte nga qielli. Nje mani patologjike per te treguar gjithēka ne lidhje me besimin vetjak, nje mani per te mos patur asnje skute te fshehte te spiritualitetit te tyre, nje mani qe i kthen ato ne njerez te bezdisshem deri ne kulm !
Dhe kur vete i pari i forumit eshte nje nder keta, qe nuk ka asnje qellim tjeter me kete forum perveēse nje proselitizem te peshtire, atehere ē'te presesh tjeter ?...
O miq, mos rrini rober te mbiemrit qe keni, mos rrini rob te bemave te gjysherve, por te pakten nje here zhvishuni nga gjithēka keni trasheguar, dhe bejeni jeten duke e jetuar vete ate.
Aq me ben nese gjyshi im ishte druvar apo minister, e ardhmja ime eshte e imja dhe e askujt tjeter. Hahemi e grindemi per gjera qe jane larg shume larg, ne kohe dhe hapesire, dhe asnjeri nuk rri e mendon se ē'mund te beje diēka per veten e vet dhe per te tjeret.
Nejse, e di shume mire qe pak veta ua vene veshin dhe ua kane varur teneqene me kohe, por kur do ta kuptoni ju vete kete ?
Krijoni Kontakt