Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 89
  1. #51
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Megjithese Moisiu ka thene nje te vertete te madhe (per te cilen e pergezoj) une mendoj se ai nuk duhet ta kishte bere kete deklarate per vete poziten qe mban. Ai duhet ta dije mire qe muslimanet ne kohet e sotme jane bere teper te ndjeshem per cdo gje qe ndodh me ta, qe nga bombat e metrove deri tek deklaratat e forumeve. Eshte nje periudhe reflektimi te thelle per islamizmin boteror kjo qe jetojme tani. Do kalojne ca kohe dhe myslimanet do rivleresojne pozicionet qe kane per te mos u futur ne konfliket me trecerekun e botes.

    Edhe gjyshi im e nderroi fene para nja tre shekujsh. A u ofendova une nga deklarata e Moisiut? Absolutisht jo. Islami tek une ska asnje rrenje, dhe eshte nje fe qe une e trashegova me mbiemer jo me deshire. Te rrime shtrember e te flasim drejt, Moisiu tha te verteten. Kush ofendohet ose genjen, ose nuk e njeh mire identitetin e vetvetes.

    Ne shqiptaret e morrem krishterimin atehere kur e morri gjith evropa. Ajo ishte feja jone derisa Osmanllinjte na detyruan ndryshe.

    Edhe dicka tjeter. Eshte injoranca me e madhe qe thuhat nga vellezerit tane kosovare se po te jesh shqiptar i krishter je ose grek ose serb!! Hajde te kam rixha.

    Eshte mire qe ne shqiptaret te nxjerrim statistika te sakta per numrin e myslove ne shqiperi. Me duket se ky numer eshte teper me i vogel se ajo 70% qe permend Evropa.

    Eshte mire qe komuniteti musliman te mos flase edhe ne emrin tim edhe te shume shqiptareve te tjere qe as kemi me te voglin interes per muslimanizmin. Ma do mendja qe edhe kerkesa per falje ndaj Moisiut vjen nga ata shqiptare te shkolluar shkretetirave arabe. Myslimanet tradicionale shqiptare nuk jane kaq te ndjeshem dhe paranoike.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Une nuk mendoj e jam i bindur se Moisu nuk eshte nisur nga ndonje keqdashje apo ka paragjykime e ndonje gje me besimtaret mysliman.
    Do qe debat i kote e humbje kohe te rinim ketu.

    Problemi eshte te ajo qe ti themi europes se ne nuk jemi arabi po myslimanet ketu jane europjan te myslimanizuar.
    Dhe menyra se si po perdoret 'toleranca fetare ' nga politikanet tane.

    Kritika ime per Moisiun

    Shume politikan nuk futen fare ose kur futen futen me shume kujdes ne tema fetare , sidomos Presidentet e Kryeministrat qe jane simbole te vendit e fjala e tyre mund te keqkuptohet e keqinterpretohet.
    Pse
    Eshte shume i veshtire debati fetar,---se ka te bej me besimin--e nuk ben debat sic mund te besh ne fizike kimi etj ne shkencat egzakte--e dikush mund te thote me ofendove besimin e gjera keto qe nuk sqarohen.

    E Mosiu pervec vlerave qe ka, nuk eshte ndonje akademik qe te futet me bisturi ne keto tema kaq delikate, pavaresisht se i takon nderi si presidenti jone te flas ne Oksford per nje nga vlerat shqiptare.

    Kritika per politiken ne pergjithesi

    Shikoj nje tendenc qe politikane tane perdorin tolerancen fetare, kete gje te bere jo nga ata .
    Mendoj se para se gjithash nuk duhet te abuzojne e perdorin nje nga krijesat e ketij populli.
    NQS duhet te bazohen te bazohen te puna e tyre.
    E puna e tyre , ne pergjegjesine qe kane eshte zero keto 15 vjet, ne ate ca ben shteti per ta ruajtur e forcuar kete tolerance e thelluar karakterin kombetar te tre besimeve.
    E po ta krahasosh me ate ca beri Zogu e patriotet ne fillime e shtetit shqiptar qe nje nga gjerat krysore qene keto, e KETO THEMELE TE TOLERANCES I KEMI NJE NJE PJESE NGA PUNA E TYRE E GURET E RENDE QE VENDOSEN ATA KUR NISEN SHTETIN SHQIPTAR.
    Ca bene politikanet tane ne keto 15 vite.
    E bene fene si AMC e Telekomin
    Njeren ja dhena nje shteti e tjetren te tjereve --pa pergjegjesi qe te ringrinin fene kombetare te pakten ne nivelin e para komunizmit---qe e shkateroi--qe dhe detyrim per demin e bere.

    Shiko keto dite, Medreseja e ndertuar me PARATE E TIRANASVE QE TE KISHTE NJE SHKOLLE SHQIPE PER HOXHALLARET --VEPER SHUME PATRIOTIKE --eshte lene ne meshire te fatit turqeve qe donin te benin mesim vetem ne turqisht!!!???
    Nuk ka pese pare shteti jone ti mbeshtet , ky shtet qe bene tendera perdite miliona dollaresh???

    Pse nuk nderhyn Presidenti ketu, se ketu eshte vlera.

    ------------------KRYESORIA-------- KRYESORIA----------------------------

    NUK ESHTE PENGES PER NE FEJA---PER TE HYRE NE EUROPE

    ESHTE PAAFTESIA E POLTIKANEVE TANE TE BENIN SHTET NE KETO 15 VJET

    KETYRE POLITIKANEVE QE VININ TE GJITHE NGA NJE SHOQERI ATEISTE

    EUROPA na tha vete ca ishim, ca gjuhe kishim, e ca prejadhje,e beri mijera libra per ne, kur ne nuk kishim univeristet e ishim nen turkun.
    E vendi numur nje qe Austria qe e konsiderojne sote si ekstremiste po eshte miku jone kryesor e me lidhje e rrenje te njejta historike.

    Pra kur je president duhet ti shikosh gjerat ne kompleksin e tyre
    Duhet te vesh nje gure ketu ne shqiperi
    Se nuk integrohemi nga fjalimet po nga puna

    Ne po te kishim bere detyrat tona---e shtetin tone--e nje shqiperi me te mire e begate---
    DO TI VINIM NE KUSHTE EUROPES---E MOS TJU DUKET CUDI
    E JO ATA NE
    SE EUROPA NUK GUXON TA MENDOJ SE MUND TE NA LEJ NE JASHTE
    PAVARESISHT SE NGA POLITIKA JONE JEMI KATANDISUR NE ATE STAD----E TRAJTOHEMI ASHTU SIC E KEMI KATANDISUR VETEN

    Plus shume kushte
    si ndertimi i shtetit, zhdukja e korrupjonit e me rradhe ---qe jane per te miren tone ---ne kemi deshtuar ti zbatome.
    Ketu te punoj Moisiu e mos meret me gjera te tjera, e jo te perdor jashte mase nje nga vlerat qe populli ka krijuar, e nuk eshte qe ai te mbaj fjalime, po dhe ai si nje nga presidentet e shqiperise, te jap dhe ai nje kontribut e bej dicka per forcimin e saj.

    KONKLUZION

    TOLERANCA FETARE ---DUHET KONCEPTUAR---si nje gje qe duhet ta ngrijme,kontribojme,ligjesojme, forcojme e rritim e mbajme gjalle cdo dite
    E jo sic e perdorin politikanet tane---si nje nga gjerat e vetme te cmuara---te ngelura si vlere ne kete realitet sa pa vlera e aq te zi [te krijuar nga keta politikan]--per ta perdorur e keqperdorur kete, per qellime karriere, duke e konsumuar e pa dhene vete ata asnje kontribut ne te.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 14-11-2005 mė 14:25

  3. #53
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Feja eshte pengese mjaft serioze per te hyre ne Europe.

    Ne nje ambient populist si Europa, ku shumica e europianeve nuk te duan se je mysliman (Eurobarometri vit pas viti e ka nxjerre kete) do jete mjaft e mencur qe sebashku me integrimin ekonomik shqiperia te aplikoje edhe integrimin kulturor.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 14-11-2005 mė 16:07

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Davius
    Moisiu eshte kryetri me i nderuar qe ka pas shqiperia ndonjeher,vet jam mysliman por asgje te pa qen nuk e ka then moisiu,historia thot se ne kemi qen te detyruar nga armiku shekullor turk te konvertohemi ne mysliman per fat te keq te kombit,prandaj ne shqiptaret duhet ta dim se asgje te perbashket me fen islame nuk kemi identiteti kombtar eshte ne kundershtim te plot me fen islame.As gjuha as doket as traditat nuk perkojn me islamin prandaj presidenti din diqka me teper se ti davius myslimani.

  5. #55
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Shume prej juve e keni harruar identitetin Shqiptare dhe historine qe karakterizon se kush eshte Shqiptari! Gjate kohes te Skenderbeut dhe mbas vdekjes te tij, Evropa na ndimoi dhe na mbajti me harmoni, por sot urrehemi sepse jeni ber fanatik mbas Islamizmit dhe ulni posht figurat e larta historike te Shqiperise dhe vini fene Islame si Rilindja Shqiptare dhe e quani Shqiperine Turqi dhe Arabi!
    Gjer sa te vazhdoni me ket rruge, urrejtja ndaj Shqiptarve do vazhdoj dhe shpresat qe mbani per Turqin apo fene Islame te na ndimoj nuk do ndodhi sepse nuk ndodhi per 500 vjet dhe jo sot!

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-11-2005
    Postime
    18
    Citim Postuar mė parė nga niku-nyc
    Gjate kohes te Skenderbeut dhe mbas vdekjes te tij, Evropa na ndimoi dhe na mbajti me harmoni
    Cila Evropė bre djal i mirė, sqaroju ma mirė, se edhe Greku ėshtė nė Evropė, apo pėr ty ėshtė njėlloj.

    por sot urrehemi sepse jeni ber fanatik mbas Islamizmit dhe ulni posht figurat e larta historike te Shqiperise
    Cilat figura, sqaroju bre djalė apo ke harru gjuhėn

    dhe vini fene Islame si Rilindja Shqiptare dhe e quani Shqiperine Turqi dhe Arabi!
    Kush e quan Shqipėrinė Turqi dhe Arabi??? Apo fantazija jote e bujshme

    Gjer sa te vazhdoni me ket rruge, urrejtja ndaj Shqiptarve do vazhdoj dhe shpresat qe mbani per Turqin apo fene Islame te na ndimoj nuk do ndodhi sepse nuk ndodhi per 500 vjet dhe jo sot!
    Cilėn rrugė?? Mendon pėr rrugėn tėnde qė mbjell urrejtje?? Por dije mirė se njerėz si ty ka parė shumė Shqipėria dhe shumė do shohe, por nuk do ia arrini kurrė qėllimit qė popullin shqiptar ta shtini nė luftė vėllavrasėse. Se Shqipėria nuk ėshtė vetėm Tirana, por ėshtė dhe Tetova, Prishtina, Presheva. Sado qė ju do mundoheni ne tjerėt nuk do e lejojmė njė gjė tė tillė.

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-11-2005
    Postime
    18
    E pėrsėris edhe njėherė se feja nuk e pengon Shqipėrinė nė rrugėn pėr nė BE, por droga, tregtia me prostituta, tregtia me fėmijė, varfėria, korrupsioni.. Kur dikush raporton pėr Shqipėrinė atėherė kėto qė ceka mė lartė janė top temė. Pėrjashtim bėjnė serbėt (qė si disa tjer nė forum) propagandojn me vite se gjoja shqipėtarėt janė terrorista islamik. Shkoni o burra te forumet e atyre dhe shfryni komplekset tuaja atje.. se propagandėn e serbėve nuk e hangri as BE, as SHBA por disa si ju qė shkruani nė forum

  8. #58
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Si nuk u lodhet/lodhem me keto tema??!!! Sikur 1/10 e energjise qe harxhojme me tema fetare (dmth me sakte me percarjen, ofendime te besimit personal te anetareve) ...... sikur kete energji ta harxhonim me problemet (krizen) shumevjecare politike, ekonomike dhe sociale te kombit, ndoshta do kishim nxjerre dicka ne drite.

    Sic tha RTP, asnje nuk solli ketu fjalimin e plote te presidentit, per te pare kontestin nen te cilin eshte shprehur. Me aq sa lexova personalisht nuk pashe ofendim, por duke qene se nuk jam myslymane, mendimi im eshte i njeanshem. Per mua komentet e tij jane bere nen prizmin historik, po thelbi eshte toleranca fetare ne Shqiperi, per nje, dy, tre, shume arsye.

    Tani mesa di une, forumi myslyman shqiptar, ka bere nje deklarate te hapur per presidentin, me ankesat e tyre. Presidenti do bente mire te pergjigjet per te sqaruar ato ceshtje qe jane te paqarta, apo qe kane ofenduar nje pjese te nenshtetasve shqiptare, gje qe si president e ka per detyre dhe pergjegjesi. Nuk e kuptoj pse zgjatemi me shume duke acaruar njeri-tjetrin.

    Citim Postuar mė parė nga Davius
    .
    PS:
    Nuk ka nevoje tema te shendrohet ne urrejtje musliman-krishtere.
    Tema te tilla gjithmone keshtu shnderrohen, zgjaten. Faktikisht, sikur Moisiu t'i hidhte nje sy forumit shqiptar, do kishte pare se teoria e tolerances fetare ne Shqiperi cdo dite e me shume po shnderrohet ne nje mit. Po rrezikojme fene e shqiptarit, dmth shqiptarine.

    Me kujtohen fjalet e Martin Luther King "Sunday 10 a.m. is the most segregated time in US."

  9. #59
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Menyra e tij se si mendon te afron ai Shqiperine drejt qarqeve me te larta evropiane eshte e gabuar!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 14-11-2005 mė 17:23
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #60
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Deklarata e tij eshte poshteruese, ai ka bere nje gaf te madh me ate se ka cituar vetem nje pjese te historise shqiptare duke lene anesh shekuj te tere te jetes se paraardhesve tane dhe duke na bere te mendojme se si komb egzistojme vetem qe nga koha kur eshte perhapur krishterimi ne Evrope.
    ...
    Dmth Forumi Myslyman qenka ofenduar se Moisiu harroi te permend prejardhjen pagane te shqiptareve? Fene e Ilireve? Nuk e kuptoj c'lidhje ka kjo tolerancen fetare, sepse sipas atij arsyetimi, gjithe bota duhet te jete tolerante pasi te gjithe ishin pagane para feve monothelite krishtere dhe myslymane. (Megjithese sipas historianeve Egjiptianet ishin te paret qe praktikuan disi monothelizmin, nejse jashte teme.)

    Iliret mbi te gjitha, nuk ishin komb, sepse si koncept "kombi" nuk ekzistonte. (Si koncept praktikisht u teorizua dhe u themelua me Traktatin e Westfalise, si nocion eshte perdorur per here te pare ne shek. 13, por me karakteristika krejt ndryshe nga ato qe i atribohen sot.) Disa aspekte te nocionit komb, komb-shtet, akoma nuk jane konsoliduar ne Shqiperi.
    (Fjalet e fundit ne kete teme.)

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Komuniteti Mysliman dhe legjislacioni
    Nga Iliriani nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 12:26
  2. Presidenti grek anullon takimin me presidentin shqiptar nė Sarandė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 146
    Postimi i Fundit: 23-11-2005, 19:57
  3. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13
  4. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58
  5. Presidenti Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2002, 06:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •