Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 89
  1. #41
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    E Hene, 14 Nentor 2005

    FORUMI MYSLIMAN: "Z. PRESIDENT KA FOBI PER HIR TE EVROPIANIZIMIT"


    Ligjerata e presidentit te Shqiperise, z. Alfred Moisiu, ne Universitetin e Oxfordit, me teme "Toleranca nderfetare ne traditen e popullit shqiptar", e publikuar ne mediat shqiptare, ka ngjallur indinjate ne Forumin Mysliman, Dega Kavaje, per te cilen, ata kane kerkuar nepernjet nje letre te hapur publike, qe te komunkojne hapur me Presidentin Moisiu. "Z. President, ligjerata Juaj, me gjithe deshiren per te percjelle ne Universitetin e Oksfordit nje njohje te realiteteve historike nderfetare ne Shqiperi, ka pasaktesira, vecanerisht kur ato nuk njihen ne nivelet e duhura historike e fetare, me vlerat dhe kontributet ne vecantite e tyre", nis reagimi i ketij forumi i cili vijon me tej me kundershtimet qe ata kane lidhur me vlerat e fese islame, rolin qe kjo fe ka luajtur ne historine e shqiptareve dhe vendin qe ajo ze realisht ne krah te feve te tjera.

    "Z. President, ne ligjeraten Tuaj nuk thuhet asgje per vlerat e fese islame ne historine e shqiptareve, se eshte kjo perkatesi e shumices qe i ruajti shqiptaret nga mosasimilimi shovinist sllavo grek. Feja islame meshtetet ne fondamente qe burojne nga libri i Shenjte i Kuranit, kurse gjeografia e shtrirjes ka luajtur vecse role dytesore. Perderisa ju nuk permendni asgje nga keto, na le te nenkuptojme se me dashje apo padashje ngulet nje pyke dhe krijohet nje e care ne vete tolerancen nderfetare ne Shqiperi, per te cilen ju moret mundimin per te shkuar e per te referuar ne Oksford. Ne ligjeraten Tuaj nuk pohohet e verteta se besimi islam eshte ne maxhorance ne Shqiperi, se, per kete shkak, nese mund te flitet per tolerance historike fetare nder shqiptaret, kjo ka ekzistuar sepse toleranca eshte vlere e maxhorances se besimit islam.

    Ka naivitet ne ligjeraten Tuaj kur thoni se islamizmi ne Shqiperi ne fundin e mesjetes preku vetem nje pjese te shqiptareve, kur dihet mirefilli se besimi islam nder shqiptare eshte ne numer me te madh se besimet e tjera. Na duket si loje fjalesh me shume pikecuditese ajo qe thoni per te minimizuar besimin islam se ai ne Shqiperi nuk eshte burimor dhe rezidencial. Ne ligjeraten Tuaj, z. President, ka fobi per hir te evropianizimit, qe na ben te nenkuptojme se gjerat ua kane mesuar permendesh, sikur perkatesia islame e shqiptareve i pengon ata ne integrimin", ka vijuar nder te tjera, deklarata e ketij forumi. Ne perfundim te letres se tyre, perfaqesuesit e Forumit Mysliman ne Kavaje kane kerkuar qe Presidenti Moisiu te kerkoje falje publike per keto pjese te ligjerates se tij, sipas tyre te paverteta, mbajtur pak kohe me pare ne Oksford.

    Me respekt dhe me indinjate

    Forumi Mysliman i Shqiperise,

    Dega Kavaje
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  2. #42
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Myslimanet ndjehen te indinjuar jo sepse Moisiu permendi faktin se shqiptaret e sotem te besimit mysliman i perkisnin atij te krishtere me pare por sepse ai minimizoi rolin e fese myslimane dhe preku pa dashje ate nyjen nervore qe quhet Toleranca Fetare.
    Ketu rreh corba!
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  3. #43
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Jost*
    E Hene, 14 Nentor 2005

    FORUMI MYSLIMAN: "Z. PRESIDENT KA FOBI PER HIR TE EVROPIANIZIMIT"


    "Z. President, ne ligjeraten Tuaj nuk thuhet asgje per vlerat e fese islame ne historine e shqiptareve, se eshte kjo perkatesi e shumices qe i ruajti shqiptaret nga mosasimilimi shovinist sllavo grek. Feja islame meshtetet ne fondamente qe burojne nga libri i Shenjte i Kuranit, kurse gjeografia e shtrirjes ka luajtur vecse role dytesore. Perderisa ju nuk permendni asgje nga keto, na le te nenkuptojme se me dashje apo padashje ngulet nje pyke dhe krijohet nje e care ne vete tolerancen nderfetare ne Shqiperi, per te cilen ju moret mundimin per te shkuar e per te referuar ne Oksford. Ne ligjeraten Tuaj nuk pohohet e verteta se besimi islam eshte ne maxhorance ne Shqiperi, se, per kete shkak, nese mund te flitet per tolerance historike fetare nder shqiptaret, kjo ka ekzistuar sepse toleranca eshte vlere e maxhorances se besimit islam.

    Ka naivitet ne ligjeraten Tuaj kur thoni se islamizmi ne Shqiperi ne fundin e mesjetes preku vetem nje pjese te shqiptareve, kur dihet mirefilli se besimi islam nder shqiptare eshte ne numer me te madh se besimet e tjera. Na duket si loje fjalesh me shume pikecuditese ajo qe thoni per te minimizuar besimin islam se ai ne Shqiperi nuk eshte burimor dhe rezidencial. Ne ligjeraten Tuaj, z. President, ka fobi per hir te evropianizimit, qe na ben te nenkuptojme se gjerat ua kane mesuar permendesh, sikur perkatesia islame e shqiptareve i pengon ata ne integrimin", ka vijuar nder te tjera, deklarata e ketij forumi. Ne perfundim te letres se tyre, perfaqesuesit e Forumit Mysliman ne Kavaje kane kerkuar qe Presidenti Moisiu te kerkoje falje publike per keto pjese te ligjerates se tij, sipas tyre te paverteta, mbajtur pak kohe me pare ne Oksford.

    Me respekt dhe me indinjate

    Forumi Mysliman i Shqiperise,

    Dega Kavaje
    Une nuk i besoj ato pjese qe jane ne bold ne kete shkrim. Une jam plotesisht i bindur qe po te mos kishte ndodhur konvertimi islam, shume me pak shqiptare te asimiluar do kishim, shume me pak vuajtje do kishte pasur kombi jone, dhe shume, shume me mire do i kishim pasur punet shikuar nga cfaredo aspekti.

    Edhe per punen e maxhorances, nuk jemi ne fillim shek. 19-te, kane ndryshuar kohet tani jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Kosove.

    Poashtu, nuk eshte prekur aspak toleranca fetare ne fjalimin e Moisiut. Bile perkundrazi edhe ai e ka shprehur qe eshte per tu pasur zili toleranca fetare tek shqiptaret.

    Tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 14-11-2005 mė 04:13
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337

    Thumbs up Feja Shqiptarit Eshte Shqiptaria...

    Kjo eshte nje shprehje qe te gjithe e dine dhe deri diku ka funksionuar mire...
    Nuk kemi ne luksin te harxhojme kohe dhe energji te grindemi per cic-mic-e. Ne kemi aq shume sfida saqe nese do ti kushtonim rendesi sa keto qe i kushtojm fese, do ti kishim zgjidhur nje pjese te mire te tyre.
    Per ne nje rendesi primare ka fakti qe te kalojme me suxes sfidat qe kemi, te tjerat sheshohen vete...

  5. #45
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Sikur te donte Zoti apo Allahu apo.......e quani si te doni, do ti detyronte krijesat e veta te besojne ne nje fe. Ai nuk don. I len 1.5 miliarde te sundohen nga komunistet,1.2 nga teokratet(diktatoret, despotet.....), botes tjeter i ka dhene liri te besojne ne se duan, te shajne nese duan, te pine nese duan te q... nese duan, te zgjedhin presidentet, te.....
    Kjo eshte taktika e Zotit. Nuk e di pse grindeni?!
    5 kontinentet i ka lene pa profet?!
    Te gjithe profetet linden aty ne nje vend, e dini po.
    Australia(aborixhinet), Ameriaka e veriut me shume popuj , e jugut poashtu , 100 mijera vitesh kishin jetuar pa ide se ka Abraham, Jesus, Muhamed, Buda, e as nuk dinin se Eva dhe Adami ishin te paret!!!!!
    Nuk e dinin qe klonimin e par e beri Zoti me krijimin e Eves!
    Leni mer kto o njerz, punoni, se Zoti ate e don. Ai i rregullon punet tjera.
    Ai nuk ka nevoje ta mbroni nga Moisiu as Bushi as.....................
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #46
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Nuk e ka fajin Moisiu, se ai plak eshte, por ata qe i pergatisin fjalimet .Pra stafi dhe keshilltaret e tij. Mosiu ka cof me kohe

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Asnjeri nuk e solli fjalimin e z.Moisiut ketu!

    Keto kritika nuk ngriten za e buje kunder korrupcionit,apo kunder vrasjeve,apo kunder deklaratave te pahijshme ne interes te kombit shqiptare....po thejne dhembet kot vetem e vetem kur i prek aty te feja!


    Pra,vetem perpara shqiptare.Kapuni me aziatikun,se edhe po kerkove nuk do
    gjesh me pleh se ai ne gjithe boten!


    Jemi popull qe na "duhet"te kapemi mire e shtrengueshem me aziatikun,
    se do na marr "dreqi"po u kapem me evropen dhe Ameriken.






    Plas zemer,plas....
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #48
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar mė parė nga Albo

    Asnje komunitet fetar nuk duhet te ndihet i fyer nga fjalet e presidentit, pasi ai nuk ka ofenduar asnje komunitet, perfshi ketu komunitetin musliman shqiptar. Presidenti ka shprehur nje te VERTETE HISTORIKE, dhe ata qe e sulmojne presidentin apo qe "fyhen" nga fjalet e tij, ne fakt jane duke u fyer nga e verteta historike.
    Per ke te vertete historike e keni fjalen Shoku Albo?
    E thashe edhe me siper, qe rrenjet i kemi pak me te thella se kaq.
    Nese jemi pasardhes te Ilireve kemi rrenje pagane, dhe jo te krishtera, dhe paganet Ilire sic thashe kane qene shume kohe me perpara sesa Pali te vishte sandalet e te futesh ne shqiperi te na predikonte krishterimin.
    Nese ti e presidenti nuk i dini keto ska gje keni kohe ti mesoni.

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Ka dy te verteta historike qe i kane shprehur gati gjithe kokat e kombit, perfshi edhe koka qe kane qene vete muslimane:

    1. Perpara pushtimit te Shqiperise nga perandoria otomane ne shekullin e XV, shqiptaret i perkisnin te gjithe besimit te krishtere. Kjo ndryshoi me 5 shekujt e pushtimit turk ku shume shqiptare u konvertuan me hir apo pahir.
    Po kjo e para eshte shume e vertete. Dhe jam shume krenar qe Paraardhesit tone pranuan nje fe hyjnore sic qe Krishterimi i atehereshem, dhe jam po aq krenar qe te paret e mij e braktisen kete fe,kur ajo filloi te digjte te gjalle shkencetaret, dhe te ikte larg bazave hyjnore, duke zevendesuar qetesine shpirterore me gjyqet e Inkuizocjonit.
    Edhe une e pranoj kete megjithese nuk jam koke.
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    2. "Harmonia fetare" me te cilen ne shqiptaret mburremi sot ka vetem nje burim, vetem nje rrenje, dhe kjo rrenje eshte pikerisht ata 15 shekujt e krishterimit ne Shqiperi, ku shqiptaret ishin zot ne token e tyre dhe ndanin nje fe, nje tradite, nje gjak. Edhe pse pas shekullit te XV e ketej relievi fizik, njerezor, shpirteror i shqiptareve ndryshoi ndjeshem, harmonia mbreteron pikerisht nga e shkuara dhe prejardhja e perbashket. Prandaj presidenti shkruan se po te gervishtesh zemrat e shqiptareve do te gjesh te shkruar historine e krishterimit ne secilen prej tyre, dhe kete e kam thene edhe une ne forum para se ta thosh presidenti.
    Ketu ke pak gabim, se toleranca fetare nuk ka ardhur pikerisht nga kjo qe ti i thua rrenje sepse rrenjet i kemi pak me te gjata por ka pasur dicka tjeter.
    1-Toleranca duke zbatuar secili fene e tij e duke respektuar fene e tjeterit.
    2-Venien e interesave kombetare mbi ato fetare.

    Citim Postuar mė parė nga Albo

    Duhet te ndihen te fyer muslimanet shqiptare?

    Nese te shprehesh nje te vertete historike perben nje "fyerje" per muslimanet shqiptare, atehere le te ndien te fyer pasi eshte hipokrizia me e madhe per nje popull qe te perthyeje te verteten historike per hir te te qenit "politikisht ne rregull". Mbase duhet te zhdukim nga sheshi kryesor i Tiranes dhe Prishtines bustin e Gjergj Kastriotit, meqe ky ishte nje i krishtere dhe beri nje lufte te shenjte kunder Sulltanit, pasi vetem keshtu nuk do te ndihet i fyer komuniteti musliman. Mbase duhet ti heqim emrin te Nene Terezes sheshit tjeter te Tiranes dhe aeroportit te Rinasit vetem se ajo nuk eshte nje shqiptare muslimane!
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Askush nuk ka me te drejte ti shesi te gjithe shqiptaret per muslimane apo te krishtere.


    Albo

    Atehere cfare keni ti e presidenti qe doni medoemos te na quani me"Katolike se Papa" ne shqiptareve.
    une mendoj se shqiptaret duhen lene ne shejterine e tyre.
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #49
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    I vetmi problem qe kam me deklaraten e Moisiut eshte qe e ven veten ne rolin e historianit, ne lidhje me ceshtje qe nuk pres tia ket haberin (si psh. jeniceret)! Jam ndakort qe historia i perket te gjitheve, por kur je president republike duhet ta japesh historine 'me tollon'.

    Nga andej e tutje vellezerve muslimane mos ti mbetet shume hatri, se Shqiperia historikisht nuk ka qene ndonjehere Arabi! Une i respetktoj edhe Arabet, edhe Turqit e cdo kombesi tjeter por duhet qe ta kutpojne muslimanet shqiptare se arabizimi i komunitetit musliman shqiptar eshte fenomen i 15 vjecarit te fundit!

    Pra historikisht, duke justifikuar disi edhe z. Moisiu, islami dhe krishterimi mbi trevat shqiptare kane qene si dy motra! Biles muslimani shqiptar kishte me shume te perbashketa me ortodoksin, katolikun shqiptar, sllav apo grek sesa me pakistanezin apo egjyptianin musliman.

    Dhe nese duan ende Shqiptaret ta ruajne kete harmoni kane dy zgjidhje:

    1) jo-muslimanet shqiptare dhe politikanet duhet te rezervohen njecik kur referohen tek Islami dhe te ndajne te drejten e besimit ne nje fe nga deshirat fondamentale te nje pakice shume te vogel. Pra mos behen shkak per keqkuptime dhe imponime qe vetem rezultate pozitive nuk mund te ken.

    2) Muslimanet shqiptare duhet ta kuptojne se 'vellezerit arabe' jetojne nje realitet tjeter nga ai shqiptar i cili realitet do s'do sjell reflekse edhe ndikime edhe mbi fene! Pra muslimanet shqiptare te behen pergjegjesit e vetes se tyre dhe jo te cdo muslimani mbi planet dhe nga ana tjeter te behen kopetente vetem per muslimanizmin shqiptar, mos vejne "duart ne zjarr" per 'vellezerit arabe' qe nen idealin fetar nuk kane lene ideale te tjera pa rrasur! Sepse eshte fakt qe nje pjese e konsiderushme e komunitetit musliman po arabizohet ideologjikisht, dhe kjo gje vetem rrezik mund te quhet per realitetin shqiptar!

  10. #50
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Kryeplak

    Megjithese ke dashur te korrigjosh Moisiun ti mendon njesoj si ai.Me lart thua qe Moisiu po ben rolin e historianit kur eshte vetem se nje "ish-Jenicer " i ushtrise Shqiptare.Edhe ti dashje pa dashje nga nje student mjeksie deshiron te behesh teolog dhe me se shumti analist teologjik rreth ceshtjes se Islamit.Ndoshta ti ke lexuar shume per Islamin, mirepo mesa shikoj une ti nuk ke kuptuar thelbin e tij.Nuk ka asnjehere Islam Shqiptar.Islami iu zbrit si shpallje te gjithe profeteve dhe me se fundi Profetit Muhamed a.s .Burimet Islame te paprishura nga tradita e veprimit dhe thenies se Profetit Muhamed a.s gjendet vetem ne kuran dhe hadithe.Kurani ka zbrit ne gjuhen arabe dhe padyshim per cdo musliman shqiptar eshte detyre ndjekja e Kuranit dhe haditheve dhe jo fjaleve boshe ose te atyre Pseudo-intelektualeve qe kerkojne nje ndryshim te Islamit duke e quajtur ate Shqiptar.Arabizimi i islamit qe ti dhe shume te tjere e quajne sot nuk eshte gje tjeter vetem se praktimi i Islamit sipas Shpalljes se Kuranit.Ata te cilet e luftojne islamin mundohen te gjejne rruge per ti ndare dhe klasifikuar muslimanet ne sa me shume grupe duke perdor metoda te tilla.Ne si muslimane nuk duhet ta praktikojme Islamin si i teket amerikes apo greqise.Islami eshte prej Zotit dhe si i Tille duhet te ngelet autoresia e tij dhe difenitivet e argumeneteve dhe zbatimit te tij ne jete.Per mu sado qe rryma antislame eshte rritur dhe propagandon se luftojne Islamin arab ose Islamin turk, kjo ka pak rendesi, ato nen emertimin e ketille, luftojne Islamin.DHe pre e ketyre kane rene dhe disa muslimane si puna juaj qe njohurite ndaj islamit nuk jane ne nivelin e duhur si nga aspekti teologjik dhe nga ai i te kuptuarit te argumenteve dhe thellimit ne te.Une mendoj se Islami qe gjendet ne Shqiperi eshte islami tradicional qe i erdhi si shpallje Muhamedit a.s dhe Islami i kohes mbas 1967 dhe i 20 viteve para tij pati nje renie te konsiderueshme nga faktet dhe argumenet fetare duke perfunduar nga ibadet(adhurim) ne adet(zakon).Dhe une falenderoj Zotin qe Islami sot tek shqiptaret eshte i tille dhe kesaj i frikesohen shume antislame sepse ky islam eshte islam qe e mban koken lart persai perket krenarise, diturise, dhe veprimit.Islam munafik nuk na duhet.Prandaj une mendoj qe ti ta shikosh dhe njehere mendimin tend rreth kesaj ceshtje duke iu referuar ketyre qe permenda me lart gjithsesi une mendoj se mund te debatojme rreth kesaj ceshtje ne forumin musliman.




    Moisiu jo qe i ka fyer Muslimanet se ka thene se Muslimanet kane qene krishtere porse ai edhe sot mendon se Muslimanet jane ne thelb te krishtere dhe nuk jane muslimane.Gjithsesi Moisu si ish-ushtarak mendon se duke folur me artikuj qe ia kane shkruar te tjeret do jete ne gjendje qe ta perfaqesoje denjesisht shqiperine ne arenen nderkombetare.Shqiperia nuk ecen perpara duke u servilizuar dhe duke shnderruar dinjitetit e cdo shqiptari.Cdo njeri prej nesh duhet te ndergjsohet se Shqiperia ecen perpara duke studiuar, duke punuar dhe duke qene njerez te ndershem, veti keto qe nuk bien ndesh aspak me fene Islame.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga forum126 : 14-11-2005 mė 10:53

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Komuniteti Mysliman dhe legjislacioni
    Nga Iliriani nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 12:26
  2. Presidenti grek anullon takimin me presidentin shqiptar nė Sarandė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 146
    Postimi i Fundit: 23-11-2005, 19:57
  3. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13
  4. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58
  5. Presidenti Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2002, 06:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •