REAGIME E MUSLIMANEVE KUNDER DEKLRATES SE MOSIUT
RAPORTO MESAZHIN TEND NDAJ KESAJ DEKLARATE NE( info@forumimusliman.org)
Xhavit Muslija
Zvicër
Ky është një skandal tepër i rënde i presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk është e drejtë e tij që në funksionin e presidentit të republikës, që në një apo tjetër takim dhe forum përfaqëson një popull banoret e të cilit janë me shumicë muslimane, e të fyej dhe nënqmoj në forma të tilla. Ai në forma të tilla mund të flas veç për veten e tij, ndoshta edhe familjen e tij.
Kur ka thënë se shqiptarët janë në thelb të krishter, genjeshtra e tij peshon mbi 1000 kg. Unë atij i them: Se jam MUSLIMAN SHQIPTAR (me rrënjë dem baba dem) me vetëdijen dhe vullnetin më të madh.
__________________________________________________ _
Agim Avdiu,
Shkup
'Mojsiu sikur Noli'
Pershendetje te gjitheve.....
Me vjen shume keq qe Shqiperia ka nje president te tille.... Me vjen mire qe ai nuk eshte president i te gjithe shqiptareve, edhe pse shume politikane te tjere shqiptare ende kane mykun e krishtere neper kokat e tyre, duke u bere sahanlepires dhje puthadoras indirekt te Vatikanit dhe te Perendimit.
- Une ndjej nje keqardhje teper te madhe ne njeren ane, dhe nje reagim shume natyror ne anen tjeter, se si mundet nje njeri i cili perfaqeson kreun e Shqiperise dhe te gjithe shqiptaret atje, te beje aq skandale dhe te thote aq fjale paradoksale sa s'ta merr mendja. Madje, gjerat e interpretuara nga ai, ma merr mendja se te te gjithe ata qe i kane degjuar direkt (jo shqipfolesit), ka nxitur nje buzeqeshje shume cinike ( se ky budalla nuk po e dika se 75% e shqiptareve ne Shqiperi jane muslimane).
E po president i mjere i Shqiperise, Afred Mojsiu, une Agim Avdiu po te drejtohem se nuk jam i krishtere e as qe kam qene ndonjehere, madje as qe dua te jem, dhe te lutem, mos ja fut kot dhe mos e mbush gojen me kopalla ne emer te shqiptareve tjere, sepse sipas teorise tende duke e krahasuar me teorine e evolucionit, atehere edhe ti, edhe une, edhe te gjithe ne shqiptaret jemi majmune (pasi qe evolucionizmi thote se njeriu ka prejardhjen nga majmuni)... nese eshte keshtu, atehere "te gjithe shqiptare te vrapojme neper kafazet e Zoo kopshteve".
- Ti mund te flasesh vetem ne emrin tend personal (ke te drejte te deklarosh per veten se nuk je shqiptar- qe edhe nuk je), por mos fol ne emrin tim dhe ne emrin e shume shqiptareve tjere....
Mos harro, se ti ndoshta ke votebesimin e qytetarit te Shqiperise, i cili nuk ta ka dhene voten per te percaktuar ata si te krishtere, si muslimane apo si budiste etj... por per te perfaqesuar ata ne instancat nderkombetare dhe per te udhehequr shtetin tend. Pirolla te qofte, ngjashem ia ke be sikur Noli: Ai u be pushtetar i Shqipterise me votat e shumices shqiptare muslimane, ndersa perqeshe dhe fyen profetin e shumices muslimane shqiptare (Islamin dhe Muhamedin a.s.).
Mirepo, mentoret e tu jane shume te mencur dhe te afte.... ata kerkojne qe ti me te vertete te jesh ashtu sic je... kukull e dikujt qe deshiron te prishe harmonine, ekuilibrin dhe tolerancen fetare ne Shqiperi...
Une jam ne Maqedoni, por paramendo, asnje politikan maqedonas nuk ka dale me nje deklarate te tille te rrezikshme antishqiptare dhe antiislame sikurse ju, gje e cila mund te jete normale kur dihet se maqedonasi eshte i etnikumit dhe i fese tjeter. Por ti, kokemadh e qe nga pamja edhe dukesh dembel, ke perdhosur edhe emrin e profetit te madh i cili udhehoqi nje popull te tere drejt atdheut te tyre- Mojsiut... Atehere po ta bejme nje komparacion, sa ke ti te perbashket me profetin Mojsi... ai ishte profet dhe prijes i popullit, i cili ishte i mencur dhe vizionar per popullin e tij dhe ti qe je nje "president kukull" qe nuk di te udheheqesh nje popull, aspak i mencur por nje budalla unikat dhe i cili provokon popullin e vet...
Tash po e shoh se Migjeni kur ka shkruar "per kafshaten e mjerimit", qellimin e ka pase me siguri per mjerimin intelektual dhe shpirteror e jo vetem per nje kafshate buke....
Atehere, nese kjo eshte e vertete, mjerimi i Shqiperise qendron mu ne maje te saj.... turp!!!
__________________________________________________ _
Vehap Kola,
Tiranë
Eshte shume interesant fakti qe nje qytetar me nje stature te paqene akademike, me nje shije shume mesatare, prej aytyre qytetareve pensioniste qe qe dalin te luajne shahne ndonje qoshk ose park te rregulluar kohet e fundit per kete target grup zgjedhor. Nuk eshte e veshtire te veresh nivelin zhargon te deklaratave te tij politike ose shpesh popullore kur eshte fjala qe ai te prononcohet. I
nderuari president shpesh eshte munduar te tregoje nje fytyre te moderuar dhe nje pozite prej liridashesi e mbrojtesi te te shypturve dhe vegjelise ne pergjithesi. Per kete ka marre nje "hajt" nga cdokush duke patur parasysh rolin e tij teper te kufizuar ne
politikberje dhe ne vendimmarrje te rendesishme.
Deklarata e mesiperme eshte vertete serioze pasi synon qe me ane te te pavertetave, konkluzioneve psikologjike te shkalles se ulet te ekspertizes, te nxjerre ne pah disa te paverteta, qe gjoja
thelle-thelle shqiptaret jane te krishtere. Kete nuk kam pare ta beje asnje lider politik dhe asnje sociolog sadopak i degjuar dhe autoritativ qofte, per shkak te ekuilibreve delikate qe prek nje deklarate e tille.
Zoti Moisiu, eshte mire qe, te jete nje perfaqesues i denje e nje populli me shumice muslimane, dhe pak perpara se te gjeje rrenjet e vjetra te krishterimit nder shqiptaret, duhet te merret me ndonje problem me serioz qe ka shfaqur vendimmarrja publike ne vitet tranzicionit ose kurdohere ne Shqiperi.
Me duket se nje sere institucionesh qe ai drejton ose mbi te cilat ai ka autoritet funksional, mbikqyres ose llogarikerkues kane treguar mungese kohezioni me nevojat e integrimit te Shqiperise ne Evrope. Pra nuk ka qene mosgjetja e ketij kriptokristianizmi te shumekerkuar shkaku i prapambetjes shume permasore te vendit tone. Sikur Moisiu ti tregonte pak referencat e leigjerimit te tij, kjo do ta bente me pak te sulmueshme deklaraten e tij. Po jam i bindur se ligjerimet e tij nuk kane referenca por jane thjesht disa kekesa per te bere popullore idene se ne shqiperi nuk ka muslimane.... sa idiote!!!!!!!!
__________________________________________________ _
Jusuf Sulejmani,
Kosovë
Fyerje dhe gënjestra të tilla ndëgjojmë vazhdimisht nga krerët katolik në Kosovë.Kjo fyerje drejtuar një populli të tërë nuk tolerohet dot, sidomos kur ajo bëhet nga i zgjedhuri i atij populli. Por as kjo nuk është befasi kur e dimë porosinë e Të Dërguarit S.A.S. se të zgjedhurit e popujve do të jenë më të prishurit e tyre.
__________________________________________________ _
Arbër Fetiu,
Kosovë
"Baba Mojsiu"
Teorizimet dhe statistikimet e cuditshme por jo te reja te Mojsiut i lexova dhe nuk me cuditen aq shume kur dihet se ne koken e nenes Shqipni eshte nje pjelle e shkollave te Stalinit. Teksti permban pak objektivitet ne vete, gje qe nuk eshte e jashtzakonshme kur behet fjale per myslimanet , qofte ne Shqiperi apo jash saje.
Tentativat per t'i imponuar (teorikisht dhe praktikisht) ndjenjen e besimit nje kombi te tere nuk jane te reja. Edhe pse keto tentativa nuk kane te bejne aspak me krishteimin burimor ato udhehiqen sot nga njerez te cilet mbahen per flamurtar te kthimit ne "krishterim" (lexo: konstantinizem).
Para dy vitesh, presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova ne perpjekjet e tija per te konkretizuar "Darken e Lames" (feste pagane ilire) tha se Islami tek shqipetaret ishte nje aksident, duke qaporitur prap mbi tezen se shqipetaret mysliman nuk qenkeshin autentik ne besimin e tyre. Dhe ja tani Mojsiu me nje ligjerate te ngjashme qirret dhe perpiqet tu spjegoje , atyre qe nuk hane bare, se shqipetaret qenken katolik.
Kur iluzioni kap "kokat" e shtetit, atehere vaj halli per kembet e duart. Napoleoni thoshte se me e mire eshte nje ushtri me gomar e udhehequr nga nje luan se sa nje ushtri me luane e udhehequr nga nje gomar. Zoti na ruajt prej gomareve udheheqes.
Jo, zotri, une nuk e ndjej veten te krishter , por ashtu sikurse cdo mysliman i vertete kam rrespekt te vecante per vlerat burimore krishtere te cilat kane te njejtin burim qe ka edhe feja ime, dhe kjo nuk me ben te krishter, sic e ngatrroni ju (me qellim ndoshta), por me bene mysliman autentik.
Kini kujdes popullin sepse ai nuk eshte mall qe shkembehet me disa buzeqeshje , fjale miradije dhe premtime nga ata te cilet historia i ka demaskuar.
__________________________________________________ _
Sedat Gani,
Brunei Darussalam
Selam Alejkum!
Te nderuar vellezer shqiptare!
Lajmi per qendrimet e presidentit shqiptar na ka shqetesuar tejmase, sidomos ne kete kohe kur Feja Islame eshte duke u ballafaquar me armiqe te te gjitha kategorive; nga ata ushtarakë e deri ne ata injorante.
E them kete per arsye se ne mediat shqiptare trumbetohet per marredhenie te mira historike nderfetare, ndersa ne anen tjeter, Islami akuzohet kinse na qenka fe ardhacake dhe jo fe burimore. Une habitem se si mund ta kete thene nje president, kur une sot, hyra ne faqen e presidences se shqiperise dhe duke lexuar kushtetun nder te tjera hasa edhe lirine e shprehje fetare, perqafimin e cilesdo fe apo ideologji me plote te drejte, ndersa presidenti ne anen tjeter, i veshur ne lekure ujku del dhe ne binen e nje universiteti siq eshte ai i Oksfordit shpreh qendrime te tilla!
Une kerkoj nga presidenti qe t'iu kerkoj falje publike muslimaneve shqiptare, apo shumices se atyre qe jane bashkeatdhetare te tij dhe te mos perseriten me qendrime te tilla.
Me respekt,
Sedat Gani,
__________________________________________________ _
Merita Preteni,
Gjermani
"REAGIM NDAJ DEKLARATES SE MOISIUT"
Në Emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
O ju që besuat, ruani veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është te Allahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat. " (Sure El-Maide, 5:104-105)
Mjafton ky ajet Kur'anor për ata që kanë mendje të shëndoshë.
__________________________________________________ _
Krijoni Kontakt