Parlamenti shqiptar miraton projekt-rezoluten per Kosoven: Pavaresi te plote pa kushte
TIRANE (11 Nentor) -Kuvendi i Shqiperise ka miratuar sot ne parim projekt-rezoluten per Kosoven, ku kerkohet qe nga bisedimet per statusin qe do te fillojne kete muaj, te percaktohet pavaresia e saj. Rezoluta eshte hartuar ne Komisionin e Jashtem dhe eshte produkt i bashkepunimit mes anetareve te pozites dhe opozites ne kete komision. Fillimisht ka pasur dy tekste per projektrezoluten, por me pas u arrit konsesusi dhe ne kuvend eshte paraqitur nje tekst i vetem i cili u miratua ne parim nga deputetet e te gjitha paleve politike.
Votimi u parapri nga disa diskutime lidhur me pika te caktuara te rezolutes apo renditjen e pjeseve te saj ku deputete te ndryshem kerkuan ndryshime. Pas votimit pro ne parim, teksti i rezolutes do te paraqitet ne Kuvend te henen per te marre miratimin ne formen e tij perfundimtare. Ne projektrezolute kerkohet pavaresi per Kosoven, respektim i kufijve dhe respektim i te drejtave te minoriteteve dhe bashkejeteses.em/em(NEWS24/Balkanweb)
Krijoni Kontakt