Mihal Miho ka treguar para hetuesve sherrin që e çoi në ekzekutimin e bashkëshortes së vet
Vrau gruan: Ishte dorëlëshuar me fëmijët
Thoma Nika
SARANDË
Një ditë pas vrasjes së bashkëshortes së vet, Mihal Miho, është shprehur shumë i penduar për atë që kishte bërë. Sipas prokurorisë e cila po merret me hetimin e çështjes, 49-vjeçari Miho e ka pranuar krimin, por ka shtuar se drejt tij e ka shtyrë gjendja e rënduar dhe e turbullt psikologjike gjatë zhvillimit të debatit me bashkëshorten e vet Elefteria. Ai ka thënë se asnjë motiv tjetër nuk qëndron në themel të vrasjes, përveç sjelljes jashtëzakonisht të butë që gruaja e tij mbante ndaj fëmijëve.
“Nuk më mbante vesh në këshillat që i jepja për të mos qenë e lëshuar me fëmijët,-ka thënë ai, duke shpjeguar se atij i duhej të punonte në lloj-llloj specialitetesh, që nga axhustator, xhenerik, hidraulik etj dhe nuk kishte kohë të merrej me ta. Përveç vajzës së martuar, që punon e jeton në ishullin e Korfuzit, ai është prind edhe i një vajze tjetër e i një djali, në moshën e adoleshencës. “ Debati ynë i vetëm ka qenë që fëmijët të mos e prishnin lekun pa hesap”,-ka treguar Miho para hetuesve.
Përgjegjëse për prishjen e parave “pa arsye” nga fëmijët e tij adoleshentë, 49-vjeçari ka bërë bashkëshorten e vet, e cila, sipas tij, u plotësonte çdo dëshirë, sado e tejkaluar që të ishte, për t’u dhënë lekë xhepi.
Kundërshtitë e shfaqura në këtë pikë mes prindërve kanë bërë që vajza e dytë ta lerë kohë më parë Sarandën e të shkojë në Patra të Greqisë, tek gjyshërit nga ana e babait. Mihali njihej në Sarandë si njeri punëtor e usta i zoti, që një pjesë të shtëpisë e kishte kthyer në ofiçinë makinash e motorash. Kishte shumë kërkesa dhe shumë ngarkesë. I dhënë i tëri pas punës, ai nuk kishte kohë të merrej “edhe me fëmijët, veçse shikoja që ime shoqe ishte më shumë nga ç’duhej dorëlëshuar e liberale me ta, gjë që nuk mund ta toleroja”,-ka shtuar ai.
Këto janë vetëm shpjegimet e para që Miho ka mundur të japë në kushtet e tronditjes dhe të pendesës së thellë që po përjeton në qelinë e paraburgimit në komisariatin e Sarandës. Ndoshta gjendja e rënduar depressive që është duke kaluar, ka qenë pengesë që të merrej masa e sigurisë, e pritshme për t’u bërë ditën e djeshme, ndaj tij. Dosja është duke u plotësuar edhe me deponime të tjera të të akuzuarit për veprën e vrasjes me paramendim
Ndërkohë edhe njerëzit e tjerë të familjes, jashtë qelisë, përjetojnë gjithashtu një situatë të rënduar psikologjike, përvec dhimbjes për humbjen e nënës nga ana e fëmijëve dhe të vajzës nga ana e nënës së viktimës. Vajza e madhe e shtëpisë, me banim në Korfuz ka dashur të marrë edhe gjyshen atje për të bashkëjetuar në familjen e saj.
_________________
Care behet keshtu more Zot, nuk jemi bere jo per te qesh bota me ne, por per te qajte per ne![]()
![]()
Krijoni Kontakt