Sot jemi ne qejf e gjithe shoqeria, pasi njeri nga koleget tane u be me djale, dhe ti rroje dhe u befte mbret.
Por ja se cfare konstatova sot ne martenitetin e Tiranes:
Pafytyresia e perfitimit ndyn duart edhe me gjak,
Ata qe nuk besojne te hapin kartoteken e martenitetit dhe te vene duart ne koke. 85% e nenave shqiptare qe lindin per here te pare duhet ti nenshtrohen operacionit per lindje,! pasi lindja normale eshte per eliten e femrave shqiptare, te cilat paguajne edhe per lindje normale dhe per nje fjale goje, ndersa femra e zakonshme shqiptare duhet ti nenshtrohet thikes sepse mjeku duhet shperblyer per punen e tij.
Ne korridorin e martenitetit, kur cuam kete gruan e shokut tone na priten krahe hapur dy mjeke dhe disa infermiere. por...! me vone pame baterdine, Dy mjeket zune te ziheshin ne sy tone se kush do kryente operacionin sepse mjaftoi nje prekje me dore te thonin qe eshte per thike.
Si tip investigativ qe jam shkova ne kartoteken e martenitetit dhe aty pashe akoma me tej se ku shkonte makuteria e ketyre mjekeve, perfitonin ne dy krahe, ne nje ane thernin dhe merrnin shperblime ne anen tjeter merrnin ilacet e ketij marteniteti te cilat s'dihet ku degdiseshin sepse cdo pacient i blinte jashte martenitetit vete, ilacet qe duheshin.
Lind nje pyetje mese normale: Perse rreth 90% e femrave para viteve 1990 kryenin lindje normale dhe tashme jo, mos valle femrat shqiptare paten evolim fizik apo atrofizim fizik!!! Problemi me madhor qendron tek vete sistemi mjekesor i cili nuk zbaton 1/1000 e librit te shejte te Hipokratit dhe keta mjeke nuk do te silleshin ne kete menyre makabre.
Te luash me jeten e tjetrit me brisk ne dore vetem per disa kartomonedha dhe ne nje pozicion te shejte si mjeksia eshte Barbarizem.
Pra cfare jane keta, Mjeke, Gjinekologe, apo Kasape???.
Dito.
Krijoni Kontakt