Celularët janë bërë pjesë e pandarë e jetës sonë të përditshme. Sot, më shumë se një miliard njerëz komunikojnë me celularë.
Ndërkohë që komunikimi me celularë ka shumë anë të mira, përfshi këtu lehtësinë, fleksibilitetin dhe sigurinë personale, ngadonjëherë mund të cënojë intimitetin e njerëzve të tjerëve. Përdorimi me kujdes i celularit tuaj – apo me fjalë të tjera përdorimi me etikën e duhur i celularit – është i rëndësishëm si për konsideratën ndaj të tjerëve, ashtu edhe në ruajtjen e sigurisë tuaj dhe të personave rreth jush.
Kjo broshurë rradhit disa nga situatat në të cilat mund të përdoret etika e celularit.
Vende Publike
Tingëllima e zileve të celularëve në ambientet e kinemave, teatrove, restoranteve dhe vendeve të tjera publike mund të bezdisë njerëzit që ndodhen pranë jush.
Do të ishte ideale ta fikni telefonin dhe të dëgjoni mesazhet më vonë. Në rast se kjo është e pamundur, vendosni telefonin në pozicion “pa zë” apo “me dridhje”, në mënyrë që të mos shqetësoni të tjerët.
Rrugë tepër të populluara
Kur ndodheni në një rrugë apo hapësirë publike tepër të populluar, është një ndjenjë e natyrshme kujdesi ta mbani telefonin tuaj në një xhep apo çantë të sigurtë për të minimizuar mundësinë e vjedhjes së tij.
Në qoftë se ju duhet të përdorni celularin kur ndodheni në rrugë, kushtoni kujdes ndaj çdo gjëje që ndodh përreth jush, sidomos ndaj trafikut dhe kalimtarëve të tjerë.
Situata Sociale
Të qenit me dikë i cili vazhdimisht i telefonon apo shkruan mesazhe dikujt tjetër, mund të jetë e bezdisshme, madje edhe fyese. Kur ndodheni në situata sociale, tregoni konsideratë ndaj njerëzve të tjerë, minimizoni telefonatat apo mesazhet dhe nëse e shihni të arsyeshme, bashkëbisedoni me personat pranë jush.
Vendi i Punës
Ekziston një varietet shumë i madh rregullash për përdorimin e celularëve në vendet e punës. Në disa raste mund të jetë ide e mirë të ulni nivelin e ziles tuaj, apo ta vendosni telefonin në pozicion “pa zë”/ “me dridhje” për të evituar shqetësimin e njerëzve përreth jush.
Mjetet Fluturuese
Mjetet Fluturuese përmbajnë aparatura elektronike, disa prej të cilave mund të jenë të ndjeshme ndaj interferencave. Sikundër mund të jeni njoftuar nga punonjësit e mjeteve fluturuese, ju duhet të fikni celularin apo aparatura të tilla si PC datacard para nisjes së mjetit fluturues dhe t’i mbani të fikura gjatë gjithë fluturimit.
Spitalet/Mjekimet
Njerëzve u kërkohet ta mbyllin celularin në disa ambiente spitalore, për të evituar interferencat me pajisjet e ndjeshme.
Në rast pasigurie, vendimi më i mirë është fikja e celularit kurdoherë që vizitoni një ambient spitalor apo mjekues.
Ju gjithashtu duhet të ndaloni përdorimin e aparaturave të tjera të lëvizshme, të cilat përmbajnë radio transmetuese të ngjashme me atë të celularëve, siç janë PC datacards.
Në qoftë se mbani aparat për rregullimin e impulseve të zemrës (stimulues kardiak) apo aparatura mjekësoret të implantuara, gjithmonë këshilloni mjekun tuaj për përdorimin e celularëve.
Mesazhet e Shkruara (SMS)
Mesazhet e Shkruara (SMS) , janë jo vetëm një mënyrë ekonomike komunikimi për konsumatorët, por gjithmonë e më shumë po rritet përdorimi i tyre si mjet biznesi i kujdesshëm dhe i shumëanshëm.
Megjithatë, është e kuptueshme kufizimi i tekstit në çështje praktike biznesi, siç mund të jetë konfirmimi i një mbledhjeje. Komunikime të gjata me anë të tekstit kushtojnë kohë dhe nëse keni diçka të rëndësishme apo komplekse për të komunikuar, një telefonatë në të shumtën e rasteve është gjithmonë më efikase.
Kamerat e telefonave
Disa njerëz nuk dëshirojnë të fotografohen. Gjatë përdorimit të një kamere telefonike është e rëndësishme të respektoni të drejtat e të tjerëve dhe të mos cënoni intimitetin e tyre.
Burimi: vodafone.al
Krijoni Kontakt