Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anėtarėsuar
    10-11-2005
    Postime
    162

    Me teper rrethe miqesise se Skenderbeut me Ferdinandin

    Leter e Skenderbeut drejtuar Ferdinandit, mbretit te Napolit.

    "Madheri e Shenjte Mbreterore.

    Zot! Me duket se eshte natyre shume e keqe ajo e atyre njerezve qe shohin zoterit e tyre, farefisin ose miqte, te ngushtuar nga ndonje nevoje dhe presin te jene te lutur ose te kekohen. E di mire se madherise suaj i kujtohet se, menjehere mbasi filluan te ngjisnin sulmet dhe u be kryengritja ne mbreterine Tuaj, une, per te permbushur detyren time, ju dergova t'ju dhuroj veten, pasurite, dhe cdo gje qe kisha ne bote. Madheria Juaj, o sepse besuat se nuk do te kishit nevoje, o sepse menduat se une nuk do te vija ne veprim ate qe thoja, nuk me kerkuat asgje. Por une, nga lajmet qe degjoja se punet e Madherise Suaj po shkonin cdo dite e me keq, pa u keshilluar tjeter me ju, me ato pak anije qe munda te kem, dergova ne Pulje disa njerez, kembesore e kalores ne sherbim te Madherise Suaj. Nuk kam degjuar deri tani, nese ata do te kene dhene ndonje fryt, por vetem princi i Tarantit me shkruan nje leter, kopjen e se ciles si dhe pergjigjen time po ia dergoj Madherise suaj, dhe cuditem sesi Zoteria e tij mendon se une nga fjalet e ashpra do te nderroj mendim. Por nje gje dua te them: Zoti e ruajte Madherine tuaj nga e keqja, nga demi e nga rreziku, vec cfaredo qe te ndodhe, une do te jem nje mik i virtytit dhe jo i fatit. Le te shikoje Madheria e Juaj nese njerezit e mi ju kane sjelle ndonje sherbim ose nese kane per t'ju sjelle, dhe nese me duhet te dergoj te tjere dhe sa, e po ju lajmeroj, se ka shume dite qe kam pergatitur mire dyqind kalores, te cilet jane per vullnetin e Madherise suaj, te cilen me bindje po e lus se, nese shihni ndonje kercenim per shtetin tuaj, me kenaqesi te me lajmeroni, sepse o zoteri, une personalisht kam per te ardhur me aq njerez, sa edhe po te mos keni asnjeri tjeter, une kam guximin t'i zevendesoj me njerezit e mi dhe me besen se dua te vdes me te gjithe ne sherbim dhe ne shtetit e Madherise suaj, te kembet e se ciles perulem".

    Leshuar ne Kruje, diten e fundit te tetorit 1460.

    Sherbetor dhe vasal i Madheise Suaj - Gjerjg Kastrioti i quajtur Skenderbe.

    Duke pasur parasysh lidhjet shume te ngushta te Skenderbeut me Mbretin Ferdinand te Napolit, mbreti Ferdinand i Napolit i drejton nje leter Donikes, guas se Skenderbeut. Me poshte do te lexoni ngushellimet e mbretit Ferdinand, drejtuar Donika Kastriotit, pas njoftimit qe mori prej saj per vdekjen e Skenderbeut.

    "E perndritura Zonje posi nene e dashur!

    Jo pa hidherim shume te madh degjuam se i perndrituri Skenderbe, burri juaj fort i dashur qe edhe ne e patem si baba, vdiq, ashtu i ka qene pelqimi i Zotit tone Perendi. Per kete vdekje na erdhi keq, jo me pak se per vdekjen e atit tone, Mbretit Afons, qe la kujtim te pavdekshem. Me teper u be e madhe dhembja jone, kur pastaj i derguari juaj na deshmoi per vdekjen e permendur..."

    (Kjo eshte nje pjese e letres ngushelluese se mbretit Ferdinand, drejtuar Donikes, e cila mban daten 23 shkurt 1468)

    Rome, 12 shkurt 1467
    ++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++ ++
    ++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++ ++

    Ki eshte postimi qe Albua na ka siellur nga ndonje gazete besoje. Megjithate nuku dua te zgjateme shume sepse te gjithe kemi lexuare perciptazi per kete miqesi te madhe te Skenderbeut me Ferdinandin. Nje pietje qe une kisha, duke pare dhe se si i drejtohet Skenderbeu Ferdinandit, e si i drejtohen Donikes pas vdekjes keta te fundit, eshte se nga vjene kejo miqesi kaqe e thkelle e Ferdinandit me Skenderbeun deri ne piken se Skenderbeu na quhet dhe baba ?

    Une pervec nje ekspedite qe ka bere Skenderbeu nuk di me teper rreth kesaje miqesie shume te madhe. Para disa kohesh u gjet dhe nje liber qe me duket se ja ka dhuruar njeri nga keta mbretrat e italise jugore bibliotekes se Skenderbeut.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Nqs nuk jam gabim, keta te dy kane pasur me shume bashkepunim. Ferdinandi i dergoi Skenderbeut ndihme kunder turqve, si pershembull 500 ushtare, por kjo trupe u shpartallua nga turqit ne rrethimin e Beratit (1455?).

Tema tė Ngjashme

  1. Informacionet e fundit rrethe Browser-eve
    Nga YlliRiaN nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 27-12-2009, 09:43
  2. SOS, shqiptarėt rrezikojnė tė humbasin pronat nė Greqi
    Nga RaPSouL nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-12-2008, 19:23
  3. SOS, pronat shqiptare nė Greqi drejt humbjes
    Nga BARAT nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 09:47
  4. Fruti i miqėsisė me Krishtin
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-04-2006, 13:33
  5. Filloi nė Durrės, takimi rajonal "Ndėrtimi i miqėsisė ballkanike"
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-08-2003, 09:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •