Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur mbrëmë në magjistralen Gjilan - Prishtinë afërs fshatit Bresalc. Komandanti i SHPK-së në Gjilan, kapiten Nijazi Kolgeci i tha Radio Kosovës se tash për tash nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja dhe gjithashtu nuk ka të dyshuar as të arrestuar sikur që nuk dihen motivet.
Ai tha sepolicia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërkohë nuk dihet identiteti i viktimës dhe i të plagosurit. Komandati i SHPK-së në Gjilan, kapiteni Kolgeci tha se i plagosuri është dërguar në Urgjencën e Gjilanit ndërsa për viktimën tha se mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij në vendngjarje. Viktimat po udhëtonin në drejtim të Gjilanit. Në këtë aks rrugor po ashtu afër fshatit Bresalc në qerdhor të këtij viti ka ndodhur atentati ndaj gazetarit Bardhyl Ajeti.
By RTK
Krijoni Kontakt