Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89

    Beogradi anulon vizitën e Dërnovshekut për shkak të deklaratës për Kosovën

    Beogradi zyrtar ka anuluar vizitën e paralajmëruar të presidentit të Sllovenisë, Janez Dërnovshek, për 2 nëntor për shkak të deklaratës së këtij të fundit rreth pavarësisë së Kosovës.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Liderët kosovarë dhe UNMIK-u njihen me propozimin 9 pikësh slloven për zgjidhjen e statusit të Kosovës Propozimi slloven për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës ka arritur dje edhe te liderët institucionale dhe politikë të Kosovës si dhe në Misionin e Kombeve të Bashkuara. Një ditë më parë me propozimin janë njoftuar edhe vendet anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan dhe kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso.
    Propozimin slloven për zgjidhje të statusit të Kosovës liderëve kosovarë ua solli Ivo Vajgëll, i dërguari special i kryetarit të Sllovenisë, Janez Dërnovshek. Plani slloven i përbërë prej nëntë pikash parasheh pavarësi për Kosovën në një afat 5 vjeçar nëse gjatë këtij afati Kosova do t’i plotësojë disa kushte. Sipas këtij plani bashkësia ndërkombëtare duhet t’u garantojë siguri serbëve të Kosovës, objektet me më të shenjta kulturore, historike serbe të fitojnë status eksterritorialiteti, komunat serbe të kenë vetadministrim, minoriteti serb të ketë përfaqësim të përhershëm në Qeveri. Për shkak të këtij propozimi Beogradi zyrtar para disa ditësh e ka anuluar vizitën e planifikuar të kryetarit slloven në Beograd. Plani slloven ndodhë në kohën kur Këshilli i Sigurimit pritet t’i jap dritën e gjelbër fillimit të procesit për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Për këtë arsye, Shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen ka udhëtuar dje për në Nju-Jork, ku të hënën, më 24 tetor, do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë mbledhje pritet që Këshilli i Sigurimit të miratojë propozimin e Kofi Ananit për të filluar procesi i definimit të statusit të ardhshëm për Kosovën.

    Postuar më: Eh/Radio Kosova & Blue Sky Staff me Oct 22, 05 | 12:44 pm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    DËRNOVSHEK: ZGJIDHJA PËRFUNDIMTARE DO TË JETË SHUMË E AFËRT ME PLANIN TIM






    Zgjidhja për Kosovën duhet gjetur shumë shpejt, pasi është humbur shumë kohë, tha sot në Prishtinë, kryetari i Sllovenisë, Janez Dërnovshek. Presidenti slloven, i cili javë më parë doli me propozimin për pavarësinë e Kosovës në një afat prej pesë vjetësh, ku kishat dhe manastiret Ortodokse Serbe do të kishin statusin e eksterritorialitetit, i bëri këto komente pas një takimi me shefin e shtyllës së parë të UNMIK-ut Jean Dusoir, me ç’rast tha se zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës do të jetë shumë e afërt me propozimin e tij:
    "Mendoj se zgjidhja përfundimtare do të jetë shumë e afërt me propozimet e bëra në planin tim", tha presidenti slloven Janez Dërnovshek. Ai tha se sot kishte ardhur për ta parë situatën në terren dhe për të krijuar një ide më realiste lidhur me situatën. Zoti Dërnovshek, i cili nga zyrtarët e lartë vendor ka takuar presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, në një takim që ishte i mbyllur për media, tha se kishte ardhur në Kosovë për të vizituar disa vende specifike për të cilat kishte folur edhe në planin e tij me propozimet për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.
    Në të vërtetë, zoti Dërnovshek ka ardhur sot në Kosovë për të vizituar Manastirin e Graçanicës dhe atë të Deçanit, të cilat sipas tij do të ishin në mesin e tempujve fetarë të serbëve të Kosovës, që do të kishin statusin e eksterritorialitetit, që nënkupton një administrim të pavarur të tyre nga Kisha dhe pamundësinë e autoriteteve vendore për të pasur qaje në to.
    Propozimi i presidentit slloven, Janez Dërnovshek për një status të pavarur për Kosovën qe kundërshtuar ashpër nga Beogradi, me ç’ rast autoritetet e atjeshme patën anuluar një vizitë që Dërnovshek planifikonte ta bënte në Serbi.
    Dërnovshek tha se mesazhi i tij për procesin e përcaktimit të statusit dhe për vetë statusin është përfshirë në planin e tij për zgjidhjen e problemit të Kosovës:
    "Ne të gjithë do të përpiqemi së bashku për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, pasi tani është koha, sepse shumë kohë është humbur tashmë", tha kryetari i Sllovenisë Janez Dërnovshek, i cili gjatë ditës ka vizituar edhe manastirin e Graçanicës në afërsi të Prishtinës, si dhe Manastirin e Deçanit në Kosovën Perëndimore.
    Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi, duke e komentuar planin e zotit Dërnovshek tha:
    "Çmoj vullnetin e mirë të zotit Dërnovshek dhe të qeverisë së Sllovenisë për të ndihmuar proceset në Kosovë. Si vend në BE mund të jetë përkrahëse e fortë e proceseve në Kosovë"
    Kryeministri Kosumi, i cili nuk është takuar me kryetarin slloven, tha se zoti Dërnovshek kishte ardhur në një vizitë private dhe jo i ftuar nga qeveria.

    Rrahman Paçarrizi
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    “Delo”:Iniciativa e Dërnovshekut në pajtim me qëndrimin amerikan


    Lubjanë, 15 nëntor 2005 (Kosovapress) Time: 11 : 00

    Për përmbajtjen e iniciativës së presidentit Janez Dërnovshek për Kosovën nuk mund të flitet shumë dhe ajo është në pajtim me qëndrimin amerikan edhe pse SHBA-të në këtë kohë nuk janë duke folur për kurrfarë zgjidhje, shkruan në numrin e sotëm gazeta sllovene “Dello”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Strategjia serbe për Kosovën

    Tashmë që KS i OKB i hapi rrugën përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës, Serbia duket se gjendet e papërgatitur për këtë situatë të re. Argumentat serbe kanë vështirësi për t'u pranuar nga komuniteti ndërkombëtar për shkak të spastrimit etnik të Kosovës në vitin 1999, por në radhë të parë për faktin e thjeshtë se e drejta qëndron në anën e Kosovës.

    Ndërkombtarizmi i çështjes së Kosovës dhe më pas vendosja e Kosovës nën protektoratin e OKB-së bëri që komuniteti ndërkombëtar të përqendrojë një vëmendje shumë të madhe në Kosovë. Në këto kushte gënjeshtrat serbe u demaskuan, po ashtu edhe krimet ndaj popullsisë kosovare.
    Të gjithë e kuptojnë sot se Kosova nuk mund të lihet apo kthehet më nën "kujdesin" e Serbisë, të një shteti të sëmurë nga delire kolonialiste që nuk e pati për gjë ta zhyste Kosovën dhe gjithë Ballkanin në gjak dhe mizori.

    Përgjegjësit politikë kosovarë, me urtësi kanë parshtruar si zgjidhje të çështjes së Kosovës pavarësimin e saj, si një zgjidhje të ndërmjetme që mund të pranohej nga të gjithë.

    Dhe në të vërtetë duket se ka një konsensus të madh për Pavarësinë e Kosovës, që nga vendet e rajonit e deri tek antarët e Grupit të Kontaktit.

    Por me këtë zgjidhje, ashtu siç mund të pritej, nuk është dakord Serbia, e cila insiston në të drejtën e sovranitetit të saj mbi Kosovën, duke harruar që popullsinë e këtij "territori" tentoi ta zhdukte me rrënjë.

    Megjithatë edhe Serbia e kupton se vendosmëria e kosovarëve për të fituar pavarësinë dhe dëshira e komunitetit ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme, do të çojë drejt kësaj pavarësie.

    Prandaj, për të penguar këtë evolucion, Serbia përpiqet të fitojë kohë. Këtë e tregojnë më së miri deklaratat e z. Koshtunica i cili para disa ditësh thoshte "se Serbia ka nevojë për kohë". Kjo kohë i duhet Serbisë për ta ndryshuar disi situatën dhe për të gjetur ndonjë mënyrë për ta penguar pavarësinë e Kosovës.

    Një nga këto mënyra, është edhe pavarësia e kushtëzuar. Kjo lloj pavarësie do t'i mundësonte Serbisë që të sabotonte kushtet që duhet të plotësonte shteti i Kosovës, dhe ta vinte në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës përsëri pas disa vitesh, kur situata ndërkombëtar mund të jetë e ndryshme dhe vëmendja ndaj Kosovës më e vogël.

    Më konkretisht, ekstraterritorialiteti i disa zonave në Kosovë, do të mundësonte instrumentalizimin e tyre nga Beogradi, sikurse e kemi pare me zonën në veri të Mitrovicës deri tani. Në momente të caktuara këto zona mund të shkaktonin incidente dhe të justifikonin një ndërhyrje ushtarake nga Serbia.

    Për këto arësye grupi negociator shqiptar duhet të jetë shumë i kujdesshëm, dhe duhet të qëndrojë fort në kërkesën e një pavarësie të plotë, pa kushte dhe sa më të shpejtë, si kusht vendimtar për suksesin e një shteti kosovar. Dhe pa harruar se tani është një moment tepër i veçantë: Kosova është në qendër të vëmendjes së gjithë botës. Historia ka treguar se këto situata nuk zgjasin shumë.


    Marrë nga:
    Balli i Kombit në Internet:
    http://ballikombit.albanet.org/modul...rticle&sid=171
    E drejta vonon, por nuk harron!

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  5. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •