Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Unhappy Nëna shqiptare: Fëmijëve nuk do t’u them se do të shes veshkën

    Fëmijëve nuk do t’u them se do të shes veshkën

    Rrëfimi i gruas nga Shkodra:

    Kurrë shteti nuk na dha një çati

    Nëna fisnike nuk kishte më asnjë dyshim për vendimin që kishte marrë. Ajo do të shiste veshkën, dhe kjo tashmë ishte vendosur. Por këtë gjë kurrë nuk do t’ua thoshte fëmijëve të saj. Ata kurrë nuk do ta lejonin që nëna e tyre të vetësakrifikohej. Ndërkohë që gjatë bisedës me gruan, edhe pse ishte tepër e vështirë, ne diskutuam edhe për çmimin me të. Me zërin e mekur e pyetëm gruan fisnike për çmimin. “Nuk e di sa t’u them, na u përgjigj ajo. Mendoheni vetë, pasi unë jap një organ që mund të më kushtojë edhe jetën”. Lotët vazhdonin t’i rridhin dhe nuk e linin të fliste. Por ja që për një moment bëhet e fortë, si një nënë trime, që vetëm në libra e kemi lexuar. “Dua të ble shtëpinë dhe të laj borxhet. Mbase më duhen nja 70 milionë lekë apo 80 milionë. Nuk e di”, belbëzon ajo.



    Në fund çdo gjë u vendos për 70 mijë euro, me të cilat 47-vjeçarja mendonte se mund t’u jepte fund halleve të saja. Duke i premtuar se ditën e nesërme do të flisnim përsëri në telefon, pasi të pyesnim prindërit tanë në Greqi, vendosëm të largoheshim. Por fisnikëria e kësaj gruaje nuk do të ngelej me kaq. Edhe pse paratë ishin një luks për të, ajo në ofroi të pinim një kafe në një nga baret aty pranë. Madje na pyeti nëse kishim ngrënë, pasi i kishim thënë se u nisëm urgjent nga Tirana.

    .........

    Gazetarja- Përshendetje, zonjë!
    Gruaja- Përshëndjetje, ju jeni ata që folëm në telefon?
    Gazetarja- Po, kemi folur bashkë.
    Gruaja- Ulemi aty në lulishte ku mund të bisedojmë më rehat.
    Gazetarja- Patjetër.
    Gruaja- Që ta dini me kë keni të bëni, nuk jam ndonjë mashtruese, por hallet më kanë mbuluar dhe nuk di se çfarë të bëjë më. Quhem H.S., jam e martuar dhe kam pesë fëmijë. Ja ku kam edhe letërnjoftimin ( na tregon një certifikatë të sajën).
    Gazetarja- Lexuam në gazetë lajmërimin tuaj, që shisnit një veshkë, por nuk e besuam. Ne kemi një hall të madh, pasi kemi edhe një vëlla tjetër të sëmurë, të cilit i duhet patjetër të bëjë një transplant veshke. Është i shtruar në spital në Greqi dhe ne po bëjmë të pamundurën për të gjetur një dhurues. Por është shumë e vështirë.
    Gruaja- Unë e kam vendosur. Jam një nënë, kam pesë fëmijë, tri vajza dhe dy djem. Një vajzë e kam në shkollën e lartë dhe dy të tjerat në gjimnaz dhe tëtëvjeçare. Kam edhe dy djem. I madhi është i martuar dhe është më vete, ndërsa tjetri, edhe pse ka tentuar disa herë të emigrojë nuk i ka ecur. Burrin e kam pasur oficer, por ka dalë në lirim që në 1992-in.
    Gazetarja- E dimë që është e dhimbshme, por çfarë ju detyroi që të shisnit veshkën?
    Gruaja- Ana ekonomike po më shtyn. Unë për vete e kalova jetën time, e mbylla. Por më duhet të mendoj për ata fëmijë.
    Gazetarja-Vuani nga ndonjë sëmundje ?
    Gruaja- Jo, jo, kam bërë analizën e gjakut edhe të veshkave dhe çdo gjë e kam në rregull. Ne mund të shkojmë bashkë ku të doni ju dhe të bëjmë analizat. Unë jam e gatshme.
    Gazetarja- Ne sot u nisëm ashtu të papërgatitur, pasi nuk e dinim në se ishte e vërtet apo jo lajmërimi në gazetë. Na duhet të konsultohemi me mjekun dhe të fillojmë procedurat tek ambasada greke.
    Gruaja- Është puna juaj. Ju jeni të rinj dhe nuk e dini, por nëna dhe baba për fëmijën bëjnë çdo gjë. Unë nuk e dua jetën time, por vetëm fëmijët të mund t’i rregulloj. Ta di që fëmija im të paktën të mund të jetojë. Me këtë që po bëjë unë, të paktën mund ta shtyj edhe disa vite.
    Gazetarja- Jeni e sigurtë për atë që do të bëni?
    Gruaja- Unë do të hyj në thikë, dhe mbase edhe mund të vdes, por fëmijët e mi do të jetojnë. E di që është dhimshme, e di që është krim, por unë këtë po e bëjë për lumturin e tyre. Të njëjtën gjë do ta bënte edhe burri im, por ai është i sëmurë nga veshkat dhe nuk mundet.
    Gazetarja- Po burrit i kini thënë?
    Gruaja- Unë me të kam 30 vjet martuar. Ai do ta bënte vetë një gjë të tillë, por është i sëmurë nga veshkat dhe nga tensioni dhe kështu nuk mundet. Por do ta bisedoj edhe me të. Unë për vete jam e vendosur që do shesë veshkën, pasi atë e bëjë në emër të fëmijëve të mi.
    Gazetarja- Po fëmijët tuaj a janë në dijeni të veprimit që doni të bëni ?
    Gruaja- Jo, në asnjë mënyrë, ata nuk dinë gjë, sepse nuk do të më lejonin kurrë që të shisja veshkën. Edhe nëse unë kam për ta bërë një gjë të tillë, nuk kam për t’u treguar kurrë të vërtetën. Nuk mund ta duroj që vajzat e mia të mos kenë mundësi të vazhdojnë shkollën.
    Gazetarja- Keni njerëz të tjerë këtu ?
    Gruaja- Ne jemi jabanxhinj. Unë jam nga Puka, por burrin e kam pasur oficer. Kemi qenë në të gjitha qytetet e Shqipërisë, Berat, Durrës, Lushnje, ku kanë emëruar tim shoq. Por kjo gjë na ka lënë pa shtëpi, pasi kurrë nuk arritëm të kishim një çati tonën mbi kokë. Kur erdhi demokracia, burrin ma nxorën në lirim në vitin 1992, dhe tani merr vetëm asistencë. Shkonim ku na thërriste atdheu, dhe tani shteti na la në mes të katër rrugëve. Llogariteni vetë. Me 20 mijë lekë në muaj më duhet të paguaj qeranë dhe të ushqehem. Edhe vetë jam pa punë se këtu nuk ka punë për të rinjtë e jo për ne. Pastaj këta i duan me minifund.
    Gazetarja- Pra e keni vendosur?
    Gruaja- Po, moj bijë, e kam vendosur. Është e vetmja mënyrë për t’iu dhënë fund vuajtjeve dhe halleve të mia. Do të thoni ju pse nuk vini në Tiranë të punoni. Po kam borxhe dhe gjithë ato lekë nuk lahen me rrogë. Njerëzit të falin ditët, por lekë kurrë. Nejse këto janë hallet e mia. Ju shikoni procedurat tuaja si do të veproni. Unë ju thashë që nuk tundem nga vendimi im. Kam bërë edhe pashaportën, ja e kam me vete. Për mua është çdo gjë gati, ju veproni si të bëhet më mirë.
    Gazetarja- Ju ka marrë njeri tjetër në telefon ?
    Gruaja- Po, më ka marrë një burrë. Por ai filloi të më bënte moral e të thoshte se nuk duhet ta bëja një gjë të tillë. Duhet të gjesh ndonjë mënyrë tjetër për të zgjidhur problemet, thoshte ai. Një herë i humba shpresat dhe thashë se nuk kam për të gjetur njeri, deri kur më morët ju në telefon. Por unë e kam vendosur, nuk kam çfarë të bëj. Kam shkuar në Ulqin për të gjetur punë. Ishte një vilë trikatëshe për të pastruar dhe jepnin 200 euro në muaj. Nuk e di në se nuk do të mund ta shes veshkën, atëherë do të shkoj atje. Bashkë me burrin do të gjej ndonjë dhomë për të fjetur dhe do bëjmë hall. Por dua nga ju që të më ktheni një përgjigje sa më shpejt?
    Gazetarja- Sa të kontaktojmë me prindërit që i kemi në Greqi.
    Gruaja- Unë e kam hallin se duhet t’ju them atyre në Ulqin që në rast se ky muhabet bëhet, të mos ma mbajnë vendin e punës.
    Gazetarja- Ne do të flasim dhe do t’ju kthejmë përgjigje. Ndërkohë që ju mos hiqni dorë nga puna në Ulqin. Ne do të fillojmë të interesohemi për procedurat dhe pastaj do të komunikojmë sërish bashkë që të bëjmë edhe disa vizita.
    Gruaja- Si të doni. Unë jam e gatshme për çdo lloj vizite. Të vij me ju në Tiranë apo si të doni ju. Unë ju thashë shqetësimin tim. Ju shpëtoni jetën e vëllait tuaj, por edhe unë rregullohem në një farë mënyre me ato lekë edhe pse e di qe janë me gjak. Vetëm se kam merak, pasi mendoj se më duhet edhe mua një njeri që të më shoqërojë andej. Ju jeni, por keni vëllain tuaj. Mirë do të ishte ta kisha edhe unë një mbështetje, pasi do të hyj në thikë, nuk e di si mund ta bëjmë?
    Gazetarja- Edhe për këtë do të interesohemi ne, por sot jemi të papërgatitur për t’u dhënë një përgjigje se nuk e mendonim se vërtet do të gjenim një njeri të gatshëm për të na dhënë një veshkë.
    Gruaja- Ajo tashmë ashtë e vendosur.
    Gazetarja- E di që është e vështirë edhe për ju. Por edhe ne e kemi mjaft të rëndë për t’u pyetur. A mund të na thoni se sa do të kushtojë e gjitha kjo.
    Gruaja- Nuk e di sa t’ju them. Mendoheni vetë, pasi unë jap një organ që mund të më kushtojë edhe jetën. Dua të blej shtëpinë dhe të laj borxhet. Mbase më duhen nja 70 milionë lekë apo 80 milionë. Nuk e di.
    Gazetarja- Jeni dakord për 70 mijë euro?
    Gruaja- Mirë, kështu mund të blejë një shtëpi dhe të laj ato borxhet, të cilat na kanë mbytur.
    Gazetarja- Atëhere dakord e lëmë kështu.
    Gruaja- Në rregull, por tani a keni kohë të vini që të pini një kafe. Nuk e di a keni ngrënë bukë. Unë e kam shtëpinë këtu afër. Mund të vini po të doni sa të hani një kafshatë bukë.
    Gazetarja- Mbase një herë tjetër, pasi jemi shumë vonë për në Tiranë.
    Gruaja- Mirë, po pres telefonatën tuaj.

    http://www.gazetaexpress.com.al/
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    RTP shume e dhimbshme kjo histori.
    Me beri te prekem aq sa nuk gjej fjale per te komentuar.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Postime
    386


    moj nene, shume ke dhene, dhe tani po i jep edhe jeten per femijet.
    beqar

  4. #4
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Nuk kam fjale ... nje nene po pret trupin ne copa, per t'i dhene jete femijeve nga jeta e saj ...... O Zot!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Kjo nene sakrifikon jeten e saje per t'u dhene drite e jete femijeve te saje. Eshte per t'u cmuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ideus : 15-10-2005 më 20:04

  6. #6
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    do **** *****shtetit qe i ka katandis rrobt te bejn edhe gjen me te fundit qe mund te ekzistoj ne kete boteeeeeeeeeeeeeeee

    Nena per femijen jep edhe zemren!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 16-10-2005 më 13:28
    LINDI EDHE "ANDREA"

  7. #7
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Vetem ne fillim lexova dhe nuk mujta ta coj deri ne fund, thjesht se syte
    mu mbushen fille me lot.... Nene fisnike qe po sakrifikon jeten e saj per
    femite e vet....Bravo i qofte........!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    vetem fillimin lexova dhe...
    pa shume komente shtrohet pyetja;;; DERI KUR KESHTU ???

    pse politikanucerit shqiptar nuk merren me te tilla raste? sepse keto raste jane produkti i vertete i punes se ketyre qe vetem kane trashur qafen pergjate ketyre viteve.
    ku eshte ajo rritje ekonomike qe pretendohet? ku jane ato vende pune qe u premtuan me buje? pse gjithe ky polarizim i skajshem ekonomik? pse ky regres ekonomik?pse?pse?
    kam vetem nje pergjigje... TURP.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2005
    Postime
    3

    Post

    A ka ndonje menyre per ta ndihmuar?? Nqs te gjithe ata qe jane ne Forum japin nga $10.00 mund te jete boll per ta ndihmuar. Ku mund te gjejme me shume informacion???

    Une skam shume kohe qe hy ne Forum rregullisht por po mendoja a ka ndonje fondacion qe ndihmon Shqipetaret emigrant??? Nqs nuk ka ndoshta mund te bejme dicka dhe te krijojme nje te tille.

  10. #10
    udhetare.... Maska e Klaraaa
    Anëtarësuar
    29-08-2003
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    181
    teper bisede e dhimbshme, dhe nje vendosje kembengulese neneje.

    prinderit e gjore....deri kur??? ;-(
    Enya-Adiemus

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •