Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Lopa që ruajti 139 monedhat e floririt në bark për 13 vjet

    Lopa që ruajti 139 monedhat e floririt në bark për 13 vjet

    Floririn e ruajnë zakonisht njerëzit nën tokë, por në kohëra diktaturash, atë mund ta ruajnë edhe lopët brenda stomakut të tyre. Një rast i tillë tepër i rrallë ka ndodhur në Elbasan, në kohën kur Enver Hoxha i pushkatonte ata që fshihnin floririn.Këtë rast na i tregon vetë Agim Nelaj, i cili është dëshmitar dhe pjesëmarës në ngjarje. Në vitin 1970 punonte veteriner për nevojat e ushtrisë në Elbasan. Atje nga mezi i nëntorit e ftuan në lagjen “ Kala “. I çuan lajm se e kërkonte “ Daja “, kështu e thërrisnin. Quhej Teki. Ishte burrë i vjetër, atje tek të 65 vitet. Sapo doktor Agimi piu kafen, i zoti i shtëpisë, zakonli elbansani, kërkoi ndjesë se po e ngutëte. Donte t’i vizitonte lopën, të cilën e mbante në shtëpi. Ishte në kundërshtim me ligjin, por ja që e kishte mbajtur. Lopa ishte e sëmurë. Pasi e vizitoi me kujdes doktor Nelaj e sqaroi “ Dajën “ se lopa ishte për mrekulli të zotit. Atëherë i zoti iu afrua dhe nën zë i tregoi se ashtu ishte vërtetë se lopa s’kishte asgjë, ishte mire e shëndoshë, po halli ishte gjetkë. “ Daja” hezitoi paksa fillimisht, por pastaj iu drejtua përsëri i ndrojtur doktorit: - Vërtetë kjo lope nuk ka asnjë sëmundje. Eshtë si kokërr e mollës. “ I sëmurë “ jam unë se… Përsëri u rezervua. Atëherë doktori, duke e ndjerë hallin e “ Dajës” pyeti përse e kishte shqeetësimin dhe të fliste hapur me të. - Dëgjo, doktor Agim, i thotë, daja, kam 20 vjet me këtë lope në shtëpi. Eshtë bërë një nga pjesëtarët e familjes sime. Por problemi qëndron kështu. Pasi munda të shpëtoj fshehtas nga konfiskimet një sasi ari, dhe e ruajta sa munda të strehuar në tokë e mendova se mund të ma gjenin dhe frika ishte se do të mbetesha jo vetëm pa paratë, por do të më fusnin edhe brenda në burg, Prandaj vendosa ta fsheh thesarin në një vend tjetër, më të sigurtë. Doktorit, as i shkonte ndërmend ku do të dilte i zoti i shtëpisë edhe se nxitonte, por mënyra e të folurit të “ dajës “ e mbante ne vend të gozhduar. - E cilin vend zgjodhe?, - pyeti më në fund doktori Nelaj. - Ja, i tregoi me gisht daja lopën, që në atë moment po mbllaçitej dhe vetëm kur i zoti i shtëpisë vuri dorën tek barku i lopes atëherë doktori e kuptori se për ç’vend të fshehtë bëhej fjalë. Po si kishte vepruar daja? I mençuri elbansalli ia kishte dhënë monedhat e arit të shpëtuara nga konfiskimet e reformave komuniste, lopës një e nga një dhe ajo i kishte gëlltitur si të ishin copëra patatesh. Pas gëlltitjes daja i zgjuar, elbansanlliu i thekur, e dinte se monedhat organizmi i lopes, do t’i veçonte në dhomëzën, ku grumbullohen gozhdët, telat dhe gjithëshka metalike që lopa mbledh gjatë gëlltitjes bashkë me ushqimin. Kështu do të ndodhte edhe me monedhat e arit të pastra 24 karat. Tani doktor Nelaj, vazhdoi daja, po të them se në barkun e kësaj lope është thesari i familjes sime. Askush nuk di asgjë për këtë. Je i dyti, pas meje, që e ke mësuar. Por natyrisht lopa po plaket, një ditë do të vdesë, ndaj nesër dua që të ma operosh lopën. E megjitahtë hetimi i dajës për sigurinë e sekretit që nxorri pas kaq e kaq vitesh vazhdoi. Kur u largua veterineri Nelaj nga shtëpia e dajës, një burrë rreth të pesëdhjetave, “ rastësisht” i zuri rrugën dhe e pyeti si ishte lopa e dajës dhe se kur do ta operonte. Por doktori i përgjigjet, se së pari nuk dinte që daja të kishte lopë dhe së dyti kishte shkuar për tjetër punë. Dhe burri çuditërisht nuk ishte i rastësishëm. Ai ishte dërguar nga i zoti i lopës dhe kjo për të siguruar dajën se doktori ishte besnik dhe nuk do të dekonspironte sekretin e fshehur për 13 vite me rradhë. Lopa bankë, me thesarin në bark ushqehej nga i zoti si të ishte një fëmijë i shtëpisë, një pjesëtar i saj. Po për vet vlerën që mbante brenda vetes kishte njëmijë here më tepër rendësi. Daja i lagjes “ Kala “, kur ngrihej nga shtrati në mëngjes të parën punë që bënte i shkonte lopës pranë, e perkëdhelte dhe sytë e mendjes depërtonin përtej lëkurës së trashë të mbuluar me qime laramane. E lante, e krihte, i hiqte rrodhet, i pastronte thundrrat dhe lopa shtriqej, duke iu afruar edhe më afër të zotit të vetes por edhe të arit që ajo mbante brenda barkut të saj si në një kuti të fildishtë. Mes tyre ishte vendosur një kod komunikimi i heshtur si mes dy “ miqve “ që dine të fshehtën e madhe, por kurrë s’ja thonë njeri - tjetrit. Por ja erdhi një ditë që lopa bankë mund të shkonte dhe daja nuk mund ta çante atë, siç thoshte pas vdekjes. Nuk pranonte kurrë termin ngordhje. Ndaj pak u bind tek sinqeriteti i veterinerit. E megjitthatë qëndrimi i doktorit e bindi se asgjë s’do të dilte në shesh. Dhe vërtet ashtu ndodhi. Në mëngjes, kur veterineri do të operonte lopën, i zoti i saj, me lotë në sy, iu afrua ngadalë duke i pëshpëritur afër veshit : - Të lutem, pa dhimbje doktor. Se kjo nuse shtëpie nuk duhet prerë, por përkëdhelur. Eshtë uratë. E dua si të ishte e shenjtë. Që më parë veterineri e dinte nga daja se atje ndodheshin 169 copë florinj me simbol gjelin. I nxorri monedhat një e nga një nga barku i lopës. I vendosi në kovën me ujë dhe kur numri i tyre arriti në 168, daja thirri: Boll, doktor, monedhën e fundit lere atje. Kjo lope e meriton me hak një shpërblim dhe ajo monedhë le të mbetet përjetësisht në bark të saj, deri në varr. Ia kam borxh asaj një monedhë ari, se ajo më ruajti thesarin. Unë u ndjeva i sigurtë, i qetë dhe s’pata kurrë frikë nga sekreti, që mbajti një jetë të tërë lopa e bekuar në barkun e vet. Ishte zakon, ashtu siç ndodhte me tepsinë e bakllavasë, që kur çohej në raste gëzimesh një cope mbetej në tepsi në nderim të atij që e kishte sjellë si një kthim urimi dhe borxhi njëherësh. Kështu edhe me monedhën e 169-të që u la përjetësisht në kutinë e fildishtë në bark të lopes. Daja kurrë nuk do ta therte, e as do ta shiste, lopën trupvogël, “ bankën e arit “ që i mbajti brenda barkut të saj të fshehtën e madhe, thesarin e të parëve. Lopa e elbasanlliut ishte jo një kasafortë e ftohtë, por e gjallë, e heshtur. Kur kaluan shumë vite Agim Nelaj, veterineri, që zbrazi nga barku i lopës thesarin e “ Ali baba, elbansanlliut “ u takua me dajën. Ai pasi e falënderoi, duke e pyetur normalisht edhe për shëndetin i thotë: - Doktor, faleminderit për burrërinë. Në 34 vite, ashtu siç e ruajti ajo, lopa ime e bekuar fshehtësinë e thesarit të artë, po ashtu edhe ti e mbejte thellë në zemër të fshehtën time. Dhe lopa ime, e shtrenjtë mbi gjithëçka, tashmë prehet atje tek portokallja e shtëpisë , por edhe monedha e fundit është atje, brenda brendësisë së saj, si një sekret i ruajtur lehtësisht, por me mjeshtëri. Kanë kaluar vite. Thesarin e ruajtur mrekullisht daja ua la nipërve dhe mbesave. Ato tashmë mund të jenë kthyer në vila, apo ndoshta edhe në ndonjë fabrikë. Po kurrë nuk ka për t’u harruar origjinaliteti i ruajtjes së një thesari, që më shumë se vlera vlen sekreti i atyre që e kishin fshehur ndër vite, me frikën se ai mund të humbiste nga dita në ditë.

    Gazeta Sot.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Shum interesante .................

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Ca historie kjo e cuditshme por dhe shume interesante
    Hajde hajde ku u shkon mendja njerezve ..lol

Tema të Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2009, 08:35
  3. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-02-2009, 18:05
  4. Monedhat Shqiptare
    Nga IllyrianWarlord në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-07-2004, 21:06
  5. Loja me e forte : Argjendari dhe monedhat !
    Nga Force-Intruder në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-01-2004, 05:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •