Greqia e kënaqur nga qëndrimi i BE-së për Maqedoninë
Athinë, 09:35
Qeveria e Greqisë shprehu kënaqësi nga qëndrimet e Komisionit Evropian (KE) për Maqedoninë, meqë në konkluzat janë "përfshirë synimet greke", lajmëroi korrespondenti i Makfaks-it nga Athina.
Ministria greke e Punëve të Jashtme (MPJ), duke komentuar "ambicjet evropiane të Shkupit", mbrëmë lajmëroi se "KE-ja absolutisht qartë përcaktoi se kjo rrugë e gjatë vazhdon nën emrin IRJM", e cila është "e obliguar të bashkëpunojë në angazhimet për gjetjen e zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme për emrin".
Çështja e emrit tani paraqet kriter politik për pranimin e ardhshëm të Maqedonisë në BE - pohon MPJ-ja greke.
Vetëm marrëveshja e ndërsjellë për emrin do ta lehtësojë përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin rajonal, si dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë - paralajmëron MPJ-ja greke.
Qëndrimet e KE-së "janë udhërrëfim për përshtatjen" e Maqedonisë, mes tjerash, edhe në kontestin për emrin, bëhet e ditur në kumtesën e Demokracisë së Re në pushtet.
Sipas kësaj partie, Maqedonia është "e obliguar të lirohet nga rrobëria historike-politike" dhe "në mënyrë të barabartë është e obliguar të kultivojë fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim përmes frymës konstruktive dhe konsensusit lidhur me Greqinë".
"Deri te pranimi në BE nuk do të vjen pa qëndrimin unanim të të gjitha 25 shteteve anëtare", thuhet në reagimin e ashpër të partisë greke në pushtet, Demokracia e Re.
Krijoni Kontakt