Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Hyrje nė Islam

    Islami dhe Muslimanėt Fjala “Islam” ėshtė njė fjalė arabe qė do tė thotė “nėnshtrim ndaj vullnetit apo dėshirės sė Zotit” . Kjo fjalė rrjedh prej tė njėjtės rrėnjė tė fjalės arabe “selam”, qė do tė thotė “paqe”. Si e tillė feja Islame na mėson se pėr tė arritur paqen e vėrtetė mendore dhe sigurinė e zemrės, ēdokush duhet ti nėnshtrohet dhe tė tregoj respekt ndaj Zotit dhe tė jetojė sipas Ligjit tė Tij, tė shpallur Hyjnor. E vėrteta mė e rėndėsishme, qė Zoti i shpalli njerėzimit ėshtė se nuk ekziston asgjė hyjnore apo e vlefshme pėr t’u adhuruar pėrveē Zotit tė Plotfuqishėm, kėshtu gjithė krijesat duhet t’i nėnshtrohen vetėm Atij. Fjala “Musliman” do tė thotė dikush qė i nėnshtrohet dėshirės apo vullnetit tė Zotit, pavarėsisht racės, kombėsisė apo prejardhjes sė tij etnike. Tė qenurit musliman, tė imponon nėshtrimin dhe respekt nė mėnyrė tė vullnetshme ndaj Zotit, si dhe bindshmėri tė plotė ndaj Tij, duke jetuar nė pėrputhshmėri me shpalljen e Tij. Disa njerėz gabimisht besojnė se Islami ėshtė njė besim vetėm pėr arabėt, por asgjė nuk mund tė qėndroj kaq larg sė tė vėrtetės sesa ky pohim. Jo vetėm qė nė Islam gjen tė konvertuar nga ēdo cep i botės, veēanėrisht nga Anglia dhe Amerika, por duke hedhur njė vėshtrim nė Botėn Muslimane prej Bosnjės deri nė Nigeri, prej Indonezisė deri nė Marok, ēdokush mund tė shoh qartėsisht se muslimanėt vijnė prej racave, grupeve etnike dhe shumė kombėsive tė ndryshme. Po ashtu ėshtė mjaft interesante tė theksojmė se nė fakt, mė shumė se 80% e gjithė muslimanėve nuk janė arab – nė Idonezi gjenden mė shumė muslimanė se nė gjithė Botėn Arabe! Nė kėtė mėnyrė pavarėsisht faktit se ėshtė e vėrtetė qė shumica e arabėve janė muslimanė, shumica mė e madhe e muslimanėve nuk janė Arab. Megjithatė, kushdo qė i nėshtrohet plotėsisht Zotit dhe adhuron vetėm Atė, ai ėshtė musliman.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Vazhdueshmëri/Vijueshmëria e Mesazhit

    Islami nuk është një fe e re sepse “nështrim ndaj dëshirës apo vullnetit të Zotit” , do të thotë Islam, i cili ka qenë gjithmonë e vetmja feja e pranueshme në vështrimin e Zotit. Për këtë arsye, Islami është “feja natyrale” e vërtetë, madje është i njëjti mesazh i përjetshëm, i shpallur përmes periudhave të ndryshme, te gjithë profetëve dhe të dërguarve të Zotit. Muslimanët besojnë se gjithë profetët e Zotit, duke përfshirë Ibrahimin (Abrahamin), Nuhun (Noeun), Musën (Moisiun), Isain (Jezusin) dhe Muhamedin, sollën të njëjtin mesazh, atë të Monoteizmit të kulluar e të pastër. Për këtë arsye, Profeti Muhamed nuk ishte themeluesi i një feje të re, siç shumë njerëz gabimisht e mendojnë, por ai ishte Profeti i fundit i Islamit. Me shpalljen e mesazhit të Tij, te Profeti Muhammed, i cili është një mesazh i përjetshëm dhe universal për gjithë njerëzimin, Zoti më në fund e përmbushi marrëveshjen, që Ai bëri me Ibrahimin (Abrahamin), i cili ishte një prej profetëve më të hershëm dhe më të lartësuar. Mjafton të thuash se rruga e Islamit është e njëjtë me rrugën e profetit Ibrahim, sepse si Bibla edhe Kur’ani e përshkruajnë si një shembull vigan, të dikujt që ia nënshtroi tërësisht vetveten Zotit dhe e adhuroi Atë pa asnjë ndërmjetësues. Njëherësh kjo është e kuptueshme, se duhet të bëhet e qartë se Islami ka mesazhin më të vazhdueshëm e më universal nga çdo fe tjetër, sepse gjithë profetët dhe të dërguarit kanë qenë “muslimanë” d.m.th. ata iu nënshtruan dëshirës dhe vullnetit të Zotit dhe predikuan “Islamin” d.m.th. nështrimin ndaj dëshirës së Zotit të Plotfuqishëm.

    Vijon----
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Kur'ani!

    Fjala arabe “Al-Kur’an” e cila fjalë për fjalë do të thotë “recitim” , kur përdoret në kënd vështrimin Islam, fjala Kur’an do të thotë mesazhi i fundit i Zotit për njeriun, që iu shpall Profetit Muhammed. Kur’ani, është e vërteta e fjalës së Zotit -pasi qartësisht thuhet shpesh e më shpesh. Ndryshe nga shkrimet e tjera të shenjta, Ku’rani kanë qenë i ruajtur përsosmërisht në fjalë dhe në kuptimin e një gjuhe të jetuar. Kur’ani është një mrekulli e gjallë në gjuhën arabe; dhe njihet si i paimitueshëm në stilin, formën dhe ndikim shpirtëror të tij. Shpallja e fundit e Zotit për njeriun, Kur’ani, iu shpall profetit Muhammed gjatë një periudhe kohore prej 23 vjeçare. Kur’ani, ndryshe nga shumë libra të tjerë fetarë, gjithmonë është menduar të jetë Fjala e Zotit, prej atyre që e besojnë atë, d.m.th. nuk ishte diçka e dekretuar prej një këshilli fetarësh, shumë vjet pasi ishte shkruar.
    Po ashtu, Kur’ani është recituar publikisht, gjatë jetës së Profetit Muhammed përballë komuniteteve muslimane dhe jomuslimane. I tërë Kur’ani është shkruajtë i gjithi në periudhën kur Profeti Muhammed ishte gjallë dhe shumë prej shokëve të tij e mësonin atë përmendësh, fjalë për fjalë ashtu siç ishte shpallur. Kështu ndryshe nga shkrimet e tjera fetare, Kur’ani gjithmonë ka qenë në duart e besimtarëve, gjithmonë është menduar se është fjalë e Zotit dhe në sajë të memorizimit mjaft të përhapur, është mbrojtur më së miri. Duke marrë në konsideratë mësimet e Kur’anit – është shpallje universale dhe i adresohet gjithë njerëzimit dhe jo një fisi të veçantë apo “njerëzve të zgjedhur” . Mesazhi që solli nuk ishte aspak i ri, por i njëjti me mesazhin e gjithë profetëve – i nënshtuar ndaj Zotit të Plotfuqishëm dhe për të adhuruar vetëm Atë. Siç kuptohet, shpallja e Zotit në Kur’an fokusohet në të mësuarit e qenies njerëzore, rëndësinë e të besuarit në Unitetin e Zotit dhe të strukturimit të jetëve të tyre rreth udhëzimit të cilin Ai ka dërguar. Për më tepër, Kur’ani përfshin edhe historitë e profetëve të mëparëshëm, të tillë si Ibrahimi, Nuhu, Musa dhe Isa; po ashtu shumë urdhëra dhe ndalime prej Zotit. Në kohët moderne në të cilat kaq shumë njerëz, janë kapluar nga dyshimi, dëshpërimi shpirtëror dhe “korrektësi politike” , mësimet Kur’anore u japin zgjidhje boshlliqeve të jetës sonë dhe çrregullimit që është duke e mbërthyer botën sot. Më shkurtimisht, Kur’ani është libri i udhëzimit prej përsosmërisë.

    Vijon----
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Profeti Muhammed a.s.

    Ndryshe nga themeluesit e shumë feve të tjera, profeti i fundit i Islamit është një figurë vërtet e dokumentuar historike. Ai jetoi në historinë më të ndritshme dhe njihen prej jetës së tij edhe shumica e detajeve më të vogla. Jo vetëm muslimanët e kanë tekstin e plotë të fjalëve të Zotit që i ishte shpallur Muhammedit, por ata gjithshtu i ruajtën thëniet dhe mësimet e tij në atë që e quajnë literatura e “hadithit” .Nga kjo që thamë nuk duhet të kuptohet se Muslimanët besojnë se Profeti Muhammed ishte Hyjni por vetëm një njeri i zgjedhur prej Zotit. Me qëllim për të shmangur vullnetin e gabuar për hyjnëzimin e tij, profeti Muhammed u mësoi muslimanëve, që ti drejtoheshin si “i Dërguar i Zotit dhe Rob i Tij” . Misioni i profetit të fundit të Zotit shumë thjeshtësisht iu mësua se “nuk ekziston asgjë hyjnore apo e vlefshme që mund të adhurohet përveç Zotit të Plotfuqishëm”, në të njëjtën mënyrë duke qenë një shembull i gjallë i shpalljes së Zotit. Duke e thënë më thjesht, Zoti i dërgoi shpalljen Muhammedit, i cili e mësoi, e predikoi, e jetoi dhe e vendosi atë në praktikë. Në këtë mënyrë Profeti Muhammed ishte më shumë se thjesht një “profet” në kuptimin e shumë profetëve të tjerë Biblik, pasi ai ishte po ashtu një burrë shteti dhe një sundues. Ai ishte një njeri, që jetoi një jetë të thjeshtë në shërbim të Zotit dhe themeloi një fe gjithëpërfshirëse dhe një mënyrë jetese, duke na treguar se çfarë do të thotë të jesh një shok, bashkëshort, mësues, sundues, luftëtar dhe gjykatës ideal. Për këtë arsye, muslimanët e ndoqën atë jo për hir të tij por në bindshmëri ndaj Zotit, sepse Muhammedi jo vetëm na tregoi ne, sesi duhet të merremi me qeniet njerëzore, por më e rëndësishmja, ai na tregoi sesi duhet të lidhemi dhe të adhurojmë Zotin, ta adhurosh Atë në mënyrën që e kënaq Atë. Si edhe profetët e tjerë, Muhammedi u përballë me shumë kundërshtime dhe persekutime gjatë misionit të tij. Megjithatë, ai ishte gjithmonë i duruar dhe i drejtë dhe i trajtonte armiqtë e tij mirë. Rezultatet e misionit të tij ishin shumë të suksesshme, panvarsisht se misioni i tij filloi në një prej vendeve më të prapambetura dhe të izoluara të botës, brenda një qind vjetësh prej vdekjes së Muhammedit, Islami u përhap nga Spanja deri në Kinë. Profeti Muhammed është profeti më i lartësuar prej gjithë profetëve të Zotit, jo sepse ai kishte doktrina të reja dhe mrekullira më të lartësuara, por sepse rezultatet e misionit të tij, kanë sjellë më shumë qenie njerëzore se çdo profet tjetër në besimin e pastër dhe të vetëm në Një Zot të Vërtetë.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Mënyra e jetesës Islame

    Në Kur’anin e Shenjtë, Zoti u mëson njerëzve se ata janë krijuar me qëllim që të adhurojnë vetëm Atë dhe baza e gjithë adhurimit të vërtetë është të kuptuarit e Zotit (Zot- ndërgjegjes). Pasi mësimet islame përfshijnë gjithë aspektet e jetës dhe të etikës, Zot-ndërgjegjja nxitet në gjithë çështjet njerëzore. Islami e bën të qartë se gjithë veprat njerëzore janë vepra adhurimi, nëse ato janë kryer vetëm për Zotin dhe në përputhshmëri me Ligjin e Tij Hyjnor. Siç kuptohet, adhurimi në Islam nuk është i kufizuar në ritualet fetare. Mësimet e Islamit veprojnë si mëshirë dhe shërim për shpirtin human, ku cilësi të tilla si thjeshtësia, përulshmëria, sinqeriteti, durimi dhe bamirësia janë nxitur fuqishëm. Për më tepër, Islami dënon krenarinë, kryelartësinë dhe vetëdrejtësinë, pasi Zoti i Plotfuqishëm është i vetmi gjykatës i drejtësisë njerëzore. Pikëpamja Islame mbi natyrën e njeriut është po ashtu realiste dhe e mirëbalancuar. Qeniet njerëzore nuk duhet të besojnë se janë qenësisht të mëkatshme, por duhen parë si barazisht të afta për të vepruar si të mirën po ashtu edhe të keqen. Islami na mëson se besimi dhe vepra shkojnë paralelisht. Zoti u ka dhënë njerëzëve të zgjedhin dhe masa e besimit të dikujt janë veprat dhe veprimet e tij. Megjithatë, qeniet njerëzore janë krijuar po ashtu të dobët dhe shpesh bien në mëkat. Kjo është natyra njerëzore e krijuar kështu prej Zotit me Dijen e Tij, e cila nuk është qenësisht e “e shtrembëruar” apo në nevojë për ndreqje. Kjo është sepse udha e pendimit është gjithmonë e hapur për gjithë qeniet njerëzore dhe Zoti i Plotfuqishëm e don mëkatuesin pendues më shumë se atë që nuk bën aspak mëkate. Balanci i vërtetë i një jete Islame është i themeluar duke patur frikë ndaj Zotit po ashtu edhe besim të sinqertë në mëshirën e Tij të pakufi. Një jetë pa frikë ndaj Zotit çon drejt mëkatit dhe mosbindshmërisë, ndërsa të besuarit se ne kemi mëkatuar kaq shumë sa Zoti nuk do ta bëj të mundshme faljen tonë, kjo çon vetëm në dëshpërim, humbje. Nën lidhje me këtë, Islami na mëson se: vetëm të paudhëzuarit e humbasin mëshirën e Zotit të Tyre. Për më tepër, Kur’ani i Madhërishëm, që iu shpall Profetit Muhammed, përmban një sasi të madhe mësimesh rreth jetës së përtejme dhe Ditës së Gjykimit. Në sajë të kësaj muslimanët besojnë se gjithë qeniet njerëzore së fundmi do të gjykohen nga Zoti për besimet dhe veprat e tyre të kryera në jetën tokësore. Në gjykimin e njerëzve, Zoti i Plotfuqishëm duhet të jetë i Mëshirëshëm dhe i Drejtë, dhe njerëzit do të gjykohen për atë që ata ishin të aftë të kryenin. Mjafton të themi se Islami na mëson se jeta është një provim dhe se gjithë njerëzit do të japin llogari para zotit. Një besim i sinqertë në botën e përtejme është çelës që çon drejt një jetë të mirëbalancuar dhe të moralshme. Përndryshe jeta është parë si një fund në vetvete, e cila u shkakton njerëzve të bëhen më egoistë, më materialistë dhe më imoralë.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Islami për një jetë më të mire

    Islami na mëson se lumturia e vërtetë mund të arrihet vetëm duke jetuar një jetë të mbushur me Zot-ndërgjegje dhe të jesh i kënaqur me atë që Zoti të ka dhënë. Për më tepër, “liria” e vërtetë është liri prej të qënurit i kontrolluar nga dëshirat tona njerëzore dhe të jesh i udhëhequr prej ideologjive të bëra prej njeriut.
    Kjo qëndron në kontrast të zymtë ndaj pikëpamjes së shumë njerëzve në botën moderne, të cilët e konsiderojnë “lirinë” për të qenë aftësia për të kënaqur gjithë dëshirat e tyre pa frenim. Udhëzimi i qartë dhe i përgjithshëm i Islamit u jep qenieve njerëzore një qëllim dhe drejtim të mirëpërcaktuar në jetë. Veç të qenurit antarë i vllazërisë njerëzore në Islam, mësimet e mirëbalancuara dhe praktike janë një burim i ngushëllimit, udhëzimit dhe moralitetit shpirtëror. Një marrëdhënie e drejtëpërdrejtë dhe e qartë me Zotin e Plotfuqishëm, po ashtu si edhe kuptimin e qëllimit dhe të përkatshmërisë që dikush ndien si një musliman, e liron njeriun prej shume shqetësimeve të jetës së përditshme. Shkurtimisht, mënyra e jetës Islame është e pastër dhe e dobishme. Ndërton vetëdisiplinën dhe vetëkontrollin përmes faljeve ditore, agjërimit dhe lirimit të robërve prej bestytnisë dhe gjithë llojeve të paragjikimeve racore, etnike dhe kombëtare. Duke pranuar për të jetuar një jetë Zot-ndërgjegje dhe duke e kuptuar se gjëja e vetme që i dallon njerëzit në vështrimin e Zotit është vetëdija e tyre për Atë, dinjiti i vërtetë njerëzor është realizur.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #7
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Mësimet e Islamit

    Krijimi i besimit Islam është besimi në Unitetin e Zotit. Kjo do të thotë se të besuarit se nuk ka Zot tjetër përveç Krijuesit të vetëm dhe Sunduesit të gjithçkaje në Univers, dhe se asgjë nuk është hyjnore apo e vlefshme për tu adhuruar përveç Atij. Në të vërtetë të besuarit në Unitetin e Zotit do të thotë shumë më tepër se të besuarit thjeshtë në “Një Zot” -pasi e kundërshton dyshin, treshin apo katrën. Ekziston një numër besimesh të cilat pretendojnë se besojnë në “Një Zot” , po ashtu besojë se në fund të fundit ka vetëm një Krijues dhe një Sundues të Universit. Megjithatë Islami jo vetëm që insiston mbi këtë pikë, por gjithashtu kundërshton përdorimin e fjalëve të tilla si “Zot” apo “Shpëtimtar” te dikush tjetër përveç Zotit të Plotfuqishëm. Gjithashtu Islami kudërshton përdorimin e gjithë ndërmjetësuesëve midis Zotit dhe Njeriut, prandaj insiston se njeriu i afrohet Zotit drejtëpërsëdrejti dhe ia rezervon gjithë adhurimet vetëm Atij. Muslimanët besojnë se Zoti është Falës, i Dashur dhe Mëshirues. Thelbi i idesë së gabuar është pretendimi se Zoti nuk mund të merrret drejtëpërsëdrejti me krijesat e Tij apo dhe t’i fali ato. Duke mbitheksuar barrën e mëkatit, po ashtu duke pretenduar se Zoti nuk mund të fali drejtpërsëdrejti, besimet e rreme kërkojnë ti çojnë njerëzit drejt humbjes prej Mëshirës së Zotit. Njëherësh ata janë të bindur se nuk mund t’i afrohen Zotit drejtpërsëdrejti, kështu që njerëzit mund të mashtrohen duke iu drejtuar për ndihmë zotave të rremë. Këta “zota të pavërtetë” mund të marrin forma të ndryshme, si p.sh. shenjta, ëngjëj, apo si dikush që beson se është “Djali i Zotit” apo “Zoti i Mëshiruar”. Gati në gjithë rastet, njerëzit adhurojnë, luten dhe kërkojnë ndihmë prej një zoti të rremë, mos konsidero të jetë apo ta thërrasësh atë me emrin “zot”. Ata pretendojnë se besojnë në Një Zot Suprem, por gjithashtu pretendojnë se i luten dhe adhurojnë të tjerë përveç Zotit, vetëm për t’iu afruar Atij më afër. Në Islam ekziston një dallim i qartë midis Krijuesit dhe të krijuarës.
    Nuk ka dykuptimësi në hyjnitet – çdogjë që është krijuar nuk meriton të adhurohet, pasi vetëm Krijuesi është me vlerë që të adhurohet. Disa besime rrejshëm besojnë se Zoti është bërë pjesë e krijimit të tij dhe kjo i ka çuar njerëzit të besojnë se ata mund të adhurojnë diçka të krijuar me qëllim për t’iu afruar Krijuesit. Muslimanët besojnë se Zoti është Unik dhe qëndron përtej logjikës apo të kuptuarit –Ai nuk ka “Djalë” , shok apo shoqërues. Sipas besimit musliman, i Plotfuqishmi “Ai nuk lind kë dhe as nuk është i lindur” - as në kuptimin gjuhësor, as alegorik, as metaforik, as fizik apo metafizik- Ai është absolutisht Unik dhe i Përjetshëm. Ai ka në kontroll çdogjë dhe është përsosshmërisht i aftë për t’i dhënë prej Mëshirës dhe Falje së Tij të pakufi kujdo që Ai zgjedh. Kjo është dhe pse-ja Ai thirret si i Gjithfuqishmi dhe Më Mëshiruesi. Zoti i Plotfuqishëm krijoi Universin për njeriun dhe çdogjë të mirë për qeniet njerëzore. Muslimanët e shikojnë çdogjë në Univers si një shenjë e Krijueshmërisë dhe Dashamirësisë së Zotit të Plotfuqishëm. Po ashtu besimi në Unitetin e Zotit nuk është thjesht një koncept metafizik. Eshtë një besim dinamik i cili ndikon në pikëpamjen e njerëzimit, shoqërisë dhe gjithë aspekteve jetësore. Si konkluzion logjik ndaj besimit Islam në Njëshmërinë e Zotit, është po ashtu besimi në njëshmërinë e njerëzimit dhe të humanitetit.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #8
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Kendveshtrimi Islam ne lidhje me kete bote dhe boten e ardhme.

    Në Kuranin e Madhnueshëm , Zoti u mëson qenieve njerëzore se ato janë krijuar, vetëm për të adhuruar Atë, dhe se baza e adhurimit të vërtetë është Zot-ndërgjegjja. Që kur mësimet Islame përfshinin gjithë aspektet e jetës dhe të etikës, Zot-ndërgjegjja është e nxitur në gjithë çështjet njerëzore. Islami na e bën të qartë se gjithë veprat njerëzore janë vepra adhurimi, nëse ato bëhen vetëm për Zotin dhe në përputhshmëri me Ligjin Hyjnor të Tij. Sipas kësaj, adhurimi në Islam nuk është i kufizuar vetëm në ritualet fetare. Mësimet Islame veprojnë si mëshirë dhe mjekim për shpirtin njerëzor, ku cilësi të tilla si përulësia, sinqeriteti, durimi dhe bamirësia janë nxitur fuqishëm. Po ashtu, Islami dënon krenarinë dhe vetëkënaqjen apo vetëdrejtësinë, pasi Zoti i plotfuqishëm është gjykaësi i vetëm i drejtësisë njerëzore. Pikëpamja Islame për natyrën njerëzore është po ashtu realiste dhe e mirëbalancuar. Qeniet njerëzore nuk besohet se janë qenësisht të mëkatshme, por janë parë si aftësisht të barabarta në të mirë dhe në të keqe. Islami po ashtu na mëson se besimi dhe vepra shkojnë paralelisht. Zoti i dha njeriut vullnetin e lirë dhe matja e besimit të dikujt, matet prej veprimeve dhe veprave të tij. Megjithatë qeniet njerëzore po ashtu janë krijuar të dobët dhe vazhdimisht bien në mëkat. Kjo është natyra njerëzore e krijuar prej Zotit me Dijen e Tij dhe nuk është qenësisht e “shtëmbëruar” apo në nevojë për ndreqje. Kjo është, pasi rruga e pendimit është gjithmonë e hapur për gjithë qeniet njerëzore. Dhe Zoti i Plotfuqishëm e don pendimtarin mëkatar më shumë se atë që nuk bën fare mëkate. Balanci i vërtetë i një jete Islame është e ngritur në patjen frikë ndaj Zotit, po ashtu si edhe besimin e sinqertë në mëshirën e Tij të pakufi. Një jetë pa frikën e Zotit çon drejt mëkatit dhe mosbindjes, ndërsa të besuarit se ne kemi mëkatuar kaq shumë sa Zoti nuk ka mundësi që të na fali , do të na çoj në humbje. Nën dritën e kësaj, Islami na mëson se: se vetëm të paudhëzuarit humbasin Mëshirën e Zoti i tyre. Po ashtu , Kurani i Lartë, që iu shpall Profetit Muhammed, përmban një sasi të madhe nga mësimet rreth jetës së përtejme dhe ditës së gjykimit. Sipas kësaj, muslimanët besojnë se qeniet njerëzore do të gjykohen së fundmi nga Zoti për besimet dhe veprat e tyre të kryera në jetën e kësaj bote. Në gjykimin e qenieve njerëzore, Zoti i Plotfuqishëm do të jetë i Mëshirëshëm dhe i Drejtë dhe njerëzit do të gjykohen për atë që ata ishin të aftë të bënin. Na mjafton të themi se Islami na mëson se jeta është një provim, ku gjithë qeniet njerëzore do të japin llogari përpara Zotit. Një besim i sinqertë në jetën e përtejme është çelsi i çuarjes drej një jete të mirëbalancuar dhe të moralshme. Në të kundërt jeta shihet si një fund në vetvete, e cila u shkakton qenieve njerëzore të bëhen më egoistë, materialistë dhe të imoralshëm.
    Injoranca nuk zhduket me top

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •