Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Kush e vodhi arin e diktaturės?

    Ekskluzive/ Deshmia e sekretarit te pergjithshem te Qeverise se Stabilitetit, Teodor Kareco


    "Ministria e Brendshme levizi me porosi te Ramiz Alise qindra ton ar. C'permbanin dosjet "teper sekret" dhe pse me telefonoi ish-presidenti"

    Artikulli i gazetes "Koha Jone": "Kujtese Berishes per nje premtim te vitit 1992" me ringjalli shqetesimet prej qytetari te perjetuara ne 15 vjetet e fundit. Ne fillimet e viteve 90, fati e solli te njihesha me nje pjese te dokumentacionit dhe te praktikave qe deshmonin sesi komunistet ne momentin e dhenies "shpirt" te sistemit qe ata ngriten me gjak e dhune moren te gjitha masat qe pushtetin politik ta zevendesonin me pushtetin ekonomik. Nen parullen "komunistet nuk dorezohen" diktatori i fundit, Ramiz Alia urdheronte, udhezonte dhe drejtonte praktikisht me dore te hekurt kalimin e prones qe me demagogji quhej e "gjithe popullit" ne doren e trashegimtareve te sigurte komuniste.

    Rrenjet e prones dihen - pjesa derrmuese ishte toka e pronareve shqiptare te shpronesuar drejtperdrejt nga e ashtuquajtura Reforme Agrare e viteve 1945-1946, apo e "kolektivizuar" me dhune e gjak, qe "de facto" u shtetezua qe ne momentet e kolektivizimit dhe de jure me Kushtetuten famekeqe te vitit 1976. Ne prone shteterore u perfshi gjithcka qe u shtetezua, konfiskua, u grabit si fabrikat, punishtet, trojet. Ne ato vite vetem veshjet e trupit nuk ishin shteterore. Kuptohet se shteterore ishte dhe gjithcka qe ne ato vite u krijua me mund e sakrifica.

    Ne Shqiperi u vertetua nje dukuri paradosale: te fituarit pas permbysjes formale te komunizmit mbeten "te mundurit e perjetshem", ndersa te humburit mbeten "te fituarit shekullore".



    Pse ndodhi kjo?

    Sepse komunistet kur moren pushtetin shpronesuan me hekur e gjak klasen qe permbysen. Ata e dinin se pa pushtetin ekonomik nuk mund te mbanin pushtetin politik. Afro pese dekada te diktatures ata e vertetuan katerciperisht tezen e tyre. Ishte kjo arsyeja qe edhe kur u detyruan ne momentet e dhenies shpirt te toleronin ne pushtetin politik, ata nuk toleruan dhe u parapergatiten qe mos te benin leshime ne "pushtetin ekonomik". Ata e dinin me se miri se duke mbajtur pushtetin ekonomik ne nje menyre apo ne tjetren, edhe ne rrethanat e reja te ekonomise se tregut do te kishin edhe pushtetin politik: qeverine e tyre te ngjyrosur, deputete e te tjera te kesaj natyre.

    Me kete shpjegohen edhe masat e cunguara, legjislacioni gjysmak per kthimin e prones te pronaret e origjines, lehtesite e ish-pushtetareve dhe trashegimtareve te tyre ne pervetesimin e prones, lehtesimet per pasurim ne rruge korruptive e te tjera te kesaj natyre.

    Perballe ketij qendrimi te koracuar dhe shume here te sofistikuar te pushtetareve komuniste, filizat e reja te demokracise ne lindje u treguan te paafte. Kjo edhe per faktin se Raiz Alia krahas ish-komunisteve qe e mohuan me bindje komunizmin dhe diktaturen e ushtruar, kishte futur emisaret e vet per te luajtur "kalin e Trojes". Nga ana tjeter edhe shume demokrate te vertete, disidente, njerez qe vuajten per nje periudhe te gjate ne burgjet e ferrit komunist ose ishin te papergatitur, pa pervoje, ose ishin thyer, zbutur, disa pse jo edhe u joshen nga karriget e ofruara nga pushteti. Nje rol jo te vogel luajten ata qe ne kohen e diktatures ishin shnderruar ne nje menyre apo ne nje tjeter ne agjente te sigurimit te shtetit.

    Ndodhi ajo qe nuk pritej te ndodhte. Ne vend qe pushteti i ri menjehere pas fitores te zhbente ate qe bene komunistet: te kthente pronen te pronaret e origjines, te bente nje ndarje me kritere demokratike, ai luajti rolin e violines se dyte ne orkestren e Ramiz Alise. Sot e kesaj dite nje pjese e madhe e prones nuk ka shkuar ende te pronaret e origjines, ish-te perndjekurit jane "ngopur" me letra fiktive pa ndonje vlere reale per te zoteruar prone, pjesa derrmuese e prones shteterore ka kaluar ne dore te trashegimtareve te nomeklatures komuniste, nje pjese e burimeve financiare ne formen e arit, valutave, jane depozituar ne bankat e huaja me emra anonime qe dihet se kujt i perkasin.

    U perpoqa te jap keto shpegime per t'i kujtuar zotit Berisha dhe pasuesve te tij per premtimet e bera, por, edhe per ta sensibilizuar opinionin publik qe ta detyroje ate te zgjidhe drejt problemet e prones. Nje pushtet i mirefillte demokratik nuk mund te vazhdoje te jete i tille, per me teper nuk mund te jete i garantuar nga kthimi i socialisto-komunisteve pa i shkuar deri ne fund dhe pa zgjidhur problemet e prones.

    Koha e dikton qe operacioni kesaj radhe te jete i plote. Mbase vete Berisha ka nxjerre mesime, shpresoj se edhe radhet e demokrateve jane pastruar nga lakejte e tij. Pjeter Arbnori, ne vitet kur ishte kryetar i Kuvendit Popullor deklaroi nga tribuna ku "komandonte" se ligji per kthimin e pronave do te shqyrtohet vetem kur ne fuqi te vijne republikanet. Ky qendrim u mbajt kur u paraqit nje projekt-ligj nga Partia Republikane e mbeshtetur nga firmat e rreth 300 mije ish-pronareve qe kerkuan vetem me ligj, drejtesi, te drejten e tyre me elementare per pronen e trasheguar ne breza. Mandela ne Afriken e Jugut kur doli nga burgu me sakrificat e tij solli te drejtat e popullsise me ngjyre qe ai perfaqesonte. "Mandela yne" i harroi ata qe perfaqesonte, u bashkua me korin e ish-persekutoreve te tij per problemin e prones.

    Po i kujtojme Berishes dhe atyre qe ju "lepine" ne qeverisjen e tij te pare e plot e perplot me gabime te renda, shume here te pafalshme se republikanet erdhen ne fuqi, apo fituan kaq fuqi, sa te diktojne zbatimin e ligjit ne perputhje me nenet e Kushtetutes - as me shume dhe as me pak. Nuk behet me fjale per premtime, shume prej te cilave i ka marre era, sot behet fjale qe te detyrohet Berisha te veproje sipas Kushtetutes. Ish-pronaret kane ne krah tani komunitetin europian dhe, pse jo dhe ate boteror. Mbi te gjitha krah kane Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

    Vetem pasi te zgjidhen drejt problemet e kthimit te pronave te pronari i origjines, prona qe realisht ekzistojne ne territorin e Shqiperise, duke ua marre pa ndrojtje atyre qe e kane pervetesuar apo grabitur me makinacionet qe dihen, ta detyrojme Berishen te kerkoje me rruge ligjore te kthehet ne vend ari dhe valuta e transferuar ne bankate botes, nga pushtetaret komuniste, te rikthejne burimet financiare e valutore te trasheguara nga ish-Partia e Punes se Shqiperise si parti shtet nga arkat e Partise se sotme Socialiste.


    Kush shkoi ari dhe valuta?

    Te vime konkretisht te problemi qe ngre gazeta "Koha Jone" per problemin e arit dhe te valutes. Ne vitin 1991, kur ne Qeverine e Stabilitetit kryeja detyren e Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Ministrave, autorizova punonjesit e arkivit te vinin ne dispozicion te hetuesise dhe prokurorise te gjithe dokumentacionin e nevojshem qe kerkohej per te denoncuar dhe gjykuar per krimet e kryera ish-udheheqjen e larte te qeverise komuniste. Nje dite kryearkivistja, e ndrojtur, me vjen ne zyre dhe me thote se ka disa dosje "Teper Sekrete" per te cilat kishin dijeni vetem Adil Carcani, Ramiz Alia dhe nje apo dy persona te tjere. Behej fjale per disa dosje per levizjen e arit.

    Natyrisht qe e autorizova qe ato dosje te viheshin ne dispozicion te organeve te drejtesise. Kisha bindjen e pakthyeshme se ne ato dosje ishin disa fije qe do te lejonin te zbulonin te pakten levizjen e nje pjese te arit shqiptar. Ishte urdheruar levizja e qindra apo e mijera kilogrameve ar, shifra nuk me kujtohet dhe, per me teper as e fiksova ne momentin kur u hodha nje shikim te shpejte dosjeve. Arsyet ishin nga me banalet - per te kaluar nga shufra ar ne monedha dhe e kunderta, per kambizem e te tjera te kesaj natyre. Levizja ishte autorizuar te kryhej nepermjet Ministrise famekeqe te Puneve te Brendshme dhe Bankes se Shtetit per ne destinacionet jashte Shqiperise.

    Te marrim justifikimin me kambizmin, qe ne fakt eshte nje loje, bixhoz e thene me kuptueshem. Nga cdo pikepamje te merret, kam argumentuar ne ate kohe - ekonomike, shkencore, pergatitje teknike e intelektuale, etj., ashtu te mbyllur sikunder ishim, asnje logjike e shendoshe nuk lejonte qe Banka e Shtetit me ate gjendje mizerabel te hynte ne lojrat e kalibrit nderkombetar e shume te sofistikuara. Kjo ishte nder rruget per te mbuluar "diellin me shoshe" per depozitimin e valutes dhe te arit ne bankat e botes me llogari te kodifikuara per ata qe i trashegojne.

    Per kete une shkrova dhe ne shtypin e kohes, aty nga muaji gusht i vitit 1993, ne gazeten "Republika". Veprova keshtu sepse ish-byroistet, perfshire Ramiz Aline me shoke u denuan per kafet e pira dhe vogelsira te tjera te kesaj natyre, duke vleresuar "qimen dhe jo trungun". Asnje denoncim per fshehjen e arit, asnje pergjegjesi. Une kam bindjen, sot e kesaj dite se ai ar i levizur ne menyre te paligjshme eshte depozituar diku, fshihet, ruhet, sipas skenarit te projektuar kohe me pare nga Ramiz Alia.

    Them antiligjore sepse vendimi ishte marre ne emer te qeverise pa patur asnje dijeni anetaret e qeverise. Per ato vendime nuk eshte mbledhur asnje here qeveria dhe as qe eshte informuar. Vendimet kane vetem firmen e ish-kryeministrit Adil Carcani pas udhezimeve te marra nga Ramiz Alia.

    Nje sqarim. Rregulli e kerkonte qe kur mblidhej qeveria, cdo diskutim incizohej apo stenografohej dhe ne nje kohe te dyte zbardhej. Vendimi firmosej nga cdo minister dhe mandej nga sekretari i Pergjithshem dhe kryeministri.

    Llogjikshem del konkluzioni se vendimi ka dale pa dijenine e anetareve te qeverise, shumica e te cileve ishin anetare te ish-Byrose Politike, por pa peshe, sepse ari `shte pervetesuar nga kapobandat e diktatures komuniste si Alia me shoke.

    Ne vitin 1993 shtrohej ne shtyp pyetja: "pse nuk vihet para pergjegjesise ish-Byroja Politike dhe Qeveria per keto deme ta pallogaritshme per vendin, deme qe rrjedhin edhe nga Kushtetuta"? Ketyre pyetjeve te shtruara edhe pas 15 vjtesh dikush do te duhet t'u pergjigjet. Ndryshe del se ketu ka kompromis dhe, pse jo bashkembulim te se vertetes. I jepet rasti edhe nje here qeverise Berisha te vertetoje sa demokratike eshte, si e mban premtimin dhe sa eshte e obliguar ndaj popullit qe i dha votat.

    Nje enigme, qe lidhet pak a shume me problemin qe shtrohet dhe qe ka mbetur pikepyetje?


    Pse me telefonoi Ramiz Alia?

    Ne mungese te kryeministrit dhe zevendesve qe ishin me sa me kujtohet jashte shtetit, nje dite me merr ne telefon Ramiz Alia, qe ende per fat te keq vazhdonte te ishte President. Meqe do te shkonte te nenshkruante Traktatin e Helsinkit, kerkoi te perballoheshin shpenzimet e fluturimit. Marr ne telefon ish-ministrin e Puneve te Jashtme te Qeverise se Stabilitetit, zotin Muhamet Kapllani dhe i parashtrova kerkesen per 4-5 mije dollare qe mu duk e arsyeshme. Ai me qartesoi per dy probleme. Se pari, se arka e ministrise, sikunder edhe une isha ne dijeni, ishte bosh, ne ate kohe nuk perballoheshin dot as pagat e punonjesve te ambasadave. Se dyti, se sipas tij duheshin 40-50 mije dollare.

    Megjithe antipatine personale qe kisha per dikatatorin e fundit komunist, ai ishte ende President - pra duhej te veproja. Vecanerisht kur behej fjale per nenshkrimin e nje traktati qe Shqiperia me kryenecesi ne vite nuk e pranonte.

    Marr ne telefon Guvernatorin e Bankes se Shtetit dhe i paraqis kerkesen, duke e garantuar se sa te grumbullonte dollaret e kerkuar ne deget e bankes, do t'i dergonim vendimin e qeverise.

    Megjithese edhe kete e dija - ai me garantoi se ne arkat e bankes nuk kishte rezerva ne dollare, me nje fjale "hynte miu dhe thyente koken".

    Ja njoftova serish ish-Presidentit situaten dhe ai me tha se dollaret duhet te gjenden dhe nevojiten 100 mije dollare per fluturim me avion personal special.

    Une e di se kryetari i Shtetit ka disa privilegje, por te kerkoje 100 mije dollare per fluturim me avion special ne nje kohe kur populli qe ai pretendonte se e drejtonte, vuante nga uria per buken e gojes, me indinjoi pa mase dhe e mbylla me iritim duke e perplasur telefonin.

    Ku qendron enigma? Ish-Presidenti udhetimin e beri, dollaret u harxhuan 100 mije apo me shume. Ku u gjenden dollaret kur banka nuk kishte mjete disponibel, qeveria nuk mori asnje vendim per te autorizuar shpenzimin. Ku u gjenden ato para rezerve qe u perdoren pa dijenine e Qeverise? Le te zberthehet problemi.

    I njejti veprim mafioz u vertetua me ndarjen e pasurise se ish-Partise se Punes.

    Sa me kujtohet ngarkuam nje grup te vogel pune per te studiuar gjendjen, per te evidentuar pasurine dhe per te rekomanduar rruget sesi do te perdorej ajo pasuri duke perfshire ndertesat, aparaturat, makinerite, gazetat dhe fondet ne para dhe ne valute.

    Thashe veprim mafioz se ndodhi nje veprim pa precedent. Ish-kryeministri Ylli Bufi nxjerr nje vendim te Keshillit te Ministrave vetem me firmen e tij. Kjo ishte nga ana proceduriale nje nder shkeljet me pa precedent dhe me pergjegjesi penale. Se pari, ashtu si ne rastin e levizjes se rit del nje vendim qeverie, ne emer te qeverise pa u mbledhur dhe pa dijenine e qeverise; se dyti, rregulli e kerkonte qe per cdo vendim te Qeverise apo te Kryesise se saj, duhet te firmosej nga ana ime me cilesine e sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Ministrave dhe mandej nga kryeministri; se treti, flagrante ishte dhe percjellja e ketij vendimi me emrin tim, pa firmen dhe pa autorizimin tim; se katerti, vendimi ishte teper i njeanshem, perfshinte vetem ndarjen midis dy partive kryesore: asaj Socialiste dhe Demokratike, te pronave fizike, te ndertesave, etj., dhe jo te burimeve financiare. Pra, cdo veprim u krye ne kundershtim me ligjet e rregullat ne fuqi. Mendoj se me kete kompromis te madh midis dy forcave politike fshihen veprimta te dyshimta lidhur me burimet financiare.

    Partia e Punes e Shqiperise ishte parti-shtet, ajo dispononte shuma te medha ne valute te depozituara si brenda dhe jashte vendit. Pyetja shtrohet ku jane fshehur ato pasuri, kush i perdori apo vazhdon t'i perdore? Edhe ketyre pyetjeve do te duhet t'u jape pergjigje qeveria Berisha. Ato para nuk i takojne asnje partie, ato i takojne popullit te perfaqesuar nga shteti demokratik. Ne kete rast ne fund te fundit popullit nuk i kthehen vecse disa therrime nga ai mal i pasurise se pervetesuar nga shteti komunist dhe partia qe e drejtonte.

    Si keto shembuj ka me dhjetra. Te shumte jane njerezit qe kane dijeni. Le te ndihmojme te gjithe qe drejtesia te vihet ne vend qe, t'ua marrim "kalane ekonomike" komunisteve te vjeter apo te konvertuar, le ta veme ate ne dobi dhe ne sherbim te nje shoqerie te vertete demokratike.

    Detroit, SHBA
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx skuth per kte shkrimin..
    thx dhe z Kareco per guximin..

    edhe Kadare e ngre shpesh kte ceshtje..

    prandaj i bejne 97-tat ata..se kan shume krime ne shpine.. dhe 97-tat jan ilaci per mafien social-puniste.. .. se zhduken letrat.. digjet shteti dhe triumfon kallashi enverist ramizo bufo nano edvinist..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Vetem Dordomuzi e gjen se ku ka shkuar ari i shqipetareve (a ju kujtohet REVOLVERI)

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    "Ministria e Brendshme levizi me porosi te Ramiz Alise qindra ton ar. C'permbanin dosjet "teper sekret" dhe pse me telefonoi ish-presidenti"

    "qindra ton ar"?

    qindra eshte numri shumes. te pakten 200 ton ar? (200,000kg * 1000gr)/28.3 = 7067137.8 ounces * 475 dollare per ounce cmimi ne 11/18/2005 = $3,356,890,459 $3 miliarde 356 milione e 890 mije e 459 dollare

    qenka e pasur Shqiperia me duket se i vodhi Berisha me shoke.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Arin e ka vjedh ose Tos krefsi ose Sal maloku.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Po pse e kerkoni tek Sala arin e Jo tek ALIA ,NANO,RUCI FINO MALAJ,ANGJELI ajo ja ben muuuuu ata kan aktualisht pare ne shqiperi per kohen. Sala i shkret akoma jeton ne Brake Apo jeni mjeshter te alibise. Mbama pak kopilin ,, i kishte thene njera nje shoqe , se po kalon filanja dhe ti them o kurve,,,,,,

  7. #7
    T.N.T
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Vendndodhja
    Lake shore drive
    Postime
    115
    Citim Postuar mė parė nga PORTI_05
    Po pse e kerkoni tek Sala arin e Jo tek ALIA ,NANO,RUCI FINO MALAJ,ANGJELI ajo ja ben muuuuu ata kan aktualisht pare ne shqiperi per kohen. Sala i shkret akoma jeton ne Brake Apo jeni mjeshter te alibise. Mbama pak kopilin ,, i kishte thene njera nje shoqe , se po kalon filanja dhe ti them o kurve,,,,,,


    Une them qe arin e Shqiperise e ka vjedhur 50 cent dhe ka bere dhemb floriri per gjithe fisin .kurse pjesen qe mbeti ja beri Fatosi gjerdan xhoanes ............vazhdoni vrisni mendjen se do ta gjeni thesarin tek bacja e kryeministris aty e ka groposur Nanua . DHe qe Sali fukarai jeton ne Braka per ate mos e vini shume doren ne zjare ju. ose po te doni vijeni po po ju dogji pastai mos na u ankoni ..........

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Akoma merreni me thesarin ju ... thesari eshte zhdukur me kohe .. dhe kush e kane marre me siguri kane qene njerez shteti ..... ska munci te kene qene ne pozite dhe mos ti kene perlyer duart

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    E ka morr Saliu thesarin dhe do demshperbleje me te familjet qe i mori arin komunizmi ne vitet 45. Po meqe ai ar nuk mjafton do shesi dhe shtepine e vet ne brrake si humanist qe eshte, qe te shtohen paret e popullit. me falni, Popllit....

Tema tė Ngjashme

  1. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  2. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-04-2009, 23:04
  3. “Ėndrra komuniste” e Cen Tabakut, psikoanalizė e Diktaturės
    Nga RaPSouL nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 04:18
  4. Si u godit drejtėsia shqiptare 40 vjet mė parė
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 02:54
  5. 22 Nendor 1991, revolte kunder diktatures
    Nga Trofta nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-11-2002, 05:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •